OPINIONE

   
8.06.2003 - Trepca.net
PARA SAMITIT TĖ BE-sė NĖ SELANIK

KUVENDI I KOSOVĖS T’I DREJTOHET ME KĖRKESĖ SAMITIT PĖR NJOHJEN E MENJĖHERSHME TĖ PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS


8 qershor 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Siē dihet deri mė tani janė mbajtur samite dhe konferenca tė shumta ndėrkombėtare tė organizuara nga BE-ja, OSBE-ja si dhe forume tjera tė larta europiane, por nė tė cilat pėrfaqėsuesit legjitim tė Kosovės nuk janė ftuar qė tė marrin pjesė nė to si palė e pavarur nga UNMIK-u dhe e barabartė me pjesėmarrėsit e vendeve tjera europiane. Arsyetimet e organizatorėve tė kėtyre tubimeve pėr mosftuarjen e pėrfaqėsuesėve tė Kosovės kanė qenė gjithėherė tė njėjta se “Kosova nuk ėshtė shtet i pavarur dhe anėtare me tė drejta tė plota pranė BE-sė”, arsyetim ky tė cilin shqiptarėt mund ta kuptonin derisa nuk i kishin tė konstituuara organet dhe isntitucionet shtetrore tė Kosovės, por jo edhe pas formimit tė tyre me 4 mars tė vitit 2002 qė tani po bėhėt njė vit e tre muaj qėkur institucionet e Kosovės janė pranuar nga organi mė i lartė i OKB-sė Kėshilli i Sigurimit, pra tė njohura zyrtarisht nga i gjithė komuniteti ndėrkombėtarė.
 
Prandaj, pengesat dhe moslejimi i pėrfaqėsuesėve zyrtarė tė Kosovės qė tė marrin pjesė nė takime dhe konferenca ndėrkombėtare siē ėshtė samiti i ardhshėm i BE-sė pėr Ballkanin i cili do tė mbahet me 21 qershor nė Selanik tė Greqisė, thėnė pa ekuivoke ishin vendime tė palogjikshme nga reflektohej qartė se ato ishin rezultat i standardeve tė dyfishta politiko-diplomatike tė kėtyre forumeve ndaj Kosovės, sepse nė mos si pjesėmarrės tė barabartė atėherė pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kosovės nė takime tė tilla ėshtė dashur tė ftohen nė cilėsinė e vėzhguesėve derisa tė bėhėt njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės. Nuk ka dyshim se kjo lojė e dyfishtė politike ende po vazhdon ndaj Kosovės, kur nė njėrėn anė pranohet konstituimi i organeve shtetrore tė saj siē bėhėt edhe pranimi i tyre nga ana e instancave mė tė larta ndėrkombėtare tė botės (OKB-ja), ndėrsa nė anėn tjetėr hasim se vetė BE-ja dhe drejtuesit mė tė lartė tė saj pėrfaqėsuesve tė organeve shtetrore tė Kosovės u ndalonte pjesėmarrjen nė tubime me karakter pėrfaqėsues ndėrkombėtar!?
 
Ėshtė ky padyshim njė nonsens i llojit tė vetė diplomatik nė historinė e OKB-sė, BE-sė, etj, si bartėse tė formimit dhe angazhimit tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė (UNMIK), sepse tė zbatohet nė rastin e Kosovės doktrina “Kissinger” e politkikės dhe diplomacisė sė “hap pas hapit” (Step by step) duke iu mohuar dy milion shqiptarėve tė drejtėn pėr shtet tė pavarur me arsyen iracionale vetėm se dikur Kosova ishte nėn adminstrimin (lexo: okupimin) jugosllav, kur dihet se njė shtet i tillė artificial u shaktėrrua pėrfundimisht nė vitin 1991 me daljen e republikave tjera nga ish ajo federatė sllave tė cilat nė ndėrkohė u pavarėsuan dhe formuan shtete me pėrjashtim tė Kosovės e cila poashtu ishte njėsi e barabartė dhe element konstitutiv i tė njėjtės federatė, pra duke zbatuar arshine tė dyfishta diplomatike vetėm ndaj Kosovės, fletė qartė se qėndrimet e faktorėve ndėrkombėtarė, nė veēanti atyre europianė, lidhur me statusin final tė Kosovės gjatė periudhės sė fundit katėrvjeēare kanė qenė nė kundėrshtim me interesat e kombit shqiptar, por edhe me deklaratat politike tė tyre pėr nevojėn e pėrshpejtimit tė procesit tė krijimit tė shteteve tė reja nė Europė pas ramjes sė sistemit komunist, gjė qė njė pėrjashtim i Kosovės dhe shqiptarėve nga ky proces i ka vėnė ata nė pozitė tepėr tė disfavorshme, bile nė disa raste edhe diskriminuese.
 
Mosprania e pėrfaqėsuesėve legjitim tė Kosovės nė forume dhe konferenca ndėrkombėtare e prejudikuar edhe nga vetė pėrmbajtja e Kornizės kushtetuese sipas sė cilės disa kompetenca, pra ato mė kryesorėt do tė ngelin si tė drejta tė rezervuara pėr PSSP tė OKB-sė, e poashtu sipas logjikės proserbe se “Kosova nuk ėshtė shtet i pranuar ndėrkombėtarisht, por krahinė nėn jurisdikcionin e Serbisė dhe Malit tė Zi”, pastaj mosdhėnja e tė drejtave dhe kompetencave tė plota organeve vendore pėr tė qeverisur nė mėnyrė tė pavarur politike dhe shtetrore, gjithnjė duke u arsyetuar me pretekste tė ndryshme dhe duke iu vėnė kėtyre organeve kushte politike pa plotėsimin e tė cilave nuk mund tė filloi debati pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, siē ishin ato shtatė standardet e njohura tė z. M. Steiner, etj, kanė ndikuar fuqishėm qė nė Kosovė tė krijohet njė gjendje politike “sui-generis” dhe nė shumė pikėpamje e pazbatuar ndonjėherė nė praktikėn e protektorateve tė OKB-sė nė botė.
 
E gjithė kjo situatė konfuze e krijuar nė Kosovė gjatė kėtyre katėr viteve pėr shkak tė mosnjohjes sė tė drejtave tė popullit shqiptar qė tė qeverisė me vetvetėn mė sė keqi ka ndikuar nė jetėn e tė rinjėve shqiptarė tė cilėt duke qenė tė zhgėnjyer pėr shkak tė pamundėsisė pėr t’u punėsuar ka bėrė qė nė numėr tė madh t’i rrekėn dukurive mė negative siē ėshtė marrja e narkotikėve, alkooli, prostitucioni, krimi, e mė nė fund edhe ikja e tyre nga Kosova drejtė botės pėrendimore. Ky ėshtė padyshim haraēi mė i madh qė po paguan populli shqiptar nėn administrimin katėrvjeēarė tė OKB-sė me Kosovėn pėr tė cilėn temė do duhej tė flitej haptazi nė samitin e ardhshėm tė Selanikut.
 
Duke i patur parasysh rrethanat aktuale politike nė botė, por para sė gjithash kahet integruese si dhe faktin se procesi i krijimit tė shteteve tė reja nė Europėn juglindore pas ramjes sė sistemit komunist ėshtė nė pėrfundim e sipėr, duke i marrė pėr bazė faktet tjera politike si dhe ato historike tė cilat gjatė shekullit 20-tė kanė ēuar deri te luftėrat botėrore dhe tragjeditė e mėdha njerėzore, sidomos padrejtėsitė qė janė bėrė ndaj kombit shqiptar i cili edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetė i ndarė dhe i coptuar nė disa shtete, etj, t’iu mohohen dhe injorohen edhe mė tej tė drejtat politike dhe kombėtare vetėm shqiptarėve pėr krijimi i shtetit tė dytė nė Ballkan, ndėrsa entiteteve tė cilat nuk kanė patur kurrė mė parė shtet siē janė maqedonėt t’iu pranohet pavarėsia dhe shteti, e nė anėn tjetėr tė pengohet mė kėmbėngulje pavarėsia e Kosovės si aspiratė kolektive e dy milion shqiptarėve e paguar me gjakun e mijėra dėshmorėve qė luftuan pėr lirinė e saj, por edhe si vullnet plebiscitar i njė populli tė tėrė i shprehur me referendum gjithėpopullor, e tė mos flasim pėr bashkimin e tyre kombėtar pėr tė cilin shqiptarėt as qė guxojnė tė bisedojnė haptazi, thėnė mė sė buti ėshtė hipokrizi e llojit mė tė ēuditėshėm politiko-diplomatik.
 
Prandaj, nisur nga kėto qė u cekėn mė lartė si dhe shumė fakte tjera historike ėshtė koha dhe rasti i fundit qė pėrfaqėsuesit e dy qeverive shqiptare tė cilėt do tė marrin pjesė nė punimet e kėtij samitit pėr Ballkanin i cili do tė mbahet me 21 qershor nė Selanik ta thonė fjalėn e tyre nė mėnyrė tė prerė; se pavarėsia e Kosovės nuk ka alternativė dhe se mosnjohja e shpejtė e saj si shtet i pavarur nga ana e komunitetit ndėrkombėtarė mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr stabilitetin dhe paqėn nė Ballkan por dhe mė gjėrė nė Europė. Poashtu, mendojmė se Kuvendi i Kosovės kėtij samiti ėshtė mirė qė t’i drejtohet me kėrkesė nė formė tė shkruar qė BE-ja ta njoh menjėherė pavarėsinė e Kosovės.  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.