8.06.2003 - Trepca.net

INTERVISTĖ EKSKLUZIVE ME SAIM TAHIRAJN BASHKĖLUFTĖTAR I SALIH ĒEKAJT

ĒKA KA MBETUR ENDE PA U THĖNĖ PĖR LUFTĖN NĖ KOSOVĖ

Intervistuanė: Sefedin KRASNIQI dhe Beqir KAMERAJ  


Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshem lidhur me pėrgaditjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo verimtarė qė  e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Megjithatė, ekziston pėrshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftėn sipas shijės sė krahut politik qė i kanė takuar gazetarėt. Veē shijes sė gazetarėve dhe bindjeve politike tė tyre, shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjindeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasėve, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prap kanė vėrshuar shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė  grupit tė Salih Ēekajt, sidomos pėr  familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervisten e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren “Bota sot” mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari  e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Nė njė intervistė tė gjatė,  nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn “Zėri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren “Bota sot”, e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, tė flas mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj. (S.K)
 
Prill 2003 / Intervistuanė: Sefedin KRASNIQI dhe Beqir KAMERAJ
 
  
PYETJE: Sikur shumė ushtarė dhe komandantė edhe Ju keni folur disa herė pėr gazetėn “Bota sot”  pėr luftėn. Pėr shkaqe qė tashmė dihen, asnjėherė as Ju nuk keni mundur t’i thoni tė gjitha gjėrat qė keni dashur. Ēka ka mbetur ende pa u thėnė? Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēkajt me kėto grupe?
 
Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė  me pėrgaditjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit Shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė  arritur njė marrėveshje.  Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėta tre janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgaditėn luftėn, i realizuan aksionet  e para kundėr soldateskės serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa  ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pregaditjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij  grupi nė Kosovė.
 
PYETJE:  Atėherė na thuani diēka mė imtėsisht, pėr pregaditjet ushtarake dhe futjen e kėtyre  grupeve nė Kosovė.
 
Saim Tahiraj:  Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u  kyēer nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse nė sa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie.  Drjetimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė  ka vepruar nė kuadėr  tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me  rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pregaditje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė  Grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.
 
PYETJE:  Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarke?
  
Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndyshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta dy kanė udhėtuar  nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur.  Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai  ėshtė deshmitar i gjallė. Por e di qė  ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.
 
PYETJE: Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?   
 
Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.
 
PYETJE: Pėr  vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj ka pasur  polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?
 
Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.
  
 
SI HYRI NGA SHQIPĖRIA NĖ KOSOVĖ GRUPI I ISHTARĖVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS, PREJ 33 VETAVE, I KOMANDUAR NGA SALIH ĒEKAJ?
 
PYETJE: Atėherė, si qėndron puna me Grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?
 
Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ka ushtruar nė Surel  tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake.
  
Pasi unė bashkė me shumė djem  tjerė tashmė i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicėra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgaditjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės,  nga Kosova nė Zvicėr erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė  Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare.
  
Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.
 
PYETJE: Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr tu futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ky komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?
 
Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij  grupi ishin tė shumta dhe  tė ndryshme. Por, arsyet  kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė  dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgaditeshin tė futen nė Kosovė.
  
Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast  dėshiroj ta ceku, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrserisė,  se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gadi e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt. 
  
Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucinet e atėherėshme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.  
 
PYETJE: Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt  niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?
 
Saim Tahiraj:  Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr  Kosovė.  Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun  tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja. 
  
Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin  pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin,  e ndėrron edhe drejtimin. Merrė njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mengjesit dhe u vendosen  nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit.
 
Adem Jashari ka qenė  me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgaditjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu. 
  
Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet  tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgaditur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,...  Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit  “Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės”.
 
Veē kėsja ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.
 
                               LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:  

Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr.   Karikatorė Fishekė
1 Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2 Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120  
3 Saim Tahiraj Deēan   17029553 4 120/5  
4 Osman Ferizi Deēan   4176733 4 120/20  
5 Muharrem Bobi   Prizren 7350 4 120/150  
6 Hilmi Peci   Mitrovicė   12133987   4 120
7 Ramadan Begu Mitrovicė   11113957   4 120
8 Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9 Ejup Murseli   Mitrovicė 20115049   4 120/24
10 Shahin  Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11 Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919   4 120  
12 Fadil Kadria   Skenderaj 11112153 4 120
13 Iljaz Kadria   Skenderaj 111174110 4 120
14 Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120  
15 Murat Jashari   Skenderaj  20084113 4 120/7  
16 Avni Rama   Skenderaj  20061583 4 120/28
17 Sahit Jashari   Skenderaj 20103940   4 120/38
18 Shaqir Salihi   Skenderaj  11125407 4 120
19 Xhemajl Kelmendi F.Kosovė   20096701 4 120  
20 Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120  
21 Shemsi Zeqiri   Prishtinė 20102917 4 120/6
22 Xhavit Gubetini   Prishtinė 20113567 4 120  
23 Faton Gajtani   Prishtinė 20108076 4 120/8
24 Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25 Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240  
26 Ekrem Sheholli   Podujevė 1112249 4 120/2  
27 Qenan Azizi Tetovė   20106021   4 120
28 Feriz Xhemaili Tetovė 20060106   4 120
29 Nuri Bexheti   Tetovė 20027760 4 120
30 Bujar Zeneli   Kumanovė 20063866   4 120
31 Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812   4 120
32 Jakup Limani   Shkup 411651 4 120
33 Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
  Gjithsejt     33   132   3960  
Me datėn 08. 12. 1991
  Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj
 
 
PYETJE: Kush kanė qenė anėtarėt e grupit tė Gjilanit?
 
Saim Tahiraj: Ndėrlidhja me ēerdhėn nė Ferizaj (Ahmet Hoxha) ka qenė Imer Halimi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė Dega Gjilan, ndėrkaq organizatorė pėr regrutim: Fadil Kajtazi, Lutfi Haziri, Naim Behluli, Naser Latifi, Ramiz Ramadani.
Nė grupin e parė tė shqiptarėve nga Kosova qė kanė marrė pjesė nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri kanė marrė pjesė edhe kėta tė rinj nga Gjilani. Udhėheqės i grupit ka qenė Ramiz Kelmendi nė ndėrkohė qė nė kėto ushtrime kanė marrė pjesė Hysen Agushi dhe Halil Halili.
  
Vendi i takimit para nisjes ka qenė shqėpia e raif Cernicės, nga fshati Starasellė komuna e Ferizajt. Takimi i parė ėshtė bėrė me anė tė taksive “furgona” nėpėr Greqi, mirėpo grekėt nuk kanė lejuar kalimin nėpėr territorin e tyre. Ndėrkaq tentimi i dytė, ėshtė bėrė me aeroplan nga Shkupi pėr Zürich, Zürich - Trieshtė, Triestė-Durrės me anije.
 
Nė portin e Durrėsit pritja ėshtė organizuar me Salih Ēekajn dhe Zymer Berisha. Grupi tjetėr nga Gjilani, i cili po ashtu kursin nė vitin 1992 pėr veprime tė posaēme nė kuadėr tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės janė: Ramiz Ramadani, Fadil Kajtazi dhe Naser latifi.
 
Organizatorė nė Kosovė ishin Ahmet Hoxha nga Ferizaj, i vrarė gjatė luftės. 
Shkuarja: Ferizaj-Shkup-Sofje-Tiranė (Rinasi).
Kthimi: Tiranė-Bled (Slloveni)-Shtutgart-Dyzeldorf-Shkup-Gjilan.
Pritja nė Tiranė: Ali Aliu dhe Zymer Berisha.
Pritja nė Bled: Ramush Tahiri, zėvendėsi i Kryeministrit.
Pritja nė Shtutgart: Fehmi Agani, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Hafiz Gagica dhe Shaqir Shaqiri. /BM.
 
 
PASI MORI 12 KALLASHNIKOVĖ, ADEM JASHARI THA: “ME KĖTO ARMĖ, I GJALLĖ S’KA KUSH QĖ MĖ DEL PĖRPARA”!
 
PYETJE:  Ku ishit  Ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė  ngjarjet e asaj dite?
 
Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me  Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam  qė pas dy javėsh tė vinin pėr  ta marrė  armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.
  
Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn  te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj  mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren  armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet  nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi.  Dua  ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar  tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.
 
PYETJE: Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė  armatim?
 
Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė  tė tij.  Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak”? Ademi iu pėrgjegj, “me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara”. Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.  
 
PYETJE: Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet  e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?
 
Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė.  Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn “Bota sot”, ndėrsa Rifati nė fejtonin  e  gazetės “Zėri” ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė. 
  
Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra,  nė njė intervistė para disa ditėsh nė “Zėri”. Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.
   
 
E PYES XHAVIT HALITIN, PSE SALIH ĒEKAJ, ADEM JASAHRI E ZAHIR PAJAZITI NUK JANĖ PYETUR FARE PĖR PAGĖZIMIN E UĒK-SĖ?
   
PYETJE: Si i spjegoni atėherė ata zėra qė kanė propoganduar se Salih Ēekaj nuk ka qenė njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė, nuk ka kryer asnjė aksion dhe ėshtė vrarė duke u futur nė Kosovė? Mė i zėshmi ndėr ta ėshtė Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.  
 
Saim Tahiraj: I di dhe i njoh tė gjithė ata qė flasin pas shpine. Ndėrsa, Shefqeti ka edhe njė faqe interneti ku figurojnė disa  artikuj tė botuar mė herėt nė gazetėn “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme. Nėse dikush ka tė drejtė tė merret me keto gjėra, mė sė paku ka tė drejtė tė mirret pikėrisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem njė tė drejtė, tė flas vetėm pėr aktivitetin e LDK-sė nė Zvicėr derisa ka qenė anėtar i Kryesisė. Me pėrgjegjesi po e them, se njė javė pasi grupi i Salih Ēekajt i ka bėrė disa aksione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme dhe mė kanė lutur tė antarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė  Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt.  Kjo qė ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, pėrkundrazi, me shkrimet e kohėve tė fundit ma ka forcuar bindjen pėr etikėn e tij cakiqiane.
 
Ndėrsa sa i pėrket themelimit tė UĒK-sė, unė pajtohem se pagėzues tė UĒK-sė nuk kemi qenė ne. Por me kėmbėngulje e them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve edhe pse disa persona pėrgjegjės  nuk i kanė kryer detyrat me tė cialat kanė qenė tė ngarkuar. Sa i pėrket pagėzimit tė UĒK-sė, do tė ishte mė sė miri tė dakordohen mes veti, ata qė lėshonin komunikata nga Zvicėra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumė shokė   kryenin aksione nėpėr Kosovė. 
  
Mundėsisht tė dalin me njė qėndrim ku dhe kur u pagėzua UĒK-ja, kush ishte i pranishėm, a ka procesverbal dhe a u inēizua ai moment. Deklaratat nė shtyp se “kur ėshtė themeluar UĒK-ja, Ademi ėshtė gėzuar shumė (R.Selimi) apo “unė e themelova UĒK-nė mė 28 e 29 nėntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit nė “Zėrin”  se “LPK e ka themeluar UĒK-nė”, mė herėt i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, nė librin e tij thotė se “LPK i ka lėshuar 47 komunikata nė emėr tė UĒK-sė”!!! Ndėrsa unė e pyes Xhavit Halitin, a janė pyetur  Salih Ēekaj, Adem Jashari  dhe Zahir Pajaziti pėr pagėzimin UĒK-sė dhe a kanė bartur kėta emblemen  e UĒK-sė?
 
Pastaj komunikatat qė i lėshonin nga banesat e ngrohta nė Zvicėr nė emėr tė UĒK-sė pėr aksionet e tyre, a e kanė pyetur ndonjėherė Salih Ēekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e kėtyre komunikatave dhe faksimilin me nėnshkrime tė komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Nga tė gjitha shkrimet qė kam lexuar deri tash, ata flasin pėr komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnė se Ademi ishte edhe anėtar apo komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. 
  
A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-sė nga Perėndimi kanė qenė denoncimi mė i rėndė dhe dekonspirim mė fatal, qė pėr kapuq tė madh, i ėshtė bėrė organizimit ilegal tė armatosur kundruell  forcave serbe?! E them kėtė nga fakti se nė disa raste ende pa lėshuar Kosovėn Grupi i Salih Ēekajt, pas kryerjes sė aksioneve, LPK-ja ka lėshuar komunikata duke u bazuar nė lajmet e televizionit tė Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirės dhe nevojave tė politikės gjakpirėse tė Millosheviqit. Le t’u tregojė shqiptarėve Xhavit Haliti pse komunikatat lėshoheshin nė emėr tė UĒK-sė kur ne qysh nė  vitin  1991 jemi futur nė Kosovė me uniforma ushtarake por pa emblema tė UĒK-sė.
 
PYETJE: A ėshtė i gatshėm Grupi i Salih Ēekajt tė merrė  pjesė nė ndonjė simpozium pėr t’i qartėsuar tė gjitha kėto gjėra? A jeni nė gjendje tė ballafaqoheni publikisht me ata qė aq shumė pas luftės u  promovuan nė shpinė tė  UĒK-sė?
 
Saim Tahiraj: Po natėn dhe ditėn, nė gazeta, nė radio, nė televizion apo nė ēfarėdo sesioni apo simpoziumi tė organizuar nga historianėt apo sesione tė ndyshme shkencore. Por jam thellėsisht i bindur se ata nuk janė tė gatshėm pėr kėtė sepse nuk janė mėsuar tė flasin me gjuhėn e fakteve por me gjuhėn e forcės.
 
PYETJE: Tė kthehemi edhe njėherė si vazhdoi puna mė tutje me pjestarėt e grupit  nė fjalė? Disa prej tyre shumė shpejt u burgosėn.
  
Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, njėri nga shokėt tanė, Xhavit Gubetini, i pari ra nė duar tė policisė serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mėnjėhershme nė tė gjitha drejtimet si nė Llap, Drenicė dhe Deēan etj... Ky organizim kishte shtrirje tė gjėrė, pasi ishin tė pėrfshira Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, falė organizimit tonė tė asaj kohe, ne arritėm tė lajmėrojmė njeri-tjetrin dhe tė largohemi. Mirėpo, pesė pjestarė tė ushtrimeve nė Shqipėri u burgosėn, e bashkė me ta edhe tre tė tjerė qė e ndihmonin kėtė organizim. Por, u zunė vetėm pesė armė. 
  
Pjesa tjetėr mbeti e pazbuluar nė shtepinė e Salih Ēekut dhe nė shtėpinė tonė, nė Beleg. Nė vazhdim, me ato pushkė qė mbetėn tė pazbuluara, u kryen shumė akasione kundėr forcave serbe nėpėr Drenicė, Llap e Dukagjin. Disa vite mė vonė, kur filloi lufta e hapėt, ato armė iu shpėrndanė luftėtarėve  tė lirisė.  Nė komunėn e Deēanit shpėrndarjen e bėri Musa Ēakaj nga Bėrliqi, vėllai i Salihut  dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.
 
PYETJE: Pas kėtyre arrestimeve si vepruat ju?
 
Saim Tahiraj: Meqenėse u  rrezikuam shumė, ne u detyruam tė tėrhiqemi nė Shqipėri dhe prisnim urdhėra tjerė. Nė Shqipėri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisė. Ata na urdhėruan qė ta lėshojmė sa mė parė Shqipėrinė, sepse,  sipas tyre, Jugosllavia nė atė kohė kishte shtruar nė OKB-sė njė ankesė, gjoja se Shqipėria po pėrgadiste grupe terroriste kundėr ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Kėtė na e konfirmoi mė vonė edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshėm i Shqipėrisė. Ne u tėrhoqėm nga Shqipėria dhe shkuam nė Zvicėr e Gjermani. Nė Gjermani u takuam me Salih Ēekajn dhe biseduam pėr mundėsinė e vazhdimit tė aktiviteteve ushtarake. Njė prej takimeve mė tė rėndėsishme qė na mundėsoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Nė atė takim prej grupit tė Deēanit te Bujari kemi qenė kėta persona: Salih Ēekaj, Zenun Idrizi dhe unė. Me ne ka qenė  edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam nė Shtutgard pėr t’u takuar dhe pėr tė biseduar pėr veprimtarinė e mėtutjeshme. 
   
Para se tė takohemi me Bujar Bukoshin u takuam nė Shtutgard nė zyrėn e LDK-sė me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik qė diēka duhej ndryshuar. Ato forca qė ishin tė pėrgaditura tė vazhdonin veprimtarinė e tyre por tė jenė nėn kontrollin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe kurrsesi mos tė merrnin ndonjė veprim jashtė kontrollit. Propozoi qė Salihi tė jetė ndėrmjetės nė mes organeve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre qė do t’i kryenin kėto veprime ushtarake. 
  
Pas kėtyre udhėzimeve qė morėm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam qė tė vazhdojmė aktivitin tonė. Financimin ta bėnte Qeveria e Republikės sė Kosovės. Si lidhshmėri mes nesh dhe qeverisė mbeti Salih Ēekaj. U kthyem nė Zvicėr dhe filluam pėrgaditjet konkrete. U sigurua materiali  i nevojshėm. Njė shumė rreth 10’000 DM i morėm nga Bujar Bukoshi, ndėrsa financimin tjetėr e siguroi Salih Ēekaj. Blemė gjėrat qė na nevoiteshin diku nė vlerė prej 35.000 Frs. Unė dhe Ismet Avdullahi udhėtuam pėr Shqipėri dhe u takuam me Xhemail Berishėn aty ku e kishim lėnė takimin, pasiqė Xhemailin e kishim lėnė  nė Shqipėri si pikėtakim.
  
 
BUJAR BUKOSHI NJĖ DITĖ DUHET T’I BĖJĖ PUBLIKE TĖ GJITHA RAPORTET TONA PĖR VEPRIMET QĖ I KEMI NDĖRMARRĖ NE SI GRUP