9.06.2003 - Trepca.net

TEMA AKTUALE NGA GJERMANIA (I)

MUSLIMANĖT NĖ GJERMANI – NJĖ ANALIZĖ E SHKURTĖR


9 qershor 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Prezenca e muslimanėve nė Gjermani ėshtė e pandarė nga historia e migracionit dhe e punės sė tė huajve nė kėtė vend europėrendimorė, sidomos duke filluar qė nga mesi i shekullit tė kaluar e deri mė sot. Sipas vlersimeve mė reale sot nė Gjermani jetojnė diku 3,4 milion(1) muslimanė, kryesisht si fuqi punėtore e huaj (“Gastarbeiter”), tė ardhur nga Turqia, Bosnja, Irani, Maroku, Afganistani, Iraku, Pakistani, Tunisi, Egjipti, si dhe vende tjera. Muslimanėt e parė qė u vendosėn nė Gjermani ishin tė burgosurit e luftės nga koha e luftrave turko-pruse (1689-1691) dhe kjo ėshtė vertetuar nga gurėt e varrezave tė tyre tė gjetur nė vendin e quajtur Brake afėr Lemgos dhe nė Hanover, por dhe nga shėnimet e nxjerra kishtare.
 
Po ashtu, nė bazė tė dhėnave tė marra nga literatura e shkruar del se komuniteti i parė musliman i themeluar nė Gjermani ka qenė ai nė vitin 1731 nė qytetin Postdam, ndėrsa nė vitin 1763 pėr herė tė parė nė Berlin hapet Pėrfaqėsia diplomatike e Pėrandorisė turke, qė pas vdekjes sė pėrfaqėsuesit turk Ali Aziz Efendiut me 1798 mbreti i Prusisė u jep muslimanėve nė disponim njė pjesė tė tokės pėr ngritjen e varrezave tė veēanta muslimane tė cilat edhe sot ekzistojnė si varreza turke nė Columbiadamm afėr Berlinit.
 
Me tė filluar Lufta e Parė Botėrore nė fshatin Wünsdorf dhe Zossen afėr Berlinit nga forcat ushtarake aleate janė ngritur dy kampe pėr tė burgosurit muslimanė tė luftės, ku pėr herė tė parė me 1915 nė kampin e ashtuquajtur “Halbmondlager” ngritet faltorja e parė prej drurit (xhamia) pėr muslimanėt nė Gjermani e cila nė vitin 1920 rrėnohet nga pasojat e luftės, por edhe sot rruga ku gjendej ajo quhet “Moscheestrasse”.
 
Jeta dhe ardhja e muslimanėve nė Gjermani nė mes dy luftrave botėrore zhvillohet kryesisht pėrmes studentėve muslimanė qė vijnė pėr tė studjuar si dhe pėrmes ti ikurėve politikė, tė cilėt pėr t’i kryer aktivitetet e tyre fetare nė vitin 1924 nė Berlin themelojnė Klubin e parė muslimanė i cili numronte afėr dy mijė anėtarė, ku mė pas me ndihmėn e Lėvizjes islame “Ahmedije” nga Lahori ndėrtojnė edhe xhaminė e tyre nė Wilmersdorf, e cila edhe pse ėshtė dėmtuar mjaftė nga lufta e dytė botėrore gjendet edhe sot e kėsaj dite. Udhėheqėsi shumvjeēar i kėsaj Levizjeje Mevlana Sadrud-din nė vitin 1939 do ta publikoi Kur’anin e parė tė pėrkthyr nė gjuhėn gjermane, mirėpo instrumentalizimi i klubeve muslimane gjatė LDB-sė pėr qėllime politike rezulton mė shuarjen e tyre si dhe levizjeve tjera tė ngjajshme.
 
Pas mbarimit tė luftės LDB do fillojė serish jeta dhe aktiviteti i muslimanėve nė Gjermani tė tubuar nė xhaminė e Wilmersdorfit, mirėpo me themelimin e organizatave tjera islame nė Europė siē ishte ajo e Ahmedia-Kadianit nė Britani tė Madhe nė vitin 1955 do ta themelojė Levizjen e vetė edhe nė Gjermani me qendėr nė Hamburg nė emėr tė kujdesit dhe mbrojtjes tė interesave tė muslimanėve nė kėtė shtet. Pastaj, me iniciativėn e biznismenėve iranianė dhe studentėve arabė nė Achen nė vitet e gjashtdhjeta do tė formohen tri Qendra islame dhe disa institucione pėr aktivitete fetare tė cilat nė krahasim me numrin e muslimanėve kėtu ishin tė mjaftueshme pėr ate kohė.
 
Kjo gjendje do tė ndryshoi rrėnjėsisht me fillimin e rritjes sė numrit tė migracionit punues sidomos pas Marrėveshjes pėr punė tė nėnshkruar midis Gjermanisė dhe Turqisė nė vitin 1961, me Marokun nė vitin 1963, me Tunisin nė vitin 1965 si dhe me ish Jugosllavinė nė vitin 1968 me tė cilat marrėveshje i mundėsohet elementit muslimanė ardhja dhe pastaj edhe mbetja nė kėtė shtet. Edhe pse ky fenomen nuk ka tė bėjė me ēėshtjet religjioze, megjithėate mundėsia e zgjatjes sė lejes sė qėndrimit pėr punėtorėt e huaj nė Gjermani, mundėsia ligjore pėr bashkangjitjen e anėtarėve tjerė tė familjes, sidomos me ligjin e nxjerrė nė vitin 1973, ka ndikuar dukshėm nė rritjen e numrit tė muslimanėve nė Gjermani tė cilėt nė kėrkim tė organizimit sa mė tė mirė tė jetės sė tyre nė exil kanė shtruar, pranė atyre sociale, edhe kėrkesa tė shumta pėr organizim tė jetės sė tyre edhe nė aspektin fetar.
 
Ja si e pėrshkruan z. Jorgen Nielsen kėtė proces nė librin e tij “Islami nė Europėn pėrendimore” (Hamburg, 1995): “Gjatė fazės sė parė tė migrimit musliman nė Europė kishin ardhur kryesisht mashkuj pa familje pėr tė punuar vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr.
 
Vetė ardhja e tyre tė vetmuar nėnkuptonte shtruarje tė vogėl tė kėrkesave pėr kryerjen e obligimeve fetare, ata mjaftoheshin me faljen e namazit dhe kryerjen e obligimeve tjera fetare nė mėnyrė individuale, kėshtu qė mundėsitė e kufizuara pėr ushtrimin e ritualeve fetare nė mėnyrė tė organizuar, shikuar nga aspekti i qėndrimit tė tyre tė pėrkohshėm nuk dukej problem aq i madh, mirėpo situata do tė ndryshojė rrėnjėsisht me tė rritur tė numrit tė fuqisė puntore tė ardhur nga vendet islamike, sidomos ardhja e anėtarėve tė familjeve tė atyre punėtorėve tė cilėt kishin siguruar qėndrim tė pėrhershėm nė kėtė shtet, e mė kėtė si rrjedhojė shtohen gradualisht edhe kėrkesat e fėmijėve dhe tė fėmrave muslimane pėr kontakte mė intensive me shoqėrinė vendase, kėshtu qė do vije deri tek vėnja nė pyetje tė shumė vlerave dhe traditave tė tyre kulturore brenda shoqėrisė sė “re” ku jetonin, gjė qė nga ky “rrezik” tek ata lindė domosdoja qė tė themelojnė institucionet vetanake kulturore dhe fetare nė Europė..”
 
Lira fetare nė Gjermani ėshtė e garantuar zyrtarisht me “Ligjin Themelor mbi tė drejtat fetare” me tė cilin janė pėrfshirė dhe rregulluar tė drejtat dhe obligimet e besimtarėve tė cilėt jetojnė nė kėtė shtet padallim moshe, gjinie, prejardhjeje ose nėnshtetėsie e qė kanė tė bėjnė me tė drejtat themelore tė njeriut. Pra, me kėtė ligj nuk mbrohen vetėm liritė fetare, por edhe tė drejtat pėr ushtrimin e fesė dhe ritualeve tė saj, qė nėnkupton edhe lirinė themelore pėr tė besuar (nė Zot) dhe tė jetuarit si besimtarė. Nė kėtė ligj tekstualisht thuhet: “Liria pėr tė besuar, e vetėdijes fetare pėr t’i parė dhe njohur dukuritė mbi botėn ėshtė e pacenueshme. Ushtrimi i papenguar i fesė ėshtė i garantur” (Artl. 4, al. 1 dhe 2).
 
Qendrat dhe klubet islame tė regjistruara nė Gjermani datojnė qė nga viti 1973 siē ishte “Lidhja e Qendrave Islame” (Verband der Islamischen Kulturzentren e.V. (VIKZ), pastaj ajo e themeluar nė vitin 1976 “Bashkėsia Islame Milli Görüs e. V.” , kurse organizata mė e madhe islame nė Gjermani ėshtė themeluar nė vitin 1984 e quajtur “Türkisch-Islamische Union der Anstalt für religion e.V. (DITIB)” (Unioni-islamik turk pėr rregullimin e ēėshtjeve fetare).
 
Pasqyra e organizimit fetar islam nė Gjermani ēdo vit e mėtej merrte formėn e organizmit fetar islam turk qė shtrihej nė gjithė Europėn dhe merrte ngjyrėn politike varėsisht nga pėrkatėsia e klubeve fetare tė cilat qėndronin nė anėn e kėsaj apo asaj force politike nė Turqi, dhe mu pėr kėtė arsye nė Gjermani hasim mė vonė nė klube dhe grupe etnike islame tė cilėt si punėtorė, azilantė ose si studentė i kanė themeluar shoqatat e tyre tė pavarura nga modeli turk.
 
Nė anėn tjetėr, me pėrjashtim tė biznismenėve iranianė, studentėt arabė dhe emigrantėt turqė qė nga vitet e 1970-ta e kėndej janė muslimanėt tė cilėt mė sė shumti kanė kėrkuar strehim dhe pranim tė azilit nga shteti gjerman bashkė me shumė refugjatė tė luftės, shumica e tė cilėve kanė ngelur sot e kėsaj dite nė Gjermani, tė ardhur kryesisht nga Libani qė nga viti 1975, nga Irani dhe Afganistani qė nga viti 1979, nga Bosna dhe Hercegovina qė nga viti 1992 si dhe nga Kosova qė nga viti 1990 e kėndej.
 
Kur ėshtė fjala pėr aktivitetin e muslimanit si individ brėnda grupit tė vetė etnik, fetar dhe politik ai nuk ndryshon shumė nga rasti nė tjetrin, ngase pėrkatėsia islame nuk e pengon anėtarėsimin dhe aktivititetin e tij politik nė ndonjė arganzatė tjetėr, ndonėse nuk mund tė pėrjashtohen rastet e kėtilla, sepse ēėshtja e anėtarėsisė sė tyre nė klube dhe shoqata nė shumicėn e rasteve nuk ėshtė e definuar nė formė tė rregullave strikte.
 
Prandaj, duhet theksuar faktin se ende nuk janė dhėnė shėnimet ekzakte tė cilat tregojnė numrin e saktė tė muslimanėve nė Gjermani dhe shkaqet pėr kėtė qėndrojnė nė mosmarrjen e shėnimeve tė sakta nga ana e referentėve komunalė (gjermanė) me rastin e regjistrimit tė tyre si dhe mosdeklarimi i vetė muslimanėve tė ardhur kėtu me rastin e paraqitjeve pranė komunave ku janė vendosur pėr herė tė parė (lexo: shumė shqiptarė me pėrkatėsi fetare islame me tė ardhur kėtu pas vitit 1990 me rastin e regjistrimit pranė komunave nga frika dhe shkaqe tjera e kanė fshehur pėrkatėsinė e tyre fetare ose janė deklaruar si ateistė, v.j.).
 
Pėr shėmbull nė vitet e mėherėshme pėrkatėsia fetare e tė huajve ėshtė shėnuar nė formularė nėn rubrikėn “tė ndryshme” qė i ka pėrcaktuar ata si tė huaj duke mos ua pėrcaktuar pėrkatėsinė fetare, prandaj pėr kėto shkaqe nuk mund tė thuhet numri i saktė i muslimanėve qė jetojnė sot nė Gjermani. Pastaj nuk duhet harruar edhe faktin se njė numėr i madh i muslimanėve nga Pakistani tė cilėt vijnė nga fisi Ahmedije dhe Alevitėt nė Turqi deklarohen vetė se nuk i takojnė komunitetit muslimanė, edhe pse kanė pėrkatėsi fetare islame, siē ėshtė rasti me komunitetin e tyre nė Hessen, gjė qė kėto dallime e vėshtorėsojnė punėn nė skatėsimin e numrit tė tyre, qė paraqet problem serioz edhe nė planin e kominikimit midis grupeve fetare dhe etnike, ngase ėshtė vėshtirė pastaj tė thuhet se kush prej tyre i takon fesė isalme e kush jo.
 
Me rastin e regjistrimit tė popullsisė gjermane nė vitin 1987 janė dhėnė statistikat e para zyrtare pėr numrin e muslimanėve nė Gjermani nė shifėr prej 1.650.952 muslimanė, gjė qė ky numėr nė ndėrkohė ėshtė rritur vazhdimisht dhe sot arrin nė 3,4 milion(2), nga ky numėr: 2.053.564 janė turq, 168.000 boshnjakė, 115.000 iranianė, 81000 marokienė, ndėrsa afganė janė; 71.955, libanezė; 54.063, egjiptas; 13.455, shqiptarė; 10.528 (tė deklaruar me pėrkatėsi fetare islame, spj.ynė), azerbejxhanas; 1399 bangladezė; 7.156, gambiasė; 2.371, guinezė; 1.287, indonezianė; 9.470, irakianė; 51000, jemenasė; 1.083, jordanezė; 12.249, kirkezė; 1.662, libiasė; 1.898, malejziasė; 3.084, pakistanezė; 38000, senegalasė; 2.509, somalezė; 8.248, sudanezė; 4.615, sirianė; 19.055, tunizianė; 26.396, uzbekistanezė; 1.249 si dhe 100 deri 120.000 muslimanė gjermanė tė martuar me gra muslimane ose tė konvertuar nė Islam.
 
Nga numri i pėrgjithshėm i muslimanėve me prejardhje nga vende tė huaja tė ardhur nė Gjermani afėr 650.000 kanė nėshtetėsinė gjermane, ndėrsa mbi 80% tė tyre i takojnė drejtimit Synit, 10% drejtimit Hanefij, 9% Shiitė-alevitė, kurse 1% tė drejtimeve tjera. Pas synitėve grupet mė tė mėdha nė Gjermani janė alevitėt turqė rreth 400.000, shiitėt rreth 125.000 dhe Ahmaditėt rreth 60.000 ithtarė tė themeluesit tė kėtij drejtimi imamit Mirza Ghulam Ahmedit (1835-1908).   
 
Islami ėshtė feja e tretė pėrnga numri i besimtarėve qė tubon nė Gjermani dhe kjo ėshtė shndėrruar nė fenomen aktual nė jetėn dhe shoqėrinė gjermane dhe shėnjat e kėtyre ndryshimeve mund tė shihen nė ēdo hap, ato janė tė ēarta; nė shumė qytete vėrehėn minaret e xhamive tė vjetra dhe tė reja, nėpėr varreza lokale janė caktuar pjesė tokash tė posaēme pėr komunitetin muslimanė, nė ēdo skutė tė qyteteve gjermane shihen gra dhe vajza muslimane me kokė tė mbuluara me shami, dhe kjo padyshim paraqet njė relevancė tė tyre fetare dhe politike, sepse ata nuk janė mė vetėm puntorė tė thjeshtė krahu, azilantė ose refugjatė, por janė tė integruar nė fushėn e politikės, ekonomisė, shkencės, kulturės, arsimi t, shendetsisė, armatės, dhe kėshtu me rradhė.
 
Pėrndryshe, muslimanėt nė Gjermani sot reflektojnė shpejtė ndaj ndryshimeve dhe rrymave qė ndodhin nė botėn islame, qė nga reformat fetare e deri tek radikalizmi, nga format mistike deri tek indiferenca fetare, nga fanatizmi e deri nė herezi, etj. Megjithate, ėshtė njė faktor qė ata i bashkon kėtu, e ai ėshtė artikulimi dhe pėrkushtimi nė kryerjen e ritualeve dhe obligimeve fetare nė mėnyrė tė pėrbashkėt pėrmes angazhimit tė ndėrtimit tė xhamive tė reja, pėrmes thirrjeve publike (ezanit) pėr falje tė namazit, ndonėse frika e tyre pėr mos sukses nė zbatimin si duhet tė shtyllės sė parė tė Besimit islam “Se nuk ka Zot tjetėr, pėrpos Allahut” (Shehadeti-Dėshmia, v.j.) brenda njė rrethi tė gjėrė tė besimit kristianė i bėnė mė tė pėrkushtuar nė Besimin e tyre dhe kryerjen e riteve dhe ritualeve tė tyre fetare.
 
Pra, tė gjendur nė diasporė muslimanėt bėjnė orvatje maksimale qė sa mė mirė t’i kryejnė obligimet e tyre fetare tė cilėt nė mjedisin gjerman shpeshherė hasin nė probleme, nganjėherė tė pakapėrcyeshme siē ėshtė thirrja e ezanit pėr namaz me zė tė lartė pesė herė nė ditė, meqėrast hasin nė protesta tė mėdha nga banorėt lokalė tė cilėt nuk lejojnė qė t’iu prishet qetėsia, derisa nė anėn tjetėr liria e ushtrimit tė fesė ėshtė e garantuar me ligj, dhe ky paradoks vazhdon.
 
Mėpastaj, ballafaqimi me konflikte tė mėdha tė cilat kanė tė bėjnė me ēėshtjen e martesės sė muslimaneve me jo muslimanė nga e kanė fillin edhe represaljet brėnda familjes muslimane, qė pėr judiakturėn gjermane janė raste tė komplikuara, sepse sipas normave tė sheriatit islam muslimanja nuk mund ta martojė jo muslimanin, mė pastaj shtrohet ēėshtja e kujdesit shpirtėror ndaj tyre nė vendet publike dhe tė punės, ēėshtja e tė drejtave fizike-trupore, etj, qė tė gjitha sė bashku krijojnė njė varg temash pėr studim dhe rregullativė mė tė plotė ligjore./vijon.
 
Vėrejtja jonė; ėshtė interesant fakti se nė disa analiza-studime qė kanė tė bėjnė me jetėn dhe organizimin fetar tė tė huajve nė Gjermani askund nuk pėrmendėn shqiptarėt me pėrkatėsi fetare islame qė jetojnė nė kėtė vend (pėrpos numrit- shih mė lartė), ndonėse komuniteti shqiptarė muslimanė nė Gjermani ėshtė, po ashtu, mirė i organizuar pėrmes shumė Qendrave islame dhe formave tjera organizative?!
 
 
(1) Dr. Thomas Lemmen & Melanie Miehl: „Islamisches Alltagsleben in Deutschland“ – Instituti Friedrich-Ebert Stiftung, Bon, 2001
(2) Prof. Dr. Ursula Spuler-Stegemann, “Islam in Deutschland”, Universität Marburg  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.