19.06.2003 - Trepca.net

Podujeva sot shėnon ditėn e ēlirimit


Podujevė, 19 qershor 2003 (TN) – Katėr vjet pas hyrjes sė forcave tė NATO-s Podujeva sot shėnon ditėn e ēlirimit. Pėrkundėr gjendjes sė rėndė kėshilli organizativ ka paraparė njė varg aktivitetesh e manifestimesh.
 
Programi fillon me koncertin pėr fėmijė, kurse delegacionet e KK tė Podujevės do tė bėjnė homazhe dhe do tė vendosin lule nė varret dhe lapidarėt e dėshmorėve.
 
Programi qendror fillon me fjalėn pėrshėndetėse tė kryetarit tė komunės dhe pastaj mbahet njė koncert me kėngėtarė tė estradės kur pritet tė marrin pjesė grupe tė muzikės folklorike dhe populllore (Nysret Muēiqi, Afrim Muēiqi, Sabri Fejzullahu, etj).
 
Nė programin e pasditės do tė zhvillohet finalja e turneut tė futbollit tė vogėl me rastin e Ditės sė Podujevės  si dhe do tė hapet ekspozita njėditėshe e studentėve tė arteve nga Podujeva.
 
Programi festiv pėrfundon me premierėn “Antigona” tė Teatrit tė qytetit regjinė e sė cilės e ka bėrė Agron Gėrguri.
 
Isuf Deda u.d i detyrės sė drejtorit tė drejtorisė pėr rini, kulturė e sport ka njoftuar se gjitha manifestimet do tė duhej tė mbahen tek pishat, mirėpo pėr shkak tė shiut lokacioni mund tė ndėrrohet.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.