OPINIONE

   
2.06.2003 - Trepca.net

Mediat dhe "bixhoz-loja" e tyre me opinionin publik shqiptar!


Oslo (Norvegji), 1 qershor 2003 / Shkruan: Gėzim MEKULI
 
Zhvillimi i gazetarisė dhe veēanėrisht i gazetarisė partiake, ėshtė duke "prodhuar", me vite tė tėra debate dhe "zhurmė" pėr pasojat, keqndikimin dhe rezultatet e kėsaj politike-mediale ndaj sistemit tonė shoqėroro-politik. Gazetaria partiake u zhvillua si njė "bisht" i politikės ditore. Qė nė paraqitjen e sajė tė parė, ajo, asesi nuk ishte autonome. Gazetaria partiake nga "njė bisht politik" u shpejtzhvillua dhe u shndėrrua nė njė kundėrpeshė serioze nė rritje e sipėr kundėr ligjit, rendit, sigurisė, pavarėsisė dhe dinjitetit tė individumit dardan. Sa pėr ilustrim: ne RFGJ dinjiteti dhe personalitetit i njeriut ėshtė i mbrojtur me nenin 1 tė kushtetutės gjermane!
 
 
Gazetaria politike-partiake
 
"Ndėrtimi" i vetdijes pėr/dhe mbi njė "fourth estate" (dhunė e katėrt) filloj tė zhvillohet fillimisht nė Angli. Si platformė dhe tendencė parėsore ishte qė shtypi, pra gazetaria, tė jetė mė ndryshe; Jo vetėm  "bisht" i njė episodi tė parallogaritur politik e ideologjik…
 
Ky raport tensionues ndėrmjet politikės dhe gazetarisė "provokon dhe joshė" edhe sot shoqėritė mediale. Nga njė anė, sikurse edhe mė herėt, gazetaria, akuzohet pėr "marėdhėnje" shumė tė ngushta e miqėsore me politikėn, e nė anėn tjetėr gazetarėve ju "mvishet" se ata janė janė "misionarė qė ushtrojnė dhe bėjnė" politikėn, por gjithsesi me mjete tjera!
 
Gazetaria jonė partiake pėrcaktohet dhe vlerėsohet mė pak si ndėrmjetėsuese e informacioneve sociale, kulturore e politike, por ajo etiketohet mė shumė si "njė misionare" qė me mė dėshirė e kujdes ndėrmjetėson dhe ndjek "informacione" partiake, krahionore, fisnore e bajraktarėsh.
 
Gazetarėt nė sistemet e qėndrueshme shoqėrore respektohen dhe trajtohen si njė grup individėsh; individė tė cilėt nė shoqėri "konsiderohen" edhe si "elitė". Kjo "dhunė e katėrt", domosdoshmėrisht, duhet tė "riformėsohet" nė njė kundėrdhunė ndaj ekonomisė dhe politikės…tė "shndėrrohet" nė njė "mbrojtėse" tė opinionit publik.
 
Gazetaria partiake shqiptare keqshfrytėzon fuqinė e mediave; jo rrallė kundėr mendimit, orientimit dhe interesit tė opinionit publik e atije kombėtarė, kjo nxitė reportazhe e lajme tė njėanshme, "pjellė" polemika dhe komente "monologuese" qė ekskluzivisht prodhohen pėr tė sulmuar apo superlativizuar individ tė paracaktuar partiak! "Padashur" kėta "gladiatorė” partiako-politik ofendojnė, nėnqmojnė, minimizojnė dhe "asgjėsojnė" lexuesin, ndėgjuesin, shiquesin…recipicientin e tyre!
 
Nė formatin e tyre medial mė shumė ka hapsirė pėr pėrfitime materiale dhe reklama se sa pėr emisionet kulturore e shkencore; kėtu mė shumė ka vend pėr lojėra mashtruese "fat(i)keqėsie" se sa pėr emisionet arsimore… Kėta "mediaokupatorė"dhe fanatik partiak, qėllimisht, janė duke luajtur ”ruletin rus” me dinjitetin dhe me krenarinė e opinionit publik shqiptarė!!!
 
 
Roli i zyrės sė informimit nė raportet ndėr-kombėtare
 
Roli i medias masive nė shoqėrinė e lirė dhe demokratike ėshtė i pazėvendėsushėm, ajo na angazhon, ajo na lėkundė…ajo "zgjon shoqėri e kombe nga gjumi letargjik". Nė lidhje me kėtė "mė duhet" tė citoj fjalėt e ish kryetarit tė SHBA-sė Richard M. Nixon tė shprehura nė njė intervistė e tė zhvilluar nga David Frost-, nga viti 1978:
 
"Koncentrimi mė i madh i fuqisė sė SHBA-sė, sot, nuk ėshtė nė Shtėpinė e Bardhė (White Hause), nuk ėshtė nė Kongresin, dhe as nė Gjykatėn e lartė Supreme. Ajo ėshtė e koncentruar nė mediat masive. Dhe atė shumė, tepėr shumė…Aty ka shumė fuqi e pushtet, dhe ata tė cilėt e hartuan kushtetutėn njė ditė do tė kenė teleshe me kėto; Sepse ata qė hartuan kushtetutėn u kujdesėn qė tė ndajnė ndershmėrisht fuqin e pushtetit. Kryetari ndanė pushtetin me Kongresin dhe Gjuykatėn e lartė supreme. Dhe kėshtu ata kanė njė kontroll reciprok. Por, asdhenjėherė nuk kishte dhe nuk ka kontroll mbi Radio e Televizionin. Nuk ka kontroll mbi gazetėn…!"
 
Kėto ishin fjalėt e kryetarit Nixon para dy e mė shum decenjesh. Kėshtu ėshtė edhe sot.
 
Pėrderisa edhe njė superfuqi planetare "pranon", se strategjia politike dhe fuqia ushtarake nuk bėhen dot pa media tė orientuara nga prizmi e strategjia kombėtare, ne, dardanasit "kokėtrullosur" bėjmė tė kundėrtėn; orientim dhe investim nė "media" partiake!!!
 
A ka "ardhur koha" qė Kosova tė jėtė e vetpėrfaqėsuar dhe profesionalisht e kyqur nė rrjedhat e informacionit politik e ekonomik ndėrkombėtar? A jemi vetdijėsuar pėr themelimin e shtėpisė, agjensisė apo qendrės kombėtare informative nė kryeqendren e Kosovės dhe nė kryeqendrat tjera ndėrkombėtare? Mekanizma qė do ishin zėdhėnėse tė strategjisė kombėtare, e jo mbrojtės “paushalle” tė politikės partiake!?

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.