| |
 |
 |
|
|
12.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 12 qershor 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Me njė ceremoni festive sot nė
Prishtinė u shėnua 4-vjetori i hyrjes sė trupave tė NATO-s
nė Kosovė
-
Edhe nė Gjilan po zhvillohen
aktivitete kushtuar katėrvjetorit tė hyrjes sė trupave tė
NATO-s
-
Riza Halimi falenderon Presidentin
Rugova
-
Ēmimi "Beqir Musliu" i
jipet Sabri Hamitit
-
Gjykata e qarkut nė Gjilan tre
veta i ngarkon pėr veprime terroriste
-
Persona tė maskuar kanė vrarė
Hasan Krasniqin nė Vranoc tė Pejės
-
Kisinxher: Kosovėn drejt pavarėsisė
po e ēon evolucioni i pandalashėm
-
AKM suspendoi drejtoreshėn e pėrgjithshme
tė PTK-sė
-
PDK nė Gjilan vendosi qė tė
ngrijė marrėdhėniet me Kuvendin komunal pėr kohė tė
pacaktuar
-
Forcat e KFOR-it nė Kosovė do tė
organizojnė sot pėrvjetorin e katėrt tė hyrjes sė trupave
tė NATO-s nė Kosovė
-
Forcat e KFOR-it do tė pėrcjellin
me autobusė banorėt qė kalojnė nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės
-
Nė Prishtinė u hap panairi ndėrkombėtar
ekonomik
-
Nė finale tė Kupės sė Kosovės
do luajnė Prishtina dhe KEK-u
-
Autoritetet e Serbisė sot do tė
dorėzojnė kufomat e 22 shqiptarėve
-
Mė 18 qershor nė Shkup takohen
liderėt e partive liberale tė Ballkanit Perendimor
-
Nė kanalin e tretė tė TV tė
Maqedonisė bėhen transmetimet e seancave parlamentare nė
gjuhėn shqipe
-
Korpusi i Paqes amerikane nė
Maqedoni do tė zgjerojė veprimtarinė e vet
-
BDI mori vendim pėr t'u bashkuar
me Partinė Demokratike Kombėtare
-
Policia maqedonase ka arrestuar
dhjetėra persona nėn dyshimin se kanė lidhje me shpėrthimet
e fundit
-
Nė Irak rrėzohet njė helikopter
amerikan
-
"Tė jetojmė nė paqe - me
dashuri dhe respekt tė pėrhershėm ndaj njėri-tjetrit",
ka thėnė sot papa Gjon Pali i Dytė
-
SARS-i sė shpejti do tė ērrėnjoset
nė botė
-
Hans Bliks akuzon SHBA-nė pėr
fushatė diskredituese ndaj tij
-
Al-Kaida dyshohet si autore e
sulmit nė Kabul
-
Mbi 20 tė vrarė nė dhunėn e
djeshme mes palestinezėve dhe izraelitėve
-
Vazhdojnė protestat nė Iran
-
Gjatė njė operacioni tė madh nė
Irak, trupat amerikane kanė arrestuar rreth 400 veta
-
Nė pjesėn indiane tė Kashmirit
janė vrarė tetė kryengritės
-
Nė Ulan Bator ėshtė zbuluar njė
varrezė masive tė spastrimeve staliniste
-
Tė pakten dy civilė janė vrarė
nė luftimet e reja nė Afganistan
-
SHBA-tė thonė se 15 vende
skanė bėrė fare pėrpjekje pėr tė ndalė trafikimin e
qenieve njerėzore
|
|
|
|
|
|
- Me
njė ceremoni festive sot nė Prishtinė u shėnua 4-vjetori i
hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė
-
 |
|
- Prishtinė,
12 qershor 2003 - Nė katėrvjetorin e hyrjes sė trupave nė NATO-s nė Kosovė, sot nė
selinė e KFOR-it nė Prishtinė u organizua njė
ceremoni festive, ku merrnin pjesė personalitetet mė
tė larta tė vendit dhe ato ndėrkombėtare.
Duke folur nė kėtė ceremoni, komandanti i KFOR-it
Fabio Mini dhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner vlerėsuan
se misioni ushtarak dhe civil i bashkėsisė ndėrkombėtare
nė Kosovė ka qenė i suksesshėm gjatė katėr
viteve tė kaluara, duke shtuar se ende mbetet shumė
pėr t'u bėrė nė tė ardhmen nė mėnyrė qė
Kosova tė integrohet nė BE - thanė Shtajner dhe
Mini nė kėtė ceremoni.
|
-
- Sipas
gjeneral Minit, qė nga fillimi mandati i forcave paqeruajtėse
nė bazė tė rezolutės 1244 ishte krijimi i njė mjedisi tė
sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. "Ne e kemi
bėrė kėtė nė mėnyrė qė institucionet e Kosovės mund tė
punojnė nė liri, ndėrkaq njerėzit tė jetojnė tė lirė nė
shoqėrinė multientike", tha Mini, duke shtuar se tani
periudha e emergjencės ka kaluar.
-
- "Shikuar
nga aspekti i sigurisė tani nuk ekziston kėrcėnimi nga
jashtė", tha Mini. "Tani po e fokusojmė
aktivitetin tonė nė luftė kundėr terrorizmit,
esktremizimit dhe krimit tė organizuar, por ne gjithashtu
duhet tė fokusohemi pėr sigurinė e minoriteteve dhe kthimin
e tyre", theksoi gjeneral Mini.
Ndėrkaq Shtajner tha se misioni i NATO-s nė vitin 1999 ishte
fitorja kundėr regjimit tė Millosheviqit dhe sigurimi i
kufijve tė Kosovės. Por tani qė misioni i bashkėsisė ndėrkombėtare
ka ndryshuar, tha Shtajner, ky mision ėshtė fokusuar nė
kthimin e refugjatėve, nė luftėn kundėr krimit tė
organizuar dhe nė ndėrtimin e shoqėrisė multietnike.
-
- Shtajner
tha se KFOR-i dhe UNMIK-u duhet tė angazhohen pėr integrimin
e Kosovės nė Evropė. "Ardhmėria e Kosovs ėshtė nė
Evropė", tha Shatjne rduke nėnvizuar se
"perspektiva e Evropės ėshtė e vetmja rrugė qė tė
zgjidhen problemet e shumta nė Kosovė".
Duke pėrshėndetur nė kėtė ceremoni festive, Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova ēmoi lart punėn e KFOR-it dhe
progresin e arritur, duke theksuar se duhet bėrė mė shumė
nė procesin e pajtimit.
Presidenti Rugova bėri tė ditur se do tė ndajė medaljet pėr
shėrbim ushtarak dhe civil nė Kosovė.
"Sot pas katėr vjetėve mund tė them se kemi njė
progres tė madh.
-
- Kemi njė
shoqėri tė integruar pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės,
pėr tė gjitha grupet etnike. Kemi edhe pėrparim, por duhet
tė bėjmė mė shumė nė procesin e pajtimit e tė
komunikimit mes nesh". Ai tha se si President i Kosovės
- 12 Qershorin e ka shpallur Ditė tė Lirisė sė Kosovės.
Nė kėtė ceremoni u pėrkujtuan edhe 101 ushtarėt e KFOR-it
tė cilėt kanė dhėnė jetėn e tyre nė misionin paqeruajtės
nė Kosovė.
-
-
- Edhe
nė Gjilan po zhvillohen aktivitete kushtuar katėrvjetorit tė
hyrjes sė trupave tė NATO-s
-
- Gjilan,
12 qershor 2003
- Sot nė Gjilan ka filluar manifestimi i shėnimit tė katėrvjetorit
tė ēlirimit, i titulluar "Liria e Gjilanit 2003",
i cili zhvillohet mė 12 e 15 maj, ditė kėto kur nė Gjilan
hynė trupat paqeruajtėse tė NATO-s.
Programi i sotėm ka filluar me vėnien e kurorave dhe
nderimin e pėrfaqėsuesve komunalė te varrezat e dėshmorėve,
ndėrsa ka vazhduar me njė vizitė nė kampin ushtarak
amerikan "Montith" dhe aktivitetet tjera tė
parapara pėr 12 qershor.
Lutfi Haziri, kryetar i komunės, nė fjalėn e rastit tha se
12 Qershori ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme nė
kalendarin historik tė Kosovės, sepse i dha fund pėrgjithmonė
njė epoke tė errėt dhe tė tmerrshme pėr shqiptarėt.
Katėr vitet e kaluara nė liri, Gjilani punoi shumė pėr ta
pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve tė vetė, pa dallime nė
baza etnike dhe sot mund tė themi se ėshtė arritur njė
progres i mirė nė kėtė drejtim, tha Haziri. Sot kėtu ka
paqe, siguri pėr tė gjithė qytetarėt, funksionojnė
institucionet, ndėrsa po punohet nė avancimin e progresit.
-
- Deri
tani janė realizuar mė shumė se 270 projekte, ndėrsa edhe
shumė tė tjera janė tė gatshme dhe presin donacionet, tha
ai.
"Mė e rėndėsishmja pėr tė ardhmen, ėshtė se
qytetarėt tanė kanė njė motiv tė madh pėr tė ndėrtuar
njė jetė tjetėr nga ajo qė ishte dikur kėtu dhe, njė tė
ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė", tha ndėr tė
tjera Lutfi Haziri, kryetar i komunės.
-
-
- Riza
Halimi falenderon Presidentin Rugova
-
- Preshevė,
12 qershor 2003 - "Me rastin e dekorimit me Medaljen e artė tė Lidhjes sė
Prizrenit mė lejoni t'Ju shpreh falenderimet e mia mė tė
sinqerta dhe kėnaqėsinė e posaēme pėr respektin dhe
pranimin qė Ju dhe institucioni mė i lartė i Kosovės nė kėtė
mėnyrė dinjitoze po ia bėni jo vetėm veprimtarisė sime
politike, por, mbi tė gjitha, angazhimit tė pavarur politik
tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės", thuhet nė
njė letėr falenderimi tė kryetarit tė Partisė pėr Veprim
Demokratik nė Preshevė, Riza Halimit dėrguar Presidentit tė
Kosovės Ibrahim Rugova.
"Medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit, e ndarė pėr
nder tė 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, do
tė jetė pėr mua inspirim i posaēėm pėr vazhdimin me pėrkushtim
tė veprimit tim politik nė kuadėr tė procesit qė duhet
t'u sigurojė shqiptarėve tė kėtij rajoni realizimin e plotė
tė tė drejtave individuale dhe kolektive", thuhet nė
fund tė letrės sė Riza Halimit dėrguar Presidentit Rugova.
-
-
- Ēmimi
"Beqir Musliu" i jipet Sabri Hamitit
-
- Gjilan,
12 qershor 2003 - Fitues i ēmimit "Beqir Musliu" qė jepet pėr vlera letrare,
sivjet do tė jetė shkrimtari Sabri Hamiti. Kėshtu ka
vendosur juria letrare, nė pėrbėrje dr Ali Aliu, Ibrahim
Kadriu e Sabit Rrustemi.
Sabri Hamiti ka dėshmuar pėrkushtim tė jashtėzakonshėm nė
fushėn e poezisė, kritikės letrare, dramės, prozės dhe
vlerėsohet si njė nga figurat mė komplete tė letrave
shqipe, thuhet nė njė arsyetim tė shkurtėr tė juries.
Ēmimi "Beqir Musliu", i cili sivjet jepet pėr herė
tė dytė, Sabri Hamitit do t`i dorėzohet nė njė ceremoni
solemne, mė 24 qershor.
-
-
- Gjykata
e qarkut nė Gjilan tre veta i ngarkon pėr veprime terroriste
-
- Gjilan,
12 qershor 2003 - Gjykata e qarkut nė Gjilan i ngarkon tre shqiptarė pėr disa veprime
terroriste nė rajonin e Luginės sė Preshevės. Kėta tre
persona janė arrestuar nga policia e UNMIK-ut dhe janė me
preardhje nga komuna e Bujanocit, por me vendbanim nė Kosovė.
-
- Kėta
janė: Basri Sinan Xhemajli, Rasim Bajrami dhe Asllan Bajrami,
njofton shtypi i sotėm.
Ndėrkohė njė gjykatės ndėrkombėtar po i kryen hetimet nė
lidhje me incidentin mė 7 mars afėr kufirit Kosovė-Serbi,
te gryka e Koēulit. Siē dihet nė atė incident policia
serbe pat vrarė dy shqiptarė.
-
-
- Persona
tė maskuar kanė vrarė Hasan Krasniqin nė Vranoc tė Pejės
-
- Pejė,
12 qershor 2003 -
Mbrėmė rreth orės 23, nė Vranoc tė Pejės, persona tė
maskuar kanė vrarė me armė zjarri Hasan Krasniqin, 33- vjeēar,
punėtor i pompės sė benzinės nė kėtė fshat.
"Maskat" e kanė vrarė atė duke hipur nė veturėn
e tij pėr tė shkuar nė shtėpi pas pėrfundimit tė orarit
tė punės.
-
- I
ndieri ėshtė goditur me njė breshėri plumbash dhe ka
vdekur rrugės gjatė dėrgimit nė spitalin e Pejės. Nė
vendin e ngjarjes kanė dalė, pas rreth dy orėsh, pjesėtarėt
e KFOR-it dhe tė policisė sė UNMIK-ut. Motivet e kėsaj
vrasjeje ende mbeten tė pasqaruara.
-
-
- Kisinxher:
Kosovėn drejt pavarėsisė po e ēon evolucioni i pandalashėm
-
- Vjenė,
12 qershor 2003 -
Duke folur nė njė tubim nė Vjenė, sekretari i dikurshėm
amerikan i Shtetit Henri Kisinxher, i pyetur nėse Kosova do tė
bėhet e pavarur dhe nėse kėtė e mėbshtet Shtėpia e Bardhė,
ka thėnė:
-
- "Nuk
e di nėse e Amerika e mbėshtet (pavarėsinė e Kosovės),
por drejt pavarėsisė Kosovėn po e ēon evolucioni i
pandalashėm". Ai ka shtuar qė vėshtirė se Kosova tė
mbetet pjesė e Serbisė. Ndarja e Kosovės nga Serbia ėshtė
e pashmangshme.
Kisinxher kėto komente i bėri nė njė takim tė mbajtur dje
nė Vjenė tė quajtur "Evropa forum 2003", nė tė
cilin vulėn kryesore ia dhanė dy veteranėt e njohur tė
politikės botėrore - Henri Kisinxher dhe Hans Ditri Gensher,
ministėr i dikurshėm i jashtėm gjerman.
-
- Bota
nuk mund tė jetė stabile pa punėn e pėrbashkėt tė Amerikės
dhe Evropės, as qė Amerika dhe Evropa kanė cilindo mė tė
afėrt sesa qė janė njėra me tjetrėn, andaj ėshtė e
logjikshme tė pritet qė kėto dy palė do tė bėjnė ēmos
qė ėshtė nė fuqinė e tyre qė lidhjet e ndėrsjella tė
riparohen pas fėrkimeve rreth Irakut dhe ēėshtjeve tė
tjera - kanė konkluduar Kisinxher dhe Gensher nė kėtė
takim duke folur pėr tensionet ndėrmjet Amerikės dhe Evropės.
-
-
- AKM
suspendoi drejtoreshėn e pėrgjithshme tė PTK-sė
-
- Prishtinė,
12 qershor 2003 - AKM-ja ka suspenduar nga puna drejtoreshėn e pėrgjithshme tė
Postelekomit tė Kosovės, Leme Xhema, pas kontrollit qė bėri
tė martėn njėsia elite e UNMIK-ut antikorrupsion nė zyrėn
dhe nė shtėpinė e saj.
-
- Nė njė
njoftim tė PTK theksohet se nė bazė tė vendimit tė
kryesuesit tė Bordit tė AKM-sė u suspendua pėrkohėsisht
zonja Leme Xhema nga pozita e saj aktuale si drejtoreshė e pėrgjithshme
e PTK-sė deri nė pėrfundim tė procesit tė hetimeve.
Ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm i PTK-sė
do tė jetė i punėsuari nga Agjencioni kosovar i Mirėbesimit
pėr PTK-nė, Erik Mekkenlli.
-
- PTK ka
theksuar se zonja Leme Xhema nuk ėshtė shkarkuar nga pozita
e saj, por vetėm ėshtė suspenduar. Ky veprim ėshtė ndėrmarrė
si masė e pėrkohshme pėr tė mbrojtur interesat e AKM-sė,
PTK-sė dhe zonjės Leme Xhemės, thuhet nė komunikatė.
-
-
- PDK
nė Gjilan vendosi qė tė ngrijė marrėdhėniet me Kuvendin
komunal pėr kohė tė pacaktuar
-
- Gjilan,
12 qershor 2003 - Dega e Partisė Demokratike nė Gjilan pas paralajmėrimeve tė mėhershme
vendosi qė tė ngrijė marrėdhėniet me Kuvendin komunal pėr
kohė tė pacaktuar, siē thuhet nė shenjė pakėnaqėsie me
rrjedhėn e punėve nė kuvend dhe komitetet e tij.
-
- Shkaku
kryesor i kėtij hapi ėshtė zgjedhja e kryetarit tė ri nė
Komitetin pėr Urbanizėm dhe Planifikim Hapėsinor, qė ėshtė
njė mjek nga radhėt e LDK-sė pa shkarkuar fare kryetarin e
mėparshėm njė inxhinier i ndėrtimtarisė nga radhėt e
PDK-sė.
Ndryshe PDK nė Asamblenė komunale tė Gjilanit ka 13 kėshilltarė.
-
-
- Forcat
e KFOR-it nė Kosovė do tė organizojnė sot pėrvjetorin e
katėrt tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė
-
- Prishtinė,
12 qershor 2003 - Forcat paqeruajtėse tė KFOR-it nė Kosovė do tė organizojnė sot pėrvjetorin
e katėrt tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė,tha zėdhėnėsi
i KFOR-it, majori Vill Bekman. Ceremonia e pėrvjetorit tė
katėrt tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė do tė
mbahet sot nė Shtabin kryesor tė KFOR-it nė Prishtinė.
-
-
- Forcat
e KFOR-it do tė pėrcjellin me autobusė banorėt qė kalojnė
nė pjesėn veriore tė Mitrovicės
-
- Mitrovicė,
12 qershor 2003 - Forcat paqeruajtėse tė KFOR-it do tė pėrcjellin me autobusė civilė
banorėt qė kalojnė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Kėta
autobusė do tė qarkullojnė tri herė nė ditė. Ata thanė
se ky akt ėshtė normal nė pėrpjekje pėr tė rikthyer jetėn
normale pėr kėta banorė tė cilėt deri mė tash kanė
qarkulluar nė relacionin veri-jug me kamionė tė KFOR-it.
-
-
- Nė
Prishtinė u hap panairi ndėrkombėtar ekonomik
-
- Prishtinė,
12 qershor 2003 - Nė Prishtinė u hap panairi ndėrkombėtar ekonomik "Prishtina
2003", nė tė cilin po marrin pjesė mbi 80 firma nga
vendet e rajonit.
-
- Zyrtarėt
ekonomikė tė Kosovės thanė se ky panair ėshtė
manifestimi mė i rėndėsishėm ekonomik nė Kosovė, pasi
krijohen mundėsi pėr paraqitjen e kapaciteteve tona
prodhuese dhe tregtare si dhe pėr krijimin e bashkėpunimit tė
mirėfilltė ekonomik nė nivel partneriteti me vendet e
rajonit.
Pėr herė tė parė nė kėtė panair marrin edhe firmat e
njohura tė jashtme tė industrisė sė automobilave. Panairi
do tė qėndrojė i hapur deri mė 14 qershor dhe hyrja ėshtė
falur.
-
-
- Nė
finale tė Kupės sė Kosovės do luajnė Prishtina dhe KEK-u
-
- Gjilan,
12 qershor 2003 Dje nė stadiumin e qytetit nė Gjilan, ku ishin tė pranishėm rreth
1000 shikues, u zhvillua takimi i dytė gjysmėfinal i Kupės
sė Kosovės, ndėrmjet Gjilanit dhe Prishtinės.
-
- Kėtė
ndeshje e fituan gjilanasit me rezultat 1:0, me golin qė e shėnoi
Arben Zeqiri nė minutėn e 90 tė ndeshjes.
Pėrkundėr kėsaj fitoreje nė finale tė Kupės sė Kosovės
nė futboll pėr edicionin 2002/2003 u kualifikua Prishtina
pasi qė nė ndeshjen e parė, Prishtina ka mundur Gjilanin me
rezultat 3:1.
-
- Nė
finale Prishtina do tė takohet me anėtarin e ri tė Ligės sė
parė tė Kosovės, KEK-un e Kastriotit (ish Obiliqit), i cili
nė gjysmėfinalen e zhvilluar para njė jave, pat deklasuar Vėllaznimin
e Gjakovės, duke e mundur me rezultat 5:1.
Ndeshja finale Prishtina KEK-u, do tė zhvillohet mė 18
qershor.
-
-
- Autoritetet
e Serbisė sot do tė dorėzojnė kufomat e 22 shqiptarėve
-
- Beograd,
12 qershor 2003 - Autoritetet e Serbisė sot nė pikėkalimin kufitar me Kosovėn nė
Merdar do tė dorėzojnė kufomat e 22 shqiptarėve. Kėto
kufoma tė shqiptarėve tė vrarė mė 1999 janė zbuluar nė
Petrovosello.
-
- Nė kėtė
lokalitet janė ekshumuar gjithsej 77 trupa, nga tė cilėt 11
janė dorėzuar mė herėt nė Kosovė. Autoritetet serbe kanė
premtuar se pas njė muaji do tė dorėzojnė edhe 20 kufoma tė
tjera.
Ndryshe nga tri varreza masive nė Serbi janė ekshumuar
gjithsej 930 trupa tė shqiptarėve tė Kosovės.
-
-
- Mė
18 qershor nė Shkup takohen liderėt e partive liberale tė
Ballkanit Perendimor
-
- Shkup,
12 qershor 2003 -
Fondacioni Proliberal i Gjermanisė "Friedrich Nauman
Stiftung" ka ftuar nė njė takim tė pėrbashkėt mė 18
qershor liderėt e partive liberale tė Ballkanit Perendimor
nga Shqipėria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia,
Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pėr tė diskutuar
bashkarisht pėr platformėn tė cilėn do ta paraqesin liderėt
dhe ministrat evroliberalė nė Samitin e Bashkimit Evropian i
cili do tė zhvillojė punimet nė Selanik.
Kryetari i PLK-sė, z.Gjergj Dedaj, ka konfirmuar pjesėmarrjen
e tij nė takimin e liderėve tė Ballkanit Perendimor nė
Shkup, si dhe pjesėmarrjen nė takimin e liderėve,
kryeministrave dhe ministrave tė partive liberale tė Evropės,
i cili do tė mbahet nė prag tė samitit tė BE-sė nė
Selanik.
Liderėt e partive liberale tė Ballkanit Perėndimor do tė
hartojnė njė platformė tė pėrbashkėt pėr integrimin sa
mė tė shpejtė tė kėtyre vendeve nė BE dhe pritet tė nėnshkruajnė
njė Deklaratė tė pėrbashkėt, e cila do t'u prezentohet
liderėve euroliberalė nė prag tė samitit tė BE-sė nė
Selanik.
-
-
- Nė
kanalin e tretė tė TV tė Maqedonisė bėhen transmetimet e
seancave parlamentare nė gjuhėn shqipe
-
- Shkup,
12 qershor 2003 -
Prej dje nė Televizionin shtetėror tė Maqedonisė nė
kanalin e tretė bėhen transmetimet e seancave parlamentare,
tė cilat pėrkthehen nė gjuhėn shqipe nė kohėn kur flasin
deputetėt maqedonas.
-
- Me
ndryshimet kushtetuese dhe tė Rregullores sė Parlamentit tė
Maqedonisė, deputetė shqiptarė mund tė flasin shqip nė
seancė, por mė herėt gjatė transmetimeve nė televizion
fjalimet e tyre mbuloheshin nga zėri i pėrkthyesit
maqedonas. Tani seancat e parlamentit transmetohen edhe nė
kanalin e dytė ku pėrkthehen fjalimet nga shqip nė
maqedonisht.
Nga ana tjetėr vlerėsohet se pas mundėsisė pėr tė marrė
lejenjoftimet nė dy gjuhė, transmetimet edhe nė gjuhėn
shqipe tė seancave tė Parlamentit tė Maqedonisė, janė njė
nga realizimet praktike tė Marrėveshjes kornizė tė Ohrit.
-
-
- Korpusi
i Paqes amerikane nė Maqedoni do tė zgjerojė veprimtarinė
e vet
-
- Shkup,
12 qershor 2003 -
Korpusi i Paqes, i cili numėron 18 vullnetarė amerikanė nė
Maqedoni do tė zgjerojė veprimtarinė e vet. Nė muajin
shtator pritet tė mbėrrijnė nė kėtė vend edhe 33
vullnetarė tė tjerė amerikanė, ndėrkohė qė numri i pėrgjithshėm
pritet tė jetė rreth 60 vullnetarė.
-
- Ambasadori
amerikan nė Shkup Lorens Batler pohon se kėrkesat pėr
vullnetarė amerikanė nė Maqedoni janė nė rritje.
"Optimizmi amerikan pėr tė ardhmen e Maqedonisė zotėron.
Kemi shpresė shumė tė madhe pėr njė marrėdhėnie tė qėndrueshme
tė pandėrprerė nė vitet qė vijnė", thotė
ambasadori amerikan Batler.
Ndėrkaq, presidenti maqedonas, Boris Trajkovski thotė se
Korpusi i Paqes ka rėndėsi tė veēantė pėr Maqedoninė,
duke shtuar se ky korpus me vullnetarėt e tij do tė ndihmojnė
nė forcimin e bashkėpunimit midis Maqedonisė dhe Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės nėpėrmjet realizimit tė detyrave tė
tyre.
-
-
- BDI
mori vendim pėr t'u bashkuar me Partinė Demokratike Kombėtare
-
- Shkup,
12 qershor 2003 -
Kryesia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim e Ali Ahmetit ka
marrė vendim pėr t'u bashkuar me Partinė Demokratike Kombėtare
tė Kastriot Haxhirexhė.
-
- Pėr
bashkimin praktik tė tė dy partive tash duhet tė vendosė
edhe PDK-ja, e cila duhet tė pranojė programin e BDI-sė dhe
tė fillojė procedurėn ligjore tė pezullimit tė
aktiviteteve tė saja politike. Bashkimi i kėtyre dy partive
shqiptare do tė vazhdojė tė mbajė emrin Partia Bashkimi
Demokratik pėr Integrim.
Sipas marrėveshjes njė anėtar i PDK-sė do tė jetė
kryetar i BDI-sė, ndėrkaq pesė anėtarė tė saj do tė jenė
anėtarė tė kryesisė.
-
-
- Policia
maqedonase ka arrestuar dhjetėra persona nėn dyshimin se kanė
lidhje me shpėrthimet e fundit
-
- Shkup,
12 qershor 2003 -
Burimet maqedonase kanė bėrė tė ditur se policia
maqedonase ka arrestuar dje dhjetėra persona tė cilėt
dyshohen tė kenė lidhje me njė numėr shpėrthimesh tė
fundit nė tė cilat u vranė disa njerėz nė Maqedoni.
-
- Ministria
e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė thotė se shpėrthimet
qė ndodhėn nė periudha tė ndryshme javėt e fundit
lokalitete tė ndryshme si nė Strugė, Sopot, Kumanovė dhe
Vaksincė, janė vepra tė njė strukture kriminale.
Sipas kėsaj ministrie kėta persona kanė lidhje tė forta,
me siē thuhet nėntokėn e krimit nė Maqedoni dhe nė rajon.
Pjesėtarėt e kėsaj strukture konstaton Ministria e rendit
janė shtetas tė Maqedonisė dhe motivet e saj kryesisht janė
pėr pėrfitime financiare.
Nė shpėrthimet e ndodhura pėrveē dėmeve materiale ka
pasur edhe viktima. Ministria Punėve tė Brendshme konstaton
se kjo strukturė nuk ka pėrkrahje nga popullėsia lokale nė
Maqedoni.
-
-
- Nė
Irak rrėzohet njė helikopter amerikan
-
- Bagdad,
12 qershor 2003 - Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar nė perėndim tė
Irakut. Amerikanėt thonė se mesa duket, ai ėshtė qėlluar.
Autoritetet ushtarake amerikane thonė se kanė arritur me
sukses qė tė evakuojnė ekuipazhin e helikopterit Apaēi
prej dy vetėsh.
Sipas tyre, helikopterė tė tjerė amerikanė u desh tė qėllonin
disa forca armike nė terren.
Po ashtu, aeroplanė amerikanė nė Irak kanė kryer disa
sulme nga ajri si pjesė e njė fushate nė vazhdim qė sipas
amerikanėve, bėhet kundėr elementėve besnikė tė partisė
Baath.
Zyrtarėt amerikanė thanė se aeroplanėt luftarakė gjuajtėn
mbi njė kamp ku stėrviteshin terroristėt, 150 km nė
veriperėndim tė Bagdadit.
-
-
- "Tė
jetojmė nė paqe - me dashuri dhe respekt tė pėrhershėm
ndaj njėri-tjetrit", ka thėnė sot papa Gjon Pali i Dytė
-
- Qytet
i Vatikanit, 12 qershor 2003 - Ati i Shenjtė - papa Gjon Pali i Dytė ka
organizuar dhe realizuar sot nė Selinė e Shenjtė njė
audiencė tė jashtėzakonshme, me besimtarė e shtegtarė tė
ardhur nga shumė vende tė botės, kushtuar predikimit tė
Fjalės sė Zotit, nė njėqind vizitat e tija pastorale, nėpėr
botė (jashtė Italisė), gjatė periudhės ēerekshekullore tė
papatit tė Tij.
Nė kėtė audiencė, tė organizuar mbas pėrmbushjes sė
shtegtimit tė tij tė njėqindėt - javėn e kaluar nė
Kroaci, Shentėria e Tij ka thėnė se nė kėto shtegtime
baritore ėshtė ndier si Apostulli Pjetėr, duke predikuar
Fjalėn e Zotit, me porositė pėr paqe dhe dashuri ndėrmjet
njerėzve, pa dallime racore, rajonale apo fetare.
-
- "Nė
kėto predikime kam ndier sa kėnaqėsi, aq edhe pėrgjegjėsi"
- ka thėnė Papa, duke pėrshkruar disa raste tė veēanta, pėrfshirė
edhe vizitat e tij nė Ballkan (nė Shqipėri, nė Bosnje e
Hercegovinė dhe tash sė fundi nė Kroaci).
Papa Gjon Pali i Dytė ka thėnė se kėnaqėsinė mė tė
madhe, nė kėto udhėtime, e ka pėrjetuar nė takimet e tij
me pėrfaqėsuesit e kishave tė tjera tė krishtera
(jokatolike), si dhe me pėrfaqėsuesit e besimeve jo tė
krishtera - tė hebrenjve, myslimanėve e tė besimeve tė
tjera, duke i pėrmendur hyrjet dhe lutjet nė tempujt e kėtyre
besimeve.
-
- Ai nuk ka harruar edhe me kėtė rast porosinė
e pėrhershme tė tij, drejtuar njeėzimit mbarė: "Tė
jetojmė nė paqe - me dashuri dhe respekt tė pėrhershėm
ndaj njėri-tjetrit!"
-
-
- SARS-i
sė shpejti do tė ērrėnjoset nė botė
-
- Manila/Tajpeh/
Pekin, 12 qershor 2003 - Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) ka
vlerėsuar sot se epidemia e sindromės sė rėndė respirator
- SARS - sė shpejti do tė ērrėnjoset, duke mos pėrjashtuar
mundėsinė e shpėrthimit tė saj tė sėrishėm.
Pėrhapja e e sėmundjes duket se ėshtė ndalė nė Kinė,
por kjo nuk ėshtė bėrė plotėsisht nė Tajvan, ka
deklaruar Hitoshi Oshitani, njė zyrtar i selisė rajonale tė
OBSH nė Manilė nė luftė kundėr SARS-it nė Azi.
-
- Sipas tė
dhėnave tė OBSH, SARS-i deri mė tash ka marrė jetėn e 789
njerėzve ndėrkaq numri i tė infektuarve ka arritur nė
8.437.
-
-
- Hans
Bliks akuzon SHBA-nė pėr fushatė diskredituese ndaj tij
-
- Nju
Jork, 12 qershor 2003 - Kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armėt, Hans Bliks,
kritikoi Shtetet e Bashkuara pėr atė qė ai e cilėsoi si
fushatė pėr ta diskredituar atė nė prag tė luftės kundėr
Irakut. Nė komentet qė u botuan nė gazetėn britanike,
"Guardian", Bliks thotė se disa zyrtarė amerikanė
pėrhapėn, nėpėrmjet mjeteve tė informimit, gjėra tė pakėndshme
rreth tij.
-
- Ai tha
gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin bėrė trysni qė tė
pėrdorte gjuhė mė tė ashpėr nė raportet e tij mbi armėt
irakiane tė shkatėrrimit nė masė. Zoti Bliks do tė dalė
nė pension nė fund qė qershorit, pasi kryesoi ekipet e
inspektimit tė armėve gjatė tre vjetėve tė fundit.
-
-
- Al-Kaida
dyshohet si autore e sulmit nė Kabul
-
- Berlin,
12 qershor 2003 - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Shtruk, tha se terroristė tė
rrjetit Al-Kaida ishin pas shpėrthimit vdekjeprurės tė javės
sė kaluar qė shkaktoi vdekjen e 4 paqeruejtėsve gjermanė nė
kryeqytetin afgan. Zoti Shtruk tha qė autori i shpėrthimit
ishte anėtar i al-Kaidės dhe kishte lidhje me lėvizjen
Taleban dhe mbėshtetej nga forca renegate.
-
- Ai tha
se tė tre grupet po pėrpiqen tė detyrojnė Forcėn Ndėrkombėtare
tė Sigurisė tė largohet nga Afganistani. Ushtarėt gjermanė
po largoheshin nga Afganistani, kur autori i shpėrthimit vetėvrasės
iu afrua me makinė autobusit tė paqeruejtėsve dhe aktivizoi
lėndėt plasėse.
-
-
- Mbi
20 tė vrarė nė dhunėn e djeshme mes palestinezėve dhe
izraelitėve
-
- Gaza,
12 qershor 2003 -
Pas njė ditė sulmesh tė dhunshme midis Izraelit dhe
palestinezėve qė lanė mė shumė se 20 njerėz tė vdekur,
ushtria Izraelite ka ndėrmarrė njė tjetėr sulm me
helikopterė nė Rripin e Gazės.
Nė mbrėmje vonė sulmet me raketa bėnė shkrumb e hi njė
makinė duke vranė dy anėtarė tė Hamasit brenda saj. Nė
njė rrugė me shumė dyqane, kalimtarė tė rastit thuhet tė
jenė midis viktimave. Sulmet izraelite erdhėn pas njė sulmi
vetėvrasės nė njė autobus nė Jeruzalem ku u vranė tė
paktėn 16 vetė dhe u plagosėn shumė tė tjerė.
Udhėheqėsi palestinez Jaser Arafat qė ėshtė lėnė jashtė
bisedimeve pėr paqe prej izraelitėve dhe amerikanėve,
vazhdon tė ketė mė shumė ndikim mbi palestinezėt sesa
kryeministri Abu Mazen.
Zoti Arafat i dėnoi sulmet vetėvrasėse nė Jeruzalem si
terroriste nga ana tjetėr ai dėnoi vrasjet e civilėve nė
Gaza.
Kryeministri palestinez nė kundėrpėrgjigje tė rritjes sė
numrit tė viktimave nga rradhėt e tė dyja palėve ka bėrė
thirrje pėr ndalimin e menjėhershėm tė dhunės.
-
-
- Vazhdojnė
protestat nė Iran
-
- Teheran,
12 qershor 2003 - Nė Iran pėr tė dytėn natė radhazi mijėra protestues - shumica
studentė kanė vazhduar demonstratat kundėr qeverisė nė
kryeqytetin e vendit Teheran.
Protestuesit kanė dėnuar udhėheqėsit fetarė tė vendit
dhe kanė kėrkuar dorėheqjen e Ajatollahut Ali Khameni.
Sikurse edhe tė mėrkurėn demonstratat nisėn nė qytetin e
studentit tė universitetit tė Teheranit, ku studentėt
protestuan kundėr planeve pėr privatizimin e kolegjit
iranian.
Sipas njoftimeve pati pėrleshje mes grupeve rivale, tė cilat
hodhėn gurė mbi njėra-tjetrėn.
Studentėve shumė shpejt iu bashkuan mijėra qytetarė qė dėgjuan
pėr lajmin prej kanaleve televizive satelitore amerikane.
-
-
- Gjatė
njė operacioni tė madh nė Irak, trupat amerikane kanė
arrestuar rreth 400 veta
-
- Bagdad,
12 qershor 2003 - Duke zbatuar masat energjike kundėr lojalistėve tė Sadam Hyseinit,
trupat amerikane kanė arrestuar rreth 400 veta dhe ky ėshtė
operacioni mė i madh ushtarak qė kur ėshtė pėrmbysur
regjimi irakian dy muaj mė parė, njofton BBCWorld.
-
- Komanda
qendrore amerikane ka njoftuar se gjatė disa ditėve tė
kaluara janė ndėrmarrė njė sėrė operacionesh, nė tė
cilat kanė marrė pjesė ekipet sulmuese ajrore, forcat tokėsore,
kurse motoskafėt patrollues kanė kryer operacione pėrgjatė
lumit Tigėr afėr qytetit Balad, rreth 70 kilometra nė veri
tė Bagdadit.
-
- Zyrtarėt
kanė thėnė se qėllimi ka qenė, siē e kanė pėrshkruar
ata, ērrėnjosja e lojalistėve tė ish-qeverisė sė partisė
Baath dhe e grupeve paramilitare. Njoftohet se mbi tremijė
forca amerikane kanė marrė pjesė nė kėto operacione, nė
tė cilat janė vrarė edhe katėr irakianė, ndėrsa janė
plagosur katėr ushtarė amerikanė.
-
-
- Nė
pjesėn indiane tė Kashmirit janė vrarė tetė kryengritės
-
- Shrinigar,
12 qershor 2003 - Armata indiane sot ka njoftuar se nė luftimet nė pjesėn indiane tė
Kashmirit natėn e kaluar janė vrarė tetė kryengritės, nga
tė cilėt katėr kanė tentuar tė kalojnė kufirin e kėtij
territori tė ndarė nga ana pakistaneze.
-
- Sipas
deklaratės sė pėrfaqėsuesit ushtarak indian, tė cilėn e
citon agjencia Rojter, gjatė natės konlfikte ka pasur nė dy
pjesė tė provincės Kupvara, rreth 90 km nė veriperendim tė
Shrinagarit, ku ushtarėt indianė kanė vrarė katėr
separatistė nė provincat Kalaros dhe Langate.
-
-
- Nė
Ulan Bator ėshtė zbuluar njė varrezė masive tė
spastrimeve staliniste
-
- Ulan
Bator, 12 qershor 2003 Nė kryeqytetin mongol Ulan Bator ėshtė zbuluar njė varrezė
masive, ku janė varrosur qindra priftėrinj budistė gjatė
spastrimeve staliniste nė vitet e 1930-ta, ka bėrė tė
ditur sot (e enjte) njė ekip hetuesish, njofton Rojter. Nė kėtė
varrezė janė varrosur tė pakten 575 viktima, por numri i
tyre mund tė jetė deri nė njėmijė sish.
-
- Ndėrkaq,
janė zbuluar 348 kafka me zgavra tė plumbave nė qafė.
Historianėt thonė se tė pakten 30 mijė intelektualė,
disidentė, fisnikė dhe priftėrinj kanė qenė vrarė nė
pastrimet Partisė Revolucionare tė Popullit Mongol nė vitet
193-ta. Mbi 700 manastire dhe tempuj budistė kanė qenė
shkatėrruar nė Mongoli, e cila mė 1921 bėhet shteti i dytė
komunist nė botė nėn dominimin e Bashkimit Sovjetik.
-
-
- Tė
pakten dy civilė janė vrarė nė luftimet e reja nė
Afganistan
-
- Mazari
Sherif, Afganistan, 12 qershor 2003 Tė pakten dy civilė janė vrarė dhe njė tjetėr
ėshtė plagosur nė luftimet e reja tė mbrėmshme ndėrmjet
forcave tė fraksioneve lojale dhe rivale nė Afganistanin
Verior, kanė konfirmuar sot (e enjte) tė dy palėt ndėrluftuese,
njofton Rojter. Luftimet janė zhvilluar nė distriktin
Sholgara, nė jug tė Mazari Sherifit.
-
-
- SHBA-tė
thonė se 15 vende skanė bėrė fare pėrpjekje pėr tė
ndalė trafikimin e qenieve njerėzore
-
- Uashington,
12 qershor 2003 Shtetet e Bashkuara kanė emėrtuar 15 vende, qė skanė bėrė
kurrėfarė pėrpjekjesh tė rėndėsishme pėr tė ndalė
trafikimin e qenieve njerėzore, qė pėrshkruhet si formė e
robėrisė sė ditėve moderne, njofton BBCWorld.
-
- Departmenti
i amerikan i Shtetit ka thėnė se shtetet e tilla, ndėr tė
cilat edhe Greqia dhe Turqia, mund tė ballafaqohen me
sanksionet e qeverisė amerikane. Ndėrkaq, pos kėtyre, edhe
74 vende tė tjera janė emėrtuar se skanė bėrė as
minimumin pėr tė ndalė kėtė tregti, ndonėse kanė bėrė
pėrpjekje tė rėndėsishme nė kėtė drejtim.
-
- Duke e
kumtuar kėtė raport tė Departmentit tė Shtetit, Pauell ka
thėnė se trafikimi i qenieve njerėzore ėshtė tmerrues nė
botė, ku njėherėsh liria dhe demokracia po zgjerohen nė
tė gjitha kontinentet.
-
- Qeveria
amerikane ka vlerėsuar se 800 deri nė 900 mijė njerėz lėvizin
nė vit nėpėr kufijt ndėrkombėtarė nė gjithė botėn,
nga tė cilėt 18 deri nė 20 mijė kalojnė nė Amerikė.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|