| |
 |
|
|
|
21.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
NĖ
LEKO (LECCO- ITALI), MBAS TRI DITĖ GREVĖ URIE NĖ FAMILJEN
SHQIPTARE QOKAJ, DRAMA MBYLLET ME NJĖ FIJE SHPRESE: |
|
|
GJYKATA
PEZULLON DEKRETIN E KUESTURĖS PĖR DĖBIMIN E FAMILJES PESĖANĖTARĖSHE
NGA ITALIA |
|
|
|
|
|
- Leko
(Lecco) ITALI, 21 qershor 2003 / QIKSH Albeuropa /
Engjėll KOLIQI
-
- Familja
Qokaj, Drita me bashkėshortin dhe tre fėmijėt, nga
peripecitė e varfėrisė nė Shqipėri, nė vitin 1998 bashkė
me njė grup kosovarėsh tė ikur nga lufta, nga Shqipėria
kishin mbėrritur nė qytetin e Lecco-s. Ata nė organet e punėve
tė brėndshme tė Italisė, nga frika se do t'i rikthejnė pėr
Shqipėri, ishin paraqitur si kosovarė dhe kishin marrė
lejeqėndriomin me motiv pėr mbrojtje tė pėrkohshme, sipas
dekretit tė Ministrisė sė Brėndshme tė Italisė, qė
vlente vetėm pėr qytetarėt e Kosovės.
-
- Sikurse
edhe kosovarėt qė nuk ishin kthyer pas luftės, edhe familja
Qokaj, ishin integruar mirė nė rrethin shoqėror - burrė e
gua ishin punėsuar, kurse fėmijėt vijonin mėsimet nė
shkollat italiane. Njė integrim dhe njė sistemim pėr t'u
pasur lakmi.
-
- Mirėpo
sikur (s')ishte pritur, prapė familja Qokaj u gjend para
peripecive tė reja. Derisa qytetarėt e Kosovės, qė ishin
sistemuar si ata, mbas luftės - tashmė kishin sjellur nė
kuesturė dokumente personale nga Kosova, ata nuk mund t'i
sillnin ato, sepse ishin qytetarė tė Shqipėrisė. Pas kėrkesave
tė pėrsėritura tė zyrtarėve tė Kuesturės sė Lecco-s,
ata detyrohen tė tregojnė tė vėrtetėn dhe i paraqesin
dokumentet personale, tė lėshuara nga administrata civile e
Shqipėrisė.
-
- Sapo
kuptuan se janė qytetarė tė Shqipėrisė, zyrtarėt e
kuesturės sė Leccos, pa u hamendur pėrgatisin dekretin, me
tė cilin familja pesėanėtarėshe - Qokaj, urdhėrohen ta lėshojnė
territorin e Italisė, nė akuzat pėr falsifikim dokumentesh
dhe mashtrim tė institucioneve shtetėrore italiane. Ishin tė
kota shpjegimet dhe arsyetimet e bashkėshortėve Qokaj. Pėrgjigja
e organeve, gjithnjė ishte kėrcėnuese: "do ikni vetė,
apo po prisni dėbimin e forcuar!?" Ata ishin shumė tė
vendosur: "pė sė gjalli nuk na dėboni dot! Mund tė na
dėrgoni nė Shqipėri, vetėm nė arkivole!".
-
- Edhepse
tė dy bashkėshortėt punojnė me tė gjitha rregullat dhe
paguajnė kontribute shtetit italian, edhepse fėmijėt vijojnė
mėsimet nė shkollėn publike italiane, organet
administrative tė Kuesturės sė Lecco-s nuk lėshojnė pe.
Duke mos pasur tjetėr zgjidhje, Znj Drita Qokaj merr vendim tė
preerė dhe shumė tė guximshėm. Tė mėrkurėn e 18
qershorit, bashkė me tė tre fėmijėt, nė banesėn e saj
fillon grevėn e urisė, me afat tė pacaktuar - derisa tė
shfuqizohet dekreti pėr dėbimin e tyre, ose deri nė
vdekje!!!
-
- Avokati
i Familjes Qokaj - Marcello Perillo, alarmon nė tė gjitha
instancat shtetėrore tė Rrethit tė Lecco-s. Duke u gjetur
para njė sfide tė paparamenduar, organet e pushtetit
mobilizohen, pėr tė gjetur njė zgjidhje. Njėfarė gjysmėzgjidhje
gjendet dje (tė premten pasdite) nė Gjykatėn e Lecco-s, ku
gjykatėsi Gianmarco De Vincenzi - siē ka thėnė - pėr
motive humanitare pezullon dekretin e Kuesturės pėr dėbimin
e Fmiljes Qokaj nga Italia. Mirėpo ky pezullim ėshtė i pėrkohshėm.
-
- Gjykatėsi
i ka caktuar avokatit tė Familjes Qokaj afatin prej 15 ditėsh
pėr ta bėrė kėrkesėn pėr zgjidhjen e kėtij problemi, nė
gjykatėn pėr tė miturit, ku mund tė merret njė vendim i
favorshėm, duke pasur parasysh tė drejtat dhe liritė
qytetare tė fėmijėve, mbi tė cilat, nė njė vend
demokratik, ėshtė vėshtirė tė shkilet.
-
- Shoqata
Shqiptare "Nėna Tereze" nė Lecco dhe Qendra
Koordinuese Integruese Kulturore e Humanitare
"Albeuropa", edhepse tė informuara vonė me dramėn
e Familjes Qokaj, kanė ndėrmarrė masa. Tė dy kryetarėt e
kėtyre dy organizmave shqiptare kanė ndėrhyrė sot nė
insitucionet shtetėrore nė Leko dhe kanė paralajmėruar
protesta publike dhe denoncim tė institucioneve italiane pėr
shkeljen e tė drejtave tė njeriut, nėse nuk zgjidhet ky
problem nė favor tė Familjes Qokaj, qė dosido tashmė janė
integruar mirė nė shoqėrinė italiane dhe se niuk ekziston
kurrėfarė arsye pėr dėbimin e tyre. Tash kur e dijmė kėtė
problem - familja Qokaj nuk ėshtė mė vetėm, por do tė ketė
ēdo pėrkrahje tė mijėra bashkėkombasve qė janė tė
sistemuar nė kėto anė - na thanė pėrfaqėsuesit e kėtyre
dy organizmave shqiptare.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|