OPINIONE

   
8.06.2003 - Trepca.net

Reagim ndaj shkrimeve tė Shefqet Cakiqit tė botuara nė gazetėn « Epoka e re »

PĖRGJIGJE NJĖ « DOAJENI TĖ PATRIOTIZMIT  SHQIPTAR »

( E pėrditshmja "Bota Sot" ka refuzuar botimin e kėtij reagimi, i cili ndėrlidhet me intervistėn ekskluzive tė Saim Tahirajt "ĒKA KA MBETUR ENDE PA U THĖNĖ PĖR LUFTĖN NĖ KOSOVĖ" (10 vazhdime) tė botuar nė "Bota sot" nga intervistuesitė: Sefedin Krasniqi dhe Beqir Kameraj )


Maj 2003 / Sefedin KRASNIQI
 
Para dy viteve, pėrkatėsisht mė 21 qershor 2001, njė biēim gazetar, qė ia paska ngarkuar veti barrėn tė merret me analizat e shkrimeve tė mia dhe me veprimtarinė time politike, mė pati sulmuar duke shpifur kundėr meje nė gazetėn « Epoka e re ». Me  cilėsinė prej shpifaraku, nė shkrimin e tij,  mė kishte rezervuar profesione denigruese qė kurrė nė jetė s’i kam ushtruar. Atėherė pata vendosur mos t’i pėrgjigjem me bindjen se ėshtė informuar keq nga ndonjė smirėzi qė fshihet pas tij, e vetė nuk guxon ta qesė kokėn mbi sipėrfaqe.
 
Pastaj, si t’i pėrgjigjem dikujt qė nuk e njoh as nuk mė njeh, qė nuk e kam parė kurrė as nuk mė ka parė. Duke mos dashur tė spekuloj, shpifjet e tij vendosa t’i konsideroj si tentim pėr goditje tė ultė, tė njė personi qė lufta mund t’i ketė shkaktuar plasaritje nė tru dhe nuk dallon punėtorin e arsimit nga « pjesėtari i sigurimit ». Megjithatė,  isha disi i bindur se edhe ky duhet tė jetė anėtar i ndonjė  tufe, qė ndonjė pjestar i saj kur ėshtė nisur pėr Zvicėr e ka harruar fyellin nėn mriz,  apo ndonjė bari qė nė vend tė numrave themelor,  loptė i ka numėruar me emrat : Laruka, Bala, Bardhana etj… Pėrveē kėtij biēim gazetari, ka pasur edhe ndonjė kalemxhi, pakalem, qė ėshtė marrė me shpifje tė kėtilla, por kurrė deri tash nė ndonjė medium publik serioz. As  kėta kalemxhinjė nuk i kam pėrfillur, sepse po tė kishin zbritur gabimisht nga treni Akropolis nė Lugmirė (ish–Dobėrlluka) tė Vushtrisė do tė argatshtonin, tre muaj, nė qepė dhe speca duke pritur tė paguhen  nė franga    bindur se janė duke punuar nė Zvicėr.
 
Pas njė interviste tė gjatė qė e pėrgadita pėr gazetėn « Bota sot » me Saim Tahirajn, bashkėluftėtar i heroit tė kombit Salih Ēekajt, pėr ēudi, prap ky biēim gazetari, mė 05 maj 2003, nė gazetėn « Epoka e re » i kishte pėrseritur pothuajse tė njėjtat shpifje, sikur dy vite mė parė. Ky ėshtė Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA,  qė i thėnka veti ish i burgosur politik dhe hiqet pėr «kujdestar dhe analist lucid » i shkrimeve qė botohen nė gezetėn « Bota sot » dhe kujton se ėshtė «doajen i patriotizmit shqiptar ». Ēka ėshtė edhe mė keq, ky e « mpreh shpatėn pėr situatėn »  sa herė qė dikush guxon tė shkruajė apo flasė pa izėn e tij pėr dėshmorėt  e kombit, pėr luftėn apo pėr Kosovėn. Me kėtė farė « rojtari tė shqiptarizmės» tė cilin, e pėrseris, nuk e njoh fare, edhe kėsaj radhe nuk do tė merrem siē e meriton. Madje e injoroj me indiferencėn mė tė madhe. Do tė reagoj me tė njėjten masė vatėm atėherė kur ata qė fshihen pas tij do ta kenė guximin tė shkruajnė me emėr e mbiemėr tė vet. Me qyqarėt dhe telallėt e tyre s’kam punė !
 
Megjithatė, pėr opinion do t’i them dy-tri fjalė, jo pėr t’u rrėfyer, sepse s’i kam borxh askujt, sa pėr tė respektuar maksimėn « kur tė shajnė mos hesht ». Pasi ky farė biēim gazetari spekulon vazhdimisht me qendrimet e mia nė Francė, duke u kėrkuar falje lexuesėve, padeshirė, po jap njė rrugėtim tė shkurtėr tė veprimtarisė sime :
 
Ėshtė e vėrtetė se unė kam qėndruar disa herė nė Francė. Herėn e parė kam shkuar ende pa i « rėnė fytyrės brisk », si thotė populli.  Nė atė kohė kam qenė student  nė Universitetin e Prishtinės dhe vetėm sa i kisha mbushur 20 vjet. Po atė vit, veē studimeve tė gjuhės frėnge, nė Paris (St. Cheron) pata mbaruar njė kurs pėr edukator, i cili mė ka mundėsuar tė punoj nė Francė nė cilėsinė e  edukatorit nėpėr pushimore fėmijėsh (colonies de vacances). Puna dhe qėndrimet nė Francė mė kanė mundėsuar ta perfeksionoj gjuhėn frėnge. Kjo mė ka ndihmuar shumė t’i mbaroj studimet nė afat rekord duke fituar titullin profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Frėnge.
 
Pas diplomimit kam punuar nė shkollėn teknike, qė atėherė quhej « 19 Nėntori »  dhe shkollėn e mesme « Shtjefėn Gjeqovi » nė Prishtinė. Kah fundi i vitit 1980, Komiteti Krahinor pėr Kulturė dhe Arsim nė bashkėpunim me Bashkėsinė Krahinore pėr Kulturė dhe Arsim patėn  shpallur konkurs pėr njė mėsues, i cili do tė vazhdonte tė organizojė mėsimin plotėsues pėr fėmijėt e punėtorėve shqiparė pėrkohėsisht tė punėsuar nė Francė (Valentigney, Héricourt, Lure, Mulhouse).
 
Aplikova nė kėtė konkurs dhe veē kushteve qė i plotėsoja, njė personalitet i rėndėsishėm dhe me autoritet i asaj kohe mė ka ndimuar te komisioni qė tė zgjidhem pėr kėtė vend pune. Ai person edhe sot gėzon autoritet nė Kosovė, por pasi konsiderohet  i zhdukur nga regjimi i Milosheviqit dhe nuk dihet a ėshtė i gjallė apo i vdekur, kam vendosur tė mos ia pėrmend emrin. Takimin me kėtė person ma ka mundėsuar profesori im i fakultetit Halit Halimi, i cili fatmirėsisht kam dėgjuar qė iu ka shpėtuar flakėve tė luftės. Pasi kam udhėtuar me familje nė Francė, katėr vjet me radhė fėmijėve tė shqiptarėve atje ua kam mėsuar alfabetin e gjuhės shqipe nė qytetet qė i pėrmenda mė lartė. Pas katėr viteve jam kthyer nė Kosovė dhe kam rifilluar punėn, profesori i gjuhės frėnge, nė shkollat e lartėcekura.
 
Nė vitin 1987, kam ardhė nė Zvicėr ku punoj edhe sot. Punėn qė bėj ėshtė  mjaft me pėrgjegjėsi dhe e dua shumė. Krahas kėsaj pune, edhe nė Zvicėr, shtatė vjet me radhė, e kam organizuar mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė LAPSH-it. Njė vit kam punuar nė kuadėr tė shkollės zvicėrane me fėmijėt e ikur nga lufta e Kosovės. Ky vit, pėr mua, ka qenė shumė i vėshtir dhe emocional, sidomos kur fėmijėt e ikur nga lufta rrėfenin pėr atrocitetet e pėrjetuara nė Kosovė. Jam i bindur se ushtrimi i profesionit tė punėtorit tė arsimi t, si nė Kosovė, nė Francė dhe nė Zvicėr,  ka qenė puna mė patriotike e jetės sime pėr tė cilėn jam krenar dhe do tė jem gjithė jetėn. A ka gjė mė nobėl sesa t’ua mėsosh fėmijėve shqiptarė alfabetin e gjuhės amtare dhe t’i bėsh tė ndihen krenarė qė janė shqiptarė? Ēka ka mė sublime sesa me fjalė t’ua sherosh plagėt fėmijėve tė ikur nga lufta ? Mu pėr kėtė, profesionin e mėsuesisė qė e kam ushtruar gati njėzet vjet, tė cilin e kam braktisur para tri viteve, do ta rinisė nė fillim tė vitit shkollor 2003/2004.
 
Gjatė luftės kam dhėnė kontributin e duhur qė ėshtė kėrkuar prej meje,  pėr tė cilin nuk dua tė flas, sepse ėshtė shumė i vogėl nė krahasim me kontributin e atyre qė pėr ēlirimin e Kosovės e kanė dhanė jetėn apo ndonjė pjesė tė trupit.
 
Meqenėse, njė kohė relativisht tė gjatė kam qenė afėr shumė burimeve dhe  informacioneve qė tregojnė se ē’hile, kurthe e maska  kanė ndodhur mes shqiptarėve gjatė luftės, tash tri vjet, pėrveē punės me tė cilėn e mbaj familjen, kam dhėnė kontributin tim nė zbardhjen e shumė ngjarjeve qė lidhen me luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Nga kjo punė, pėrveē disa artikujve dhe intervistave, kanė parė dritėn tri libra me motive nga lufta pėr tė cilat kam dhėnė kontribut tė ēmuar.
 
Nė tė ardhmen, edhe kėtė veprimtari  do tė mundohem ta ushtroj me pasion pa u frikėsuar nga kėrcėnimet qė mė kanė pėrcjellur, apo nga sharjet e pista tė njė tufe shpifarakėsh, qė vazhdojnė t’u rrinė shqiptarėve nė qafė „pėr do merita tė sė kaluarės“. Tė njėjtit  po mendojnė qė  e kanė nėn jastak tapinė e Kosovės, tė asaj Kosove, qė pėr „meritat e tyre“ sot ka mbetur as nė tokė as nė qiell. Mandej tė njėjtit janė nė gjendje tė bėjnė pazar me Kosovėn vetėm pėr ta shpėtuar kokėn nga burgjet pėr krimet e bėra ndaj shqiptarėve.
 
Ky ėshtė reagimi im i parė dhe i fundit pėr gazetė apo pėr ēfarėdo mjeti tė informimit. Ēdo vazhdim i ēfarėdo lloji qoftė, punėt do t’i ēojė nė gjyq Nė  Zvicėr ka ligje dhe gjyqe qė funksionojnė edhe kundėr shpifarakėve.
 
(Autori: *Ky reagim iu ka dėrguar gazetės « Bota sot»  e cila nuk e ka botuar)

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.