7.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E shtune, 7 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Rugova e Shtajner tė martėn nė Bruksel nė Parlamentin Evropian

  • Leka Zogu I arrin sot pėr njė vizitė triditėshe nė Kosovė

  • Shpėrthim nė qendėr tė Prishtinės - disa tė lėnduar

  • P. Xhons: Qėndrimi i administratės amerikane ėshtė i qartė: ėshtė herėt tė hapet statusi pėrfundimtar i Kosovės

  • Nė Prishtinė i zhvilloi punimet konferenca pėr persona me aftėsi tė kufizuara e organizuar nga "Mjekėt e botės"

  • Resmie Mumxhiu prej sot do tė ushtrojė funksionin e ministrit tė Shėndetėsisė sė Kosovės

  • Unioni i Bashkėsive Shqiptare nė Kroaci ka kėrkuar nga Ministria Jashtme kroate tė hiqen vizat edhe pėr qytetarėt e Kosovės

  • Derek Ēepell thotė se tre anėtarėt e familjes Stoliq kanė vdekur si pasojė e rrahjes dhe jo e zjarrit

  • EURO 2004: Sot zhvillohet ndeshja Republika e Irlandės – Shqipėria

  • Liga ABK: Sonte zhvillohet ndeshja e parė finale MEB Prishtina – Mabetex

  • Komisioni Tekiko-Arbitrar i Ligės sė Parė tė Kosovės megjithatė regjistron katėr takimet e javės 25-tė

  • Samiti i Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor do tė mbahet mė 21 qershor nė Selanik

  • Solana tha nė Beograd tha se shqiptarėt dhe serbėt do tė mund t'i fillonin bisedimet pas samitit tė Selanikut

  • BDI ka marrė vendime pėr ndryshimin dhe plotėsimin e disa posteve tė anėtarėve tė saj nė Qeverinė maqedonase

  • Nė Irak njė kontigjent ushatarėsh maqedonas pėr t'iu bashkuar koalicionit ndėrkombėtar nė vendosjen e paqes

  • A e dėmton ekonominė amerikane rėnia e dollarit?

  • Milicitė rivale kanė zhvilluar luftime pėr tė marrė nėn kontroll qytetin Bunia nė Kongon Lindore

  • Njėzet e shtatė veta kanė humbur jetėn kur njė autobus ėshtė pėrplasur nė njė autostradė nė Turqi

  • Tė pakten 3 ushtarė gjermanė janė vrarė nga njė shpėrthim autobombė nė Kabul

  • Gjashtė veta kanė humbur jetėn kur njė autobus me mbi 60 turistė ėshtė pėrplasur afėr qytetit Venecia

  • Debat mbi vėrtetėsinė e informacioneve tė agjencive tė zbulimit pėr armėt irakiane


 
Rugova e Shtajner tė martėn nė Bruksel nė Parlamentin Evropian
 
Bruksel/Prishtinė, 7 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner tė martėn do tė marrin pjesė dhe do tė flasin para Komitetit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian pėr situatėn nė Kosovė, njoftohet nga Brukseli.

Shkuarjen e Presidentit tė Kosovės e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi i Presidencės Muhamet Hamiti.
 
 
Leka Zogu I arrin sot pėr njė vizitė triditėshe nė Kosovė
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 - Pretendenti i fronit tė mbretit tė shqiptarėve Leka Zogu I, bashkė me bashkėshorten Suzana, arrin sot nė Kosovė, ku do tė qėndrojė tri ditė. Leka Zogu sot nga Kukėsi arrin fillmisht arrin nė Prizren dhe do tė vizitojė monumentet kulturore-histroike e pastaj shkon nė Gjakovė, ku edhe do ta kalojė natėn.

Pretendenti i fronit shqiptar Leka Zogu do tė marrė pjesė edhe nė manifestimet kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit.

Kjo ėshtė vizita e tij e parė nė Kosovė.
 
 
Shpėrthim nė qendėr tė Prishtinės - disa tė lėnduar
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 - Sot diēka pas orės 9.00 nė qendėr tė Prishtinės ndodhi njė shpėrthim ku pati disa tė lėnduar. Ky shpėrthim ndodhi para lokalit tė agjencisė sė udhėtimeve "Viola rajzen" qė gjendet afėr MEB bankės nė rrugėn UĒK (ish-APJ) dhe vetėm rreth 100 metra nga ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės.

Shpėrthimi ka ndodhur nė momentin kur dy punėtore tė kėsaj agjencie ishin duke i hapur grilat e metalta tė lokalit. Fjala ėshtė pėr Naile Brajshori (52) nga Prishtina dhe Teuta Miftari, tė cilat kanė marrė lėndime serioze, por njoftohet edhe pėr tre persona tė tjerė tė lėnduar. Pėr momentin nuk dihet se pėr ēfarė mjeti shpėrthyes ėshtė fjala.

Policia menjėherė ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe ėshtė duke i zhvilluar hetimet. Fill pas shpėrthimit edhe njė helikopter i KFOR-it fluturoi pėrreth harkut ku ndodhi shpėrthimi.
 
 
P. Xhons: Qėndrimi i administratės amerikane ėshtė i qartė: ėshtė herėt tė hapet statusi pėrfundimtar i Kosovės
 
Uashington, 7 qershor 2003 - Drejtori pėr Politikė tė Jashtme nė Departamentin amerikan tė Shtetit, Poll Xhons duke komentuar debatin nė rajon, nė SHBA dhe mė saktėsisht nė Kongres pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės, nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė" tha: "Qėndrimi i administratės amerikane ėshtė i qartė dhe konsekuent: ėshtė tepėr herėt pėr tė hapur ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Xhons tha se Mihael Shtajner vitin e kaluar ka pėrcaktuar se standardet duhet tė pėrmbushen para fillimit tė debatit pėr statusin e Kosovės dhe Uashingtoni mbėshtet nė tėrėsi angazhimin e tij nė kėtė drejtim. "Pėr mė shumė jemi duke punuar nė konkretizimin e kėtyre standardeve nė mėnyrė qė ato tė jetėsohen mė shpejt", tha ai.

Diplomati Xhons pastaj theksoi se qėndrimi amerikan ėshtė se hapja e diskutimit pėr ēėshtjen e statusit pa realizimin e standardeve tė pėrmendura to tė ishte faktor destabilizimi dhe nuk do tė ishte nė interesin e qytetarėve tė Kosovės dhe rajonit. Ai ka shtuar se politikėn e SHBA-ve pėr Ballkanin, si edhe pėr gjithė botėn e formulon administrata, pra pushteti ekzekutiv.
 
Kuptohet kjo bėhet nė komunikim dhe bashkėpunim shumė tė ngushtė me anėtarėt e Kongresit, ka thėnė Xhons dhe ka shtuar: "Nė instancė tė fundit Presidenti dhe Sekretari ei Shtetit definojnė politikėn ndaj rajonit dhe ndaj pjesėve tė tjera tė botės".
 
 
Nė Prishtinė i zhvilloi punimet konferenca pėr persona me aftėsi tė kufizuara e organizuar nga "Mjekėt e botės"
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 - Nė kryeqendrėn e Kosovės i zhvilloi punimet konferenca treditore pėr persona me aftėsi tė kufizuara e organizuar nga organizata "Mjekėt e botės". Nė kėtė konferencė kanė marrė pjesė organizata "Hendikos", Qendra avokuese pėr persona me aftėsi tė kufizuara mendore e Budapestit dhe veteranėt e Vietnamit tė Amerikės.
 
Ekipet e veteranėve tė Vietnamit para pjesėmarrėsve demonstruan mėnyra tė ndryshme tė cilat aplikohen pėr persona me aftėsi tė kufizuara. Nė kėtė konferencė u tha se "Projekti i sportit pėr jetė" ėshtė formuar pėr tė zhvilluar aktivitete sportive pėr persona me aftėsi tė kufizuara dhe pėr grupe tė tjera.
 
 
Resmie Mumxhiu prej sot do tė ushtrojė funksionin e ministrit tė Shėndetėsisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 - Ushtruesja e detyrės sė ministrit tė Shėndetėsisė Resmie Mumxhiut prej sot do tė ushtrojė funksionin e ministrit. Burimet e njė radioje lokale njoftuan se Gjykata Supreme e Kosovės e ka refuzuar kėrkesėn e ish-ministrit tė Shėndetėsisė Numan Baliq pėr rikthimin e tij nė postin e ministrit.
 
Zonja Mumxhiu qė nga largimi i Baliqit nga posti i ministrit e ka ushtruar detyrėn e ministrit tė Shėndetėsisė.
 
 
Unioni i Bashkėsive Shqiptare nė Kroaci ka kėrkuar nga Ministria Jashtme kroate tė hiqen vizat edhe pėr qytetarėt e Kosovės
 
Zagreb, 7 qershor 2003 - Unioni i Bashkėsive Shqiptare nė Kroaci dje iu drejtua Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kroacisė me kėrkesė qė edhe pėr qytetarėt e Kosovės tė hiqen vizat. Pėr kėtė iniciativė Unioni i Bashkėsive Shqiptare ka kėrkuar mbėshteje nga Qeveria e Kosovės dhe nga institucionet e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.
 
 
Derek Ēepell thotė se tre anėtarėt e familjes Stoliq kanė vdekur si pasojė e rrahjes dhe jo e zjarrit
 
Prishtinė, 7 korrik - Tre anėtarėt e familjes Stoliq nga Obiliqi kanė vdekur si pasojė e rrahjes dhe jo e zjarrit qė mė pas i ėshtė vėnė shtėpisė sė tyre, kanė thėnė zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nė Prishtinė, duke kumtuar rezultatet e autopsisė tė njė ekipi ekspertėsh tė mjekėsisė ligjore.
 
Zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare Derek Ēepell tha se autopsia ishte kryer tė premtėn dhe ėshtė pėrcaktuar shkaku i vdekjes.

"Viktima kishin pėsuar rrahje tė shumta para se tė vdisnin dhe vdekja ka qenė rezultat i rrahjes dhe jo i zjarrit", tha zėdhėnėsi Ēepell, duke shtuar se policia ka formuar tė ashtuquajturėn "dhomėn e incidentit" ku njė njėsit i policisė po punon eksluzivisht lidhur me kėtė rast.

Ndėrkaq njė zėdhėnės i UNMIK-ut Andrea Anjeli ka thėnė dje se ėshtė gjetur edhe vetura qė i ishte vjedhur kėsaj familje natėn kur kishte ndodhur krimi. "Aktualisht e dimė se vetura ėshtė gjetur e djegur diku nė afėrsi tė Obiliqit nė njė zonė rurale" ka thėnė zėdhėnės Anjeli.
 
 
EURO 2004: Sot zhvillohet ndeshja Republika e Irlandės – Shqipėria
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 – Sot, nė stadiumin “Lansdowne Road” nė Dublin, nė kuadėr tė grupit 10-tė do tė zhvillohet ndeshja Republika e Irlandės – Shqipėria.

Ky takim ėshtė shumė i rėndėsishėm si pėr njėrėn poashtu edhe pėr kombėtaren tjetėr, pasiqė nga ky ballafaqim varet shumė se cila skuadėr do tė vazhdojė luftėn drejtė Kampionatin Evropian qė do tė mbahet nė Portugali vitin e ardhshėm.

Kombėtares sė Shqipėrisė u janė premtuar shpėrblime tė mėdha nė rast se nė dy takimet e ardhshme (kundėr Irlandės dhe Zvicrės) arrin qė tė korrė rezultat tė favorshėm. Kėshtuqė Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano u ka premtuar se, nėse kombėtarja nga kėto dy takime fiton dy pikė shpėrblimi ėshtė 100.000 $ ndėrkaq nė rastse fiton katėr pikė atėhere ky shpėrblim do tė dyfishohet nė 200.000$.
 
Shpėrblime futbollistėve tė kobėtares i kanė premtuar edhe biznesmenėt shqiptarė, pastaj Federata shqiptare nė rast fitoreje ndaj Republikės sė Irlandės, futbollistwve u ka afrua shpėrblimin prej150.000$.

Ndeshja fillon nė ora 16 dhe transmetohet drejtpėrdrejtė nė RTK (rrjetin tokėsor)
 
Sonte nė ora 20.15, do tė zhvillohet edhe njė ndeshje e grupit tė 10-tė ndėrmjet Zvicrės dhe Rusisė.
 
 
Liga ABK: Sonte zhvillohet ndeshja e parė finale MEB Prishtina – Mabetex
 
Prishtinė, 7 qėrshor – Sonte nė Prishtinė zhvillohet takimi i parė final i pėrfundimtares sė Kampionatit tė Kosovės nė basketboll, MEB Prishtina - Mabetex. Kjo ėshtė finalja e parė (Play Off) nė tė cilėn ballafaqohen dy skuadrat e kryeqytetit.

Takimi fillon nė ora 20.15 dhe transmetohet drejtpėrdrejtė nė RTK.
 
 
Komisioni Tekiko-Arbitrar i Ligės sė Parė tė Kosovės megjithatė regjistron katėr takimet e javės 25-tė
 
Prishtinė, 7 qershor 2003 - Komisioni Tekniko-Arbitrar (KTA) i Ligės sė Parė tė Kosovės nė futboll, nėpėrmjet njė kumtese ka bėrė tė ditur se ka regjistruar katėr deshjet e javės 25-tė me rezultatin e arritur nė fushėn e gjelbėr: Flamurtari – Liria (2:3), Trepēa’89 – Gjilani (3:4), Besiana – Kosova(V) (1:2) dhe Drita – Prishtina (1:1).
 
Lidhur me ndeshjen Drita – Prishtina komisioni ka inicuar procedurėn pėr organizim tejet tė dobėt tė takimit, ndėraq nė tre takimet e tjera ka inicuar procedurėn disiplinore ndak subjekteve dhe individėve nė parregullėsitė e ndeshjeve.
 
 
Samiti i Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor do tė mbahet mė 21 qershor nė Selanik
 
Selanik, 7 qershor 2003 – Samiti i Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor, i cili do tė mbahet mė 21 qershor, do tė jetė njė rast pėr tė dėrguar njė mesazh tė fuqishėm politik se Ballkani Perėndimor mbetet njė prioritet i BE-sė, ka thėnė Andreas Loverdos, ndihmėsministėr pėr punė tė jashtme i Greqisė, duke folur nė Agjencinė Evropiane pėr Rindėrtim me seli nė Selanik.
 
Duke iu drejtuar Bordit drejtues tė kėsaj Agjencie, ku pėrfaqėsohen 15 shtete anėtare tė BE-sė dhe Komisionit Evropian, z. Loverdos ka thėnė se samiti do tė bėjė hapa konkretė pėr tė ndihmuar aspiratat e Ballkanit Perėndimor pėr anėtarėsim ne BE.
 
Agjencia do tė luajė rol tė rėndėsishėm nė kėto pėrpjekje si njė instrument i rėndėsishėm nė opolitikėn e BE-sė nė rajon, ka thėnė ai.
 
 
Solana tha nė Beograd tha se shqiptarėt dhe serbėt do tė mund t'i fillonin bisedimet pas samitit tė Selanikut
 
Beograd, 7 qershor 2003 - Shefi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana gjatė qėndrimit tė djeshėm nė Beograd tha se shqiptarėt dhe serbėt do tė mund t'i fillonin bisedimet pas Samitit tė Selanikut.
 
Agjencitė e huaja tė lajmeve citojnė z. Solana tė ketė thėnė se kėto do tė ishin bisedimet e para tė drejtėpėrdrejta pas luftės ku do tė shqyrtoheshin ēėshtje qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės, pėrfshirė kėtu kthimin e tė zhvendosurve dhe sigurinė pėr minoritete.

Zhivkoviq dhe Solana kanė biseduar edhe pėr mundėsinė e fillimit tė dialogut midis Beogradit dhe Prishtinės rreth ēėshtjes sė Kosovės. Ata janė pajtuar se ky dialog duhet nisur sa mė parė me praninė e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kryeministri serb u ka thėnė gazetarėve se dialogu duhet tė jetė mirė i pėrgatitur dhe pėr tė duhet tė jenė Brukseli, Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.
 
Mirėpo, Zhivkoviq theksoi se takimi i ardhshėm i nivelit tė lartė tė BE-sė nė Selanik mė 21 qershor nuk ėshtė rast pėr fillimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinės dhe se ato do tė duhej tė fillonin para, ose pas Selanikut.

Ndėrkaq, zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq ka nėnvizuar se ekziston disponimi pėr dialog midis Beogradit dhe Prishtinės, por sipas tij krimet e padėnuara paraqesin pengesėn serioze pėr vendosjen e mirėbesimit pa tė cilin nuk mund tė hyhet nė dialog.
 
 
BDI ka marrė vendime pėr ndryshimin dhe plotėsimin e disa posteve tė anėtarėve tė saj nė Qeverinė maqedonase
 
Shkup, 7 qershor 2003 - Partia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim ka marrė vendime pėr ndryshimin dhe plotėsimin e disa posteve tė anėtarėve tė saj nė Qeverinė maqedonase. Zėvendėsministri i deritashėm i punėve tė brendshme Fatmir Dehari pritet tė zėvendėsohet nga deputeti aktual Hazbi Lika.
 
Ndėrkaq z. Dehari pritet tė marrė postin e zėvendėsdrejtorit nė Agjencinė pėr zbulim dhe kundėrzbulim. Sipas mjoftimeve tė BDI-sė deputeti tjetėr Ejup Rrustemi do tė marrė detyrėn e zėvendėsministrit tė ekonomisė. Zyrtarėt e BDI-sė nuk i kanė shpjeguar arsyet pėr kėto ndryshim.
 
 
Nė Irak njė kontigjent ushatarėsh maqedonas pėr t'iu bashkuar koalicionit ndėrkombėtar nė vendosjen e paqes
 
Shkup, 7 qershor 2003 - Dje u nis pėr nė Irak njė kontigjent ushatarėsh maqedonas pėr t'iu bashkuar koalicionit ndėrkombėtar nė vendosjen e paqes pas luftės nė atė vend. Kėshtu 28 pjesėtarė tė njėsive speciale do tė marrin pjesė nė kėtė mision, nė mesin e tyre edhe 7 ushtarė shqiptarė.
 
Ministri maqedonas i Mbrojtjes, Vllado Buēkovski gjatė ceremonisė sė pėrcjelljes sė kėtij kontigjenti ushtarėsh tha se me kėtė rast Maqedonia e vėrteton qėndrimin pėr forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Mė vonė ushtarėve maqedona nė misionin e tyre nė Irak do t'u bashkohen edhe ekipet mjekėsore.
 
 
A e dėmton ekonominė amerikane rėnia e dollarit?
 
Uashington, 7 qershor 2003 - Njė vit mė parė, njė euro kushtonte 92 centė. Sot ajo kushton 1 dollar e 17 centė. Kjo tregon se dollari ka shėnuar njė rėnie prej 27 pėr qind kundrejt euros brenda njė viti. A ėshtė kjo diēka e keqe pėr dollarin. Jo domosdo. Rėnia e dollarit nė momente tė caktuara i bėn mirė ekonomisė amerikane sepse i shton asaj eksportet.

Kur dėgjon tė flitet pėr dollarin, njeriu mendon pėr simbolin pasurisė dhe tė prestigjit amerikan. Prandaj kur dėgjon pėr rėnien e tij, kjo tingėllon paksa e pabesueshme.

Dollari duhet t'i ngjante shqiponjės, i fuqishėm, gjithnjė me kokėn lart. Por pėrse sekretari amerikan i thesarit duket kaq i qetė edhe pse dollari po bie? Njėra nga arėsyet ėshtė kjo:

Eksportet amerikane pėr nė vendet e tjera kanė rėnė ndjeshėm. Jo sepse Amerika nuk prodhon mall tė mirė. Pulat amerikane, muzika, filmat, armėt ilaēet amerikane, janė shumė popullore nė botė. Por ēmimet e tyre kanė qenė paksa tė larta kohėt e fundit. Mirėpo kur dollari bie, kjo do tė thotė se ēmimet qė paguajnė tė huajt pėr kėto mallra bien po ashtu.

Kėshtu qė, kur sekretari i thesarit shikon dollarin nė rėnie, ai mendon dy gjėra: se rėnia e dollarit ndihmon Amerikėn pėr tu shitur mallra tė huajve, por dėmton ata amerikanė qė pėlqejnė mallrat e huaja. Sidoqoftė, ai mendon se tani pėr tani Amerika mund tė pėrfitojė sado pak nga kjo rėnie.
 
 
Milicitė rivale kanė zhvilluar luftime pėr tė marrė nėn kontroll qytetin Bunia nė Kongon Lindore
 
Bunia, 7 qershor 2003 – Milicitė rivale kanė zhvilluar sot (e shtunė) luftime pėr tė marrė nėn kontroll qytetin Bunia nė Kongon lindore, vetėm njė ditė pasi ushtarėt e parė francez nga njė forcė shumėkombėshe kanė arritur atje tė ruajnė paqen, njofton Rojter.
 
Nė luftimet qė po zhvillohen nėpėr rrugėt kryesore deri nė periferi, po pėrdoren pushkomitralozė, mortaja dhe armė tė vogla. Qindra njerėz po zhvendosen nga qyteti. Fiset rivale Hema dhe Lendu ka mbi njė muaj qė luftojnė ndėrmjet tyre dhe nga luftimet kanė pėsuar vendbanimet me mbi 200 mijė banorė.

Kombet e Bashkuara kanė thėnė se gjatė muajit tė kaluar nė luftimet e zhvilluara etnike rreth qytetit Bunia janė masakruar 500 civilė, kurse qė nga viti 1999 janė vrarė 50 mijė njerėz.
 
 
Njėzet e shtatė veta kanė humbur jetėn kur njė autobus ėshtė pėrplasur nė njė autostradė nė Turqi
 
Stamboll, 7 qershor 2003 – Njėzet e shtatė veta kanė humbur jetėn dhe 33 tė tjerė janė lėnduar sot (e shtunė) kur njė autobus ėshtė pėrplasur nė murin e njė tuneli nė njė autostradė nė Turqinė lindore, njofton Rojter. Policia hetimore ka konstatuar se shoferi nuk i ka pėrdorur frenjtė para aksidentit. Duket se aksidenti ka ndodhur pėr shkak tė fjetjes sė shoferit. Aksidenti ka ndodhur 18 mila nga qyteti Erzinxhan.
 
 
Tė pakten 3 ushtarė gjermanė janė vrarė nga njė shpėrthim autobombė nė Kabul
 
Kabul, 7 qershor 2003 – Tė pakten tre ushtarė gjermanė tė trupave paqeruajtėse janė vrarė sot (e shtunė) dhe dhjetėra tė tjerė janė plagosur nė kryeqytetin afgan, Kabul, kur njė vetėvrasės nė njė autotaksi ka hedhur nė erė me njė shpėrthim bombe vetveten dhe njė autobus pėrplot ushtarė, njofton Rojter.
 
Ministria gjermane e Mbrojtjesa nė Berlin ka konfirmuar vdekjen e ushtarėve dhe ka njoftuar se rreth 30 tė tjerė janė plagosur, ndėr tė cilėt 10 me plagė tė rėnda. Disa nga tė plagosurtit kanė qenė kalimtarė tė rastit.
 
Policia dhe paqeruajtėsit nė Kabul kanė thėnė se shpėrthimi i autobombės ka ndodhur nė njė rrugė shumė tė gjallė dhe tė qarkullueshme. Nė autobus kanė qenė gjithsej 33 udhėtarė.
 
 
Gjashtė veta kanė humbur jetėn kur njė autobus me mbi 60 turistė ėshtė pėrplasur afėr qytetit Venecia
 
Romė, 7 qershor 2003 – Gjashtė veta kanė humbur jetėn dhe prej 30 deri nė 40 tė tjerė janė lėnduar, disa syresh rėndė, kur njė autobus me mbi 60 turistė, kryesisht nga Moldavia, ėshtė pėrplasur sot (e shtun) nė njė tunel afėr qytetit iverilindor italian Venecia, njofton Rojter. Dy shoferėt besohet tė kenė qenė gjermanė. Nė kėtė aksident nuk ėshtė pėrzier asnjė automjet tjetėr.
 
 
Debat mbi vėrtetėsinė e informacioneve tė agjencive tė zbulimit pėr armėt irakiane
 
Uashington, 7 qershor 2003 - Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se analistėt e tij raportuan vitin e kaluar se nuk kishin informacione tė besueshme qė Iraku kishte armė kimike.

Megjithatė, njė zėdhėnės i Pentagonit tha se nė raportin e pėrgatitur nga Agjencia e Zbulimit Ushtarak, thuhej se kishte informacione tė tjera qė linin tė kuptohej se Iraku po prodhonte dhe magazinonte armė kimike.

Analistėt thanė gjithashtu se nuk kishte dyshim qė Bagdadi kishte aftėsinė tė prodhonte armė tė tilla.

Njė gjė e tillė u bė e ditur, nė njė kohė qė administrata e Presidentit Bush i mohon njoftimet sipas tė cilave ajo shtrembėroi tė dhėna tė zbulimit pėr tė justifikuar luftėn kundėr Irakut.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.