7.06.2003 - Trepca.net

E DREJTA E MEDIAVE KLASIKE


E drejta krahasimore:
 
Tė drejtat dhe detyrat e gazetarit nė Zvicėr
 
Universiteti St. Gallen (Zvicėr), 7 maj 2003 / Zef AHMETI
 
 
Hyrje
 
Mediat dhe larmishmėria e tyre ēka ju orfojnė sot njeriut, ėshtė e pabesueshme. Mundėsitė dhe ofertat e shumta pėr dalje nė informacione tė ndryshme dhe nga burimet e ndryshme, veēanėrisht tani me „globalizimin“ (interneti, radio-televizioni, gazetat) nė fushėn e mediave, i kanė dhėnė njeriut mundėsi tė zgjedh ēka, si dhe nga cilat burime dėshiron tė informohet. Ndikimi i mediave nė vitet e fundit ėshtė rritur shumė si nė rangun rajonal ashtu edhe nė atė global.
 
Mediat janė bėrė armė e fortė nė konfliktet e armatosura, dhe kėtė e dėshmon pėrvoja e viteve tė fundit. Shpejtėsia e shpėrdarjes sė lajmeve pėrmes teknologjisė se re, mundėson, qė lajmet dhe ngjarjet mė tė rėndėsishme tė pėrcillen drejtpėrsėdrejti. 
 
Mirėpo, edhe mediat duhet t`iu pėrbahen disa rregullave tė caktuara, edhe pse e drejta pėr informim, e drejta pėr shprehjen e lirė e mendimit  dhe e drejta pėr kritikė janė elemente tė tė drejtave themelore tė njeriut, gazetaret dhe gazetarėt kanė si tė „drejtat“ e tyre, poashtu edhe „detyrimet“ e tyre. Nė kėtė punim do tė pėrpiqem tė paraqes detyrat dhe tė drejtat e gazetarėve dhe gazetareve nė Zvicėr duke u bazuar nė deklaratėn e tė drejtave dhe detyrave te gazetareve dhe gazetarėve tė zvicrės. Kėto tė drejta dhe detyra  janė dhėnė nė „Deklaratėn e tė drejtave dhe detyrave te gazetareve dhe gazetarėve“[1] (nė zvicėr vėr.) qė ėshtė nxjerrur mė 21 dhjetor 1999, nė mbledhjen konstituive tė shoqatės sė gazetarėve tė zvicrės.[2] 
 
 
Detyrat dhe tė drejtat e gazetareve dhe gazetarėve
 
Nė preambulėn e „Deklaratės“ thuhet qė gazetarėt dhe gazetaret sigurojnė diskursin e nevojshėm shoqėrorė, dhe se nga ky detyrim rrjedhin tė drejtat dhe detyrat e tyre. Sė kėndejmi, pėr tė mundur me i realizue detyrimet e gazetarisė, duke e ruajtur pavarsinė dhe gjithnjė nė kualitetin e nevojshėm, nevojiten rregulla, korrniza profesionale tė punės; dhe kėto rregulla janė ato qė pėrbėjnė „Deklaratėn e tė Drejtave dhe Detyrimeve tė Gazetarėve dhe Gazetareve“.
 
Rregullat adekuate profesionale janė poashtu me rėndėsi, sepse, siē e tregon edhe njė studim „Gazetarėt nė Zvicė“ (Journalisten in der Schweiz) i udhėhequr nga instituti pėr media (Institut für Medienwissenschaft) nė univerzitetin e Bern-it  dhe institutit tė shkencave tė publicistikės dhe medialo-kėrkimorė (Instituts für Publizistikwissenschaft und Medienforschung) nė univerzitetin e Zyrih-ut, ėshtė ardhur nė pėrfundim se, Zvicra ka njė numėr mbimesatar tė gazetarėvė dhe ėshtė shumė mė i madhė se numri vendeve tė tjera. Kėshtu nė 100.000 banorė kemi 129 gazetarė dhe gazetare, pėrderisa ky numėr nė Gjermani ėshtė 66, nė SHBA 47 dhe Francė 47.[3] Arsya pėr kėtė numėr tė madhė tė gazetarėve dhe gazetareve nė Zvicėr ėshtė numri  i madhė i gazetave ditorė, javore e mujore, si dhe angazhimi i radio-televizionit publik nė regjionet e ndryshme tė vendit me gjuhė tė ndryshme.[4]
 
 
Detyrat e gazetareve dhe gazetarėve
 
Bazuar nė „Deklaratė“, gazetari dhe gazetarja janė tė detyruar tė qėndroj pranė tė vėrtetės dhe t`i ofrojė lexuesit tė vėrtetėn. Informacionet, dokumentet, fotografitė dhe zėrat guxojnė ti publikojnė vetėm nėse pėr ato burimi ėshtė i njohur (pika 3 e „Deklaratės“). Pėr sigurimin e informacioneve, fotografive, dokumenteve ata nuk guxojnė tė pėrdorin metoda tė palejueshme. Pėr gazetarin ėshtė e ndalushme (pėr)punimi i fotografive me qėllim qė tė falsifikohet origjinali dhe tė publikoj tė pavėrtetėn (Pika 4).
 
Nėse njė gazetar/e nė lajmin/raportin e tij/saj publikon pjesė tė pavėrteta, ata janė tė detyruar qė ta pėrmirėsojnė gabimin e tyre publikisht.[5] Ndėrsa sa i pėrket sferės private,[6] sipas „Deklaratės“ ajo duhet tė rrespektohet pėrderisa, siē thuhet, interesi publik nuk e kėrkon tė kundėrtėn (pika 7). Nė lajmin e tyre gazetari/ja ėshtė i detyraur ta rrespektoj dinjitetin njerzor,[7] poashtu ata/ato duhet ta kenė parassysh se janė tė detyruar qė tė mos sjellin aludime diskriminuese nė baza etnike, religjioze, gjinore, orientimi seksual, semundjeje, tė metave psikike apo fizike.
 
Pėr ta bėrė „Deklaratėn“ mė tė kjartė, Kėshilli Zviceran i Mediave, bazuar nė nenin 23 shkronja a tė rregullorės sė tyre kanė nxjerrė Direktiva (Richtlinien)[8] pėr Deklaratė. Direktiva 1.1 flet pėr gjurmimin e sė vėrtetės, qe ėshtė bazė pėr aktivitetin e informimit. Kėrkimi i sė vėrtetės parakupton rrespektimin e daljes nė tė dhėna dhe disponimit tė tyre, rrespektimin e integritetit tė dokumenteve. Mirėpo kushti themelore i kėrkimin tė sė vėrtetės ėshtė liria e informacionit[9], dhe pėr kėtė arsye gazetari/ja  duhet qė t`i dalė nė mbrojtje kėtij principi themelor (Direktiva 2.1).
 
 
Tė drejtat e gazetareve dhe gazetarėve
 
Gazetaret dhe gazetarėt nuk kanė vetėm detyrime, por ata/ato kanė edhe tė drejtat e tyre. Ata/ato kanė dalje tė lirė nė tė gjitha burimet informative dhe lirinė pėr tė zbuluar tė vėtetėn pa u penguar, e qė janė me interes publik. Shėnimi i sakt i burimit ėshtė nė interest tė publikut, nėse ėshtė me rėndėsi qė tė kuptohet informacionit (Direktiva 3.1). Ndėrsa fshehtėsia e redaktimit (das Redaktionsgeheimnis) mbronė burimet e gazetarėve dhe gazetareve. Kjo mbronė edhe informatorėt/et, njoftuesit/et (Informantinnen und Informanten) nėse atyre iu ėshtė premtuar se, nėsė ata japin informacionin, dėshmin ata nuk do tė jenė tė njohur pėr publikun. Pėrjashtimet nė mbajtjen fsheht tė burimit tė informacionit janė tė dhėna nė direktivėn 6.1. Nė raste ekstreme gazetari/ja zgjidhet nga principi i tė mbajturit fshehtė tė informacionit. Rastet e tilla ekstreme numrohen si kėrcėnimet me vrasje, krime tjera tė rėnda poashtu edhe ato veprime qė rrezikojnė sigurinė e shtetit nga brenda dhe jasht.[10]
 
Gazetarėt/et kanė tė drejtė pėr njė rregullim tė qartė tė kushteve tė punės me anė tė njė marrėveshjeje kolektive pune.[11] Ata kanė tė drejtė pėr njė marrėveshjeje pune personale, qė duhet t`iu mbrojė atyre sigurinė materiale dhe morale. Para se gjithash, gazetarit zviceran, duhet t `iu sigurohet njė pagesė reale pėr punėn e tij, qė do tė mjaftonte pėr funksionin, pozicionin social dhe pėrgjegjėsinė e tij, qė tė sigurohet pavarsia e tij ekonomike si gazetare dhe gazetar.
  
 
Kėrkimet e fshehta
 
Sipas direktivės 4.2 tė “Direktivave pėr Deklaratėn” kėrkimet e fshehta tė gazetarit janė tė lejueshme me pėrjashtim, nėse qėndron njė interes i madh publik nė kėrkimin e informacionit dhe nėse njė informacion i tillė ndryshe nuk mundė tė sigurohet. Kėrkimet e fshehta janė poashtu tė lejueshme nėse fotografimi apo inēizimi pa u fshehur, do ta rrezikonte gazetarėn, gazetarin. Ndėrsa gjatė kėrkimit tė ndonjė informacioni nė mėnyrė tė fshehtė, gazetari duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos prekė, dėmtoj personalitetin e ndonjė pjesėmarrėsi tė rastit, tė tretė.
Pagimi i informatorėve qė nuk kanė mardhėnie pune nga ana e gazetarėve ėshtė poashtu parimisht i ndalueshėm, ngase me anė tė tė veprimi tė tillė do ta dėmtonte informacionin. Edhe blerja e informacioneve nga personat qė janė tė involvuar nė ndonjė procedurė gjyqėsore ėshtė e ndalueshme. Kjo e fundit mund tė pėrjashtohet vetėm nėse veprimi i tillė arsyetohet me argumentin se interesi publik ka peshė mė tė madhe dhe nėse informacioni nuk mund tė sigurohet nga ndonjė burim apo formė tjetėr (direktiva nr. 4.3).
 
 
Tė drejtat dhe detyrimet e gazetarit/es nė burimet tjera  juridike
 
Zvicra, pėr dallim nga vendet e tjera si psh. Gjermania, nuk njef ndonjė ligj federativ tė posaqėm pėr media, ku do tė ishin tė pėrmbledhura regullat e pėrgjithshme pėr media. Normat pėr media, qė burojnė nga ligjet e ndryshme, vlejnė edhe pėr gazetarėt dhe gazetaret. Dhe varėsisht nga fushat juridike pos tė tjerash, dallojmė:[12]
 
a)       E drejta shtetėrore e mediave (Pressestaatsrecht) (kėtu kuptohet raporti mes pushtetit shtetėrorė dhe mediave, krahaso nenin 55 i kushtetutės zvicerane). Kėtu nėnkuptojmė tė gjitha normat relevante pėr media tė dhėna nė kushtetutėn zvicerane. Njė rol qėndror kėtu e merr liria e mediave (die Pressefreiheit).[13]
b)       Mediat dhe e drejta administrative (Presseverwaltungsrecht). Kėtu bėhet fjalė pėr mardhėniet mes mediave dhe adminitratės shtetėrore. Shebull kėtu hyjnė ndalesat pėr marketing tė produkteve tė caktuara pėr shėrim (medikamenteve), alkoholit, apo tė duhanit.[14]
c)       Mediat dhe e drejta penale (Pressestrafrecht). E drejta penale nė njėrėn anė ėshtė nė shėrbim tė luftės kundėr keqpėrdorimit tė lirisė sė mediave, si shembull kėtu mund tė cekim dėmtimin e tė drejtave tė mbrojtura nga e drejta penale, si ēėshtja e nderit.[15]
d)       Mediat nė procedurėn penale (Pressestrafprozessrecht). Kėtu hyjnė rregullat pėr rrolin e mediave nė procedurat gjyqėsore penale.[16]
e)       Mediat nė tė drejtėn civile (Pressezivilrecht). Nė pėrgjithėsi kėtu hyjnė rregullat e tė drejtės civile pėr mediat. Para se gjithash kėtu vlenė tė ceket rregulla qė mbronė personalitetit nga mediat masive.[17]
f)         E drejta pėr mbrojtjen a autorėsisė (Presseuhrheberrecht). Kėto janė rregulla pėr mbrojtjen e punės sė mediave nė mbrotjen e autorėsisė dhe tė drejtėn e botimit.[18]
 
 
 
Akreditimi si formė e veēantė nė tė drejtėn administrative pėr media
 
Ashtu si e cekėm edhe mė lartė, nė tė drejtėn administrative pėr media kemi tė bėjmė me raportin mes mediave dhe administratės. Pėr dhėnien, lėshimin e informatave administrata zvicerane pėrdorė sistemin e akreditimit.
 
Me akreditim kuptojmė lejimin (formal) tė gazetarėve dhe gazetareve pėr tė informuar lidhur me disa aktivitete tė caktuara shtetėrore. Kjo bėhet me plotsimin e disa kushteve nga gazetarėt/et, duke u pajisur me njė akt administrativ nga ndonjė instancė shtetėrore (organ administrativ, parlamenti apo gjykata) qė hyjnė pėr tė raportuar nė kuadėr tė disa mundėsive tė caktuara tė punės dhe besimit.[19]
 
Nė Zvicėr kemi dy forma tė akreditimit:
a)       Nė nivelin federativ: nė tre pushtetet ekziston njė akreditim formal i akreditimit tė gazetarėve dhe gazetareve.
b)       Nė nivelin kantonal: Pėr dallim nga niveli federativ, kantonet njohin/kanė rregulla tė ndryshme. Disa kantone gazetarėt qė raportojnė pėr punėn e administratės cantonale nuk sigurojnė kurrėfarė tė drejta shtesė nga tė tjerėt. Nė disa kantone tjera ekziston akreditimi faktik. Dhe mė nė fund grupi tjetėr i kantoneve e njef akreditimin e gazetarėve ngjashėm si ai nė nivelin federativ.[20]
 
Tė drejtat dhe detyrat e gazetarit/es sė akredituar
 
Nė pėrgjithėsi gazetarėt/et e akredituar/a kanė kėto privilegje:
-          vende tė rezervuara
-          shfrytėzimi pa pagesė i disa mjeteve tė komunikimit (telefoni, faxi)
-          shfrytėzimi i dokumentve tė caktuara
-          pranojnė tė dhėna speciale (si akte, protokole, raporte, ankesa etj.) 
 
Nė kuadėr tė detyrimeve tė gazetarėve, gazetareve hyjnė:
-          nadalimi i publikimit tė informacioneve tė besueshme dhe tė fshehta
-          detyrimi pėr tė treguar tė vėrtetėn
-          detyrimi pėr informim pėrmbajtėsor
-          pėrmirėsimin e prezantimit gabimisht tė informacioneve qė ka pas ai/ajo nė dipozicion.
-          rrespektimi i ndalimit tė publikimit tė ndonjė informacioni pėr njė kohė tė caktuar etj. [21]
Nė rast tė shkeljes sė kėtyre detyrimeve, organi qė ka lėshuar lejėn formale pėr akreditim, ka mundėsinė qė ta largoj gazetarin/en qė ka shkelė rregullat e akreditimit.
 
Nė vend tė pėrfundimit mund tė themi se shteti i Zvicrės nuk ka ligj tė veēantė pėr media. Kjo do tė thotė se tė drejtat dhe detyrimet e gazetarėve dhe gazetareve nuk kanė burim tė vetėm “Deklaratėn e tė drejtave dhe detyrimeve tė gazetarėve dhe gazetareve” por nga njė numėr tė madh ligjesh.


[1]  „Deklarata“ e Kėshillit Zviceran tė Mediave (Der Schweizer Presserates):http://www.presserat.ch/code_d.htm
[2] Kėshilli Zviceran i Mediave ėshtė nė shėrbim tė publiku dhe mediave si instancė pėr ankesa, pėr ēėshtje etike tė mediave (neni. 1 kryerreshti. 1 i rregullorės Kėshillit Zviceran tė Mediave). Kėshilli Zviceran i Mediave pėrbėhet nga 21 anėtarė. Gjashtė prej tyre janė pėrfaqėsues tė publikut. Ata nuk ushtrojnė kurrėfarė profesioni nė fushėn e mediave. Ndėrsa anėtarėt tjerė janė gezetarė/re profesionalist/e. Mė tepėr pėr kėtė, shiko:  http://www.presserat.ch/regulation.htm.
[3]Mirko Marr, Die Berufsrealität der Medienschaffenden in der in der Schweiz, nė: http://ėėė.medienheft.ch/politik/bibliothek/p16_MarrMirko.pdf.
[4] Po aty.
[5] Krahaso pikėn  5.1 e „Direktivat pėr Deklaratėn“.
[6] Sipas tė drejtės civile zvicerane, qė  mbronė e personalitetin e individit, sfera private ėshtė ajo pjesė ku luhen „ngjarjet jetėsore“(Lebensvorgänge abspielen), nė tė cilat nuk kanė dalje tė gjithė, dhė kjo pėr arsye se, nė vendin ku bėhen kėto ngjarje jetėsore private nuk janė publike dhe nuk ka dalje gjithėkush. Pėr kėtė mė tepėr nė: Franz Riklin, Schweizerisches Presserecht, Bern 1996, fq.126. Ndėrsa sipas direktivave pėr „Deklaratėn“ pika 7.1 (Richtlinien der Erklärung), ēdo person ka tė drejtė pėr mbrojtje tė jetės sė tij private. Gazetarėt dhe gazetaret nuk guxojnė tė fotografojnė askėnd pa lejen paraprake, dhe poashtu jo pa dijeninė e atij qė do tė prekej nga njė veprim i tillė. Edhe fotografimi nga largėsia me teleobjektiv ėshtė i ndalueshėm. Nėse kėrkohet nga gazetari qė tė heqė dorė nga synimi i tij nga personi qė mendon se po bezdiset nga gazetari, ai duhet tė pushoj me pėrpjekjen e tij ēoftė pėr tė marrė informacion, ēoftė nėse kėrkohet intervistė. Kėto rregulla pėrjashtohen nėse interesi i publikut ėshtė tejet i madhė. Sa i pėrket personave nė skenėn publike, shqarimi qė ipet pėr „Deklaratėn“ kėrkon qė gazetarėt ta rrepsektojnė sferėn private tė tyre dhe se gazetarėt duhet ta kanė parasysh se edhe ata kanė tė drejtė pėr jetė private.
[7]Pika 8.1 e „Direktivave pėr Deklaratėn“: „aktiviteti i informimit duhet tė orientohet nė rrespektimin e dinjitetit njerzor.“ (Die Informationstätigkeit hat sich an der Achtung der Menschenwürde zu  orientieren).
[8] Kėto direktiva janė nė ketė adresė tė internetit:  http//www.presserat.ch/12710.htm.
[9] Liria e informacionit nėnkupton fillimisht a) tė drejtėn, pėr tė pranuar dhe shpėrndarė informacione (lajme, mendime) pa u sulmuar nga organet shtetėrore (Neni. 19 i Deklaratės pėr tė Drejtat e Njeriut thotė „pėr tė panuar informacione“), b) e drejta e informacionit pėrfshinė edhe tė drejtėn pėr informim aktiv nga burimet qė kanė qasje tė gjithė dhe c) sipas njė vendimi tė Gjykatės Federale Zvicerane e drejta e informacionit nuk pėrfshinė „detyrimin e pėrgjithshėm tė organeve (shtetėrore) pėr tė informuar rreth ēėshtjeve administrative“. Mė tepėr pėr kėtė shiko: Leo Schürmann/ Peter Nobel, Medienrecht, botimi i dytė, fq. 21, 22, 23.  Franz Riklin,  Schweizerisches Presserecht fq. 53.
[10] In Extremfällen können sich Journalistinnen und Journalisten von der abgegebenen Zusicherung der Vertraulichkeit entbunden fühlen. Dies gilt insbesondere dann, wenn sie Kenntnis von besonders schweren Verbrechen oder Drohungen erhalten, ebenso bei Angriffen auf die innere oder äußere Sicherheit des Staates (Richtlinie 6.2).
[11] Ata nuk guxojnė tė shtyhen qė nė profesionin e tyre tė bėjnė apo tė publikojnė diēka qė bie nė kundėrshtim me principet e profesionit dhe ndėrgjegjes sė tyre. Nga ky qėndrim ata nuk guxojnė tė pėsojnė humbje, dėmtime.
[12] Mė tepėr pėr kėtė, krahaso: Franz Riklin, Schweizerisches Presserecht, fq. 6.
[13]Po aty, fq. 27.
[14] Mė tepėr pėr kėtė shiko: Franz Riklin, fq. 97. Krahaso poashtu: Schürmann/Nobel, Medienrecht, fq. 51.  Rregulla tė tilla adminitrative i gjejmė nė  federatė, kantone dhe komuna.
[15] Schürmann/ Nobel, Medienrecht, fq. 39. Krahaso: Franz Riklin, fq. 161, nenet nė  kodin penal zviceran  (Schweizerisches Strafgesetzbuch): neni 27 (vepra penale e mediave, mbrojtja e burimit), neni 61 (publikimi i palejueshėm i vedimeve tė gjykatės) etj.
[16] Schürmann/Nobel, fq. 49.
[17] Franz Riklin, fq. 194. Krhs. nenin. 28 dhe 28a tė Kodit Zivil Zviceran (Zivilgesetzbuch - ZGB).
[18] Franz Riklin, fq. 281.
[19] Franz Riklin, fq.108.
[20] F. Riklin, fq.109.
[21] Krahaso. F. Riklin, fq.111ff.  Shiko poashtu rregullorėn pėr akreditimin e gazetarėve dhe gazetareve (Verordnung über die Akkreditierung von Journalisten (170.61), Akkreditierungs- Verordnung vom 21. Dezember 1990).

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.