|
11
qershor 2003 / Fadil MALOKU - Ph. D. Candidat
Ėshtė e njohur qė sistemi kapitalist prejudikon tregun e
lire dhe begatinė i pavarur, por nė tė njejtėn kohė e tėrė
kjo nuk domethėnė qė ka tė bėjė me demokraci dhe pluralizėm
tė mendimeve dhe ideve, kapitalizmi
poashtu edhe pse konsiston nė zgjedhje tė lira dhe
artikulim tė lire tė vullnetit tė qytetarėve, nuk ėshtė e thėnun
qė tė garantojė zhvillimin e kulturės politike dhe tė sensit
pėr ate qė ne shpeshėherė e identifikojmė si demokraci, ai
pastaj nė princip predikon
shypin e lire dhe qarkullimin e lire te bindjeve, por ngandonjėherė
dine tė bėhet aq autoritar saqė pa ngurrim dėshiron ti
monopolizojė kėto fakte. Kėtė pėrshtypje sociologjike, mė sė
miri e dėshmojnė vendet postkomuniste qė po e pėrjetojnė
periudhėn e tranzicionit
Pėr
vendet siq ėshtė Kosova, kjo pėrvojė ėshtė shumė me rendėsi,
ngaqė tė bėnė tė kuptosh se yryshi ynė nė mbarim tė kėtij
mileniumi pėr kėtė diskurs dalngadal ka filluar pėrjetojė njė
ndryshim qėndrimesh. Qėndrime kėto qė pakashum, pėr mendimin
tone mund tė spjegohen edhe me dyfishimin e kompetencave pėr tė
aplikuar sistemin e demokracisė liberale, gjė qė edhe nuk ėshtė
object I kėtij studimi.
Demokracia,
si dikurs i ri pėr shoqėrinė Kosovare, e ka kuptimin e
pluralizmit te mendimeve, nė tė gjitha sferat e superstruktures
shoqėrore. Ky pluralism i mendimeve
dhe ideve pėr problemet e ndryshme ; politike, ekonomike,
juridike, edhe asosh fetare , me sė miri mund tė plasohet perms
diskursit tė mediave.
Nė
rrethanat nė cilat gjindet shoqėria qytetare e Kosovės sė
pasluftės, shpeshė here na ka rėnė tė ndėgjojmė dhe tė
lexojmė nėpėr literature zakonisht tė pėrkthyer, se pėrse
njė fe kaq e pėrhapur dhe kaq universale qė nuk i dallon
njerzit as nė bazė tė ; gjinisė, kombit, pėrkatėsisė
etnike, racės, etj. sikurse ėshtė islami, ka njė qasje kaq tė
ulėt sot nė media?
Ose,
pėrse ky diskurs nė shtypin tone tė pėrditshėm ngandonjėherė
dine tė paragjykohet, sikur tė kemi tė bėjmė me gogolin, cfar
bie fjala ishte ai i komunizmit apo neofashizmit qė u injektua
permes ideologjisė dhe diskursit fashist tė ish regjimit serb?
Thėnė me ndryshe, sa ėshtė e vėrtetė qė diskursi mbi fenė
nė shoqėrinė kosovare, projektohet me meritat dhe tė metat e
tij nė kėtė periudhė tė tranzicionit?
Dhe
sa shlirshėm mund ti bėhen vrejtje
tė tilla refuzuese kėtij diskursi , kur kihet parasysh
nevoja e cdo shoqėrie tė lire dhe demokratike
pėr tu identifikuar me vlerat fetare? Dhe sė fundi, sa
ėshtė diskursi fetar islam sot nė Kosovė nė koherencė me
ndryshimet demokratike tė ndodhura nė Kosovėn e pasluftės?
Spjegimet me siguri lypin njė elaborim mė tė gjatė dhe
mė tė thukėt shkencor dhe shumė mė analitik mirėpo, ne kėtu
do tė mundohemi rrjedhimisht tė japim vetėm disa nga mendimet
dhe sygjerimet qė pakashum mendojm se janė tė ndėrlidhura me
rrethanat dhe kushtet e ambientimit tė kėtij diskursi nė
etnopsikologjinė e shqiptarėve tė Kosovės.
Sė pari, do tė thoshnim kjo ēėshtje nuk do tė duhej tė
ishte vetėm preokupim i qytetarėve tė rėndomėt tė cilėt
pakashum e e kanė mėsuar abecenė e islamit si religjion,ose
permes edukatės sė
mangėt familjare ose pėrmes literaturės sė shtuar kohėve tė
fundit, por edhe dijetarėve qė mirren pretendojė tė mirren
profesionalisht me kėtė ēėshtje. Nė Kosovė, duhet tė
pranojmė se ose nuk ka studiues tė mirėfillėt tė kėtij
problemi ose nuk ka ide se si duhet plasuar njohurit mbi kėtė
botėkuptim pėr tė cilin mendojė se ka nevojė shoqėria
Kosovare, ose puna qalon tek keqintrepretimi dhe transmetimi i
vonuar I porosive tė kėtij botėkuptimij nė gjeneratat e reja.
Kur
e potencojmė kėtė dilemėn e fundit, gjithėnjė e kemi
parasysh angazhimin e pamjaftueshėm tė kujdestarėve nga
diskursi kompetent pėr tė ecur krahas kohės dhe nevojave qė
paraqiten nė shoqėrinė tone tė pasluftės.
Kjo
pėr mendimin tim, nėnkupton shfrytzimin maksimal tė mediave tė
shkruara dhe atyre elektronike pėr qėllimet e nevojave tė
transformimit tė kėtij diskursi me trendet dhe vlerat tė cilat
si shoqėri I kemi kėrkuar vetė. Ta thjeshtėsojė pak. A ėshtė,
pra duke shkuar transformimi i diskursit fetar (nėse fare ėshtė
duke u trnasformuar?!) nė Kosovė nė drejtim tė transformimit tė
gjithėmbarshėm qė ėshtė duke e trasuar shoqėria Kosovare?
Nėse
pėrgjigjėja do tė ishte affirmative, cka ėshtė pėr tu
dyshuar,atėherė shtrohet cėshtja tjetėr.Sa janė konsumuar
psh.sherbimet e mediave locale nė kėtė drejtim? Mendimi im ėshtė
se transparenca qė e ushtrojnė apo do tė mund ta ushtronin
mediat e shkruara dhe ato elektronike, ishte dhe mbetet gjithėnjė
njė shansė qė mjegullnjajėn pėr botėkuptimin islam nė Kosovė,
nė njė masė tė madhe do tė mund ta neutralizonte. Jo pėr
hire tė diskursit islam , qė gjithėsesi do tė ishte njė
obligimi professional I mediave locale nė Kosovė, por pėr hire
tė informimit objektiv qė pėr njė shoqėri siq ėshtė kjo e
jona qė pretendon tė ndertojė demokracinė, do tė ishte njė
pjekuri e llojit tė vetė.
Mbyllja,
ju lutem, sot askund nė botė mė nuk po preferohet! Katakombet e
izoluara nė vetėvehte po zgjojnė dyshim, injorancė, refuzim
dhe paragjykim tė theksuar.Shekulli I globalizimit ėshtė
ky, siq do tė thoshte shkenctari i mirėnjohur Samir Amir
(Eurocentrism, New York, 1989) pavarėsisht qė secili nga
ne ka rezervat e veta pėr kėtė fenomen nė debatimet tona tė pėrditshme.
Nė
anėn tjetėr, nese supozojmė se pėrgjigjėja jonė tjetėr do tė
ishte negative,kur ėshtė nė pyetje trendi i pėrcjelljess
apo koherencės sė diskursit fetar ndajė atij tė shoqėrisė,
cka unė mendojė se deridiku ėshtė njė realitet qė mund tė
arsyetohet, e ndoshta edhe tė debatohet, atėherė mendojė se
kemi tė drejtė tė shtrojmė pyetje pėrse ėshtė kėshtu nėse
vėrtetė ėshtė kėshtu.
Pėr
mendimin tim, diskursi konzervativ i shoqėruar me pėrmbajtjen
e
vetėkanqėsisė histerike tė mbajtjes sė ligjerimit mbi
islamin, ende mediton pėr islamin nėpėr oda dhe dhoma tė
mbyllta, ku fjala e tij nuk tejkalon as muret e asajė hapsire ku
ligjerohet pėr islamin, pra ende kėnaqet me stilin e pėrhapjes
sė idesė sė islamit nė ambientin e vetė poashtu naiv dhe
injorant.
Ai
nė vend qė ofertat e
veta ti plasojė nė tregun e konsumit tė gjėrė mediatik, ku
cdo gjė qė nuk hynė nė kėtė orbitė tė imponimit ėshtė e
destinuar ose tė vdes ose tė prosperojė.
Pra tė komunikojė me
njohurit dhe begatit e vendeve, kulturave dhe civilizimeve
qė i ka falur Krijuesi i Lartėmadhėrishėm, vetėmjaftohet
me horizontin qė ia mundėsojnė vetėm shqisat e tė pamurit dhe
tė ndėgjuarit. Tė mos keqkuptohemi, askush nuk ėshtė kundėr
kėsajė mėnyre tė komunikimit me
opinionin e gjėrė (I cili vazhdimisht ka nevojė tI
identifikojė nevojat dhe obligimet qė i pason feja) qė e pėrcjell
mė tepėr me trup se sa me vėmendje!
Ajo
ēfar dua tė them, ėshtė se diskursi islami sot nė kohėn
e internetit dhe kompjuterit qė konsistohen si zbulime epokale,
mund dhe duhet tė katapultohet jo vetėm nė mėnyrėn e
gjertanishme tradicionale tė njė stili dhe metodologjie ex catedėr,
por haptas nė vende publike dhe me debate tė ngjeshura,
ku secilit qytetar
ti ipet rasti ti shijojė begatitė e
kėtij besimi. Ngaqė vetėm kėshtu mund tė bėhet i afėrtė
dhe interesant besimi si kult fetar. Kėtė porosi, sot ju lutem
munden ta ushtrojnė dhe begatojnė vetėm mediat e shkruara dhe
ato elektronike. Por athua a mė shumė e shfrytėzojnė apo e shpėrdorojnė
ato kėtė mundėsi? Pėrgjigjen besojė e dijmė tė gjithė.
Kėtė
nuk e them rastėsisht dhe me ndonjė paragjykim. Kėtė e them,
shkaku i njė ngushllimi qė si intelektual rastėsishėm i kėtij
besimi, shtypi i sotėm pėrkundėr gjitha interesimeve tė
veta pėr problemet e shoqėrisė sonė Kosovare, pak apo shumė
pakė mirret me plasimin e tė vėrtetės mbi
fenomenin e religjionit nė jetėn e njeriut tė sotėm. Unė
kam pėrshtypjen, qė mediat, kėtu mund tė ndihmojnė mjaftė nė
plasimin e tė vėrtetės mbi moralin dhe vlerat fetare tė shoqėrisė
sonė Kosovare.
Dikush
nga Ju me siguri do tė mund tė pyes me tė drejtė, po ēna
duhen more zotėri njohurit fetare aq shumė ,kur edhe ashtu ne po
kemi mjaftė probleme me ato tė shoqėrisė!
Pėrgjigja ime ėshtė e thjesht; Tregomni ju se ku keni
mundur me pa ju shoqėri pa identitet fetar? E unė pastajė do
tu flas pėr nevojat e diskursit fetare. Veqenarisht tani dhe
sot, kur bie fjala krahas vlerave tė mirėfillta mbi diskursin e
demokracisė na importohen edhe shumė vlera tė tjera tė
dyshimta qė sanksionohėn dhe sjellin telashe tė pakontestuara
gjithėkund nė botėn e civilizuar .
Kompleksiviteti i kėsajė ēėshtjeje, pėr bindjen time qėndron
ekskluzivisht nė bartėsit apo transmetuesit e porosisė (pra nė
vetė mediat) dhe jo
edhe nė porosinė e dėrgur nga ana e Krijuesit. Pra ėshtė
interpretimi ynė static, pa invencion (por jo edhe pa dashuri
kurrkush nuk dyshon nė kėtė!?) i besimit dhe edukimit islam, i
cili shpesh here bėhet me metoda tė tejkaluara, siq I pėrmendėm
mė lartė.
Do
tė thoshnim, citomani e fjalėpėpėrfjalshme, qė nė kushtet
dhe rrethanat nė tė cilat gjindet islami, sot nė Kosovėn e
cliruar nga dogmatizmi dhe kontrolli I shtetit, mund tė shquhet
vetė si mundėsi potenciale qė nuk ėshtė ende duke e
shfrytzuar aftėsinė dhe fuqinė e vetė qė buron nga ky
potencial apo dhunėtia e Pėrėndisė!
Ndėrsa
e tėrė krenaria (fuqia) I takon All-llahut, tė dėrguarit tė
Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dijnė(Kurani
,63:8)
Udhėheqėsit shpirtėror (patjetėr; nė koalicion me
elitat e reja intelektuale tė shoqėruara gjithėnjė me mediat e
shkruara dhe ato elektronike) duhet kėtė potencial ta shėndrrojnė
nė energji dinamike dhe kinetike, nė mėnyrė qė krahas
diskursit politik tė ndihmojnė nė demokratizimin e shoqėrisė
Kosovare. Shoqėri kjo qė pėrveq kėrkesės pėr politikė,
ekonomi, drejtėsi, ligjėsi, duhet ta ketė edhe ofertėn pėr
edukim fetar pėr gjeneratat e ardhshme. Tekefundit, kėshtu ėshtė
nė mbarė botėn e civilizuar, e besim edukimi fetar nuk bėnė
asfarė pėrjashtimi nė kėtė drejtim pėr mendimin tim.
Kjo
ofertė pėr ringritje dhe edukim qė praktikohet nė tė gjitha
vendet e pėrėndimit, pėr mendimin tone,nuk mund tė ndėrtohet
me dėshira dhe synime tė paplanifikuar qė nuk
projektojnė asgjė me tepėr se vetėvehtėn tone, nuk
mund tė ndėrtohet as vetėm me imitimin e sistemit tė
civilizimit tjetėr fetar, i cili tani i ka krijuar disa pėrparėsi
dhe avantazhe sidomos nė fushėn e komunikimit masiv, pra pėrdorimin
e mjeteve tė informimit pėr
tė plasuar mėsim besimin e diskursit tė vetė fetar, gjė qė
ėshtė pėr lakmi. Ky obligim,
mund tė ndėrtohet vetėm me shfrytėzimn e faktorėve tekniko
teknologjikė(interneti, kompjutorėt, Radio, TV-ja, etj.) dhe
fillimin e krijimit tė njė networku dhe raporti tė mirėfillėt
dhe shum transparent me mjetet e informimit, tė cilat nuk thuhet
kot ; mund tė pėrmbysin edhe qeveri tė tėra!
Gjithėqka
qė nevojiten, janė; a/idetė, b/njerzit, c/transparenca dhe
d/qėllimet e identifikuara mė parė, qė dosido pėrputhėn
edhe me trendin e ri tė demokracisė qė po pretendojmė me e ndėrtua
pėr tėra kėto vite tė pasluftės nė Kosovė.
a/Idetė, janė njė kapital
shumė I rendėsishėm nė nė drejtim tė fokusimit dhe tė
identifikimit tė nevojave tė njerzėve, shoqėrive , shteteve
dhe kombeve. Zakonisht, ēdo shoqėri ka elitat e veta
intelektuale tė cilat kujdesėn pėr mėnyrėn, metodologjinė
dhe evoluimin e kėtyre ideve tė cilat ato i shpjejnė nė
drejtim tė njė niveli shumė mė tė avansuar; ekonomik,
politik, e pse jo edhe shpirtėror. Nė Kosovė bie fjala, me pėrjashtim
tė disa individėve Don Kishotian (edhe ate tė infektuar me
virusin e gjėja pėrparsisė sė civilizimit qė e posedon
besimi islam
dhe pak mė shum ai
krishter), sistemi i animimit ose bėhet permes kodeve tė
institucioneve qė i pėrfaqėsojnė Bashkėsit fetare, qė
mbijetojnė sė bashku nė tė mirat dhe tė kėqiat e
komuniteteve tė veta fetare, askush nuk ka ide se si do tė duhej
tė vepronin nė situata konkrete. Kuptohet, sistemi krishter,
tani pas lufte , me sa mund tė
bazohet njeriu nga mediumet, shumė mė qartė e ka kuptuar
rendėsinė e konceptit tė ideve dhe plasimit tė tyre pėrmes
mediave nė opinionin e gjerė Kosovar. Gjė qė ėshtė pėr ti
pėrshendetur.
Nė fakt, paragjykimet qė i kishin ndėrkombėtarėt me
misionet e tyremission possible, ku Kosovėn dhe njerėzit e
sajė i shihnin kryesisht si njė Eldorado tė vėrtetė pėr tė
plasuar idetė (apo agjitimin thenė si mė konkret, ngaqė sė
kemi edhe gjithaq arsye ti biem rrotull ngjarjeve dhe
ndodhive!) e tyre fetare shkaku i asajė se kinse nė Kosovė nė
kohėn e Komunizmit, shqiptarėt ishin njė popull ateist (gjė qė
nė Shqipėri edhe zyrtarisht me dekrete shtetėrore qe ndaluar
besimi fetar) qė nuk kishte pasur mundėsi ta ketė identitetin e
vetė fetar dhe se tani pas luftės nė emėr tė ; demokracisė,
lirisė, barazisė dhe prrallave tjera mbi egalitarizmin nė mes
njerzėve, do tė duhej tu mbjellim farėn e mėsim besimit
(lexo shlirasi konvertimit!) edhe idetė e reja fetare!
Thuase,
shqiptarėt gjatė gjithė egzistencės sė tyre historike paskan
jetuar si pabesimtar! Shikuar kėshtu, Projekti I identifikimit tė
nevojave rreth ideve dhe mėsimit fetarė, nė Kosovė nga
dioptria e kėtyre misionarėve fiton siq ngandonjėherė po
projektohet edhe nė shtypin tone edhe argumentin e kthimit Biblik
tė njerzėve nė fenė e tė parėve tanė?! Por, siq dėshmojnė
zbulimet mė tė reja historike, tė parėt e shqiptarėve ishin
pagan, e jo ithėtarė tė ndonjė religjioni tė caktuar!
Meqenėse,
ky shkrim nuk ėshtė object i
dhėnjesė sė pėrgjigjeve (qė mund tė jenė 1 milion si
tė tilla!) nė kėto dilema tė shoqėrisė sonė, unė
edhe nuk po ndalėm mė shumė tI elaborojė
antinomitė e saja. Le tė mbetet kjo pėr ndonjė shkrim tė
mėvonshėm, ngaqė ėshtė temė interesante pėr internet
gjeneratat e reja tė sjekullit tone..
Fundshekulli
ynė siq e dijmė tė gjithė ishte periudhė e ndryshimeve tė mėdha
nė tėra vendet Evropės
Juglindore me vetė faktin se zhvillohej njė revolucion i pėrgjithshėm
kundėr gogolit tė komunizmit
dhe platformės obskurante tė luftės sė ftohėt, tė
cilat njerėzimit i sollėn; mjerim, skamje, luftėra tė
pakuptimta, dhe varfėri morale e materiale,
qė tė mbushnin mendjen se ėshtė fjala pėr njė fund tė
paparė tė historisė, apo siq do tė shprehej Frensis
Fukajama figurativisht ; pikė kulmore tė evolucionit
ideologjik dhe universializmit tė demokracisė liberale pėrėndimore)
Ē ėshtė interesant njė vlersim i ngjajshėm, do tė
thoshnim fatalist pėrkitazi me ndryshimet e mundshme dhe pasojat
qė do tė sillnin ato me vete nė sistemet e Evropės,
prejudikohej edhe gjatė luftės sė parė botėrore. Bile atėbotė,
ai vlerėsim atėherė konsiderohej si luftė e fundit,
luftė kundėr tė gjitha
luftėrave tjera tė mėparshme qė zhvillohej me motive tė
zgjėrimit tė demokracisė. Por ē ngjau? Nuk ndodhi as
fundi e
as fillimi i fundit tė sipėrpėrmendur; demokracia, si
alternativė modeste e ndėrtimit tė raporteve mes
njerzėve, nuk u vendos!
Nė
vend tė sajė nėpėr Evropė me gjuhėn e dhunės u amputuan pėrbindshat
e komunizmit (1917) ai i fashizmit (1939) dhe ai i nacionalizmit
(1989). Lufta e dytė
botėrore, poashtu, nga
historianėt do tė mbahet nė mend me tensionimet dhe kėrcnimet
globale qė si pasojė e lindėn luftėn e ftohėt. Siq po
vrehet prognozimi Fukajamist,
mbi pikėn
kulmore tė evolucioni ideologjik
, nuk ndodhi.
Nė vend tė tij , nėpėr vendet e ndryshme tė botės u
zhvilluan alternativa dhe pandame tė reja tė mbijetimit tė
njerzėve dhe shoqėrive.
Tani nė fund tė mileniumit tė dytė dhe fillimit tė
atij tė tretit, kur nga shtete
pėrėndimore ėshtė ndėrmarr edhe njė ofensivė , jo
vetėm ideologjike por por edhe ushtarake si nė rastin e Bosnjės
dhe Kosovės, Avganistanit, Irakut, problemi
i instalimit gjithėpėrfshirės
tė modelit demokratik, nė
vendet postkomuniste po bėhet detyrė shtėpie e shumė
qeverive Evrolindore.
Por
tani ky instalim apo pėrpjekje pėr tė shartuar demokracinė nėpėr
kėto vende sikur po kontestohet dhe problematizohet me faktin se
ai mė nuk mund tė eksportohet aq lehtė, sikurse
teknologjia dhe mallrat tjera,
ashtu siq dikur bie fjala mendonin kolonizatorėt anglez;
pėrmes dėrgimit to perukave nėpėr kolonit
pastaj telefaks kushtetutave dhe rrjetit tė gjėrė
satelitor nėpėr gjithė vendet postkomuniste!
Ky proces zhvillohet kėsisoj, pėr shumė shkaqe.
Kurse shkaku kryesor,
to tė shtonim qėndron ; mu
nė pamundėsinė e aplikativitetit
masiv tė kėtij Projekti mbi kėtė doktrinė
me anėn e metodologjisė sė shartimit!
Ngase,
doktrina e demokracisė nuk ėshtė kafshatė aq e lehtė pėr
diktatorėt e ndryshėm qė tė kapėrdihet vetėm me njė shartim
formal, nė mėnyrė qė pastajė tė konstatojmė se procesi i
demokratizimit tė raporteve dhe marrėdhėnieve ndėrmjet njerzėve
nė atė vend u krye, ashtu siq bie fjala ende
mendohet nėpėr disa vende postkomuniste, duke pėrfshirė
kėtu edhe Ballkanin dhe posaqėrisht neve shqiptarėve tė Kosovės,
qė ende jemi nėn transin e ndodhive tė luftės dhe kėrkimit tė
identitetit shtetėror
(qė ėshtė njė problem i tjetėr natyre, e qė nuk ėshtė
objekt i fokusimit tė vemendjes sonė shkencore e intelektuale
sot).
Por,
demokracia nė anėn tjetėr ėshtė
edhe njė projekt dhe program mjaft
kompleksiv qė vazhdimisht ėshtė nė hulumtim tė
dėshmimit tė vetėvehtės dhe principeve tė saja
qė nė dukje tė parė janė tejet transparente dhe tė pėlqyeshme
nga shtresat e gjėra popullore tė
rrafshit tė kontaminuar
postkomunist. Demokracia , dhe jo vetėm ajo kultivohen
pėrmes institucionit tė educates permanente e jo
shartimit, ngase mbindėrtimi institucional ėshtė hap i fundit qė
duhet tė ndėrrmirret nė kėtė drejtim.
Kurse,
vetė akti i krijimit
tė kėsajė edukate
kushtėzuese (qė pėr bindjen time sociologjike; do tė
vlejė mė sė shumti pėr shtetet e Ballkanit), do tė mund tė
ndėrlidhej sė prapthi me dy tipe apo lloje
kategorizimesh:
1)
Njėrin
e cili ka tė bėjė me aksionet dhe iniciativat e njerzėve qė
kanė rezon, aftėsi dhe kreativitet tė mjaftueshėm qė tė
ndikojnė nė formėn dhe pėrmbajtjen
e sistemit qė ata duan ta rregullojnė vetė apo pėrmes
bashkėsisė ndėrkombėtare, siq ėshtė rasti me; Shqipėrinė,
Maqedonin, Tirolin, Kroacinė, Kosovėn, Avganistanin, Irakun,
etj.
2)
Kategorizimi
tjetėr, i cili ka tė bėjė
me zhvillimin e sistemit tė vlerave, njohurive dhe
mjeshtrive tė kombeve
pėrkatėse, pra
atyreve ku edhe fillon tė lėshojė rrėnjė kjo doktrinė dhe
praktikė e qeverisjes.
Por
problemi nuk qėndron edhe gjithaq kėtu, ai rrinė pezull
kur hulumtohet natyra
e pėrvojės dhe
rezultateve qė ka dhėnė apo duhet tė jap sistemi i demokracisė
nė kushte dhe rrethana konkrete ēfarė gjenden sot shtetet
postkomuniste, qė nuk mund tė lavdėrohen tani pėr tani.
Me
fjalė tjera; a duhet tani qė edhe kėto vende tė shtegtojnė
rrugėtimin e pėrvojave tė mėhershme, apo duhet tė provojnė tė
dhurojnė diē nga; tradita, kultura, etnopsikologjia, e
tyre, nė mėnyrė qė tė ridėshmohet
apo refuzohet
koncepti i demokracisė globale?
E them kėtė ngase ky ėshtė provim i pjekurisė sė kėtij
koncepcioni e filozofie sot pėr miliona miliona njerzė nė
planetin tonė.
Pėrvojat
e vendeve tė ndryshme kanė dėshmuar edhe tė kundėrtėn e kėsajė
bindjeje mbi demokracinė, gjė qė mund tė hetohet tek shumė
studiues eminent; Ali Bulaq (
nėIslam and Democracy,
i cili nga njė kėndvėshtrim pothuajse origjinal fletė pėr kėto
pozicionime dhe alternativa tė reja tė ndėrtimit tė raporteve
mes njerzėve dhe shoqėrisė nė botėn bashkėkohore), Jozef
Shumpeter (nė Capitalism, socialism, and demokracy), i cili
natyrėn e manipulimit
me konceptin
popull e detajizon deri nė imtėsira mė tė vogėla, Samir
Amin (nė Eurocentrism), Raymond Aron (nė Social
structure and the ruling Class) kontestimin mė tė madhė
lidhur me demokracinė pėrpiqet ta ushtrojė nė sferėn e
politikės, etj.
Lidhur
me kėtė kontekst tė preokupimit
tonė Ēerēili me njė
rast, pat theksuar njė fjali,
qė mė vonė do tė bėhet objekt i shum analizave dhe
debatimeve politike e shkencore, se ;
demokracia , ėshtė forma mė e keqe e qeverisjes, por mė e mira
ndėr tė gjitha tjerat! Formė dhe sistem ky, qė kur tė
kėndvėshtrohet me dioptrinė
sociologjike pėrputhet me realitetin e krijuar nė demokracit e
superindustrializuara, ngase njerzit
atje me tė madhe kanė filluar tė tjetėrsohėn nga
politika dhe diskursi politikė ku gjithėnjė e mė pakė po u
besojnė mekanizmave nė
tė cilėt ishin edhe vetė pjesėmarrės.
Nė
kėto tipe shoqėrish megalopolise ėshtė evidente njė llojė
neglizhence, apatie, e pėr tė mos thėnė njė indeferencė e
theksuar ndajė sistemit dhe filozofisė demokratike si mėnyrė e
tė identifikuarit tė lirive individuale e grupore tė
identiteteve pėrkatėse. Shtrohet pyetja pėrse ndodhė kjo kėshtu,
nė kėto vende ku mbijetojnė sė bashku: begatia e dhuna ,
sikurse binjakėt Sijamez?
Pėrgjigja, pėr bindjen
time kėrkon njė
elaborim mė tė theksuar dhe njė pėrkushtim tjetėr, gjė qė
ne tani kėtu nuk e kemi.Por ajo kryesorja
qė e neutralizon, pra edhe stagnon procesin e
indeferencės dhe diskursit tė njerzėve pėr kėto ēėshtje
ėshtė pikėrisht mungesa e njė; ALTERNATIVE (ideologjike, apo
politike) tė sukseshme, e konkurente
ndajė DEMOKRACISĖ!
Athua nga ky lloj diskursi dilematik, qė aktualisht ėshtė
duke mbretėruar ne demokracitė
pėrėndimore do tė mund tė
krijoheshin alternativa tjera?
Diskurs dhe preokupim ky, qė sociologėt; Bulaq,
Shumpeter, Amin, Aron dhe shum tė tjerė i ka mobilizuar tė
fokusojnė pėrparsit e sistemeve dhe programeve tjera
alternative?
Pra, a ka dhe a
mund tė ketė alternativė modeli i demokracisė pėrėndimore, qė
shuhet tani edhe si GLOBALIZĖM ?
Dhe cilat janė ato? Natyrisht nėse ka!
Nė njė aspekt kjo tė duket punė Sizifi,
ngase pėr ta
zhvilluar kėtė dilemė duhet tė hulumtohėn tė gjitha
dallimet qė ekzistojnė nė botė rreth ideve dhe projektit tė
demokracive pėrėndimore. Pastajė tė gjitha mangėsitė dhe pėrparsitė
hipotetike tė sajė. Si edhe tė bėhet njė lloj
krahasimi shkencor e politik tė gjitha kėtyre primesave,
nė mėnyrė qė vlerėsimi dhe diagnostifikimi tė jetė sa mė i
pėrpikėt. Njė ēėshtje tjetėr poashtu me rėndėsi ėshtė
edhe ajo, se kush duhet ta udhėheqė tėrė kėtė projekt?
Individi (qė ėshtė e pamundur), ndonjė ekip Profesional
shkencor (ku do tė tuboheshin eminencat e lėmive tė ndryshme;
sociologjike, juridike, historike, ekonomike, etj.) i cili do
mbledhėte fakte nga pėrvojat e gjitha tipeve tė demokracisė (qė
ėshtė prap dilematike), apo pėrvoja e shoqėrive industriale
dhe atyre postindustriale (si diēka qė do tė mund tė ndihmonte
nė kėtė drejtim).
Kosova, meqenėse gjendet nė vorbullėn e ndryshimeve tė
mėdha socioekonomike
dhe sociokulturore,
ashtu sikurse shumica e vendeve
tjera postkomuniste dhe meqenėse ėshtė pjesė e njė
koncepti zhvillimor pėr tėrė Europėn Juglindore, qė ndihmohet
nga administrata ndėrkombėtare e KB-sė dhe ajo e OSBE-sė,
nuk ėshtė (dhe nuk do tė duhej tė ishte) e implikuar
fare nė hulumtimin e modeleve tė reja alternative
tė udhėheqėjes me vetėvehtėn, sikurse
bie fjala vendet dhe shtetet e Lindjes dhe ato Aziatike.
Shkaku ėshtė i thjesht dhe arsyeshėm; Kosova gjindet nė Evropė
, Kosova ėshtė vend postkomunist, dhe Kosova ka nevojė pėr mėsimet
nga demokracia.
Nė
anėn tjetėr, poqese do tė kishte hamendje nė pėrcaktimet e mėsipėrme
dilematike, ajo nė kėtė periudhė kur ende nuk i ka definuar as
caqet e realizimit tė
identitetit tė vetė elementar shtetėror, e as standardet e
legjitimitetit minimal demokratik, do tė dėmtohej rėndė. Kurse
dėmtimi i sajė, nė Ballkan sjell jostabilitet tė madhė tė
cilin nuk e dėshiron askush. As globalistėt e asajė pjese tė
Europės sė integruar, e as integralistėt e asajė pjese qė po
presin nė rend pėr tu integruar apo thenė mė ndryshe
Globalizuar.
|
|