| |
 |
|
|
|
10.06.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Prometheu
nė tė parėn dhe tė vetmen tragjedi tė shkrimtarit shqiptar |
|
|
Kadare,
edhe nė Olymp stinė e mėrzitshme |
|
|
|
|
|
- 10
qershor 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
-
- 1.
- Pas
botimin nė frėngjisht, siē ngjet rėndom me njė pjesė tė
konsiderueshme tė krijimtarisė sė tij nė dy dekadat e
fundit, ka pothuajse njė vit qė ėshtė publikuar nė shqip
e para dhe e vetmja pjesė teatrale e Ismail Kadaresė Stinė
e mėrzitshme nė Olymp, njė tragjedi e pesėmbėdhjetė
hyjnive qė zbulohen pėrpara lexuesit nė katėrmbėdhjetė
akte. E destinuar pėr tu vėnė nė skenė, Stina
ėshtė luajtur nė fragmente tė saj nga njė trupė franceze
e Lionit si dhe nga trupa shqiptare e Teatrit Kombėtar, por pėrtej
shfaqjeve ajo ruan tė tjera befasi nė faqet e librit.
Prometheu, njė prej figurave mė sipėrane dhe mė enigmatike
tė mitologjisė greke, figurė qendrore nė kėtė tragjedi
moderne, duket se ka pėrmbushur njė brengė tė pėrhershme
tė autorit, teksa shfaqet nė mėnyrė tė plotė dhe gjithėshterruese.
-
- Prometheu,
njė figurė e kahershme e antikitetit, pa qenė ndėr
hyjnitė mė tė sipėrpėrmendur tė asaj kohe tė largėt,
do tė shndėrrohej megjithatė ndėr protagonistėt mė
elitarė tė postmitologjisė jo aq pėr akt-dhurimin e
zjarrit nė komunitetin njerėzor por sidomos pėr rebelimin e
parė antiperėndi ku shembėlltyrat e tjera tė mėvonshėm
nuk do tė ishin gjė tjetėr veēse kopje tė zbehta dhe tė
paplota. Duke qenė vetė perėndi, ai vjen e konfliktohet me
kryeperėndinė, Zeusin, jo thjesht pėr ti ngritur vetes
njė pėrmendore pėrjetmėsisht
tė rrejshme, (ēka nuk ka ndodhur me tė tjerė zotėr dhe
bij tė perėndisė, Krisht apo Muhamet), por sepse mė shumė
se tė gjitha hyjnitė ai ka zbuluar sekretin e madh se nuk ka
jetė qiellore pa atė tokėsore. Dy testamentet po aq tė
hershme tė besimit kristian dhe tė atij musliman, (si edhe
tė besimeve tė tjera ndoshta mė tė hershme por mė pak tė
populluara), me tė dėrguarit e tyre respektivė nuk kanė
qoftė edhe njė resht ngritjekrye prometheiane, megjithėse
kanė tė ngjizur sakrifikimin e tij pėr botėn njerėzore.
Buda, Krishti, Muhameti, tė plotėfuqishėm tė tjerė tė
perėndisė, teksa kanė pėrsosur misionin prometeik tė
shėrbestarit ndaj njerėzimit, asnjėherė nuk kanė vėnė
nė dyshim se diēka nuk shkon mirė edhe te kryezotat e tyre.
Titani i mitologjisė, pėrveē qė e cilėson Zeusin si tiran
tė pashpirt, pėrshkruan gjithashtu edhe ardhjen kriminale
tė tij nė majė tė kupolės qiellore pėrmes vrasjeve dhe
krimeve tė tmerrshme, pėrfshi edhe sakrifikimin monstruoz
tė tė atit, Kronosit.
-
- Pra,
Prometheu, duke qenė i kėtyre pėrmasave kozmike,
detyrimisht qė ka trazuar shumė personalitete tė letrave
nė tė gjitha kohėt. Njė prej studiuesve francezė, Erik
Faje, nė parathėnien shoqėruese tė tragjedisė, pėrmend
disa prej autorėve tė mėdhenj qė kanė pėr bazė mitin e
Prometheut. Nė shekullin e dytė para Jezu Krishtit autori
latin Lucius Accius, i cili pėlqente tė imitonte tragjeditė
e sivėllezėrve tė tij grekė, u pri, gjithashtu, nga figura
e titanit Promethe. Lucien de Samosate, nė fillimet e erės
sonė mori pėrsėri kėtė figurė, por nė mėnyrė
satirike. Ndėr shkrimtarėt modernė, Volteri e rishqyrtoi
atė te Pandora, Calderon de la Barca te Statuja e
Prometheut e kėshtu me radhė gjermanėt e anglezėt qė
nga Wieland te Gėte e nga Bajroni te Shelly e qė prej kėtij
tė fundit kemi njė dramė me katėr akte Prometheu i
ēliruar. Ndėrkaq Eskili ka njė variant tjetėr tė
pahumbur me Prometheun e mbėrthyer, si njė pjesė e
njė triologjie homonime ku dy prej tyre Prometheu i
ēliruar dhe Prometheu nė Olymp u zhdukėn nė
rrethana krejt misterioze e tė pashpjegueshme sė bashku me
pjesėn mė tė konsiderueshme tė krijimtarisė sė tij.
-
- 2.
- Kontaktet
dhe pikėtakimet e Kadaresė me humbėsin dhe kolosin e madh
tė antikitetit, Eskilin, ravgojnė ēprej fėmijėrisė, nga
qytetlindja e autorit ku mitet dhe ndodhitė e zakonshme
pėrziheshin krejt natyrshėm dhe pa kurrfarė sforcimi.
Vargje tė tėra tė shkrimtarėve antikė, fragmente dramash,
tragjedish e komedish, balada, legjenda, rituale dasmash e
vdekjesh, histori tė frikshme qė ndiqnin njė rrjedhė
zinxhir si shtėpitė e rrasura nguc e nguc ishin atje, nė
kryeqendrėn jugore, shqip dhe greqisht, pa tė cilat smund
tė kuptohej asnjė fėmijėri. Pastaj, nė moshė ta madhuar,
tridhjetė e njė vjeēar, Kadare do tė provonte tė
shkruante njė variant tė vetin prometheian ku titani i
braktisur ėshtė mbėrthyer nė njė shkėmb kaukazian me
shpretkė tė zmadhuar dhe me shpresėn e ardhjes sė shkabės
ēukitėse. Shfaqja e shpendit, ēukitja e shpretkės sė
stėrmadhe liron pėrkohėsisht Prometheun pėr ta degdisur
nė njė sakrifikim tjetėr. Tregimi tjetėr i po atij viti,
mė i plotė, i strukturuar nė tri pjesė si njė
minitriologji, do tė ketė tė pėrmbledhur krejt
informacionin pėr mitin. Njė pesėmbėdhjetė vjeēar mė
pas, autori do tė shkruante dhe rishkruante variantin
e vet tė triologjisė duke parathėnė krijimin e madh
me parathėnien eskiliane dhe pėrkthimin e Orestias.
-
- 3.
- Stinė
e mėrzitshme nė Olymp duke u fokusuar me jetėt dhe
punėt e fuqive tė tejnatyrshme do tė pėrqėndrohet mė
shumė nė sferėn qiellore. Dukja e parė: qiell-Olymp; dukja
e dytė: gjithmonė qiell; dukja e katėrt: qiell; dukja e
pestė: qiell-natė; dukja e nėntė: qiell-Olymp; dukja e
njėmbėdhjetė: Olymp; dukja e dymbėdhjetė: Olymp, dukja e
katėrmbėdhjetė: Olymp. Katėr skena-dukje zhvillohen nė
tokė (dukja e tretė, e gjashtė, e shtatė dhe e dhjetė),
ndėrsa kemi edhe dy dukje tė tjera: njėra nėntokė (dukja
e trembėdhjetė) dhe dukja e trembėdhjetė qė ndodhet
pėrsipėr Olympit, nė Malin e Bardhė. Pra, tragjedia
shpėrfaqet nė katėr rrafshe nė funksion tė zbėrthimit
tė figurės sė Prometheut. Pra kemi katėr banesa tė
ndryshme ku perėnditė dhe njerėzit lėvizin nė mėnyra tė
ndryshme: mė shpejt ecin llumnajat e qėnieve qė e kanė
njė cak, vdekjen dhe mė ngadalė e mė e zymtė ecin
zhvillimet nė rrafshin qiellor ku ky cak ėshtė i panjohur.
-
- Siē
ngjet me veprat e mėdha, edhe nė kėtė tragjedi, autori nuk
rreket tė shpjegojė aktin e vjedhjes sė zjarrit prej
Olympit dhe pėrēimi i tij te njerėzit, nuk i kushton
vėmendje gjithashtu krimeve tė kryera prej tij si gjithė
hyjnitė, por duket se e fut lexuesin nė njė fill tė
mistershėm qė zbulohet gradualisht nga akti nė akt. Dukja e
parė e dramės, megjithėse me personazhe tė njohur tė
sferės qiellore, tė krijon ndjesinė e njė diēkaje tė
madhe qė ka ndodhur apo qė paralajmėrohet tė ndodhė. Dhe
kėshtu akt pas akti merret vesh grindja e madhe mes Zeusit e
titanit tė zjarrit, por ndryshe nga ēfarė ėshtė
pėrshkruar nga autorė tė mėparshėm, Kadare zbulon se
dhimbjet fizike i pėrjeton Prometheu, ndėrsa ankthi i pafund
gjendet te kryezoti, Zeusi.
-
- Studiuesi
i Kadaresė vėren me tė drejtė se autori na jep kėtu
gjithė pėrmasat e lirisė krijuese; ai kontrollon me kujdes
tė madh jo vetėm rubinetat e rrjedhjes sė kohės, por edhe
tri zonat e mėdha tė perandorisė krijuese: sipėrfaqen
tokėsore ku Prometheu ėshtė mbėrthyer dhe ku njerėzit po
qytetėrohen, nėntokėn, vendbanimin e zotit tė Ferrit, pra
themelet e botės ku ėshtė hedhur titani dhe qiellin,
pėrmes tė cilit qarkullojnė perėnditė dhe shkabat...
por nė kėtė qiell klasik ėshtė futur njė nocion
me kurorė misteri, ai i njė qendre, instancė e lartė pėr
tė cilėn sdihet asgjė, por sė cilės i binden tė
gjithė duke filluar nga vetė Zeusi...kemi kėshtu njė akt
tė ri nė hierarkinė e fuqive superiore, diku nė kozmos, si
pėr tė ngritur statusin e njė vrime tė humbur tė
provincės tokėsore.
|
|
|
| |
-
-
- Tė
tjerėt pėr
Kadarenė
-
- -
Njė
nga romancierėt mė tė shquar tė kohės sonė, nė
tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha gjuhėt.
- Bruce
Bauer, Wall Street Journal
-
- -
Proza
e Kadaresė vezullon me realizmin magjik tė Gabriel
Garsia Markesit.
- Los
Angeles Times Book Review
-
- -
E
kemi thėnė mė parė dhe do ta themi prapė: kur do
ta njohė Stokholmi kalibrin e jashtėzakonshėm tė
kėtij shekulli?
- Figaro
Litteraire, Paris
-
- -
E
kanė krahasuar me Gogolin, me Kafkėn, me Oruellin.
Por ai i Kadaresė ėshtė zė original, universal e
prapė me rrėnjė tė thella nė tokėn e vet.
- Shusha
Guppy, Indipendent on Sunday
-
- -
Kadare
ėshtė i rrahur nė tė gjitha dallgėt e artit
modern bashkėkohor. Veēse ai gėzon avantazhin e
madh qė kurrė tė mos ketė pasur nevojė tė ēajė
kryet pėr recezentėt gjermanė. Ai ka mundur ta
mbrojė veshjen e artit tė tij nga gjithė luspat e
shėmtuara tė izamve zhurmėmėdha, aq shumė
tė ēmuara prej doktorėve tanė tė kritikės
Vepra e tij, sa ēėshtė ushqim shpirtėror, po aq
ėshtė edhe art sublim.
- Michael
Kleeberg, Die Welt, korrik 2002
-
- -
Gjėja
mė ideale nė letėrsi ėshtė kur lexon diēka tė
sapobotuar dhe e kupton qė kjo do tė bėhet klasike.
Kjo gjė ideale ka pėr titull romanin Pėrballė
pasqyrės sė njė gruaje dhe i pėrket mė tė
madhit shkrimtar tė gjallė tė kohės, Ismail
Kadaresė.
- Guillaume
Allary, Elle, korrik 2002
-
- -
Lexuesi
amerikan sapo mori nė dorė romanin e ri tė
mrekullueshmė tė Ismail Kadaresė Lulet e ftohta
tė marsit.
- Jonathan
Levi, Los Angeles Times, korrik 2002
-
- -
Ēdo
vit, pothuaj gjatė njė dhjetėvjeēari, Kadareja u
ka dhėnė lexuesve tė vet nga njė roman, qė i
befason dhe i shtang ata, i prek nė shpirt, u ngjall
ndjenja e mendime tė thella
Ka ardhur koha qė
Kadareja ta marrė ēmimin qė e meriton
Jepjani
Kadaresė ēmimin
Nobel!
- Magazine
litteraire, Paris.
|
|
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|