19.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 19 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner thotė se deri nė fund tė vitit nuk do tė fillojė zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės

  • Presidenti Rugova priti sot njė delegacion tė Shoqatės Hendikep dhe tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar

  • 10 rekomandimet pėr gjendjen nė KEK

  • Gjykata e Prizrenit dėnoi vrasėsin e Ukė Bytyēit dhe dy shoqėruesve tė tij vetėm me 20.6 vjet burgim

  • Policia e UNMIK-ut ka arrestuar dy pjesėtarė tė TMK-s pėr rrėmbimin dhe keqtrajtimin e njė shqiptari

  • Rexhepi, Todoroviq dhe Barber vizituan dje Shterpcėn dhe Ferizajin

  • Bujar Hoxha falenderon Presidentin Rugova

  • Gjendja nė KEK pėrshkoi debatin e sotėm nė Kuvendin e Kosovės

  • UNHCR shėnon Ditėn botėrore tė refugjatėve

  • Zėdhėnėsja e BE-sė thotė se vetė pėrfaqėsimi i Kosovės nė Selanik ka njė rėndėsi tė veēantė

  • KMDLNJ kundėrshton konfiskimin e pajisjeve teknike tė Radio Gjilanit

  • Pjesėtarėt e SHPK-sė shqiptarė dhe serbė kanė filluar tė patrullojnė nė veri tė Mitrovicės

  • Kriminaliteti nė Mitrovicė gjatė shtatė ditėve tė kaluara ka shėnuar rėnie

  • Futboll: KEK-u fitues i Kupės sė Kosovės

  • Bush u ndalon avokatėve amerikanė qė tė mbrojnė tė akuzuarit para Tribunalit tė Hagės

  • Liliq: Stoilkoviq ka thėnė se tė gjithė shqiptarėt duhet tė vriten

  • Nesėr PDK shkrihet nė BDI

  • Sot nė Selanik fillon samiti i BE-sė

  • Kris Paten angazhohet qė nė BE tė pranohen tė gjitha vendet e Ballkanit

  • Papandreu: Takimi BE-Ballkani Perėndimor do tė ketė rėndėsi historike pėr rajonin

  • Solana thotė se samiti i Selanikut do tė shėnojė njė fazė tė re ndėrmjet BE-sė dhe rajonit

  • Rojet kufitare maqedonase kanė vrarė njė shtetas shqiptar dhe kanė plagosur njė tjetėr

  • Midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė hapen edhe dy pika tė reja kufitare

  • Busek thotė se vendet e Ballkanit duhet tė mėsohen tė bashkėjetojnė

  • R. Prodi thotė se BE e ka marrė me seriozitet punėn pėr t'i pėrfshirė nė BE vendet e Ballkanit Perėndimor

  • Nga njė granatė ėshtė vrarė njė irakian, kurse janė plagosur 12 tė tjerė

  • Njė bombėhedhės ka hedhur nė erė njė shitore ushqimesh nė Izrael, ka vrarė dhe pronarin e saj izraelit

  • Administrata amerikane arsyeton luftėn

  • Arrestohet sekretari personal i Sadam Husseinit

  • Arrestohen dy gazetarė nė Afganistan pėr blasfemi kundėr religjionit

  • Kryeministri palestinez nuk pati sukses nė bisedimet me udhėheqėsit ekstremistė

  • SHBA tė shqetėsuara pėr programin bėrthamor iranian

  • Nė Toronto kanė vdekur edhe dy persona nga SARS-i

  • Nė pėrleshjet ndėrmjet trupave indoneziane dhe kryengritėse nė Aceh janė vrarė tė pakten 12 veta

  • Tre policė rus janė vrarė dhe 7 tė tjerė janė plagosur


 
Shtajner thotė se deri nė fund tė vitit nuk do tė fillojė zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka vlerėsuar se deri nė fund tė vitit nuk do tė fillojė procesi i zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Shtajner ka theksuar se me zyrtarėt e Beogradit ndan shqetėsimin se nė takimin e ardhshėm tė Bashkimit Evropian nė Selanik evropianėt nuk do tė ndėrmarrin hapa mjaft tė guximshėm ndaj Ballkanit.

Kėto komente Shtajner i bėri nė njė bisedė me gazetarėt e mediave tė Beogradit, duke hedhur poshtė mundėsinė qė nė Kosovė tė zbatohet modeli i Bosnjės dhe i Hercegovinės sipas tė cilit vendi ėshtė i ndarė nė dy entitete.
 
 
Presidenti Rugova priti sot njė delegacion tė Shoqatės Hendikep dhe tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot njė delegacion tė Shoqatės Hendikep dhe tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar. Fillimisht Agim Vatovci, kryetar i kėsaj shoqate e njohu Presidentin me pozitėn e rėndė sociale e shqoėrore tė personave tė tillė nė Kosovė.

Nga ana e tij Presidenti Rugova tha se kėta persona duhet tė kenė kujdesin e vazhdueshėm dhe tė shtuar tė shoqėrisė sonė dhe mbėshtetjen institucionale nė mėnyrė qė ata tė inkuadrohen nė tė gjitha sferat e jetės.
 
Poashtu ai tha se do tė bėhen pėrpjekje qė edhe miqtė e ndryshėm t'u ndihmojnė qė personat hendikep tė integrohen nė shoqėri, tė jenė pjesė funksionale e saj. Njėherit duhet gjetur edhe punė pėr kėta persona dhe mjete e ndihma pėr jetesė.

Pėrfaqėsuesit e kėsaj shoqate e njoftuan Presidentin se do tė marrin pjesė nė njė kongres qė do tė mbahet nė SHBA i personave hendikep nga mbarė bota.
 
 
10 rekomandimet pėr gjendjen nė KEK
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Pas shqyrtimit tė raportit tė Komisionit pėr Tregti dhe Industri mbi gjendjen nė KEK dhe pas debatit parlamentar, Kuvendi i Kosovės me pėrkrahjen e grupeve parlamentare, nė seancėn plenare tė mbjatur mė 19 qershor 2003 aprovon kėto Rekomandime:

1.Tė formohet komisioni parlamentar pėr energjetikė;

2.Tė nxirren ligjet pėr veprimtarinė e KEK-ut: ligji pėr energjetikė, ligji pėr minierat, ligji pėr kėrkimet gjeologjike dhe ligji pėr organin e Rregullatorit;

3.Qeveria e Kosovės tė marrė sa mė shpejt pėrgjegjėsitė nė fushėn e energjetikės dhe tė formohet Ministria pėr Energjetikė;

4.Tė rishqyrtohet ristrukturimi i KEK-ut nė mėnyrė qė tė bėhėt profitabil dhe konkurent nė tregun regjional tė energjisė derisa tė nxirren ligjet pėrkatėse sistemore;

5.KEK-u tė anėtarėsohet si etnitet i veēantė nė Institucionet e sistemit elektroenergjetikė tė Evropės Juglindore ;

6.Tė pėrkrahet strategjia e ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike;

7.Tė ndėrtohet linja ndėrlidhėse 400 KW nė mes tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė;

8.Pėrkrahet fuqishėm strategjia qė kuadrat vėndase nė tė gjitha nivelet tė udheheqin KEK-un, ndėrsa kuadrat ndėrkombėtare tė marrin rolin e kėshillėdhėnėsve;

9.Tė pėrkrahet projekti KEK-PO, pėr rritje tė efektit veprues dhe financiar;

10.Kuvendi tė autorizojė Qendrėn pėr Hulumtime Financiare (FIU) pėr hulumtimin e keqpėrdorimeve eventuale nė KEK.
 
 
Gjykata e Prizrenit dėnoi vrasėsin e Ukė Bytyēit dhe dy shoqėruesve tė tij vetėm me 20.6 vjet burgim
 
Prizren, 19 qershor 2003 - Gjykata e Qarkut nė Prizren ka dėnuar Jetullah Kryeziun, vrasėsin e Ukė Bytyēit dhe dy shoqėruesve tė tij, vetėm me 20.6 vjet burgim. Ish-kryetari i komunės sė Suharekės Ukė Bytyēi dhe dy shoqėruesit e tij, Bajram Bytyēi dhe Bafti Bajrami, u vranė mė 27 tetor tė vitit tė kaluar nė fshatin Leshan tė komunės sė Suharekės vetėm njė ditė pas zgjedhjeve vendore, ndėrsa po kremtonin fitoren e LDK-sė.

Ndėrkaq, Mentor Kryeziu ėshtė dėnuar me pesė muaj burgim pėr ndihmė nė fshehjen e revoles mė tė cilin ėshtė kryer krimi.

Pas shqiptimit tė kėtij dėnimi, pala e dėmtuar, pėrkatėsisht bashkėshortja e Ukė Bytyēit ka braktisur sallėn, duke vlerėsuar se ky dėnim ėshtė shumė i vogėl.
 
 
Policia e UNMIK-ut ka arrestuar dy pjesėtarė tė TMK-s pėr rrėmbimin dhe keqtrajtimin e njė shqiptari
 
Obiliq, 19 qershor 2003 - Policia ndėrkombėtare ka arrestuar dy shqiptarė nga Kosova nėn dyshimin se e kanė rrėmbyer dhe keqtrajtuar fizikisht njė shqiptar tjetėr nė komunėn e Obiliqit.
 
Zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare, Derek Ēapell tha se tė dyshuarit janė pjesėtarė tė TMK-sė pėr tė cilėt policia do tė kėrkojė paraburgim 30 ditėsh pėr tė konfirmuar motivet e ngjarjes.
 
Lidhur me kėtė akt ka reaguar edhe kreu i TMK, duke urdhėruar largimin e menjėhershėm tė kapter Beqir Prokshit dhe toger Sami Kodrės nga radhėt e TMK-sė.
 
Kreu i TMK-sė ka dėnuar ashpėr njė veprim tė tillė, tė cilin e konsiderojnė njė akt kriminal. Ndėrkaq nė njė komunikatė tė TMK thuhet se kėto trupa distancohen plotėsisht nga inidividėt qė bėjnė vepra tė tilla.
 
 
Rexhepi, Todoroviq dhe Barber vizituan dje Shterpcėn dhe Ferizajin
 
Ferizaj, 19 qershor 2003 - Kryeministri Bajram Rexhepi, pėrfaqėsuesi pranė UNMIK-ut Milorad Todoroviq dhe shefi i Zyrė kanadeze nė Kosovė Shon Barber kanė vizituar dje komunėn e Shterpcės ku kanė biseduar me pėrfaqėsuesit lokalė pėr kthimin e tė zhvendosurve.
 
Mė pas ata kanė vizituar edhe fshatin Bublak tė komunės sė Ferizajt. Ata janė shprehur tė kėnaqur me procesin e kthimit tė tė zhvendosurve nė kėto fshatra.
 
 
Bujar Hoxha falenderon Presidentin Rugova
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka marrė njė letėr falenderimi nga Bujar Hoxha (Tiranė), i cili falenderon Presidentin Rugova pėr dekoratėn e lartė qė ia ka dhėnė - Medaljen e artė tė "Lidhjes sė Prizrenit".

"Kjo dekoratė, si edhe Medalja e artė "Nėna Terezė" janė mė tė vyerat e tė vlefshmet ndėr ndėr dekoratat e ndryshme qė unė kam. Nėn drejtimin tuaj, LDK-sė dhe aleatėve tė saj, Djepi i Shqiptarizmės shkoi i sigurtė drejt krijimit tė shtetit tė pavarur", shkruan Bujar Hoxha.

"Ju siguroj se si unė ashtu edhe miqtė e mi pa asnjė mėdyshje do tė jemi pėrkrah jush nė realizimin e kėsaj vepre tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme historike", thuhet nė fund tė letrės sė Bujar Hoxhės dėrguar Presidentit Rugova.
 
 
Gjendja nė KEK pėrshkoi debatin e sotėm nė Kuvendin e Kosovės
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Nė seancėn e sotme deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pas njė diskutimi tė gjerė miratuan nė parim raportin njė komisioni parlamentar tė hartuar nė bazė tė hulumtimeve pėr gjendjen nė Koorporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės (KEK).

Sipas Komisionit parlamentar pėr tregti dhe industri, gjendja e rėndė e trashėguar nė KEK nga periudha e pasluftės, mosmirėmbajtja e pajisjeve dhe pėrzierja e kompetencave dhe menaxhimi i dobėt janė disa nga shkaqet pse Kosova nuk ka energji elektrike.
 
Deputetėt thanė se edhe pėrzierja e kompetencave ka bėrė qė udhėheqėsit vendorė tė mos kenė qasje nė investimet nė KEK. Nė anėn tjetėr u tha se ky gjigant ende nuk e ka tė rregulluar statusin dhe i mungojnė rregullat dhe dispozitata qė rregullojnė kėtė veprimtari.

Sipas njė hulumtimi tė komisionit nė fjalė kontestohet shifra prej 500 milionė eurosh qė pretendojnė ndėrkombėtarėt se janė investuar nė KEK-, duke thėnė as nje e treta e atyre mjeteve nuk ėshtė investuar. U kėrkua tė hulumtohen keqpėrdorimet e vendorėve dhe tė ndėrkombėtarėve nė KEK.

Komisioni nė fjalė rekomandoi qė tė formohet ministria e energjetikės, tė ndryshohet trajtimi i deritashėm nė KEK.

Poashtu u tha se derisa nė njė anė AKM e quan veten superfuqi, vendorėt kėrkojnė kompetenca. Kjo veprimtari tė merret nėn pėrgjegjėsinė e qeverisė sė Kosovės, por edhe qeveria tė marrė pėrgjegjėsi dhe tė mos luajė me figura nė opinion.

Nė fund tė seancės sė sotme pati edhe disa pyetje tė deputetėve nė tė cilat u pėrgjegjėn ministrat e dikasterėve pėrkatės.
 
 
UNHCR shėnon Ditėn botėrore tė refugjatėve
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Ngritja e vetėdijes dhe e fondeve pėr arsimi m, veēimi i kurajos, forcės dhe shpresės, tė mbi 7.7 milion tė rinjve anembanė botės - janė disa nga qėllimet e Ditės botėrore tė tefugjatėve, e cila shėnohet mė 20 qershor.

Kėtė vit, e kremta i dedikohet tė rinjve refugjatė dhe tė zhvendosurve brenda – mė tė rinjve, krim i vetėm i tė cilėve ishte se, ishin nė vend tė gabuar e nė kohė tė gabuar, dhe tė cilėt tashti gjejnė veten viktima tė zhvendosur pėr shkak tė luftėrave e konflikteve tė njerėzve tė tjerė.

UNHCR dėshiron tė vėrė nė spikamė vėshtirėsitė e mėdha tė tė rinjve, dhe sė kėndejmi tė zgjojė ndėrgjegjen e opinionit gjithėbotėror pėr kėrkesat e tyre, por po ashtu tė shėnojė potencialin dhe kapacitetin e tyre qė kanė pėr tė ndihmuar vetveten dhe komunitetin e tyre.

UNHCR Kosova organizon takime nė tė gjitha rajonet, duke pėrfshirė fėmijė dhe tė rinj nga gjithė grupet etnike. Qėllim i kėsaj ngjarjeje ėshtė ngritja e vetėdijes pėr sfidat e ēdo ditshme me tė cilat ende pėrballen tė rinjtė refugjatė dhe tė zhvendosurit brenda, nė Kosovė, e jashtė saj. Janė planifikuar garia nė pikturim, koncerte, shfaqje teatri, paraqitje filmash e aktivitete sportive, me pjesėmarrje organizimi edhe tė autoriteteve lokale.

Takimi pėrmbyllės do tė jetė nė Prishtinė, nė kinemanė ABC, ditėn e martė, mė 24 qershor, duke filluar nga ora 15:00, ku do tė jenė tė pranishėm zyrtarė tė lartė tė Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes dhe tė organizatave ndėrkombėtare.
 
 
Zėdhėnėsja e BE-sė thotė se vetė pėrfaqėsimi i Kosovės nė Selanik ka njė rėndėsi tė veēantė
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Zyrtarėt e BE-sė nė Prishtinė kanė thėnė se kėrkesat e BE-sė pėr vendet e Ballkanit do tė jenė ato qė nxisin dialogun dhe bashkėpunimin pėr fillimin e fazės pėrgatitore pėr integrimin e tyre nė strukturat evropiane.

Njė fjalim treminutėsh pėr Kosovėn do ta mbajė shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner, sikurse qė nė emėr tė Bosnjes e Hercegonicė do tė flasė Pedi Eshdaun, ka shpjeguar axhendėn zėdhėnėsja e BE-sė Monik de Groot.

Sipas saj, pozita jo e barabartė pėr Kosovėn ėshtė reflektim i statusit tė pazgjidhur, por sidoqoftė vetė pėrfaqėsimi i Kosovės nė Selanik ka njė rėndėsi tė veēantė, thotė De Groot.

"Pėr Kosovėn si dhe pėr vendet e tjera ky samit i nivelit tė lartė do tė jetė i rėndėsishėm pėr mesazhet politike qė do t'u jepen atyre nga BE-ja, pėr angazhimet qė kėrkohen nga vendet e rajonit, ngase BE-ja dėshiron qė nė tė ardhmen ta shoh Kosovėn tė integruar nė BE", ka theksuar zėdhėnėsja De Groot.

Nė kėtė samit pritet tė miratohet edhe njė deklaratė e pėrbashkėt, ndėrkaq rėndėsia tjetėr sa i pėrket Ballkanit vlerėsohet se do tė jetė promovimi i dialogut ndėrmjet tė gjitha vendeve tė rajonit. Kėrkesa e BE-sė do tė jetė qė vendet e Ballkanit tė fillojnė bashkėpunimin nė tri fusha: nė forcimin e zbatimit tė ligjit, nė bashkėpunimin reciprok pėr luftimin e krimit tė organizuar, si dhe nė promovimin e tregtisė sė lirė nė rajon.
 
 
KMDLNJ kundėrshton konfiskimin e pajisjeve teknike tė Radio Gjilanit
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 - Lidhur me rastin e ndėrhyrjes sė policisė nė lokalet e Radio Gjilanit dhe konfiskimit tė mjeteve teknike tė kėtij radiostacioni mė 16 qershor, drejtori i Radio Gjilanit dhe i OJQ-sė “Gjlani” Agim Kajtazi, i ka deklaruar sot Qendrės Rajonale tė KMDLNJ-sė nė Gjilan se mė 16 qershor 2003, rreth orės 11.00, nė bazė tė aktgjykimit tė Gjykatės Komunale tė Gjilanit, 10 policė tė SHPK-sė kanė konfiskuar tė gjitha pajisjet teknike tė Radio Gjilanit.

Sipas deklaratės sė z. Kajtazit, nė momentin e ndėrhyrjes sė policisė nė lokalet e Radio Gjilanit po mbahej njė konferencė pėr gazetarė, ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė disa organizatave ndėrkombėtare - donatore tė Radio Gjilanit dhe tre vėzhgues tė OSBE-sė.

Nė vazhdim tė deklaratės z. Kajtazi thekson se Radio Gjilani ka funksionuar si projekt i OJQ-sė “Gjilani” dhe se pėr kėtė ka pasur edhe lejen e Komisionarit tė Pėrkohshėm pėr Media (KPM) gjė qė vėrtetohet me vendimin e saj.

Z. Kajtazi ka deklaruar se pajisjet teknike tė Radio Gjilanit kryesisht janė donacione tė donatorėve tė ndryshėm de se vetėm njė pjesė e vogėl e pajisjeve (edhe ashtu e vjetėruar) ėshtė trashėguar nga koha e paraluftės.

Ndėrsa, aktgjykimi i Gjykatės Komunale tė Gjilanit pėr konfiskimin e pajisjeve teknike tė Radio Gjilanit mban datėn 13 dhjetor 2002.

KMDLNJ kundėrshton konfiskimin e pajisjeve teknike tė Radio Gjilanit duke e konsideruar kėtė akt si cenim tė veprimtarisė sė lirė tė mediumeve dhe tė fjalės sė lirė publike.
 
 
Pjesėtarėt e SHPK-sė shqiptarė dhe serbė kanė filluar tė patrullojnė nė veri tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 19 qerhor - Patrullat e pėrbashkėta tė pjesėtarėve tė SHPK-sė shqiptarė dhe serbė nėn vėzhgimin e oficerėve ndėrkombėtarė kanė filluar qė tė patrullojnė nė veri tė Mitrovicės, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut nė konferencėn e rregullt me gazetarė.
 
Sipas zėdhėnėsit tė policisė sė UNMIK-ut Soxhi Idou kėto patrullime kanė ndodhur filluar nė Suhodoll, Kodrėn e Minatorėve, Lagjen e Boshnjakėve dhe nė Frashėr, ku jeton popullata e pėrzier.

Ky operacion po bėhet me ndihmėn e KFOR-it dhe qėllimi kryesor ėshtė pėrmirėsimi i pjesėmarrjes sė policėve tė SHPK-sė nė kėto lokacione dhe tė ndėrtohet vetėbesimi i tyre, tha ky zėdhėnės.

Operacioni ėshtė nė fazėn e parė dhe ka filluar para dy javėsh, ndėrkaq nė tė janė pėrfshirė 10 policė shqiptarė, 21 tė pakicės serbe, por nėn mbikėqyrjen e policėve ndėrkombėtarė.
 
 
Kriminaliteti nė Mitrovicė gjatė shtatė ditėve tė kaluara ka shėnuar rėnie
 
Mitrovicė, 19 qershor 2003 - Kriminaliteti nė rajonin e Mitrovicės gjatė shtatė ditėve tė kaluara ka shėnuar rėnie, ndėrkohė qė ėshtė rritur numri i aksidenteve nė trafik, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e policisė nė kėtė rajon.
 
Nė periudhėn 11-19 qershor 2003 policia nė rajonin e Mitrovicės janė arrestuar 17 persona tė dyshuar pėr vepra tė ndryshme kriminale. Nė kėtė rajon kanė ndodhur 23 aksidente tė trafikut qė kanė rezultuar me 10 persona tė lėnduar, ka njoftuar zėdhėnėsi i SHPK-sė nė Mitrovicė, Besim Hoti.
 
 
Futboll: KEK-u fitues i Kupės sė Kosovės
 
Prishtinė, 19 qershor 2003 – Dje nė njė atmosferė shumė tė mirė sportive, ku nė shkallėt e stadiumit tė qytetit tė Prishtinės ishin tė pranishėm mbi 10 mijė shikues, u zhvillua ndeshja finale e Kupės sė Kosovės. Kundėrshtarė nė kėtė finale ishin Prishtina dhe KEK-u nga Kastrioti.

Fitues i trofeut ėshtė KEK-u, skuadėr e cila sivjet do tė bėjė gara nė eliten e futbollit kosvar. KEK-u mundi Prishtinėn me rezultat 3:1 dhe me lojėn qė tregoi, bėri tė ditur se sukseset e arritura deri tash nuk ishin tė rastit.

Edhe pse Prishtina heret kaloi nė epėrsi me golin e Besnik Kollarit qė e shėnoi nė minutėn e 4, futbollistėt e KEK-ut nuk u demoralizuan nga disavantazhi, por pėrkundrazi mė me ngulm sulmonin drejt portės sė prishtinasve, sidomos nė pjesėlojėn e dytė.
 
Por golin e barazimit e shėnojnė tek nė minutėn e 65 tė ndeshjes kur Malsor Gjonbalaj shfrytėzon njė gabim tė mbrotjes sė Prishtinės dhe barazon rezultatin nė 1:1. Me kėtė rezultat edhe pėrfundon koha e rregullt e ndeshjes.

Nė vazhdimin dy here nga 15 minuta futbollistėt e KEK-ut ishin mė tė shpejt, pėrkundėr prishtinasve tė cilėt dukeshin shumė mė tė lodhur. Kėshtu nė minutėn e 107 tė takimit KEK-u sėrish shfrytėzon gabimin e Prishtinės dhe kalon nė epėrsi me 2:1, me golin e Hashanit.
 
Por nuk kalojnė as tre minuta tė plotė KEK-u sėrish shėnon dhe e vulos fatin e kėsaj ndeshje, (3:1), golėshėnues Statovci.

Kupėn, kapitenit tė KEK-ut, Bekim Isufit, ia dorėzoi kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.
 
 
Bush u ndalon avokatėve amerikanė qė tė mbrojnė tė akuzuarit para Tribunalit tė Hagės
 
Uashington, 19 qershor 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush me njė dekret u ka ndaluar avokatėve amerikanė qė tė mbrojnė tė akuzuarit para Tribunalit tė Hagės.
 
Meqenėse tė akazuarit pėr krime lufte tė kryera nė hapėsirėn e e ish-Jugosllavisė ndodhen nė "listėn e zezė" tė administratės sė SHBA-ve, ofrimi i ndihmės juridike atyre personave, pa lejen e veēantė paraprake konsiderohet shkelje e atij vendimi.
 
Avokatėt amerikanė marrin pjesė nė punėn e Tribunalit tė Hagės qė nga themelimi i kėsaj gjykate, kurse kryetari aktual i gjykatės ėshtė shtetas i SHBA-ve. Avokatėt amerikanė janė tė kyēur nė mbrojtjen e disa tė akuzuarve nga hapėsira e ish-Jugosllavisė.
 
 
Liliq: Stoilkoviq ka thėnė se tė gjithė shqiptarėt duhet tė vriten
 
Hagė, 19 qershor 2003 - Presidenti i ish-RFJ-sė Zoran Liliq nė dėshminė e tij tė djeshme nė Hagė kundėr Sllobodan Millosheviqit ėshtė ndalur nė situatėn nė Kosovė dhe nė atė qė ai e quajti vėrejtjet qė i ka dhėnė se nė Kosovė nuk mund tė tolerohet dhuna ndaj civilėve.
 
Liliq tha se nė njė takim qė ka pasur nė Gjakovė, pasi kanė vizituar fshatrat pėrreth dhe kanė parė se atje ka pasur dhunė ndaj civilėve shqiptarė, ka tėrhequr vėrejtjen se njė gjė e tillė nuk mund tė tolerohet. Mirėpo, ka dėgjuar nga ministri i atėhershėm i brendshėm i Serbisė Vllajko Stoilkoviq, i cili ka thėnė se tė gjithė shqiptarėt duhet tė vriten.

Liliq, duke lėnė pėrshtypjen se ai ka qenė njė njeri pozitiv, tha se pas kėsaj u ka thėnė liderėve serbė: "
 
Njė ditė, nėse vazhdojmė kėshtu, ne do tė turpėrohemi se jemi serbė dhe madje edhe fėmijėt tanė do tė turpėrohen se janė serbė nėse vazhdohet politika e tillė e tolerimit tė rezervistėve dhe paramilitarėve serbė nė Kosovė".
 
 
Nesėr PDK shkrihet nė BDI
 
Tetovė, 19 qershor 2003 - Nesėr edhe zyrtarisht do tė bėhet bashkimi tashmė i paralajmėruar i dy partive politike shqiptare nė Maqedoni, pėrkatėsisht PDK do tė shkrihet nė partinė Bashkimi Demokratik pėr Integrim.
 
Kėshtu thuhet nė njė njoftim tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, e cila ka caktuar njė konferencė me gazetarė nesėr nė Reēicė tė Vogėl, afėr Tetovės. Me kėtė rast do tė flasin kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti dhe ai i PDK-sė Kastriot Haxhirexha.
 
 
Sot nė Selanik fillon samiti i BE-sė
 
Selanik, 19 qershor 2003 - Shefat e shteteve dhe qeverive tė pesėmbėdhjetė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian si dhe tė vendeve tė Ballkanit Perendimor fillojnė sot nė afėrsi tė Selanikut samitin treditor qė ėshtė i pari i kėtij niveli.

Tema bosht tė kėtij takimi, ndėr tė tjera, janė ato qė kanė tė bėjnė me Lindjen e Mesme, marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara, projekt-kushtetuta e BE-sė, problemet me imigracionin e jashtėligjshėm dhe azilin.

Njė ēėshtje mė vete do tė jenė edhe marrėdhėniet me vendet balkanike qė aspirojnė pėr t'ju bashkuar familjes evropiane.

Autoritetet greke ndėrkohė kanė ndėrmarrė njė varg masash tė sigurisė, nga frika e sulmeve terroriste dhe demonstratat e paralajmėruara.

Njė zėdhėnės i policisė nė Athinė tha se pėr kėtė qėllim janė angazhuar rreth 15 mijė policė e ushtarė.

Sipas tij, fjala ėshtė pėr njė operacion me pėrmasa mė tė mėdha sigurie qė ndonjėherė ėshtė ndėrmarrė nė kėtė vend.
 
 
Kris Paten angazhohet qė nė BE tė pranohen tė gjitha vendet e Ballkanit
 
Londėr, 19 qershor 2003 - Kris Paten, komesioner i punėve tė jashtme tė Bashkimit Evropian, shkruan nė numrin e sotėm tė gazetės "Gardian" se nė interesin e tė gjithė anėtarėve tė BE-sė qė tė pranohen tė gjitha vendet e Ballkanit.

Dhe ndėrsa shefat e shteteve janė duke mėsuar tė shqiptojnė emrat e kolegėve tė tyre nga dhjetė vendet tė cilat vitin e ardhshėm do tė bėhen anėtarė tė klubit evropian, mund tė shtrohet pyetja se a ėshtė ky momenti i vėrtetė qė tė mendohet pėr zgjerimin e metejshėm.
 
Po - thotė Paten, dhe shton se vokacioni evropian i pesė vendeve tė Ballkanit Perėndimor - Shqipėrisė, B e H, Kroacisė, Maqedonisė dhe Serbisė e Malit tė Zi - ėshtė i mirėnjohur.
 
 
Papandreu: Takimi BE-Ballkani Perėndimor do tė ketė rėndėsi historike pėr rajonin
 
Athinė, 19 qershor 2003 - Shefi i diplomacisė greke Jorgos Papandreu ka deklaruar se takimi Bashkimi Evropian - Ballkani Perėndimor do tė ketė rėndės historike pėr rajonin dhe ka theksuar ardhjen e pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe serbė tė Kosovės nė atė takim. Takimi BE-Ballkan do tė mbahet tė shtunėn paradite nė pushimoren Porto Karas nė siujdhesėn Halkidiki.
 
 
Solana thotė se samiti i Selanikut do tė shėnojė njė fazė tė re ndėrmjet BE-sė dhe rajonit
 
Bruksel, 19 qershor 2003 - Samiti i BE-sė nė Selanik do tė shėnojė njė fazė tė re nė marrėdhėniet ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit, thotė pėrfaqėsuesi i latė pėr Politikė tė Jashme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana.
 
Sipas tij nuk ka dyshim qė e ardhmja e rajonit ėshtė nė BE, por samiti nuk ėshtė fundi i procesit tė integrimit, por shenjė se BE po shton angazhimin nė rajon e kjo kėrkon vite, tha z. Solana.
 
 
Rojet kufitare maqedonase kanė vrarė njė shtetas shqiptar dhe kanė plagosur njė tjetėr
 
Bllace, 19 qershor 2003 - Rojet kufitare maqedonase kanė vrarė dje paradite njė shtetas shqiptar dhe kanė plagosur njė tjetėr 500 metra nė thellėsi tė territorit maqedonas. Ngjarja ka ndodhur nė momentin kur dy shqiptarėt nga Dibra e Madhe po ktheheshin nė shtėpitė e tyre.
 
Burimet zyrtare pranė Ministrisė sė Rendit Publik tė Maqedonisė kanė bėrė tė ditur se nga ky akt ka mbetur i vrarė shtetasi shqiptar Agron Sherifi, ndėrkaq ėshtė plagosur Arben Qamil Kaja 33-vjeēar, ngase siē thuhet nė kėtė njoftim ata nuk ishin ndalur pas urdhėrit tė policisė maqedonase.

Zėdhėnėsi i Ministrisė maqedonase tė Mbrojtjes thotė se dy persona kanė pasur njė kalė, i cili siē thuhet dyshohet se ka qenė i ngarkuar me armė. Ky ėshtė incidenti i parė mė i rėndė kufitar brenda kėtij viti.

Zyrtarėt e Shqipėrisė dhe ata tė Maqedonisė nė nivel tė komisioneve tė veēanta po punojnė pėr ndriēimin e kėsaj ngjarje tė rėndė.
 
 
Midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė hapen edhe dy pika tė reja kufitare
 
Tiranė, 19 qershor 2003 - Nė zonėn kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė pritet tė hapen edhe dy pika tė reja kufitare, duke e ēuar nė pesė pikat e komunikimit mdidis dy vendeve. Kjo u bė e ditur gjatė vizitės qė po bėn nė Tiranė zėvendėskryeministri i Maqedonisė Musa Xhaferi.
 
Gjatė takimeve ėshtė biseduar edhe pėr intensifikimin e kontakteve dypalėshe, tė cilat do t'u shėrbejnė objektivave dypalėshė pėr integrimin evropian.
 
 
Busek thotė se vendet e Ballkanit duhet tė mėsohen tė bashkėjetojnė
 
Bruksel, 19 qershor 2003 - Vendet e Ballkanit duhet tė mėsohen tė bashkėjetojnė. Kjo nėnkupton bashkėpunimin ndėrmjet shteteve, sepse edhe vetė integrimi evropian nė fakt paraqet shkallėn mė tė lartė tė njė bashkėpunimi ndėrshtetėror, ka thėnė nė njė intervistė pėr "Evropėn e lirė", Erhard Busek, kreu i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore.
 
Ai nėnvizoi se tė gjitha ēėshtjet kontestuese nė rajon duhet tė zgjidhen ndėrmjet dialogut dhe kjo vlen edhe pėr Kosovėn, sepse gjithēka qė ndodh ėshtė e ndėrlidhur dhe ndikon nė gjėra tjera. Njerėzit nė kėtė rajon duhet ta dijnė se BE e sheh rajonin si tėrėsi, tha Busek.

"Neve na duhen zgjidhje tė pėrhershme nė Evropėn Juglindore. Mendoj se edhe ky ėshtė njė parakusht pėr hyrje nė strukturat evropiane, sepse anėtarėsimi nė BE gjithashtu ėshtė zgjidhje e pėrhershme", tha Busek.
 
 
R. Prodi thotė se BE e ka marrė me seriozitet punėn pėr t'i pėrfshirė nė BE vendet e Ballkanit Perėndimor
 
Bruksel, 19 qershor 2003 - Bashkimi Evropian e ka marrė me seriozitet punėn pėr t'i pėrfshirė nė kėtė organizėm vendet e Ballkanit Perėndimor, por qeveritė vetė duhet t'i ndėrmarrin reformat e caktuara pėr anėtarėsimin e tyre kanė thėnė zyrtarėt e BE-sė.
 
Unifikimi i Evropės nuk do tė jetė pėrderisa miqtė tanė nė Ballkan nuk bėhen pjesė e familjes - ka thėnė kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi.

Ndėrkaq komesioneri pėr Marrėdhėnie me Jashtė i BE-sė Kris Paten ka thėnė se gjasat pėr anėtarėsim nė BE janė reale, por anėtarėsimi duhet tė meritohet. Ai thotė se do tė nevojitet punė e palodhshme dhe vullnet politik i pushtetarėve nė rajon, ka thėnė Paten.
 
 
Nga njė granatė ėshtė vrarė njė irakian, kurse janė plagosur 12 tė tjerė
 
Bagdad, 19 qershor 2003 – Njė granatė mortaje ka goditur gjatė natės bazėn e koalicionit nė qytetin Samara nė veri tė Bagdadit dhe ka vrarė njė irakian, kurse ka plagosur 12 tė tjerė, bėhet e ditur sot (e enjte) nė njė deklaratė tė ushtrisė amerikane, njofton AP.
 
Zėdhėnėsi ushtarak amerikan ka thėnė se baza ėshtė goditur me njė rreth mortaje 82 mm. Ushtarėt kanė thėnė se kanė dėgjuar tri tė shtėna dhe s'kanė pasur mundėsi tė kthejnė zjarrin.
 
 
Njė bombėhedhės ka hedhur nė erė njė shitore ushqimesh nė Izrael, ka vrarė dhe pronarin e saj izraelit
 
Jerusalem, 19 qershor 2003 – Njė bombėhedhės vetėvrasės ka hedhur sot (e enjte) veten nė erė njė shitore ushqimesh nė veri tė Izraelit dhe pos vetes ka vrarė edhe pronarin e saj izraelit, duke vėnė kėshtu palanin amerikan tė paqes nė vėshtirėsi edhe mė tė thella, njofton Rojter.
 
Ky shpėrthim koincidon me dėshtimin e pėrpjekjeve tė kryeministrit palestinėez, Mahmut Abas, pėr tė bindur militantėt qė t'i pėrgjigjen thirrjes pėr armėpushim me Izraelin dhe i paraprin vizitės sė sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, nė Lindjen e Mesme.
 
Pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm nė orėt e hershme tė mengjesit nuk e ka marrė askush, por ministri i brendshėm izraelit ka fajėsuar grupet militante Hamas dhe Xhihadi islamik.
 
 
Administrata amerikane arsyeton luftėn
 
Uashington, 19 qershor 2003 - Presidenti Bush ndodhet pėrballė akuzave tė reja se ai ka ekzagjeruar kėrcėnimin rreth armėve tė supozuara irakiane tė shkatėrrimit nė masė pėr tė fituar mbėshtje pėr luftėn.

Njė nga konkurrentėt kryesorė pėr postin e kandidatit zyrtar pėr president nga demokratėt, senatori Xhon Keri, i cili mbėshteti luftėn, tha se Bush, siē u shpreh ai, na mashtroi tė gjithėve. Ai tha se Kongresi i cili po kryen hetime, do ta zbulojė tė vėrtetėn.

Por, njė zyrtar i lartė i Pentagonit, Dagllas Feith, i tha BBC-sė se armėt do tė gjendeshin. Zoti Feith tha se mungesa aktuale e dėshmisė sė fortė tė njė programi armėsh nuk do tė thotė se lufta ishte e gabuar.
 
 
Arrestohet sekretari personal i Sadam Husseinit
 
Bagdad, 19 qershor 2003 - Ushtria amerikane thotė se ka arrestuar personin numėr 4 nė listėn e Shteteve tė Bashkuara pėr eksponentėt mė tė kėrkuar nė Irak. Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleisher, tha se arrestimi i Abid Hamid Mahmudit ėshtė me shumė rėndėsi.
 
Mahmud shėrbente nė postin e sekretarit personal tė udhėheqėsit tė pėrmbysur irakian, Sadam Husein. Vetėm Sadam Husseini dhe dy djemtė e tij janė tri personat nė krye tė listės sė ish zyrtarėve mė tė kėrkuar nė Irak.

Zyrtarėt amerikanė thonė se zoti Mahmud mund tė japė informacion rreth armėve irakiane tė shkatėrrimit nė masė.
 
 
Arrestohen dy gazetarė nė Afganistan pėr blasfemi kundėr religjionit
 
Kabul, 19 qershor 2003 – Kombet e Bashkuara kanė shprehur interesim pėr arrestimin e dy gazetarėve, tė cilėt kanė shkruar artikuj, qė autoritetet afgane i kanė gjykuar tė jenė blasfemi pėr kėtė vend thellėsisht prapanik islamik, njofton Rojter.
 
Bėhet e ditur se zyrtarėt afganė kanė ndaluar gazetėn "Aftaab", kurse kryeredaktori i saj, Husein Mehdavi ėshtė arrestuar. Ndėrkaq, gazetari i dytė i arrestuar ėshtė Ali Riza, njė shtetas iranian, qė jeton nė Kabul.
 
Tė burgosurit i kanė vizituar pėrfaqėsues tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Afganistan dhe tė Organizatės afgane pėr tė drejtat e njeriut.
 
Zyrtari afgan ka thėnė se disa artikuj tė gazetės sė ndaluar kanė qenė "pėrdhosės". Njė nga frazat ofenduese ka qenė: "Religjioni plus qeverisja janė barazi me despotizmin", ka shtuar ai.
 
 
Kryeministri palestinez nuk pati sukses nė bisedimet me udhėheqėsit ekstremistė
 
Jerusalem, 19 qershor 2003 - Kryeministri palestinez, Mahmud Abbas, nuk arriti pėrsėri tė bindė grupet ekstremiste palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik, qė tė ndėrpresin sulmet kundėr civilėve izraelitė.

Por zyrtarėt e Hamasit thanė se ky grup ėshtė i gatshėm tė zhvillojė diskutime tė mėtejshme lidhur me kėtė ēėshtje. Zoti Abbas zhvilloi bisedime me tė dy grupet dje nė pėrpjekje pėr tė arritur njė armėpushim.

Nė njė zhvillim tjetėr, presidenti Bush i telefonoi presidentit tė Egjiptit, Hosni Mubarak, pėr t'i kėrkuar qė ta ndihmojė zotin Abbaz tė konsolidojė forcat palestineze tė sigurimit qė tė godasin grupet ekstremiste.
 
 
SHBA tė shqetėsuara pėr programin bėrthamor iranian
 
Uashington, 19 qershor 2003 - Irani nuk pranon se po zhvillon armė bėrthamore. Por administrata e Presidentit Bush thotė se ėshtė tepėr e preokupuar rreth synimeve bėrthamore tė Teheranit.

Presidenti Bush thotė se kjo ėshtė njė ēėshtje qė ai e ka diskutuar me udhėheqės tė vendeve tė tjera tė botės.

"Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė bashkohet pėr t’ia bėrė shumė tė qartė Iranit se nuk do tė tolerojė ndėrtimin e armėve bėrthomore nė atė vend. Irani do tė ishte njė vend i rrezikshėm, po tė kishte armė bėrthamore".

Kėto komente bėhen ndėrkohė qė agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr kontrollin e armėve bėrthamore diskutoi njė raport tė ri sipas tė cilit Irani ka refuzuar tė japė shpjegime pėr importimin, pėrpunimin dhe magazinimin e materialeve bėrthamore, pavarėsisht se ka premtuar ta bėjė njė gjė tė tillė.
 
 
Nė Toronto kanė vdekur edhe dy persona nga SARS-i
 
Toronto, 19 qershor 2003 - Autoritetet shėndetėsore kanadeze kanė bėrė tė ditur se nė Toronto kanė vdekur edhe dy persona nga SARS-i, duke e rritur kėshtu numrin e pėrgjithshėm nė 35, ndėrkaq numri i tė infektuarve edhe mė tutje mbetet nė 42. Vala e dytė e epidemisė ėshtė paraqitur nė gjysmėn e majit nė Toronto, ndonėse autoritetet shėndetėsore mendonin se virusi ėshtė ērrėnjosur.
 
 
Nė pėrleshjet ndėrmjet trupave indoneziane dhe kryengritėse nė Aceh janė vrarė tė pakten 12 veta
 
Banda Aceh, Indonezi, 19 qershor 2003 – Nė pėrleshjet e pėrgjakshme ndėrmjet trupave indoneziane dhe kryengritėsve nė provincėn Aceh janė vrarė tė pakten 12 veta, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) njė zyrtar ushtarak, i cili ka shtuar se lufta pėr shuarjen e kryengritjes ėshtė ende shumė larg, njofton Rojter.
 
Zėdhėnėsi i lartpėrmendur ka njoftuar gjithashtu se luftimet kanė filluar kur ushtarėt ia kanė zėnė pritėn njė konvoji kryengritės nė veri tė Acehut. Kryengritėsit duan pavarėsi, ndėrsa Xhakarta i ka ofruar autonomi speciale kėsaj province tė pasur me naftė dhe gaz.
 
 
Tre policė rus janė vrarė dhe 7 tė tjerė janė plagosur
 
Moskė, 19 qershor 2003 – Tre oficerė policorė janė vrarė sot (e enjte) dhe shtatė tė tjerė janė plagosur kur autobusi i tyre ėshtė hedhur nė erė nga njė minė tokėsore afėr rajonit kryengritės, Ēeēenisė, njofton Rojter. Shpėrthimi nė Osetinė veriore, nė afėrsi me kufirin me Ingushtinė vlerėsohet tė jetė njė rast terrorizmi dhe vrasje me paramendim, ka thėnė ndihmėsprokurori rus.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.