OPINIONE

   
18.06.2003 - Trepca.net

Perderisa ne meremi me vetveten te tjeret…………….!


18 qershor 2003 / Shkruar: Enver LOKU
 
  
Nuk habitem se pse ne shqiptaret humbim kohen duke u polemizuar ne mes veti, se kete e kemi bere ka here gjate historise sone ”te bujshme”. Ajo qe me teper me brengos, eshte fakti se keto turbullira tona i kane shfrytzuar te tjeret, para hunve tona.
 
Arsyeja qe me detyroi te shkruaj eshte kjo, qe mua nje dite me ra ne dore nje artikull i gazetes daneze ”POLITIKEN”, ku thueshte se BE po pergatitet qe refugjatet e ardhshem qe nisen per ne BE, te derdhen diku afer BE si psh. Shqiperi. Dhe ne kete menyre Shqiperia do te behet plehermbajtes i BE. Kete e deshmon me se miri artikulli ne fjale ( i perkthyer ne shqip), i cili vijon;
 
_______
 
 
BE do te paguaje per refugjatet
 
Nga Anette Marcher, Bruksel
11 qershor 2003, "Politiken"
 
 
Muret e medha dhe telat me gjemba rreth FORT EUROPËS, me siguri nuk mjaftojne per ti mbajtur ardhacaket dhe refugjatet jashta BE.
 
Per kete arsye komisioni I BE propozon tani, qe tu ndihmohet vendeve ne Afrike, Azi dhe ne Ballkan per ti mbajte qytetaret e tyre, te cilet deshirojen te dalin jashte vendeve te tyre - bile edhe ti paguajne ato vende per ti ripranuar azilkerkuesit te refuzuar dhe ardhacaket e ilegal.
 
1.8 bilion kroner
Sipas komisionit Europian, duhet ne 4 vitet e ardhshme, te harxhoje mbi 1.8 bilion kroner, mes tjerash per te permirsuar ruatjen e kufijve dhe kontrollimin e vizave ne ato vende te cilat prodhojne shume azilkerkues dhe ardhacake.
 
Behet fjale per vende si psh. Maroko, Shqiperia, Somalia dhe Rusia. Ky cmim do te perdoret edhe per te perzene njerez jashte BE - ose duke u dhene nje shume te hollash ne gjep, ose si nje peshqersh atij vendi, tek I cili dergohen keta ( refugjatet dhe ardhacaket).
 
Duhet nje marrveshje
Natyrisht se te hollat do te jepen atehere, kur nje shtet ka premtuar dhe ka nenshkruar marveshjen me BE, me te cilen shtetet ne fjale duhet ti marin azilkerkuesit e refuzuar dhe ardhacaket illegal.
 
 
-------------
 
Si qe shifet, ketu nuk ka asgje te keqe nese behet fjale, qe shtetet ne fjale ti marin qytetaret e tyre perseri. Por te dielen e shkuar me 15.qershore ne Radio Danimarken degjova se, Britania e Madhe (BM) vec ka ndertuar nje kamp refugjatesh ne Kroaci (afer Zagrebit). Ky kamp duhet te pranoje te gjithe refugjatet e padeshirushem ne BM e me gjere.
 
Shtrohet pyetja se qdo te behet me demografine e shteteve ne fjale, gje per te cilen shtetet ne ballkan kane bere lufte?
 
Ne fund dua te them edhe kete se, si do qe te jete BE (Europa) gjithmone ka qene kunder interesave tona, por megjithate ajo eshte nje fuqi dhe ne (vecanti politikanet shqiptare), duhet ti mirembajne mardheniet  me ta, edhe pse ata kete nuk e meritojne.
 
Megjithate opozita shqiptare kudo qe gjendet ne vendet Ballkanike duhet te dije te luaje kete karte, ndersa ne anen tjeter pozita duhet te perforcoje maredhenite me SHBA ne.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Të gjitha të  drejtat e rezervuara.