11.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure, 11 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Mesazh i Presidentit Rugova drejtuar popullit tė Kosovės pėr 12 Qershorin - Ditėn e Lirisė

  • Presidenti Rugova tha se pavarėsia e ėshtė kėrkesė e gjithė popullit tė Kosovės qė nga Referendumi i vitit 1991

  • Presidenti Rugova ka paraqitur dy mundėsi pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės, por secila tė realizohet sa mė shpejt

  • Presidenti Rugova takohet sot me udhėheqės tė Luksemburgut

  • Nė Bernė tė Zvicrės u mbajt njė konferencė e shkollave shqipe tė mėsimit plotėsėsues nė diasporė

  • Njėsia hetuese pėr financa ka bastisur zyrėn dhe shtėpinė e drejtoreshės sė Telekomit tė Kosovės

  • Tre persona janė plagosur dje nė qendėr tė Prishtinės

  • Nė Prizren u vendosėn pa pėlqimin e Asamblesė komunale lapidarėt e dėshmorėve tė UĒK-sė Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari

  • Universiteti i Prishtinės dhe ai i Skodrės nėnshkruan njė marrėveshje bashkėpunimi

  • Mė 12 dhe 15 qershor, pėr tė katėrtėn herė me radhė Gjilani do tė kremtojė ditėt e ēlirimit

  • Nė Prishtinė u vu gurthemeli i Entit tė Mjekėsisė Emergjente

  • Gjilani njihet me pėrvojėn angleze tė banimit

  • Hedi Anabi thotė se UNMIK-u do tė vazhdojė tė ndjekė politikėn e reformave para statusit pėrfundimtar tė Kosovės

  • Mbrėmė nė Prishtinė u shfaq premiera e operas "Dasma arbėreshe"

  • Sonte, nė Gjenevė, Shqipėria zhvillon takimin vendimtar kundėr Zvicres

  • BDI vendos bashkimin me PDK-nė

  • D. Ramsfelld shprehu mirėnjohje pėr bashkėpunimin qė ofron Shqipėria nė koalicionin kundėr terrorizmit ndėrkombėtar

  • Ėshtė transferuar nė burgun e Hagės ish-shefi i Sigurimit sekret tė Milosheviqit

  • Tė pakten 3,240 civilė kanė humbur jetėn gjatė luftės njėmujore nė Irak

  • Iranianėt kanė bėrė sot demonstratat tė mėdha kundėr klerikėve muslimanė

  • Aceh

  • Bush kritikoi pėrpjekjet e Izraelit pėr tė vrarė njė zyrtar tė lartė tė grupit Hamas

  • OKB dėnon aktin e Izraelit

  • Bundesveri pėrmbyll misionin nė Kuvajt

  • Hamas paralajmėron atentate tė reja

  • U kapėn edhe dy bashkėpunėtorė tė Sadam Hyseinit

  • Greku Perikos zėvendėson Bliksin

  • Tajlanda arreston katėr persona tė dyshuar si terroristė


 
Mesazh i Presidentit Rugova drejtuar popullit tė Kosovės pėr 12 Qershorin - Ditėn e Lirisė
 
 
Bruksel, 11 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit - Ditės sė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, i ka drejtuar kėtė mesazh popullit tė Kosovės.

"Me rastin e 12 Qershorit - Ditės sė hyrjes sė trupave tė NATO-s/KFOR-it nė Kosovė dhe pėrfundimit tė luftės, qė e kam shpallur Ditė tė Lirisė sė Kosovės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

Mė 12 qershor mbushen katėr vjet qėkur Kosova ėshtė njė vend i lirė. Dhe sot mund tė themi se pėr katėr vjet Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Gjendja e pėrgjithshme e sigurisė ėshtė mė e mirė dhe stabiliteti politik ėshtė mė i madh me funksionimin demokratik tė institucioneve dhe me mirėkuptimin e pėrkrahjen tuaj.

Kėtė progres e kemi arritur sė bashku me UNMIK-un, OSBE-nė dhe KFOR-in, si dhe me ndihmėn e shumė qeverive, si asaj tė SHBA-ve, tė Bashkimit Evropian, dhe tė vendeve tė tjera.
  
Objektivat e institucioneve tė Kosovės janė dhe kanė filluar tė realizohen nė planin e zhvillimit ekonomik, tė privatizimit, tė iniciativės sė lirė, tė krijimit tė vendeve tė punės pėr tė rinjtė, si dhe integrimi i minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.

Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do t'i shpejtonte proceset ekonomike dhe demokratike. Pra, tė kemi njė Kosovė demokratike, tolerante, tė integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.
Nė kėtė Ditė tė lirisė, urime tė sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe zotit Shtajner, OSBE-sė dhe ambasadorit Fieski. Urime tė sinqerta u shprehim komandantėve dhe ushtarėve tė KFOR-it tė drejtuar nga Gjeneral Fabio Mini.

Njėherėsh urime tė pėrzemėrta u drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.

Nė kėtė ditė tė lirisė, pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder, dhe Kryeministrin Berluskoni.

Si gjithmonė, pėrshėndesim Atin e Shenjtė, Papa Gjon Pali II, qė lutet shumė pėr Kosovėn.
 
Gėzuar Dita e Lirisė!

Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės!

Zoti e bekoftė Kosovėn!", thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.
 
Presidenti Rugova tha se pavarėsia e ėshtė kėrkesė e gjithė popullit tė Kosovės qė nga Referendumi i vitit 1991
 
Prishtinė, 11 qershor 2003 - Nė njė intervistė me rastin e katėrvjetorit tė ēlirimit tė Kosovės, presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova, duke u prononcuar rreth pyetjes se ku ėshtė Kosova sot katėr vjet pas pėrfundimit tė Luftės, u pėrgjigj:

"Kosova sot pas katėr vjet tė jetės sonė nė liri, pra pėrfundimit tė luftės ėshtė njė vend qė ka bėrė mjaft progres nė tė gjitha fushat e jetės dhe tash po pėrgatitet tė hyjė nė zhvillimin ekonomik, nė privatizim, nė investime. Kėto janė objektivat e qeverisė dhe e tė gjitha institucioneve tė Kosovės. Dhe gjithėsesi Kosova ėshtė nė rrugė tė pavarėsisė, nė rrugė tė integrimit pėr Evropė, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".

Ndėrkaq, duke u pėrgjigjur nė pyetjen se si e mendon realizimin e pavarėsisė sė Kosovės dhe kur, presidenti Rugova tha se kjo ėshtė kėrkesė e gjithė popullit tė Kosovės qė nga Referendumi i vitit 1991 dhe qė pastaj ka vazhduar. Ėshtė kėrkesė qė ėshtė pranuar nga tė gjitha institucionet e Kosovės. "Natyrisht edhe unė si kryetar i Kosovės e pėrfaqėsoi kėtė qėndrim. Unė dėshiroj qė pavarėsia tė ndodhė sa mė shpejt, pra sot ose nesėr.
 
Pra pėr tė mos kufizuar me afat tė ndodhė sa mė shpejt. Ėshtė kjo rruga mė e shkurtė sepse po ta njohin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, BE dhe tė formalizohej nga OKB-ja do tė ishte njė ēėshtje qė do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės, do t'i qetėsonte tė gjithė fqinjėt tanė, kėtė pjesė tė Evropės Juglindore. Unė nuk dėshiroj t'i them Ballkan se ėshtė njė emėr i keq. Thėnė shkurt sa mė shpejt tė bėhet pavarėsia e Kosovės e cila do tė stabilizonte kėtė pjesė tė rajonit", ka thėnė presidenti Rugova.

Nė pyetjen nėse eventualisht kėrkohet ndarja e Kosovės si ēmim pėr pavarėsinė, presidenti Rugova tha se Kosova ka paguar mjaft ēmime, duke shtuar se kėto janė spekulime tė ndryshme. Kosova duhet tė njihet nė kufijtė e tashėm, sepse, siē tha, asnjė kufi nuk ėshtė ndryshuar nga shkatėrrimi i atij shteti tė mėparshėm.
 
"Shkurt Kosova ka paguar mjaft ēmime, siē ishte edhe lufta e fundit qė pėr fat me ndėrhyrjen e NATO-s dhe tė miqve tanė, SHBA-ve, BE-sė, Kosova sot ėshtė e lirė dhe de fakto ėshtė e pavarur dhe kėrkojmė edhe njohjen formale tė saj", tha Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė intervistė dhėnė "Dojeē veles".
 
 
Presidenti Rugova ka paraqitur dy mundėsi pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės, por secila tė realizohet sa mė shpejt
 
Bruksel, 11 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner gjatė ditės sė djeshme kanė qėndruar selinė e Parlamentit Evropian nė Bruksel, tė ftuar nga Komiteti pėr Politikė tė Jashtme tė PE.

Nė kėtė mbledhje eurodeputeti Johanes Swoboda ka mbėshtetur me plot gojėn Kosovėn e pavarur, duke i kėrkuar presidentit Rugova mėnyrėn me tė cilėn do tė arrihet kjo pavarėsi zyrtare. Presidenti i Kosovės ka thėnė se pėr tė njohur pavarėsinė e saj mund tė gjenden mėnyra tė ndryshme.

Presidenti Rugova ka paraqitur dy mundėsi pėr realizimin e Pavarėsisė sė Kosovės, por qė secila tė realizohet sa mė shpejt. E para mundėsi ėshtė, ka thėnė presidenti Rugova, qė njohjen formale tė pavarėsisė ta bėjė BE-ja dhe SHBA-tė e mė pastaj tė formalizohet nga OKB-ja.
 
Ndėrsa, e dyta mundėsi ėshtė organizimi i njė konference ndėrkombėtare, nė tė cilėn do tė mund tė merrte pjesė edhe Beogradi, por pa tė drejtė qė tė vendosė pėr statusin e Kosovės. "Pavarėsia ėshtė zgjidhja qė i siguron Kosovės dhe rajonit qetėsi dhe shanse pėr integrim nė Evropė", ka thėnė ai.

Presidenti Rugova, duke folur pėr ēėshtjen e shitblerjes sė tokave pas luftės, ka thėnė se ato janė bėrė me kontrata reciproke dhe se shitėsit tashmė i kanė marrė paratė pėr shitjen e pasurisė sė tyre nė Kosovė.

Presidenti Rugova apelon qė Kosova tė integrohet sa mė shpejt nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Ndėrkohė qė kryeadministratori Shtajner ka servirur anėt mė problematike tė situatės nė Kosovė, presidenti Ibrahim Rugova ka transmetuar njė imazh mė pozitiv aktual tė Kosovės.
 
Ai u ka thėnė eurodeputetėve tė Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Evropian se Kosova nė kėta katėr vjet ka njohur progrese dhe se ajo tashmė e ka kaluar fazėn e emergjencės.

"Nė mėnyrė tė veēantė siguria publike ėshtė rritur nė mėnyrė tė dukshme nė Kosovė, nė saje tė tė gjitha organizmave ndėrkombėtarė tė cilėt operojnė nė Kosovė", ėshtė shprehur presidenti Rugova. Ai ka thėnė se policia nė Kosovė ka dhėnė rezultate shumė tė mira nė drejtim tė luftės ndaj kriminalitetit.
 
Ai ka thėnė, gjithashtu, se Kuvendi i Kosovės dhe qeveria e saj e kanė kaluar provėn e parė dhe se ato kanė treguar se funksionojnė nė mėnyrė normale. "Minoritetet marrin pjesė si nė Parlamentin e Kosovės, ashtu edhe nė qeveri, ashtu siē marrin pjesė nė pushtetin lokal", ka thėnė Rugova.
 
Sipas tij, edhe procesi i privatizimit ėshtė duke ecur pozitivisht. “Kosova ka hyrė nė jetėn normale, ajo pėrjeton tolerancėn dhe shpreson qė tė integrohet sa mė shpejt nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO”, ėshtė shprehur Rugova.

Mihael Shtajneri ka pėrfituar nga rasti i kėtij takimi pėr tė deklaruar se ai do tė marrė pjesė nė samitin e Selanikut sė bashku me njė delegacion multietnik tė Kosovės, ku do tė jetė edhe presidenti Rugova. Ai ka folur edhe pėr mundėsinė e njė takimi tė pėrveēėm midis pėrfaqėsuesve serbė dhe atyre tė Kosovės gjatė samitit tė Selanikut.
 
 
Presidenti Rugova takohet sot me udhėheqės tė Luksemburgut
 
Bruksel, 11 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, do tė ketė sot (e mėrkurė) takime me zyrtarė tė lartė tė Luksemburgut.

Presidenti Rugova, sė bashku me shefin e UNMIK-ut Mihael Shtajner, takohen sot nė mesditė me kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, dhe pasdite me ministren e Jashtme tė Luksemburgut, znj. Lydie Polfer.

Ministri pėr Bashkėpunim, Veprim Humanitar dhe Mbrojtje, z. Charles Goerens, do tė shtrojė drekė pėr nder tė mysafirėve tė lartė nga Kosova.

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner iu drejtuan dje (e martė) Komitetit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian.
 
 
Nė Bernė tė Zvicrės u mbajt njė konferencė e shkollave shqipe tė mėsimit plotėsėsues nė diasporė
 
Bernė 11 qershor 2003 - Me moton 'Bashkėrisht'nė Bernė tė Zvicrės, nė organizim tė lidhjes sė arsimtarėve dhe prindėrve shqiptarė "Naim Frashėri", nga 6-9 qershor u mbajt Konferenca e parė e shkollave shqipe tė mėsimit plotėsėsues nė diasporė.
 
Nė punėn e kėtij tubimi i cili ka rėndėsi tė veēantė pėr mbarėvajtjen e mėtjeshme tė shkollės shqipe me mėsim plotėsues, morėn pjesė autoritetet kryesore tė fushės sė arsimi t nga tė gjitha trojet shqiptare si dhe figura tė rėndėsishtme tė arsimi t zviceran qė merren me problematikėn arsimore tė migrantėve.
 
Ishin tė pranishėm edhe Rexhep Osmani, ministėr i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė sė Kosovės, Luan Memushi, ministėr i Arsimit e Shkencės sė Shqipėrisė, Qamil Xheladinin, drejtor i Institutit pėr Zhvillimin e Arsimit nė Maqedoni, Gėzim Hajdinaga, ministėr pėr Mbrojtjen e Pakicave nė Mal tė Zi, Riza Halimi, prefekt i komunės sė Preshevės dhe Sevdail Hysenin, kryetar i Asamblesė komunale tė Bujanocit.
 
Po ashtu merrnin pjesė Regina Bühlmann, sekretare e pėrgjithshme pėr ēėshtje tė migracionit pranė Konferencės sė Drejtorive Kantonale tė Arsimit, Christian Aguet, pėrgjegjės pėr shkollimin e tė huajve nė kantonin e Gjenevės etj.

Kryetari i LAPSH-it Mahir Mustafa, duke e hapur kėtė konferencė tha se nėnvizoi se emėrues i pėrbashkėt, i cili pėrcakton profesionin dhe qėllimin tonė ėshtė edukimi, andaj edhe moto e Konferencės ėshtė 'Bashkėrisht'.
 
Ai shprehu pėrshėndeti gatishmėrinė e tė gjithė tė pranishmėve pėr tė trajtuar profesionalisht ēėshtjen e ruajtjes sė gjuhės amtare, kultivimin e kulturės kombėtare dhe integrimin e natyrshėm tė bashkėkombasve tanė nė kulturat e vendeve mikpritėse.

Nė punėn e kėsaj konference, ku morėn pjesė edhe mėsues shqiptarė nė shkollėn me mėsimin plotėsues nė vendet e ndryshme tė Evropės, u miratuan edhe disa vendime tė rėndėsishme qė synojnė pėrmirėsimin e kushteve tė punės, institucionalizimin e kėsaj shkolle dhe pajisjen e saj me tekste mė adekuate shkollore.
 
 
Njėsia hetuese pėr financa ka bastisur zyrėn dhe shtėpinė e drejtoreshės sė Telekomit tė Kosovės
 
Prishtinė, 11 qershor 2003 - Zyra dhe shtėpia e drejtoreshės sė pėrgjithshme tė Postelekomit tė Kosovės Leme Xhema ėshtė bastisur gjatė gjithė ditės sė djeshme nga policė tė njėsitit "Guardia di financa". Ky urdhėr ėshtė dhėnė nga njė prokuror ndėrkombėtar. Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabel Karlovic ka deklaruar se deri me tash nuk ėshtė arrestuar askush.
 
Ajo ka shtuar se "Guardia di financa", ose njėsia hetuese pėr financa ka marrė dokumentacionin nga zyra e drejtoreshės pėr ta kontrolluar. Kjo polici ka tė drejtė tė bėjė kontrollimin e ēdo personi publik, nėse shihet se ai ose ajo ka bėrė shkelje dhe keqpėrdorim tė financave. Kjo polici mund tė kontrollojė ēdo ministėr, person qė punon nė bankė, shėrbime publike e tė tjerė.
 
 
Tre persona janė plagosur dje nė qendėr tė Prishtinės
 
Prishtinė, 11 qershor 2003 - Tre persona janė plagosur mbrėmė pas njė shkėmbimi me armė zjarri nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė. Ky shkėmbim zjarri ndodhi diku rreth orės 18:40 nė lokalin e quajtur "Ēarli" ndėrmjet tre personave dhe pronarit tė kėtij lokali.
 
Ende nuk dihen arsyet e kėsaj zėnke, tha komandanti i stacionit tė parė tė policisė Xhek Krek thotė se armėt e zjarrit janė pėrdorur nė kėtė qėrim hesapėsh, por ende nuk dihen arsyet e kėsaj zėnke. Si rezultat i reagimit tė policėve zėnka ka pėrfunduar me vetėm tre persona tė plagosur. Tė plagosurit janė dėrguar nė Spitalin e Prishtinės pėr kurim mjekėsor.
 
 
Nė Prizren u vendosėn pa pėlqimin e Asamblesė komunale lapidarėt e dėshmorėve tė UĒK-sė Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari
 
Prizren, 11 qershor 2003 - Nė Prizren dje u vendosėn pa lejen e Kuvendit Komunale tė Prizrenit lapidarėt e dy dėshmorėve tė UĒK-sė Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari. Vendosjen e tyre e kanė bėrė dje asociacionet e dala nga lufta edhepse kėrkesėn pėr vendosjen e tyre nuk e ka miratuar Asambleja komunale e Prizrenit.
 
Ngritja e lapidarėve ėshtė bėrė nė prani tė qindra qytetarėve nė kohėn kur mijėra qytetarė shėnonin 125-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
 
 
Universiteti i Prishtinės dhe ai i Skodrės nėnshkruan njė marrėveshje bashkėpunimi

Prishtinė, 11 qershor 2003 – Ndėrmjet Universitetit tė Prishtinės dhe universitetit "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės, sot nė Prishtinė u nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi.

Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes rektorėt e kėtyre universiteteve, Zejnel Kelmendi dhe Mahir Hoti, vlerėsuan se ky bashkėpunim do tė jetė me interes pėr ngritjen e cilėsisė sė procesit mėsimor dhe shkencor nė tė dyja universitetet.

 
Mė 12 dhe 15 qershor, pėr tė katėrtėn herė me radhė Gjilani do tė kremtojė ditėt e ēlirimit
 
Gjilan, 11 qershor 2003 - Mė 12 dhe 15 qershor, pėr tė katėrtėn herė me radhė Gjilani do tė kremtojė ditėt e ēlirimit, tė cilat do tė mbahen nėn emėrtimin "Liria e Gjilanit 2003".

Pra, 12 qershori i vitit 1999 ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme nė kalendarin e ri tė Kosovės, sepse mbylli njė epokė tė tmerrshme pėr shqiptarėt dhe e bėri realitet njė ėndėrr tė mirė tonėn pėr tė jetuar tė lirė e tė pavarur.

Pėr tė mposhtur njė regjim tė egėr, siē ishte ai i Beogradit, kundrejt shqiptarėve, u desht tė bėhej njė rezistencė shumėvjeēare dhe e pėrgjithshme e popullit tonė, paqėsore dhe e armatosur si dhe pėrkrahja e fuqishme e SHBA-ve dhe NATO-s.

Gjatė katėr viteve tė kaluara nė liri, Gjilani punoi shumė pėr ta pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve tė vetė, pa dallime nė baza etnike dhe mund tė thuhet se ka arritur njė progres tė mirė nė kėtė drejtim.

Natyrisht qė askush nuk mendon se pėr katėr vite janė bėrė tė gjitha punėt e domosdoshme, por mund tė thuhet se tashmė janė hedhur hapat e parė nė rrugėn e ndėrtimit tė njė vendi dhe shoqėrie tė re nė Kosovė.

Mjafton tė kthejmė kujtesėn prapa dhe tė mendojmė se si dukej Gjilani mė 11 qershor 1999. Sot kėtu ka paqe, siguri pėr tė gjithė qytetarėt, funksionojnė institucionet, ndėrsa po punohet nė avancimin e progresit. Deri tani janė realizuar mė shumė se 270 projekte.

Mė e rėndėsishmja ėshtė se qytetarėt kanė motiv tė madh pėr tė ndėrtuar njė jetė tjetėr, nga ajo qė ishte dikur kėtu dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė.
   

Nė Prishtinė u vu gurthemeli i Entit tė Mjekėsisė Emergjente

Prishtinė, 11 qershor 2003 – Nė afėrsi tė shkollės se mesme tė Mjekėsisė "Dr. Ali Sokoli" nė Prishtinė, u vu gurthemeli i Entit tė Mjekėsisė Emergjente (EMU). Ky projekt me rėndėsi pėr shėndetėsinė e Kosovės pritet tė realizohet brenda gjashtėmujorit tė kėtij viti dhe do tė kushtojė rreth 700 mijė euro.  

 
Gjilani njihet me pėrvojėn angleze tė banimit
 
Gjilan, 11 qershor 2003 - Pėr t`u njohur me pėrvojėn britanike tė banimit, sot ka udhėtuar pėr nė Britaninė e Madhe zyrtari pėr banim i Drejtorisė pėr gjeodezi, kadastėr dhe pronė i komunės sė Gjilanit, Alban Qerimi, i cili shoqėrohet nga kėshilltari komunal i UNMIK-ut, Bob Simons.

Z. Qerimi do tė marrė pjesė edhe nė konferencėn pėr banim, e cila mbahet mė 17 e 18 qershor 2003, nė qytetin Harigem, ku prezentohen tė gjitha komunat nga shteti britanik.

Shkėmbimi i pėrvoja nga sektori i banimit, me komunat britanike, pa dyshim se do tė jetė njė ndihmesė e madhe pėr zyrtarin tonė gjatė punės sė tij tė ardhshme nė komunėn e Gjilanit, kur dihet se pronat dhe banimi janė disa nga problemet me tė cilat ėshtė dashur tė ballafaqohet edhe Kosova pas luftės.
 
 
Hedi Anabi thotė se UNMIK-u do tė vazhdojė tė ndjekė politikėn e reformave para statusit pėrfundimtar tė Kosovės
 
Nju-Jork, 11 qershor 2003 - Mbrėmė nė OKB ka filluar dhe ka pėrfunduar debati rreth zhvillimeve tė fundit nė Kosovė. Ky sesion ėshtė mbajtur me rastin e katėrvjetorit tė miratimit tė Rezolutės 1244.
 
Ndihmėssekretari pėr operacionet paqeruajtėse i Kofi Ananit, Hedi Anabi, nė fjalėn e hyrjes nė KS tha se shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės dhe zyrtarėt serbė nė Beograd vazhdojnė tė pengojnė pajtimin, duke u pėrpjekur tė vazhdojnė zgjidhje tė njėanashme pėr problemet e Kosovės.
 
Ai shtoi se UNMIK-u ballafaqohet me sfidat si sigurimi i lirisė, qarkullimit pėr pakicat, zhvillimi i trupave lokale qeverisėse dhe nisja e dialogut midis pėrfaqėsuesve tė Prishtinės dhe Beogradit. Anabi tha se UNMIK-u do tė vazhdojė tė ndjekė politikėn e arritjes sė njė shkalle tė caktuar tė reformave para se t'i drejtohet statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Ai pėrmendi edhe rastin e vrasjes sė tre serbėve nė Obiliq dhe theksoi se kjo vrasje ėshtė goditje serioze nė pėrpjekjet pėr tė forcuar multietnicitetin nė Kosovė dhe pėr tė krijuar kushte pėr kthimin e serbėve dhe tė tjerėve nė zonat ku ata janė pakicė, tha z. Anabi.

Ndėrkaq, ambasadori i Serbisė dhe Malit tė Zi nė OKB Dejan Shahoviq kėrkoi nga KS qė vrasėsit tė sillen para drejtėsisė.

Mirėpo, zyrtari i lartė i OKB-sė Hedi Anabi akuzoi edhe liderėt serbė se kanė dėshtuar nė bashkėpunimin me Misionin e OKB-sė nė Kosovė. Ai tha se Beogradi po vazhdon tė mbėshtesė strukturat paralele tė serbėve nė Kosovė, gjė qė minon pėrpjekjet e OKB-sė.

Nė paraqitjet e oratorėve tė tjerė u mbėshtet politika e standardeve para statusit. Nė kėtė kontekst ndihmėsambasadori amerikan Xhejms Keningen vuri nė pah nevojėn e bashkėpunimit rreth ēėshtjeve praktike.

"Standardet para statusit duhet tė jenė mė shumė se njė sllogan, duhet tė jetėsohet njė progres mė i madh nė ēėshtjet praktike pėr tė tejkaluar dyshimet dhe pėr tė ndėrtuar besimin dhe pajtimin", tha z. Keningen.
 
 
Mbrėmė nė Prishtinė u shfaq premiera e operas "Dasma arbėreshe"
 
   
Prishtinė, 11 qershor 2003 - Pėr nder tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, mbrėmė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u shfaq premiera e operas "Dasma arbėreshe" tė kompozitorit Rauf Dhomi. Libreton e kėsaj opera e ka shkruar Ajmone Dhomi nė bazė tė motiveve tė dramės "Dasma e Jazerisė" tė shkrimtarit Xhuzepe del Gaudio.
 
Regjinė e operas e ka bėrė Milto Kutali, kurse dirigjent ishte Arbėr Dhomi, skenograf Gjergj Prevazi e kostumograf Agim Zajmi. Rolet i interpretuan: Merita Juniku, Kastriot Tusha, Agim Duro, Lindita Hakaj etj.
 
Kjo operė u prit dhe u pėrshėndet ngrohtėsisht nga publiku i pranishėm.

Poashtu nė kuadėr tė kremtimit tė 125-vjetroti tė Lidhjes sė Prizrenit, mbrėmė nė Galerinė e Arteve tė Kosovės nė Prishtinė u hap edhe njė ekspozitė e titulluar "E kaluara dhe vizioni pėr tė ardhmen". Nė kėtė ekspozitė janė prezentuar 80 krijues kosovarė tė tė gjitha brezave nė disa gjini figurative.
 
 
Sonte, nė Gjenevė, Shqipėria zhvillon takimin vendimtar kundėr Zvicres
 
   
Prishtinė, 11 qershor 2003 – Sonte, nė Gjenevė, nė kuadėr tė grupit 10 eliminator EURO 2004, zhvillohet takimi Shqipėria – Zvicra.

Pas humbjes nė Dublin nga Republika e Irlandės (1:2), pikėrisht nga ky takim varet se a do tė mbeten ende shpresat e Shqipėrisė pėr kualifikim nė Kampionatin Evropian “Portugalia 2004”. Kėshtu Kombėtarja e Shqipėrisė nė ndeshjen e sontme do tė jetė me ngarkesė psikike mė tė madhe se vendėsit, por me gjasė, do tė jetė e dėmtuar edhe me disa futbollistė.
 
Mbrojtėsi Geri Ēipi pėr shkak tė dy kartonave tė verdhė nuk ka tė drejtė loje nė kėtė takim, pastaj, pas lėndimit nė takim kundėr Irlandės, gjasat qė nė portėn e Shqipėrisė tė jetė Strakosha janė shumė tė vogla. Edhe sulmuesi Igli Tare, ankohet nė njė lėndim, kėshtu qė edhe paraqitja e tij ėshtė e dyshimtė.

Lorik Cana

 
Megjithatė, nė ndeshjen e sotme futbollistėt e Shqipėrisė pritet tė kenė njė pėrkrahje tė madhe nga mijėra bashkėatdhetarė, tė cilėt kanė paralajmėuar shkuarjen e tyre nė Gjenevė nga shumė shtete tė Evropės perėndimore.

Takimi fillon nė ora 20.00 dhe RTK (rrjeti tokėsor) do tė bėjė transmetimin e drejpėrdrejtė.
 
Pėr mė shumė vizitoni faqen: http://www.futbolli.com
   
  
BDI vendos bashkimin me PDK-nė
 
Shkup, 11 qershor 2003 – Nė mbledhjen e kryesisė tė martėn nė mbrėmje Bashkimi Demokratik pėr Integrim, partia shqiptare nė qeverinė e Maqedonisė, mori vendim pėr t'u bashkuar me partinė Demokratike Kombėtare tė Kastriot Haxhirexhės.

Pėr bashkimin praktit tė tė dy partive tani duhet tė vendosė edhe PDK-ja, e cila duhet tė pranojė programin e BDI-sė dhe tė fillojė procedurėn ligjore tė pezullimit tė aktiviteteve tė saj politike. Ndėrkohė parashikohet qė njė anėtar i PDK-sė tė jetė nėnkryetar i kėtij bashkimi dhe pesė anėtarė tė partisė Demokratike Kombėtare tė jenė nė kryesinė e partisė sė bashkuar.

Bashkimi i dy partive do tė vazhdojė tė mbajė emrin Partia Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI).
 
 
D. Ramsfelld shprehu mirėnjohje pėr bashkėpunimin qė ofron Shqipėria nė koalicionin kundėr terrorizmit ndėrkombėtar
 
Tiranė, 11 qershor 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donalld Ramsfelld pėrfundoi vizitėn disaorėshe nė Tiranė, duke falėnderuar zyrtarė vendorė pėr bashkėpunimin si dhe duke vlerėsuar marrėdhėniet e shkėlqyera me Shqipėrinė. Ramsfelld e homologu i tij Majko thanė se nė Tiranė nuk u diskutua pėr ndėrtimin e ndonjė baze amerikane nė Shqipėri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ramsfelld shprehu falenderime dhe mirėnjohje pėr gatishmėrinė dhe bashkėpunimin qė ofron Shqipėria nė koalicionin kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Ai nėnvizoi se SHBA-tė presin me dėshirė qė tė punojnė sė bashku nė fushėn ushtarake si dhe nė arritjen e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO.

Ai u takua me presidenin Moisiu, kryeministrin Nano dhe pėfundoi vizitėn nė Tiranė nė njė konferencė tė pėrbashkėt me homologun shqiptar Pandeli Majko. Ai u shpreh me optimizėm se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO ėshtė njė realitet i afėrt.
 
 
Ėshtė transferuar nė burgun e Hagės ish-shefi i Sigurimit sekret tė Milosheviqit
 
Hagė, 11 qershor 2003 – Tribunali pėr Krime Ndėrkombėtare pwr ish-Jugosllavi nw Hagw ka konfirmuar sot (e merkurė) nėpėrmjet njė kumtese pėr media se ėshtė transferuar nė burgun e Hagės Jovica Stanishiqi, ish-shef i Sigurimit shtetėror tė Milosheviqit.
 
Ai ėshtė akuzuar sė bashku me Franko Simatoviqin mė 1 maj 2003 se i kanė takuar njė organizate tė pėrbashkėt kriminale, e cila ka formuar, financuar, pajisur, armatosur dhe mbėshtetur njėsitet speciale, qė kanė kryer krime nė Kroaci dhe nė BeH ndėrmjet 1 gushtit 1991 dhe 31 dhjetorit 1995. Data e paraqitjes sė parė pėr dėgjim para Tribunalit do tė njoftohet mė vonė.
 
 
Tė pakten 3,240 civilė kanė humbur jetėn gjatė luftės njėmujore nė Irak
 
Bagdad, 11 qershor 2003 – Tė pakten 3,240 civilė kanė humbur jetėn gjatė luftės njėmujore nė Irak, ndėr tė cilėt vetėm nė Bagdad 1,896 vetė, njofton AP sipas njė hulumtimi pesėjavor tė kėsaj agjencie.
 
Bėhet e ditur gjithashtu se kjo shifėr ende nuk ėshtė e plotė dhe padyshim ajo duhet tė jetė mė e lartė. Shėnimet janė marrė nė 60 nga gjithsej 124 spitale, sa janė nė gjithė Irakun.
 
 
Iranianėt kanė bėrė sot demonstratat tė mėdha kundėr klerikėve muslimanė
 
Teheran, 11 qershor 2003 – Duke kėrkuar reforma, iranianėt kanė bėrė sot (e merkurė) demonstratat mė tė mėdha nė kėtė muaj, njofton Rojter. Protestuesit kanė brohoritur parulla kundėr klerikėve muslimanė tė plotfuqishėm dhe kanė akuzuar ata pėr kufizimin e lirive, kurse qeverinė reformiste pėr dėshtimin nė frenimin e tyre.
 
Nė kėto demonstrata kanė marrė pjesė rreth tremijė protestues, tė cilėt fillimisht ishin vetėm njė grup i vogėl studentėsh, qė protestonin kundėr privatizimt tė universiteteve.
 
 
Kryqi i Kuq i Indonezisė ka dėrguar sot 151 trupa tė pajetė nė spitalet dhe morget nė priovincėn Aceh
 
Aceh, Indonezi, 11 qershor 2003 – Kryqi i Kuq i Indonezisė ka dėrguar sot (tė merkurėn) 151 trupa tė pajetė nė spitalet dhe morget nė priovincėn Aceh, tė cilėt qenė vrarė gjatė ofensivės ushtarake kundėr kryengritėsve, njofton Rojter. Tė gjitha viktimat pohohet tė kenė qenė veshur me rroba civile, por ėshtė thėnė se kjo nuk domethėnė se tė gjithė tė vdekurtit janė civilė.
 
 
Bush kritikoi pėrpjekjet e Izraelit pėr tė vrarė njė zyrtar tė lartė tė grupit Hamas
 
Uashington, 11 qershor 2003 - Presidenti Bush kritikoi pėrpjekjet e Izraelit pėr tė vrarė njė zyrtar tė lartė tė grupit ekstremist palestinez, Hamas. Presidenti Bush tha se ėshtė shqetėsuar nga pėrpjekjet e Izraelit pėr tė vrarė njė zyrtar tė lartė tė grupit Hamas, sepse dhuna mund ta vėshtirėsojė luftėn kundėr terrorizmit.
 
"“Mė vjen keq pėr humbjen e jetėve tė pafajshme. Jam i shqetėsuar se sulme tė tilla do ta bėjnė mė tė vėshtirė pėr udhėheqjen palestineze qė tė parandalojė sulmet terroriste. Gjithashtu nuk besoj se sulmet ndihmuan sigurimin izraelit".

Presidenti tha se ekipi i tij i sigurimit kombėtar ka qėnė nė kontakt me zyrtarė tė lartė izraelitė dhe palestinezė rreth sulmeve tė djeshme me helikopterė.
 
 
OKB dėnon aktin e Izraelit
 
Nju Jork, 11 qershor 2003 – Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan, ka kritikuar sulmin mė tė ri izraelit nė Rripin e Gazės. Ai ka shprehur frikėn se pėrmes aksioneve tė tilla tė qėllimshme do tė mbetet nėn hije procesi i filluar paqesor.
 
Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanė reaguar duke mos treguar mirėkuptim pėr veprimin e qeverisė izraelite. Gjatė njė sulmi kundėr udhėheqėsit tė lartė tė lėvizjes "Hamas", Abdel Asis Rantisi, nė Rripin e Gazės u vranė sė paku dy palestinezė.
 
 
Bundesveri pėrmbyll misionin nė Kuvajt
 
Berlin, 11 qershor 2003 – Bendesveri gjerman do tė pėrfundojė misionin nė Kuvajt ku aktualisht ndodhet njė njėsi pėr detektimin e armėve kimike dhe biologjike e njohur si njėsia ABC. Sipas konfirmimeve tė ministrisė gjermane tė mbrojtjes, njėsia me 60 ushtarė do tė kthehet javėn e ardhshme nė Gjermani.
 
Ushtarėt gjermanė nė Gjirin Persik ishin tė stacionuar nė kuadėr tė misionit pėr luftė kundėr terrorizmit. Pėr njė kohė nė Kuvajt kishin qėndruar gati 200 ushtarė gjeramnė.
 
Edhe autoblindat pėr hetimin e armėve kimike tė tipit "Fuks" do tė kthehen nė Gjermani. Autoblindat e tilla disponojnė laborator me stabilimentet mė moderne elektronike pėr analiza kimike dhe tė thėrmijave bėrthamore.
 
 
Hamas paralajmėron atentate tė reja
 
Gaza, 11 qershor 2003 – Pas sulmit tė planifikuar tė izraelit kundėr udhėheqėsit tė lėvizjes Hamas Rantisi, ky i fundit pasi ka shpėtuar pėr pak dhe po mjekohet nė njė spital, ka paralajmėruar atentate tė reja vetvrasėse. Rantis nga spitali ka deklaruar se Izraeli do tė jetė i qetė tek atėherė kur do tė marrė fund tragjedia e palestineze.
 
 
U kapėn edhe dy bashkėpunėtorė tė Sadam Hyseinit
 
Uashington, 11 qershor 2003 - Trupave amerikane u ka shkuar pėr dorė tė kapin dy pėrfaqėsues tė lartė tė ish regjimit tė rrėzuar tė Sadam Hyseinit. Kjo ėshtė konfirmuar nga Ministria amerikane e Mbrojtjes.
 
Sipas tė dhėnave nga Pentagoni, bėhet fjlaė pėr njė funksionar tė lartė tė partisė sė Sadam Hyseinit dhe pėr njė ishgjeneral brigade tė trupave tokėsore irakiane. Tė dy ishin nė listėn e 55 tė kėrkuarve nga Shtetet e Bashkura.
 
 
Greku Perikos zėvendėson Bliksin
 
Nju Jork, 11 qershor 2003 – Shef i ri inspektorėve tė Kombeve tė Bashkura pėr Irakun do tė bėhet eksperti grek pėr armė, Dimitris Perikos. Kjo ėshtė njoftuar nga njė zėdhėnės i Kombeve tė Bashkura. Perikos do tė marrė detyrėn nga shefi i deritashmė Hans Bkliks. 75- vjeēari Bliks me dėshirėn e tij nė fund tė kėtij muaji do tė shkojė nė pension.
 
 
Tajlanda arreston katėr persona tė dyshuar si terroristė
 
Tajpeh, 11 qershor 2003 - Nė Tajlandė, policia thotė se ka arrestuar katėr persona tė dyshuar si terroristė, tė cilėt po planifikonin tė hidhnin nė erė ambasada tė huaja dhe vendpushime bregdetare tė kėtij vendi. Zyrtarėt thonė se njė prej tė dyshuarve, shtetas i Singaporit, u arrestua mė 16 maj nė kryeqytetin Bangkok, ndėrsa tė tjerėt u arrestuan sot, nė jug tė vendit.
 
42 vjeēari nga Singapori u riatdhesua dhe po mbahet, krahas me dhjetra persona tė dyshuar si operativė myslimanė, tė cilėt mendohet tė jenė anėtarė tė grupit terrorist Xhemah Islamijah, qė akuzohet pėr shpėrthimin nė ishullin indonezian tė Balit, ku humbėn jetėn 202 vetė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.