OPINIONE

   
8.06.2003 - Trepca.net

KUR SERBOFILĖT I HEQIN MASKAT SLLAVE NGA KOKA


Gjermani, 8 qershor 2003 / Latif KELMENDI

("MOS E BVETĖ (PYET) SE KALLXON VETĖ" - thotė fjala jonė popullore).

Mė nė fund doli pėr lendinė se cili ėshtė autori mė famkeq i Webseit-it majtist-leninist-enverist i fshehur qėkur u zbulua interneti pas pseudonimit tė "gegjėve" serbė tė Kurshumlisė i vetquajturi Kostaq Kosta(uri), i cili pėrgjatė kėytre 6-7 viteve nuk la shqiptarė nė Kosovė dhe diasporė pa etiketuar dhe shpiunuar pėr llogari tė shėrbimeve tė fshehta serbe dhe kushedi ēfare tjera. Nga mendja dhe goja e kėtij gjarpėri-bolle me bisht- janė jashtqitur helmet mė tė vdekjepruese tė cilat kanė ndotur mendjet e shqiptarėve tė cilėt kanė patur rrezikun qė rastėsisht t'i lexojnė "replikat" dhe "polemikat" e tij qė ka bėrė me ata tė cilėt kanė qendruar nė anėn e krahut tė djathtė nacionalist shqiptar kundėr tė cilėve ky ka zbrazur "topat" mė tė rėndė tė municionit tė tij antishqiptar.

Thotė se 33 vite po jetuaka nė Gjermani, mjerisht, asgjė nuk paska mėsuar nga demoracia gjermane, paska jetuar gjithnjė nė pelenat e ideologjisė staliniste-rankoviēiste tė dala me to nė kurbet pa pasur aftėsi t'i ndėrrojė ato petka tė zeza, dhe tani ankohet se pėr 17 vite nuk e paska vizituar Kosovėn. Fabardhsisht pėr ne. Dhe ky farė Kosta i Kostaqit nga Prokupla pėr herė tė parė na paska qenė nė Kosovė nė vitin 2001, ndėrsa, sipas asaj qė ka pėrsheshur nė DF nė internet, kemi pas fituar pėrshtypjen se ka qenė njėri ndėr ushtarėt mė trima tė UĒK-sė i cili sė paku ka vrarė 1000 shkije gjatė luftės sonė ēlirimtare, pra, vetė zbulohet se ėshtė njėri prej atyre dezerterėve tė moēėm tė cilėt nga largėsia 2000 km lėshojnė lotė krokodili pėr vlerat, luftėn dhe UĒK-nė, pa i parė ato kurrė me sy.
 
Patrioti, tani na fryhet si biban se pėr disa vite nuk ka poseduar pasaportė jugosllave, thua se kjo qenka vepra mė patriotike qė paska bėrė ky ikanak nga Kosova, pse nuk paska bartur dokument jugosllav, ndėrsa sipas kėsaj mėrgimtarėt tanė qė sot bartin dhe ēdo ditė paraqitėn para konsullatave serbe, na qenkan tradhtarė. "Ajo mė pati skaduar dhe mė kurrė ndėrmend nuk mė ka shkuar qė ta vazhdojė apo tė kėrkoj tjetėr nga ata KRIMINEL..."(?!) Ēfarė vepre e madhe patriotike?! Kapital i madh, e jo mahi! Dhe, vetėm ky paska pasur fat, e paska marrė dokumentin gjerman tė udhtimit, thua se mijėra mėrgimatarė tjerė qė kanė marrė gjatė kėtyre 10 viteve "Reisedukument" gjerman ose ndonjė tjetėr nuk paskan pasur tė njėjtin fat?!
 
Ēfarė nihilizmi, se ky na qenka i vetmi i privileguari nga gjermanėt. Dhe ky Kosta, kur dikur ka ikur nė Gjermani me pasaportė jugosllave me tė cilėn ka qendruar atje diku mbi 27 vite, tani kur mėrgimtarėt tanė janė tė detyruar tė paraqiten pranė konzullateve serbe pėr paisjen me pasaportė e konsideron "shkelje flagrante ndaj atyre qė luftuan dhe u flijuan pėr Kosovėn", ndėrsa vetė a thua ēfarė bėri dhe ē'flijoi pėr popullin nga i cili vie?!
 
Poashtu tėrheqjen e kėrkesės pėr nėnshtetsi gjermane ky "patriot" po e konsideruaka si punė tė madhe qė po bėka pėr Kosovėn, o temops o mores! Do tė ishte mė menēuri sikur ta merrte ate, sesa edhe mėtej tė ngelė qytetar i Serbisė, mbase emrin e ka sigurisht diku nė ndonjė komunė tė Serbisė ku ende gjenden librat e amzės sė tė lindurėve shqiptar tė cilat kriminelėt serbė i morėn me vete kur u dėbuan me turp nga Kosova nė qershorin e vitit 1999.
 
Pėr tė qenė mjerimi i tij i pafund, pas gjithė atyre shpifjeve dhe denigrimeve qė i ka bėrė ndaj partisė dhe liderit tė saj qė kanė fituar tri herė rradhazi shumicėn e votave tė popullit, duke u fshehur pas emrit serb (Kosta), ndaj LDK-sė dhe kryetarit legjendar tė Kosovės dr. I. Rugovės, tani dokumentin e udhėtimit tė UNMIK-ut e konsideron "tė shtetit tim Kosovės", kur dihet se 6-7 vite para luftės ėshtė pikėrisht Rugova dhe partia e tij tė cilėt i kanė koncipuar rrjedhat politike tė Kosovės, pa pėrjashtuar luftėn e armatosur, tė kėtilla ēfarė janė sot; pa ushtarė dhe policė kriminalė serbė, Kosovėn tė ēliruar nga okupimi i egėr dhe i gjatė serb, e ruajtur pėr njė periudhė kalimtare nga forcat e NATO-s dhe e edminstruar nga administrata e OKB-sė, siē quhet tani UNMIK, dokumentin e tė cilit e poseduaka sot.
 
Pas gjithė asaj qė ka gėnjyer kundėr krahut mė patriotik dhe mė largpamės ky farė Kosta, po tė kishte patur njė grimė moral shqiptari dhe po tė kishte kuptuar mė mirė faktin se cilėt janė ata faktorė politikė tė cilėt Kosovėn e nxorėn nga okupimi serbė dhe e vunė nėn protektorat ndėrkombėtar, nuk do duhej ta lejonte ndėrgjegja tė pranonte kėtė dokument si tė vetin?! 

Dyfėtyrsia dhe imoraliteti njerėzor nganjėherė janė mjeti mė e mirė pėr tė ngelė mbi sipėrfaqe  ata tė cilėt me veprat e tyre kaherė janė mbytyr nė ujėrat e pafund tė tradhtisė kombėtare.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.