OPINIONE

   
8.06.2003 - Trepca.net

Mediat dhe Politika

Mediat dardane dhe gėnjeshtrat


Oslo (Norvegji), 7 qershor 2003 / Shkruan: Gėzim MEKULI

Do tė ishte e panevojshme qė tė shfrytėzojmė shumė hapsirė  e tė ripėrsėrisim se, gazetarėt dhe gazetaret nuk do tė duhej tė gėnjenin, pra tė jenė tė besueshėm. Kėtė e dime qė moti! Besueshmėri gazetarekse, parasėgjithash, don tė thot se, c’farė, tė tjerėt, mendojnė pėr ne. Etika ėshtė tregues i asaj se, c’farė njerėzish jemi ne, si jemi tė brymosur ne?!

E para ėshtė vetėm imigji, e dyta do tė ishte bėrthama. Ėshtė me rėndėsi, dhe njėkohėsisht jo e lehtė, qė tė kemi gazetari tė pavarur, objektive dhe jo partiake. Dihet se, vetėm njė shoqėri qė ka gazetari profesionale dhe objektive ėshtė njė shoqėri e informuar mirė. Walter Lippmann, nė vitin 1920 tha: “Liria, qetėsia, mirėqenja dhe siguria sociale nuk mund tė egzistoj nė njė shoqėri, po qė se aty nuk egzistojnė mekanizma dhe/apo mjete qė do tė zbulonin dhe dekonspironin gėnjeshtrėn”

Zbulojnė mediat dardane gėnjeshtrėn? Apo, janė kėto prodhues tė sajė?

Egzistojnė pak media nė Kosovė, qė janė duke prodhuar radio e TV programe me pėrmbajtje edukative, historike, kulturore e hulumtuese. Por kjo nuk vlenė pėr shumicėn e mediave. Pa nguritje mund tė vijmė nė pėrfundim se, shumė industri mediale dardanase i gjasojnė gazetave antishqiptare tė viteve tė '70,’80,'90-ta, siqė janė:  ”Politika” e Beogradit, ”Pravda” dhe ”Izvestia” ruse...

C’farė ėshtė karakteristikė e kėtyre mediave? Zakonisht ky grupim i madh medial prodhon lajme tė pakontrolluara, tė deformuara dhe shpesh tė falsifikuara. Sidoqoftė, qėllimi i gėnjeshtrave, tė lansuara nga kėto media, ėshtė qė ta bėjė sa mė atraktiv shpėrnarjen e sajė, ta dezorientoj, dhe tė instaloj pasiguri nė rrethe tė caktuara politike, ekonomike e kombėtare...

Kėto gėnjeshtra, jo rrallė, fabrikohen e sofistikohen nė zyra tė specializuara, e qė kanė pėr qėllim tė arrijnė ndikim nė opinionin politik dhe/apo atė publik: Shumė shkenctar shpėrndarjen dhe ndikimin e gėnjeshtrave e konsiderojnė si epidemi; Ato janė tė errėta, tė pashėndosha e dinake. Kėto shpėrndahen ngadalė por sigurtė. Gėnjeshtrat mediale janė tė "ngjyrosura" dhe mund tė drejtojnė nė tronditje tė opinionit publik. Kėto mundė ”tė cojnė” deri ne trazira me pasoja tė paparashikuara politike, ekonomike e sociale. Kjo formė e pėrmbajtje "informimi", qė po gjallon nė shumė media dardane, do tė mund tė defonohej edhe si "treg i zi i informatave”! Shtrohet pyetja: a do tė pėrjeton opinioni publik dardanas qė gėnjeshtra tė mos i definohet (nga mediat) si e vėrtetė, dhe e vėrteta si gėnjeshtėr?

Programi radio-televiziv nuk do tė duhej tė ishte ”religjion i ri” i shtetit (kupto UNMIK-ut) dhe/apo politikės, ”religjion” i cili po udhėhiqet nga depratamenti i kulturės dhe personat ”e pavarur e tė paangazhuar” politk.

”Shteti” dhe/apo politika ditore nuk do tė duhej tė bėnte ”gabimin e madh”, qė nėpėr mes radiotelevizionit publik  tė tentoj tė udhėheq dhe tė kontrolloj rrymat, temat dhe agjendat e tė gjithave diskutimeve publike nė Kosovė dhe jashtė sajė!   

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.