| |
 |
|
|
|
18.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 18 qershor 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Rugova, Shtajner, Rexhepi e
Todoroviq e pėrbėjnė delegacionin e Kosovės nė samitin e
Selanikut
-
Presidenti Rugova ka marrė njė
letėr pėrgėzimi nga Presidenti Moisiu me rastin e Ditės sė
Lirisė
-
Qeveria e Kosovės kėrkon
anulimin e urdhėresės administrative pėr regjistrimin civil
-
Sot u shpall konkursi pėr
regjistrimin e studentėve tė rinj nė Universitetin e
Prishtinės
-
Sipas njė sondazhi, 85,9 pėr
qind e qytetarėve janė pėr Kosovėn shtet i pavarur
-
KMDLNJ kėrkon nga UNMIK-u ta
shfuqizojnė Udhėzimin Administrativ 2003/1 si akt
diskriminues
-
Kundėrshtohet i Bordit kėshilldhėnės
nė Mitrovicė edhe me dy serbė
-
Lidhja Shqiptaro-Amerikane kėrkon
nga administrata e presidentit Bush qė Kosovės qysh tani t'i
jepet pavarėsia
-
P. Majko thotė se pavarėsia e
Kosovės ėshtė e vetmja mundėsi pėr tė pasur njė rajon tė
qetė
-
Klaus Rajnhard thotė se pėrpara
zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit ėshtė kusht mosndarja
e Kosovės
-
Nė Bosnjė arrestohen tre
shqiptarė pėr trafikim me njerėz
-
Masa tė mėdha sigurie pėr
samitin e Selanikut
-
Priten protesta kundėr samitit tė
Selanikut
-
Trupat amerikane kanė vrarė dy
protestues irakianė
-
Pauell thotė se s'ka ēėshtje me
rėndėsi mė tė madhe pėr SHBA-tė se programet e armėve bėrthamore
tė Koresė Veriore
-
Vazhdon dhuna
izraelito-palestineze
-
Mbytet njė anije me emigrantė nė
Itali
-
Nė Irak do tė krijohet njė
gjykatė e re
-
Vazhdojnė protestat nė Iran
-
Dy ish ministra britanikė akuzojnė
Blerin
-
OKB dėrgon vėzhgues nė Liberi
-
Ėshtė vrarė sot nė Bagdad edhe
njė njė ushtar amerikan, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur
-
Ēeēenėt kanė vrarė sot 3
policė rusė nė Grozni
-
Njė gjykatė nė Hanoi ka dėnuar
me 13 vjet burg njė doktor vietnamez
-
Nė Mozambik tė paktėn 87
viktima nga epidemia e kolerės
-
Njė grua iraniane ėshtė vetėndezur
sot gjatė protestave nė Paris
-
Nga dy aeroplanė tė rrėzuar nė
Floridė janė gjetur katėr trupa tė pajetė tė viktimave
-
Futboll: Sot zhvillohet ndeshja
finale e Kupės sė Kosovės, Prishtina - KEK-u
-
Bekham do tė shkojė nė
Real Madrid
|
|
|
|
|
|
- Rugova,
Shtajner, Rexhepi e Todoroviq e pėrbėjnė delegacionin e
Kosovės nė samitin e Selanikut
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner bėri
tė ditur se nė delegacionin e pėrbashkėt tė UNMIK-ut dhe
institutucioneve tė Kosovės nė samitin e BE nė Selanik do
tė marrin pjesė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova,
kryeministri Bajram Rexhepi dhe bashkėrenduesi ndėrministror
nė kabinetin e kryeministrit pėr persona tė zhvendosur
Milorad Todoroviq.
-
- Shtajner,
i cili do tė kryesojė delegacionin ka publikuar kėta emra nė
orėt e vona tė pasditės sė djeshme nė fund tė njė
vizite nė komunėn e Artanės, ku u takua me anėtarėt e
familjeve serbe tė kthyera ditė mė parė nė kėtė
lokalitet tė Kosovės.
Shtajner tha se ėshtė e rėndėsishme qė delegacioni ka pėrbėrje
shumetnike, sikundėr edhe komuna ku ai kishte zgjedhur tė
publikojė emrat e pjesėtarėve tė delegacionit dhe kjo do tė
jetė njė porosi e mirė qė Kosova do tė dėrgojė nė
Selanik, theksoi ai. Sipas Shtajnerit, ky do tė jetė njė
rast i mirė pėr institucionet e pėrkohshme nė Kosovė qė
tė bisedojnė me tė gjithė.
-
- Selaniku
do tė ketė rregullat e veta tė lojės qė nėnkupton se tė
gjithė duhet tė flasin me tė gjithė, prandaj kjo do tė
mundėsojė qė tė dėshmohet se pėrparimi nė Kosovė ėshtė
i mundshėm megjithė vėshtirėsitė ekzistuese. Ai tha se nė
kėtė takim do tė ketė kontakte edhe ndėrmjet Prishtinės
dhe Beogradit, ndėrkaq dialogu i mirėfilltė do tė fillojė
sė shpejti pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike me interes tė
dyanshėm.
Shtajner citohet po ashtu tė ketė thėnė se qėllimi i pėrfaqėsuesve
tė Kosovės nė Selanik do tė jetė qė t'i bindin udhėheqėsit
e BE-sė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Evropė. Sipas
tij udhėheheqėsit evropianė duhet tė pranojnė dhe tė
njohin rėndėsinė e Ballkanit dhe pėrgjegjėsitė qė kanė
ndaj kėtij rajoni.
-
-
- Presidenti
Rugova ka marrė njė letėr pėrgėzimi nga Presidenti Moisiu
me rastin e Ditės sė Lirisė
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i ka
arritur njė letėr pėrgėzimi nga Presidenti i Shqipėrisė
Alfred Moisiu, me rastin e 12 Qershorit - Ditės sė Lirisė sė
Kosovės. Nė kėtė letėr pėrgėzimi thuhet:
I nderuari Zoti President Rugova,
Me rastin e Ditės sė Lirisė, katėrvjetorit tė hyrjes sė
trupave tė NATO-s nė Kosovė, kam kėnaqėsinė T'ju uroj pėrzemėrsisht
Juve personalisht dhe nėpėrmjet Jush tė gjithė qytetarėve
tė Kosovės.
12 qershori do tė mbahet mend gjatė dhe do tė kujtohet me
respekt e nderim tė veēantė, nga tė gjithė shqiptarėt,
banorėt e Kosovės dhe mbarė admiruesit e paqes e tė
humanizmit nė botė.
-
- Ajo shėnoi
ēlirimin e Kosovės nga regjimi i Milosheviēit, duke
parandaluar njė prej katastrofave mė tė mėdha humanitare,
si dhe duke hapur njė epokė tė re paqeje, ndryshimesh
demokratike, bashkėjetese dhe integrimi pėr tė gjithė
banorėt e Kosovės dhe tė rajonit tonė.
Ne tė gjithė i jemi mirėnjohės koalicionit ushtarak tė
NATO-s, tė udhėhequr nga SHBA, pėr rolin e tyre vendimtar nė
kėtė ngjarje me rėndėsi historike. Nderimi ynė nė kėtė
pėrvjetor shkon tek ato bij e bija tė Kosovės qė dhanė
jetėn e tyre qė Kosova tė jetė e lirė dhe tė jetojė
realitetin e sotėm.
Unė shpreh kėnaqėsinė time, i dashur Rugova, qė tė
konstatoj se brenda njė kohė tė shkurtėr Kosova ka
ndryshuar shumė nė rrugėn e saj drejt njė shoqėrie tė
bazuar mbi vlerat demokratike.
-
- Arritjet
e shėnuara nga Ju dhe UNMIK nė zhvillimin e demokracisė,
realizimin e zgjedhjeve, formimin e institucioneve si dhe
parimit tė bashkėjetesės, janė tė admirueshme dhe njė pėrgjigje
domethėnėse ndaj pėrpjekjeve tė miqve dhe aleatėve tanė
ndėrkombėtarė qė mė 1999 mundėsuan ēlirimin e Kosovės
nga ushtria e Millosheviqit.
Shpreh bindjen time se Kosova dhe banorėt e saj do tė arrijnė
t'ia dalin me sukses nė pėrpjekjet e tyre pėr forcimin e
shoqėrisė demokratike e shumetnike, si dhe bashkimin e saj
me rrjedhat integruese.
Edhe njėherė, zoti President, gėzuar festėn dhe mbarėsi pėr
Ju e popullin e Kosovės.
Me respekt tė veēantė,
Alfred Moisiu, - thuhet nė fund tė letrės sė Presidentit tė
Shqipėrisė.
-
-
- Qeveria
e Kosovės kėrkon anulimin e urdhėresės administrative pėr
regjistrimin civil
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Qeveria e Kosovės ka kėrkuar anulimin e urdhėresės
administrative tė Shtyllės sė Dytė tė UNMIK-ut pėr
regjistrimin civil sipas sė cilės qytetarėt e Kosovės
duhet tė rikonfirmojnė dokumentet e tyre nėpėrmjet
dokumenteve tė mėparshme tė Serbisė apo ish-Jugosllavisė.
-
- Qeveria
thotė se kjo urdhėresė ka konotacione negative politike dhe
se kjo mund tė ndėrlidhet me tendencėn qė nė shtetet e
Evropės t'u bėhet presion qytetarėve tė Kosovės tė
shkojnė nėpėr konsullata dhe tė pajisen me dokumentacione
serbe.
Para disa ditėsh edhe tri grupet parlamentare tė komunės sė
Prishtinės pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt kanė kundėrshtuar
ashpėr urdhėresės administrative tė Shtyllės sė Dytė tė
UNMIK-ut pėr regjistrimin civil.
-
-
- Sot
u shpall konkursi pėr regjistrimin e studentėve tė rinj nė
Universitetin e Prishtinės
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Universiteti i Prishtinės ka shpallur sot
konkursin pėr regjistrimin e studentėve tė rinj nė vitin e
ri akademik 2003/04.
-
- Kėshtu
nė vitin e parė tė studimeve nė kėtė universitet do tė
regjistrohen 5516 studentė tė rregullt. Nė fakultete do tė
regjistrohen 5011 ndėrkaq nė shkolla tė larta 505 studentė.
Nė rektoratin e UP thonė se provimet pranuese do tė jenė tė
mgjashme me ato tė vitit tė kaluar, ndėrkohė qė nuk
paralajmėrohen krijime tė departamenteve tė reja nė UP.
Studentėt e viseve tė tjera shqiptare do tė trajtohen si
edhe studentėt e Kosovės.
Konkursi i UP sot ėshtė publikuar nė shtypin e pėrditshėm
tė Kosovės me hollėsitė e nevojshme pėr kushtet dhe
afatet pėr provimin pranues dhe dokumentet e nevojshme.
-
-
- Sipas
njė sondazhi, 85,9 pėr qind e qytetarėve janė pėr Kosovėn
shtet i pavarur
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Sipas njė sondazhi tė organizatės joqeveritare
KACI (Aksioni Kosovar pėr Shoqėri Civile) tė Prishtinės,
85,9 pėr qind tė qytetarėve tė anketuarve nga tė gjitha
komunitetet janė tė mendimit se Kosova duhet tė bėhet
shtet i pavarur, i pėrfshirė nė strukturat euroatlantike.
-
- Ndėrkaq
61 pėr qind e konsiderojnė shumė tė rėndėsishėm takimin
e Selanikut, por vetėm 30 pėr qind janė pro takimir tė pėrfaqėsuesve
tė Kosovės me ata serbė nė Selanik, e 28% janė kundėr,
ndėrkohė qė 95% janė shprehur pro pjesėmarrjes sė
delegacionit tė Kosovės nė samitin e Selanikut.
-
-
- KMDLNJ
kėrkon nga UNMIK-u ta shfuqizojnė Udhėzimin Administrativ
2003/1 si akt diskriminues
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Miratimi i Udhėzimit Administrativ 2003/1 nga
Zyra Qendrore pėr regjistrim civil e UNMIK-ut ka ngjallė
shumė pakėnaqėsi te qytetarėt e Kosovės. Shkak pėr kėtė
ėshtė se me kėtė udhėzim, qytetarėve tė interesuar pėr
marrjen e dokumenteve tė udhėtimit tė UNMIK-ut (dhe pėr
vazhdimin e tyre) pos dokumenteve tė tjera, po u kėrkohet
edhe njė dokument i ish-Jugosllavisė (letėrnjoftimi apo
pasaporta).
Arsyetimi i zyrtarėve tė UNMIK-ut se miratimi i udhėzimit
administrativ paraqet shtim tė masave tė kontrollit tė dėshmive
me shkrim tė aplikuesve pėr regjistrim si banorė tė pėrhershėm
tė Kosovės dhe pėr nxjerrjen e dokumenteve tė udhėtimit,
pėr shkak se njė numėr i madh i rasteve tė regjistrimit
ėshtė i bazuar nė dėshmi tė falsifikuara dhe se
dokumetet e udhėtimit janė marrė nė mėnyrė tė
paligjshme ėshtė mjaft jobindėse dhe tejet provokative pėr
qytetarėt e Kosovės dhe lirisht mund tė thuhet se ka
prapavijė politike, thuhet nė njė prononcim tė KMDLNJ-sė.
Pro KMDLNJ thekson se nėse dikush nga qytetarėt e Kosovės
ka paraqitur dėshmi tė rrejshme pėr regjistrim civil dhe pėr
dokument tė udhėtimit atėherė ai duhet tė pėrballet me
normat ligjore. Mundėsia e paraqitjes eventuale tė ndonjė
shėnimi tė rrejshėm ose jo tė plotė nuk guxon kurrsesi tė
rezultoj me sanksione tė pėrgjithshme ndaj tė gjithė
qytetarėve tė Kosovės, siē ėshtė rasti me Udhėzimin
Administrativ 2003/1.
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė
Njeriut e konsideron Udhėzimin Administrativ tė UNMIK-ut
2003/1 si dokument me tė cilin cenohen tė drejtat e qytetarėve
tė Kosovės pėr t'u regjistruar si banorė tė pėrhershėm
tė Kosovės dhe pėr tu pajisur me dokumente pėrkatėse tė
identifikimit dhe tė udhėtimit dhe si rrjedhojė e pamundėson
nė masė tė mafdhe lėvizjen jashtė territorit tė Kosovės,
duke ua mohuyar tė drejtėn e posedimit tė dokumentit pėr
udhėtim.
KMDLNJ kėrkon nga autoritetet ndėrkombėtare ta shfuqizojnė
Udhėzimin Administrativ 2003/1 si akt diskriminues tė
drejtuar kundėr shumicės sė qytetarėve tė Kosovės nė pėrgjithėsi
dhe shqiptarėve nė veēanti. KMDLNJ po ashtu kėrkon pėrgjegjėsi
pėr pėrpiluesit e kėtij udhėzimi si dhe ndaj atyre qė janė
duke e zbatuar.
-
-
- Kundėrshtohet
i Bordit kėshilldhėnės nė Mitrovicė edhe me dy serbė
-
- Mitrovicė,
18 qershor 2003 - Faruk Korenica i vetmi shqiptar nė Bordin kėshilldhėnės
nė pjesėn veriore tė Mitrovicės i emėruar nga
kryeadministratori Mihael Shtajner i ka dėrguar njė letėr
administratores komunale tė Mitrovicės nėpėrmjet sė cilės
kundėrshton idenė pėr zgjerimin e Bordit nga 7 nė 9 anėtarė.
-
- Ai e ka
quajtur kėtė ndėrrim tė qėndrimit tė administratės sė
UNMIK-ut pėr zgjerimin e kėtij Bordi si hapje tė
"Kutisė sė Pandorės".
Ai ka rikujtuar administratoren ndėrkombėtare nė Mitrovicė
se nė vnedimin e z. Shtajner theksohet se Kėshilli
multietnik do tė pėrbėhet nga katėr serbė, njė shqiptar,
njė boshnjak dhe njė ndėrkombėtar dhe ka shfaqur habinė pėr
gatishmėrinė e saj pėr zgjerimin e kėtij kėshilli edhe me
dy anėtarė serbė, ka thėnė Korenica.
-
-
- Lidhja
Shqiptaro-Amerikane kėrkon nga administrata e presidentit
Bush qė Kosovės qysh tani t'i jepet pavarėsia
-
- Nju-Jork,
18 qershor 2003 - Lidhja lobisete shqiptaro-amerikane po pėrpiqet
t'i pėrcjellė administratės sė Presidenti Bush mesazhin e
saj se Kosovės duhet t'i jepet qysh tani pavarėsia e plotė.
-
- Lidhja
Qytetare Shqiptaro-Amerikane me qendėr nė Nju-Jork, siē ka
njoftuar mbrėmė "Zėri i Amerikės", ka konstatuar
se synimi i saj ėshtė qė ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės,
e cila tash pėr tash kundėrshtohet nga Departamenti i
Shtetit tė qėndrojė nė platformėn e politikės sė
jashtme tė administratės amerikane.
Ky mesazh, doli nga njė solemnitet, qė u mbajt nė Kongresin
amerikan nė Uashington, ku iu dhuruan tri mirėnjohje tre pėrkrahėsve
tė njohur tė pavarėsisė sė Kosovės: Tom Lantosh, Henri
Hajd dhe Benxhemin Gilman.
-
-
- P.
Majko thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja mundėsi
pėr tė pasur njė rajon tė qetė
-
- Tiranė,
18 qershor 2003 - Ministri i Mbrojtjes tė Shqipėrisė, Pandeli Majko, ka theksuar se
pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė njė nga mundėsitė, pavarėsia
e Kosovės ėshtė e vetmja mundėsi pėr tė pasur njė rajon
tė qetė, tė stabilizuar dhe pėr tė kaluar dramat e tė sė
kaluarės.
-
- Kriza
aktualisht nuk qėndron te padurimi i shqiptarėve tė Kosovės
pėr tė pasur pavarėsinė e tyre, por qėndron tek njė lloj
krize e institucioneve serbe tė Beogradit, i cili tashmė
duhet tė mėsohen tė kuptojnė se ėshtė Beogradi i Serbisė
dhe jo i Jugosllavisė, ka thėnė ministri Majko nė njė
intervistė pėr "Dojēe velen".
-
-
- Klaus
Rajnhard thotė se pėrpara zgjidhjes sė ēėshtjes sė
statusit ėshtė kusht mosndarja e Kosovės
-
- Berlin,
18 qershor 2003 - Ish-komandanti i KFOR-it nė Kosovė, gjenerali gjerman, Klaus
Rajnhard, duke shfaqur qėndrimin e tij rreth statusit pėrfundimtar
tė Kosovės tha se "ēėshtja e statusit politik tė
Kosovės nuk mund tė shtyhet nė njė periudhė afatgjatė.
"Kusht pėrpara zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit ėshtė
sipas mendimit tim mosndarja e Kosovės. Kosova nėpėrmjet
shumicės duhet t'u japė pakicave siguri ligjore tė tillė,
qė tė mos gjenden nė njė presion tė madh.
-
- Nėse
kjo nuk zgjidhet e kam tė pamundur tė paraftyroj njė status
qė ofron mėvetėsi, apo edhe mundėsinė e integrimit tė
Kosovės nė federatėn serbo-malazeze", ka thėnė
gjenerali gjerman, Klaus Rajnhard.
-
-
- Nė
Bosnjė arrestohen tre shqiptarė pėr trafikim me njerėz
-
- Sarajevė,
18 qershor 2003 - Policia e Bosnjės e Hercegovinės ka arrestuar
dy persona pėr tė cilėt dyshohet se janė organizatorė tė
njė zinxhiri tė orginizuar tė trafikut me njerėz, ka
njoftuar Ministria e Brendshme e B e H.
Ndėrprerja e kėtij trafiku me njerėz ėshtė bėrė mė 14
qershor kur pėrveē dy vendorėve janė arrestuar edhe tre
shqiptarė, identiteti i tė cilėve nuk ėshtė dhėnė.
-
-
- Masa
tė mėdha sigurie pėr samitin e Selanikut
-
- Selanik,
18 qershor 2003 - Autoritetet greke kanė marrė masa tė mėdha
sigurie nė prag tė fillimit tė punimeve tė samitit tė
Bashkimit Evropian qė nis tė enjten nė ishullin e
Halkidikit afėr Selanikut.
Kėto masa, sipas autoriteteve imponohen sidomos nga
demonstratat e paralajmėruara tė rreth 100 mijė aktivistėve
antiglobalistė qė pritet tė mbėrrijnė tė mėrkurėn nė
Greqi nga gjithė Europa.
Operacioni pėr sigurinė e samitit vlerėsohet si njė provė
gjenerale edhe pėr sigurinė e Lojėrave Olimpike qė do tė
zhvillohen nė Athinė vitin e ardhshėm.
Sipas burimeve tė cituara nga shtypi, shuma e shpenzimeve pėr
samitin e BE-sė, kap shifrėn 34 milionė euro, por pėrgatitjet
pėr tė pritet tė pėrfundojnė nė sekondėn e fundit.
Tė mėrkurėn pasdite nė Greqi do tė mbėrrijnė udhėheqėsit
e 25 vendeve anėtare tė BE-sė. Ky do tė jetė samiti i parė
pas nėnshkrimit nė Athinė para dy muajsh tė Traktatit tė
Zgjerimit tė BE-sė me 10 anėtarė tė rinj.
-
-
- Priten
protesta kundėr samitit tė Selanikut
-
- Selanik,
18 qershor 2003 - Lėvizjet antiglobaliste do tė zhvillojnė
antisamitin e tyre nė Selanik, 120 kilometra nga Porto Karasi
dhe do tė tentojnė tė demostrojnė edhe pranė mjediseve ku
do tė zhvillohet takimi i nivelit tė lartė i BE-sė.
Nė Selanik pritet qė deri pasdite tė mbėrrijnė rreth
100.000 aktivistė tė majtė. Kėta do tė vendosen nė kampe
tė posaēme, tė cilat janė financuar nga fonde tė qeverisė
greke dhe tė pushtetit lokal.
Policia ka bėrė tė ditur se askush qė nuk disponon
akreditimet e posaēme, nuk do tė lejohet tė kalojė pranė
kėtyre mjediseve.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kėshilluan shtetasit
amerikanė qė gjatė tri ditėve tė samitit, tė evitojnė
qarkullimin nėpėr zonat e nxehta.
Por zėdhėnėsi i qeverisė greke shprehu pezmatim pėr kėtė,
duke thėnė se nuk ėshtė nevoja pėr rekomandime tė tilla,
pasi Greqia ėshtė njė vend i sigurt.
-
-
- Trupat
amerikane kanė vrarė dy protestues irakianė
-
- Bagdad,
18 qershor 2003 Irakianėt kanė protestuar sot (e merkurė) afėr zyrave qendrore
amerikane nė Bagdad, andaj trupat amerikane kanė hapur zjarr
nė turmė dhe kėshtu kanė vrarė dy veta dhe kanė plagosur
edhe dy tė tjerė, njofton Rojter.
-
- Protestuesit
kanė thėnė se viktimat janė marrė brenda ndėrtesės
presidenciale, qė tash shėrben si seli e administratės sė
udhėhequr nga amerikanėt, e cila qeveris Irakun.
-
-
- Pauell
thotė se s'ka ēėshtje me rėndėsi mė tė madhe pėr
SHBA-tė se programet e armėve bėrthamore tė Koresė
Veriore
-
- Pnom
Pen, 18 qershor 2003 Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka
deklaruar sot (e merkurė) nė njė takim me ministrat e jashtėm
tė ASEAN-it se s'ka ēėshtje me rėndėsi mė tė madhe pėr
Shtetet e Bashkuara se programet e armėve bėrthamore tė
Koresė Veriore komuniste, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i
lartė i Departmentit tė Shtetit, njofton Rojter.
"Ne nuk mund tė ndihmojmė Korenė e Veriut derisa nuk
heq dorė nga qėllimi pėr tė pasur armė bėrthamore",
ka shtuar ai.
-
-
- Vazhdon
dhuna izraelito-palestineze
-
- Gaza,
18 qershor 2003 - Njė vajzė izraelite 7 vjeēare u vra dhe motra e saj 5 vjeēare u
plagos rėndė nga njė sulm me tė shtėna armėsh nė
Izraelin qendror afėr Bregut Perėndimor.
Nga sulmi dje vonė pėrgjatė njė autostrade tė madhe afėr
qytetit palestinez Kalkilja u plagos edhe shoferi i veturės.
Asnjeri nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr tė sulmin, por
ushtria izraelite thotė se beson qė tė shtėnat erdhėn nga
Bregu Perėndimor.
Zyrtari i qeverisė izraelite, Zalman Shoval, tha se tė shtėnat
provojnė qė Izraeli duhet tė veprojė pėr tė ndaluar
terrorizmin palestinez.
-
-
- Mbytet
njė anije me emigrantė nė Itali
-
- Romė,
18 qershor 2003 - Njė anije me rreth 70 emigrantė ilegalė nė bord ėshtė mbytur nė
bregdetin jugor tė Italisė.
Ekipet e shpėtimit, qė vazhdojnė kėrkimet, kanė mundur tė
gjejnė deri tani trupat e shtatė personave nga anija e
mbytur pranė ishullit Lampeduza.
Dihet se tre persona tė tjerė kanė shpėtuar dhe ekziston
frika se tė gjithė tė tjerėt mund tė jenė mbytur.
Sipas BBC-sė, nėse konfirmohet numri atyre qė mund tė jenė
mbytur, ky do tė ishte njė nga aksidentet mė tė rėnda me
emigrantė qė pėrpiqen tė mbėrrijnė nė Itali.
Besohet se tė gjithė pasagjerėt kanė qenė nga Afrika qėndrore
dhe veriore.
Ndėrsa numri i emigrantėve ilegalė qė mbėrrijnė nė
Itali ka rėnė vitin e shkuar, kėtė muaj nė Lampeduza kanė
mbėrritur disa mijėra vetė.
-
-
- Nė
Irak do tė krijohet njė gjykatė e re
-
- Bagdad,
18 qershor 2003 - Shtetet e Bashkaura njoftuan krijimin e njė gjykate tė re nė Irak nė
pėrpjekje pėr tė gjykuar kriminelėt mė tė rrezikshėm
dhe besnikėt e Sadam Huseinit.
Kryeadministratori amerikan pėr Irakun, Pol Bremer, tha se
ngritja e gjykatės synon t'uu tregojė irakianėve se
sigurimi nė vend ėshtė njė aspekt shumė serioz pėr
Shtetet e Bashkuara.
-
- Gjykata
do tė gjykojė tė akuzuarit pėr vepra penale tė kryera pas
fillimit tė luftės sė koalicionit tė udhėhequr nga
Shtetet e Bashkuara mė 19 mars kundėr Sadam Huseinit.
-
- Gjykata
do tė respektojė shtetin juridik dhe tė drejtat e njeriut.
Provat e siguruara pėrmes torturės do tė konsiderohen tė
papranueshme.
-
-
- Vazhdojnė
protestat nė Iran
-
- Teheran,
18 qershor 2003 - Nė kryeqytetin Tehran ka vazhdur edhe nė ditėn
e tetė protestat e nisura tė studentėve kundėr qeverisė sė
vendit. Sipas njoftimeve tė korrespondentėve, nė mbrėmje
demonstruesit janė shprndarė mė qetė se ditėve tė tjera.
-
- Ndėrkaq,
nė Gjermani janė arrestuar 50 protestues iranianė, tė cilėt
gjatė protestės sė tyre para konsullatės iraniane nė
Hamburg kishin pasur sjellje vandaliste. Sipas tė dhėnave tė
policisė, demonstruesit kishin pasur pėr qėllim tė pėrkrahnin
demonstratat nė Iran dhe tė reagonin pėr arrestimin e njė
disidenti tė Iranit nė Francė.
-
-
- Dy
ish ministra britanikė akuzojnė Blerin
-
- Londėr,
18 qershor 2003 - Dy ish ministra britanikė kanė akuzuar kryeministrin Toni Bler se nė
rastin e luftės sė Irakut ka zhgėnjyer opinionin britanik.
Para njė komisioni hetimor ish-minsitri Robin Kuk ka theksuar
se deri mė tani nė Irak nuk janė gjetur kurrfarė armė tė
shkatėrrimit nė masė Ish ministrja pėr zhvillim Klara
Short ka theksuar se qeveria qėllimisht ka bėrė njė
seleksionim tė materialeve tė shėrbimeve tė fshehta, pėr
tė pėrligjur luftėn kundėr Irakut.
-
- Aleanca
midis SHBA-sė dhe Britanisė sė Madhe ishte argumentuar veēmas
me luftėn kundėr armėve biologjike dhe kimike, tė cilat
thuhej se i posedonte regjimi i Sadam Huseinit.
-
-
- OKB
dėrgon vėzhgues nė Liberi
-
- Nju
Jork, 18 qershor 2003 - Pas nėnshkrimit tė njė marrveshje pėr
armpushim nė Liberia, Kombet e Bashkura kanė vendosur dėrgimin
e njė trupe vėzhguesish nė kėtė vend. Nė Liberia,
Qeveria dhe kryengritėsit pas njė lufte trevjēare kanė
aritur njė marrėveshje pėr armėpushim. Marrėveshja
parashikon dorėheqjen e presidneit Ēarls Tejlor dhe formimin
e njė qeverie transitore.
-
-
- Ėshtė
vrarė sot nė Bagdad edhe njė njė ushtar amerikan, kurse njė
tjetėr ėshtė plagosur
-
- Bagdad,
18 qershor 2003 Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot (e merkurė), kurse njė tjetėr
ėshtė plagosur nga njė zjarr, qė ėshtė shkrehur nga njė
automjet nė lėvizje, njofton Rojter.
-
- Ky ėshtė
rasti mė i ri i sulmeve dhe pritave tė ushtarėve amerikanė
dhe ngre numrin e ushtarėve tė vrarė nė tė pakten 42 sish
qė nga pėrfundimi i luftės nė Irak. Prapa serisė sė
sulmeve tė fundit besohet tė jenė lojalėt guerilė, por
shumė irakianė thonė se dhuna rrjedh nga armiqėsia e gjerė
kundėr forcave okupuese.
-
-
- Ēeēenėt
kanė vrarė sot 3 policė rusė nė Grozni
-
- Moskė,
18 qershor 2003 Tre policė janė vrarė sot (e merkurė) nė njė veturė, e cila ėshtė
sulmuar me pushkomitralez dhe granata dore nė kryeqytetin e
Ēeēenisė seperatiste, njofton Rojter sipas agjencisė ruse
Itar-Tass. Kėto vrasje nė Grozni ndodhėn pas amnestisė pėr
kryengritėsit ēeēenė, qė ishte njė pėrpjekje ruse pėr
tė sjellė paqen pas luftimeve dhjetėvjeēare.
-
-
- Njė
gjykatė nė Hanoi ka dėnuar me 13 vjet burg njė doktor
vietnamez
-
- Hanoi,
18 qershor 2003 Njė doktor vietnamez, i akuzuar pėr botimin e teksteve kundėrqeveritare
nė internet, pėrfshirė kėtu edhe pėrkthimin e eseve
amerikane pėr demokraci ėshtė dėnuar me 13 vjet burg pėr
spiunazh nga njė gjykatė e Hanoit, njofton Rojter. Fam Hong
Son, pėrpos dėnimit prej 13 vjetėsh, do tė vuajė edhe 3
vjet tė tjera burg shtėpiak, pas vuajtjes sė dėnimit,
thuhet nė aktgjykimin e gjykatės.
-
-
- Nė
Mozambik tė paktėn 87 viktima nga epidemia e kolerės
-
- Johanesburg,
18 qershor 2003 - Tė paktėn 87 njerėz kanė vdekur nga kolera nė
Mozambik qė nga fillimi i kėtij viti, njoftoi sot radioja e
Afrikės Jugore, duke u mbėshtetur nė shėnimet zyrtare tė
Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė.
Nė kėtė periudhė janė shėnuar 11.796 raste tė sėmundjes
nga kolera, prej tė cilėve vdekshmėria mė e lartė ėshtė
shėnuar nė provincėn Maputo, ku ndodhet edhe qyteti po me
ketė emėr.
-
- Epidemia
e kolerės ka pėrfshirė edhe disa rajone nė Afrikėn Jugore
dhe nė Svazilend, qė ndodhen nė fqinjėsi tė drejtpėrdrejtė
tė Mozambikut.
-
-
- Njė
grua iraniane ėshtė vetėndezur sot gjatė protestave nė
Paris
-
- Paris,
18 qershor 2003 Njė grua iraniane ėshtė vetėndezur sot (e merkurė) gjatė
protestave nė Paris kundėr arrestimit masiv tė emigrantėve
iranianė nė Francė njė ditė mė parė, pėrfshirė edhe
lideren Merijam Raxhavi, njofton Rojter.
-
- Marzie
Babakhani, e cila ėshtė vetėndezur duke protestuar para
Ministrisė sė brendshme afėr Kullės sė Ajfelit, ėshtė dėrguar
nė spital me disa plagė tė rėnda djegieje.
-
- "Ne
dėnojmė marrėveshjen e turpshme me mullahėt", kanė
brohoritur protestuesit duke akuzuar Francėn pėr arrestimet
nė favor tė Republikės islamike, tė cilėn e kundėrshtojnė.
Babakhanit, 40-vjeēare, autoritetet iraniane ia kanė vrarė
dy vėllezėr dhe jeton si refugjate nė Francė.
-
-
- Nga
dy aeroplanė tė rrėzuar nė Floridė janė gjetur katėr
trupa tė pajetė tė viktimave
-
- Majami,
18 qershor 2003 Dy aeroplanė tė vegjėl njėmotorėsh janė rrėzuar gjatė natės
pasi kishin prekur krahėt njėri me tjetrin nė ajėr mbi
bregdet nė Florida, njofton Rojter. Sipas njė zyrtari tė
Rojes bregdetare, katėr trupa tė pajetė, dy meshkuj dhe dy
femra, janė gjetur nga njė varkėtar privat.
-
- Nuk
dihet ende se sa veta kanė qenė nė bordin e tė dy aeroplanėve,
por nuk mund tė bėhet fjalė pėr tė shpėtuar nga ky
aksident.
-
-
- Futboll:
Sot zhvillohet ndeshja finale e Kupės sė Kosovės, Prishtina
- KEK-u
-
- Prishtinė,
18 qershor 2003 - Sot nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė, do tė
zhvillohet ndeshja finale e Kupės sė Kosovės nė futboll.
Finalistė tė edicionit tė sivjemė, janė Prishtina dhe anėtari
i Ligės sė Parė tė Kosovės KEK-u nga Kastrioti (ish
Obiliqi).
-
- Favorit
i kėtij takimi ėshtė Prishtina, pasi nuk arriti tė kurorėzohet
me titillin e kampionit ajo tė gjitha forcat i ka pėrqendruar
nė kėtė takim, por nuk duhet harruar as faktin se skuadra e
KEK-ut ėshtė mjaft cilėsore e cila di tė befasojė.
-
- Kėtė
mė sė miri e dėshmoi nė gjysmėfinale tė garave tė Kupės,
kur pas humbjes nė Gjakovė me rezultat 3:1, nė ndeshjen e
kthimit KEK-u, deklasoi Vėllaznimin duke e mundur me rezultat
bindės 5:1 dhe kualifikohet nė finale.
Ndeshja fillon nė ora 17.00 dhe hyrja pėr shikues ėshtė
gratis. Gjithashtu ndeshja transmetohet drejtpėrdrejt nė
RTV21.
-
-
- Bekham
do tė shkojė nė Real Madrid
-
 |
|
- Londėr,
18 qershor 2003 - Klubi anglez i futbollit Manēester Unajted dhe ai spanjoll Real i
Madridit kanė arritur njė marrėveshje me kusht pėr
transferimin e kapitenit tė kombėtares angleze,
David Beckham me njė vlerė prej 40 milionė dollarėsh.
Ky hap vjen pas shumė njoftimeve tė mėparshme se
Real i Madridit do tė ishte destinacioni eventual i
yllit tė Manchester United para pretendimeve pėr tė
nga ekipi i Barcelonės. Tani duket se 2 korriku do tė
shėnojė formalisht fundin e karrierės sė David
Beckham nė Old Trafford tė Manēesterit.
Reali i Madridit njihet se blen emrat mė tė famshėm
tė futbollit - atje luan Zinedin Zidane, Ronaldo,
Raul dhe Figo, por blerja e Dejvid Bekhamit do t'i
shtojė llogarisė sė tyre financiare emrin mė tė
madh tė marketingut tė lojės futbollit nė kėtė
moment.
Por shitja e tij ėshtė bixhoz i madh pėr trajnerin
e Manēesterit, sėr Aleks Ferguson. Si ai ashtu dhe
Bekham i bėnė komplimenta njėri-tjetrit pėrmes
deklaratave tė pėrgatitura me shumė kujdes, por
marrėdhėniet mes tyre sė fundmi ka qenė shumė tė
ndera.
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|