OPINIONE

   
6.06.2003 - Trepca.net

Autocensura si vetėdije politike, apo si "vlerė" e gazetarisė shqiptare...!?


6 qershor 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Demokracia nga teoria nė praktikė mė sė miri ndėrtohet nė ato vende ku tė gjitha klasat shoqėrore dhe tė gjithė njerėzit para ligjit janė tė barabartė, aty ku nuk ka tė nėnēmuar, tė diskriminuar dhe tė eksploatuarė, pra, ku ēdo individė jeton i lirė dhe pa frikė, nė njėrėn, ndėrsa nė anėn tjetėr qė nėnkupton se ēdo segment i jetės i nėnshtrohet dispozitave ligjore tė pėrcaktuara me kushtetutė si dhe akte tjera juridike me anėn e tė cilave e gjithė veprimtaria shoqėrore futet brenda sistemit tė rregullave tė kodifikuara tė cilat mėpastaj si akte normative pėrcaktojnė kahun e planifikimit dhe tė zhvillimit tė ēdo shoqėrie apo kombi. Me njė fjalė, sistem demokratik quhet ai ku vlerat krijuese dhe aftėsitė prodhuese tė njeriut pėrcaktojnė pozitėn dhe prestizhin e secilit individė dhe grup veē e veē.
 
Si ēdo lėmi tjetėr ashtu edhe fusha e gazetarisė nė sistemet demokratike i nėnshtrohet rregullave dhe ligjeve pėrkatėse siē janė kodet gazetareske ose formimi i asociacioneve qė kujdesėn pėr mirėvajtjen dhe ecurinė e kėsaj lėmie nė shoqėri me qėllim tė arritjes sė rezultateve sa mė tė mėdha nė fushėn e informimit publik. Edhe nė vendet me sisteme mė demokratike nė botė siē ėshtė Gjermania tė gjitha mediat padallim u nėnshtrohen nė mėnyrė strikte ligjeve qė kodifikojnė punėn e tyre qė njėherit pėrcaktojnė mėnyrėn e sjelljes si dhe masėn e pėrgjegjėsisė tė autorit tė lajmit, reportazhit, komentit, analizės, etj, qė sė bashku me pergjegjėsinė morale dhe politike tė gazetarit do tė shprehin kulturėn e punės gjatė anagzhimit individual tė tij me qellim pėr tė ngritur nė nivel sa mė tė lartė vetėdijen demokratike dhe kombėtare tek lexuesit.
 
Poashtu me norma ligjore ėshtė pėrcaktuar edhe ēėshtja e cenzurės brenda mediave publike si dhe atyre private, mbase edhe botuesit e publikimeve dhe revistave qė kanė karakter tė propagandės ekonomike me pėrkushtim iu pėrmbahen kritereve ligjore me tė cilat ėshtė definuar aktiviteti, vendi, koha dhe mjetet pėr distribuimin e botimeve tė tyre duke pasur gjithnjė kujdesė qė tė mos cenohen interesat e firmave ose kompanive tė ngjajshme konkurente siē ėshtė ēėshtja e ēmimeve dhe e plasmanit tė prodhimeve tė caktuara industriale, bujqėsore, etj, bile duke i ndarė nė mėnyrė tė barabart tregjet dhe hapėsirėn vepruese brenda shtetit vetanak.
 
Pra, ēdo mjet informativ, gazetė, revistė, broshurė apo media tjera qoftė tė shkruara, vizuele ose elektronike i nėnshtrohet njėsoi rregullave ligjore siē i gėzojnė tė drejtat dhe mbajnė pėrgjegjėsi nė mėnyrė tė barabartė para organeve gjyqsore, ndaj ėshtė aq i madh kujdesi dhe respekti reciprok nė aspektin e ruajtjes dhe moscenimit tė vlerave krijuese dhe konkuruese nė fushėn e informimit publik si dhe ate tė propagandės ekonomike saqė ėshtė shumė vėshtirė t’u gjindet ndonjė shembull i ngjajshėm nė kėtė aspekt.
 
Mjerisht, shembullin mė tė keq nė praktikėn e shkeljes sė tė drejtave tė gazetarėve dhe mediave padyshim sot e paraqet gjendja aktuale nė fushėn e informimit publik nė Shqipėri, ku mjerisht, sipas informatave mė tė fundit liria e shtypit dhe fjalės sė lirė ka zėnė tė ngulfatet si nė kohėn e diktaurės komniste. (“Kush do ta frenojė ofensivėn qė po i zė frymėn lirisė sė shtypit?! Tani nė Shqipėri ka shpėrthyer epidemia e proceseve gjyqsore kundėr gazetarėve dhe gazetave..” A. Baleta, “Rimėkėmbja” - 03.06.2003-internet). Nė anėn tjetėr janė aq tė padenja shpifjet dhe denigrimet publike qė bėjnė disa gazeta ndaj simotrave tė tyre, saqė ėshtė shumė vėshtirė tė haset nė mediat pėrendimore njė shkallė kaq e ultė e etikės gazetareske dhe akuzave tė ndėrsjella, kryesisht tė nxitura nga ideologjitė politike dhe akterėt e saj partiakė.
 
E themi kėtė sepse kritikat dhe mospajtimet pėr ēėshtje politike qė paraqesin interes tė veēantė pėr shoqėrinė dhe shtetin kėtu nė botėn demokratike nė pėrendim mund tė shkojnė vetėm deri aty ku nuk mund tė cenohet interesi i pėrgjithshėm kombėtar, por as tė denigrohet autoriteti dhe ndjenjat e autorėve tė shkrimeve, gazetarėve, redaksive si dhe tė lexuesėve tė cilėt si individė ose si grupe pėrbėjnė  bėrthamėn kryesore nga e cila nisė dhe nė tė mirė tė sė cilės pėrfundon ndėrtimi i shoqėrisė. Nė anėn tjetėr, masa mė e mirė pėr vlerėsimin e shkallės sė demokracisė brenda njė shoqėrie ėshtė padyshim funksionimi i lirė i shtypit dhe mediave, i shprehjes sė lirė tė mendimit dhe tė fjalės pėrmes sė cilės synohet arritja e vlerave mė tė larta nė gazetari duke respektuar nė mėnyrė tė disciplinuar rregullat e lojės nė fushėn e informimit publik e cila si shtylla e shtatė e godinės qė quhet shtet luan rol vendimtar nė aspektin kombėtar pėr ēdo popull.
 
Nuk na ka rastisė qė tė dėgjojmė ose lexojmė deri tash pėr ndonjė kontest gjyqsor midis mediave dhe shtypit ditorė ose atij revial gjerman, ose tė ketė patur ndonjė konflikt mė serioz midis tyre, kur dihet fakti se vetėm brenda njė dite nė Gjermani shtypen dhe dalin nė shitje mbi 1001 gazeta ditore dhe periodike, secila me politikė autoktone redaktuese, por pa ia cenuar asnjėherė njėra tjetrės prestizhin nė opinion siē bėjnė redaksitė e disa gazetave shqiptare duke ngritur edhe padi njėra kundėr tjetrės siē ishte rasti i dėnimit tė kombėtarės “Bota Sot” e paditur disa herė nga disa individė si dhe disa gazeta tė pėrditėshme qė botohen nė gjuhėn shqipe nė Prishtinė, e qė paraqet shembullin mė primitiv nė fushėn e informimit publik nė botė. Njė dukuri e tillė fletė edhe pėr mungesėn e moralit dhe ndjenjės kolektive kombėtare tė mediave tona si dhe pėr mungesėn e pėrgjegjėsisė politike dhe morale qė me vete bartė profesioni gazetaresk si zanat i cili para aftėsive profesionale tė gazetarit kėrkon nivel tė lartė tė etikės, ndjenjės dhe pėrgjegjėsisė ndaj kombit dhe atdheut.
 
Poashtu, si ēėshtje me vete dhe mjaftė diskutabile pranė mediave shqiptare shtrohet edhe censura e cila nė mungesė tė respektimit tė ligjeve dhe kodit gazetaresk nė fushėn e informimit nė hapsirėn gjithėshqiptare ėshtė shndėrruar nė njė dukuri tė ēuditėshme e cila herė na paraqitet nė formė “filteri” herė si “vlerė” e gazetarisė pėrmes tė cilės i shėrbehėt mė sė miri “ēėshtjes” pėrdorimi i tė cilės bėhėt pa u respektuar fare kriteret e pėrgjithshme mbi tė cilat ndėrtohet censura si politikė redaktuese e shtypit ose si politikė nacionale e cila natyrisht se nuk duron shumė zėra ose shumė opsione politike pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, siē veprojnė disa media (zėdhėnėse partiake) nė Kosovė.
 
Sa i pėrket autocenzurės duhet cekur faktin se i gjithė spektri gazetaresk shqiptar duket se vuan nga sindromi i saj, ngase shih pėr kėtė gati tė gjithė gazetarėt i pėrmbahen frymės politike tė stafeve udhėheqėse tė mediave tona publike qė dėshmon se autocenzura ėshtė shndėrruar pothuajse nė vetėdije politike, e cila  (autocenzura) me pėrjashtime tė vogla ėshtė bėrė barierė e madhe pėr ata gazetarė dhe publicistė tė cilėt duke e zbrazur mllefin e tyre ndaj shumė dukurive negative nė shoqėrinė shqiptare, nganjėherė dėshirojnė qė tė dalin pakėz edhe jashtė kornizave tė politikave redaktuese. Pėr fat tė keq, dallimet dhe divergjencat politike midis shumicės sė mjeteve informative shqiptare janė sot nxitėsit kryesorė tė mosmarrėveshjeve midis subjekteve tona politike, por edhe anasjelltas.
 
Dhe, sot nuk dihet a ėshtė mė e madhe frika e gazetarit nga cenzura politike apo nga vetė autocenzura e cila nuk ka dyshim se ėshtė bėrė pengesė serioze pėr ndėrtimin e njė gazetarie tė mirėfilltė, tė lirė dhe demokratike shqiptare brenda tė cilės vendin dominant do ta zė lajmi i shpejt dhe i vertetė, analiza e saktė rreth ngjarjeve dhe aktorėve tė tyre, kritika konstruktive si dhe dialogu i hapur dhe afrues i cili para sė gjithash do duhej ta nxisė kėrshėrinė pėr punė dhe angazhime mė serioze gazetareske tė cilat interesin kombėtar e kuptojnė si detyrė dhe obligim primarė para interesave partiake dhe liderėve tė tyre.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.