|
Niedersachsen
(Gjermani), 17 qershor 2003 / Agim BERISHA
Bashkėsia Islame e
Kosovės punėn e saj e organizon nė bazė tė librit tė
Allahut, me synnetin
e tė dėrguarit tė Allahut dhe nė bazė tė Kuhstetutės
sė Bashkėsisė Isame tė Kosovės tė vitit
1994(www.bashkesiaislame.net).
Bashkėsia
islame e Kosovės, sipas dispozitave tė pėrgjithshme tė
Kushtetutės sė saj, neni 1,
ėshtė
e vetmja bashkėsi e pavarur fetare, tė cilėn e pėrbėjnė
tė gjithė besimtarėt e besimit islam tė regjionit tė
Ferizajt, tė Gjilanit, tė Mitrovicės, tė Prishtinės, tė
Prizrenit, tė Pejės dhe tė Preshevės, si dhe besimtarėt, qė
gjenden me punė dhe me qėndrim tė pėrkohshėm nė botėn e
jashtme.
Kushtetuta e
Bashkėsisė Islame e Kosovės nė Preambulėn e saj thotė, Islami
ėshtė fe e Allahut dhe imanente pėr tė janė: besimi,
kultura, civilizimi, paqja, toleranca dhe respektimi i lirive dhe
tė drejtave tė njeriut, tė cilat burimin e kanė nė parimet e
Kuranit famėlartė dhe nė synnetin e Pejgamberit a.s.
Islami, thuhet mėtutje, pėrman qėndrim aktiv ndaj jetės dhe
ndaj veprimtarive shoqėrore nė pėrgjithėsi e qė janė drejtėsia
shoqėrore dhe sfera ekonomike.
Bashkėsia
Islame e Kosovės shkruan nė hymjen e Kushtetutės sė saj: Duke
qenė se e kemi fenė tonė, historinė tonė, kulturėn tonė dhe
tokėn tonė, vlera me tė cilat nėnkuptohet vetidentifikimi ynė,
vetafirmimi ynė dhe filozofia jonė, nėpėrmjet tė cilave
synohet arritja e mirėqenies nė tė gjitha sferat e jetės njerėzore,
dhe duke potencuar se,
ėshtė e drejtė e patjetėrsueshme e besimtarėve qė nė kuadėr tė
Bashkėsisė Islame tė organizohen dhe duke u nisur ata nga
vullneti i shprehur vendosmėrisht pėr njė pozitė tė re
kushtetuese tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Kuvendi i
Bashkėsisė Islame i Kosovės nxjerrė Kushtetutėn,
nė bazė tė sė cilės ajo organizon punėn e saj.
Kjo Bashkėsi
vepron nė bazė tė mėsimeve tė Kuranit, tė Synetit, tė
rregullave tė nxjerra nga ato nė bazė tė shkollės juridike
hanefite dhe nė bazė tė kėsaj Kushtetuteje, si dhe nė bazė tė
dispozitave ligjore.
Njė pjesėn e dytė tė Kushtetutės sė
Bashkėsisė Islame ku janė tė sanksionuara tė drejtat dhe
obligimet e pjesėtarėve tė Bashkėsisė Islame, thuhet: Me
kėtė Kushtetutė janė tė barabartė tė gjithė pjesėtarėt e
besimit Islam me tė gjitha tė drejtat dhe obligimet, pa dallim pėrkatėsie
nacionale, racore e gjinore. Pjesėtari i Bashkėsisė ėshtė
i obliguar, post ė tjerash, t`iu
pėrmbahet rregullave, zakoneve dhe traditave Islame.
Aspekte
juridike rreth termit kushtetutė dhe tė drejtat e
njeriut
S΄ka dyshim, tė gjithė njerėzit, pa
dallim pėrkatėsie gjinore, fetare apo ngjyre, kanė tė drejtė
tė organizohen nė forma tė ndryshme si shoqata, bashkėsi
fetare, organizata joqeveritare. Dhe kjo e drejtė del drejtpėrsėdrejti
nga parimet demokratike tė njė shteti dhe nga pėrcaktimet e dhėna
nė Konventėn e tė Drejtave tė Njeriut dhe akteve tė tjera ndėrkombėtare.
Nisur nga ky aspekt, edhe besimtarėt e mysliman tė Kosovės kanė
tė drejtė tė praktikojnė besimin e tyre, dhe tė organizohen nė
institucion.
Ēka ėshtė Kushtetuta?
Pėr ta dhėnė njė definicion tė kėtij
koncepti, le tė orientohemi fillimisht nė fjalorin e ri tė gjuhės
shqipe e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Aty thuhet,
kushtetuta ėshtė Ligji
themelor i njė shtetit, qė pėrcakton rendin politik dhe
ekonomik e shoqėrorė tė tij, sistemin e zgjedhjeve. Organet e
larta dhe lokale tė pushtetit shtetėror e tė administratės
shtetėrore, organizimin e mbrojtjes sė vendit e tė forcave tė
armatosura, tė gjykatave e tė prokurorisė, si dhe tė drejtat e
detyrat themelore tė shtetasve. Ndėrsa nė fjalorin e
gjuhės gjermane hasim kėtė definicion: kushtetuta
rregullon formėn e njė shteti dhe pėrcakton tė drejtat dhe
detyrat e qytetarėve tė saj (Duden Wörterbuch fq.1641,
botimi i tretė).
Rrėnjėt e tė drejtave tė
njeriut
Mėtutje nė preambulėn e Kushtetutės sė
Bashkėsisė Islame tė Kosovės thuhet: toleranca
dhe respektimi i lirive dhe tė drejtave tė njeriut, tė cilat
burimin e kanė nė parimet e Kuranit famėlartė dhe nė
synnetin e Pejgamberit a.s. Duke
u bazuar nė fakte juridike, me plotė pėrgjegjėsi mund tė
themi se, tė drejtat e njeriut, nė kuptimin juridik, bazėn e
kanė diku tjetėr, e jo nė Kur`an, e jo si thuhet nė nė kėtė
kushtetutė. (Ri)kujtojmė
se: Mileniumi i II ka
dhėnė Magna Carta-n, 1215, parlamentarizimin britanik, republikėn
amerikane, 1776, Renaissansen, Humanizmin, Iluminizmin, Deklaratėn
e tė drejtave tė Njeriut dhe Qytetarit mė 1789, idetė sociale
tė shekullit tė XIX, si dhe Lidhjen e Kombeve nė shekullin tonė.
Por, marshi historik i botės sė qytetėruar arriti suksein mė tė
madh vetėm pas katastrofės ndėrkombėtare tė shekullit XX-
fashizmi, nazizmi, komunizmi- qė shkatėrroi jetėn e Evropės,
kushtoi jetėn e miliona viktimave tė pafajshme, rrezikoi
seriozisht qytetėrimin tonė mijėvjeēar. Karta e OKB-s, 1945,
Akordet e Helsinkit, Konventa pėr Mbrojtjen e tė drejtave tė
njeriut, Kopenhagen dhe Karta e Parisit, 1990, e sidomos Deklarata
Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, 1948, kanė krijuar
atmosferėn dhe kanė vėnė bazat e njė bote tė re, tė lirė,
me drejtėsi, pluraliste dhe demokratike. (S. Rapishi, Shqiptarėt kanė ēdo arsye tė shpresojnė se e ardhmja e
tyre do tė jetė mė e mirė dhe mė e sigurtė se e kaluara e
hidhur, ose e tashmja e zhgėnjyese, nė: Phoenix, E pėrkohshme
kulture, Nr. 1-2, Shkodėr 2000, fq.13-14)
Ose
ma saktė ti sjellim nė kujtesė: Virginia
Bill of Rights (1776), Déclaration des droits de l'homme et du
citoyen (1789), Déclaration des droits de l'homme et du citoyen
(1793), Constitution du Grand-Duché de Luxembourg (1868),
Allgemeine Erklärung der Menschenrechte (Vereinte Nationen,
1948), Convention européenne de sauvegarde des droits de l'homme
et des libertés fondamentales (Conseil de l'Europe, 1950), Pacte
international relatif aux droits civils et politiques (Nations
Unies, 1966), Helsinki Final Act (Conference on Security and
Co-operation in Europe [CSCE], 1975), Erklärung über die
Beseitigung aller Formen von Intoleranz und Diskriminierung
aufgrund der Religion oder der Überzeugun
(Vereinte Nationen, 1981), Concluding Document of the
Vienna Meeting (Conference on Security and Co-operation in Europe
[CSCE], 1989, Grundrechtscharta der Europäischen Union etj.
Kjo
ėshtė evdente nga kėto tė dhėna se, tė gjitha kėto karta,
deklarata kanė lindur nė njė kulturė tjetėr, pėrendimore qė
ėshtė edhe kjo rezultat i njė kulture krejtėsisht tjetėr nga
ajo islamike apo kuranike.
Gjatė
njė studimi jo tė vogėl qė kamė bėrė, askund nuk kemi hasur
nė ndonjė burim ku thuhet se, tė drejtat e njeriut e kanė
burimin nė Kur`an. Se tė drejtat e njeriut burimin nuk e kanė nė
Kur`an e vėrtetojnė edhe ato vende ku jeta organizohet nė
parimet e Kur`anit dhe realiteti nė kėto vende.
Qė
tė vėrtetohet kjo qė u tha mė lartė, po e pėrforcojmė edhe
me vlerėsimet qė i japin ekspertėt e islamit. Njėri prej kėtyre
ekspertėve tė njohur ėshtė edhe Bassam Tibi, njė analist qė
trajton edhe ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut nė dy
cvilizimet, tė cilat kanė etikėn e vetė, atij nė islam dhe pėrendimor.
Tibi nė librin e tij «Krieg der Zivilisationen» (Lufta e
Civilizimeve) shkruan, katėrdhjetėepesėvjet
pas miratimit tė Deklaratės sė tė Drejtave tė njeriut, nė
qershor tė vitit 1993, nė Konferencėn e OKB-s pėr tė drejtat
e njeriut nė Vjenė, nė mėnyrė tė pėrsėritur janė
proklamuar vlerat e Kartės se OKB pėr tė Drejtat e Njeriut. Mirėpo, pėrfaqėsuesit
e civilizimit jo pėrendimor e kanė kuptuar konceptin e tė
drejtave individuale tė njeriut si diēka «pėrendimore» dhe
ata kanė proklamuar etikėn e vetė tė tė drejtave tė njeriut,
qė si thelb kanė jo individin, por kolektivin kulturorė (Tibi, Lufta
e Cvivilizimeve, fq.128, khs. poashtu Tibi, Im
Schaten Allahs, der Islam und Menschenrechte).
Dhe
nėse nisemi nga ky pozicion, atėherė konstatohet dhe vėrtetohet
se « individi » nuk qėndron nė qendėr tė tė drejtave
islame tė njeriut, por « kolektivi », ndėrsa ėshtė
e pakontestushme sė nė qendėr tė tė drejtave tė njeriut ėshtė
individi si person, andaj si ėshtė e mundur qė kėto tė drejta
ta kenė burimin nė Kur`an? Dhe mėtutje, kemi tė bėjmė me dy
vlera tė ndryshme, pra ajo e tė drejtave tė njeriut dhe Shari`a
islame apo lex divina islame. Tė drejtat e njeriut janė tė drejta qė i
siguron njė mbrojtje dhe tė drejtė individit tė mbrohet kundėr
pushtetit shtetėror apo kundėr mė tė fortit, dhe kėto tė
drejta burojnė, vėrteton edhe Tibi, nga filozofėt e sė drejtės
natyrore moderne evropiane.
Nė
tė vėrtetė atje ku nuk respektohen tė Drejtat individuale tė
Njeriut, nuk mund tė flitet as pėr shet tė sė drejtės e as pėr
demokraci. Sepse tė drejtat e njeriut janė paraprijėse tė
shtetit tė
sė drejtės dhe demokracisė. Kėtė konstatim e vėrtetojnė
shetet pėrendimore qė pėr bazė kanė respektimin e tė
drejtave tė njeriut.
Pėrfaqėsues
tė mendimit se Shari`a
ėshtė e vetmja bazė ekskluzive legale e pėrhershme dhe
e pranueshme pėr tė gjithė myslimanėt, janė fundamentalistėt
mysliman laik dhe ata klerik tradicional tė shkolluar Ulema (Krs. Tibi, Lufta e
Civilizimeve, fq. 131). Duke u bazuar me kontaktet e tija qė
ka pasė Tibi, si profesor univerzitar me studentėt e
universitetit tė Maghreb, ai thotė se studentėt e kėtij
universiteti kanė vlerėsuar se, demokracia pėrendimore po
lejojka qe me vetė mjetet e saja tė shkatėrrohet, ndersa Sheri`a nuk po e tolerojka kundėrshtarin (Krs. Tibi, Der Islam, und das Problemder kulturelen Bewältigung
socialen Wandels, botimi i tretė, fq. 79). Dhe se ndryshimi i
Sheria`s ėshtė i
pamundshėm pėr arsye se ai ėshtė ligj
i zotit, dhe se kėto ligje vijnė nga Allahu dhe pėr kėtė
arsye kėto janė tė pandryshueshme.
Sheih
Mohammed al-Ghazali, autor i njohur i librit mbi tė
drejtat islamike tė njeriut, nė njė analizė juridike (Fetwa) thotė: ēdo myslimani cili publikisht vihet pėr ndryshimin
e Sheri`as, trajtohet si
i pabesė dhe pėr kėtė arsye ai guxon tė vritet. Dhe se pėr
vrasėsin e njė apostati tė tillė nė islam nuk ka fare denim (B.
Tibi, Die Vershwörung. Das Trauma arabischer Politik, botimi i
dytė, fq. 161). Tibi vie nė pėrfundim se kjo Fetwa
(analizė juridike) mbi Shari`an
bie nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me etikėn universale tė
tė drejtave tė njeriut.
Nė vend tė
pėrfundimit
Kėtu ėshtė fjala pėr
njė herezi (juridike) nė kuadėr tė Kushtetutės sė Bashkėsisė
Islame tė KOsovės, meqė kėtu flitet pėr tė drejtat e
njeriut, ndėrsa mė vonė thuhet se,
pjesėtari i Bashkėsisė ėshtė i obliguar, post tė tjerash,
t`iu pėrmbahet rregullave, zakoneve dhe traditave Islame. Me njė
anė flitet pėr lirin e tė drejtave tė njeriut, tolerancėn,
autonominė, principin demokratik (zgjedhja e organeve nė mėnyrė
demokratike) dhe njėkohėsisht kėto rregulla kufizohen me
obligimin qė
t`iu pėrmbahet rregullave,
zakoneve dhe traditave Islame.
Nisur
nga logjika juridike, ēdo pjesėtar i Bashkėsisė Islame tė
Kosovė, sipas kushtetutės sė sajė, ka tė drejtė t`i thirė nė
mbrojtje pėrcaktimet e nė tė drejtave tė njeriut. Mirėpo
vlerat qė i sigurojnė tė drejtat e njeriut dhe ato vlera qė i
siguron ligji i zotit Sheria`a,
Kur`ani, apo syneti bien nė kundėrshtim tė me tė drejtat
univerzale tė njerut.
|
|