4.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure, 4 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova dėnon aktin kriminal nė Kastriot (Obiliq)
  • Tre anėtarėt e njė familjeje serbe janė gjetur tė vdekur nė Kastriot
  • Shtajner konfirmoi pjesėmarrjen nė delegacionin e UNMIK-ut tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės
  • Shtajner dhe Rexhepi dėnuan vrasjen e njė familjeje serbe, por nuk u lejuan tė vizitojnė vendin e ngjarjes
  • Qeveria e Kosovės dėnoi vrasjen e familjes treanėtarėshe Stoliq nė Kastriot
  • Presidenti Rugova kėrkon qė UNMIK-u t'u japė mė shumė kompetenca institucioneve tė Kosovės
  • Kryeministri dhe ministri i arsimi t tė Kosovės biseduan me delegacionin e Saksonisė sė Poshtme
  • Qeveria e Kosovės ka diskutuar pėr procesin e privatizimit dhe kodin doganor
  • KK i Prishtinės: Flamujt nė kryeqytetin e Kosovės tė qėndrojnė 4 ditė nė shėnimin e dy pėrvjetorėve
  • Udhėheqja e Prishtinės nesėr bėn pėrurimin e rrugės Prapashticė-Krilevė
  • Kryesia e LDK-sė dėnon vrasjen e familjes serbe nė Kastriot
  • Tė premtėn pėrurohet deponia moderne rajonale afėr Gjilanit
  • Kėshilltarėt e Artanės premtojnė se do tė angazhohen pėr interesa tė pėrbashkėta
  • Nė Gjilan diskutohet pėr rrezikun e bartjes sė virusit SARS-it nė Kosovė nga tregtarėt kinezė
  • Kryetari i PLK ėshtė ftuar tė marrė pjesė nė takimin e liberal-demokratėve nė Selanik
  • UNMIK-u dhe Zyra amerikane janė pėr krijimin e njė komisioni pėr kthimin e personave tė shpėrngulur nė Kosovė
  • Kryetari i KK tė Dardanės thotė se rusėt po largohen duke lėnė shumė shkatėrrime
  • S. Hyseni: Pavarėsia e Kosovės duhet tė rrumbullakėsohet nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare
  • Nė Mitrovicė u arrestua njė polic serb nėn dyshimin se ka kryer krime lufte nė Kosovė
  • Futboll: Komisioni i Ligės sė Parė tė Kosovės nuk regjistron katėr takime tė javės sė fundit
  • NATO-ja shpreson tė hidhen hapa tė reja drejt integrimit tė vendeve tė Europės Juglindore nė strukturat euroatlantike
  • Tirana vlerėson se referendumi pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė e drejtė pėr tė shprehur vullneti i qytetarėve
  • Ivanov ka deklaruar se Rusia nuk e ka humbur interesin pėr Ballkanin
  • Nė Rakovec tė Tetovės ėshtė vrarė njė grua gjatė njė shkėmbimi tė zjarrit
  • Deri mė njė gusht do tė tėrhiqen tė gjithė paqeruajtėsit rus nga Ballkani
  • Ministri i arsimi t thotė se Universiteti i Tetovės mund tė legalizohet deri nė fillimin e vitit tė ri akademik
  • Tė pakten pesė veta kanė humbur jetėn dhe 20 tė tjerė janė zhdukur nė njė pėrplasje trenash nė Spanjė
  • Ėshtė shkarkuar gjenerali amerikan
  • Tė paktėn 12 persona janė lėnduar sot nė njė shpėrthim nė qendėr tė Parisit
  • Nė pėrplasjen e trenave nė Spanjė kanė humbur jetėn tė pakten 11 persona, 40 tė tjerė janė lėnduar
  • Bliks paraqet raportin e fundit dhe shkon nė pension
  • Dy vetė dėnohen pėr vepra tė terrorizmit nė SHBA
  • Njė gjykatė kuvajtiane ka dėnuar me vdekje njė person pėr vrasjen e njė amerikani
  • Hetim parlamentar pėr luftėn nė Irak
  • Presidenti amerikan takohet me kryeministrat izraelit dhe palestinez

 
Presidenti Rugova dėnon aktin kriminal nė Kastriot (Obiliq)
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka dėnuar sot aktin kriminal tė vrasjes sė trefishtė qė ndodhi gjatė natės sė mbrėmshme nė Kastriot/Obiliq. Nė deklaratėn e Presidentit Rugova thuhet:

"E dėnojmė ashpėr vrasjen makabre tė tre qytetarėve tė Kosovės tė bashkėsisė etnike serbe nė Kastriot/Obiliq. Ky akt kriminal ėshtė i drejtuar kundėr stabilitetit, qetėsisė dhe prosperitetit tė Kosovės dhe tė ardhmes sė vendit tonė.

Tė afėrmve tė familjes Stoliq u shprehim ngushėllimet tona tė thella.

Kėrkojmė nga organet e hetuesisė dhe tė ndjekjes qė sa mė parė tė kapin kryesit e kėsaj vepre kriminale dhe t’i nxjerrin para drejtėsisė".
 
 
Tre anėtarėt e njė familjeje serbe janė gjetur tė vdekur nė Kastriot
 
Kastriot, 4 qershor 2003 - Sot herėt nė mėngjes nė Kastriot (ish-Obiliqi) janė gjetur trupat e pajetė tė tre anėtarėve tė njė familjeje serbe nė shtėpinė e tyre, sė cilės i ėshtė vėnė zjarri gjatė natės. Thuhet se ata mė parė janė vrarė me armė zjarri. Bėhet fjalė pėr bashkėshortėt Sllobodan e Radmilla Stoliq dhe tė birin e tyre Lubinko.
 
 
Shtajner konfirmoi pjesėmarrjen nė delegacionin e UNMIK-ut tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės
 
Tiranė, 4 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner ka thėnė nė Tiranė se pjesėmarrja e Kosovės nė Selanik nuk ka as qėllim dhe as efekte pėr ēėshtjen e statusit. Shtajner konfirmoi me kėtė rast pjesėmarrjen nė delegacionin e UNMIK-ut tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės.
 
Ai shtoi se fakti pėr pjesėmarrjen e Kosovės nė Selanik tregon nevojėn qė tė zgjedhurit tė paraqesin interesat e atyre qė i kanė zgjedhur. Shtajner u ka thėnė gazetarėve se pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė takimin e nivelit tė lartė nė Selanik nuk duhet shikuar si njė shenjė qė Kosova po shkon drejt pavarėsisė.
 
 
Shtajner dhe Rexhepi dėnuan vrasjen e njė familjeje serbe, por nuk u lejuan tė vizitojnė vendin e ngjarjes
 
Kastriot, 4 qershor 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner dhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi kanė dėnuar vrasjen e njė familjeje treanėtarėshe serbe gjatė natės sė mbrėmshme nė Kastriot, duke e quajtur akt tė ulėt dhe brutal.

Ndėrkaq kėshilltari i Shtajnerit pėr minoritetet Nenad Radosavleviq, me rastin e kėtij incidenti tragjik, ka paralajmėruar se do tė kėrkojė pezullimin e tė gjitha institucioneve tė autorizuara.
 
Ai ka thėnė se do tė kėrkojė edhe dorėheqjen e Bajram Rexhepit, si dhe shkarkimin e administratorit komunal, tė shefit tė policisė nė Kastriot dhe tė komandantit tė KFOR-it pėr Kosovėn qendrore.

Ndryshe banorėt serbė tė Kastriotit i pritėn me sharje e fyerje Shtajnerin dhe Rexhepin dhe nuk i lejuan ata tė vizitojnė vendin e ngjarjes.
 
 
Qeveria e Kosovės dėnoi vrasjen e familjes treanėtarėshe Stoliq nė Kastriot
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Qeveria e Kosovės pėrmes njė deklarate dėnoi vrasjen e familjes treanėtarėshe Stoliq nė Kastriot. Nė kėtė deklaratė thuhet se nuk ėshtė hera e parė qė nė prag tė vizitave tė rėndėsishme tė delegacioneve ndėrkombėtare nė Kosovė tė ndodhin aktet e tilla kriminale, thekson Qeveria e Kosoėvs nė kėtė deklaratė, duke shprehur vendosmėrinė e saj qė nė bashkėpunmim me faktorin ndėrkombėtar ta mposhtė krimin kudo dhe ngado qė ai tė shfaqet.
 
 
Presidenti Rugova kėrkon qė UNMIK-u t'u japė mė shumė kompetenca institucioneve tė Kosovės
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė intervistė eksluzive pėr programin e "Dojēe veles" mbėshtet arritjen e standardeve pėr statusin e Kosovės. Por ai ėshtė i mendimit se nė Kosovė tashmė ėshtė shėnuar progres. Presidenti Rugova me kėtė rast kėrkon qė UNMIK-u t'u japė mė shumė kompetenca institucioneve tė Kosovės.

Duke shfaqur qėndrimin e tij lidhur me transferimin e pėrgjegjėsive nga UNMIK-u nė institucionet e Kosovės dhe nėse ekziston konfrontimi me UNMIK-un, presidenti Rugova u shpreh:

"Ekziston njė konflikt i interesave, por jo konfrontim me UNMIK-un, ngase ai ėshtė kėtu pėr tė mirėn tonė. Dhe gati po bėhet njė vit e gjysmė qė institucionet tona funksionojnė dhe duhet tė gjejmė rrugė qė kompetencat tė barten gradualisht tek institucionet e Kosovės.
 
Nga njėherė edhe institucionet frustrohen sepse nuk kanė kompetenca, kurse njerėzit kėrkojnė mė shumė. Kėtė e bazojmė nė bazė tė progresit qė kėmi arritur. Qytetarėt kėrkojnė edhe mė shumė, pra nuk ka gjė tė keqe. Aktualisht jemi nė negociata me UNMIK-un qė t'i bartim kompetencat.
 
Z. Shtajner e ka paralajmėruar kėtė dhe besoj se do tė gjejmė njė rrugė edhe tė bartjes sė kompetencave, por edhe tė bashkėpunimit mė tė ngushtė me UNMIK-un se sa qė e kemi pasur deri mė tash, sepse me themelimin e institucioneve u krijuan disa hapėsira, kėshtu qė duhet t'i mbushim me bashkėpunim".

Pyetjes se si e komenton qėndrimin e z. Shtajner pėr formulėn e tij standardet para statusit, presidenti Rugova tha se pėr kėto standarde po punohet pas lufte e kėndej nė rindėrtimimin e vendit, nė ndėrtimin e institucioneve demokratike, ekonomike, tė njė shoqėrie paqėsore e tolerante.
 
Ai theksoi se z. Shtajner i ka specifikuar kėto si standarde, si kushte. "Ne duhet tė punojmė pėr t'u integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė institucionet ndėrkombėtare, diplomatike e financiare", tha z. Rugova, duke shtuar se standardet nuk pengohen, por punohet qė standardet dhe statusi pėrfundimtar tė ecin sė bashku.

I pyetur sesi e sheh dialogun me fqinjėt, presidenti Rugova u pėrgjegj:

"Ne do tė zhvillojmė bisedime. Njė prej objektivave tė institucionve tona, tė grupeve politike me gjithė fqinjėt tanė ėshtė pėrmirėsimi i marrėdhėnive, qarkullimi i lirė i njerėzve dhe tė mallrave, sepse pothuajse tėrė rajoni ėshtė i bllokuar me kufij tė ndryshėm.
 
Do tė bisedojmė me tė gjitha vendet fqinje pėr ēėshtje praktike teknike, tė qarkullimit, tė bashkėpunimit nė fushat me interes tė pėrbashkėt si nė planin ekonomik e nė fusha tė tjera".

Nė pyetjen se a janė tė pėrgatitura institucionet e Kosovės qė tė bisedohet pėr statusin final, Presidenti i Kosovės tha se ato janė tė pėrgatitura dhe kjo ēėshtje ėshtė shumė e thjeshtė. "Nuk di kush krijon mite rreth kėtyre punėve.
 
Nėse mbahet ndonjė tubim i vogėl ndėrkombėtar pėr pavarėsinė e Kosovės ne jemi tė pėrgatitur pėr kėtė ēėshtje", ka thėnė nė kėtė intervistė presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

(Kjo intervistė nė versionin e plotė do tė emitohet mė 10 qershor nė kuadėr tė njė emisioni special, kushtuar katėrvjetorit tė ēlirimit tė Kosovės).
 
 
Kryeministri dhe ministri i arsimi t tė Kosovės biseduan me delegacionin e Saksonisė sė Poshtme
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi takoi delegacionin gjerman tė Parlamentit tė Saksonisė sė Poshtme dhe me kėtė rast ka kėrkuar qė drejtuesit e landit tė Saksonisė sė Poshtme tė kontribuojnė nė nxitjen e firmave gjermane pėr investime nė Kosovė.

Ndėrkaq kryesuesi i kėtij delegacioni Jyrgen Gansoner tha se landi i Saksonisė sė Poshtme ėshtė i gatshėm ta ndihmojė Kosovėn nė zhvillimin e bujqėsisė, e sidomos nė lėmin e
arsimi t.

Me kėtė delegacion gjerman ėshtė takuar edhe ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, dhe me kėtė rast janė kėmbyer pėrvoja nė fushėn e
arsimi t.
 
 
Qeveria e Kosovės ka diskutuar pėr procesin e privatizimit dhe kodin doganor
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Nė njė takim tė sotėm Qeveria e Kosovės ka diskutuar pėr procesin e privatizimit, kodin doganor tė Kosovės dhe ēėshtjet e ujit tė pijshėm.
 
Sipas kryeministrit, pikat kryesore qė janė shqyrtuar nė kėtė mbledhje ishin njė prezentim nga Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit se si bashkarisht me qeverinė tė inkurajohen investimet nė Kosovė, dhe procesi i privatizimit tė shkojė me njė dinamikė e cilėn synohet.
 
Gjithashtu nė mėnyrė informative ėshtė prezentuar pika e pėrgjithshme - bordi doganor tė cilėn duhet tė pėrpilohet sa mė parė dhe qė Kosova tė pajiset me kėtė bordin, tha Rexhepi.

Ndėrkaq lidhur me samitin e Selanikut Rexhepi tha se pas vizitės sė Solanės nesėr nė Kosovė gjithēka do tė definohet. Ai tha se Kosova do tė pėrfaqėsohet si entitet i veēantė, por megjithatė shtoi se pėrfaqėsuesit e Kosovės do tė jenė nė kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut sepse nuk ekziston ministria e punėve tė jashtme e Kosovės.
 
 
KK i Prishtinės: Flamujt nė kryeqytetin e Kosovės tė qėndrojnė 4 ditė nė shėnimin e dy pėrvjetorėve
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Me rastin e Ditės sė Ēlirimit tė Prishtinės dhe me rastin e shėnimit tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, Kuvendi Komunal i Prishtinės vendosi qė qytetarėt dhe afaristėt e Komunės sė Prishtinės t'i nxjerrin flamujt nė hapėsirat ku ata jetojnė e punojnė me qėllim tė shėnimit tė kėtyre pėrvjetorėve.

Po ashtu Kuvendi Komunal i Prishtinės kėrkon nga qytetarėt dhe afaristėt qė t'i vendosin flamujt nė vendet publike mė 9, 10, 11 dhe 12 qershor tė kėtij viti.
 
 
Udhėheqja e Prishtinės nesėr bėn pėrurimin e rrugės Prapashticė-Krilevė
 
Prishtinė, 5 qershor - Nesėr, mė 6 qershor, orėn 12:00, bėhet pėrurimi i rrugės Prapashticė – Krilevė nė gjatėsi prej rreth 12.km. Nė kėtė pėrurim, veē qytetarėve tė kėsaj ane marrin pjesė edhe kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri, kryeshefi i ekzekutivit, Sami Hamiti dhe zyrtarė tė tjerė komunalė, si dhe Komandanti i Batalionit suedez tė KFOR-it.

Projekti ėshtė realizuar nga komuna e Prishtinės dhe KFOR-i suedez dhe ai ka kushtuar 520 mijė euro.
 
 
Kryesia e LDK-sė dėnon vrasjen e familjes serbe nė Kastriot
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Kryesia e LDK-sė shpreh keqardhje dhe dėnon aktin makabėr tė vrasjes sė familjes Stoliq nė Kastriot.

Kryesia e LDK-sė njėherit kėrkon nga organet kompetente tė policisė sė UNMIK_ut, SHPK-sė dhe tė KFOR-it qė sa mė parė tė ndriēohet ky rast dhe autorėt e kėsaj vepre tė nxirren para drejtėsisė.
 
 
Tė premtėn pėrurohet deponia moderne rajonale afėr Gjilanit
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Tė premtėn, mė 6 qershor, Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim dhe kontraktuesi vendės 'Alpenbau' do tė pėrurojnė deponinė e re sanitare nė rajonin e Gjilanit.

Ky projekt ka njė vlerė prej 2.5 milion eurosh dhe ėshtė pjesė e programit tė gjerė tė sektorit pėr ambient tė Agjencisė, pėr tė zėvendėsuar pikat ekzistuese tė grumbullimit tė mbeturinave me shtatė deponi moderne rajonale.

Ky program qė pėrfshin ndėrtimin e deponive, sigurimin e pajisjeve tė nevojshme dhe ndihmėn profesionale pėr menaxhimin e mbeturinave ėshtė hap i madh pėr Kosovėn nė drejtim tė pėrmirėsimit tė menaxhimit tė mbeturinave dhe ambientit nė pėrgjithėsi.
 
 
Kėshilltarėt e Artanės premtojnė se do tė angazhohen pėr interesa tė pėrbashkėta
 
Artanė, 4 qershor 2003 - Kuvendi 17 anėtarėsh i Artanės (Novobėrdės), i cili nė mbledhjen e fundit ėshtė kompletuar edhe me kėshilltarin Enver Zeqiri, ka premtuar se tash e tutje nuk do tė harxhojė energji duke u marrė me gjėra personale, por do tė angazhohet nė ēėshtje tė interesit tė pėrgjithshėm pėr kėtė komunė.

Nė takimin e radhės, Kuvendi formoi tri komitetet obligative dhe miratoi disa rregullore. Ndėrsa pas njė prezantimi qė bėri pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Kulturės, anėtarėt u zotuan se do tė japin maksimumin e tyre nė mbrojten vlerave arkeologjike qė ka kjo komunė.

Ėshtė me interes tė ceket se pėr asnjė ēast kėshilltarėt nuk u morėn me deklarata politike. "Ishte kjo njė fitore e qytetarėve me mendim tė drejtė dhe njė shembull pėr gjithė Kosovėn", tha njė anėtar i lartė i Kuvendit.

Nėse diskutimet e sotme mund tė merren si njė tregues pozitiv, atėherė Kuvendi i Artanės do tė jetė nė tė ardhmen njė institucion aktiv i demokracisė", thotė pėrfaqėsuesja komunale e UNMIK-ut, znj. Nivedita Haran.
 
 
Nė Gjilan diskutohet pėr rrezikun e bartjes sė virusit SARS-it nė Kosovė nga tregtarėt kinezė
 
Gjilan, 4 qershor 2003 - Sėmundja vdekjerurėse me origjinė nga Kina, e njohur e quajtur SARS, duket se deri tani nuk e ka shqetėsuar aq shumė edhe Kosovėn, pėrkundėr faktit se mundėsia pėr bartjen e kėtij virusi tė rrezikshėm, nga tregtarėt kinezė, tė cilėt janė tė pranishėm edhe kėtu me mallrat e tyre, nuk ėshtė pėr t`u nėnēmuar.
 
Vetėm nė Gjilan, tregtarėt kinezė mbajnė disa lokale, tė cilat janė mjaft tė frekuentuara nga qytetarėt, ndėrsa nė Serbinė fqinje llogaritet tė jenė rreth 300 mijė qytetarė kinezė, tė cilėt kanė mundėsi lėvizje edhe nė Kosovė, sa herė qė ata duan, ose qė kanė nevojė pėr ta bėrė kėtė.

Atyre nuk mund t`i mohohet mundėsia pėr ushtrimin e biznesit nė Kosovė, sepse nė bazė tė ligjeve tė tashme, kjo e drejtė, nė kushte tė barabarta, iu lejohet edhe shtetasve tė huaj, thotė Abdyl Brestovci, drejtor i Drejtorisė pėr ekonomi dhe menaxhment nė komunėn e Gjilanit.
 
 
Kryetari i PLK ėshtė ftuar tė marrė pjesė nė takimin e liberal-demokratėve nė Selanik
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Kryetari i Partisė Liberale tė Kosovės, Gjergj Dedaj ėshtė ftuar tė marrė pjesė nė takimin e liberal-demokratėve dhe reformatorėve evropianė, i cili do tė mbahet nė prag tė Samitit tė Bashkimit Evropian nė Selanik.
 
Meqė ėshtė pjesėmarrės i barabartė i takimit, ėshtė njė rast i mirė qė lideri i liberalėve tė Kosovės tė flasė pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe pėr synimet e popullit tė Kosovės pėr integrim nė tė gjitha strukturat evropiane.
 
 
UNMIK-u dhe Zyra amerikane janė pėr krijimin e njė komisioni pėr kthimin e personave tė shpėrngulur nė Kosovė
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - UNMIK-u dhe Zyra amerikane nė Prishtinė kanė paralajmėruar krijimin e njė komisioni tė posaēėm pėr tė shpejtuar kthimin e personave tė shpėrngulur nė Kosovė.

Shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė, Rino Harnish u bėri thirrje udhėheqėsve politikė tė Kosovės qė tė ndihmojnė pėrshpejtimin e procesit tė kthimit tė personave tė zhvendosur.

Ambasadori Harnish tha se qeveria amerikane ka ndarė njė shumė prej 15 milionė dollarėsh pėr kthimin e refugjatėve nė Kosovė.

Ndėrkaq grupi i sapothemeluar do tė ndihmojė ndėrtimin e shtėpive tė dėmtuara, tha Harnish.
Harnish u bėri thirrje edhe udhėheqėsve politikė serbė qė tė pėrshkruajnė tė vėrtetėn rreth procesit tė kthimit.
 
Kthimi i tė zhvendosurve ėshtė njė nga standardet e pėrcaktuara para zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, por zbatimi i tillė vazhdon tė jetė njė nga proceset mė tė ndėrlikuara, ka thėnė shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė.
 
 
Kryetari i KK tė Dardanės thotė se rusėt po largohen duke lėnė shumė shkatėrrime
 
Dardanė, 4 qershor 2003 - Duke komentuar punėn e KFOR-it rus nė komunėn e Dardanės gjatė katėr viteve, i cili sot do tė largohet nga ky lokalitet dhe po kthehet nė Rusi, kryetari i komunės Shaip Surdulli tha se rusėt po largohen duke lėnė shumė shkatėrrime nė lokacionet ku ata ishin tė vendosur dhe kanė plaēkitur ēdo gjė qė kanė gjetur. Nga 200 makina, vetėm njė ka mbetur nė Fabrikėn e Tekstilit.
 
Shkatėrrime tė mėdha po ashtu janė bėrė nė Fabrikėn e Pllakave tė Keramikės, por edhe nė objektin e Komunės nė Dardanė. KFOR-i rus ka pasur obligim qė t'i lėrė lokacionet nė gjendje qė i ka gjetur, thekson kryetari i Dardanės Shaip Surdulli.
 
 
S. Hyseni: Pavarėsia e Kosovės duhet tė rrumbullakėsohet nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare
 
Londėr, 4 qershor 2003 - Skender Hyseni, kėshilltar i presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, lidhur me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė samitin e BE-sė nė Selanik tha se ka ditė qė bisedohet pėr pjesėmarrjen e institucioneve tė Kosovės nė kuadėr tė delegacionit tė UNNIK-ut nė Selanik.
 
"Mua mė gėzon fakti se pėrfundimisht se kjo do tė ndodhė, sepse Kosova patjetėr duhet tė pėrfshihet nė tė gjitha iniciativat rajonale e mė gjėrė dhe nė kėtė rast edhe nė tė gjitha iniciativat qė janė nė kuadėr tė perspektivės evropiane tė Kosovės", tha z.Hyseni BBC-sė.

Ai tha se institucionet e Kosovės asnjėherė nuk e kanė kontestuar nevojėn e njė dialogu rajonal, me fqinjėt, pra edhe me Beogradin rreth shumė ēėshtjeve praktike me interes tė dyanshėm, ose me interes rajonal.
 
Mund tė bisedohet pėr infrstrukturėn rajonale, rrugėt, largėpėrēuesit, njohjen e dokumenteve tė udhėtimit, tė targave tė veturave... Ekziston njė gamė e tėrė ēėshtjesh qė janė me interes tė dyanshėm, deri te marrėveshjet pėr tregti tė lirė e kėshtu me radhė, tha z.Hyseni.

Ndėrkaq nė pyetjen se si e sheh Presidenca mundėsinė e fillimit tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, kėshilltari i presidentit tė Kosovės, Skėnder Hyseni thotė se nuk mendon dhe nuk beson qė statusi i Kosovės mund tė zgjidhet nė biseda tė drejtėpėrdrejta me Beogradin.
 
"Kjo punė duhet tė ndodhė, pėrkatėsisht pavarėsia e Kosovės duhet tė rrumbullakėsohet ose nė njė konferencė ndėrkombėtare ose me njohje tė drejtėpėrdrejtė nga shtetet individuale qė do tė formalizohej mė vonė nė OKB", thotė ai.

Z. Hyseni kėto komente i bėri gjatė qėndrimit nė Londėr ku mbajti njė ligjėratė nė Universitetin e Uestminsterit dhe ku ka pasur disa takime nė Forin Ofis.
 
 
Nė Mitrovicė u arrestua njė polic serb nėn dyshimin se ka kryer krime lufte nė Kosovė
 
Mitrovicė, 4 qershor 2003 - Policia e UNMIK-ut ka arrestuar njė polic serb i cili vepronte brenda Shėrbimit Policor tė Kosovės nėn akuzat pėr krime lufte gjatė vitit 1999. Polici serb 27-vjeēar nuk ėshtė identifikuar, por ėshtė arrestuar dje nė qytetin e Mitrovicės.
 
Njoftohet se pėr kėtė arrest njė gjykatės ndėrkombėtar lėshoi urdhėrarrestin, duke u bazuar nė informacionin e dhėnė nga njė prokuror ndėrkombėtar.

Arrestimi i kėtij polici serb ka tė bėjė me krime lufte tė kryera nė Kosovė para se Kombet e Bashkuara ta merrnin atė nėn administrim.
 
 
Futboll: Komisioni i Ligės sė Parė tė Kosovės nuk regjistron katėr takime tė javės sė fundit
 
Prishtinė, 4 qershor 2003 - Nė mbledhjen e mbajtur dje mė 3 qershor 2003, Komisioni Tekniko-Arbitrar (KTA) i Ligės sė Parė tė Kosovės nė futboll, analizoi rrjedhėn e ndeshjeve tė javės sė fundit (25-tė) tė Kampinatit tė Kosovės.
 
Pas shqyrtimit tė rrethanave qė i kanė pėrcjellė kėto takime KTA nė pėrputhje me vlerėsimet e bordit tė FFK-sė vendosi qė nė kėtė moment tė mos i regjistroj katėr takime tė kėsaj xhiroje dhe atė takimet:
 
Flamurtari – Liria (2:3),
Trepēa’89 – Gjilani (3:4),
Besiana – Kosova(V) (1:2) dhe
Drita – Prishtina (1:1).
 
Komisioni ka kėrkuar raporte plotėsuese nga tė gjithė personat zyrtarė tė kėtyre takimeve ku ata nė mėnyrė detaje duhet tė pėrshkruajnė rrjedhėn e kėtyre ndeshjeve dhe ngjarjeve qė i kanė pėrcjell ato.
 
 
NATO-ja shpreson tė hidhen hapa tė reja drejt integrimit tė vendeve tė Europės Juglindore nė strukturat euroatlantike
 
Madrid, 4 qershor 2003 - NATO-ja shpreson se gjatė samitit europiano–ballkanik tė Selanikut, mė 21 qershor, do tė hidhen hapa tė reja pėrpara drejt integrimit tė vendeve tė Europės Juglindore nė strukturat euroatlantike.
 
Kėshtu, u tha pas pėrfundimit tė ditės sė parė tė takimit tė ministrave tė punėve tė jashtme tė 19 vendeve anėtare tė Aleancės nė Madrid tė Spanjės. Aleanca Atlantike ripohon edhe njė herė se Ballkani pėrbėn pėr tė njė rajon me rėndėsi strategjike tė veēantė, prandaj forcat e Aleancės do tė vazhdojnė tė mbeten tė pranishme atje edhe nė tė ardhmen.

Ministrat e jashtėm tė Aleancės shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit tė vendeve tė Evropės Juglindore. Nė kėto vende duhet tė vazhdojė puna pėr ndėrtimin e demokracive shumetnike, tė luftohet me seriozitet krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe tė vendoset sundimi i ligjit.

Vendet ballkanike duhet tė bashkėpunojnė ngushtėsisht me njėri – tjetrin, por ato duhet tė pėrmbushin edhe detyrimet ndėrkombėtare, siē ėshtė psh dorėzimi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės i tė gjithė tė akuzuarve pėr krime lufte, - theksojnė burime zyrtare tė NATO-s.

NATO pranoi zyrtarisht se pas anėtarėsimit tė shtatė vendeve europianolindore, radhėn pėr t'u pranuar nė gjirin e Aleancės e kanė vendet ballkanike. Dera e NATO-s do tė mbetet e hapur – theksoi sot lordi Robertson. Aleanca Atlantike lavdėroi me kėtė rast Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė pėr pėrpjekjet e tyre tė vazhdueshme nė kėtė drejtim si dhe pėrkushtimin nė vazhdimin e reformave.
 
 
Tirana vlerėson se referendumi pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė e drejtė pėr tė shprehur vullneti i qytetarėve
 
Tiranė, 4 qershor 2003 - Tirana zyrtare vlerėson se referendumi pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė e drejtė pėr tė shprehur vullnetin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 dhe Marrėveshjen e Rambujesė.
 
Ky ishte qėndrimi i shprehur dje gjatė vizitės dyditore tė kryeadministratorit Mihael Shtajner, i cili ka biseduar nė Tiranė me krerėt mė tė lartė tė Shqipėrisė, presidentin Alfred Moisiun, kryeministrin Fatos Nano dhe ministrin e jashtėm Ilir Meta.

Ministri Meta ka thėnė se nė takimin me z. Shtajner kanė biseduar edhe pėr disa aspekte shumė konkrete tė bashkėpunimit ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė.
 
Aty ėshtė caktuar qė mė 23 tė kėtij muaji njė delegacion nga Kosova tė udhėtojė pėr nė Tiranė pėr tė diskutuar marrėveshjen pėr tregti tė lirė, e cila pritet tė nėnshkruhet sė shpejti, mė pastaj ėshtė biseduar pėr largpėrēuesin 400 kilovolt ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, pėr vendosjen e pikave tė reja doganore nė Has dhe nė Tropojė.
 
 
Ivanov ka deklaruar se Rusia nuk e ka humbur interesin pėr Ballkanin
 
Madrid, 4 qershor 2003 - Shefi i diplomacisė ruse Igor Ivanov ka deklaruar sot nė Madrid se tėrheqja e ushtarėve rusė nga pėrbėrja e KFOR-it dhe SFOR-it aspak nuk nuk do tė thotė se Rusia e ka humbur interesin pėr Ballkanin. Sipas Ivanovit, tėrheqja e ushtarėve rusė nga Kosova dhe Bosnja ėshtė marrė nė konsultim me NATO-n.

"Ne jemi tė gatshėm qė nė Ballkan tė bashkėpunojmė nė kuadėr tė OKB-sė, OSBE-sė dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare dhe nė mėnyrė bilaterale", ka thėnė Ivanov, pas takimit ministror tė Kėshillit NATO-Rusia nė Madrid.
 
 
Nė Rakovec tė Tetovės ėshtė vrarė njė grua gjatė njė shkėmbimi tė zjarrit
 
Shkup, 4 qershor 2003 - Njė grua ėshtė vrarė mbrėmė gjatė shkėmbimit tė zjarrit ndėrmjet njė grupi tė armatosur dhe policisė maqedonase nė fshatin Rakovec tė Tetovės, kurse udhėheqėsi i grupit Said Rushiti ka arritur tė ikė.

Aksioni i 100 policėve tė patrullave tė pėrziera pėr arrestimin e Rushitit, pėr tė cilin ėshtė shpallur fletarrest ndėrkombėtar pėr vrasje, ka pėrfunduar nė afėrsi tė fshatit Pirok.

Kėshtu bėri tė ditur sot zėdhėnėsi i OSBE-sė Uolfgang Greven, nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me NATO-n dhe me Misionin e Bashkimit Evropian "Konkordia" (Bashkėpėrputhje), njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
 
 
Deri mė njė gusht do tė tėrhiqen tė gjithė paqeruajtėsit rus nga Ballkani
 
Moskė, 4 qershor 2003 - Njė zyrtar i lartė i Ministrisė sė Mbrojtjes sė Rusisė ka thėnė dje se deri mė njė gusht do tė tėrhiqen tė gjithė paqeruajtėsit rus nga Kosova dhe Bosnja. Ai citohet tė ketė thėnė se tė enjtėn fillon tėrheqja e forcave ruse nga Kosova dhe ka shtuar se trupat ruse nė kėto misione e kanė pėrmbushur qėllimin e tyre.
 
 
Ministri i arsimi t thotė se Universiteti i Tetovės mund tė legalizohet deri nė fillimin e vitit tė ri akademik
 
Shkup, 4 qershor 2003 - Universiteti i Tetovės, qė nuk njihet nga autoritetet maqedonase mund tė legalizohet deri nė fillimin e vitit tė ri akademik, i ka deklaruar BBC ministri i arsimi t nė Qeverinė e Maqedonisė Aziz Pollozhani.
 
Ai shtoi se deri nė javėn e parė tė korrikut do tė prezentohet ligji i ri pėr arsimi n e lartė, i cili do tė mundėson zyrtarizimin dhe financimin nga shteti tė Universitetit tė Tetovės.
 
 
Tė pakten pesė veta kanė humbur jetėn dhe 20 tė tjerė janė zhdukur nė njė pėrplasje trenash nė Spanjė
 
Ēinēila, Spanjė, 4 qershor 2003 – Tė pakten pesė veta kanė humbur jetėn dhe 20 tė tjerė janė zhdukur pasi njė tren i udhėtarėve ėshtė ndeshur me njė tren mallrash nė Spanjėn juglindore, njofton Rojter. Aksidenti ka ndodhur mbrėmė nė Ēinēila afėr qytetit Albacete, kurse nė agimin e sotėm (e merkurė) ende ende dilte tym nga vagonetat e djegura.
 
Ekipet e shpėtimit po bėjnė ēmos pėr tė gjetur tė zhdukurit, kurse zjarrfikėsit po shuajnė zjarrin. Njoftohet se aksidenti duket tė jetė shkaktuar nga njė gabim njeriu, kur trenit tė udhėtarėve i ėshtė dhėnė leja pėr t’u nisur nė kohėn kur treni i mallrave gjendej nė binarėt e njėjtė. Treni i udhėtarve kishte 86 udhėtarė dhe katėr anėtarė tė ekuipazhit.
 
 
Ėshtė shkarkuar gjenerali amerikan
 
Uashington, 4 qershor 2003 - Gjenerali Uiliem Ullas i cili ndėrsa ka qenė nė krye tė Korpusit tė pestė tė ushtrisė amerikane, ka folur pėr rezistencėn e rėndėsishme irakiane, ėshtė emėruar sot nė krye tė qendrės ushtarake nė Kanzas, ka bėrė tė ditur Pentagoni.
 
Muajin e ardhshėm gjeneralin Ullas, nė krye tė korpusit tė pestė do ta zėvendėsojė gjenerali Rikardo Sanēez, komandant aktual i Divizionit tė parė tė blinduar amerikan.
 
 
Tė paktėn 12 persona janė lėnduar sot nė njė shpėrthim nė qendėr tė Parisit
 
Paris, 4 qershor 2003 - Tė paktėn 12 persona janė lėnduar sot nė njė shpėrthim i cili pjesėrisht ka shembur njė ndėrtesė nė qendėr tė Parisit, kanė njoftuar zjarrfikėsit qė ndodhen nė vendin e ngjarjes.

Shkaku i shpėrthimit qė ndodhi diēka pas orės 10.00, ende nuk dihet, ndonėse supozohet se fjala ėshtė pėr gazin, e jo pėr ndonjė sulm terrorist, transmetojnė agjencitė e lajmeve.
 
Ndėrtesa ndodhet jo larg bursės sė Parisit nė qendėr tė Parisit, ndėrkaq 140 zjarrfikės po orvaten t'u ndihmojnė njerėve qė ndodhen ende nė ndėrtesė.
 
 
Nė pėrplasjen e trenave nė Spanjė kanė humbur jetėn tė pakten 11 persona, 40 tė tjerė janė lėnduar
 
Madrid, 4 qershor 2003 – Sipas njoftimeve mė tė reja tė BBCWorld-it nė pėrplasjen e sotme tė trenave nė Spanjė kanė humbur jetėn tė pakten 11 persona, 40 tė tjerė janė lėnduar, kurse ende konsiderohen tė zhdukur 16 udhėtarė.
 
Pas pėrplasjes, trenat i ka marrė flaka, kurse pritet tė gjenden edhe trupa tė tjerė tė pajetė. Njoftohet se treni i udhėtarėve udhėtonte nga Madridi nė qytetin juglindor, Kartagjena.
 
 
Bliks paraqet raportin e fundit dhe shkon nė pension
 
Nju Jork, 4 qershor 2003 - Kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armatimin irakian, suedezi Hans Bliks, nė prag tė shkuarjes nė pension, ka paraqitur raportin e tij pėrfundimtar nė Kėshillin e Sigurimit, i cili do tė shqyrtohet nesėr.

Bliks nė raportin e tij ka konstatuar se ēėshtjen kontestuese tė armėve pėr shkatėrrim nė masė nė Irak nuk e kanė zgjidhur as rrėzimi i Sadam Huseinit, as inspektorėt e OKB-sė. Ai i ka bėrė thirrje KS qė inspektorėve t'u mundėsojė kthimin nė Irak dhe kėrkimin e mėtejshėm tė armėve.
 
 
Dy vetė dėnohen pėr vepra tė terrorizmit nė SHBA
 
Uashington, 4 qershor 2003 - Dy persona nga Afrika Veriore janė dėnuar pėr vepra tė terrorizmit tė kryera nė Shtetet e Bashkuara, nė vendimin e parė kundėr njerėzve qė janė kapur pas sulmeve tė 11 shtatorit.

Dy imigrantėt nga Maroko, u shpallėn fajtorė pėr vepra tė konspiracionit pėr tė ndihmuar grupet militante islamike qė po provonin tė sulmonin Shtetet e Bashkuara, Jordaninė dhe Turqinė. Marokeni i tretė u dėnua pėr mashtrim. Njė algjerian u lirua nga akuzat.

Kryeprokurori amerikan, Xhon Ashkroft, tha se dėnimet tregojnė se sa tė pėrkushtuara janė Shtetet e Bashkuara pėr tė shkatėrruar celulat terroriste.
 
Dy persona nga Afrika Veriore janė dėnuar pėr vepra tė terrorizmit tė kryera nė Shtetet e Bashkuara, nė vendimin e parė kundėr njerėzve qė janė kapur pas sulmeve tė 11 shtatorit.
 
 
Njė gjykatė kuvajtiane ka dėnuar me vdekje njė person pėr vrasjen e njė amerikani
 
Qyteti Kuvajt, 4 qershor 2003 – Njė gjykatė kuvajtiane ka dėnuar sot (e merkurė) me vdekje njė burrė, i fajėsuar pėr vrasjen e njė kontraktuesi amerikan dhe plagosjen e dy amerikanėve tė tjerė, qė punonin nė Kuvajt, ka bėrė tė ditur avokati mbrojtės, njofton AP.
 
I dėnuari Sami al-Mutairi, 25-vjeēar, ka deklaruar se ėshtė i pafajshėm pėr akuzat, qė i ngarkohen pėr vrasje dhe tentimvrasje tė amerikanėve, qė punonin me kontratė pėr ushtrinė amerikane nė Kuvajt.
 
 
Hetim parlamentar pėr luftėn nė Irak
 
Londėr, 4 qershor 2003 - Parlamenti britanik po ndjek Kongresin Amerikan nė kryerjen e njė hetimi mbi vendimin pėr tė filluar luftėn kundėr Irakut.

Pothuajse dy muaj pas fitores sė luftės nė Irak, presidenti Bush dhe aleati i tij mė i fortė, Toni Bler po pėrballen me pyetje mbi atė se si ata e pėrgatitėn ēėshtjen e tzre pėr luftė dhe dėshtimin e tyre pėr tė gjetur armė tė shkatėrrimit nė masė nė Irak.
 
Zoti Bler i ka rezistuar presionit pėr njė hetim publik- shumica e presionit nga brenda partisė sė tij. Ai ka hedhur poshtė akuzat se informacioni i dhėnė nga shėrbimet sekrete ėshtė shtuar pėr tė justifikuar luftėn.
 
 
Presidenti amerikan takohet me kryeministrat izraelit dhe palestinez
 
Uashington, 4 qershor 2003 - Presidenti amerikan Bush ka nė plan tė takohet sot nė Jordani me kryeministrat izraelit dhe palestinez. Ky do tė jetė takimi i parė tre-palėsh dhe shenja mė e dukshme deri mė sot e angazhimit gjithnjė e mė tė madh tė presidentit Bush nė procesin e paqes.

Presidenti Bush thotė se dėshėron tė flasė pėr hapat qė duhen ndėrmarrė nė mėnyrė qė procesi i paqes tė ketė sukses.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.