OPINIONE

   
8.06.2003 - Trepca.net

Reagim ndaj reagimit tė Shefqet Cakiqit tė botuar nė gazetėn « Epoka e re » mė 5 maj 2003

PSEUDOGAZETARIA E NJĖ ANALISTI  PSIKOPAT !

( E pėrditshmja "Bota Sot" ka refuzuar botimin e kėtij reagimi, i cili ndėrlidhet me intervistėn ekskluzive tė Saim Tahirajt "ĒKA KA MBETUR ENDE PA U THĖNĖ PĖR LUFTĖN NĖ KOSOVĖ" (10 vazhdime) tė botuar nė "Bota sot" nga intervistuesitė: Sefedin Krasniqi dhe Beqir Kameraj )


Maj 2003 / Saim TAHIRAJ
 
  intervistėn time dhėnė gazetės kombėtare « Bota sot » (25.04.2003 - 04.05.2003) jam munduar qė nė mėnyrėn mė tė thjeshtė dhe mė argumentuese t’i qartėsoj disa gjėra lidhur me luftėn e Kosovės. Kėto gjėra i kam spjeguar si fakte tė vėrteta qė i kam pėrjetuar dhe bartur mbi kurrizin tim, mbi atė tė familjes sime si dhe tė shokėve tė mi.  Kėto gjėra i kam spjeguar edhe si pėrgjigje ndaj shumė shpifjeve dhe gėnjeshtarve mė tė poshtra tė botuara nė gazetėn mė tė guximshme pėr shpifje dhe gėnjeshtra « Epoka e Re ». Por, pėr habin time, tė nesėrmen e pėrfundimit tė intervistės sime nė kombėtaren « Bota sot », njė shok mė thotė nė  telefon se kishte lexuar njė reagim nga Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA (shpifaraku psikopat) dhe si zakonisht nė gazetėn mė tė guximshme pėr shpifje,  gėnjeshtra dhe intriga « Epoka e Re ». E luta tė ma fotokopjojė atė reagim dhe tė ma dėrgojė kopjen me postė, sepse jam betuar qė atė gazetė s’do ta prek me dorė. Pasi shoku im veproi ashtu siē i thash, shfrytėzoj nga rasti qė ta falėnderoj edhe publikisht.
 
E lexova me vėmendje reagimin shpifės tė pseudogazetarit anlalistit psikopot. Asgjė e re ! Tė njėjtat shpifje dhe gėnjeshtra psikopato-cakiqiane qė i ka thėnė para dy vjete. Nė fillim mendova se nuk ia vlen tė merrem me kėtė kategori njerėzish sikur ky individ. Ndėrrova mendimin kur mendova nė lexuesit e shumtė e tė respektuar qė i ka kombėtarja « Bota sot », e tė cilėt nuk e njohin kėtė « alamet gazetar », dhe « profesionist » padiplomė, tė cilin do ta kėshilloja ta bėj njė klinikim nė klinikėn St. Urban.
 
Unė, edhe njėherė, ua kam borxh tė vėrtetėn tė gjithė lexuesėve tė respktuar tė kombėtares « Bota sot », prandaj po e bėj kėtė nė shenjė respekti pėr ta dhe pėr t’i demaskuar shpifjet e Shefqet Cakiqit tė cilat i kam rreshtuar nė dhjetė pika.
 
Kėsaj radhe fakteve tė mia do t’u shtojė edhe gjėra qė i kanė thėnė dhe  folur tė tjerėt.
 
1. « A mundet sot dikush tė besojė se guerilja, dmth. UĒK-ja, u formua nė diasporė nga  Bujar Bukoshi,….. Tahir Zemaj,….. Saim Tahiri…..etj., UĒK-ja ka pasur strukturat e veta qė i din e gjithė Kosova, le tė pėrmendė se cilin njėsit, cilėn brigadė e formuan Bujar Bukoshi, Sali Ēeku, Saim Tahiraj, …., etj.»  Shefqet Cakiqi, gazeta « Epoka e re » 05 maj 2003.
 
a) Unė kam thėnė se, ne, nuk e kemi pagėzuar UĒK-nė…., por bėthamat e njė ushtrie tė Kosovės, qė mė vonė do tė quhet UĒK,  janė: grupi i Deēanit, i udhėhequr nga Salih Ēekaj, grupi i Drenicės, i udhėhequr nga Adem Jashari dhe grupi i Llapit, i udhėhequr nga Zahir Pajaziti.
  
Ndėrsa, brigadatė qė i ka formuar ministri i Mbrojtės kolonel Ahmet Krasniqi me Shtabin e FARK-ut, kontributin kryesore e ka dhėnė Salih Ēekaj me grupin e tij.  Ato janė brigadatė e lavdishme: 134,131, 133, tė cilat treguan heroizėm tė vėrtetė nė Betejėn e Loxhės, nė Llukė tė Epėrme dhe mė vonė nė Koshare, qė pas riorganizimit atje vepronin si G3, dhe ishin tė vetmet « brigada operative ».  Por, tė shohim se si e pėrshkruan „shtrirjen organizative“ tė UĒK-sė, kolonel Tahir Zemaj pas hyrjes sė tij me kėto tri brigada nė Rrafshin e Dukagjinit:
 
b) « Mekanizmat mbrojtės qė kemi gjetur nė Kosovė, pėrkatėsisht nė  Rrafshin e Dukagjinit, kanė qenė rudimentarė tė bazuara kryesisht nė njėsite fshatrash, dhe organizimi mė i lartė, kanė qenė njėsitet e Mbrojtes Territiriale. Por, nė  aspektin ushtarak, diferencat mes njėsive tė Mrojtjes Territoriale dhe njė njėsive operatove janė shumė tė mėdha nė aspektin e aftėsisė pėr tė luftuar, pėr tė sulmuar e pėr tė mbrojtur njė teritor apo numėr tė caktuar tė kundėrshtarit »
„Kėshti foli Tahir Zema“j , pjesa e dytė, faqe 48, 49.
 
c) Pėr mė shumė, lexo nė librin „Kėshtu foli Tahir Zemaj“-I-, faqe 35, 36, 37, 38, 39, autorė A. Ahmetaj, S. Krasniqi dhe  librin « Pse jemi kėshtu siē jemi », tė Shefqet Jasharit-STROFCIT, faqe 200, 201, 202, 203 dhe 215
 
2. « Vetėm naivėt mund tė mashtrohen dhe tė mos e dinė se atėherė (1998 kur u formua Ministria e Mrojtes, v.j.) se UĒK-ja kishte Shtabin e Pėrgjithashėm, Drejtorine Politike, dhe kishte njė pėrbėrje dhe shrirje organizative nė krejt Kosovėn » Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re.
 
a) Unė rikonfirmoj se, Shtab tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė nuk ka pasur dhe « shtrirje organizative », nė kumptimin e komandimit e mirėfilltė ushtarak nuk ka pasur. Rolin e Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK e ka luajtur Kryesia e LPK-sė, Dega jasht vendit, siē i thonin, e cila lėshonte komunikata (47) pėr aksionet e kryera nga tri grupet ushtarake nė Kosovė : Dukagjin (Salih Ēekaj), Drenicė (Adem Jashari) dhe Llap (Zahir Pajaziti)
 
Mė poshtė po jap spjegimet e Ramush Haradinit dhe tė Remit (Muharrem Mustafės) se si e spjegojnė kėta „shtrirjen organizative“ tė ShP tė UĒK-sė, Drejtorinė politike si dhe kur ėshtė zgjedhur komandanti i Shtabit tė Pėgjithashėm tė UĒ-sė. Pastaj si e spjegon Xhavit Haliti themelimin e UĒK-sė e si e spjegon Rifat Jashari:
 
b) « … ata e konsideronin tė arsyeshme, tė mos u nxirrnim telashe nė organizimin e Shtabit te Pėrgjithshėm, por t'i lėmė aty satelitėt e tyre. Domethėnė, ėshtė kėrkuar tė ishim tė dėgjueshėm ndaj argatėve qė i kishin Azemi dhe Xhaviti nė terren dhe tė pranonim se ekziston njė Shtab i Pėrgjithshėm, e faktikisht nuk ekzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kėrkohej tė vepronim nė bazė tė urdhėrave tė "shokėve" qė nuk dihej se kush janė. Na thoshin: "Kanė thėnė shokėt, kanė thėnė shokėt!" Cilėt shokė? Me "shokėt" aludohej nė Shtab tė Pėrgjithshėm. Nė fakt, kjo ishte njė mėnyrė pėr mbajtjen e mekanizmit ushtarak nėn kontroll me diēka te "hijes", dhe “tė nėntokės", me diēka misterioze ». Ramush Haradinaj « Rrėfimi pėr luftėn dhe lirinė », faqe 129, B. Hamzaj.
 
c) « … lufta nė Kosovė ėshtė bėrė nga komandantėt e zonave. Nuk ėshtė bėrė nga drejtoria politike. Kėtu duhet tė jemi tė qartė. Drejtoritė politike kanė mundur tė veprojnė edhe prej Hėne ». Ramush Haradinaj « Rrėfimi pėr luftėn dhe lirinė », faqe 130, B. Hamzaj.
 
d) « Para Sylejman Selimit nuk ka pasur komandant tė UĒK-sė. Nėse ka pasur, ai nuk ka mundur tė jetė ilegal pėr komandantėt e zonave… asnjė komandat zone nuk e dinte. Ideja pėr emėrimin e komandantit ka dalė aty (nė mbledhjen e parpe tė komandatėve tė zonave, v.j.). Ne kemi dashur tė kontribuojmė pėr tė mirė dhe do ta forconim delegacionin shqiptar nė Rambuje, pėr tė bėrė me dije se ata e kanė kmandantin e vet dhe duhet tė vijnė kėtu pėr tu konsultuar dhe se nuk janė ata qė mund tė vendosin pėr fatin e Kosovės… » libri i Remit « Lufta pėr Kosovėn », faqe 94, autor Safet Zejnullahu.
 
Kjo na bėnė tė besojmė se « shefi » i Drejtorisė politike tė ShP tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, po delė falco, sepse nuk ishte ai qė vendoste nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK-sė nė Rambujet.
 
Ja edhe dy-tri fjalė si e spjegojnė  Xhavit Haliti dhe Rifat Jashari themelimin e UĒK-sė :
 
d) « Nė fillim ėshtė hedhur ideja pėr krijimin e njė strukture ushtarake. Si vendim u mor nė Mbledhjen e Tretė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė nė Kosovė. Mbledhja ėshtė mbajtur nė Ujmir… Kjo e ngarkoi Azem Sylėn dhe Hashim Thaēin qė tė merren me organizimin e UĒK-sė… Xhavit Haliti, gazeta « Zėri », faqe 11, mė 08 shkurt 2001.
Tash, unė kam drejtė tė pyes edhe njėherė kur ka ndodhur kjo ? Pse Xhavit Haliti  nuk e tregon as datėn as vitin? A ka proces-vėrbal? Edhe dita e formimit tė njė ekipi tė futbollit e ka rėndėsinė e vet, e mos tė  flasim pėr formimin e njė ushtrie me atributin “ēlirimtare”!
 
e) Pas insistimit tė gazetarėve; B. Hamzaj, F. Hoti, K. Gecaj tė gazetės “Zėri”, Rifat   Jashari ndėr tjera deklaron kėshtu: “UĒK-ja me emėr ėshtė prej vitit 1993  kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjet mė herėt. Rifat Jashari qartėson se nė konakun e Jasharėve mė 5 prill 1993 (mendohet nė 5 prill 1993 qė do tė mund tė mirret si datė e themelimit tė UĒK-sė) ka ndodhur njė takim ku paskan qenė tė pranishėm, pėrveē personaliteteve ushtarake, edhe personalitete politike qė sot janė tė radhitura si nė LDK, PDK dhe AAK. Gazeta “Zėri”, mė 1 tetor 2002, faqe 7.
 
Kėsaj radhe nuk po shkoj mė larg sa i pėrket  ShP tė UĒK-sė dhe themelimit tė saj. Nėse Shefqet Cakiqi e ka merzi tė vėrtetėn, besoj qė  lexuesit e kanė tė qartė kush po shpif e kush po gėnjen pėr ekzistimin e “shtrirjes organizative” tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe tė Drejtorisė politike tė UĒK-sė.
 
3. « Pa nėnvlerėsuar, por duke ēmuar heroizmin e Sali Ēekut dhe rėnien e tij duke hyrė nė Kosovė patjetėr se do tė shtonte heroizmat... » Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re.
  
Shefqet Cakiqin e kėshilloj tė marrė njė doracak gjeografie dhe njė hartė tė Kosovės dhe ta mėsojė se Salih Ēekaj nuk ka rėnė « duke hyrė nė Kosovė », por ka rėnė heroikisht mu nė Betejen mė tė lavdishme tė Koshares e cila gjindet nė Kosovė. Nėse nuk di tė lexojė hartėn,  le ta merrė mundin ta vizitoje Kosharen e tė bindet se vendi ku ka rėnė Salih Ēekaj gjindet nė Kosovė.
 
4. « Unė as qė di se ka ekzistuar grupi i Sali Ēekut, edhe pse atė e kam njohur shumė mirė. »
 
a) Grupi i Deēanit, i udhėhequr nga Salih Ēekaj, ka ekzistuar, ka vepruar, ka krye aksione shumė tė rėndėsishme tė cilat gjinden nė komunikatat e LPK-sė, e pėrserisė, tė lėshuara nga Bahnhofet dhe Flughafet e Zvicėres. Por, dersia tė sherohesh kuptohet do tė thuash se serbėt i kryenin ato aksione. E pasi ke vėshtirėsi t’i identifikosh anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt, nėse je i ineteresuar, nuk e ke vėshtirė t’i gjejsh :  kėta janė ata qė vazhdimisht i sulmon pamfleti « Epoka e re » !
 
b) Anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt i gjenė edhe nė librin « Ushtria Ēlirimtare e Kosovės », tė Gafurr Elshanit, faqe 146, i cili, pa dijen tonė, pėr tė spekuluar, na ka futur nė atė libėr tė cilin e ka botuar  « Zėri i Kosovės », nėna e leckės « Epka e re ».
 
c) Anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt i gjenė edhe nė monografinė « Dėshmorėt jetojnė pas vdekjes », kushtuar dėshmorit Rrustem Bruqit, i rėnė heroikisht nė « Betejen e Loxhės, tė autorit Arif Molliqit.
 
5. « Saim Tahiraj e din unė e kam njohur shumė mirė Salih Ēekun… Salih Ēekaj nuk ka qenė mercenar i Bujar Bukoshit… » Sheqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ».
 
Salih Ēekajn, sikur ti o Shefqet Cakiqi, e ka njohur  mė tepėr se gjysma e Kosovės. Ai vėrtetė nuk ka qenė mercenar  i Bujar Bukoshit, as mercenar i askujt. Ai ishte vetėm ushtar i lrisė sė Kosovės.
 
Pėrkundrazi, sintagmi mercenar vlenė pėr ty dhe taborrin qė i takon. E ky taborr i ēoroditur  ka propaganduar gjėrat mė tė pista pėr Salih Ēekajn si kundėrshtar i Bujar Bukoshit. Pastaj, ne, shokėt e Salih Ēakajt, nuk i kemi harruar ende shkrimet denigruese qė shokėt tu i kanė shkruar kundėr Salih Ēekajt nė « Zėri i Kosovės », sikur ai me titull « Salih Ēekaj dhe ēekistėt » ! Kjo ka ndodhur kur Salih Ēekaj i pati  tubuar mė se 60 mijė shqiptarė nė Bonn.
 
6. « E din shumė mirė se Sali Ēeku nuk ka pasur lidhje me tė ashtuquajturin FARK-un nė Shqipėri… Sali Ēeku ka qenė i rreshtuar nė Brigadėn 138 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė ka zbatuar urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK-sė…» Shefqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ».
 
a) Salih Ēekaj jo vetėm qė ka pasur lidhje me Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės qė i ka udhėhequr ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, por ka qenė njėri nga themeluesit dhe udhėheqėsit kryesor. Ka qenė vetė dora e djathtė e ministrit Krasniqi.
 
Salih Ēekaj nuk ka qenė i rreshtuar nė Brigadėn 138, spse kjo brigadė ėshtė formuar pas rėnjes sė tij nė fushen e nderit. Salih Ēekaj ishte komandant i Brigadės  134 tė riorganizuar, e cila ishte formuar mė herėt nga Ministria e Mbrojtjes. Por, pikėrisht pėr ta shuar kėtė brigadė qė ishte e mbuluar me heroizmat e lavdishėm tė betejave si tė Loxhes, Llukės sė Epėrme e sidomos thyerjs sė kufirit shqiptaro-shqitar, qė u  bė nga brigadat 133 dhe 134 si formacione ushtarake tė FARK-ut, formohet Brigada 138 me emrin e Agim Ramadanit. Ky ndryshim bėhet pėr tė humbur gjurmėt e lavdisė sė Brigadės 134 dhe heroizmin e pashoq tė komandantit tė saj Salih Ēekajt. Prej atėherė, emri i heroit Salih Ēekaj ende mbetet i anatemuar dhe i pagraduar nga Shtabi i Shefqet Cakiqit. Ky anatemim bėhet me qėllim, sepse zbardhja e tėrė veprimtarisė sė Salih Ēekajt do tė thotė fundi i gėnjeshtrave dhjetė vjeēare (90-99) tė njė kaste gėnjeshtarėsh, shpifarakėsh, intrigantėsh dhe hajnasgh tė historisė, tė cilės kastė, ti Shefqet Cakiqi, me vetėdije apo pavetėdije, iu ke bėrė altoparlant me zhurmė monotone dhe tė ēoroditur.  Kėtė zhurmė ti e quan analizė, por qė tė anlizosh diēka, ti duhet fillimisht tė sherohesh.
 
Sikur ti, o Shefqet Cakiqi, ėshtė munduar tė spekulojė edhe Xhavit Haliti, i cili thotė :  « … Ideja bazė e frontit tė Koshares ka qenė tė krijohet njė kanal pėr armatimin e Zonės sė Dukagjinit dhe pastaj tė krejt UĒK-sė. Ishte arritur marrėveshja pėr koordinimin e veprimeve midis Azem Sylės, Nasim Haradinajt dhe Rrustem Berishės e Salih Ēekut… «, gazeta « Zėri », 15 shkurt 2001, faqe 8.
 
Xhavit Haliti prap nuk pėrmend as ditėn, as datėn, as vitin pėr kėtė marrėveshje, por nga pyetja e gazetarit B. Shala nėnkuptohet se flet pėr periudhėn derisa zgjatėn bombardimet e NATO-s.
 
7. « … si u bė qė gjatė udhėtimit tė Sali Ēekut pėr nė Shqipėri, nė Itali i vidhet njė sasi armatimi i cili mė vonė stėrshitet, ndėrsa Sali Ēeku rrezikohet tė kthehet  pėr nė Serbi » Shefqet Cakiqi, Epoka …
 
Salih Ēekajt kurrė nė jetėn e vet nuk iu ka vjedhur armatimi nė Itali dhe kurrė nuk ka qenė i rrezikuar nga autoritetet italiane qė tė transferohet nė Serbi. Ky zbulim i yti ėshtė kulmi i shpifjeve tė tipt defatore – ą la Cakiqjanqe. Kur ėshtė bllokuar Salih Ēekaj nė kufi dhe tė cilit shtet, pyete Xhafer Shatrin tė tregon, i cili kėsaj radhe ia ka ndihmuar  Salihut.
Ndėrsa sa i pėrket azilimit tim, nės e ke fjalėn, se kur e kam marrė dhe pse, pyete Naser Tupellen se tė tregon.
Sidoqoftė, me fitimin e azilit veprimtarinė time nuk e kam ndalur, pėrkundrazi e kam shtuar, ti do ta kuptosh vetėm kur tė sherohesh.
 
8. « Unė isha anėtar i Kryesisė sė LDK-sė nė Zvicėr dhe meqė Sali Ēeku ishte anėtarė i Kryesisė sė LDK-sė nė Gjermani, raportet e mija pėrpos private me Sali Ēekun ishin edhe raporte funksionesh nė kuadėr tė LDK-sė nė diasporė ». Shefqet Cakiqi, « Epoka e re ….
 
Une e di qė ke qenė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė nė Zvicėr edhe tė njejtin funksion e kishte edhe Salih Ēekaj nė Gjermani, por veprimtaria jote me tė Salihut s’ka pasur gjė tė pėrbashkėt. Derisa Salih Ēekaj  punonte me tėrė energjinė pėr avansimin e LDK-sė dhe Pavarėsinė e Kosovės, ti punoje pėr ta realizuar misionin e turpshėm « ta marrim kalanė nga brėnda » dhe pikėrisht pėr kėtė punė ke qenė te unė nė Wilisau dhe doje tė mė bėsh emisar pėr njė ndėrmarrje kaq tė turpshme, siē patėt bėrė me shumė nėndegė apo aktiva tė LDK-sė. Pėrveē kėsaj, ti ke marrė shpesh pjesė nė linēimin e njerėzve mė tė devotshėm tė LDK-sė.  Kujto  ēfarė i ke bėrė nė Zofingen tė ndjerit Akademik Fehmi Aganit, i cili ka edukuar aq shumė breza dhe deri nė momentin kur e vranė forcat serbe punoi dhe veproi pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės. Sikur mos tė njihja se kush je, sot do tė mė vinte turp pėr ty, o Shefqet Cakiqi ! Nėse kėto gjėra nuk tė kujtohen, pyeti shokėt qė kanė qenė prezent dhe ende e kanė mendjen nė rregull.
 
9. « Atėherė kur s’paskeni qenė as anėtar i LDK-sė dhe as nuk keni qenė kryes i obligimve ndaj Qeverisėsė Kosovės »
 
Sa i pėrket 3% qė aq shumė tė paska marrė malli, shko dhe kėrko kontratėn time nė   Triba Partner Bank nė Nebikon. Pėrndryshe ka plot shqiptarė qė kurrė nuk kanė qenė anėtarė tė LDK-sė, por e kanė paguar 3%. Megjithatė,  ėshtė vėrteta qė LDK-ja ka qenė  shtylla kryesore qė e ka financuar Fondin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Nė intervistėn time, kam thėnė se anėtarėt e LDK-sė i ka mbushur edhe fondet tjera, si atė tė « Emergjencės » dhe  « Fondin  Vendlindja thėrret ».
 
10. « Por, nejse. Tash prej Zvicėre pėr t’u shpallė hero nė stilin “pervi borac” i ’41-shit, me dy-tre dėshmitarė, pėr ndonjė pension, mė duket se je ende i ri” Shefqet Cakiqi Epka …
 
Mė vjen mirė qė mė ke ndihmuar ta njoh fytyrėn tėnde tė vėrtetė nė citatin e fundit, ku nostaligjia pėr shprehjet partizane i personifikon ti dhe taborri nė tė  cilin  vepron. Kjo nostalgji iu ka pėrcjellur mė bėmat mė tė shėmtuara prej luftės sė Dytė e deri te « revolucioni demokratik » dhe tre gishtrinjtė qė nė vazhdim organizuan dhe kryen  shumė vrasje tė figurave shumė tė rėndėsishme tė LDK-sė. Pėr kėto vepra tė pista padyshim se keni fituar vendin pėr tu bekuar edhe nė kishėn e Deēanit, apo ndoshta edhe mė lartė, nė atė tė Graēanicės.
 
Pėrndryshe, unė s’kam nevojė tė vishem me pupla tė huaja, mė mjafton veprimtaria ime tė cilėn e fillova kur isha ende nė gjimnazin « Vėllezėrit Frashėri » tė Deēanit dhe veprova nė grupin e Jusuf Gėrvallės. Pėr veprimtarinė time nė kėtė grup, pėrveē Jashar Salihit, qė ėshtė i vdekur, kam jo mė pak se dhjetė dėshmitarė tė gjallė, emėrta e tė cilėve nuk e shof tė arsyeshme t’i radhis kėsaj radhe.
 
Saim Tahiraj
 
Vėrejtje: Reagimi i ėshtė dėrguar gezetės « Bota sot », por e cila nuk e ka botuar. Kur nga redaksia kėrkova qartėsim, mė propozuan t’ia dėrgoj gazetės “Epoka e re”. Por unė mė parė do t’ua dėrgoj gazetave tė Beogradit se sa kėsaj gezete leckė, e cila aq shumė ka propaganduar dhe legjimtimuar vrasjet e shqiptarėve!

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.