|
Fati
qė kapėrcen kufijtė e Ylljet Aliēkaj
19 qershor 2003 / Ēerēiz
LOLOĒI
Me
tregimtarin shqiptar Ylljet Aliēka ka ndodhur njė fat i ēuditshėm
qė me librin e tij tė parė tė pritet pozitivisht. Dhe jo vetėm
kaq, por libri i parė i tij botohet nė Francė, Itali, ndėrkohė
qė bėhet edhe film dhe filmi pėrzgjidhet nė konkurrimin zyrtar
tė festivalit tė Kanės, nė maj 2001, dhe fati nuk e ka kursyer
as kur nderohet me ēmime tė tjera speciale. Shkrimtari Ylljet
Aliēka pothuajse pėr ēdo krjimtari tė bėrė rishtas, ka marrė
ēmime. Tri ēmime ndėrkombėtare pėr letėrsinė nė Francė e
nė Itali. Librin "Parrulla me gurė" nė Francė e ka pėrkthyer
ish ambasadori francez nė Tiranė, Patrick CHRISMANT. Kėshtu Aliēka
nisi njėkohėsisht tė jetė sa shkrimtar shqiptar, po aq edhe pėrfaqėsues
i shkrimtarėve tė zgjedhur europianė. Dikur nė njė tė pėrditshme
u shkrua se "nė listėn e 62 shkrimtarėve nga bota tė
detyruar pėr t'u studiuar nga studentėt e letėrsisė, filozofisė
e sociologjisė sė njė prej universiteteve mė tė vjetėr nė
Europė, Jagiellonski tė Krakovit (viti 1367) bėjnė pjesė dhe
dy shkrimtarė shqiptarė: Ismail Kadare dhe Ylljet Aliēka. Sipas
vlerėsimit tė studiuesve tė kėtij Universiteti, Kadare me
librat "Pėrbindėshi" dhe "Dosja H" i jep
studentit 10 pikė nga ky total, kurse Aliēka me librin e tij
"Kompromisi", 5 pikė". Por Ylljet Aliēka pohon se
erdhi nė rrugėn e letėrsisė me thjeshtėsi e spontanitet. Edhe
tregimet e tij shquhen nga njė dukje e tillė por kanė
gjithashtu prurje origjinale. Komunikon thjesht ku duket njė mirėkuptim
njerėzor. Vetė Aliēka dėshmon se rruga e krijimtarisė sė tij
pėrshkohet duke gjykuar rrethanat, jetėn dhe problemet e epokės
ku ne jetojmė.
Patrick
CHRISMANT Ambasador i Francės shkruan pėr tė "Tė mos
harrojmė megjithatė se Ylljet Aliēka shkruan nė njė kohė kur
ėndrrat janė shembur: ėndrra e njė shoqėrie tė drejtė dhe
pa klasa, ėndrra e ēuarjes marramendasi drejt njė sistemi
ekonomik tė urryer pėr njė gjysėm-shekulli, ėndrra e
integrimit tė pėrshpejtuar nė gjirin e bashkėsisė politike
dhe ushtarake euro-atlantike." Dhe kėshtu duke krijuar me
kurajon qė e karakerizon fiton njė hapėsirė edhe nė
kinematografi me skenare filamash, ku merr kurajo nga
"Slogan" qė fitoi nė Kanė. Filmi e ka zanafilėn nė
librin e tij tė parė. Nė librin e dytė pėrsėri gjen njė
skenar tjetėr dhe kėto ditė nxjerr nė dritė librin e ri
"Parrullat me gurė".
TEMA:
Zoti Ylljet, ndjeheni mė i vlerėsuar me tre ēmimet ndėrkombėtare
nė fushėn e letėrsisė, apo me ato qė keni patur nė Shqipėri?
Y.
Aliēkaj:
Nuk dua tė pėrdor klishe pėr mėnyrėn e vlerėsimit. Unė kam
fituar ēmime nė Shqipėri, si ēmimi pėr prozėn mė tė mirė
dhe kjo shkon paralelisht, nėse tė gjithė shkrimtarėt do tė
rendin pas njė suksesi jashtė nė arenėn ndėrkombėtare kėtė
e bėjnė tė gjithė shkrimtarėt, kjo ka rėndėsi, por unė nuk
e veēoj nga sukseset kėtė tė fundit. Vlera e kujtdo artisti
nis brenda vendit dhe pastaj tejēohet jashtė vendit. Si rrjedhojė
e mungesės sė tė dhėnave pėr hierarkinė kulturore jashtė
vendit nė Shqipėri abuzohet, nėse nė ēdo provincė
organizohet njė konkurs letrar, kjo s'do tė thotė se ėshtė njė
vlerėsim i madh nė shkallė ndėrkombėtare, kėtu duhet pasur
kujdes.
TEMA:
Iu
kthyet zanatit tė shkrimtarit nė njė moshė tė madhe, kur ju
kishit njė profesion tjetėr, si nisi?
Y.
Aliēkaj:
Ka
nisur pak si rastėsisht, do tė mendoja se kush vazhdon tė
shkruajė letėrsi nė moshė tė madhe, ose ėshtė i marrė, ose
diēka do tė bėjė, besoj se nuk e nisa si i marrė, dikur shokėt
mė pėlqenin mėnyrėn se si i rrėfeja gjėrat. Kėshtu nisi.
TEMA:
Vazhduat
pas kėsaj tė shfaqeni njėkohshėm i suksesshėm nė gjininė e
tregimit edhe nė kinematografi...
Y.
Aliēkaj: Ashtu
siē nisa tė provoj tė shkruaj me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė
si shkrimtar dhe u bėra shkrimtar, e provova veten dhe kėshtu bėra
edhe nė fushėn e skenarėve. Ėshtė e vėrtetė qė unė po e
vazhdoj fushėn e skenarėve pak mė me vrull dhe ėshtė bėrė
fakt lidhja ime me botėn e filmit. Madje kam edhe njė skenar
tjetėr qė ėshtė mbaruar, i cili pothuajse po miratohet nga tė
huajt, po me sa shoh unė po e vazhdoj nga pėrvoja qė kam para
se tė shkruash njė skenar duhet tė kesh parasysh qė duhet njė
industri e madhe realizuese e filmit. Skenari i tretė do tė
vihet paralelisht nė proces.
TEMA:
dėrkohė
qė kinematografia shqiptare hesht dhe pėr vite tė tėra nė
monizėm u "prodhuan" skenaristė, vjen koha qė fitojnė
skenare me bazė nga vepra e Kadaresė dhe nė rastin tuaj njė
skenar nga krjimtaria juaj. Do tė ishte kjo kthesė njė sfidė
ndaj produksioneve tė vjetra?
Y.
Aliēkaj: Unė
kam mendimin se Shqipėria ka kaq shumė ngjarje dhe nė botė ka
po kaq shumė ngjarje qė pėrbėjnė njė subjekt interesant pėr
filmin. Por mendimi im specifik ėshtė se njė gjetje e mirė ėshtė
njė gjetje e mirė si pėr njė libėr tė mirė dhe pėr njė
film tė mirė. Pra, po flas pėr skenarin pastaj tė tjerat
kuptohet dhe letėrsia e Kadaresė ėshtė e spikatur pėr gjetjet
e mira dhe pėr kėtė vepra e tij ėshtė njė gjetje e mirė
edhe pėr kėndvėshtrimin. Potenciali i njė vepre ka tė gjitha
gjasat edhe pėr sukses nė kinematografi. Kėshtu ndodh edhe me
filmat e suksesshėm botėrorė, filmat mė tė mirė qė kanė
fituar, kanė bazė njė vepėr tė mirė letrare.
TEMA:
Ēfarė
sheh nė horizont pėr xhirimet e skenarit tė aprovuar nga QKK, kėtė
vit?
Y.
Aliēkaj:
pari qė duket nė kėtė horizont ėshtė regjisori Artan
Minarolli dhe pas vjen ekipi francez qė do tė asistojė. Nuk
avancoj dot nė parashikime, sepse shumė shpejt do tė kemi
surpriza. Xhirimet do tė bėhen nė qytetetin e Gjirokastrės,
Tiranės, Beratit ku do tė shėrbejnė si sfond edhe objektet e
kultit.
TEMA:
Po
skenari i tretė si do tė jetė, si titullohet ai?
Y.
Aliēkaj: Skenari
i tretė pėrsėri do tė ketė njė ngjarje tė ditės, lėnda e
tij vjen pikėrisht nga ndėrtimi i paradokseve nė kohėt qė
jetojmė. Mua mė nxiti njėherė njė artikull nė gazetė pėr
shitjen e kėtyre ēmimeve tė fisnikėrisė. U thellova pak mė
tepėr pėr kėtė fenomen dhe m'u duk se kjo temė ngėrthehet
edhe me paradokset e realitetit shqiptar, edhe tragjedinė e
realitetit tė sotėm, qoftė edhe njė ēikė mė tej dhe deri
diku dhe universale, pėr tė ashtuquajturin frustim qė i bėhet
ēdo njeriu pėr vlerat qė ka nė tė vėrtetė dhe nuk ia kanė
ditur, ēdo njeri qoftė ky, qoftė njė marangoz qoftė njė
shkencėtar qė lidhet me dėshirėn pėr tė qenė dikushi duke
blerė dhe shitur titujt. Kjo ėshtė njė gjė jo e mirė qė
ndodhi nė Shqipėri, ku u bė njė manipulim i madh me tė huajt
ku u shitėn ēmime tė tilla si "Njeriu mė i shquar i
shekullit" etj., dhe ku thelbi ėshtė se tė gjitha kėto ēmime
u shitė n. Pra nėse njė institucion tė jep ēmimin material e
shpirtėror pėr veprėn tėnde, ėshtė e natyrshme, por jo tė kėrkojė,
nė atė kohė u kėrkonin 5 dollarė. Fatkeqėsisht u gėnjyen
shumė shqiptarėt, ranė nė grackėn e saj dhe ai ėshtė njė
manipulim i kulluar dhe u bė nga Oksfordi, nga Kembrixhi nėpėrmjet
shoqatave me ato biografitė e botės. Vendet e manipuluar me
shumicė janė Afganistani, Kazakistani dhe kėto janė vendet ku
ndodhėn mė shumė kėto, meqė nė kėtė manipulim u pėrfshinė
shumė shqiptarė, shitja e titujve tė fisnikėrisė ėshtė edhe
tema e skenarit tė tretė.
TEMA:
Po
ju vetė mbėshteteni tek mendimi se jeni nė njė vend nderi nė
raport me krijimtarinė tuaj dhe komunikimin e saj me botėn?
Y.
Aliēkaj: Jo
se jam fare indiferent, por sė pari do tė thosha nuk merrem tėrė
ditėn me letėrsi, unė kam njė punė timen, punė tė mirė qė
paguhem mirė, Pėrgjegjės pėr Informacionin dhe komunikimin
pranė delegacionit tė Bashkimit Europian, me njė kontratė tė
pafund. Ėshtė njė punė e pėr mua, e pandikuar nga ndryshimet
politike tė vendit. Qė mė garanton qetėsi. E thashė kėtė
sepse pjesa e letėrsisė ose artistikja ėshtė shndėrruar nė
njė hobi ose kėnaqėsi qė unė e ndjek. Sa tė ma japė kėnaqėsi
kjo punė, unė do tė vazhdoj. Unė nuk jam partizan i klisheve
se mund tė shkruash pėr kėnaqėsinė tėnde. Nė thelb ēdo
shkrimtar e ka kėtė kėrkesė tė shkruajė qė ta pėlqejnė tė
tjerėt. Nėse kujtoj qė ėshtė hapur njė shkallė hierarkike
letrare tek gazeta "Albania" qė do thoshte 20 tregimtarėt
mė tė mirė, unė futem tek kėta 20 tregimtarė. Librat e mi
kanė dalė nga shtėpitė botuese mė elitare, austriake,
gjermane. Pra pėr mua vetėm ky fakt i vjel vetė pastaj pasojat
positive. Nė Rusi po botohet libri im nė njė shtėpi botuese tė
mirė, po ashtu edhe nė Itali del libri im tani nė nėntor qė
ėshtė pranė shtėpisė botuese Guaraldi, njė shtėpi botuese
elitare. Nganjėherė kjo mė bėn edhe shpeshherė domosdo edhe
indiferent ndaj lavdeve dhe kritikave.
TEMA:
Kur
keni qenė nė udhėkryq gjatė jetės suaj ka qenė njė motiv
shpirtėror pėr tė dalė nga kjo gjendje deri nė zgjidhjen e
duhur?
Y.
Aliēkaj: Ka
qenė vetėm fati.
TEMA:
Cilėt
janė pėrkthyesit e librave tuaj?
Y.
Aliēkaj: Nė
Gjermani kam pėrkthyes shumė seriozė, nė Itali gjithashtu ėshtė
Amik Kasoruho. Nė Poloni gjithashtu, nė Francė kam pėrkthyes
ambasadorin qė ėshtė njė pėrkthyes i shkėlqyer dhe librin e
dytė qė unė tani e botoj nė Francė e ka vėrtetė njė pėrkthim
tė kulluar. Por nė Francė jam botuar para se ambasadori francez
tė mė pėrkthente mua. Kėtė e ka bėrė njė botues francez.
TEMA:
Sa
miq jeni me shkrimtarin e madh Ismail Kadare?
Y.
Aliēkaj: Me
tė nuk jam shumė mik, por e ndej si tė tillė, se e vlerėsoj
shumė. Pėrveē letėrsisė, unė e vlerėsoj shumė nė
impenjimin e tij nė atė qė do ta quaja fjalė e madhe pėr ēėshtjen
shqiptare, qoftė brenda vendit. Duke lėnė mėnjanė atė qė ėshtė
krenaria e letėrsisė shqipe, ai po jep njė kontribut tė madh
ndaj njė pjese tė shqiptarėve qė po e denigrojnė Shqipėrinė
me psikologjinė e nėnshtrimit. Ndaj njė opinioni tė huaj. Nė
kėtė kuptim Kadereja ėshtė njė nga shembujt mė tė shkėlqyer.
TEMA:
Ēfarė
planesh tė tjera keni nė rrugėn e krijimtarisė artistike?
Y.
Aliēkaj: Libri
im tani del sė shpejti nė Itali dhe Rusi. Ndėrkohė Altin Basha
dhe Gazmend Gjoka do tė marrin njė pjesė timen pėr njė dramė
dhe do ta realizojnė nga shtatori dramė. Kur dy librat e parė u
shitėn, mendova tė bėja diēka mė tė mirė duke ndjekur
vlerat nė librat qė kam bėrė, fakti qė librat u shitėn, vijnė
nga kjo logjikė shtytėse, qė tė botoj librin "Parrulla me
gurė". Ėshtė po i njėjti libėr ku u mbėshtet filmi
"Parullat" me regji tė Xhuvanit dhe skenarin tim tė ri
po e mbėshtes mbi njė nga tregimet e mia pėrsėri, ky skenar po
ndjek fatin financiar tė filmit "Slogan". Ėshtė
aplikuar nė komisionin e qendrės sė kinemasė franceze. Ka
fituar aty, u publikua nė qendrėn e kinemasė shqiptare dhe tani
ka filluar faza pregatitore.
|