6.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte, 6 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti Kėshillin Organizativ pėr kremtimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit

  • Ish-Presidenti Klinton do tė nderohet nga KSSHA me ēmimin "Duart e shpresės"

  • Shtajner thotė se ata qė mendojnė se UNMIK-u mund tė ndahet nga Shtetet e Bashkuara e kanė gabim

  • H. Solana tha se ata qė dėshirojnė tė jenė pjesė e Evropės duhet tė jenė tė gatshėm pėr tolerancė dhe dialog

  • Endi Berpark thotė se Kosova pas 15 vjetėsh do tė jetė njė ndėr vendet mė tė pasura tė Ballkanit

  • USAID-i nesėr nė Deēan pėruron njė projekt tė infrastrukturės nė Deēan

  • Analisti Kesiq thotė se nė Serbi nuk ka ende politikė tė qartė nė lidhje me Kosovėn

  • Protestuesit serbė nė Graēanicė kėrkuan nga Shtajneri qė tė shpėrbėjė institucionet e Kosovės!

  • Bundestagu gjerman ua vazhdoi mandatin edhe pėr njė vit forcave gjermane tė KFOR-it nė Kosovė

  • Avni Deliu u zgjodh kryetar i ri i Degės I tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė

  • Sabri Murseli zgjedhet kryetar i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Shtėrpcė

  • Basketboll: Nė finale tė do luajnė MEB Prishtina – Mabetex

  • Amnesty International akuzon Malin e Zi pėr fshehje tė trafikut tė njerėzve

  • PE me njė rezolutė bėn thirrje pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet rajonit ballkanik dhe vendeve tė BE-sė

  • OSBE, kritika serioze ndaj Shqipėrisė

  • Pas samitit nė Jordan janė vrarė dy palestinezė dhe dy izraelitė

  • Tė pakten 10 njerėz kanė humbur jetėn nga njė shpėrthim nė njė bllok banesash nė Grozni

  • Bush: do tė zbulohet e vėrteta pėr armėt irakiane tė shkatėrrimit nė masė

  • Bliks: inspektorėt e OKB-sė tė pėrfundojnė misionin e kėrkimit pėr armė tė shkatėrrimit nė masė

  • Humbi jetė politikani gjerman Jėrg Mėleman

  • Akoma nuk janė shtendosur marrėdhėniet e Izraelit me palestinezėt

  • Arrestohet njė gjerman dhe njė marokan pėr terroizėm

  • Arafat thotė se Izraeli nuk kishte ofruar asgjė konkrete nė samitin e paqes

  • Hamasi ka ndėrprerė bisedimet me kryeministrin palestinez Mahmud Abas

  • Vendeve tė eurozonės i kėrcėnohet deflacioni

  • Ministrat e drejtėsisė tė BE-sė janė pajtuar tė nėnshkruajnė njė marrėveshje pėr ekstradim me SHBA-tė

  • Ramsfeld hedh poshtė akuzat


 
Presidenti Rugova priti Kėshillin Organizativ pėr kremtimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit
 
   
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova priti sot Kėshillin Organizativ pėr kremtimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit. Siē dihet ky manifestim organizohet nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova prej 9 deri mė 11 qershor nė Prishtinė dhe nė Prizren.

Anėtarėt e Kėshillit Organizativ e njoftuan Presidentin Rugova me punėt pėrfundimtare pėr kremtimin e kėsaj date shumė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare.

Presidenti Rugova pėrgėzoi dhe vlerėsoi lart punėn qė ka bėrė ky Kėshill.

Ai tha se pėrgatitjet pėr kremtimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit kanė pėrfunduar dhe tani ēdo gjė ėshtė gati pėr tė filluar kremtimi i kėsaj date shume tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės dhe tė popullti shqiptar. Presidenti Rugova me ketė rast falenderoi edhe njeherė anėtarėt e Kėshillit Organizativ pėr punėn qė kanė bėrė deri mė tash.

Presidenti i Kosovės bėri tė ditur se ka vendosur tė themelojė dekoratėn "Medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit", e cila do t'u jepet shumė personaliteteve tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe tė viseve tė tjera shqiptare, tė cilėt kanė kontribuar nė mirėkuptimin e bashkėpunimin ndėrshqiptar, por edhe tė personaliteteve tė botės qė kanė ndihmuar e studiuar historinė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
 
Kjo tha, Presidenti, do tė hyjė ndėr dekoratat mė tė larta tė shtetit tė Kosovės. Poashtu ai tha se kėto ditė do tė bėjė shpalljen e dekoratave e ēmimeve qė do t'i japė Presidenti i Kosovės.

Ministri i Kulturės Behxhet Brajshori tha se Kėshilli Organizativ pati kėnaqėsinė tė njoftojė Presidentin e Kosovės me tė gjitha pėrgatitjet qė tashmė kanė pėrfunduar pėr fillimin e kremtimit tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit.
 
Ai shtoi se KO u ka dėrguar shumė ftesa personaliteteve mė tė shquara shqiptare nga Kosova e Shqipėria dhe viset shqiptare e nga diaspora, por edhe pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut dhe KFOR-it, si dhe organizatave tė tjera qė veprojnė nė Kosovė, pėr tė marrė pjesė nė kremtimin e kėtij jubileu.

Ndėrkaq, Dr. Jusuf Bajraktari prezentoi programin e Konferencės shkencore ndėrkombėtare kushtuar Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn, tha ai, pritet tė marrin pjesė 26 studiues tė ēėshtjes shqiptare dhe tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare, por edhe 11 studiues tė huaj, nė mesin e tė cilėve veēoi historianin Noel Malkolm nga Britania e Madhe. Dr. Bajraktari tha se shpreson qė nė kėtė konferencė tė prezentohen rezultate tė reja shkencore.

Kompozitori Rauf Dhomi tha se pėr nder tė kėtij jubileu tė rėndėsishėm do tė shfaqet opera "Dasma arbėreshe" e pėrgatitur nga njė trupė e operas dhe baletit, si dhe nga Filharmonia e Kosovės.
Edhe kryetari i Asamblesė komunale tė Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha se tashmė janė kryer tė gjitha punėt nė kėtė qytet si nikoqir i kėtij manifestimi shumė tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare rreth kompleksit tė Lidhjes sė Prizrenit, i cili tani ka njė pamje tė re.

Prof. Pajazit Nushi tha se ndien kėnaqėsi tė posaēme pėr programin e konceptuar nė kremtimin e kėsaj date. Programi u ėshtė pėrshtatur tė gjitha kėrkesave e qė meriton tė shėnohet si program i veēantė i pėrpiluar nė kohėn e krijimit tė shtetit tė Kosovės.
 
 
Ish-Presidenti Klinton do tė nderohet nga KSSHA me ēmimin "Duart e shpresės"
 
Uashington, 6 qershor 2003 - Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Bill Klinton dhe aktivistėt e komunitetit shqiptaro-amerikan Xhim Xhema dhe Ilir Zherka do tė nderohen me ēmime nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) nė darkėn vjetore tė ēmimeve tė kėsaj organizate, qė do tė mbahet mė 19 qershor, nė hotelin prestigjioz Regent Wall Street nė qytetin Nju Jork.

KKSHA-ja do ta nderojė ish-presidentin Klinton me ēmimin "Duart e shpresės" (Hands of Hope) pėr rolin e madh qė ai luajti nė ndalimin e spastrimit etnik gjatė krizės sė Kosovės nė vitin 1999 dhe pėr ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s qė i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė.

Z. Xhema do tė marrė ēmimin "Arritje gjatė jetės" (Lifetime Achievement Award) pėr pėrkushtimin e madh ndaj ēėshtjes shqiptare dhe pėr punėn e palodhur pėr pėrmirėsimin e jetesės sė shqiptarėve nė tė dyja anėt e Atlantikut. Ndėrsa Ilir Zherka, ish-president i KKSHA-sė, do tė marrė "Ēmimin e shėrbimit" pėr vizionin e tij dhe shėrbimin e mirė ndaj organizatės.

Ēmimi "Duart e Shpresės" i jepet ēdo vit nga KKSHA-ja njė personi ose entiteti i cili ėshtė pėrpjekur tė sjellė paqe dhe tė mbrojė tė drejtat e njeriut nė Ballkan.

Ndėr personalitetet qė KKSHA-ja ka nderuar me ēmime nė tė kaluarėn janė edhe ish-sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt, Xhems Rubin, Bianka Xhege, Stan Dragoti, Mark Leduks, Peni dhe Dejvid Mekkoll.
 
 
Shtajner thotė se ata qė mendojnė se UNMIK-u mund tė ndahet nga Shtetet e Bashkuara e kanė gabim
 
Kelln, 6 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner pohon se dialogu me palėn serbe nuk ėshtė ndėrprerė. Problem ėshtė vetėm komunikimi me zėvendėskryeministrin serb Nebojsha Ēoviq, i cili ka shumė probleme edhe nė Beograd. Shtajner nėnvizoi se Prishtina ėshtė e gatshme pėr bisedime me Beogradin. Kėshtu ndėr tė tjera u shpreh nė njė intervistė pėr programin shqip tė "Dojēe veles" kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner.

I pyetur se si e shikon bashkėpunimin e Prishtinės me Beogradin, Shtajner tha se ka nevojė pėr njė dialog me serbėt e Kosovės dhe me Beogradin. Dialogu ėshtė i domosdoshėm edhe nėse banorėt nuk e duan njėri-tjetrin, ose kanė interesa tė ndryshme, por gatishmėria e Prishtinės pėr dialog me Beogradin ėshtė njė shenjė pozitive, e cila dėshmon se Kosova ėshtė pjekur dhe ka mėsuar tė marrė pėrgjegjėsi pėr veprimet e veta dhe kjo ndėr tė tjera ėshtė edhe detyra e tij ka thėnė Shtajner.

Shtajner theksoi se Kosova e sotme nuk mund tė krahasohet dot me Kosovėn e vitit 1999. "Arritjet tona janė mėse tė dukshme dhe kėto arritje tregojnė se vendimet qė kemi marrė deri tash si me Beogradin ashtu edhe pėr Kosovėn nuk kanė qenė tė gabuara", tha Shtajner.

Duke i komentuar zėrat se kinse nė Kosovė ėshtė krijuar njė armiqėsi ndaj UNNIK-ut dhe se populli i Kosovės ėshtė i disponuar tė lidhet vetėm me SHBA-tė, kryeadministratori i Kosovės tha se Uashington gjithmonė thotė se "UNMIK-u jemi ne".

"Tė gjithė ata qė mendojnė se UNMIK-u mund tė ndahet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė gabim. Ky mesazh ėshtė bėrė i qartė jo vetėm nė Beograd, por edhe kėtu nė Kosovė. UNMIK-u ka njė raport jashtzakonisht tė mirė me popullin e Kosovės. Besoj se njerėzit kėtu e dinė se ndėrkombėtarėt janė kėtu pėr t'i ndihmuar ata dhe pėr t'i arritur ato qėllime qė kanė banorėt vetė", tha ndėr tė tjera z. Shtajner.
 
 
H. Solana tha se ata qė dėshirojnė tė jenė pjesė e Evropės duhet tė jenė tė gatshėm pėr tolerancė dhe dialog
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Nė pėrfundim tė vizitės nė Kosovė, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana ka marrė mbėshtetjen e udhėheqėsve tė Kosovės se ata janė tė gatshėm pėr tė filluar bisedimet pėr ēėshtje teknike me vendet fqinje nė kėtė mes edhe me Serbinė.
 
Ai ka shtuar se pėrfaqėsusit e institucioneve tė Kosovės pėrfundimisht do tė marrin pjesė nė Samitin e Selanikut nė delegacionin tė kryesuar nga shefi i UNMIK-ut, Mihael Shtajner.
 
Edhepse zyrtarisht nuk u njoftua pėr emra se kush do tė jetė nga pėrfaqėsuesit e Kosovės nė delegacionin e UNMIK-ut, sipas tė gjitha gjasave ata do tė jenė presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram Rexhepi dhe njė pėrfaqėsues i komunitetit serb Millorad Todoroviq.

Nė njė takim tė pėrbashkėt me gazetarė shefi i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe kryeadministratori Mihael Shtajner kanė shprehur tė njėjtin qėndrim sa i pėrket pėrfaqėsimit tė Kosovės nė samitin e Selanikut.

Mihael Shtajner u ka deklaruar gazetarėve se interesimi i tij ėshtė qė delegacioni i UNMIK-ut tė ketė pėrbėrjen shumetnike nga institucionet e Kosovės, duke mos bėrė tė ditur emrat qė do tė jenė nė delegacionin qė ai do ta kryesojė nė samitin e Selanikut.

Ndėrkaq, z, Solana, ndėrkaq samitin e Selanikut e ka vlerėsuar tė njė rėndėsie tė veēantė pėr faktin qė tha ai, aty do tė marrin pjesė pėr herė tė parė vendet e rajonit tė Ballkanit Perėndimor me praninė e 25 vendeve tė BE-sė.

"Dėshiroj tė them se samiti i Selanikut ėshtė njė takim shumė i rėndėsishėm. Nė kėtė samit do tė pėrfaqėsohet Kosova nga UNMIK-u, mirėpo nė pėrbėrje tė delegacionit do tė jenė edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės" bėri tė ditur Havier Solana.
 
Ai shtoi se samiti i Selanikut i ka dy qėllime: t'i afrojė institucionet e rajonit me ato tė BE-sė dhe t'i afrojė institucionet e rajonit mes vete. Solana shfaqi shpresėn e tij se tė gjithė pjesėmarrėsit do tė kontribuojnė qė Samiti i Selanikut tė jetė sa mė i suksesshėm.

Duke u pėrgjigjur se a ėshtė koha tash qė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe Beogradit tė ulėn dhe tė flasin njėri me tjetrin, z. Solana u pėrgjigj:

"Pyetja ėshtė e thjeshtė, por edhe pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Po bisedimet dhe dialogu gjithmonė janė gjėra tė mira. Ata qė dėshirojnė tė jenė pjesė e Evropės do tė thotė se duhet tė jenė tė gatshėm pėr tolerancė dhe dialog".
 
 
Endi Berpark thotė se Kosova pas 15 vjetėsh do tė jetė njė ndėr vendet mė tė pasura tė Ballkanit
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Endi Berpark tė shtunėn do tė largohet nga Kosova dhe gjatė muajve tė ardhshme do tė pėrfaqėsojė qeverinė britanike nė njė pozitė tė lartė nė Lindjen e Mesme. Por, Berpark thotė qė pėr njė apo dy vjet mund tė kthehet pėrsėri nė Kosovė pėr tė kryer ndonjė punė tjetėr.

Duke pėrshkruar kohėn e tij nė Kosovė si "sfiduese dhe tė kėndshme", Berpark u shpreh se motivacioni i tij kryesor gjithmonė ka qenė shpresa, qė nėpėrmjet punės sė UNMIK-ut dhe shtyllės sė BE-sė, fėmijėt e Kosovės tė kenė njė tė ardhme mė tė mirė.

Nėse shikohet kah e ardhmja, Kosova do tė ketė njė zhvillim tė dukshėm ekonomik tek pas dy vjetėsh, kurse pas 15 vjetėsh do tė jetė njė ndėr vendet mė tė pasura tė Ballkanit, vlerėsoi Berpark.
 
 
USAID-i nesėr nė Deēan pėruron njė projekt tė infrastrukturės nė Deēan
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė njofton pėr pėrfundimin e njė projekti tė infrastrukturės pėr bashkėsi, pėrmirėsimin e rrugės "Luigj Gurakuqi" dhe rehabilitimin e kanalit pėr ujitje nė Deēan.
 
Drejtori i Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), Misioni nė Kosovė, Dejll Fajfer, do ta pėrurojė kėtė projekt zyrtarisht nė emėr tė Shteteve tė Bashkuara nė njė ceremoni qė do tė mbahet nesėr, mė 7 qeshor.

Z.Reno Harnish, shef i Misionit pranė zyrės amerikane nė Prishtinė, ka theksuar rėndėsinė e kėtij projekti pėr bizniset e vogla dhe bujqit nga rrethina.

Nėpėrmjet USAID-it, populli amerikan investoi 82,000 euro pėr ta rehabilituar pjesėn e rrugės nė gjatėsi prej 387 metra dhe pėr ta riparuar kanalin pėr ujitje pėrgjatė rrugės.
 
 
Analisti Kesiq thotė se nė Serbi nuk ka ende politikė tė qartė nė lidhje me Kosovėn
 
Uashington, 6 qershor 2003 - Nė qendrėn "Udro Uillson" nė Uashington u debatua pėr zhvillimet e fundit nė Serbi, por edhe pėr Kosovėn. Nė kėtė kontekst u tha se mungesa e qėndrushmėrisė politike nė Beograd, ėshtė vetėm njė nga pengesat pėr fillimin e diskutimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Kėshilltari politik dhe analisti, Obrad Kesiq ka theksuar se ekzistojnė edhe katėr pengesa tė tjera pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės:
 
"Pasiguria politike nė Prishtinė, mungesa e vullnetit politik ndėrkombėtar pėr tė pėrcaktuar statusin pėrfundimtar, mundėsia e kufizuar ndėrkombėtare pėr shkak tė problemeve tė tjera nė botė, si dhe fakti se politikanėt vendorė, qė duhet tė diskutojnė pėr njė gjė tė tillė, janė mė tė shqetėsuar pėr interesat e tyre afatshkurtėra se sa me interesat afatgjata tė Kosovės, ose Serbisė".

Ai parashikon zgjedhje tė parakohshme nė Serbi dhe thotė se nė kėto zgjedhje gjithkush do tė pėrpiqet tė manipulojė me ēėshtjen e Kosovės pėr pėrfitime politike. Sipas z. Kesiq nė Serbi nuk ka ende politikė tė qartė nė lidhje me Kosovėn dhe vetė politikanėt janė tė pėrēarė nė kėtė aspekt.
 
 
Protestuesit serbė nė Graēanicė kėrkuan nga Shtajneri qė tė shpėrbėjė institucionet e Kosovės!
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Nė shenjė revolte pėr vrasjen e tre serbėve nė Obiliq nė Graēanicė ėshtė mbajtur dje njė protestė e komunitetit serb. Nė prani tė protestuesve, Rada Trajkoviq, deputete e koalicioni serb "Kthimi" duke shpjeguar kėrkesat e protestuesve kėrkoi nga z. Shtajner qė t'i shpėrbėjė institucionet e Kosovės, meqė, sipas saj, ato kanė dėshmuar se nuk janė tė afta qė t'i zgjidhin problemet institucionale tė asnjė komuniteti nė Kosovė.

Ndėrkaq nė njė letėr dėrguar autoriteteve ndėrkombėtare, protestuesit mes tjerash kanė kėrkuar kthimin e personave tė zhvendosur, kthimin e ushtrisė dhe policisė serbe, ndėrkaq nga serbėt qė punojnė nė institucionet vendore kanė kėrkuar qė ta braktisin punėn e tyre.
 
 
Bundestagu gjerman ua vazhdoi mandatin edhe pėr njė vit forcave gjermane tė KFOR-it nė Kosovė
 
Berlin, 6 qershor 2003 - Bundestagu gjerman ka marrė vendim pėr vazhdimin e mandatit edhe pėr njė vit forcave gjermane qė veprojnė nė kuadėr tė NATO-s nė Kosovė.
 
Aktualisht nė Kosovė janė stacionuar 3800 ushtarė gjermanė tė cilėt pėrkujdesėn pėr ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė nė vendin tonė. Shpenzimet pėr pjesėmarrjen gjermane nė trupat e KFOR-it nė Kosovė dhe atyre tė Bosnje e Hercegovinės SFOR arrijnė shumėn e njė milionė eurosh nė vit.
 
 
Avni Deliu u zgjodh kryetar i ri i Degės I tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė
 
Prishtinė, 6 qershor 2003 - Nė njė atmosferė solemne, nė praninė e njė numri tė madh tė delegatėve u mbajt Kuvendi i V zgjedhor i degės I tė FR tė LDK-sė nė Prishtinė. Tė pranishėm nė Kuvend ishin edhe kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, z.Ismet Beqiri dhe kryetari i FR tė LDK-sė, Lulzim Zeneli.
 
Nė Kuvend u zgjodh kryesia e re si dhe delegatėt pėr Kuvendin qendror. Kryetar i ri u zgjodh Avni Deliu, student, nėnkryetarė - Afrore Isufi dhe Enver Berisha, ndėrkaq sekretare Hanife Krasniqi.
 
 
Sabri Murseli zgjedhet kryetar i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Shtėrpcė
 
Shtėrpcė, 6 qershor 2003 - Forumi i Rinisė sė LDK-sė nė Shtėrpcė nė Kuvendin e katėrt zgjedhor, ka zgjedhur kryesinė dhe udhėheqjen e re. Kryetar ėshtė zgjedhur Sabri Murseli, ndėrkaq katėr delegatė janė zgjedhur pėr kuvendin qendror zgjedhor qė do tė mbahet nė Prishtinė.
 
 
Basketboll: Nė finale tė do luajnė MEB Prishtina – Mabetex
 
Pejė, 6 qershor 2003 – Mbrėmė nė Palestrėn e Sporteve “Karagaēi” nė Pejė, nė praninė e rreth 3000 adhuruesve tė basketbollit, u zhvillua ndeshja e tretė, gjysmėfinale e Kampionatit tė Kosovės pėr basketbollistė ndėrmjet Dukagjinit dhe Mabetexit. Pas njė loje interesante fitore shėnuan basketbolistėt mysafirė nga Prishtina me rezultat 87:77 dhe u kualifikuan nė finale.
 
Basketbollistėt e Mabetexit nė finale do tė ndeshen me rivalin lokal MEB Prishtinėn, e cila mbron titullin e kampionit nga edicioni i kaluar. MEB Prishtina nė finale u kualifikua njė ditė mė parė pasiqė nė takimin e tretė pėrcaktues mundi Dritėn e Gjilanit me rezultat 98:69.

Basketbollistėt mė efikas nė radhėt e Dukagjinit ishin, Damo me 22 dhe Prajs me 13 pikė, ndėrkaq nė rradhėt e Mabetexit mė efikasėt ishin Thaqi dhe Kamel me nga 27 pikė tė shėnuara.

Ndeshja e parė finale Meb Prishtina – Mabetex, pritet tė zhvillohet shtunėn mė 7 qershor.
 
 
Amnesty International akuzon Malin e Zi pėr fshehje tė trafikut tė njerėzve
 
Podgoricė, 6 qershor 2003 - Grupi pėr tė drejtat e njeriut Amnesty International i ka akuzuar autoritetet nė Mal tė Zi pėr fshehjen e trafikimeve tė njerėzve dhe skandalit tė prostitucionit. Kjo organizatė thekson se viktimat e trafikimit tė dhunshėm nuk janė pėrfillur nga sistemi juridik nė Mal tė Zi.
 
Javėn e shkuar prokurori e Podgoricės i hodhi poshtė akuzat pėr trafikim tė njerėzve dhe keqtrajtim, tė ngritura ndaj zėvendėsprokurorit tė shtetit dhe tre tė dyshuarėve tė tjerė.
 
 
PE me njė rezolutė bėn thirrje pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet rajonit ballkanik dhe vendeve tė BE-sė
 
Bruksel, 6 qershor 2003 - Europarlamentarėt nėpėrmjet njė rezolute sot kanė bėrė thirrje pėr njė forcim tė mėtejshėm tė lidhjeve ndėrmjet rajonit ballkanik dhe vendeve tė Bashkimit Evropian.
 
Europarlamenarėt kanė propozuar njė sėrė masash dhe nismash qė do rė ndihmojnė nė afrimin mė tė shpejtė tė vendeve tė rajonit me familjet evropiane. Nga Parlamenti Evropian u tėrhoq vėmendja pėr vendosjen e kritereve tė vendosjes sė kontakteve specifike me vendet e Ballkanit, nė veēanti, nga shkalla e plotėsimit tė tė cilave do tė varet edhe data e anėtarėsimit tė tyre nė BE.

Rezoluta u bėn thirrje vendeve ballkanike qė ato tė ngrenė nė masėn e duhur luftėn kundėr krimit tė organizuar, tė forcojnė bashkėpunimin ndėrkufitar nė fushėn e drejtėsisė dhe tė rendit, tė nxisin kthimin e refugjatėve dhe tė mbrojnė tė drejtat e pakicave.

Rezoluta e sapoaprovuar e Parlamentit Evropian pėrbėn njė hap mė shumė nė mbėshtetjen e politikės sė drejtė tė BE-sė, e posaēėrisht tė Romano Prodit dhe Kris Patenit qė kanė promovuar javėt e fundit ndaj Ballkanit. Mė 21 maj Komisioni Evropian ka propozur tė ngrejė nė nivelin e partershipit pėr integrim marrėdhėniet ndėrmjet BE-sė dhe vendeve ballkanike.

PE bėn thirrje pėr krijimin e instrumenteve dhe programeve tė pėrbashkta tė BE-sė si dhe pėrfshirjen e kėtyre vendeve nė politikėn e mbrojtjes e tė jashtme si dhe heqjen e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Ballkanit qė do tė udhėtojnė ne vendet evropiane.
 
 
OSBE, kritika serioze ndaj Shqipėrisė
 
Tiranė, 6 qershor 2003 - Moszbatimi i ligjeve dhe njė proces reformash vazhdimisht tė copėtuara pengojnė ende zhvillimin e Shqipėrisė. Kėto vlerėsime i bėri tė enjten nė Vjenė kryetari i zyrės sė OSBE-sė nė Tiranė Osmo Lipponen i cili lexoi raportin pėr Shqipėrinė pėrpara kėshillit tė pėrhershėm tė Organizatės pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin Europian.

Ambasadori Lipponen ka qenė mjaft kritik edhe pėr ēėshtjen e pronave dhe lirisė sė shtypit nė Shqipėri. Pikat e raportit pėr Shqipėrinė qė ambasadori i OSBE-sė Osmo Lipponen paraqiti dy ditė mė parė nė Tiranė, duket se kanė qenė vetėm maja e ajsbergut.

Vlerėsimet e tij tė paraqitura tė enjten pėrpara Kėshillit tė Pėrhershėm nė Vjenė ishin shumė herė mė kritike. Duke iu referuar edhe raporteve tė Bashkimit Europian apo Fondit Monetar bėhet njė prezantim i zymtė i disa zhvillimeve politike dhe ekonomike nė vend.

Nė raportin pėr Shqipėrinė thuhet se favorizimi i disa kompanive me lidhje tė forta, apo vėnia nė shenjestėr e firmave tė huaja, apo dhe sulmet e kohėve tė fundit ndaj disa biznesmenėve tė njohur nuk kanė ndihmuar nė rritjen e besimit tė investuesve vendas.

Sipas raportit tė OSBE-sė pronat dhe ēėshtje tė jera tė kompensimit po zhgėnjejnė shumė njerėz dhe realiteti shoqėror e ekonomik ėshtė i zymtė pėr pjesėn mė tė madhe tė popullsisė. Madje paralajmėrohet se rritja e shpejtė e popullsisė dhe norma e lartė e inflacionit pėrbėjnė njė rrezik tė mundshm pėr trazira tė reja shoqėrore dhe politike.
 
 
Pas samitit nė Jordan janė vrarė dy palestinezė dhe dy izraelitė
 
Jerusalem, 6 qershor 2003 – Dhuna vdekjeprurėse ka tronditur sėrish territoret izraelite dhe palestineze, vetėm njė ditė pas samitit nė Jordan, i cili ngjalli shpresat pėr paqe, njofton AFP.
 
Vrasja e dy izraelitėve dhe dy palestinezėve ndodhi pasi lideri palestinez, Jaser Arafat, hodhi dyshimet nė samitin e organizuar nga amerikanėt, nga i cili qe pėrjashtuar, duke thėnė se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, nuk u ka ofruar palestinezėve asgjė konkrete.
 
Trupat izraelite kanė vrarė gjatė natės nė pjesėn veriore tė Bregut Perendimor dy militantė tė grupit radikal islamik tė Hamasit, tė cilėt pėrgatiteshin pėr tė kryer sulme vetėvrasėse, kanė thėnė burimet ushtarke. Ata u vranė nė njė shkėmbim zjarri afėr qytetitt Tulkarem, ku kishin zėnė pritė. Njoftohet se ėshtė plagosur edhe njė palestinez i tretė.
 
Ndėrkaq, policia izraelite ka njoftuar se ka zbuluar trupat e njė burri izraelit dhe tė njė tinejxherjeje izraelite, tė cilėt dyshohet tė jenė vrarė mė heret nga militantėt palestinez nė njė fshat nė perendim tė Jerusalemit.
 
Po kėshtu bėhet e ditur se tė premten heret janė shkrehur tre rrathė mortajash nė njė vendbanim nė Rripin e Gazės dhe njė rreth i katėrt nė pozicionin e armatės izraelite, por s’ka pasur viktima.
 
 
Tė pakten 10 njerėz kanė humbur jetėn nga njė shpėrthim nė njė bllok banesash nė Grozni
 
Grozni, 6 qershor 2003 – Tė pakten 10 njerėz, shumė syresh fėmijė, kanė humbur jetėn nga njė shpėrthim nė njė bllok banesash nė Grozni, kryeqytet trazirash i Republikės sė Ēeēenisė, njofton BBCnews. Shpėrthimi ka ndodhur sot (e premte) nė orėt e hershme tė mėngjesit.
 
Shkaku ende nuk dihet, ndonėse kryeprokurori rajonal ka thėnė se duket tė jetė shpėrthimi i gazit, qė ėshtė njė gjė e zakonshme nė Rusi.
 
 
Bush: do tė zbulohet e vėrteta pėr armėt irakiane tė shkatėrrimit nė masė
 
Uashington, 6 qershor 2003 - Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do ta zbulojnė tė vėrtetėn rreth armėve irakiane tė shkatėrrimit nė masė.
 
Duke folur tė enjten para trupave amerikane nė Katar, Presidenti Bush tha se forcat amerikane vazhdojnė tė kėrkojnė pėr armė tė tilla, tė cilat theksoi ai, regjimi i pėrmbysur i Sadam Huseinit fshehu nga inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara.

Presidenti Bush bėri njė ndalesė nė Katar nė pėrfundim tė turneut tė tij nėpėr 6 vende tė Evropės dhe Lindjes sė Mesme, pėr tė falenderuar trupat qė shėrbyen nė luftėn kundėr regjimit tė Sadam Huseinit nė Irak.
 
 
Bliks: inspektorėt e OKB-sė tė pėrfundojnė misionin e kėrkimit pėr armė tė shkatėrrimit nė masė
 
Nju Jork, 6 qershor 2003 - Kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armėt, Hans Bliks, i tha tė enjten Kėshillit tė Sigurimit se inspektorėt e OKB-sė duhen lejuar tė pėrfundojnė misionin e kėrkimit pėr armė tė shkatėrrimit nė masė nė Irak.

Zoti Bliks, i cili do tė largohet nga posti nga fundi i qershorit, tha se ende ekzistojnė mundėsitė pėr gjetjen e tė vėrtetės qė dėshirohet nga tė gjitha palėt.

Nė raportin e tij tė fundit qė i paraqiti dje Kėshillit tė Sigurimit, diplomati suedez thotė se inspektorėt e OKB-sė nuk kanė gjetur prova pėr ekzistencėn e armėve kimike apo biologjike nė Irak.

Mirėpo, ai shtoi se shumė pyetje mbetėn pa pėrgjigje pėr shkak tė luftės sė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak. Shtetet e Bashkuara po krijojnė njė ekip tė ri, tė pėrbėrė nga ekspertė amerikanė, britanikė dhe australianė, pėr tė vazhduar procesin e kėrkimit pėr armė tė ndaluara nė Irak
 
 
Humbi jetė politikani gjerman Jėrg Mėleman
 
Berlin, 6 qershor 2003 - Njė nga politikanėt mė tė diskututeshėm nė Gjermani, mė herėt politikan qėndror i Partisė Liberale Gjermane, Jürgen Möleman, i cili gjatė karrierės sė tij politike ka qenė edhe nėnkancvelar dhe dy herė ministėr shteti, ka gjetur vdekjen gjatė njė parashutimi nė lokalitetin Marl tė landit Nordrein- Vestfalen.
 
Prokuroria e shtetiti ka njoftuar se po zhvillohen hetime nė tė gjitha drejtimet dhe nuk pėrjashtohet mundsia e vetvrasjes. Pak par se 57 vjeēari Mėleman tė gjente vdekjen, Bundestagu gjerman i kishte hequr atij imunitetin.
 
Menjėherė pas kėsaj prokuroria dhe inspektorėt e tatimeve kanė bastisur shtėpinė e Mölemanit. Kundėr tij po hetohej pėr fshehjen e tatimit dhe shkelje finaciara nė radhėt e partisė. Pas vdekjes sė tij, tė gjitha partitė dhe politikanė kanė reaguar me pikllim pėr rastin tragjik.
 
 
Akoma nuk janė shtendosur marrėdhėniet e Izraelit me palestinezėt
 
Akaba, 6 qershor 2003 - Edhe pas pėrfundimit tė takimit nė Akaba, ende nuk ka shenja pėr njė shtendosje midis Izraelit dhe palestinezėve. Gjatė njė kontrolli nė njė shtėpi nė Tulkarem tė Jordanisė Perendimore, ushtarėt izraelitė vranė dy palestinezė, ka njoftuar njė zėdhėnės i ushtrisė.
 
Kryeministri palestinez Abaz kishte ndėrmarrė hapat e parė pėr jetėsimin e paqes. Ai kishte caktuar bisedime me pėrfaqėsuesit e organizatės islamiste radikale "Hamas" dhe me "Gjihadin islamik".
 
Njė kėshilltar i kryeministrat Sharon ka njoftuar se nė ditėt e ardhshme do tė fillojė rrėzimi ngrehinave tė kolonistėve izraelitė nė teritoret e pushtuara izraelite.
 
 
Arrestohet njė gjerman dhe njė marokan pėr terroizėm
 
Paris, 6 qershor 2003 - Nė kryeqytein francez Paris janė arrestuar njė shtetas gjerman dhe njė marokan. Ata akuzohen pėr lidhje me terroristė. Qytetari gjerman nė prill tė vitit tė kaluar ishte arrestuar pėr shkak tė kontakteve me atentatorėt nga Gjebra.
 
Megjithatė, dyshimet ndaj tij nuk kishin mjaftuar qė ai tė mbahej nė arrest. Ky person kishte pasur njė telefonatė me atentatorin pak para se tė ndodhet atentati vetėvrasės nė nė ishullin turistik tė Indodnezisė me ē'rast ishin vrarė 21 veta.
 
 
Arafat thotė se Izraeli nuk kishte ofruar asgjė konkrete nė samitin e paqes
 
Ramallah, 6 qershor 2003 - Udhėheqėsi palestinez, Jaser Arafat, thotė se Izraeli nuk kishte ofruar asgjė konkrete nė samitin e paqes me presidentin Bush nė Jordani tė mėrkurėn. Arafat foli para gazetarėve nė kompleksin ne qytetin Ramallah nė Bregun perėndimor ku ėshtė detyruar tė qėndrojė pėr mė shumė se njė vit.

Zoti Sharon premtoi nė samit ēmontimin e menjėhershėm tė atyre qė i quajti vendbanime - poste tė thella - tė paautorizuara hebreje. Zoti Arafat sugjeroi se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, kishte ndėrmend tė hiqte atė qė ai e quajti njė makinė karavan nga njė lokalitet e pastaj tė thoshte se e kishte hequr njė vendbanim.
 
 
Hamasi ka ndėrprerė bisedimet me kryeministrin palestinez Mahmud Abas
 
Jerusalem, 6 qershor 2003 – Grupi militant palestinez, Hamas, ka deklaruar sot (e premte) se ka ndėrprerė bisedimet me kryeministrin palestinez, Mahmud Abas, i njohur thjesht si Abu Mazen, nė shenjė proteste pėr premtimin e tij pėr t'i dhėnė fund dhunės kundėr Izraelit, njofton BBCWorld. Abu Mazeni kishte premtuar nė samitin e Amanit se do t'i jepte fund kryengritjes sė armatosur palestineze.
 
Zėdhėnėsi i Hamasit ka thėnė se premtimi i kryeministrit i hap derėn Izraelit pėr tė vrarė palestinezėt sipas dėshirės. Abu Mazeni ėshtė pėrpjekur qė tė pėrfitojė Hamasin dhe Xhihadin islamik qė tė pajtohen pėr armėpushim me Izraelin.
 
 
Vendeve tė eurozonės i kėrcėnohet deflacioni
 
Bruksel, 6 qershor 2003 - Nė momentin kur shumė vende tė botės kanė probleme sesi t'ia dalin nė krye me inflacionin, 12 vende tė eurozonės kanė problem me deflacionin, njė rreth magjik famėkeq i dobėsimit tė fuqisė ekonomike dhe i rėnies sė ēmimeve, gjė qė tė gjitha bashkė ēojnė nė recesion.

Frika nga deflacioni dhe recesioni ka qenė njė arsye kyēe qė Banka Qendrore Evropiane bėri njė gjest radikal dhe ta pazakontė - zvogloi shkallėn e kamatave nga 2,5 nė 2 pėr qind.
 
 
Ministrat e drejtėsisė tė BE-sė janė pajtuar tė nėnshkruajnė njė marrėveshje pėr ekstradim me SHBA-tė
 
Luksemburg, 6 qershor 2003 – Ministrat e drejtėsisė tė Bashkimit Evropian janė pajtuar sot (e premte) tė nėnshkruajnė njė marrėveshje pėr ekstradim me Shtetet e Bashkuara pas gati njė vit negociatash dhe kritikash me militantėt e tė drejtave tė njeriut, njofton Rojter.
 
Marrėveshja ėshtė pjesė e zotimit evropian pėr tė ndihmuar Shtetet e Bashkuara nė luftimin e terrorizmit pas 11 shtatorit 2001.
 
Pakti i ekstradimit bėn tė mundshėm lejimin e zyrtarėve policorė tė SHBA-ve dhe tė BE-sė tė formojnė ekipe tė pėrbashkėta hetimesh, tė kėmbėjnė tė dhėnat dhe informacionet pėr rastet e krimeve dhe tė terrorizmit.
 
 
Ramsfeld hedh poshtė akuzat
 
Uashington, 6 qershor 2003 - Kanė vazhduar polemikat midis zyrtarėve amerikanė e britanikė, nga njėra anė dhe kritikėve tė luftės nė Irak, lidhur me vėrtetėsinė e informacioneve nėse ka poseduar ky vend armė tė shkatėrrimit nė masė.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka insistuar se informacionet amerikane tė zbulimit lidhur me kėto armėt kanė qenė tė mira.

Zoti Ramsfeld tha se ai besonte se rasti i paraqitur para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nga sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, para luftės, ishte i saktė - dhe se kjo do tė provohet me kalimin e kohės.
Megjithatė, zoti Ramsfeld la tė kuptohet gjithashtu se Pentagoni do tė bashkėpunonte nėse Kongresi do tė hetonte pėr kėtė ēėshtje.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.