19.06.2003 - Trepca.net

ALICKA, SHKRIMTARI QE SHKRUAN PA MANIERIZMA STILIZUESE


19 qershor 2003 / Ēerēiz LOLOCI
 
Nuk ndodh shpesh qė njė autori shqiptar qė me librin e tij tė parė ti bėhet njė pritje kaq pozitive siē ka ndodhur me tregimtarin shqiptar Ylljet Aliēka. Kėshtu libri i tij i parė botohet nė Francė, Itali, bėhet film franko-shqiptar, filmi pėrzgjidhet nė konkurimin zyrtar tė festivalit tė Kanės, Maj 2001, dhe nderohet me cmim. Vetė Alicka ka marrė ndėrkohė tri ēmime ndėrkombėtare nė fushėn e letėrsisė (Francė,Itali), siguron si pėrkthyes ambasadorin francez nė Tiranė,  shkruajnė pėr tė gazetat mė tė mėdha evropiane….
 
Dhe ja ē’shkruajnė:
 
Nė shkrimin e e saj me titull NOVELA TE ZYMTA  QE  VINE NGA TIRANA
e pėrditshmja franceze"Le Monde" me autor Jean Soublin, ndėr tė tjera shkruan :
 
Absurd qė tė ēon tinėzisht drejt poshtėrsisė, braktisjes, mohimit….Si pėrgjatė makthit tė partisė unike ashtu edhe nėn anarkinė liberale qė e zėvendesoi atė, ngelet e njejta shpėrbėrje morale qė i zhvlerėson personazhet e trembur tė kėtyre historive plot ritėm.
 
Origjinaliteti i tyre vjen nga toni i thjeshtė, nė dukje i shkujdesur, por thellė-thellė tepėr i vėmendshem.
 
Kjo mėnyre tej mase e efektshme dėshmon pėr njė shkrimtar autentik, vezhgues e gjykues tė epokės sė tij. Dhe armiku ėshtė pėrherė po ai: Absurdi me tė gjithe format e tij qė tė ēon tinėzisht drejt poshtėrsisė, braktisjes, mohimit. Pėr Aliēkėn, gjėrat janė po ato. Vigjilenca e proletariatit dhe plotfuqishmėria e dollarit japin tė njėjtat rezultate. Ankthi ėshtė po ai, si nėn buzėqeshjen e shndritshme te pionerit leninist ashtu edhe nė humorin e honxhobonxhos pijanik tė ditėve tona. 
 
Kurse nė tė pėrditshmen mė tė madhe zvicerane (romane) Le Temps, kritiku Pierre Hazan shkruan pėr librin e Aliēkės:
…Trembėdhjetė tregime nga ku kupton se ideologjia s'ėshtė veē njė guaskė boshe.
Po a e ka vallė parasysh Perėndimi  rrugėn e mundimshme tė rilindjes sė njė shoqėrie qė ka  kaluar perversitete tė tilla ?
 
Shkrimtari i shquar italian Giuseppe Pontiggia, nė gazetėn italiane Il Sole 24 Ore nė shkrimin e tij pėr Aliēkėn, ndėr tė tjera shkruan : … nga rrjedhshmėrinė e rrėfimit, nga pėrzgjedhja e fjalėve, Aliēka ėshtė njė mirazh i realizuar, njė talent letrar…Mė mirė tė zbulosh me vonesė njė prirje reale se sa tė kultivosh njė jetė tė tėrė njė prirje imagjinare.
 
Aliēka ka botuar tashmė dy libra me tregime nė shqip «Tregime »1997 dhe « Kompromisi », 2000 (ONUFRI), njė libėr nė Francė «  Les slogans de pierre » (CLIMATS) 1999, njė tjetėr del nė dhjetor po nė Francė dhe nė prill tė vitit 2001 del nė Itali, (italisht) njė tjetėr vėllim me tregime nga shtėpia botuese GUARALDI.
 
Njėkohėsisht ai boton nė revistat franceze «  Agone editeur », « Diagonale Est-West », dhe atė italiane « Mobydick ».
Libri i tij po pėrkthehet nė Poloni (Dorota Horodyska) dhe nė Angli (Marc Court)
 
Ndėrkohė Aliēka ka marrė tri ēmime letrare ndėrkombėtare :
 
Ēmimi i parė nė konkursin TERAMO, Itali, 1999
 
Ēmimi i dytė nė konkursin Arts et Lettres de France, Bordo 2000 dhe nė tetor tė vitit tė kaluar Akademia Ndėrkombėtare e Lutecit, me qendėr nė Paris  e vlerėson Aliēkėn me Medaljen e bronxit, seksioni i letėrsisė.
 
Janė kėto arritje qė ndoshta kanė nxitur dhe producentin francez, Paskal Judelewicz tė shoqėrisė  filmike « Les filmes de Tournelles » qė nė bashkėpunim me palėn shqiptare tė realizojė filmin franko-shqiptar «  Parullat me gurė » me skenar tė Ylljet Aliēkės, film qė u pėrzgjodh nė konkurimin final tė festivalit tė Kanės, tė vitit 2001.
 
Njė analizė ndoshta mė tė thellė tė veprės sė Aliēkės do e gjenim mė mirė nė parathėnien e botimit  nė frėngjisht tė ambasadorit francez nė Tiranaė, z. Patrick Chrismant : ….Njė zė i ri po ngrihet nga kjo fuēi baruti e Evropės qė ngelet edhe sot e kėsaj dite gadishulli i Ballkanit, njė zė i cili ngjitet nga vetė thellėsitė e njėrit prej vendeve mė tėrheqės dhe njėkohėsisht mė tė trazuar tė atyre anėve, njė zė qė na vjen nga Shqipėria, zėri i Ylljet Aliēkės.
 
Shqipėria komuniste dhe ajo postkomuniste e pėrshkruar nė 13 novelat e Ylljet Aliēkės, ėshtė njė konstatim akuzė pėr nga vetė paraqitja, njė tabllo krupndjellėse me gjakftohtėsine nė dukje, njė panoramė hera-herės jashtė arsyes pėr nga vetė vėrtetėsia e vėzhgimeve personale tė cilat, ndonėse nė numėr te kufizuar pėr ēdo tregim, i japin pikėrisht lirinė e plotė lexuesit tė rrokė pėrmasat e intensitetit tė asaj drame njerėzore, ku ēdo shqiptar ka qenė, me hir a me pahir, protagonist pėr rreth gjysėm shekulli.
 
Pas kėtyre ngjarjeve tė hidhura tė njėpasnjėshme, nuk duhet tė habitemi pse ky yll qė po ngjitet nė qiejt e letėrsisė shqiptare, tė krijon para sė gjithash pėrshtypjen se rreket tė hedhė njė dritė pėrgjithėsisht tė ftohtė mbi  tabllonė e frikshme dhe nakatosėse tė ekzistencės
 
Po t'u shkojė gjėrave mė thellė, lexuesi do tė kuptojė megjithatė se do tė gabohej thuajse tėrėsisht po tė kufizohej vetėm tek ai vėshtrim i parė e i paplotė: si shumė moralistė tė tjerė, Ylljet Aliēka ndėshkon sepse dashuron, pėrqesh pėr tė fshehur turpin tallet edhe me vetė vdekjen zbulon madje thellėsitė e shpirtit tė tij tė ndjeshėm tek i shpėton njė gjest prekės nga dhembshuria, njė shprehje thuajse e pakapshme mėshire, njė rrėfim i shkulur me dhunė nga ndėrgjegjia e capėrluar, pėr mė tepėr nė emėr tė moralit dhe tė interesave tė larta tė njė shoqėrie qė i kishte vėnė detyrė vetes tė krijonte njeriun e ri.
 
Tė mos harrojmė megjithatė se Ylljet Aliēka shkruan nė njė kohė kur ėndrrat jane shembur: ėndrra e njė shoqėrie tė drejtė dhe pa klasa, ėndrra e ēuarjes marramendasi drejt njė sistemi ekonomik tė urryer pėr njė gjysėm-shekulli, ėndrra e integrimit tė pėrshpejtuar nė gjirin e bashkėsisė politike dhe ushtarake euro-atlantike.
 
S'na mbetet veēse ta admirojmė edhe mė shumė Ylljet Aliēkėn i cili, edhe pas kaq traumave, ngelet shembull gjakftohtėsie, humori e kurajo duke mos rrėshkitur nė sharje, jeremiada apo pompozitet.
 
Dhe sė fundi, do tė na duhet mbi tė gjitha ta falenderojmė Ylljet Aliēkėn qė, nėpėrmjet vlerave tė pashoqe tė dėshmisė sė tij, na ndihmon pėr ta kuptuar mė mirė atdheun e tij qė s'ndodhet veēse ca pak dhjetra kilometra larg nga brigjet jugore tė Italisė, por qė, edhe pse njė vend evropian, ngelet akoma nga shumė kėndvėshtrime kaq i ndryshėm nga tė tjerėt, njė vend heroik dhe i martirizuar, njė vend i zymtuar dhe i pėrbuzur, i denjė prapėseprapė pėr t'u kuptuar mė mirė qė tė mund tė bėhet siē duhet tė jetė nė tė vėrtetė: njė nga mė tėrheqėsit dhe qė e meriton ta duash
 
 
 
Kadare dhe Aliēka nė programet  e letėrsisė botėrore tė universiteteve polake
 
Autorėt shqiptarė Kadare dhe Aliēka bėjnė pjesė nė listėn e shkrimtarėve tė detyruar pėr studim nga studentėt e Universitetit tė  Krakowit
 
Nė listėn e 62 shkrimtarėve nga bota tė detyruar pėr t’u studiuar nga studentėt e letėrsisė, filozofisė e sociologjisė sė njė prej universiteteve mė tė vjetėr nė Europė, Jagiellonski tė Krakowit (viti 1367) bėjnė pjesė dhe dy shkrimtarė shqiptarė: Ismail Kadare dhe Ylljet Aliēka.
 
Nė pikėzimet qė duhet tė pėrmbushė studenti pėr marrjen e 100 pikėve tė mundshme, krahas, Brehtit, Cvajkut, Kafkės, Kunderės…., 15 pikė prej tyre I zenė dy autorėt shqiptarė Kadare dhe Aliēka. Sipas vlerėsimit tė studiusve tė kėtij Universiteti, Kadare me librat “Pėrbindėshi” dhe “Dosja H” I jep studentit 10 pikė nga ky total, kurse Aliēka me librin e tij “Kompromisi”, 5 pikė.
 
Tė dy shkrimtarėt e mėsipėrm janė botuar vitet e fundit nė Poloni.
 
 
 
 
"Le Monde" 19.nėntor 2002
 
NOVELA TE ZYMTA  QE  VINE NGA TIRANA
Absurd qė tė ēon tinėzisht drejt poshtėrsisė, braktisjes, mohimit
 
 
Nje intelektuali nga Tirana, Y. Aliēkės, i botohen nė Francė novelat e tij.Pesimizmi ėshtė fryma mbizotėruese nė kėto tregime, thua se shoqėrisė shqiptare, edhe pas shembjes sė tiranisė, nuk i ka mbetur asnjė arsye pėr tė shpresuar nga njerėzit e poshtėruar prej terrorit tė tejzgjatur. Si pėrgjatė makthit tė partisė unike ashtu edhe nėn anarkinė liberale qė e zėvendesoi atė, ngelet e njejta shpėrbėrje morale qė i zhvlerėson personazhet e trembur tė kėtyre historive plot ritėm. Origjinaliteti i tyre vjen nga toni i thjeshtė, nė dukje i shkujdesur, por thellė-thellė tepėr i vėmendshem. Eshte toni i njė rrėfimi miqėsor nėn njė mjedis mbytės, i njė naiviteti tė sipėrfaqshėm, herė burrėror, herė fėminor, e mė tej, kur ia ve veshin nga afėr, ndjen fjalė, tė ngelen gjykime tė njėvlefshme me vite tė tėra riedukimi…..
 
Kjo mėnyre tej mase e efektshme dėshmon pėr njė shkrimtar autentik, vezhgues e gjykues tė epokės sė tij. Dhe armiku ėshtė pėrherė po ai: Absurdi me tė gjithe format e tij qė tė ēon tinėzisht drejt poshtėrsisė, braktisjes, mohimit. Pėr Aliēkėn, gjėrat janė po ato. Vigjilenca e proletariatit dhe plotfuqishmėria e dollarit japin tė njėjtat rezultate. Ankthi ėshtė po ai, si nėn buzėqeshjen e shndritshme te pionerit leninist ashtu edhe nė humorin e honxhobonxhos pijanik tė ditėve tona.
 
                                                                      Jean Soublin    

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.