|
 |
|
- Arben
Xhixho "Zėri
i Amerikės"
20 qershor 2003
Presidenti Klinton u nderua tė enjten me ēmimin
Duart e Shpresės nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro
Amerikan, njė organizatė lobiste qė mbron
ēėshtjet shqiptare nė Shtetet e Bashkuara. Duke
marrė ēmimin presidenti Klinton i bėri thirrje
popullit tė Kosovės qė ta lėrė tė kaluarėn pas,
tė falė dhe ta hedhė vėshtrimin nga e ardhmja.
-
- Nė ceremoninė e organizuar tė
enjten nė Nju Jork presidenti Klinton shfrytėzoi
rastin pėr ti bėrė njė thirrje emocionale
popullit tė Kosovės pėr tė falur. Kosova, tha ai,
duhet tė nxjerrė Mandelėn e Evropės.
-
- Askush nuk ka vuajtur dhe nuk ėshtė keqtrajtuar
mė shumė se shqiptarėt nė shekullin e 20-tė dhe
deri kohėt e fundit ata ishin harruar. Nė se jeni
tė inatosur, ėshtė e kuptueshme, se keni tė
drejtė. Por unė dua qė Kosova tė nxjerrė
Mandelėn e Evropės. Unė dua qė Kosova tė provojė
se mund tė jetohet sė bashku.
|
-
- Tė jeni modeli i asaj qė duam tė ndėrtojmė nė
shekullin e 21. Nė kėtė jetė, dhe unė kam kaluar vėshtirėsitė
e mia, tha presidenti Klinton, barazia nuk vendoset me
hakmarrje. Hakmarrja mė e mirė ėshtė ti lini gjerat mėnjanė,
tė vazhdoni jetėn. Jepuni shpresė fėmijėve qė janė
brezi i ardhshėm. Mos jetoni me tė kaluarėn. Drejtėsia nuk
vendoset kurrė dhe falja nuk arrihet nė se viktimat, tė dėmtuarit
nuk bėhen nismėtarė.
-
- Kėshilli Kombėtar Shqiptaro
Amerikan dhe komuniteti shqiptar i Amerikės e nderoi
presidentin Klinton pėr rolin e tij nė ndalimin e shtypjes sė
shqiptarėve nė Kosovė. Nė njė gjest simbolik atij iu
dhurua tabela origjinale e rrugės qė mban emrin Bill Klinton
nė Kosovė dhe piktura e njė vajze kosovare qė shprehte
dhimbjen e shqiptarėve gjatė konfliktit. Autori i pikturės
dhe vetė vajza ishin tė pranishėm nė takim.
-
- Gjatė vizitės sė tij nė Kosovė
nė vitin 1999 presidenti Klinton u tha shqiptarėve se tani qė
lufta pėrfundoi, paqen mund ta fitonin vetėm ata.
-
- Ne e fituam luftėn, por jeni ju ata qė duhet tė
fitoni paqen, tha presidenti Klinton. Por si e shikon gjendjen
sot, ai qė shqiptarėt e Kosovės e shohin si hero, si shpėtimtarin
e tyre?
-
- Unė ndihem krenar pėr ato qė kanė ndodhur qė
nga viti 1999. Nė Kosovė janė zhvilluar zgjedhje tė lira,
vendi ka presidentin, kryeministrin dhe institucione
demokratike. Ju po bėni shumė pėrparim, por tė gjithė e
dini se ka edhe shumė probleme. Njė ēift i moshuar serb dhe
fėmija i tyre u vra nė prag tė takimit tė Bashkimit
Evropian nė Selanik. Me lejoni tju kujtoj se Millosheviēi
ėshtė larguar dhe atė e rrėzuan vetė serbėt. Ne e mundėm
nė Bosnje dhe Kosovė, por vetė njerėzit e tij e rrėzuan
nga pushteti. Sfida mė e madhe e shekullit tė 21 ėshtė tė
kapėrcejmė ndarjet.
-
- Kosova tha presidenti Klinton duhet
tė ketė tė drejtėn tė vendosė vetė si tė dojė pėr
fatin e saj. Por pas vetėvendosjes shtrohet pyetja se si do tė
ecė nė tė ardhmen. Presidenti Klinton foli edhe pėr
vizionin e tij pėr rajonin e Evropės Juglindore. Sot kur
lufta kundėr terrorizmit ėshtė pėrparėsia kryesore e
Amerikės, presidenti Klinton tha se Evropa Juglindore ku
jetojnė popuj me fe myslimane e tė krishterė, mund tė shėrbejė
si njė portė pėr Lindjen e Mesme, pėr pajtimin e islamit
me fetė e tjera.
-
- Nė se arrini tė provoni qė islami, ortodoksėt
dhe katolikėt mund tė jetojnė pėrkrah njeri tjetrit, atėhere
mė sė paku, Evropa Juglindore, nga Shqipėria, Kosova,
Turqia, pėrfshirė edhe Greqinė, do tė jenė kundėr
islamizmit radikal, dhe nė rastin mė tė mirė, do tė shėrbenin
si njė portė pėr Lindjen e Mesme, pėr pajtimin e islamit
me fetė e tjera. Ky ėshtė vizioni im. Kjo ėshtė rėndėsia
strategjike e rajonit. Por kjo nuk mund tė ndodhė nė se
populli i Kosovės, njė nga mė tė shtypurit e tė abuzuarit
nuk gjen njė mėnyrė pajtimi.
-
- Nė takimin vjetor tė Kėshillit
Kombėtar Shqiptaro Amerikan morrėn pjesė edhe senatori Bob
Dole, njė nga pėrkrahėsit mė tė fortė tė shqiptarėve tė
Kosovės gjatė viteve qė ishte nė senat. Nė takim ai
theksoi pėrsėri se zgjidhjen e Kosovės ai e sheh tek pavarėsia.
-
- Kėshilli Kombėtar Shqiptaro
Amerikan nderoi me ēmimin Arritje Gjatė Jetės,
biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan Xhim Xhema dhe me Ēmimin
pėr Shėrbim tė Lartė, Ilir Zherkėn, i cili deri para njė
viti ishte drejtor ekzekutiv i kėtij Kėshilli.
-
- Kjo
ishte mbrėmja e 7 vjetore qė organizon Kėshilli Kombėtar
Shqiptaro Amerikan dhe siē u shpreh ligjvenėsi Eliot Engel,
i cili gjithashtu ishte i pranishėm, takimi tregoi se
komuniteti shqiptar, me organizatat e tij lobiste, po bėhet mė
i efektshėm.
|
|