|
Oslo
(Norvegji), Shkruan: Gėzim MEKULI
Opinioni publik fare lehtė mund tė
pyes se cilėt janė ata faktorė qė ndikojnė nė ndėrmjetesimin
politik?! Si ndikohet dhe si ndėrtohet organizimi politiko-shtetėror?
Jemi ne, publiku, ai qė ndėrmjetėson dhe imponon temat ditore,
apo janė politikat ato qė kryejnė kėtė!
C'farė ėshtė roli i mediave nė
kėtė organizim? Organizojnė, hulumtojnė, ndihmojnė apo urdhėrojnė
mediat? Tė gjitha kėto shqetsime tė opinionit nuk janė edhe tė
pabaza. Sipas rezultateve tė arritura nga hulumtuesit e shkencave
tė komunikacionit janė katėr modele klasike qė, drejtėpėrsėdrejti
apo tėrthorazi, ndikojnė nė organizimin, imponimin dhe ndėrmjetėsimin
politk:
*MODELI
TOP-DOWN
Kėtu aktorėt politik kanė njė
rol aktiv. Aktorėt politk, nėpėrmes vendimeve dhe qėndrimeve tė
tyre, ndikojnė nė botėn reale. Gjdo ndryshim dhe ngjarje nė
kohė dhe hapsirė regjistrojn kėta aktorė. Kėto vendime dhe
ngjarje pastaj do ju servohen mediave; tė cilat ekskluzivisht janė
tė varura nga ky burim informacioni. Shembull: Boshti
Anglo-Amerikan kėrcnon regjimin Irakian me sulme ushtarake, nėse
ajo brenda njė afati tė caktuar nuk carmatoset dhe nese vet
kryetari i tijė, brenda njė afati tė caktuar kohorė, Sadam
Hysein, nuk largohet nga Iraku... Ka pakė ditė qė operacioni
ushtarak filloj.
Pasi qė rajoni, ku zhvillohet
arena e luftės, pėr gazetarėt nuk eshte i dėpėrtueshėm,
aleanca, fillimisht, pėr opinionin shpėrndu informata tė qėllimta
dhe tė censuruara. Mediat kėtu janė tepėr tė varura nga aktorėt
politik; (Si medium i vetėm pėr tėrė shtetet Skandinave ėshtė
autorizuar dhe akredituar TV2 norvegjeze. BBC dėrgoj ca
reportazhe nga Bagdadi me njė paralajmėrim ku thuhej se:
reporterėt i janė nėnshtruar kufizimeve tė urdhėruara nga
regjimi Irakian.
A do duhet tė dyshonim se, edhe ne
Qatar, korresponentėt e TV2, Associated Press, CNN dhe BBC i janė
nėnshtruar njė "marrveshjeje" tė tillė, ku
reportereve tė kėtyre mediumeve "u eshte bė e ditur"
se ē'farė duhet e ēfarė u ndalohet tė raportojnė dhe nė
c'kohė u lejohet tė bėjnė atė !?
Ekziston dyshimi se, kėta gazetraė,
pėr opinionin lansuan informacione qė u servoheshin nga
strukturat ushtarake tė aleancės anglo-amerikane. Lajme mbi
vdekjen e ushtarėve nė radhėt e aleances, lajme mbi
"cruise missile" tė dėshtuara, e "defekte" tė
ngjajshme u shfaqen nė opinion "me kujdes" dhe me vonesė!....
Pasi qė mediat nė kėtė model jan vetėm ne rolin e ndėrmjetėsuesit,
instrumentalizimi i tyre, nga aktorėt politik/qeveritė, ėshtė
permanent dhe i shummundshėm.
Ėshtė e rėndėsisė sė veqant tė
theksohet se, nė Kosovė janė duke u burgosur, rrahur, ofenduar,
keqtrajtuar dhe denuar luftėtarėt e ish UCK-se mu nė saje tė
kornizave tė politikave tė modelit Top Down dhe atije
Mediokrat. Kėto instrumentalizojnė, urdhėrojnė dhe
kontrollojnė formėn dhe pėrmbajtjen e politikave tė mediave
shqiptare
.!
*MODELI
MEDIOKRAT
Kėtu mediat janė faktor
vendimtar. Sė pakut nė kėtė grup, mediat kan njė rol tė
fuqishėm. Madje, kėto konsiderohen edhe si dhunė e katėrt nė
aparatin shtetėror. Kėtu mund tė flitet pėr "superdhunė"
mediale. Kėto vendosin si nga lart nė drejtimin politik/shteti,
po ashtu nga poshtė nė drejtimin tė opinionit. Politika ditore
"thithė" informatat e servuara nga mediat dhe, tė njėjtat
i lanson nė opinion si vendime tė aprovuara e tė lanquara nga
qeveriia dhe politika. Shembull: Njė shtėpi mediale zbulon se
pijet freskuese tė njė kompanie prodhuese greke janė me afat tė
skaduar dhe kėrcnuese pėr shėndetin. Ky story do tė lansohet.
Mediat tjera i bashkangjiten kėsaj
"afere" me po tė njėjtin pompozitet. Pas ca ditėve, pėr
opinionin publik, ky skandal do tė jetė temė diskutimesh ditore
e javore: Shitja e pijeve do tė ndalohet, kompanija ėshtė e
detyruar qė tė gjitha pijet ti tėrheq nga tregu/shitja.
Reaksioni i publikut ėshtė i madh: Tė gjitha prodhimet e kėsai
kompanije, nga friga e pėrbėrjeve kimike helmuese, do tė shiten
pak apo mė mirė tė themi fare pak. Pompoziteti i mediave
krijuar rreth kėsaj teme, bėri qė nga njė skandal kombėtar
tė kapėrcej nė atė ndėrkombėtar; atė europian.
Opinioni publik ėshtė i senzibilizuar.
Rastėsisht njė familje nė njė
shtet fqinj zbulon mykth nė mbyllėsen e shishes sė ujit, e qė,
e njėjta ,ishte e po sė njėjtes kompani prodhuese. Edhe
pse krejt natyrshėm shishja jo e mbyllur mund tė jetė shkak i
krijimit tė mykthit, mediat me njė nxitim kyqen nė kėtė
skandal te ri.
Pason pėrseri informimi me stilin
e madh. E gjith kjo ka si pasojė mbylljen e kompanisė sė pijeve
greke pėr njė kohė tė pacaktuar... Mediat nė kėtė grup janė
"kėrcėnuese" dhe sunduese tė agjendave politike. Se
politikanėt kan marrė ndonjė vendim kapital apo jo, dhe po qe
se mediat nuk i pėrpunojne,
ato vendime do tė mbesin tė "pavėshtruara" nga pjesa
mė e madhe e opinionit publik
.
MODELI
BOTTOM-UP
Nė kėtė grup opinioni publik ėshtė
faktor vendimtar. Ai pėrcakton agjendat politike. Mediat,
poashtu, si nė modelin top-down kanė rolin transportues. Kėtu
mediat nuk instrumentalizohen nga politika. Pėrkundrazi janė nė
shėrbim tė opinionit publik. Shembull: "Brent Spar",
kompanija gjigante e naftės "Shell", planifikonte qė
platformen qindra tonelatėshe qelik tė ndryshkur ta fundos nė
det; Ambienti, flora dhe fauna kėrcnohej.
Nga protestat sakrifikuese e
masive, tė organizuara e tė udhėhequar nga
"Greenpeace", zgjohet interesimi i opinionit publik.
Mediat, tanimė, nė mėnyr besnike raportonin opinionin rreth
gjdo aktiviteti tė "Shell-it". Konserni
"Shell" bojkotohej. Kishte gjithnjė e me pak blerės
tė naftės. Rreziku pėr falimentim ishte i madh. Nė fund
konserni u deturua qė tė transportoj platformen e ndryshkur tė
celiktė nė bregdet dhe atė ta ēmontoj sipas standardeve e
rregullave tė vendit... Raportet e publikut me median nė kėtė
model ėshtė parėsorė dhe frytėdhėnės.
MODELI
BIOTOP
Nė kėtė model kemi dy aktor
kryesor: Aktori politk dhe ai i mediave. Qė tė dy aktorėt
korrenspondojnnė mes veti mrrekullisht. Ato vendosin sė bashku
se cfarė do tė jetė "Top-temė" e ditės e cka jo.
Pra mediat dhe politka/qeveria vendosin, sė bashku, pėr agjendat
politike. Si politikat po ashtu edhe mediat janė tė varura nga
njėri tjetri. Ata i japin kėshilla dhe sygjerime njėri tjetrit.
Cilat tema duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes tė
opinionit publik e cilat duhet tė "varrosen", varen nga
tandemi media+politika!
Qė tė dyja nėpėrmes aktiviteteve japin sinjale nė botėn e
jashtme.
Publiku nė kėtė trekendėsh ėshtė
100% aktorė pasiv. Ėshtė jashtė loje! Shembull: Sulmi ajror i
aleances kundėr makinerisė ushtarake serbe nė Kosovė. Nė
fillimin e sulmit tė aleances sė NATO-sė dukej sikur
politikat/qeveritė e aleancės dhe mediat e tyre kishin nėnshkruar
njė pakt tė pėrbashkėt; ku edhe vetė opozita mirte pjesė.
Opinioni publik botėror, pėr qudi, qėndronte nė rolin pasiv.
Ai ishte pėrcjellės i thjeshtė; spektator. Aleanca dhe mediat
"komunikonin mrrekullisht"...
Ndėrmjetėsimi politik, sot,
nuk guxon tė konsiderohet dhe tė kuptohet si njėdimensional dhe
njėjės. Ėshtė e qartė se, egzistojnė edhe shumė mėnyra e
forma tjera, se si mund tė ndėrmjetėsohen politikat nė njė
sisitem tė rregullimit shtetėror, por, si pėrfundim logjik do tė
rrjedhte se pa aktorin "enigmatik", pra, pa mediat
masive, ndėrmjetėsimi politik, nė shekullin 21 do tė ishte
joreal dhe abortues.
|