| |
 |
|
|
|
13.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 13 qershor 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner sot shkon nė Beograd
-
Njė analist i BBC-sė thotė se
pas disfatės qė e pėsoi nga NATO, Beogradi humbi kontrollin
mbi Kosovėn
-
Pas verifikimit KFOR-i thotė se nė
Mirofc dhe Metehi nuk ka pasur shkelje tė kufirit nga ana e
serbėve
-
Alush Gashi i bėri thirrje
komunitetit ndėrkombėtar tė mbėshtesė pėrpjekjet e Kosovės
pėr pavarėsi
-
Belgjika pas katėr muajve pėrgjysmon
numrin e trupave tė saj nė Kosovė
-
Zyra amerikane: Katėr vjet nga
ardhja e KFOR-it nė Kosovė
-
Departamenti amerikan i Shtetit
konstaton se trafiku njerėzor ėshtė problem serioz nė
Kosovė
-
Kooptohen katėr anėtarė tė
rinj nė Kryesinė e Degės sė LDK-sė nė Gjilan
-
Autoritetet e Beogradit ua dorėzuan
UNMIK-ut trupat e 22 shqiptarėve tė vrarė gjatė vitit 1999
-
Nė Pishinėn e Gėrmisė nė
Prishtinė ka humbur jetėn Armend Iliaz Gashi nga Kieva e
Malishevės
-
Policia arrestoi njė polic ndėrkombėtar
dhe katėr persona tė tjerė nga Kosova dhe Mali i Zi
-
Valltaret llapjane marrin pjesė nė
njė festival ndėrkombėtar nė Austri
-
Maroviq: Kosova dhe Mlladiqi,
etapa tė pakapėrcyeshme nė rrugėn e Beogradit nė
integrimet evropiane
-
Gjatė trazirave nė Beograd janė
lėnduar 50 policė
-
Ėshtė arrestuar Veselin Shlivanēanin,
i akuzuar pėr krime lufte nga Haga
-
Raporti i Departamentit tė
Shtetit mbi trafikun njerėzor nė Shqipėri dhe nė Maqedoni
-
K. Galak ka shprehur bindjen
shqiptarėt dhe serbėt javėn e ardhshme nė Selanik do t'ia
zgjasin dorėn njėri-tjetrit
-
Policia maqedonase vrau dje njė
shqiptar nė njė lagje tė Shkupit
-
Sipas ministrit tė brendshėm
malazez ka paralajmėrime tė disa organizatave nga Kosova pėr
"akte terroriste"
-
Ēoviq u ka bėrė thirrje pjesėmarrėsve
tė samitit tė Selanikut ta bojkotojnė Shtajnerin
-
Anan: Paqeruajtėsit e KB-sė tė
dėrgohen nė Lindjen e Mesme pėr tė ndalur ciklin e dhunės
-
Forcat amerikane kanė vrarė sot
27 militantė irakianė
-
Dje nė moshėn 87 vjeēare ndėrroi
jetė aktori i njohur Gregori Pek
-
Gjashtė ushtarė afganė janė
plagosur nė njė sulm me granatė nė jug tė vendit
-
Trupat amerikane kanė vrarė tė
pakten 70 veta nė njė kamp trajnimi tė "terroristėve"
nė Irak
-
Pauell u bėn thirrje udhėheqėsve
tė Lindjes sė Mesme pėr masa kundėr grupeve ekstremiste
palestineze
-
Hamasi fajėsohet pėr dhunėn nė
Lindjen e Mesme
|
|
|
|
|
|
- Shtajner
sot shkon nė Beograd
-
- Beograd,
13 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner
shkon sot nė njė vizitė pune nė Beograd. Sipas burimeve
serbe ai do tė takohet me kryaeministrin serb Zoran
Zhivkoviq, zėvendėskryeministrin Nebojsha Ēoviq.
-
- Po kėto
burime theksojnė se nė kėto takime ata do tė bisedojnė
rreth situatės mė tė re nė Kosovė si dhe pėr kėrkesėn
e Beogradit qė tė ndėrpritet bartja e kompetencave nga
UNMIK-u tek institucionet e Kosovės.
-
Asambleja
e Prishtinės kundėrshton udhėzimet e Zyrės Qendrore tė
Regjistrimit Civil
Prishtinė,
13 qershor 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Asamblesė Komunale tė
Prishtinės, kėshilltarėt e saj aprovuan njė deklaratė, e
cila i kundėrshton udhėzimet e Zyrės Qendrore tė
Regjistrimit Civil, tė lėshuar nė maj tė kėtij viti dhe e
cila ka tė bėjė lidhur me kontrollin e dėshmisė sė
dokumenteve tė paraqitura nga aplikantėt nė kohėn e
regjistrimit si banorė tė pėrhershėm.
Nė
deklaratėn e aprovuar sot nga Asambleja Komunale e Prishtinės,
e cila ėshtė nėnshkruar nga tri grupet mė tė mėdha
parlamentare thuhet: "Vendimi i Zyrės Qendrore tė
Regjistrimit Civil, i cili ka filluar tė zbatohet qė nga data
9 qershor, 2003 kundėrshtohet nga Asambleja Komunale e Prishtinės,
pasi ky vendim ėshtė diskriminues pėr pjesėn mė tė madhe tė
qytetarėve tė Prishtinės.
Nėse
vazhdon tė zbatohet ky Vendim, atėherė do tė krijohen
konflikte midis qytetarėve dhe punėtorėve qė punojnė nė Shėrbimin
Civil tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės, tė cilėt janė
viktimė e njė rregullative tė pamenduar dhe tė pabazuar nė
realitetin e ri, i cili ėshtė krijuar nė Kosovė.
Kuvendi
Komunal i Prishtinės insiston qė autoritetet serbe ta kthejnė
tėrė dokumentacionin e rrėmbyer tė Kuvendit Komunal tė
Prishtinės, thuhet nė fund tė Deklaratės sė aprovuar sot
nga kėshilltarėt e Asamblesė Komunale tė Prishtinės dhe tė
nėnshrkuar nga kryetarėt e tri grupeve parlamentare tė
Asamblesė Komunale tė Prishtinės".
-
- Njė
analist i BBC-sė thotė se pas disfatės qė e pėsoi nga
NATO, Beogradi humbi kontrollin mbi Kosovėn
-
- Londėr,
13 qershor 2003 - Pas disfatės qė e pėsoi nga NATO, Beogradi humbi kontrollin mbi
Kosovėn. Sipas Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė Kosova
administrohet nga UNMIK-u deri nė zgjidhjen afatgjatė tė
statusit politik. Por, njė zgjidhje e tillė duhet tė jetė
shumė larg, thotė analisti i BBC-sė Gabriel Partosh.
-
- Arsye
kryesore pėr kėtė janė qėndrimet diametralisht tė kundėrta
tė shqiptarėve, tė cilėt duan njė pavarėsi tė menjėhershme
pėr atė qė e konsiderojnė si republikė tė tyre. Ndėrkohė
qė serbėt kėmbėngulin qė Kosova tė mos fitojė mė shumė
se njė shkallė autonomie.
-
- Sipas kėtij
analisti, bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė e gatshme qė
tė merret me statusin e Kosovės derisa nuk parashikon njė
marrėveshje tė pranueshme pėr tė dyja palėt. Prandaj deri
tash ka kėmbėngulur nė atė qė e quan fillimisht
standardet e pastaj statusi pėrfundimtar i Kosovės.
-
- Nėn
administrimin e UNMIK-ut, siē thotė analisti Gabriel Partosh
ka pasura ndryshime pozitive nė shumė fusha. Madje edhe
vdekja e trefishtė e njė familje serbe javėn e kaluar, njė
krim qė duket tė jetė me prapavijė etnike paradoksalisht
thekson pėrmirėsimin e situatės sė sigurisė sepse ai ka
qenė krimi mė i rėndė nė dy vitet e fundit, thuhet mes
tjerash nė kėtė analizė tė BBC-sė.
-
-
- Pas
verifikimit KFOR-i thotė se nė Mirofc dhe Metehi nuk ka
pasur shkelje tė kufirit nga ana e serbėve
-
- Podujevė,
13 qershor 2003 Nė konferencėn e sotme pėr gazetarė tė
KFOR-it dhe policisė sė UNMIK-ut nė Podujevė u fol pėr
disa incidente qė po raportohen kohėt e fundit lidhur me
shkeljen e kufirit nga ana e serbėve pėr ēka autoritetet e
KFOR-it thanė se nuk ėshtė verifikuar asgjė.
"Ēdo problem qė ndodh nė kufi nga tė dy anėt ne e
verifikojmė dhe nuk bėjmė ndarje me etniteteve dhe
popujve", tha zėdhėnėsi i Batalionit tė tretė ēeko-sllovak
mbitogeri Mihail Prejzek. Ai pohoi se pas verifikimit tė
KFOR-it dhe tė policisė sė UNMIK-ut u vėrtetua edhe nga
banorėt vendas se ajo informatė ishte njė intrigė.
-
- Kjo
sipas KFOR-it ka ndodhur edhe nė fshatin Metehi ku dje ėshtė
raportuar nga vendėsit se serbėt kanė hyrė dhe kanė shqetėsuar
barinjtė vendas. "KFOR-i nuk mund tė jetė gjithėherė
dhe ēdokund gjatė vijės kufitare, por ne pėrpiqemi t'i
kryejmė detyrat tona nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KB-sė",
tha Prejzek.
-
- Ndėrkaq,
policia rajonale e UNMIK-ut ka raportuar sot se njė shqiptar
e ka njoftuar policinė se 7 persona tė armatosur me uniforma
kanė vjedhur 15 kafshė shtėpiake, nga tė cilat 9 janė
kthyer mė vonė. Lidhur me kėtė rast u deklarua edhe
komandanti i policisė sė UNMIK-ut nė Podujevė Uallas
Skullion (Ėallace Scullion) i cili tha se ata marrin
informata nga polica e Prishtinės dhe i bartin te KFOR-i ēek
i cili ėshtė pėrgjegjės pėr kufirin.
-
- "Kohėt
e fundit ka pasur njė ritje tė ndieshme tė raporteve nga
vendėsit pėr raste tė tilla po rnuk dua tė spekuloj",
tha pėr QIK-in Skullion. Ai apeloi te mediat qė tė shpėrndajnė
mesazhin pėr kufizimin e shpejtėsisė nė trafik meqė vetėm
kėtė muaj kishte 9 aksidente trafiku dhe njė grua tė
vdekur. Skullion njoftoi edhe pėr 5 vjedhje me thyerje, 6 armė
ilegale tė konfiskuara, 2 sulme, etj.
Zv. komandanti i KFOR-it majori Vojteh Mojzes njoftoi pėr 2
aksione kėrkimi me ē'rast nė fshatin Segash janė zbuluar
njė automatik, revole, thika, municion dhe fotografi e
material tė UĒK-sė si dhe operacionin tjetėr nė Podujevė
ku ėshtė konfiskuar njė revole, njė revole me gaz e
municion.
-
- "Prerja
ilegale e drunjve po vazhdon, ėshtė gjetur njė UXO nga
Lufta e Dytė Botėrore dhe nė fshatrat Bradash e Bajēinė
janė ndaluar 2 ngasės veturash pa dokumente", njoftoi
Mojzes.
Pėrkundėr kėtyre incidenteve KFOR-i dhe polica e UNMIK-ut
konstatuan se gjendja e sigurisė nė regjionin e Podujevės
ėshtė e qetė.
-
-
- Alush
Gashi i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė mbėshtesė
pėrpjekjet e Kosovės pėr pavarėsi
-
- Londėr,
13 qershor 2003 - Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga LDK-ja, Alush Gashi, tha nė njė
intervistė pėr BBC-nė se katėr vitet e fundit nė Kosovė
demonstrojnė mė sė miri drejtėsinė e ndėrhyrjes sė
Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj tė NATO-s pėr
ta ndėrprerė gjenocidin nė Kosovė dhe pėr tė krijuar njė
perspektivė pėr qytetarėt e Kosovės.
Alush Gashi i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė mbėshtesė
pėrpjekjet e Kosovės pėr pavarėsi.
"Bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė mė shumė e
guximshme nė kuptimin e njė realiteti se Kosova ėshtė nė
rrugėn e pashmangshme tė pavarėsisė dhe se Kosovės i
duhen dhėnė ganaca mė tė fuqishme qė kjo ditė nuk ėshtė
larg," tha Gashi.
"Me njė mbėshtetje tė tillė ndėrkombėtare forcat
politike dhe qytetare tė Kosovės do tė kishin njė energji
shtesė pėr afrimin mė tė fuqishėm ndaj pakicave pėr tė
cilat ne kemi rezultate shumė tė mira," theksoi Alush
Gashi.
-
-
- Belgjika
pas katėr muajve pėrgjysmon numrin e trupave tė saj nė
Kosovė
-
- Nju
Jork, 13 qershor 2003 - Radio e Kombeve tė Bashkuara, bėri tė ditur sot
se Belgjika do tė pėrgjysmojė kontigjentin e trupave tė
saja paqeruajtėse nė Kosovė, nė kuadrin e trupave tė
NATO-s. Duke humbur kėshtu dhe komandėn e batalionit
Belukroko, theksuan burime ushtarake nga Kosova.
-
- Forcat
paqeruajtėse KFOR, siē dihet, hyn nė Kosovė pikėrishtė
katėr vjet mė parė - 1999. Trupat paqeruajtėse belge do tė
largohen nga Kosova pas katėr muajsh dhe nga 420 trupa qė ka
kontigjenti aktual, do tė mbeten vetėm 250 trupa ushtarake.
Batalioni Belukroko, nė tė cilin bėnte pjesė kontigjeti i
paqeruajtėseve belgė ėshtė i stacionuar nė veri tė Kosovės,
nė Mitrovicė dhe tani do tė kontrollohet nga Franca pasi
Belgjika humbi kontrollin e saj.
-
- Kėshtu
qė forcat paqeruajtėse belege tė mbetura (250) do tė
operojnė nė kuadrin e forcave franceze, theksuan burime
ushtarake nga Kosova tė cilave iu referua dhe Radioja e
Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Zyra
amerikane: Katėr vjet nga ardhja e KFOR-it nė Kosovė
-
- Prishtinė,
13 qershor 2003 - Mė 12 qershor, bashkėsia ndėrkombėtare dhe
qytetarėt e Kosovės shėnojnė katėrvjetorin e ditės kur pėr
herė tė parė trupat e NATO-s hynė nė Kosovė dhe ndihmuan
qė ti ipet fund armiqėsive dhe trazirave qė shqetėsuan
rajonin me vite.
Gjatė asaj kohe, 101 ushtarė tė KFOR-it dhe 26 nėnpunės tė
UNMIK-ut dhanė jetėrat e tyre nė Kosovė, duke u pėrpjekur
t'i ndihmojnė rajonit. Rasti mė i fundit ishte ai i dy pilotėve
amerikanė, oficerėve Andrew D. Robbins dhe Devon E. DeSouza,
qė humbėn jetėn nė afėrsi tė Gjilanit duke ndihmuar qė
Kosova tė jetė njė vend i qetė dhe i sigurtė, - thuhet nė
kumtesė tė Zyrės amerikane nė katėrvjetorin e hyrjes sė
trupave tė KFOR-it nė Kosovė.
Gjatė katėr viteve tė kaluara, bashkėsia ndėrkombėtare
ndihmoi Kosovėn tė ecė pėrpara nė shumė drejtime
pozitive. Ne ndihmuam qytetarėt qė u larguan nga rajoni pėr
tu kthyer nė shtėpitė e tyre dhe ne vazhdojmė tė punojmė
fuqishėm nė kthimin e tė gjithė Kosovarėve.
-
- Ne ndėrtuam
themelet pėr zhvillim ekonomik dhe krijuam njė kornizė pėr
policinė dhe sisteme gjygjėsore ashtu qė Kosova ti pėrmbahet
besnikėrisht sundimit tė ligjit. Ne vazhdojmė tė bėjmė pėrmirėsime
nė kėto fusha.
-
- Organizuam
tri zgjedhje tė suksesshme lokale dhe ne vazhdojmė me pėrpjekjet
tona tė vendosim tė gjithė mekanizmat qė do ta bėjnė
Kosovėn njė shoqėri funksionale demokratike.
Ne bėmė tė gjitha kėto pėr vetėm katėr vite. Por nuk i
bėmė kėto vetė.
Kosovarėt e tė gjitha pėrkatėsive etnike gjithashtu kanė
bėr shumė nė kėto katėr vite prej kur trupat e NATO-s
ndihmuan tė pėrfundoj konflikti. Ju jeni kthyer nė atdheun
tuaj dhe rindėrtuat shtėpitė dhe jetėt tuaja. Ju keni
krijuar dhe implementuar njė shėrbim policor multietnik i
cili vazhdon t'i zgjerojė detyrat dhe profesionalizmin e vetė.
-
- Nė numėr
tė madh keni participuar nė zgjedhjet e lira dhe bėt qė zėri
juaj tė dėgjohet pėrmes kutive tė votimit. Keni krijuar njė
sistem politik multipartiak ku idetė e ndryshme, zgjidhjet
dhe vizionet pėr tė ardhmen do tė mund tė bisedohen mu
ashtu si liderėt e zgjedhur nga Evropa dhe SHBA-tė bėjnė nė
parlamentet e tyre dhe nė Kongres.
-
- Ju,
qytetarė tė Kosovės, keni bėr shumė pėr tė lėvizur
rajonin pėrpara nė kėto katėr vite tė fundit.
Shtetet e Bashkuara ishin prezente nė Kosovė qė nga hapja e
Zyrės pėr Shėrbime Informative tė cilėn Shtetet e
Bashkuara e hapėn kėtu mė 1996.
-
- Ne
ishim dėshmitarė tė sakrificės, ne ndihmuam tė lehtėsohen
vuajtjet dhe ne punuam me tė gjithė qytetarėt qė dėshironin
tė shohin pėrfundimin e luftimeve dhe fillimin e pajtimit.
SHBA-tė do tė vazhdojnė tė punojnė me Kosovarėt pėr ta
ēuar rajonin kah njė e ardhme mė e ndritshme.
Duke parė energjinė dhe entuziazmin e qytetarėve tė Kosovės
gjatė kėtyre katėr viteve, ne jemi tė sigurtė se do tė
shohim kėtė tė ardhme mė tė ndritshme, thuhet nė fund tė
kėsaj kumetse tė Zyrės amerikane nė Prishtinė.
-
-
- Departamenti
amerikan i Shtetit konstaton se trafiku njerėzor ėshtė
problem serioz nė Kosovė
-
- Uashington,
13 qershor 2003 - Nė raportin e fundit tė Departamentit amerikan tė
Shtetit, ku bėhet fjalė pėr trafikun njerėzor nė Shqipėri
e Maqedoni, njė kaptinė i kushtohet edhe Kosovės. Nė kėtė
raport theksohet se trafiku njerėzor ėshtė problem serioz
edhe nė Kosovė dhe UNMIK-u ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė
gjendje.
-
- Administrata
e OKB-sė, thuhet nė raportin e Departamentit tė Shtetit, bėn
pėrpjekje kundėr trafikut, ngase Kosova ėshtė destinacion
pėr viktimat e trafikut tė grave dhe vajzave kryesisht nga
Moldavia, Rumania, Hungaria dhe Bullgaria.
I dėrguari i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm i
OKB-sė ka nxjerrė ligje dhe njė njėsi e specializuar e
policisė pėr luftėn kundėr trafikimit tė njerėzve e
zbaton kuadrin ligjor nė kėtė aspekt, thuhet ndėr tė
tjera nė kėtė raport tė Departamentit tė Shatetit.
-
-
- Kooptohen
katėr anėtarė tė rinj nė Kryesinė e Degės sė LDK-sė nė
Gjilan
-
- Gjilan,
13 qershor 2003 - Nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme Kryesia e Degės sė LDK-sė nė
Gjilan kooptoi katėr anėtarė tė rinj - Abdyl Kadriun,
Fehmi Mahmutin, Musa Qerimni dhe Shefqet Aliun.
Duke i konsideruar dorėheqjet e anėtarėve tė Kryesisė si
akte personale, duke mos dashur tė merret me kualifikimet e
pabaza e tė stėrpėrsėritura tė secilit dorėheqės,
Kryesia e Deges ėshtė kėmbėngulėse nė zbatimin e
Programit, Statutit dhe vendimeve tė LDK-sė.
Nė kėtė drejtim, Kryesia e Degės e ka mbėshtetjen edhe tė
nėndegėve dhe aktiveve dhe tė shumices dėrmuese tė anėtarėsisė
por edhe tė strukturave tė saj nė organet mė tė larta
partiake.
Duke i injoruar akuzat boshe, Dega e LDK sė Gjilanit ėshtė
e pėrcaktuar pėr punė dhe veprime konkrete nė shėrbim tė
asaj pėr tė cilėn ėshtė mandatuar, thuhet nė njė kumetsė
tė Degės sė LDK-sė nė Gjilan.
-
-
- Autoritetet
e Beogradit ua dorėzuan UNMIK-ut trupat e 22 shqiptarėve tė
vrarė gjatė vitit 1999
-
- Prishtinė,
13 qershor 2003 - Autoritetet e Beogradit u kanė dorėzuar dje
pasdite autoriteteve tė UNMIK-ut trupat e 22 shqiptarėve tė
vrarė gjatė konfliktit tė vitit 1999. Trupat ishin
zhvarrosur nga njė varrezė masive nė Petrovosello.
-
- Shefi i
Zyrės sė UNMIK-ut pėr persona tė zhdukur Hoze Pablo
Baraibar u tha gazetarėve nė vendkalimin kufitar tė
Merdarit se kufomat janė nga rajoni i Drenicės, konkretisht
nga komuna e Skėnderajt dhe e Gllogocit dhe se ishin vrarė
gjatė masakrės sė Izbicės nė vitin 1999.
-
- Z.
Baraibar shprehu pakėnaqėsinė pėr zvarritjen nė
transferimin e kufomave tė zbuluara dhe tha se nga rreth 1000
trupa tė zhvarrosur deri mė tash janė kthyer nė Kosovė
vetėm 183.
-
- Kjo ėshtė
6 pėr qind e atyre kufomave qė gjenden nė Serbi, tha ai dhe
shtoi se bashkė me kėto kufoma janė sjellė edhe tė gjitha
rrobat, tė cilat janė gjetur nė Petrovosello. Sipas tij, sė
shpejti do tė ketė edhe njė ekspozitė tė rrobave nė mėnyrė
qė tė bėhet identifikimi.
Zyra e UNMIK-ut pėr persona tė zhdukur ka tė dhėna pėr
3961 persona qė rezultojnė tė zhdukur, nga tė cilėt 3150
janė shqiptarė, ndėrkaq 853 joshqiptarė.
-
-
- Nė
Pishinėn e Gėrmisė nė Prishtinė ka humbur jetėn Armend
Iliaz Gashi nga Kieva e Malishevės
-
- Prishtinė,
13 qershor 2003 - Dje pasdite rreth orės 16.15 nė Pishinėn e Gėrmisė
sė Prishtinės ka humbur jetėn Armend Iliaz Gashi, 26-vjeēar
nga Kieva e komunės sė Malishevės me profesion ekonomist.
-
- Kėtė
lajm e konfirmoi Ismail Kosumi menaxher, pėrkatėsisht pėrgjegjės
i Pishinės sė Gėrmisė. I riu Armend Gashi rreth orės
14.00 ėshtė futur nė pishinėn e Gėrmisė nė thellėsi
rreth afro katėr metrave, mirėpo vdekja e tij ėshtė hetuar
rreth orės 16.15. Tė gjitha ekipet e policisė dhe tė
hetuesisė kanė dalė nė vendin e ngjarjes.
-
-
- Policia
arrestoi njė polic ndėrkombėtar dhe katėr persona tė tjerė
nga Kosova dhe Mali i Zi
-
- Pejė,
13 qershor 2003 - Gjatė bastisjes sė njė lokali nė qytetin e Pejės ėshtė arrestuar
njė oficer i policisė sė OKB-sė nga Pakistani bashkė me
katėr persona tė tjerė nga Kosova dhe Mali i Zi, si tė
dyshuar pėr trafikimin e fėmijėve.
-
- Policia
beson se kėta pesė persona i takojnė njė rrjeti qė
mendohet se ėshtė mė i madh. Zyrtarėt e OKB-sė thanė se
pas bastisjes disa fėmijė nėn moshėn 15 vjeē mbaheshin tė
mbyllur dhe gjatė bastisjes ata janė liruar dhe janė
vendosur nė njė vend tė sigurtė. Njė zėdhėnės i OKB-sė
nė Kosovė tha se arrestimet janė pjesė e njė hetimi qė
po vazhdon.
Zėdhėnsi i policisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė, Derek Ēapell,
konfirmoi arrestimin e pesė personave dhe njėri prej tyre ėshtė
polic ndėrkombėtar. Zyrtarėt e policisė po ashtu kanė
theksuar se operacioni i bastisjes sė njė lokali nė Pejė
ėshtė bėrė nė kuadėr tė hetimeve pėr trafikimin e tė
miturve.
-
Sipas mediave lokale, kjo nuk ėshtė hera e parė qė policė
ndėrkombėtarė tė pėrfshihen nė veprime tė paligjshme
dhe ėshtė konfirmuar se sė paku 9 policė tė OKB-sė janė
pėrfshirė nė prostitucion nė Kosovė.
-
- Nė tė
gjitha rastet ata janė pėrjashtuar nga detyra e tyre dhe janė
kthyer andej kah kanė ardhur pa u ballafaquar me organet e
drejtėsisė.
-
-
- Valltaret
llapjane marrin pjesė nė njė festival ndėrkombėtar nė
Austri
-
- Podujevė,
13 qershor 2003 Njė grup valltaresh dhe drejtori i Qendrės sė
Kulturės i Podujevės Nexhmi Balaj udhėtuan sot nė Insbruk
tė Austrisė ku do tė marrin pjesė nė festivalin ndėrkombėtar
tė quajtur "Magjia kolektive pėr paqe" ku do ta
prezantojnė Kosovėn. Grupi i valltareve do tė paraqitet me
vallen e paqes, me koreografi tė z.Balaj.
-
- Pos
valles grupi nga Kosova do ta pėrcjellė edhe njė mesazh
paqeje nė shqip, gjermanisht dhe anglisht. Me kėtė rats do
tė ekspozohen edhe rroba kombėtare, instrumente autoktone
popullore shqiptare me ēka do ta identifikohet kultura e
pasur shqiptare nė Austri.
Do theksuar se pjesėmarrja e grupit tė valleve nga Podujeva
nė Austri ėshtė ndihmuar nga ministri nė Qeverinė e
Tirolit, Peter Logar dhe zonja Melita Duma.
-
-
- Maroviq:
Kosova dhe Mlladiqi, etapa tė pakapėrcyeshme nė rrugėn e
Beogradit nė integrimet evropiane
-
- Beograd,
13 qershor 2003 - Sipas presidentit tė Unionit Serbi - Mali i Zi,
Svetozar Maroviq, zgjidhja e problemit tė Kosovės dhe
arrestimi i Ratko Mlladiqit janė etapa tė pakapėrcyeshme nė
rrugėn e Beogradit nė integrimet evropiane.
Maroviq nė njė intervistė me Frans Press-in ėshtė
shprehur pėr fillimin sa mė shpejt tė dialogut pėr tė
ardhmen e Kosovės, nė tė cilin sipas tij, pėrveē
Beogradit dhe Prishtinės do tė merrnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit
e bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
Gjatė
trazirave nė Beograd janė lėnduar 50 policė
Beograd,
13 qershor 2003 - Gjatė pėrleshjeve gjatė natės sė kaluar nė
Beograd janė lėnduar rreth 50 policė dhe shumė mė pak civilė,
ka deklaruar ministri serb i policisė Dushan Mihajloviq, i cili
paralajmėroi ndjekje penale kundėr pjesėmarrėsve nė kėto
trazira.
Kėto pėrleshje
u shkaktuan gjatė trazirave me rastin e arrestimit tė
ish-oficerit tė armatės jugosllave Veselin Shlivanēanin, i
akuzur pėr krime lufte nga Tribunali i Hagės.
Njė
mjek ka thėnė se nga Qendra emergjente 8 policė tė lėnduar
janė dėrguar nė Akademinė mjekėsore ushtarake nė Beograd,
ndėrkaq sipas tij nga civilėt vetėm dy vetė kanė marrė lėndime
tė rėnda.
-
- Ėshtė
arrestuar Veselin Shlivanēanin, i akuzuar pėr krime lufte
nga Haga
-
- Beograd,
13 qershor 2003 Komandosėt e policisė serbe kanė hyrė sot
heret nė mėngjes (e premte) furishėm nė njė apartament nė
Beograd dhe e kanė arrestuar tė dyshimtin e lartė pėr
krime lufte dhe me kėtė rast policia u ndesh me pėrleshje tė
ashpra me mbėshtetėsit e vijės sė fortė nacionaliste nė
rrugė, njofton Rojter.
-
- Njė
burim i lartė i Ministrisė sė Brendshme serb ka konfirmuar
se ish-koloneli i Armatės jugosllave, Veselin Shlivanēanin
ėshtė arrestuar dhe ėshtė dėrguar nė burg, duke iu pėrgjigjur
kėshtu kėrkesės amerikane pėr ta kapur atė nėse Serbia dėshiron
qė Uashingtoni t'i ofrojė mėtej ndihma.
Shlivanēanin ėshtė akuzuar mė 1995 nga Tribunali i Hagės
pėr krime lufte pėr pjesėmarrje nė masakrėn e 200 kroatėve
dhe civilėve tė tjerė joserbė pasi trupat jugosllave e kanė
pushtuan portin e Danubit nė Vukovar mė 1991.
-
-
- Raporti
i Departamentit tė Shtetit mbi trafikun njerėzor nė Shqipėri
dhe nė Maqedoni
-
- Uashington,
13 qershor 2003 Nė botė ēdo vit trafikohen 800 mijė deri nė
900 mijė njerėz. Nė raportin qė Departamenti i Shtetit
nxori mbi trafikun njerėzor, thuhet se ky lloj trafiku minon
autoritetin e qeverive, lidhet me krime tė tjera dhe ėshtė
nė thelb njė formė terrorizmi. Nė kėtė raport pėrfshihen
edhe komente mbi gjendjen nė Shqipėri dhe Maqedoni nė kėtė
drejtim.
Megjithėse nė raport flitet pėr pėrpjekje tė Shqipėrisė
nė luftėn kundėr trafikut, mesa duket ato nuk kanė qenė tė
mjaftueshme pėr ta radhitur Shqipėrinė mes vendeve qė i
plotėsojnė standardet minimale pėr eliminimin e trafikut
njerėzor.
Nė njė sistem me tre nivele, ku nė tė parin bėjnė pjesė
vendet qė i plotėsojnė standardet minimale nė luftėn kundėr
trafikut dhe nė tė tretin ata qė nuk i plotėsojnė dhe qė
nuk po bėjnė pėrpjekje, ashtu si edhe vitin e kaluar Shqipėria
bėn pjesė nė nivelin e dytė, tė atyre vendeve qė nuk i
plotėsojnė standardet minimale pėr eliminimin e trafikut,
por qė po bėjnė pėrpjekje tė konsiderueshme.
Nė pjesėn e raportit pėr Shqipėrinė thuhet se ajo shėrben
si vend burimi dhe tranziti pėr trafikimin e grave dhe fėmijėve
pėr shfrytėzim seksual dhe pėr tė lypur. Viktimat femra,
thuhet nė raport ēohen nė Itali, Greqi dhe vende tė tjera
tė Bashkimit Evropian, si Belgjika, Franca, Britania dhe
Hollanda.
-
- Femrat
qė trafikohen pėrmes Shqipėrisė kryesisht vijnė nga
Bullgaria dhe Ukraina. Ndėrsa fėmijėt sipas njoftimeve
trafikohen nga Shqipėria pėr nė Itali dhe Greqi pėr tė
lypur nė rrugė.
Ndėrkaq nė raportin vjetor tė Departamentit amerikan tė
Shtetit pėr Maqedoninė thuhet se ky vend ėshtė shtet pėr
kalimin por dhe destinacion pėr gra e fėmijė tė trafikuar
pėr prostitucion nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Evropa
Lindore, nė veēanti nga Ukraina, Moldavia, Rumania dhe
Bullgaria. Disa viktima mbeten nė Maqedoni derisa tė tjerėt
trafikohen nė Shqipėri, Kosovė ose Itali, thuhet nė
raport.
-
- Qeveria
ėshtė treguar e efektshme nė zbatimin e masave ligjore nė
zonat e banuara nga shqiptarėt, tė cilat nuk ishin nėn
kontroll tė qeverisė gjatė konfliktit nė vitin 2001, dhe nė
pjesėt ku mbizotėronin aktivitetet e trafikut, thuhet mė
tej nė raport.
-
- Raporti
permend shqetėsimet e shtypit dhe opinionit publik qė vėnė
nė dyshim integritetin e gjykatėsve pėr shkak tė pėrqindjes
sė ulėt tė dėnimeve.
Ambasadori amerikan nė Shkup Batler thotė se nė disa raste
gjyqėsia maqedonase ėshtė treguar shumė e butė me
trafikantėt.
-
-
- K.
Galak ka shprehur bindjen shqiptarėt dhe serbėt javėn e
ardhshme nė Selanik do t'ia zgjasin dorėn njėri-tjetrit
-
- Bruksel,
13 qershor 2003 - Bashkimi Evropian thotė se pavarėsisht nga
deklaratat e fundit tė politikanėve serbė kontakti i parė
ndėrmjet pėrfaqėsuesve serbė dhe atyre shqiptarė do tė
ndodhė nė Selanik.
Prononcimet e fundit tė politikanėve serbė se ndoshta do tė
refuzojnė kontaktin e parė me delegacionin e Kosovės nė
Selanik, mbase nuk paraqesin qėndrimin final tė palės
serbe, pohuan zyrtarėt e BE-sė nė Bruksel, duke thėnė se
megjithatė ka ende kohė pėr ndryshim tė vendimeve.
Zėdhėnėsja e Havier Solanės, Kristina Galak, deklaroi se qėndrimet
e BE-sė dhe porositė qė madje edhe vetė Solana i pėrcolli
javėn e kaluar nė rajon nuk kanė ndryshuar. "Qėllimi
ynė ėshtė qė vendet e Ballkanit t'i afrohen BE-sė",
ka deklaruar Galak.
Galak ka shprehur bindjen e saj se megjithatė shqiptarėt dhe
serbėt javėn e ardhshme nė Selanik do t'ia zgjasin dorėn
njėri-tjetrit.
-
-
- Policia
maqedonase vrau dje njė shqiptar nė njė lagje tė Shkupit
-
- Shkup,
13 qershor 2003 - Policia maqedonase vrau dje pasdite njė shqiptar tė identifikuar me
emrin Nexhmedin D. nė njė lagje tė Shkupit, gjatė tentimit
pėr ta arrestuar.
-
- Sipas
autoriteteve maqedonase viktima nuk kishte pranuar tė ndalej
nė urdhėrin e policisė, por siē thuhej kishte tentuar tė
nxirrte revolen dhe t'i qėllojė policėt dhe se ai sipas
policisė kishte tre vjet qė po kėrkohej nga njė gjykatė.
-
- Si
pasojė e kėsaj vrasjeje popullata e fshatit Haraēinė prej
nga ishte ky shqiptar i vrarė ėshtė revoltuar.
-
-
- Sipas
ministrit tė brendshėm malazez ka paralajmėrime tė disa
organizatave nga Kosova pėr "akte terroriste"
-
- Podgoricė,
13 qershor 2003 - Ministri i brendshėm malazez Milan Filipoviq, ka
deklaruar nė njė konferencė me gazetarė se ka paralajmėrime
tė disa organizatave nga Kosova pėr akte terroriste nė disa
lokalitete tė Malit tė Zi.
-
- Ai tha
se disa organizata tė cilat janė tė njohura si
destabilizuese nė Kosovė, tė cilat edhe atje organizojnė
akte terroriste janė sipas tė dhėnave qė posedon, duke pėrgatitur
akte terroriste nė pikat kufitare tė Malit tė Zi, kryesisht
nė trevat e banuara me shqiptarė.
-
- Filipoviq
tha se Ministria e Punėve tė Brendshme edhepse nuk beson se
do tė realizohen kėto paralajmėrime, megjithatė ka shtuar
masat e sigurisė nė kėtė vend, nė veēanti nė komunat e
banuara me shqiptarė.
-
-
- Ēoviq
u ka bėrė thirrje pjesėmarrėsve tė samitit tė Selanikut
ta bojkotojnė Shtajnerin
-
- Beograd,
13 qershor 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq u ka bėrė
thirrje pjesėmarrėsve nė Samitin e Selanikut ta bojkotojnė
shefin e UNMIK-ut nė Kosovė, Mihael Shtajner dhe nė kėtė
mėnyrė tė tregojnė pakėnaqėsinė e tyre me politikėn e
tij nė Kosovė.
-
-
- Anan:
Paqeruajtėsit e KB-sė tė dėrgohen nė Lindjen e Mesme pėr
tė ndalur ciklin e dhunės
-
- Nju
Jork, 13 qershor 2003 Paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara duhet tė
dėrgohen nė Lindjen e Mesme qė tė pėrpiqen tė ndalin pėrshpejtimin
e ciklit tė dhunės atje, ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm
i OKB-sė, Kofi Anan, njofton BBCnews.
-
- Ai
gjithashtu ka thėnė se forca prej 51 vėzhguesish amerikanė,
qė priten ta arrijnė javėn e ardhshme ėshtė vetėm
fillimi, por vetėm njė forcė e armatosur
amortizuese do tė mund tė ndalte pėrshkallėzimin e
dhunės.
-
- Nė njė
intervistė nė njė gazetė izraelite, Anan gjithashtu ka
nxitur Izraelin tė kufizojė pėrgjigjet nė sulmet
palestineze nė masė proporcionale, ndonėse e di se
kjo ėshtė shumė vėshtirė.
-
-
- Forcat
amerikane kanė vrarė sot 27 militantė irakianė
-
- Bagdad,
13 qershor 2003 Forcat amerikane kanė vrarė sot (e premte) 27 irakianė, tė cilėt
kanė sulmuar njė patrullė tankesh nė veri tė Bagdadit, ka
bėrė tė ditur njė zėdhėnės ushtarak, njofton Rojter.
Irakianėt kanė hapur zjarr antitank kundėr patrullės nė
qytetin Balad.
-
- Tanket
ua kanė kthyer zjarrin dhe kėshtu kanė vrarė katėr
itrakianė. Automjetet e blinduara, tė ndihmuara nga zjarri
prej helikopteri, kanė ndjekur pjesėn e mbetur tė grupit
dhe kėshtu kanė vrarė edhe 23 syresh, thuhet nė deklaratėn
e zėdhėnėsit nė fjalė.
-
-
- Dje
nė moshėn 87 vjeēare ndėrroi jetė aktori i njohur Gregori
Pek
-
- Llos
Anxhellos, 13 qershor 2003 - Ylli i filmit amerikan, aktori Gregori Pek, ndėrroi
jetė dje nė shtėpinė e tij nė Los Anxheles nė moshėn
87-vjeēare. Pek fitoi ēmimin Oskar pėr filmin "Tė
vrasėsh zogun shpotitės" dhe shumė mirėnjohje tjera nė
fushėn e filmit pėr rolet e tij tė shkėlqyera.
-
-
- Gjashtė
ushtarė afganė janė plagosur nė njė sulm me granatė nė
jug tė vendit
-
- Kandahar,
Afganistan, 13 qershor 2003 Gjashtė ushtarė afganė janė plagosur
nė njė sulm me granatė nė jug tė vendit, ka bėrė tė
ditur sot (e premte) njė zyrtar provincial, njofton Rojter.
Sulmi ka ndodhur gjatė natės nė rrethin Girishk tė provincės
Hlemand kur njė grup luftėtarėsh talibanė tė dyshimtė
kanė hedhur njė granatė nė dhomėn ku flinin ushtarėt.
-
- "Tre
nga tė plagosurit janė transportuar nė Pakistan pėr shėrimin
e plagėve tė rėnda dhe tre tė tjerė po shėrohen nė
spitalin vendor", ka thėnė zyrtari i lartpėrmendur. Ėshtė
jashtė ēdo dyshimi se luftėtarėt talibanė e kanė kryer kėtė
sulm, ka shtuar ai.
-
-
- Trupat
amerikane kanė vrarė tė pakten 70 veta nė njė kamp
trajnimi tė "terroristėve" nė Irak
-
- Bagdad,
13 qershor 2003 Trupat amerikane kanė vrarė tė pakten 70 veta nė njė kamp
trajnimi tė "terroristėve" nė Irak, ka njoftuar zėdhėnėsi
ushtarak amerikan nė njė prononcim tė sotėm (e premte),
njofton Rojter.
-
- Ai ka
thėnė se njė ushtar amerikan ėshtė plagosur gjatė
operacionit, i cili ėshtė ende nė vazhdim e sipėr. Armata
ka thėnė se sulmi nė kamp, qė ndodhet 90 mila nė
veriperendim tė Bagdadit, ėshtė pjesė e "pėrpjekjeve
tė vazhdueshme pėr ērrėnjosjen e lojalistėve tė partisė
Baath, tė grupeve paramilitare dhe elementėve tė tjerė
subversivė", por s'ka dhėnė detaje tė tjera pėr
kampin.
-
-
- Pauell
u bėn thirrje udhėheqėsve tė Lindjes sė Mesme pėr masa
kundėr grupeve ekstremiste palestineze
-
- Uashington,
13 qershor 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, po u bėn
thirrje udhėheqėsve tė Lindjes sė Mesme qė tė veprojnė
kundėr grupeve ekstremiste palestineze, qė siē tha ai po pėrpiqen
tė bllokojnė procesin e paqes mes izraelitėve dhe
palestinezėve.
Pauell foli dje nė telefon me udhėheqėsit e Izraelit,
Jordanisė, Arabisė Saudite dhe Egjiptit dhe u kėrkoi atyre
tė ngrenė zėrin pėr tė ndaluar transferimin e fondeve pėr
grupet ekstremiste Hamas, Xhihadi Islamik dhe grupe tė tjera,
qė i pėrshkroi si elemente tė vendosur qė tė pėrdorin
terrorin pėr tė ndaluar procesin e paqes.
-
-
- Hamasi
fajėsohet pėr dhunėn nė Lindjen e Mesme
-
- Uashington,
13 qershor 2003 - Administrata e presidentit amerikan Xhorxh Bush ka
kritikuar ashpėr grupin militant palestinez, Hamas. Zėdhėnėsi
i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleisher, tha se dhuna e
vazhdueshme nuk ishte faj i Izraelit apo Autoritetit
Palestinez, por i Hamasit.
Njė zėdhėnės i Hamasit, Ismail Abu Shanab, i tha BBC-sė
se grupi mund tė kryente sulme tė tjera brenda Izraelit pėr
tė parandaluar sulmet izraelite kundėr palestinezėve.
Paralajmėrimi u bė njė ditė pasi Hamasi bėri njė sulm
vetėvrasės nė Jeruzalem nga i cili vdiqėn 16 vetė.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|