|
- Prishtinė,
16 qershor 2003 / Nadie
AHMETI / Evropa
e lirė
-
- Abuzimi
seksual i tė miturve nė Kosovė ėshtė njė dukuri, e cila
ēdo ditė po shėnon njė rritje tė madhe, thotė Sevdije
Ahmeti, drejtuese e Qendrės pėr Mbrojtjen e Grave dhe Fėmijėve
nė Kosovė. Ajo tha se ka shumė raste, tė cilat qendra e
saj i ka paraqitur tashmė nė gjykatė, por nuk dėshiron tė
japė mė shumė hollėsi pėr shkak tė sigurisė sė
viktimave.
-
- Zonja
Ahmeti mendon se arsyeja kryesore pse fėmijėt nė Kosovė pėsojnė
nga dukuria e pedofilisė, qėndron nė mungesėn e tė
drejtave tė kėtyre fėmijėve, shumica e tė cilėve qėndrojnė
nė rrugė deri nė orėt e vona tė natės, nė pėrpjekje pėr
tė siguruar jetesėn.
" Pedofilia merr pėrmasa pak mė tė
mėdha, jo vetėm nga aspekti i mospasjes sė marrėdhėnieve
gjinore, ose familjare por edhe ndėrfamiljare, pasi incesti
ėshtė njė pjesė e pedofilisė. Fėmijėt me tė vėrtetė
janė tė rrezikuar.
-
- Ata
vetė nuk e lajmėrojnė rastin, nga frika se kanė bėrė
turp, janė tė frikėsuar, tė manipuluar", thotė zonja
Ahmeti. Ajo mė tej vazhdon se kjo dukuri heshtet nė Kosovė,
ngaqė shoqėria e saj nuk ėshtė e gatshme tė dėnojė
shfrytėzuesin, por vetė viktimėn. Shfrytėzuesit e
viktimave ndėrkaq, sipas zonjės Ahmeti janė vendorė dhe ndėrkombėtarė.
" Do citoja njė rast qė kemi patur
njė polic ndėrkombėtar, i cili vetė ka qenė i arrestuar pėr
shkak tė abuzimit tė njė viktime, e cila ka qenė 13 vjeēare.
Ai vetė pranon qė sė paku 9 herė ka patur marrėdhėnie
seksuale me fėmijėn.
-
- Mirėpo
nė anėn tjetėr gjyqėsia ka dėshtuar nė kėtė aspekt.
Megjithėse ka qenė ky krim i denoncuar, polici ndėrkombėtar
ka qenė i paraburgosur dhe nė rastin e gjykimit ai ėshtė
liruar nga prokurori ndėrkombėtar", thotė zonja
Ahmeti.
Flora Brovina, udhėheqėse e Qendrės pėr
Rehabilitimin e Nėnės dhe Fėmijės, thotė se qėndra tė
cilėn e udhėheq, angazhohet nė kėshillimin e fėmijėve pėr
t'u mbrojtur nga dukuria e shfrytėzimit tė tyre.
" Fėmijėt pas kėsaj nė shumicėn
e rasteve marrin rrugė shumė tė kėqija, bėhen delikuentė
pėr tėrė jetėn. Shumė nga meshkujt e abuzuar nė moshė tė
re marrin rrugėn e seksualizmit, tė drogės dhe rrugė tė
tjera delikuente. Prandaj asaj i duhet thėnė stop para se tė
shfaqet dhe tani, nė kėtė fazė qė ndodhet shoqėria,"
thotė zonja Brovina.
Ndryshe rasti i fundit i dyshuar i
pedofilisė ėshtė shėnuar nė Pejė, pėr ēka autoritetet
ndėrkombėtare kanė paditur katėr persona, njėri prej tė
cilėve polic ndėrkombėr nga Pakistani, nėn dyshimin se kanė
keqtrajtuar njė grup fėmijėsh tė pėrkatėsisė rome.
-
- http://www.europaelire.org/programs/other/2003/06/20030616152125.asp
|
|