3.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte, 3 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner bisedoi sot nė Tiranė me krerėt mė tė lartė tė Shqipėrisė

  • Kėrkohet qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė marrin pjesė nė samitin e Selanikut

  • Nė Suhadoll tė Mitrovicės ka filluar ekshumimi i varrezės masive

  • Kryeadministratori i Kosovės arriti mbrėmė nė njė vizitė dyditėshe nė Tiranė

  • Kuvendi tė enjtėn shqyrton dy projektligje tė reja

  • Qeveria e Kosovės kėrkon hapjen e zyrave ndėrlidhėse nė vendet perėndimore, por UNMIK-u kundėrshton

  • Filloi zbatimi i marrėveshjes midis Kosovės dhe Maqedonisė pėr kėmbimin e materialit postar

  • Robertson: Ėshtė i pasaktė ekzagjerimi se problemi mė i madh nė rajon ėshtė kufiri me Kosovėn dhe pėrreth saj

  • Mitrovicė: Integrimi i pjesėtarėve tė pakicave nė shoqėrinė e Kosovės ėshtė proces i vėshtirė

  • Nė tė gjitha qendrat komunale tė Kosovės filloi regjistrimi i fėmijėve nėn moshėn 16-vjeēare

  • Takimi suplementar qė do tė zhvillohet nė Pejė, pėrcakton finalistin: Mabetex – Dukagjini 85:77

  • Nė Maqedoni ka 5.548 persona tė zhvendosur

  • Nė deklaratėn e samitit tė Ohrit ėshtė pėrfshirė edhe Kosova

  • Arrestohen 6 persona qė trafikonin nė Mal tė Zi rreth 600 kilogram lėndė narkotike

  • Bush: Tė gjitha palėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr arritjen e paqes izraelito-palestineze

  • Njė shpėrthim ka dėmtuar shtėpinė e vėllaut tė presidentit afgan, nė Kandahar

  • Nė Afganistan janė vrarė 3 ushtarė afganė dhe njė pėrkthyes civil i forcave amerikane

  • Al Kaida ka pėr qėllim tė kryejė sulme me armė kimike, biologjike dhe bėrthamore, thotė CIA

  • Ėshtė vrarė njė ushtar amerikan nė Irak

  • CIA ka dokumente sekrete se diktatori Sadam ėshtė gjallė dhe fshihet nė Bagdad

  • Grupet rivale akuzohen pėr vrasjen e mbi 350 civilėve nė luftimet e ndėrsjella

  • Grupi i Tetėshes kėrkon nga Irani dhe Koreja e Veriut tė ndalojnė programet bėrthamore

  • Bush ndodhet nė Lindjen e Mesme

  • G8 del me njė seri deklaratash

  • I ngarkuari i posaēėm i OKB-sė pėr Irakun mbėrrin nė Bagdad me njė ekip ekspertėsh

  • Raporti i fundit i Bliksit: Nuk ka dėshmi pėr armė tė shkatėrrimit nė masė

  • Takimi i ministrave tė jashtėm tė NATO-s

  • Izraeli liron para takimit tė nivelit tė lartė njė palestinez drejtues


 
Shtajner bisedoi sot nė Tiranė me krerėt mė tė lartė tė Shqipėrisė
 
Tiranė, 3 qershor 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner bisedoi sot nė Tiranė me krerėt mė tė lartė tė Shqipėrisė, Presidentin Alfred Moisiun, Kryeministrin Fatos Nano dhe ministrin e Jashtėm Ilir Meta.
Duke u prononcuar pė media pas takimit me Shtajnerin, minisri i Jashtėm shqiptar Meta ka deklaruar se ka pėrkrah njė prononcim tė Presidentit Moisiu pėr mbajtjen e njė referendumi nė Kosovė.
 
Meta ka sqaruar se janė dy faktorė qė shkojnė drejt statusit: e drejta pėr t'u shprehur tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pa dallim etnie, dhe e dyta, ėshtė nė pėrputhje me komunitetin ndėrkombėtar, siē e kėrkon rezoluta 1244 e KS dhe Konferenca e Rambujesė. Njė status qė sjell integrim e jo probleme, citohet tė ketė thėnė Ilir Meta.

Nga ana e tij Shtajner ka thėnė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė e hapur. Duhet tė zgjidhen mė parė, duke marrė parasysh tė gjitha aspektet edhe ato rajonale. Me e rėndėsishmja ėshėt rruga, mėnyra sesi do tė shkohet deri nė kėtė proces. KS do tė miratojė njė rezolutė, por tani nuk ėshtė koha, ka thėnė Shtajner.
 
 
Kėrkohet qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė marrin pjesė nė samitin e Selanikut
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 - Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar tė Kuvendit tė Kosovės, nė emėr tė kėtij komisioni, u ka drejtuar sot njė letėr katėr zyrtarėve mė tė lartė tė Bashkimit Evropian:
 
Romano Prodi,
President i Komisionit Evropian, Havier Solana,
Pėrfaqėsues i Lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri,
Kris Paten, Komisioner Evropian pėr Marrėdhėnie tė Jashtme dhe
Jorgos Papandreu, kryesues i radhės sė BE-sė.

Nė kėtė letėr kėrkohet nga Bashkimi Evropian qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė marrin pjesė nė samitin e Selanikut dhe qė Kosova tė hyjė si entitet i veēantė nė bisedime rreth procesit tė asociim-stabilizimit.
Nė poshtė po e japim letrėn e plotė tė Komisionit nė fjalė.

"Dėshirojmė tė tėrheqim vėmendjen Tuaj rreth zhvillimeve tė tashme dhe pritjeve pėr tė ardhmen e Kosovės.
E shohim tė domosdoshme dhe tė njė rėndėsie tė veēantė pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės nė Samitin e BE-sė nė Selanik. Kjo pjesėmarrje nė Samitin e Selanikut do tė ketė rėndėsi tė madhe pėr zhvillimet e ardhshme nė Kosovė.

Konsiderojmė qė ėshtė koha qė Kosova, si entitet i veēantė, tė hyjė nė bisedime rreth procesit tė asociim-stabilizimit.
Nė procesin e integrimeve evro-atlantike, ne preferojmė dialogun edhe me fqinjtė dhe me institucionet e Unionit Evropian.

Procesi i integrimeve tė Kosovės nė institucionet evropiane do tė ndihmonte pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, duke marrė parasysh vullnetin e qytetarėve tė saj, nė bashkėpunim dhe me ndihmėn e SHBA-ve dhe tė Unionit Evropian.

Presim konsideratėn dhe mirėkuptimin tuaj pėr preokupimet dhe kėrkesat tona", thuhet nė fund tė letrės sė Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar tė Kuvendit tė Kosovės, tė nėnshkruar nga Sabri Hamiti, kryetar.
 
 
Nė Suhadoll tė Mitrovicės ka filluar ekshumimi i varrezės masive
 
Mitrovicė, 3 qershor 2003 - Nė Suhadoll tė Mitrovicės ka filluar ekshumimi i varrezės masive tė zbuluar pas hyrjes sė paqeruajtėsve nė Kosovė, nė tė cilėn barbarėt serbė kishin varrosur 124 kufoma tė shqiptarėve tė pafajshėm, nė mesin e tė cilėve kishte edhe fėmijė, gra dhe pleq.

Kryetari i KMDLNJ-sė pėr Mitrovicė, Halit Barani njoftoi se nė kėtė varrezė masive kanė qenė tė varrosura viktimat e pafajshme tė terrorit serb dhe se ajo ishte zbuluar menjėherė pas luftės. Sipas z Barani, ka patur gjatė katėr viteve tė kaluara kėrkesa tė qytetarėve pėr zhvarrosjen e kufomave me qėllim tė identifikimit tė tyre, por njė e tillė nuk ishte bėrė.
 
Madje, thotė ai, edhe pėrpjekjet e vetė qytetarėve pėr zhvarrosjen e kufomave ishin penguar nga policia dhe KFOR-i, siē ishte rasti me fshatarėt e Izbicės, tė cilėt kishin identifikuar tė afėrmit e tyre nė kėtė varrezė masive.

Ndėrkaq, Patris Ganjon nga Zyra e policisė sė UNMIK-ut pėr persona tė zhdukur, qė ishte me ekipet tjera tė ekspertėve nė varrezėn masive, tha se definitivisht ka filluar ekshumimi i personave tė varrosur nė kėtė varrezė massive.
 
"Puna nuk do tė ndalet derisa tė pėrfundojė zhvarrimi i tė gjitha kufomave, e qė sipas mendimit tonė janė rreth 50 sosh. Kufomat do tė dėrgohen nė morgun e Rahovecit, ku pėrmes metodės sė AND-sė do tė bėhet identifikimi i tyre", tha z. Ganjon.
 
 
Kryeadministratori i Kosovės arriti mbrėmė nė njė vizitė dyditėshe nė Tiranė
 
Tiranė, 3 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner mbrėmė arriti nė njė vizitė dyditėshe nė Tiranė. Ai u prit nga nga ministri i jashtėm shqiptar Ilir Meta. Bėhet e ditur se Shtajner dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Shqipėrisė do tė bisedojnė pėr bashkėpunimin dypalėsh midisa dy vendeve, si dhe pėr rolin e tyre nė bashkėpunimin rajonal.

Gjatė kėsaj vizite Shtajner do tė takohet me presidentin Alfred Moisiun dhe udhėheqėsit e tjerė tė lartė shqiptarė, kurse bisedimet do tė zhvillohen rreth marrėdhėnieve dypalėshe dhe rolit tė Tiranės dhe tė Prishtinės pėr qėndrushmėrinė e stabilitetit nė rajon.
 
 
Kuvendi tė enjtėn shqyrton dy projektligje tė reja
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė mbledhjen e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit, ka konfirmuar rendin e propozuar tė punės pėr seancėn plenare tė 5 qershorit dhe ka diskutuar pėrgatitjet pėr seancėn vijuese tė 12 qershorit.

Kėtė tė enjte deputetėt e Kuvendit tė Kosovės do tė shqyrtojnė pėr herė tė parė Projektligjin pėr planifikim hapėsinor dhe Projektligjin pėr skemėn sociale.

Me kėrkesėn e grupeve parlamentare tė PDK-sė dhe tė LDK-sė, nė seancėn vijuese Kuvendi mund tė shqyrtojė ēėshtjen e privatizimit nė Kosovė. Ndėrkohė, nėse komisionet e Kuvendit pėrfundojnė procedurat e amendamentimit tė projektligjeve nga shqyrtimi i parė, nė seancėn e 12 qershorit ka gjasa tė miratohet edhe ndonjė projektligj tjetėr.
 
 
Qeveria e Kosovės kėrkon hapjen e zyrave ndėrlidhėse nė vendet perėndimore, por UNMIK-u kundėrshton
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 - Qeveria e Kosovės ka kėrkuar zyrtarisht nga amdinistrata e UNMIK-ut qė tė hapė zyrat ndėrlidhėse tė Kosoės nė vendet perėndimore. Kėto zyra do t'u shėrbenin bashkatdhetarėve tanė qė t'i zgjidhin problemet e tyre me dokumentat e udhėtimit.
 
Mirėpo, zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic ka hedhur poshtė kėtė mundėsi, duke deklaruar se tash pėr tash administrata e UNMIK-ut nuk ka nė plan njė iniciativė tė tillė.
 
 
Filloi zbatimi i marrėveshjes midis Kosovės dhe Maqedonisė pėr kėmbimin e materialit postar
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 - Prej dje ka filluar zbatimi i marrėveshjes sė nėnshkruar kohė mė parė midis Kosovės dhe Maqedonisė pėr kėmbimin e materialit postar. Nė vendkalimin kufitar Bllace tri herė nė jave: tė hėnėn, tė mėrkurėn dhe tė premten ekipi i postave tė Kosovės do tė bėjė pranim-dorėzimin e materialit postar nė mes tė kėtyre dy vendeve.
 
 
Robertson: Ėshtė i pasaktė ekzagjerimi se problemi mė i madh nė rajon ėshtė kufiri me Kosovėn dhe pėrreth saj
 
Bruksel, 3 qershor 2003 - NATO-ja, BE-ja, OSBE-ja dhe Pakti i Stabilitetit thonė se do tė mbėshtesin vendet e Ballkanit Perėndimor pėr tė realizuar idenė e kufijve tė hapur, por tė sigurtė. Komuniteti ndėrkombėtar dhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor e kanė hedhur poshtė idenė e ndryshimit tė kufijve nė Ballkan.

Drejtori pėr Evropėn Juglindore nė Departamentin e Shtetit Poll Xhons thekson rėndėsinė e mirėbesimit nė zonėn kufitare. "Nuk ka nevojė qė tė ndryshohen kufijtė nė Ballkan. Kemi nevojė pėr shumė punė pėr tė ndėrtuar besimin nė zonėn kufitare, pėr tė menaxhuar strukturat kufitare, qė tė veprojnė siē duhet pėr tė lejuar kalimin e kufirit pėr qėllime legjitime dhe pėr ta penguar kur kėrkohet qė tė kalohet pėr qėllime jolegjitime", thotė Xhons.

Ndėrkaq, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertson thekson rėndėsinė e kontrollit tė gjithė kufijve nė rajon. Ai nėnvizon se kufijtė duhet tė jenė tė hapur, por tė sigurt. "Ėshtė shumė i pasaktė dhe ekzagjerimi i madh tė thuhet se problemi mė i madh nė rajon ėshtė kufiri me Kosovėn dhe zonėn pėrreth saj. Ballkani nuk duhet tė jetė portė pėr kriminalitetin nė Evropė", thekson lordi Robertson.

Ndėrkaq, koordinatori i Paktit tė Stabilitetit Gerhard Busek thekson rėndėsinė e sigurimit dhe menaxhimit tė kufijve, ashtu siē duhet. Pakti i Stabilitetit punon pėr parandalimin e krizave. Kosova ėshtė pjesė e Paktit tė Stabilitetit dhe pėrfaqėsohet nė tė nga UNMIK-u, thotė Busek.
 
 
Mitrovicė: Integrimi i pjesėtarėve tė pakicave nė shoqėrinė e Kosovės ėshtė proces i vėshtirė
 
Mitrovicė, 3 qershor 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi deklaroi nė Mitrovicė se integrimi i pjesėtarėve tė pakicave nė shoqėrinė e Kosovės ėshtė proces i vėshtirė, ashtu si edhe procesi i kthimit tė tė zhvendosurėve nė Kosovė.
 
Ai shtoi se Mitrovica ėshtė rajoni ku mė pak ka pasur sukses procesi i kthimit tė tė zhvendosurve nė pronat e tyre dhe ėshtė rajoni mė i politizuar i Kosovės, qė e pengon kėtė proces.

Kryeministri Rexhepi i bėri kėto komente nė Mitrovicė nė hapjen e njė seminari pėr implementimin e tė drejtave tė njeriut tė komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptas, tė organizuar nga Kėshilli i Evropės dhe Komesariati i Lartė i OKB-sė pėr Refugjatė. Ai ka shtuar se sfida mė e madhe janė donacionet dhe perspektiva e punėsimit.

Ndėrkaq administratori rajonal Dejvid Miēell ka deklaruar se bashkėsia ndėrkombėtare ka dėshtuar nė procesin e kthimit tė pjesėtarėve tė komunitetit rom, ashkalinj dhe exhiptas nė Mitrovicė, ngase nė tėrė rajonin janė kthyer vetėm 139 ashkalinj nė shtėpitė e tyre.

Drejtuesi i Komesariatit tė Lartė tė OKB-sė pėr Refugjatė Volter Irvin tha se kthimi i romėve, ashkalinjėve dhe egjiptasve nė rajonin e Mitrovicės ėshtė njėri nga problemet mė tė rėndėsishme pasi kthimit tė kėtyre komuniteteve nuk u ėshtė kushtuar vėmendje e duhur.

Nė anėn tjetėr, kryetari i Komunės sė Mitrovicės Faruk Spahija tha se kthimi mund tė bėhet vetėm nėse ėshtė i dyanshėm.
 
 
Nė tė gjitha qendrat komunale tė Kosovės filloi regjistrimi i fėmijėve nėn moshėn 16-vjeēare
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 - Prej dje nė tė gjitha qendrat komunale tė Kosovės ka filluar regjistrimi i fėmijėve nėn moshėn 16-vjeēare tė cilėt i plotėsojnė kriteriet e parapara pėr tė qenė banorė tė pėrhershėm tė Kosovės.
 
Fėmijėt duhet tė paraqiten nė qendrat pėr regjistrimi tė shoqėruar nga njėri prind ose kujdestari familjar i cili duhet tė ofrojė dėshmi zyrtare se ėshtė person i autorizuar pėr kujdestari. Udhėheqėsi i sektorit tė shėrbimit civil nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės, Shefqet Buēaj thotė se kjo ėshtė njė procedurė e komplikuar, por ajo duhet zabtuar.

"Si kriter i parė ėshtė qė fėmija tė jetė i lindur nė Kosovė, tė prezentojė pranė zyrės komunale tė regjistrimit civil certifikatėn e lindjes, qė dėshmon se ka lindur nė Kosovė, ndėrkaq prindėrit tė prezentojnė dokumentin e identifikimit tė lėshuar nga UNMIK-u, qė tė dėshmojnė se prindėrit pesė vite pa ndėrprerė jetojnė nė Kosovė" ka thėnė z. Buēaj.
 
 
Takimi suplementar qė do tė zhvillohet nė Pejė, pėrcakton finalistin: Mabetex – Dukagjini 85:77
 
Prishtinė, 3 qershor 2003 – Mbrėmė nė Prishtinė, nė Pallatin e Rinisė dhe Sportit, ku ishin mbledhur rreth 1500 shikues, u zhvillua ndeshja e dytė gjysmėfinale e Kampionatit tė Kosovės nė basketboll, ndėrmjet Mabetex-it dhe Dukagjinit. Fitore shėnoi skuadra e Mabetex-it me rezultat 85:77.
 
Kėshtuqė, pėr pėrcaktimin e finalistit nga ky takim, mbetet tė zhvillohet edhe takimi i tretė gjysmėfinal nė Pejė, nė fund tė kėsaj jave.

Nė kėtė takim, skuadra vendėse, Mabetex, ishte skuadėr mė mirė e organizuar. Pėrveē nė fillim tė ndeshjes, kur mysafirėt nga Peja, kishin epėrsinė fillestare nė 2:0 dhe nė ēerekun e tretė kur pas disa shėnimeve tė Karterit arritėn edhe njėherė tė kalojnė nė epėrsi e 57:56, gjatė gjthė ndeshjes basketbollistėt e Mabetexit ishi ata qė diktonin ritmin e lojės.
 
Baketbollistėt qė mė sė shumti shėnuan nė kėtė duel janė: Bond me 29 dhe Kamel me 23 pikė, nė rradhėt e Mabetexit, ndėrkaq nė rradhėt e Dukagjinit mė efikasėt ishin, Aleksandėr Damo me 24 dhe Karter me 20 pikė tė shėnuara.
 
BASKETBOLL
Liga A e Basketbollit tė Kosovės
Gjysmėfinalja
ndeshja e dytė
zhvillilluar mė:
 
Mabetex - Dukagjini
85:77
2 qershor 2003
Drita - MEB Prishtina
112:100
31 maj 2003

ndeshja e parė
zhvillilluar mė:
Dukagjini - Mabetex
84:78
29 maj 2003
MEB Prishtina - Drita
118:90
28 maj 2003
Tabela
 
N
F
H
KD
P
1.
MEB Prishtina
28
23
5
2606:2161
51
2.
Dukagjini
28
22
6
2605:2387
50
3.
Mabetex
28
18
10
2584:2368
46
4.
Drita
28
16
12
2491:2436
44
5.
Trepēa
28
15
13
2353:2428
43
6.
Excluzive
28
9
19
2276:2289
37
7.
QMI Bashkimi
28
9
19
2328:2404
37
8.
Ylli
28
0
28
2008:2832
28
 
BASKETBOLL - FEMRAT
Liga e parė e Kosovės
Rezultatet - xhiroja  14-tė
10 e 11 maj 2003
Bashkimi - Penza
84:62
 
Nė Play-off janė kualifikuar: Universiteti, Bashkimi,
Trepēa dhe Penza.
Drita - Shqiponja 
57:53
Universiteti - Trepēa
76:45
Gjakova - Kastrioti  
-
Tabela
 
N
F
H
P
1.
Universiteti
14
14
0
28
2.
Bashkimi
14
12
2
26
3.
Trepēa
14
9
5
23
4.
Penza
14
7
7
21
5.
Kastrioti
13
6
7
19
6.
Gjakova
13
4
9
17
7.
Shqiponja
14
2
12
16
8.
Drita
14
0
14
14(-1)
 
 
Nė Maqedoni ka 5.548 persona tė zhvendosur
 
Shkup, 3 qershor 2003 - Sipas tė dhėnave tė Ministrisė maqedonase pėr Punė dhe Politikė Sociale, deri mė 28 maj tė kėtij viti janė regjistruar gjithsej 5.548 persona tė zhvendosur, pėrkatėsisht 1.416 familje.
 
Sipas zėdhėnėsit tė qeverisė Sasho Ēollakovskitashmė ka filluar faza e dytė nė tė cilėn rikonstriuohen 1.533 shtėpi, ndėrkohė qė probleme mė tė mėdha ka me ata qytetarė tė cilėt nuk e kanė tė nėnshkruar marrėveshjen.
Prandaj Qeveria u bėn apel pronarėve, objektet e tė cilėve ende nuk janė rikonstruktuar ta nėnshkruajnė kėtė marrėveshje nė njė afat mė tė shpejtė, njopfton MIA nė gjuhėn shqipe.
 
 
Nė deklaratėn e samitit tė Ohrit ėshtė pėrfshirė edhe Kosova
 
Ohėr, 3 qershor 2003 - Nė pėrfundim tė takimit tė pesė presidentėve tė Ballkanit Perėndimore tė Shqipėrisė, Maqedonisė, Kroacisė, Bosnje e Hercegovinės dhe Unionit Serbi Mali i Zi tė mbajtur dje nė Ohėr, u miratua njė deklaratė e pėrbashkėt.
 
Nė kėtė deklaratė kėrkohet nga BE qė tė bėhet rishikimi i regjimit tė vizave pėr tė mundėsuar bashkėpunimin mė tė suksesshėm tė shteteve tė rajonit.

Presidentėt e Ballkanit Perėndimor kanė theksuar se miratimi i deklaratės sė Ohrit ėshtė strategji e pėrbashkėt pėr pėrshpejtimin e reformave politike dhe ekonomike tė shteteve tė rajonit.

Nė deklaratėn e pėrbashkėt tė samitit tė presidentėve tė pesė vendeve tė Ballkanit Perėndimor lidhur me Kosovėn thuhet se statusi final i Kosovės ende nuk ėshtė i pėrcaktuar, por liderėt e kėtyre vendeve pajtohen se tė gjithė qytetarėt e Evropės Juglindore pa pėrjashtim duhet tė kenė njė ardhmėri evropiane.
 
Bėhėt e ditur se presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka kėrkuar qė edhe Kosova tė pėrfshihet nė deklaratėn pėrfundimtare tė kėtij samiti qė pėrfundoi dje.

Ndėrkaq, presidenti i Unionit Serbi - Mali i Zi Svetozar Maroviq ka thėnė se tash nuk ėshtė koha pėr zgjidhjen e statusit, por pėr zbatimin e plotė tė standardeve tė BE-sė.

Presidenti kroat Stipe Mesiq tha se vendet e rajonit e shohin Evropėn tė bashkuar, duke i tejkaluar mosmarrėveshjet e sė kaluarės dhe duke pėrkrahur iniciativa tė reja.
 
 
Arrestohen 6 persona qė trafikonin nė Mal tė Zi rreth 600 kilogram lėndė narkotike
 
Shkodėr, 3 qershor 2003 - Pėrgjatė kufirit tė Shqipėrisė me Malin e Zi forcat e policisė shqiptare arritėn tė kapin nė flagrancė katėr shtetas shqiptarė nga Malėsia e Madhe tė cilėt ishin duke trafikuar pėr nė territorin e Malit tė Zi rreth 600 kilogram lėndė narkotike tė tipit marihuana.
 
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy persona tė tjerė tė dyshuar pėr pėrfshirje nė kėtė trafik. Sasia prej 600 kg mariuanė e presuar u zbulua dhe u konfiskua nga policia nė njė mjet lundrues nė bregun e Liqenit tė Shkodrės.
 
Forcat policore me kėtė rast kanė zbuluar bashkėpunimin e kėtij rrjeti tė trafikantėve shqiptarė me njė rrjet tjetėr trafikantėsh nga Mali i Zi.
 
 
Bush: Tė gjitha palėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr arritjen e paqes izraelito-palestineze
 
Sharm El-Sheik, Egjipt 3 qershor 2003 – Presidenti Bush u ka thėnė sot (e martė) liderėve arabė se "disa persona, disa vrasės, disa terroristė" nuk bėn tė lejohen tė pengojnė marrėveshjen ndėrmjet izraelitėve dhe palestinezėve, njofton AP. Bush tha se tė gjitha palėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr arritjen e paqes.

"Unė besoj se tash ėshtė koha tė punojmė sė bashku pėr tė arritur vizionin e paqes", ka thėnė Bush.
Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i cili ishte mikpritės i Samitit arab ka thėnė se e mirėpret zotimin e Bushit pėr ekzistimin e shtetit palestinez dhe tė atij izraelit njėri pranė tjetrit, duke gėzuar secili paqen dhe sigurinė.
 
 
Njė shpėrthim ka dėmtuar shtėpinė e vėllaut tė presidentit afgan, nė Kandahar
 
Kabul, 3 qershor 2003 – Njė shpėrthim ka dėmtuar shtėpinė e vėllaut tė presidentit afgan, Hamid Karzai, nė qytetin e trazuar jugor, Kandahar, por s'ka pasur viktima, bėn tė ditur nė njė njoftim tė sotėm (e martė) Rojter. Shpėrthimi i njė mjeti tė paidentifikuar ka thyer xhamat e shtėpisė trikatėshe tė Ahmed Uali Karzait, i cili nė momentin e shpėrthimit ndodhej brenda nė shtėpi.
 
Uali Karzai ishte emisar special i vėllait tė tij nė Kandahar qėkur ai erdhi nė pushtet mė 2001 pasi koalicioni i udhėhequr nga amerikanėt e pėrmbysi regjimin e talibanėve. Ende nuk dihen kryerėsit e kėtij akti, por nuk dyshohet tė jetė vepėr sabotazhi.
 
 
Nė Afganistan janė vrarė 3 ushtarė afganė dhe njė pėrkthyes civil i forcave amerikane
 
Spin Bodak, Afganistan, 3 qershor 2003 – Tre ushtarė afganė dhe njė pėrkthyes civil i forcave amerikane janė vrarė sot (e martė) nė luftimet ndėrmjet fraksioneve rivale afėr qytetit juglindor, Spin Boldak, njofton Rojter.
 
Njė oficer i lartė i policisė afgane ka deklaruar se pėrleshjet janė zhvilluar nė zonėn Karar Gah afėr Spin Boldakut dhe kanė zgjatur disa orė, kurse kanė pėrfunduar vetėm kur forcat amerikane kanė intervenuar dhe kanė arrestuar disa luftėtarė afganė. Njoftohet se janė plagosur gjithashtu edhe dy ushtarė gjatė kėtyre luftimeve.
 
 
Al Kaida ka pėr qėllim tė kryejė sulme me armė kimike, biologjike dhe bėrthamore, thotė CIA
 
Uashington, 3 qershor 2003 – Njė raport i fshehtė i CIA-s thotė se qėllimi i Al Kaidės dhe i grupeve tė afėrta ėshtė tė kryejnė sulme duke pėrdorur armė kimike, biologjike dhe bėrthamore pėr tė shkaktuar, siē thuhet, "panik dhe pėrēarje", bėn tė ditur "Uashington tajms" nė njė shkrim tė sotėm (e martė), njofton Rojter.
 
Sipas kėsaj gazete, raporti prej katėrfaqesh thotė se s'ka tė dhėna provash se planifikohet ndonjė sulm nė SHBA, por tėrheq vėrejtjen se "njė sulm i tillė nuk mund tė pėrjashtohet".
 
Nė raport thuhet gjithashtu se janė identifikuar disa lėndė toksine dhe kimike, tė cilat al Kaida mund t’i pėrdorė nė sulme, siē janė gazrat nervore, armėt mikrobiologjike dhe mjetet shpėrndarėse radiologjike, tė njohura gjithashtu edhe si "bomba tė ndyta". CIA ende s'i ka komentuar kėto informacione.
 
 
Ėshtė vrarė njė ushtar amerikan nė Irak
 
Bagdad, 3 qershor 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot ndėrsa po patrullonte nėpėr Irakun Qendror, ka bėrė tė ditur komanda amerikane. Incidenti ka ndodhur nė afėrsi tė qytetit Balad, 90 km nė veri tė Bagdadit, ka thėnė zėdhėnėsi i Korpusit tė pestė tė ushtrisė amerikane Uiliam Tarmond, por ka shtuar se informacione tė tjera pėr incidentin nuk ka.
 
 
CIA ka dokumente sekrete se diktatori Sadam ėshtė gjallė dhe fshihet nė Bagdad
 
Uashington, 3 qershor 2003 – CIA ka dokumente sekrete, qė bėjnė tė ditur qartė se diktatori irakian, Sadam Hysein, ėshtė gjallė dhe fshihet nė qytetin e madh Bagdad, i mbrojtur nga njė rrjet nėntokėsor rezistence tė pjesėtarėve tė fiseve dhe tė ish-zyrtarėve tė partisė Baath, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e administratės, njofton UPI. Sadami sillet rreth e qark brenda Irakut dhe ka njė mbėshtetje mė tė madhe se sa qė mendohet, kanė thėnė kėta zyrtarė.
 
 
Grupet rivale akuzohen pėr vrasjen e mbi 350 civilėve nė luftimet e ndėrsjella
 
Kampala, 3 qershor 2003 - Milicia kongoleze ka akuzuar grupet rivale pėr vrasjen e mbi 350 civilėve nė luftimet e ndėrsjella afėr qytetit verilindor Bunia, ku paqeruajtėsit francezė do tė fillojnė tė vendosen gjatė kėsaj jave, njofton Rojter.
 
Presidenti Zhozef Kabila, ndėrkohė, ka tėrhequr vėrejtjen se kur paqeruajtėsit francezė tė largohen qė andej nė shtator, njė forcė e gjerė e OKB-sė ėshtė e nevojshme tė qėndrojė me njė mandat mė tė gjatė dhe mė tė fuqishėm pėr tė ndihmuar konfliktet mė vdekjeprurėse nė botė, qė po zhvillohen nė Republikėn Demokratike tė Kongos.
 
 
Grupi i Tetėshes kėrkon nga Irani dhe Koreja e Veriut tė ndalojnė programet bėrthamore
 
Lion, 3 qershor 2003 - Grupi i 7 Vendeve mė tė Industrializuara plus Rusinė po i kėrkon me kėmbėngulje Koresė sė Veriut dhe Iranit tė ndalojnė programet e tyre bėrthamore. Ky grup thotė se pėrhapja e armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe terrorizmi janė rrezik i madh ndaj sigurisė nė botė.

Grupi i Tetėshes i kėrkoi Koresė sė Veriut qė tė shpėrbėjė nė mėnyrė tė dukshme, tė verifikueshme dhe tė paktheyshme ēdo program armėsh bėrthamore qė mund tė ketė. Grupi thotė se programet e Koresė sė Veriut pėr pasurimin e uraniumit dhe plutoniumit pėrbėjnė njė shkelje tė qartė tė detyrimeve tė saj ndėrkombėtare.

Grupi i Tetėshes mori nė shqyrtim edhe pėrpjekjet e dyshuara tė Iranit pėr zhvillimin e armėve bėrthamore duke thėnė se republika islamike duhet tė pranojė inspektime mė tė hollėsishme tė Kombeve tė Bashkuara nė vend dhe pa kushte. Irani e mohon se kėrkon tė prodhojė armė bėrthamore, por Grupi i Tetėshes, siē tha Presidenti Shirak, dyshon pėr tė kundėrtėn.
 
 
Bush ndodhet nė Lindjen e Mesme
 
Sharm el-Sheikh, 3 qershor 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ndodhet nė Egjipt pėr bisedime dyditore mbi procesin e paqes sė Lindjes sė mesme. Ėshtė hera e parė qė zoti Bush viziton rajonin dhe ai tha se mendonte se mund tė bėhej progres.

Nė qendrėn Sharm el-Sheikh, ai do tė takohet me udhėheqėsit e Egjyptit, Arabisė Saudite, Jordanisė dhe Bahreinit si dhe me kryeministrin palestinez, Mahmud Abbas.

Tė mėrkurėn ai dhe zoti Abbas- qė njihet mė mirė si Abu Mazen, do tė takohen me udhėheqėsin izraelit, Ariel Sharon nė Jordani.
 
 
G8 del me njė seri deklaratash
 
Lion, 3 qershor 2003 - Vendet kryesore tė industralizuara dhe Rusia kanė dalė me njė sėrė deklaratash nė samitin e tyre nė Francė. Kėto deklarata bėjnė thirrje pėr mė shumė veprim nė fushėn e shėndetėsisė, sigurimin e ujit tė pastėr nė vendet e varfra dhe marrėdhėnie mė tė mira tregtare pėr botėn nė zhvillim.
G-8 gjithashtu i bėri thirrje bizneseve tė mėdha tė jenė mė pėrgjegjėse pėr pasojat sociale dhe mjedisore tė aktiviteteve tė tyre.
 
Korrespondenti diplomatik i BBC-sė thotė se Afrika supozohej tė ishte nė qendėr tė samitit, por afrikanėt pasi tė shohin deklaratat e lėshuara do tė gjejnė shumė pas gjėra konkrete dhe tė reja.
 
 
I ngarkuari i posaēėm i OKB-sė pėr Irakun mbėrrin nė Bagdad me njė ekip ekspertėsh
 
Bagdad, 3 qershor 2003 - Njėmbėdhjetė javė pas largimit tė inspektorėve tė fundit tė armatimit OKB-ja ka marrė pėrsėri njė rol aktiv me mbėrritjen e tė derguarit tė posaēėm nė Irak.
 
Diplomati brazilian i OKB-sė, Serzho Vieira de Melo, mbėrriti me njė ekip ekspertesh nė Bagdad, nga ku ai do tė koordinojė nė radhė tė parė ndihmėn humanitare si dhe do tė shoqėrojė kalimin nė duart e njė qeverie irakiane.
 
Sa mė parė populli irakian tė qeverisė vetė, aq mė mirė, tha ai nė kryeqytetin irakian. Administrata civile amerikane hoqi dorė nga plani pėr thirrjen e njė asambleje kombėtare.
 
Nė vend tė saj nė gjashtė javėt e ardhshme do tė krijohet njė qeveri provizore e drejtuar nga njė kėshill politik, bėri tė ditur administrimi nė Bagdad. Politikanė opozitarė irakianė nė Bagdad e kritikuan vendimin.
 
 
Raporti i fundit i Bliksit: Nuk ka dėshmi pėr armė tė shkatėrrimit nė masė
 
Nju Jork, 3 qershor 2003 - Inspektorėt e OKB-sė nė Irak sipas shefit tė tyre, Hans Blix, nuk kanė dėshmi, qė Sadam Huseini tė kėtė poseduar armė tė shkatėrrimit nė masė. Nė njė raport pėrfundimtar pėr Kėshillin e Sigurimit Bliks shkruan, se ka patur dėshmi tė shumta pėr armė kimike dhe biologjike.
 
Megjithėse ekspertet e OKB-sė e njihnin situatėn SHBA dhe Britania e Madhe pas luftės nė Irak kanė penguar ekspertėt e OKB-sė qė tė kthehen pėr tė ndihmuar nė kėrkimin e armėve.
 
Bliks tha, se inspektoreve u ka munguar koha, pėr tė shqyrtuar tė dhėnat e fundit tė qeverisė irakiane. Raporti do tė shqyrtohet tė enjten nė Kėshillin e Sigurimit. Bliks largohet me 30 qershor nga posti i drejtuesit tė komisionit tė ēarmatimit tė OKB-sė.
 
 
Takimi i ministrave tė jashtėm tė NATO-s
 
Madrid, 3 qershor 2003 - Ministrat e jashtem tė 19 shteteve tė NATO-s mblidhen sot nė kryeqytetin spanjoll nė takimin tradicional tė pranverės. Nė qender tė takimit dyditor sipas tė dhėnave tė Aleancės do tė jete puna pėr sigurimin e paqes nė Afganistan dhe Irak.
 
Pėrveē kėsaj pritet, qė ministrat e jashtem tė bėjnė njė bilanc paraprak tė pėrpjekjeve pėr reforma qė prej takimit tė nivelit tė lartė tė Pragės nė dhjetor 2002. Fjala ėshtė pėr transformimin e Natos nė njė aleancė moderne dhe fleksibel pėr sigurimin e paqes dhe luftimin e terrorizmit.
 
 
Izraeli liron para takimit tė nivelit tė lartė njė palestinez drejtues
 
Jerusalem, 3 qershor 2003 - Pak para takimit ndėrmjet presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe disa kryetareve tė shteteve arabe Izraeli ka liruar njė anėtar tė forumit tė lartė tė organizatės pėr Clirimin e Palestinės. Tajsir Ēaled, anėtar i komitetit ekzekutiv tė PLO, u lirua nga arresti mbrėmė dhe u prit nga presidenti Jassir Arafat nė selinė e tij nė Ramallah.
 
Pritet, qė deri tė merkurėn tė lirohen rreth 100 tė burgosur tė tjerė palestinezė. Nė veri tė rripit tė Gazės ushtarė izraelitė sipas tė dhėnave palestineze kanė vrarė njė kolonel tė forcave tė sigurimit palestinez.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.