| |
 |

|
|
|
10.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 10 qershor 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė
akademi solemne kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė
Prizrenit
-
Presidenti Moisiu uron Rugovėn pėr
Lidhjen e Prizrenit
-
Presidenti Rugova priti Leka Zogun
-
Presidenti Rugova ka dekoruar 37
personalitete tė njohura nga Kosova dhe bota me "Medalje
tė artė tė Lidhjes sė Prizrenit"
-
Presidenti Rugova priti Leka Zogun
-
Rugova e Shtajner udhėtuan sot nė
Bruksel
-
Nė Prizren sot u zhvilluan njė
varg aktivitetesh kushtuar Lidhjes sė Prizrenit
-
I pėrmbylli punimet Konferenca
shkencore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit
-
Nė Prizren pėrfundoi festivali
tradicional i SHKA "Prizreni 2003"
-
Policia ka arrestuar njė shqiptar
pėr vrasje dhe akte tė terrorizmit
-
Shtyhet pėr mė 19 qershor seanca
e radhės sė Kuvendit tė Kosovės
-
Kryetari i komunės sė Gjilanit
ngushėlloi komandantin e KFOR-it amerikan
-
Me njė sėrė aktivitetesh
vazhdojnė sot manifestimet pėr nder tė 125-vjetorit tė
Lidhjes sė Prizrenit
-
Presidenti Moisiu uron Rugovėn pėr
Lidhjen e Prizrenit
-
Banorėt e fshatrave shqiptare qė
jetojnė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės kanė pranuar
planin e KFOR-it
-
Parlamenti kundėr dekretit tė
Presidentit- Bisht Palla u jipet grekėve
-
Shkup: Amnisti pėr tė gjithė
ata qė kanė refuzuar tė kryejnė shėrbimin ushtarak
-
Greqia ka pranuar tė riathesojė
nė Shqiqpėri pesė monumente arkeologjike
-
Kryeministri serb thotė se
bisedimet shqiptaro-serbe tė jenė nėn patronatin e bashkėsisė
ndėrkombėtare
-
Kidnapuesit kanė liruar 4 vėzhguesit
e OKB-sė, tė rrėmbyer javėn e kaluar
-
Forcat amerikane nė Afganistan
kanė vrarė 4 persona gjatė njė shkėmbim zjarri
-
Lideri i lartė i Hamasit ėshtė
plagosur nga helikopteri nė Gaza
-
Nė Pakistan janė vrarė katėr
veta, njėri syresh zyrtar policie
-
Sulmues tė armatosur kanė
kidnapuar nė Peru rreth 60 punėtorė
-
Nė njė shpėrthim tė depos sė
municionit kanė humbur jetėn tre irakianė
-
Pauell mirėpret hapat e para tė
Izraelit pėr shėmbjen e vendbanimeve tė paligjshme hebraike
-
Presidenti Bush thotė se koha do
ta provojė qė Iraku zotėronte armė tė ndaluara
-
Izraeli largon pikat e kontrrollit
prej ngulimeve tė paligjshme
-
Arrestohen nė Moske 121 anėtarė
tė njė organizate ekstremiste
-
Trupat amerikane vrasin dy irakianė
nė afėrsi tė Bagdatit
-
Nė Iran ndalohet pėr herė tė
parė njė gazetė islamike
-
Britania e Madhe jashtė
Eurolandit
|
|
|
|
|
|
- Mbrėmė
nė Prishtinė u mbajt njė akademi solemne kushtuar
125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit
-
 |
|
- Prishtinė,
10 qershor 2003 - Mbrėmė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u
mbajt njė akademi solemne kushtuar 125-vjetorit tė
Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn foli Presidenti
Kosovės Ibrahim Rugova.
-
- Merrnin
pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė
institucioneve tė Kosovės, pėrfaqėsues tė
pushtetit lokal tė asambleve komunale, pėrfaqėsues
nga Shqipėria, Maqedonia dhe nga tė gjitha trevat
shqiptare, si dhe nga diaspora. Ishte i pranishėm nė
kėtė solemnitet edhe Naltmadhnia e Tij trashėgimtari
i fronit shqiptar Leka Zogu I me bashkėshorten.
|
-
- Nė kėtė
akademi solemne foli edhe ministri i Kulturės Behxhet
Brajshori, i cili tha se shėnimi i 125-vjetorit tė Lidhja
Shqiptare tė Prizrenit pėr herė tė parė pas Kuvendit tė
Lezhės ka mbledhur kuvendarė e personalitete nga tė gjitha
trojet etnike.
-
- Ai nėnvizoi
se Lidhja Shqiptare e Prizrenit me peshėn e saj vazhdon tė
ketė rrezatime ndikuese shumplanėshe edhe nė politikėn e
sotme tė brendshme, por edhe nė politikėn e sotme rajonale,
si dhe nė politikėn e sotme ndėrkombėtare.
Ndėrkaq nė vazhdim u shfaq njė program i zgjedhur artistik
kushtuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė sonė
kombėtare.
-
- Mė
poshtė po e japim fjalėn e Presidentit Rugova mbajtur nė kėtė
akademi solemne.
-
-
 |
|
- Ibrahim
Rugova: Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton
edhe nė kohėn tonė pėr tė mirė
-
- Jemi
tubuar sot nė kėtė Akademi solemne pėr njė ditė
solemne tė historisė sonė, nė 125-vjetorin e
Lidhjes sė Prizrenit. Kjo ditė solemne bėhet edhe mė
e madhe, sepse pėr herė tė parė po e kremtojmė nė
Kosovėn e lirė, ēfarė ishte ėndėrr dhe projekt i
burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė Prizrenit.
-
Lidhja e Prizrenit ishte lėvizje pėr themelimin e
shtetit modern shqiptar. Ishte lėvizje pėr mbrojtjen
e territoreve shqiptare dhe pėr ēlirimin nga Mbretėria
Otomane.
Sot mund tė themi se ishte lėvizja mė e kompletuar
pėr shtetin shqiptar pas rezistencės sė shkėlqyeshme
tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, i cili pėr 25
vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botėn perėndimore.
|
-
- Lidhja
e Prizrenit ishte pėrcaktuar pėr t'u inkuadruar me shtetin e
vet shqiptar nė botėn perėndimore.
- Mė 10
qershor tė vitit 1878, u mblodhėn nė Prizren delegatė nga
tė gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin
kombėtar, Qeverinė, sektorin diplomatik dhe forcat mbrojtėse
ushtrinė e vet.
-
- Kėto
institucione funksionuan plot tri vjet rresht. Kuvendi i
Prizrenit i kundėrshtoi vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr
shkėputjen e territoreve shqiptare dhe vazhdoi ndėrtimin dhe
mbrojtjen e shtetit tė vet nė tėrėsinė territoriale. Pėr
tri vjet Lidhja e Prizrenit vendosi administratėn shqiptare,
nė Kosovė kryesisht dhe nė viset e tjera.
Mė 1881 Mbretėria otomane nuk mundi ta tolerojė mė
ngritjen e shpejt tė shtetit shqiptar dhe vendosi ta shkatėrrojė
atė me forca tė armatosura. Pas rezistencės sė ashpėr tė
forcave tė Lidhjes sė Prizrenit nėn komandėn e Sylejman
Vokshit, tė luftimeve qė u zhvilluan sidomos nė Kosovė, u
shua kjo lėvizje e shkėlqyeshme.
-
- Nė kėtė
kohė njėri nga krerėt e Lidhjes sė Prizrenit Abdyl Frashėri
bashkė me Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin thoshte me
optimizėm dhe vizion tė madh Ne po mbjellim e tė tjerėt
do tė korrin.
-
- Ky
ishte vizioni i burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė
Prizrenit, tė bindur se shpirti i saj do tė vazhdojė tė
jetojė. Kėshtu sot mund tė themi se Lidhja e Prizrenit
ishte njė lėvizje e kompletuar shtetėrore qė i aktivizoi tė
gjitha fuqitė e njė kombi pėr liri, pavarėsi dhe
demokraci.
Pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit shqiptarėt u forcuan
dhe u konsoliduan nė planin e brendshėm kulturor, diplomatik
e tė miqėsisė. Kėshtu mė 1899 nėn drejtimin e Haxhi Zekės
nė Pejė u themelua Lidhja e Pejės si ringjallje e
Lidhjes sė Prizrenit qė u pranua nė tė gjitha territoret.
-
- Po atė
vit Sami Frashėri botoi traktatin e vet njė lloj kushtetute
pėr drejtimin e shtetit shqiptar "Shqipėria ē'ka qenė,
ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet". Por edhe kjo Lidhje e
Pejės u shua nga Porta e lartė.
Kėshtu pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi nuk pushuan as pas
shuarjes sė Lidhjes sė Pejės. Nė fillim tė viteve 1900
burrat e Lidhjes sė Prizrenit dhe brezi tjetėr i burrave tė
kėsaj kohe pėr 34 vjet rresht vazhduan pėrpjekjet pėr liri
e pavarėsi. Kėshtu mė 1912 u shpall pavarėsia shqiptare.
-
- Por kjo
pavarėsi u cungua me mbetjen e gjysmės sė territoreve
shqiptare jashtė shtetit qė u njoh nga fuqitė e mėdha. Kjo
u sanksionua edhe pas Luftės sė parė botėrore, si dhe pas
Luftės sė dytė botėrore.
Nė vitet '90 me fillimin e pėrfundimit tė Luftės sė ftohtė
dhe me shkatėrrimin e njė shteti ku u vendos me dhunė
Kosova dhe territoret tjera shqiptare, nė Kosovė filloi
organizimi i Lėvizjes demokratike pėr liri, pavarėsi e
demokraci dhe ndėrtoi shtetin e vet.
Objektiv i tė gjitha partive politike tė viseve shqiptare u
vendos: Kosova e pavarur, shqiptarėt nė Maqedoni tė jenė nė
strukturėn shtetėrore, shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė
administratė lokale dhe nė Preshevė.
Lėvizja demokratike pėr liri e pavarėsi e Kosovės ishte pėr
integrime evropiane e veriatlantike.
Nė saje tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta dhe me ndėrhyrjen
e NATO-s mė 12 qershor tė vitit 99 Kosova u lirua.
Qe katėr vjet pas luftės Kosova ka pasur njė progres tė
mirė nė tė gjitha fushat e jetės. Kemi bashkėpunim tė
mirė mė UNMIK-un dhe KFOR-in e OSBE-nė. Institucionet e
Kosovės bashkė me UNMIK-un po pėrgatiten pėr zhvillim
ekonomik tė vendit.
-
- Pra do
tė kemi njė Kosovė tė pavarur, demokratike e paqėsore me
garanca pėr minoritetet dhe tė gjithė qytetarėt e saj tė
integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me
SHBA. Njohja formale e pavarėsisė do tė qetėsonte kėtė
pjesė tė Evropės e tė botės dhe do tė shpejtonte
zhvillimin ekonomik e demokratik.
Nė 125-vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit do thėnė se
objektivat e saj ishin legjitime pėr mbrojtjen e territoreve
tė veta, ishin objektiva humane si tė ēdo populli dhe nuk
ishte pėr marrjen e territoreve e tė tjerėve.
Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton edhe nė kohėn
tonė pėr tė mirė.
Nga kjo Akademi solemne pėrshėndesim Presidentin Bush,
Kryeministrin Bler, Presdientin Shirak, Kancelarin Shrėder
dhe Kryeministrin Berluskoni. Si gjithmonė pėrshėndesim
Papa Gjon Pali II, qė gjithnjė lutet pėr Kosovėn.
Zoti e bekoftė Lidhjen e Prizrenit!
- Zoti i
bekoftė shqiptarėt!
- Zoti e
bekoftė Kosovėn!
-
-
- Presidenti
Moisiu uron Rugovėn pėr Lidhjen e Prizrenit
-
- Tiranė,
10 qershor 2003 - Presidenti Moisiu nuk do tė jetė i pranishėm nė festimet me rastin
e 125 -vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė
telegram urimi dėrguar presidentit tė Kosovės, Moisiu
shprehet se pėr shkak tė angazhimeve tė konfirmuara mė pėrpara,
nuk ka mundėsi tė jetė i pranishėm nė kėto ditė
festimesh nė Prizren.
-
- Moisiu
uron Rugovėn pėr kėtė datė tė shėnuar dhe vlerėson
Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, si njė burim tė pashtershėm
frymėzimi pėr tė gjithė shqiptarėt nė pėrpjekjet e tyre
titanike pėr pavarėsi.
"Brezat e sotėm e tė ardhshėm e kujtojnė dhe do ta
nderojnė atė, si njė moment madhor dhe krenarie nė
historinė tonė kombėtare", shprehet Moisiu nė
telegramin e tij.
-
- Duke pėrfunduar
ai shkruan: "Mė lejoni me kėtė rast, zoti President,
t'ju uroj Ju, dhe nėpėrmjet Jush, tė gjithė qytetarėve tė
Kosovės, gėzuar festėn, mbarėsi dhe suksese nė pėrpjekjet
Tuaja tė mėdha pėr ndėrtimin dhe forcimin e shoqėrisė
demokratike nė Kosovės", transmetojnė mediat e Tiranės.
-
-
- Presidenti
Rugova ka dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe
bota me "Medalje tė artė tė Lidhjes sė
Prizrenit"
-
 |
|
- Prishtinė,
10 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka dekoruar tė
gjithė themeluesit dhe veprimtarėt e Lidhjes sė
Prizrenit me dekoratėn "Hero i Kosovės".
-
- "Nė
kuadėr tė shėnimit tė 125-vjetorit tė LSHP dhe nė
bazė tė kompetencave kushtetuese tė gjithė
themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl
Frashėri, Sylejman Vokshi, Vasko Pashė Shkodrani
Ferid e Shaqir Curri e veprimtarė tė ndryshėm i kam
pallė "Hero tė Kosovės".
|
-
- Dekorimi
i tyre ėshtė nė procedurė e sipėr sepse duhet pėrgatitu.
Presidenti i Kosovės, po kėshtu, pėr herė tė parė ka
dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe vende tė
ndryshme tė botės me dekoratėn "Medalja e artė e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit".
-
Nė arsyetimin e kėsaj dekorate, presidenti Ibrahim Rugova
tha se dekorata "Medalja e artė e Lidhjes sė
Prizrenit" u jepet personaliteteve tė njohura tė
shqiptarėve tė Kosovės dhe institucioneve me motivacion pėr
kontrbut nė tė mirė tė shtetit tė Kosovės dhe tė
popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim
pėr shqiptarėt dhe integrime shqiptare si dhe pėr
integrimin evropiane e evroatlantike.
-
- Kjo
medalje do t'u jepet edhe personaliteteve tė jashtmem, miqtė
e Kosovės dhe tė popullit shqiptar pėr kontributin e tyre nė
ndriēimin e historisė, kulturės dhe jetės sė shqiptarėve
dhe personaliteteve qė e ndihmojnė progresin e Kosovės, tha
me kėtė rast presidenti Rugova.
-
Tė dekoruarit me "Medaljen e artė tė Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit" nga Presidenti i Kosovės janė kėto
personalitete:
Kosovė:
- Idriz
Ajeti,
- Mark
Krasniqi,
- Fehmi
Agani,
- Adem
Jashari,
- Ali
Hadri,
- Imzot
Nikė Prela,
- Anton
Ēetta,
- Mehmet
Gjevori,
- Zekeria
Cana,
- Pajazit
Nushi,
- Sabri
Hamiti,
- Rexhep
Ismajli,
- Muhamet
Shukriu,
- Eqrem
Kryeziu,
- Jusuf Gėrvalla.
SHBA:
- Xhim
Xhema,
- Sami
Repishti,
- Xhozef
Diogardi.
Maqedoni:
- Shukri
Rrahimi,
- Ali
Aliu.
Mali i Zi:
- Mehmet
Bardhi,
- Ferhat
Dinosha.
Preshevė:
- Riza
Halimi.
Itali - arbėreshėt:
- Antonio
Bellushi
Shqipėri:
- Presidenti
i Shqipėrisė Alfred Moisiu,
- Eqrem
Ēabej,
- Ismail
Kadare,
- Bujar
Hoxha,
- Azem
Hajdari,
- Naltmadhnia
e Tij Leka I-rė,
- Ernest
Koliqi.
Nga bota:
- Noel
Malkolm,
- Mishel
Ruks,
- Robert
Elsie,
- Leonard
Foks.
Nga tradita:
- At
Gjergj Fishta,
- At
Shtjefėn Gjeēovi.
-
-
- Presidenti
Rugova priti Leka Zogun
-
 |
|
- Prishtinė,
10 qershor 2003 - Naltmadhnia e Tij Leka Zogu dje pasdite ėshtė
pritur nga presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova me tė
cilin ka biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė dhe nė
rajon.
-
- Presidenti
e vlerėsoi si moment historik vizitėn e parė tė
Leka Zogu i Parė dhe e ka falėnderuar qė i ėshtė
pėrgjigjur ftesės sė tij pėr tė marrė pjesė nė
ceremoninė e shėnimit tė 125-vjetorit tė Loidhjes
Shqiptare tė Prizrenit.
|
-
- Ai tha
me kėtė rast se ka njoftuar Naltmadhninė me progresin qė
ėshtė bėrė nė Kosovė, me objektivat e institucioneve
tona pėr zhvillimin ekonomik dhe me atė qė ai insiston qė
Kosova tė njihet sa mė parė si njė vend i pavarur, sepse nė
kėtė mėnyrė, tha presidenti Rugova, do tė shpejtoheshin
proceset ekonomike dhe demokratike.
-
- "Por
nė tė njėjtėn kohė punojmė ngushtė me UNMIK-un qė t'i
realizojmė objektivat tona", tha presidenti Rugova, duke
falėnderuar Naltmadhninė e tij pėr shumė vite qė ka pėrkrahur
dhe ka mbrojtur ēėshtjen e Kosovės dhe ka ndihmuar Kosovėn
dhe lėvizjen tonė nė vitet 90-ta pėr liri dhe pavarėsi.
Ndėrkaq, Naltmadhnia e Tij Leka Zogu i Parė, pas takimit me
presidentin Rugova uroi qė sa mė parė tė realizohet
vullneti i popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, pėr tė cilėn
siē u shpreh ai, populli i Kosovės ka sakrifikuar shumė,
por ai shprehu dėshirėn qė Kosova dhe Shqipėria tė jenė
njė shtet i pėrbashkėt.
-
-
- Rugova
e Shtajner udhėtuan sot nė Bruksel
-
- Prishtinė,
10 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i
UNMIK-ut Mihael Shtajner udhėtuan sot nė mėngjes pėr nė
Bruksel ku do tė flasin para Komitetit pėr Politikė tė
Jashtme tė Parlamentit Evropian pėr situatėn aktuale nė
Kosovė.
-
-
- Nė
Prizren sot u zhvilluan njė varg aktivitetesh kushtuar
Lidhjes sė Prizrenit
-
 |
|
- Prizren,
10 qershor 2003 - Sot, mė 10 qershor, si para 125 vjetėve, kur u
mbajt Kuvendi i Lidhjes s Prizrenit, u bė pėrurimi i
kompleksit tė ri tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,
datė kjo kur u mblodhėn pėrfaqėsuesit e tė gjitha
trevave tė atėhershme shqiptare nė Kuvendin e tyre
legjendar pėr mbrotjen e tokave shqiptare nga gllabėrimet
e tė huajve.
Ishte kjo njė atmosferė madhėshtore nė Prizrenin
legjendar, ku kishin ardhur me mijėra shqiptarė nga
tė gjitha viset ku banojnė sot ata pėr tė kremtuar
kėtė pėrvjetor tė LSHP, ngjarje kjo nga mė tė rėndėsishmet
nė historinė tonė.
|
-
- Duke
folur nė kėtė tubim ministri i Kulturės Behxhet Brajshori
tha: "Jemi kėtu nė Prizrenin e lashtė, nė tė cilin
para 125 vjetėve u mbajt Kuvendi gjithėkombėtar dhe nė tė
cilin morėn pjesė delegatėt nga tė gjitha krahinat
shqiptare".
-
- Z.
Brajshori tha se ky ishte kuvend i unitetit tė tė gjithė
shqiptarėve tė lodhur nga luftėrat. Sikurse sot edhe atėherė,
ishin prizrenasit bujarė ata tė cilėt i pritėn nė mėnyrėn
mė dinjitoze burrat mė nė zė tė kombit pėr ta bėrė
kuvendin, tha ai.
Kryetari Asamblesė komunale tė Prizrenti Eqrem Kryeziu, pasi
pėrcolli pėrshėndetjet e Presidentit Rugova (i cili ndodhet
jashtė vendit), pėr punėt qė kanė vajtur kaq mirė nė pėrgatijet
e kremtimit tė kėtij pėrvjetori, pėrshėndeti pjesėmarrėsit
e kėtij tubimi nga tė gjitha viset shqiptare.
Si sot para 125 vjetėve nisi shtegtimin e saj ngjarja e mė e
rėndėsishme e popullit shqiptar nė historinė mė tė re,
tha Kryeziu. Ndėrkaq, 120 e njė vit mė vonė gjenerali
britanik Majk Xhekson, nė tė njėjtėn ditė, natėn ndėrmjet
9 e 10 qershorit vuri firmėn nė dokumentin e Kumanovės, tha
z.Kryeziu dhe pyeti athua Zoti luan me shifra?
Duke u pėrgjegjur, z.Kryeziu tha se sipas 10 qershorėve tė
Prizrenit duket se po.
"Kur historianėt flasin pėr Lidhjen e Prizrenit ata
shkruajnė pėr shoprtallimin, pėr disfatėn e saj, por ne
besojmė se LP pati njė mision tjetėr. Ėshtė si njė lloj
ajsbergu, ajo maja qė shihet nuk ėshtė dhe ajo qė nuk
shihet ėshtė.
-
- Dhe nė
kėto raste historia e mirėfilltė bėhet pikėrisht nga ajo
qė nuk shihet", theksoi Kryeziu. "Ne mendojmė se
ka veprime, zhvillime ose ngjarje njė dimensionale,
afatshkurta, por ka edhe tė tilla, shumėdimensionale
afatgjate dhe njėra prej tyre ishte edhe Lidhja e
Prizrenit", tha mes tjerash Eqrem Kryeziu, duke pėrkujtuar
qėllimin e ndritshėm tė krerėve tė Lidhjes.
I ftuar tė pėrshėndesė kėtė tubim, Naltmadhnia e Tij
Leka Zogu I pėrcolli pėrshėndetjet e pėrzemėrta, siē
tha, nga vėllezėrit qė janė nė do troje tė tjera.
-
- Ai tha
se e di se ēka kanė bėrė krerėt e Lidhjes sė Prizrenit pėr
njė atdhe e njė komb tė pėrbashkėt, duke urur pjesėmarrėsit
qė tė kenė atė komb tė pėrbashkėt njė ditė dhe gjithė
tė mirat pėr popullin shqiptar kudo qė ndodhet, pėrfundoi
Leka Zogu, duke thirrė: "Rroftė kombi shqiptar"!
Nė vazhdim tė kėtij manifestim u shfaq njė program i pasur
artistik.
Po sot nė Prizren pėr nder tė kėtij prėvjetori tė
Lidhjes sė Prizrenit nė galerinė e arteve nė hamamin e
qytetit u hap njė eksēozitė me fotografi.
Ndėrkaq po nė kėtė qytet i mbylli punimet konferenca
shkencore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn morėn
pjesė me kumtesa historianė tė vendit dhe nga bota.
-
-
- I
pėrmbylli punimet Konferenca shkencore kushtuar Lidhjes sė
Prizrenit
-
 |
|
- Prizren,
10 qershor 2003 - Nė kuadėr tė shėnimit tė 125-vjetorit tė
LSHP-sė sot nė Prizren, i zhvilloi punimet
konferenca shkencore me temėn "Lidhja Shqiptare
e Prizrenit dhe vendi i saj nė histori",
konferencė kjo e organizuar nga ASHA e Kosovės dhe
Shqipėrisė.
Nė kėtė konferencė shkencore pėr dy ditė me radhė,
kumtesat e tyre janė paraqitur 26 studiues dhe
historianė nga tė gjitha trevat shqiptare dhe nga
bota, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Dr. Noel
Malkolm nga Britania e Madhe.
-
- Me kėtė
rast vlen tė pėrmendet kumtesa e Dr. Malkolmit me
titull "Diplomatėt britanikė dhe LSHP-ja
1878-1880". Ky referees solli para pjesėmarrėsve
njė pjesė tė historisė mė bashkėkohore gjė pėr
tė cilėn edhe referuesit e tjerė u pėrqėndruan nė
historin e kėtyre viteve.
|
-
- Nė
fund tė konferencės Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i
Institutit tė Historisė nė Prishtinė dhe organizator i
konferencės falenderoi pjesėmarrėsit dhe ligjėruesit pėr
referimet, siē tha ai, mjaft tė qėlluara dhe u shpreh shumė
i kėnaqur me rrjedhėn e kėsaj konference.
Ndėrkaq, Dr. Ana Lalaj, drejtoreshė e Institutit tė
Historisė nė Tiranė pėrmbylli konferencėn shkencore. Ajo
nė kėtė kontekst pėrmendi luftėn dhe sakrificat e
popullit shqiptar qė bėnė tė mundur mbledhjen e tė gjithė
shqiptarėve kėtu pėr tė festuar festat nė liri, siē ėshtė
edhe kremtimi i 125-vjetorit tė LSHP-sė.
-
-
- Nė
Prizren pėrfundoi festivali tradicional i SHKA "Prizreni
2003"
-
- Prizren,
10 qershor 2003 - Mė 7,8 dhe 9 qershor, me rastin e 125-vjetorit tė
Lidhjes sė Prizrenit, nė Prizren u mbajt festivali
tradicional i SHKA "Prizreni 2003", i organizuar nga
Forumi i Rinisė i LDK-sė.
Veēanti e sivjetme ishte se pėr herė tė parė festivali u
mbajt nė Kalanė e vjetėr tė qytetit nė Prizren.
Pjesėmarrės nė kėtė festival ishin shoqėritė kulturo-
artistike nga tė gjitha trevat shqiptare.
Nė natėn e tretė finale, pėr mė tė mirėt u ndanė shpėrblime,
Ēmimi i parė "Shoqėria mė e kompletuar" pėr nga
origjinaliteti, koreografia dhe interpretimi iu nda SHKA
Emin Duraku nga Zhuri.
Edhe mė kėtė rast Forumi i Rinisė i LDK-sė dėshmoi se di
t'i ēmojė dhe t'i kultivojė vlerat e mirėfillta
tradicionale e autoktone tė folklorit shqiptar.
-
-
- Policia
ka arrestuar njė shqiptar pėr vrasje dhe akte tė
terrorizmit
-
- Gjilan,
10 qershor 2003 - Policia ka arrestuar njė shqiptar 23-vjeēar nėn akuzėn
"konspiracion pėr vrasje dhe akte tė terrorizmit".
Hetuesit nga njėsia e hetimeve tė krimeve, tė mbėshtetur
nga njėsitė speciale e kanė arrestuar tė dyshimtin dje nė
njė lokalitet tė Gjilanit, njoftojn mediat lokale.
-
- Arrestimi
ishte pjesė e njė operacioni tė gjerė ku ishin bastisur
disa shtėpi.
Arrestimi ėshtė vazhdimėsi e hetimeve pėr incidentin e
ndodhur mė 7 mars nė kufirin Kosovė-Serbi, ku policia serbe
kishte vrarė dy persona tė cilėt po bartnin mjete shpėrthyese
nė makinėn e tyre.
-
-
- Shtyhet
pėr mė 19 qershor seanca e radhės sė Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
10 qershor 2003 - Kuvendi i Kosovės nuk do tė mblidhet tė enjtėn
e arshme nė seancė plenare, pasi ēėshtjet qė ėshtė
dashur tė diskutohen nuk janė pėrgatitur ende.
-
- Ndryshe
nė kėtė seancė ėshtė dashur tė diskutohet pėr procesin
e privatizimit, rreth njė platfome tė pėrfaqėsimit tė
Kosovės nė samitin e Selanikut dhe pėr raportin lidhur me
gjendjen nė KEK. Pra takimi i radhės sė Kuvendit tė Kosovės
do tė mbahet mė 19 qershor.
Kryetari i Kuvendit dhe katėr anėtarė tė Kryesisė kanė
shkuar sot nė Paris me ftesė tė Senatit francez.
-
-
- Kryetari
i komunės sė Gjilanit ngushėlloi komandantin e KFOR-it
amerikan
-
- Gjilan,
10 qershor 2003 - Kryetari i komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dėrguar njė
telegram ngushėllimi gjeneralit amerikan Daniel Kif,
komandant i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, nė tė
cilin ai ndėr tė tjera thekson se aksidenti tragjik i dy
ushtarėve amerikanė, ėshtė njė ngjarje e dhembshme jo vetėm
pėr familjet, ushtrinė dhe shtetin amerikan, por edhe pėr
Kosovėn dhe popullin e saj, ku ndodheshin nė mision kėta dy
paqeruajtės.
"Se edhe ruajtja e paqes, ndonjėherė ėshtė po aq e vėshtirė
sa edhe bėrja e saj, dėshmon edhe ky rast qė ndodhi nė hapėsirėn
ajrore tė Kosovės.
Nė emrin tim, tė komunės dhe tė qytetarėve tė Gjilanit,
juve z. gjeneral dhe familjeve tė ushtarėve u shprehim ngushėllimet
tona mė tė thella, me dėshirė qė nė Kosovė tė mos
ndjeni kurrė mė dhembje tė kėtilla", thuhet nė ngushėllimin
e z. Haziri pėr gjeneralin Kif.
-
-
- Me
njė sėrė aktivitetesh vazhdojnė sot manifestimet pėr nder
tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit
-
- Prishtinė/Prizren,
10 qershor 2003 - Me njė sėrė aktivitetesh vazhdojnė sot
manifestimet pėr nder tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė
Prizrenit.
Nė orėn 12.00 do tė bėhet pėrurimi i kompleksit tė
Lidhjes sė Prizrenit. Ndėrkohė nė Prizren ditėn e dytė
po i vazhdon punimet konferenca shkencore kushtuar Lidhjes sė
Prizrenit.
-
- Ndėrkaq
nė orėn 13.00 hapet ekspozita e fotografive nė galerinė
"Hamami". Po nė Prizren nė mbrėmje shfaq njė
koncert ansambli i kėngėve dhe i valleve "Shota".
Nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė sonte pėr nder tė
125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit do tė shfaqet premiera
e operas "Dasma arbėreshe".
Edhe nė qytete tė tjera tė Kosovės organizohen aktivitete
tė ndryshme pėr nder tė pėrvjetorit tė Lidhjes sė
Prizrenit.
-
-
- Banorėt
e fshatrave shqiptare qė jetojnė nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės kanė pranuar planin e KFOR-it
-
- Mitrovicė,
10 qershor 2003 - Banorėt e fshatrave shqiptare qė jetojnė matanė
Ibrit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės kanė pranuar planin
e KFOR-it qė ka tė bėjė me lėvizjen e qytetarėve pėrgjatė
aksit rrugor Suhodoll -ura kryesore e Ibrit nė Mitrovicė.
-
- Ky plan
parasheh qarkullimin e qytetarėve nė kėmbė prej orės katėr
tė mėngjesit deri nė orėn 20:00, ndėrkaq pėr makinat
deri nė orėn 24.00. Siē dihet aksi rrugor Suhodoll -
Mitrovicė ishte i ndaluar pėr qarkullim nga ana e KFOR-it
pas disa incidenteve ndėretnike qė ndodhėn nė fillim tė
muajit maj.
-
-
- Parlamenti
kundėr dekretit tė Presidentit- Bisht Palla u jipet grekėve
-
- Tiranė,
10 qershor 2003 - Parlamenti shqiptar mbrėmė ka hedhur poshtė me shumicė votash njė
dekret tė presidentit tė vendit, Alfred Moisiu, i cili kėrkonte
tė rishikohej njė marrėveshje dypalėshe shqiptaro-greke pėr
ristrukturimin e bazės ushtarake tė Bisht Pallės, nė afėrsi
tė Durrėsit. Deputetėt e maxhorancės votuan kundėr, ndėrsa
ata tė opozitės pro dekretit presidencial.
Ministri shqiptar i mbrojtjes, Pandeli Majko, tha se kjo nuk
ėshtė njė kundėrvėnie midis intitucionesh, por praktikė
normale parlamentare.
Marrėveshja mes dy ministrive tė mbrojtjes, tė Shqipėrisė
dhe Greqisė, pėr rikonstruksionin e bazės me njė fond grek
prej afro 5 milionė eurosh u ratifikua fillimisht nga
parlamenti nė fillim tė muajit mars.
Prej tre muajsh kanė vijuar pas kėsaj debatet nėse duhet
apo jo Shqipėria ta lėrė nė dorė tė palės greke njėrėn
prej bazave tė saj mė tė rėndėsishme detare e cila nė
fakt prej vitesh ka mbetur pas dore dhe nuk kryen ndonjė
funksion.
Kritikėt e marrėveshjes me palėn greke shprehin rezerva
lidhur me statusin e ushtarakėve grekė nė territorin e
Shqipėrisė. Sekretari pėr marrėdhėnie me publikun nė PD,
Spartak Ngjela ka argumentuar se momenti politik ėshtė kundėr
marrėveshjes, duke saktėsuar se e ka fjalėn pėr mospėrfshirjen
e Greqisė nė luftėn e Irakut.
-
-
- Shkup:
Amnisti pėr tė gjithė ata qė kanė refuzuar tė kryejnė
shėrbimin ushtarak
-
- Shkup,
10 qershor 2003 - Qeveria e Maqedonisė ka miratuar tė hėnėn propozim-ligjin pėr tė
amnistuar tė gjithė ata qė kanė refuzuar tė kryejnė shėrbimin
ushtarak e tė cilėt janė tė moshės nga 27-30 vjeēe.
Sipas qeverisė, nė kėtė grup-moshė hyjnė tė gjithė,
pavarėsisht nėse ndaj tyre janė ngritur padi penale ose jo.
Shėrbimi ushtarak nė Maqedoni ėshtė i detyrueshėm pėr tė
gjithė meshkujt mbi 18 vjet, por siē thotė qeveria kjo
amnesti ka aspektin qytetėruar dhe human.
Zėdhėnėsi, Sasho Ēollakovski thotė: "Me kėtė
propozim-ligj, rregullohet ēėshtja e amnistisė, pėr tė
gjithė ata qė duhej tė kryenin shėrbimin ushtarak nga viti
1992, si dhe personat me moshė nga 27 deri mė 30, ndaj tė
cilėve nuk ka ndjekje penale".
Pritet qė me kėtė akt tė pėrftojnė mbi 15 mijė vetė.
Muajin e kaluar, Parlamenti nė Shkup miratoi ligjin pėr shėrbimin
ushtarak, sipas tė cilit u zvogėlua afati i shėrbimit nga nėntė
nė gjashtė muaj.
-
-
- Greqia
ka pranuar tė riathesojė nė Shqiqpėri pesė monumente
arkeologjike
-
- Tiranė,
10 qershor 2003 - Greqia ka pranuar tė riathesojė pesė monumente arkeologjike tė
grabitura nė qytetin antik tė Butrintit. Drejtori i
Departamentit Arkeologjik tė Sarandės Dimitėr Ēondi tha se
pas bisedimeve me palėn greke pritet qė kėto monujmente
arkeologjike tė identifikuara tė kthehen nė Shqipėri.
Ekspertėt shqiptarė dhe ata grekė kanė ballafaquar pak ditė
mė parė informacionet pėr objektet qė pala shqiptare i ka
vlerėsuar si autentike dhe tė grabituara gjatė trazirave tė
vitit 1997 nė Muzeun Arkeologjik tė Butrintit.
Ndėr objektet arkeologjike tė grabitura me mjaft vlera
konsiderohet shtatorja e Aleksandrit tė Maqedonisė
"Koka e dheut" dhe shtatorja e Apollonit qė tė
gjitha tė grabitura nė Butrint.
-
-
- Kryeministri
serb thotė se bisedimet shqiptaro-serbe tė jenė nėn
patronatin e bashkėsisė ndėrkombėtare
-
- Beograd,
10 qershor 2003 - Kryeministri i Serbisė Zoran Zhivkoviq nė njė
intervistė dhėnė pėr tė pėrditshmen serbe
"Danas" ka thėnė se bisedimet shqiptaro-serbe tė
jenė nėn patronatin e bashkėsisė ndėrkombėtare, duke
shtuar se ka shumė tema pėr bisedime, por siē ka thėnė
pas vrasjes qė ka ndodhur nė Obiliq siguria ėshtė tema e
parė.
-
- Sipas
kryeministrit serb nuk ėshtė koha pėr implementimin e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės. "Por sigurisht se ėshtė
koha pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar"
citohet tė ketė thėnė Zhivkoviq.
-
-
- Kidnapuesit
kanė liruar 4 vėzhguesit e OKB-sė, tė rrėmbyer javėn e
kaluar
-
- Tbilisi,
10 qershor 2003 Kidnapuesit kanė liruar sot (e martė) katėr vėzhguesit
e Kombeve tė Bashkuara, tė cilėt qenė rrėmbyer javėn e
kaluar derisa po mbikėqyrnin kufirin ndėrmjet Gruzisė dhe
provincės Abkhazia, e cila synon pavarėsinė, ka bėrė tė
ditur televizioni gruzian, njofton Rojter. Vėzhguesit e OKB-sė,
tė liruar sot, janė dy gjermanė njė holandez dhe pėrkthyesi
i tyre vendės.
-
-
- Forcat
amerikane nė Afganistan kanė vrarė 4 persona gjatė njė
shkėmbim zjarri
-
- Bagram,
10 qershor 2003 Forcat e udhėhequra nga amerikanėt nė Afganistan kanė vrarė sot
(e martė) katėr persona gjatė njė shkėmbim zjarri prej
tri-katėr orėsh afėr kufirit me Pakistanin, njofton Rojter.
-
- Kolonel
Rodni Dejvis u ka thėnė reporterėve nė bazėn ajrore tė
Bagramit, qė gjendet nė veri tė Kabulit, se njė numėr
luftėtarsh tė panjohur kanė hapur zjarr nė njė patrullė
afėr bazės amėerikane nė Shkin, nė provincėn juglindore
Paktika, qė kufizohet me Pakistanin. Viktima tė ushtarėve
amerikanė dhe tė koalicionit s'ka pasur.
Ndėrkaq, njė zyrtar i sigurimit afgan, nga ana tjetėr, ka
thėnė se trupat e pajetė tė gjashtė luftėtarėve talibanė
janė gjetur afėr qytetit kufitar afgan, Spin Bodak. Ata
shihet qartė se kanė pėsuar plagė gjatė njė beteje tė
madhe javėn e kaluar ndėrmjet forcave afgane dhe mbeturinave
talibane, ku qenė vrarė rreth 40 talibanė, ka thėnė ky
zyrtar.
-
-
- Lideri
i lartė i Hamasit ėshtė plagosur nga helikopteri nė Gaza
-
- Gaza,
10 qershor 2003 Lideri i lartė i Hamasit, Abdel Aziz al-Rantishi, ėshtė plagosur
sot (e martė) nga tė shtėnat e shkrehura nga helikopteri nė
automjetin e tij nė qytetin Gaza, ka thėnė njė burim i
Hamasit, njofton Rojter.
-
- Mjekėt
dhe burimet e Hamasit kanė thėnė se Rantishi, njė nga
figurat mė tė njohura publike tė lėvizjes militante
islamike, ėshtė nė gjendje tė "mirė", po njė
grua, qė po kalonte andejpari, ėshtė vrarė.
-
- Po kėshtu,
njoftohet se edhe rreth 10 persona tė tjerė janė plagosur.
Sulmi, me siguri, ka zemruar Hamasin dhe mund tė provokojė
dhunė tė re.
-
-
- Nė
Pakistan janė vrarė katėr veta, njėri syresh zyrtar
policie
-
- Kueta,
10 qershor 2003 Persona tė armatosur kanė vrarė katėr veta, njėri syresh zyrtar
policie, nė jugperendim tė Pakistanit, vetėm njė ditė pas
sulmit kur u vranė 11 rekrutė policie nė rajonin e njėjtė,
njofton Rojter.
-
- Njė
zyrtar policie ka thėnė sot (e martė) se tė armatosur tė
paidentifikuar kanė hapur zjarr nė makinėn e Abdul Azizit,
shef policie nė Sibi tė provincės Baluēistan, i cili ka
vdekur nė vend. Edhe shoferi dhe njė truproje e tij janė
vrarė nė vend, ka shtuar njė tjetėr zyrtar policie.
-
- Po kėshtu,
bėhet e ditur se nė njė incident tjetėr ėshtė vrarė
shoferi i njė veture, kurse janė plagosur katėr policė tė
tjerė dhe besohet se incidenti ėshtė i lidhur me
rivalitetet fisnore.
-
-
- Sulmues
tė armatosur kanė kidnapuar nė Peru rreth 60 punėtorė
-
- Lima,
10 qershor 2003 Sulmues tė armatosur kanė kidnapuar dje rreth 60 punėtaorė tė
punėsuar nė njė kompani argjentinase, qė ndihmon ndėrtimin
e gazsjellėsit natyral nė juglindje tė Perusė, bėhet e
ditur nė njė njoftim tė sotėm (e martė) tė qeverisė,
njofton Rojter.
-
- "Ata
po kėrkojnė njė milion dollarė, pajime lidhjesh tė
nivelit tė lartė teknik dhe lėndė shpėrthyese", ka
thėnė sot (e martė) njė zyrtar policie nė Ajacuēo, 360
km nga Lima.
-
-
- Nė
njė shpėrthim tė depos sė municionit kanė humbur jetėn
tre irakianė
-
- Bagdad,
10 qershor 2003 Njė shpėrthim nė njė depo municioni ka pasur pėr rrjedhojė
vrasjen e tre itrakianėve dhe plagosjen e dy tė tjerėve, ka
bėrė tė ditur sot (e martė) Komanda qendrore amerikane,
njofton Rojter. Shpėrthimi ka ndodhur nė Ad Divanjah, rreth
75 mila nga Bagdadi. Njoftohet se forcat e koalicionit
amerikan skanė pėsuar viktima nė kėtė shpėrthim.
-
- Shkaku
i shpėrthimit ende nuk dihet, por nuk besohet tė jetė
vepėr armiqėsore. Po kėshtu njoftohet se nė njė
incident tjetėr, njė zjarr ka shkaktuar njė sėrė shpėrthimėesh
nė njė depo municioni afėr qytetit Qerbela, por ska
shkaktuar viktima.
-
-
- Pauell
mirėpret hapat e para tė Izraelit pėr shėmbjen e
vendbanimeve tė paligjshme hebraike
-
- Uashington,
10 qershor 2003 - Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell mirėpriti
hapat e para tė Izraelit pėr shėmbjen e vendbanimeve tė
paligjshme hebraike nė Bregun Perėndimor.
-
- Sekretari
i shtetit tha se ėshtė i kėnaqur qė Izraeli bėri realitet
zotimin e kryeministrit Ariel Sharon nė takimin e nivelit tė
lartė javėn e kaluar nė Jordani. Zoti Paull pėrshėndeti
gjithashtu zotin Sharon pėr shėmbjen e pikave tė
kontrollit, megjithė kėrcėnimet e kolonėve pėr
demonstrata.
-
-
- Presidenti
Bush thotė se koha do ta provojė qė Iraku zotėronte armė
tė ndaluara
-
- Uashington,
10 qershor 2003 - Presidenti Bush thotė se koha do ta provojė qė
Iraku zotėronte njė program armėsh tė shkatėrrimit nė
masė. Presidenti thotė se historia do tė tregojė se ai
mori vendimin e duhur, kur urdhėroi pėr ndėrhyrje ushtarake
kundėr Sadam Huseinit.
Adminitsrata e Presidentit Bush vazhdon tė mbrohet ndaj
akuzave se ka ekzagjeruar provat pėr armė tė shkatėrrimit
nė masė me qėllim qė tė justifikojė ndėrhyrjen ushtarakė
nė Irak.
Pardje, zyrtarė tė lartė tė administratės hodhėn poshtė
akuzat nė programe tė rrjeteve televizive kombėtare dhe
thanė se raporte tė pėrsėritura tregonin qė udhėheqėsi
irakian, Sadam Husein, kishte armė tė shkatėrrimit nė masė
dhe pėrpiqej t'i fshihte ato.
| |