5.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 5 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova bisedoi sot me Havier Solana

  • Shtajner ofron 50 mijė euro shpėrblim pėr ndriēimin e vrasjes, deputetėt serbė braktisin seancėn e Kuvendit

  • Daci e Rexhepi biseduan me Solanėn

  • Harnish: Jam i tmerruar nga kjo vrasje brutale e tre civilėve tė paarmatosur nė Obiliq

  • Havier Solana ka shfaqur shpresėn se nė samitin e BE-sė nė Selanik do tė mund tė fillojė dialogu shqiptaro-serb

  • Qeveria e Kosovės formon komitetin pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės

  • Shtajner shpalli sot ditė zie nė Obiliq me rastin e vrasjes sė tre pjesėtarėve tė minoritetit serb

  • Nė qendėr tė Kumanovės shpėrthen njė bombė

  • Miratohet axhenda e samitit tė Selanikut

  • Njė deputet maqedonas thotė se Kosova funksionon si njė njėsi e pavarur me kufij tė pėrcaktuar qartė

  • Nė rajonin e Prizrenit dhe nė atė tė Pejės pjesėtarė e KFOR-it kanė ēminuar 40.000 lėndė tė ndryshme shpėrthyese

  • Bisedimet pėr garantimin e investimeve gjermane nė Kosovė tashmė kanė kaluar nė nivel tė UNMIK-ut dhe Qeverisė gjermane

  • U bė pėrurimi i librit: "Arnavud - artistėt shqiptarė nė Perandorinė Osmane", tė Shyqri Nimanit

  • Rreth 20 firma nga Kosova pėr herė tė parė marrin pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Tregtisė nė Shkup

  • Filmi dokumentar "Njė Jetė Normale" me temė nga Kosova fiton ēmim nė Trebika

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe pesė tė tjerė janė plagosur nė qytetin irakian Falluxha

  • Nė luftimet nė Afganistanė janė vrarė rreth 40 guerilė talibanė dhe 6 ushtarė qeveritarė

  • Nė Indonezi ėshtė vrarė njė turist gjerman dhe ėshtė plagosur gruaja e tij

  • NATO shpreson se nė samitin e Selanikut do tė hidhen hapa tė rinj drejt integrimeve nė strukturat veriatlantike

  • Ministria e Jashtme e Shqipėrisė vlerėson se vrasja e trefishtė nė Obiliq cėnon stabilitetin dhe sigurinė nė Kosovė

  • Nė njė fshat tė largėt tė Kongos ka ndodhur njė akt makabėr kanibalizmi

  • Papa Gjon Pali II niset sot nė udhtimin e tij historik tė 100-tė jashtė vendit

  • Katėr vėzhgues tė OKB janė kidnapuar nė njė pritė nė Gruzi

  • Izraelitėt protestojnė kundėr planit paqėsor pėr Lindjen e Mesme

  • 1500 ushtarė evropianė do tė stacionohen nė verilindje tė Kongos

  • Nato dhe Rusia me bilanz pozitiv tė bashkėpunimit njėvjetor

  • Njė femėr ka hedhur nė erė me bombė njė autobus nė Ēeēeni - tė paktėn 15 tė vrarė

  • Udhėheqėsit izraelitė dhe palestinezė zotohen pėr paqe pas takimit me presidentin Bush

  • Letra me helm nė Belgjikė


 
Presidenti Rugova bisedoi sot me Havier Solana
 
   
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Presidenti i Kososvės Ibrahim Rugova priti sot pėrfaqėsuesin e lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Havier Solana, i cili prej mbrėmė ndodhet pėr njė vizitė nė Kosovė.
 
Nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr progresin e arritur nė tė gjitha fushat e jetės dhe pėr objektivat e zhvillimtui ekonomik dhe procesin e privaztizimit.
 
Presidenti Rugova pas takimit tha se gjendja e sigurisė ėshtė mė e mirė nė Kosovė edhe pse po ndodhin vrasje tė herėpashershme tė cilat po e rėndojnė situatėn, por ai tha se do tė bėhet ēmos qė tė zbulohen njerėzit qė kryejnė akte kriminale, tė cilėt nuk e duan stabilitetin e prosperitetin e Kosovės.

Gjithashtu Presidenti tha se angazhohet pėr njė Kosovė tė integruar nė BE dhe nė NAT0, duke shtuar se ka kėrkuar nga zoti Solana qė Kosova tė jetė sa mė afėr nė procesin e stabilizim-asiciimit me BE.
 
Poashtu nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe pėr shumė ēėshtje tė tjera qė Kosova tė ecė sa mė shpejt drejt integrimeve evropiane dhe veriatlantike, theksoi presidenti Rugova, duke shtuar se Kosova pret pėrkrahjen personale tė zotit Solana siē e ka pasur edhe deri mė tash.

Nga ana e tij zoti Solana tha se nė Kosovė njė ditė mė parė ka ndodhur njė incident kriminal, por shtoi se njė gjė e tillė nuk duhet tė pėrsėritet kurrė, kurse autorėt e krimit duhet tė dalin para drejtėsisė.
 
Havier Solana me kėtė rast vlerėsoi se nė Kosovė ėshtė arritur njė pėrparim i madh sidomos kohėve tė fundit. "Me Presientin Rugova kemi folur edhe pėr samitin e Selanikut, i cili do tė jetė njė vend i pėrshtatshėm pėr dialog me tė gjithė fqinjėt dhe pėr t'i afruar vendet e rajonit me BE-nė", tha Solana.
 
 
Shtajner ofron 50 mijė euro shpėrblim pėr ndriēimin e vrasjes, deputetėt serbė braktisin seancėn e Kuvendit
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner sot ka ofruar njė shpėrblim prej 50.000 eurosh pėr informacionet qė do tė ēonin nė ndriēimin e vrasjes sė familjes serbe tė vrarė dje nė Kastriot (Obiliq).
 
"Kam vendosur tė ofroj 50 mijė euro pėr atė qė ka informacione qė do tė ēonin nė arrestimin dhe dėnimin e atyre qė janė pėrgjegjės pėr kėtė vrasje", ka deklaruar Shtajner.

Ndėrkohė deputetėt e koalicionti serb "Kthimi" sot braktisėn seancėn e Kuvendit tė Kosovės nė shenjė proteste pėr shkak tė vrasjes sė familjes treanėtarėshe serbe nė Kastriot.
 
 
Daci e Rexhepi biseduan me Solanėn
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Shefi i politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian Havier Solana pati takime tė ndara me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.
"Besoj qė dyert e Kosovės pėr integrime gjithnjė e mė tepėr po hapen", tha pas takimit z.Daci.
 
Kryeparlamentari ėshtė i mendimit qė bashkėsia ndėrkombėtare sė bashku me Bashkimin Evropian ėshtė e interesuar qė institucionet e Kosovės nė mėnyrėn mė tė mirė t'i pėrfaqėsojnė interesat e qytetarėve tė Kosovės nė takimet e rėndėsishme, siē do tė jetė takimi i ardhshėm i Selanikut, tha Daci.

Daci ėshtė shprehur se ky ėshtė vetėm fillimi nė rrugėn e proceseve, andaj tė mos mendohet qė nė Selanik pėrfundojnė rrugėt pėr Evropė, sepse ėshtė njė rrugė me mė pak gropa qė nėnkupton arritjen mė tė shpejtė.

Ndėrkaq, kryeministri Bajram Rexhepi, pas takimit me Solanėn, tha se ka diskutuar pėr shumė ēėshtje, duke i paraqitur kėrkesat pėr njė inkurajim mė tė madh drejt integrimit evropian. Sipas kryeministrit nuk kishte shumė nevojė t'i tregohet Solanės pėr realitetin nė Kosovė, sepse ai e njeh shumė mirė situatėn kėtu, tha Rexhepi.
 
 
Harnish: Jam i tmerruar nga kjo vrasje brutale e tre civilėve tė paarmatosur nė Obiliq
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė Rino Harnish, duke dėnuar vrasjen nė Obiliq ka thėnė: "Jam thjesht i tmerruar nga kjo vrasje brutale e tre civilėve tė paarmatosur derisa flinin nė shtėpinė e tyre, nė kohėn kur Kosova dhe pėrkrahėsit e saj ndėrkombėtar janė duke punua palodhshėm nė vendosjen e standardeve tė larta tė tė drejtave tė njeriut dhe tė toleranės pėr tė gjitha komunitetet etnike tė Kosovės".
 
Ai tha se Qeveria amerikane fuqimisht dėnon kėtė sulm jo vetėm pėr shkak tė vrasjeve tė tmerrshme qė janė bėrė, por kjo pėrfaqėson njė goditje gjithėpėrfshirėse mu nė vlerat tė cilat Amerika dhe partnerėt e saj evropianė i konsiderojnė tė rėndėsishme dhe pėr tė cilat luftuan nė Kosovė mė 1999. Kėto akte, tha ai, dėrgojnė njė porosi shumė tė qartė pėr Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan se nė Kosovė ka elementė qė e shohin dhunėn si mjet legjitim tė politikės.
 
Personat qė qėndrojnė prapa kėtyre akteve kriminale tė frikėsimit, qofshin ata edhe tė angazhuar nė mėnyrė aktive nė kėto vepra, apo ata tė cilėt thjesht ofrojnė pėrkrahje, duke mos bėrė asgjė nė dėnimin apo parandalimin e kėtyre akteve, janė duke e lėnduar rėnd pėrparimin drejt statusit pėrfundimtar tė Kosovės, thotė Rino Harnish nė reagimin e tij.
 
 
Havier Solana ka shfaqur shpresėn se nė samitin e BE-sė nė Selanik do tė mund tė fillojė dialogu shqiptaro-serb
 
Prishtinė, 6 qershor - Shefi i Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solana me tė arritur dje pasdite nė Prishtinė ka deklaruar se kishte ardhur kėtu nė pėrpjekje pėr tė siguruar shkuarjen e delegacionit tė Kosovės nė Samitin e Selanikut dhe pėr tė siguruar fillimin e dialogut pėr ēėshtje teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. "Sot kam ardhur kėtu tė diskutoj pėr tė gjitha ēėshtjet. Do t'i takoj udhėheqėsit e Kosovės.
 
Edhe me kryeadministratorin Shtajner do t'i shqyrtoj mundėsitė pėr njė gjė tė tillė. Mezi po pres tė marrė konfirmim pėr kėtė", tha z. Solana. Ai paralajmėroi se emrat e pjesėmarrėsve tė Kosovės nė samitin e Selanikut mund tė publikohen sot.

Shefi i Politikės sė Jashtme tė BE-sė mbrėmė ka pasur njė darkė pune me kryeadministratorin e Kosovės, Mihael Shtajner. Vrasja e tre serbėve nė Obiliq, megjithatė, ka qenė tema e parė e bisedės Shtajner - Solana.
 
Kryeadministratori Shtajner i ka raportuar kryediplomatit tė BE-sė edhe pėr reagimet e udhėheqėsve vendorė ndaj kėtij akti, por ka veēuar faktin qė rasti ka ndodhur pikėrisht nė ditėn kur pritej ardhja e tij nė Kosovė.
 
 
Qeveria e Kosovės formon komitetin pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Qeveria e Kosovės ka vendosur tė formojė Komitetin pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės, si dhe ka diskutuar pėr themelimin e njė fondi pėr mbrojtjen e tė pandehurve nga ky Tribunal.
 
 
Shtajner shpalli sot ditė zie nė Obiliq me rastin e vrasjes sė tre pjesėtarėve tė minoritetit serb
 
Obiliq, 5 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner ka thėnė se lidhur me ngjarjen makabre qė ka ndodhur nė Obiliq ėshtė vendosur, qė policia tė krijojė njė skuadėr tė posaēme e cila do tė merret me kėtė rast. Ai tha se dy patologė ndėrkombėtarė do tė merren me hulumtimin e kufomave, ndėrkaq vėzhgues do tė jetė edhe njė patolog serb.
 
Nė anėn tjetėr, nė zonėn e krimit do tė shpallen masat e sigurisė nga forcat paqeruajtėse dhe policia. Shtajner tha se ėshtė vendosur qė nė Obiliq tė shpallet sot ditė zie nė mėnyrė qė kjo komunė tė dėshmojė se ėshtė kundėr akteve tė tilla tė tmerrshme.

Nė anėn tjetėr policia ndėrkombėtare ka ngritur njė njėsi speciale pėr tė hetuar kėtė krim.
 
 
Nė qendėr tė Kumanovės shpėrthen njė bombė
 
Kumanovė, 5 qershor 2003 - Tė paku dy persona janė plagosur lehtė gjatė shpėrthimit tė njė bombe nė orėn 2 tė mėngjesit, qė ndodhi nė qendėr tė Kumanovės.

Sipas burimeve tė policisė, bomba ishte vendosur nė vendkalimin e njė ndėrtese, ndėrsa nga shpėrthimi janė dėmtuar edhe objektet dhe shitoret nė afėrsi.

Njė ekip i policisė menjeherė ka arritur nė vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizėn, por ende nuk ka informata se kush e ka vendosur bombėn dhe ēfarė lloji ka qenė ajo, njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
 
 
Miratohet axhenda e samitit tė Selanikut
 
Selanik, 5 qershor 2003 - Parlamenti Evropian ka miratuar axhendėn e Samitit tė Bashkimit Evropian qė do tė zhvillohet nga fundi i muajit nė Selanik tė Greqisė.

Udhėheqėsit e vendeve tė BE-sė qė do tė takohen nė Selanik mė 21 dhe 22 qershor, do tė duhet, pasi tė shqyrtojnė projektin qė do tė paraqesė ish presidenti francez Valeri Zhiskar D'Esten, tė caktojnė grafikun pėr fazėn pėrfundimtare tė punės sė Konventės Kushtetuese.

Grafiku duhet tė ketė limite tepėr tė shtrėnguara, kėshtu qė puna tė fillojė nė vjeshtėn e ardhshme dhe Konventa tė hyjė nė fuqi sa mė shpejt, pas anėtarėsimit tė plotė tė dhjetė pjesėtarėve tė rinj, nė maj tė vitit 2004.

Ky ėshtė mendimi i pėrgjithshėm qė u shpreh nė debatin e posaēėm tė Parlamentit Europian nė Strasburg tė mėrkurėn.

Debati, i organizuar me rastin e raportimit tė presidencės greke lidhur me pėrgatitjet dhe axhendėn e samitit tė Selanikut, u pėrqėndrua mė sė shumti nė ēėshtjen e reformės institucionale tė BE-sė, gjegjėsisht hartimi i Kushtetutės sė Unionit, e cila, sipas Presidentit tė Komisionit Evropian, Romano Prodi, duhet tė jetė njė tekst i ekuilibruar qė do tė vendosė bazat e ardhmėrisė sė Evropės dhe do tė garantojė pavarėsinė dhe prezencėn e BE-sė nė arenėn ndėrkombėtare, njofton BBC.
 
 
Njė deputet maqedonas thotė se Kosova funksionon si njė njėsi e pavarur me kufij tė pėrcaktuar qartė
 
Uashington, 5 qershor 2003 - Deputeti i Parlamentit maqedonas, Trifun Kostovski gjatė qėndrimit nė Uashington nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės" ka thėnė se zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės nuk pėrbėn nė vetėvete ndryshim tė kufijve ekzistues nė Ballkan, pasi faktikisht Kosova funksionon si njė njėsi e pavarur me kufij tė pėrcaktuar qartė.
 
Kosova sot, tha ai, ėshtė njė protektorat dhe praktikisht nga pikėpamja e kufijve ėshtė plotėsisht e qartė se ēfarė territori pėrfshin ajo.

"Lidhur me ēėshtjen e Kosovės ne nė Maqedoni mbėshtesim hapjen pėr diskutim tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pasi vazhdimi i kėsaj forme agonie nuk i shėrben paqes nė rajon", theksoi ky deputet maqedonas.
 
 
Nė rajonin e Prizrenit dhe nė atė tė Pejės pjesėtarė e KFOR-it kanė ēminuar 40.000 lėndė tė ndryshme shpėrthyese
 
Prizren, 5 qershor 2003 - Nė rajonin e Prizrenit dhe nė atė tė Pejės, pjesėtarė e forcave paqeruajtėse tė KFOR-it kanė ēminuar dhe kanė shkatėrruar 40 mijė lėndė tė ndryshme shpėrthyese. Sipas zėdhėnėsit tė Brigadės Shumkombėshe Jugperėndim Piter Vocniak nga minat mė tė rrezikuara janė rajonet kufitare tė Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė.
 
 
Bisedimet pėr garantimin e investimeve gjermane nė Kosovė tashmė kanė kaluar nė nivel tė UNMIK-ut dhe Qeverisė gjermane
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Bisedimet pėr garantimin e investimeve gjermane nė Kosovė tashmė kanė kaluar nė nivel tė UNMIK-ut dhe Qeverisė gjermane, thanė kėshtu pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian nė Prishtinė.
 
Diskutimet pėr garancinė e investimeve nė Kosovė nga rreziku politik pėr investitorėt gjermanė aktualisht janė duke u zhvilluar me Qeverinė gjermane. Detaje mė tė hollėsishme do tė publikohen brenda dy javėsh, tha zėvendėskryesuesi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut nė Prishtinė.
 
 
U bė pėrurimi i librit: "Arnavud - artistėt shqiptarė nė Perandorinė Osmane", tė Shyqri Nimanit
 
Prishtinė, 5 qershor 2003 - Nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė u bė pėrurimi i librit "Arnavud artistėt shqiptarė nė Perandorinė Osmane", tė autorit Shyqri Nimanit.

Autori nė kėtė libėr ka prezentuar njė plejadė tė tėrė artistėsh shqiptarė, tė cilėt kanė vepruar gjatė periudhės sė Perandorisė Osmane, e qė deri mė tash kanė qenė thuajse fare tė panjohur pėr publikun e gjerė, u tha gjatė pėrurimit tė veprės.
 
 
Rreth 20 firma nga Kosova pėr herė tė parė marrin pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Tregtisė nė Shkup
 
Prishtinė, 5 qershor - Rreth 20 ndėrmarrje nga Kosova pėr herė tė parė marrin pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Tregtisė nė Shkup. Shumica e pjesėmarrėsve thonė se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr depėrtimin e mallrave tė Kosovės nė tregun jasht vendit, por edhe pėr zhvillimin ekonomik tė rajonit nė pėrgjithėsi.
 
Afaristėt tė cilėt do tė marrin pjesė nė kėtė panair po ashtu theksojnė se kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr afirmimin e prodhimeve tė tyre, pėr thellimin e bashkėpunimit ndėrmjet vendeve tė rajonit nė sferėn e bizneseve dhe mė gjerė.
  
 
Filmi dokumentar "Njė Jetė Normale" me temė nga Kosova fiton ēmim nė Trebika
 
Nju Jork, 5 qershor 2003 - Shtatė tė rinj nga Kosova janė nė qendėr tė subjektit tė njė filmi tė ri dokumentar qė ka tėrhequr vėmendjen e kritikės kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Luftėrat ballkanike tė viteve '90 nuk janė njė temė e re pėr Hollivudin, por dokumentari
 
"Njė jetė normale" ("A Normal Life"), sjell njė kėndvėshtrim krejt tė veēantė mbi ndikimin e konfliktit tė vitit ’99 nė jetėn e shtatė tė rinjve, si njė pasqyrė e vogėl e dramės qė pėrjetoi nė atė periudhė mbarė shoqėria e Kosovės. Dokumentari fitoi ēmimin e parė nė kategorinė e dokumentarit nė Festivalin e Filmit Tribeka.

Filmi "Njė jetė normale", filloi si njė projekt sa spontan aq edhe idealist. NATO sapo kishte filluar fushatėn e saj ajrore tė vitit 1999, kur autorėt e filmit, Elizabet Vasereli dhe Hugo Berkli, studentė nė Universitetin Prinston vendosėn tė shkonin nė Kosovė pėr tė ndjekur nga afėr ngjarjet.
  
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe pesė tė tjerė janė plagosur nė qytetin irakian Falluxha
 
Bagdad, 5 qershor 2003 – Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe pesė tė tjerė janė plagosur sot nė orėt e hershme tė mengjesit (e enjte) nė qytetin irakian Falluxha kur njė sulmues i panjohur ka shkrepur nė ta njė granatė raketore, ka bėrė tė ditur Komanda qendrore amerikane, njofton Rojter.
 
Nė deklaratė thuhet se emrat e ushtarėve viktima nuk tregohen derisa tė njoftohen tė afėrmit e tyre. Trupat amerikane nė Falluxha, 45 mila nė perendim tė Bagdadit, kanė qenė nė shenjestėr tė disa sulmeve. Falluxha gjithashtu ka qenė arenė e pėrleshjeve ndėrmjet trupave amerikane dhe demonstruesve vendės.
 
 
Nė luftimet nė Afganistanė janė vrarė rreth 40 guerilė talibanė dhe 6 ushtarė qeveritarė
 
Spin Boldak, Afganistan, 5 qershor 2003 – Rreth 40 guerilė talibanė dhe shtatė luftėtarė qeveritarė afganė janė vrarė gjatė luftimeve tė djeshme, njofton Rojter. Zyrtarėt kanė pohuar sot (e enjte) se kjo ėshtė disfata mė e madhe e grupit tė vijės sė fortė, qėkur janė rrėzuar nga pushteti mė 2001.
 
Luftimet ndėrmjet luftėtarėve talibanė dhe forcave qeveritare kanė ndodhur nė zonėn Loi Karez nė jug tė Afganistanit, rreth 20 mila nė verilindje tė qytetit kufitar Spin Boldak dhe kanė zgjatur rreth shtatė orė. Talibanėt janė rrethuar dhe rreth 40 syresh janė vrarė gjatė luftimeve, ka thėnė zyrtari qeveritar.
 
Gjatė kėtyre luftimeve janė vrarė edhe gjashtė ushtarė qeveritarė dhe gjashtė tė tjerė janė plagosuer, ka thėnė zėdhėnėsi pashtun i palės kundėrshtare.
 
 
Nė Indonezi ėshtė vrarė njė turist gjerman dhe ėshtė plagosur gruaja e tij
 
Banda Aceh, Indonezi, 5 qershor 2003 – Armata indoneziane ka thėnė sot (e enjte) sė ėshtė vrarė njė turist gjerman dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė provincėn kryengritėse Aceh gjatė njė kontrolli natėn, ngase s’kanė mund tė identifikojnė veten, njofton Rojter.
 
Gjermanėt janė tė huajt e parė qė janė kapur nė ofensivėn e madhe qeveritare pėr tė asgjėsuar kryengritėsit seperatistė nė Aceh, qė po zhvillohet tash tri javė, ku deri tash janė vrarė mbi 100 indonezianė.
 
 Qeveria e Xhakartės ka shprehur keqardhje pėr kėtė incident. Gjermani i vrarė ishte Hendrik Albert, i moshės 54-vjeēare, kurse gruaja e plagosur ishte e moshės 49-vjeēare. Tė dy ishin me viza turistike.
 
 
NATO shpreson se nė samitin e Selanikut do tė hidhen hapa tė rinj drejt integrimeve nė strukturat veriatlantike
 
Madrid, 5 qershor 2003 - NATO-ja shpreson se gjatė samitit tė Bashkimit Evropian nė Selanik tė Greqisė mė 21 qershor do tė hidhen hapa tė rinj pėrpara drejt integrimeve tė vendeve tė Evropės Juglindore nė struktura veriatlantike.
 
Kėshtu u tha pas pėrfundimit tė ditės sė parė ta takimit tė ministrave tė punėve tė jashtme tė 19 vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike nė Madrid tė Spanjės.
 
 
Ministria e Jashtme e Shqipėrisė vlerėson se vrasja e trefishtė nė Obiliq cėnon stabilitetin dhe sigurinė nė Kosovė
 
Tiranė, 5 qershor 2003 - Ministria e Jashtme e Shqipėrisė ka dėnuar ashpėr vrasjen e trefishtė nė Obiliq duke nėnvizua se kėto akte dhune nuk i shėrbejnė bashkėjetesės midis etnive nė Kosovė dhe kėrcėnojnė stabilitetin dhe sigurinė e kėtushme. Kjo bėhet nė momentet qė pėr Kosovėn po pėrvijohet njė perspektivė e qartė integruese evropiane.

"Ne mbėshtesim UNMIK-un dhe organet kompetente tė angazhuara pėr zbulimin dhe dėnimin autorėve tė kėsaj vrasjeje makabre", thuhet nė reagimin e Ministrisė sė Punėve tė jashtme tė Shqipėrisė.
 
 
Nė njė fshat tė largėt tė Kongos ka ndodhur njė akt makabėr kanibalizmi
 
Bunia, 5 qershor 2003 – Nė njė fshat tė largėt tė Republikės Demokratike tė Kongos, ka ndodhur njė akt makabėr kanibalizmi, njofton Rojter.
 
Milicia e njė fisi rival ka rrėmbyer njė grua ruandeze, qė supozohej tė ishte e njė fisi tjetėr rival dhe pasi e kanė therur dhe ia kanė prerė gjymtyrėt, copė-copė e kanė zier dhe pastaj e kanė hangėr.
 
Gruaja ruandeze ėshtė sulmuar nga milicia e fisit Lendu pėr shkak tė lidhjes nacionale me fisin rival Hema, qė besohet se mbėshtetet nga Ruanda.
 
 
Papa Gjon Pali II niset sot nė udhtimin e tij historik tė 100-tė jashtė vendit
 
Romė, 5 qershor 2003 – Papa Gjon Pali II niset sot (e enjte) nė udhtimin e tij historik tė 100-tė jashtė vendit nė Kroaci, njofton BBCWorld. Me tė arritur nė qytetin bregdetar kroat, nė Rijekė, papa i shenjtė takohet me presidentin kroat, Stipe Mesiq dhe pastaj gjatė pesė ditėve tė ardhshme do tė udhėtojė nga njėri skaj nė tjetrin tė kėsaj republike ish-jugosllave.
 
 
Katėr vėzhgues tė OKB janė kidnapuar nė njė pritė nė Gruzi
 
Tbilisi, 5 qershor 2003 – Katėr vėzhgues tė Kombeve tė Bashkuara, qė po mbikėqyrin armėpushimin ndėrmjet Gruzisė dhe Abkhazisė seperatiste, e cila ka shpallur pavarėsinė mė 1991, janė kidnapuar nė njė pritė, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) njė zyrtar gruzian, njofton Rojter.
 
”Persona tė paidentifikuar, si duket tetė sish, kanė ēarmatosur paqeruajtėsit rusė dhe i kanė rrėmbyer vėzhguesit e Kombeve tė Bashkuara nė fshatin Gentsvisi”, ka thėnė zyrtari i lartpėrmendur.
 
 
Izraelitėt protestojnė kundėr planit paqėsor pėr Lindjen e Mesme
 
Jerusalem, 5 qershor 2003 - Disa mijėra izraelitė radikalė tė vendosur nė ngulimet hebreje kanė protestuar kundėr pranimit tė qeverisė izraelite tė planit paqėsor pėr Lindjen e Mesme. Demonstruesit e tubuar nė Jerusalem u shprehėn kundėr krijimit tė paraparė nė planin paqėsor tė njė shteti palestinez.
 
Nga ana tjetėr Organizatat armike tė Izraelit Hamasi dhe Xhihadi Islamik sqaruan se nuk janė tė gatshme tė ulin armėt.
 
 
1500 ushtarė evropianė do tė stacionohen nė verilindje tė Kongos
 
Bruksel, 5 qershor 2003 - Sipas fjalėve tė shefit tė diplomacisė evropiane Havier Solana, pjesa mė e madhe e vendeve anėtare tė Bashkimit Evriopian do tė marrė pjesė nė trupėn paqėsore nė verilindje tė Republikės Demokratike tė Kongos.
 
Kjo trupė pritet tė filloj misionin e saj nė rajonin e krizės qė tė enjten e ardhshme, tha dje Solana nė Bruksel. Anėtarėt e Komisionit pėr politikėn e sigurisė tė Bashkimit Evropian kanė miratuar ndėrkohė njė vendim pėrkatės pėr veprim tė pėrbashkėt.

Eshtė paraparė qė trupa paqėruajtėse evropiane tė ketė nė pėrbėrjen e saj 1500 ushtarė. Me misionin nė Kongo Bashkimi Evropian ndėrrmerrė pėr herė tė parė nė historinė e tij njė detyrė ushtarake pa mbėshtetejen e Natos apo ndonjė organizate tjetėr.
 
 
Nato dhe Rusia me bilanz pozitiv tė bashkėpunimit njėvjetor
 
Madrid, 5 qershor 2003 - Nato dhe Rusia kanė tėrhequr njė bilanc pozitiv tė bashkėpunimit tė tyre njėvjetor. Brenda njė viti Kėshilli i pėrbashkėt ruso-evropian ėshtė zhvilluar nė njė forum pėr bashkėpunim tė vėrtetė nė mes tė partnerėve strategjik tha sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės Veriatlantike lordi Xhorxh Robertson nė Madrid. Ministri i jashtėm rus Igor Ivanov paralajmėroi zgjerimin e bashkėpunimit me Naton.
 
 
Njė femėr ka hedhur nė erė me bombė njė autobus nė Ēeēeni - tė paktėn 15 tė vrarė
 
Moskė, 5 qershor 2003 – Njė femėr vetėvrasėse me bombė ka hedhur nė erė me shpėrthim bombe njė autobus, i cili barte pilotėt e forcave ajrore ruse nė rajonin jugor, qė kufizohet me Ēeēeninė kryengritėse, duke vrarė kėshtu tė pakten 15 veta, kanė bėrė tė ditur zyrtarė tė ministrisė sė brendshme dhe tė asaj tė mbrojtjes ruse, njofton Rojter.
 
Njoftohet se sulmi ka ndodhur sot (e enjte) nė rajonin Osetia kur autobusi, qė barte pilotėt dhe njė grup civilėsh po i afrohej bazės sė forcave ajrore, po ngadalėsonte lėvizjen nė vendkalimin hekurudhor, nė atė ēast njė femėr ka dalė para dhe e ka hedhur veten nė erė me bombė.
 
 
Udhėheqėsit izraelitė dhe palestinezė zotohen pėr paqe pas takimit me presidentin Bush
 
Akaba, 5 qershor 2003 - Izraeli dhe palestinezėt hodhėn hapat e parė drejt asaj qė pritet tė jetė njė proces i gjatė dhe i vėshtirė pėr paqen. Nė krah tė njeri tjetrit, nė mjediset e njė pallati buzė Gjirit tė Akabės, njeri pas tjetrit udhėheqėsit u zotuan pėr paqen.

Kryeministri palestinez Mahmud Abaz tha se ka ardhur koha pėr t’u dhėnė fund gjithė vuajtjeve. Palestinezėt tha ai do tė bėjnė pjeėsn e tyre nė kėtė drejtim.

"Kryengritja e armatosur duhet tė marrė fund. Ne duhet tė pėrdorim mjete paqėsore pėr plotėsimin e aspiratave tona pėr t'i dhėnė fund pushtimit dhe vuajtjeve si tė palestienzėve edhe tė izraelitėve dhe tė krijojmė shtetin palestinez", tha kryeminsitri Abaz.

Krijimi i njė shteti palestinez qė do tė jetonte nė paqe me Izraelin ėshtė synimi i planit tė ri tė paqes pėr Lindjen e Mesme i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara. Tė dyja palėt e kanė mbėshtetur planin, megjithėse Izraeli ka vendosur disa kushte.

Nė takimin e Akabės, kryeministri izraelit Ariel Sharon ofroi hapin e parė pėr zgjidhjen e problemit shumė tė ndjeshėm tė kolonive hebraike. Ai tha se do tė prishė disa vendbanime hebraike nė Bregun Perėndimor dhe nė Gazė tė krijuara pa miratimin e qeverisė.
 
 
Letra me helm nė Belgjikė
 
Bruksel, 5 qershor 2003 - Autoritetet nė Belgjikė po hetojnė 10 letrat me njė lloj pluhuri helmues qė ėshtė gjetur nė zarfat nė adresė tė zyrės sė kryeministrit tė vendit, ambasadave amerikane, britanike dhe saudite, si edhe zyrave e personave tė tjerė.

Zyrtarėt thonė se nė disa prej letrave ėshtė gjetur substanca vdekjeprurėse Hidrazinė qė pėrdoret nė karburantin e raketave, si edhe nėn-produket tė arsenikut qė pėrdoren si helm kundėr minjėve.

Tė paktėn pesė letra u gjetėn nėpėr depo postare nė njė numėr qytetsh, pėrfshirė Brukselin dhe Gentin. Disa prej letrave pėrmbanin mesazhe plot fyerje dhe ishin tė nėnshkruara nga Komuniteti Islamik.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.