|
- 10 maj 2003 / Nga: Dode Prenga
-
- Manifesti i pushetit te dhunes
si baza ideore e konfliktualizmit nuk mund te kuptohet
i plote nese nuk zbresim ne konceptin e kultit te
pershtashmerise, dukshem adaptuar ne filozofine e
neosocializmit provincial shqiptar (ose ndryshe freshtet).
Parimi i mohueshmerise eshte shnderruar ne ate te
ndryeshueshmerise pershatese si ne toerite paradarviniane te
Lineut. Ka nje raport fondamental mes trashgueshmerise
fanatiko-ideologjike dhe ndryshueshmerise adaptive, qe mund te
quhet trashegimi metamorfe. Mutacionet ideologjiko-pragamtiste
te neo-isteve rezultojne ne nje specie te vecate te se majtes,
neoprovincializmin e trashegimise metamorfe.
-
- Dicka ngjashem dhe ndryshe nga korrentet e
maoizmit. Fondamentalizmi ideologjik komunist dhe kanibalizmi
ekonomiko-social gjenden te shkrira ne nje amorfitet ekstrem,
ne pushtetin e oligarise neosocialiste. Kanibalizmi ekonomik
si karakteristike e frymezimit ideologjik nga dogma ne kult i
socializmit arkaik fshatar shqiptar eshte esencialisht i tejçuar
pandryshim ne brezin e trete neokomunist (Rajhu FRESH)
perputhshmerisht me ligjet klasike te zberthimit te tipareve.
Vetem keshtu shpjegohet kthimi i “pushtetit te kazmes-mit”
vecse tani kemi nje pershtaje metamorfe inteligjente: Idete e
neosocializmit jane afariste dhe centripete. Kazma ne Tirane
psh nuk eshte revolucionare.
-
- Ajo eshte nje objekt evolucionar, spostues te
hapsires dhe kohes. Ajo shtyn bisnesin drejt Manhatten II, pra
kthen Bllokun ne nje Identitet te Ri. Militarizimi arkaik i
shtetit sot gjendet i transformuar ne militarizimin e se
drejtes dhe ligjit nepermjet fetishizimit te policit deri ne
apokalips intelektual. Arsimtare, inxhiniere, punetore-te
gjithe turren te mbrohen nga polici duke u bere vete police.
Me tej, neosocializmi eshte imuniziuar nga armiku i jashtem
fale shderrimit teinternacionalizmit proletar ne
inter-bastardizimin e ineteresave te vendit. “Ish-armiqte”
e eger, tani jane shpallur “miq strategjike” deri ne
oferta mbeshtetje ushta-qesha-rake! Metamorfoza ka shnderruar
edhe armikun e brendshem.
-
- Ai ka humbur konturimin arkaik pozicional dhe
klasor. Ne thelb eshte po ajo, barazia. Ajo duhet luftuar kudo
dhe sido te shfaqet, jashte brenda vehtes, por dinakerisht,
gjithmone e me pak me ligj te shkruar. Tani perdoret
papersosmeria dhe vakancat ligjore per te perligjur
diskriminimin Kur kjo metode nuk eshte e mjaftueshme aplikohet
teoria e superkapitalizm-privatizimit te ligjit, te shtetit
dhe se drejtes.
-
- Neosocialistet sajojne nje ligj te bute dhe
nje polici multifunksionshe te ashper. Ne kete pike ka vertete
perparime ne konceptim dhe realizim. Funksioni themelor i
kesaj arme eshte ruajtja e qetesise se klikes dhe ndonjehere
sa per motivim buxhetor edhe e rendit dhe rr egullit ne kuptim
te ri, te pershtatur. Nje funksion mjaft i goditur dhe nje
risi neosocialistike eshte ai i lubrifikimit te hierarkise dhe
e vjeljes se takses se zeze ose si me poshte do quhet, sistemi
fiskal II ne pushtet.
-
- Persosja e sistemit te dhunes e ben nje pike
kyce policine ne konceptin me te gjere qe ka prodhuar historia
-nga finaciere dhe rregullatore meta-buxhetore deri ne
ushtrimin direkt te drejtesie se klanit. Aspak kopjim gabimesh
nga socializmi arkaik nuk gjenden ne kete pike. Mirepo
funksioni i ruajtjes se vijueshmerise se proceseve nepermjet
kontrollit te dhunshem te gjithshkaje nuk mund te lihet
menjeane. Tani ne vend te diversanteve dhe armikut te
kudogjendur te klases sajohet nje mjegullanje termash motivues
te ashpersise se ketij institucioni. Kompleksiteti i
operacionit flet per profesionalizem.
-
- Nuk behet fjale per nje lloj mediaje por nje
numer pafund syresh qe mund te egzistojne vetem ne kushte
partneriteti e servilizmi me pushtetin. Nepermjet tyre pro
dhohen “krim i organizuar”, “terrorizmi”,
“fondamentalizmi”-pra sajohet prag-kiameti per popullin.
Keshtu mjeshtrit e pergjimeve tavaneve dhe sunduçeve tashme
kane nje legjitimitet te arsyeshem te hyjne dy ore pas mesnate
ne shtepite e te “parregullteve”, te nxjerrin e te
diskretitojne kedo u mbushet mendja ne ekrane e gazeta, dhe sa
here eshte e nevojshme te vrasin te pabindurit. Ketu eshte
treguar vertete kujdes dhe nikoqirllek ligjor e financiar. Me
nje ligj kortezie panevropiane shteti nuk ka te drejte te
ekzekutoje kend. Mirpo instikti i gjysherve eshte nje motiv i
patjetersueshem dhe nje prove shembullore egzistence. Tani
neosocialistet nuk kane nevoje per gjyqe pa fund, per
deshmitare te rreme e shkalle te rendomta te principialitetit.
-
- Nje polic i thjeshte me nje maske ne koke
mjafton te zbuloje se po dhunon ose dikur ke dhunuar ligjin qe
nuk eshte ose qe nje dite mund ta dhunoje “per prirje te
brendshme”. Kaq duhet dhe nuk ka nevoje per presidente te
firmosin aktpushkat imin. Ndryshe nga budallenjte e Hoxhes qe
rripnin njerezit duke mashtruar se s’ka taksa, tani taksa ka
dhe askush nuk jep llogari se sa e si. Taksat mund te
emertohen edhe ne trajta “humane” si “solidaritet”, çmim
energjie, buke etj. etj.; dhe per kete nuk ka nevoje per ligj.
Biles arrihet deri ne gara nderministrore kush sajon me shume
taksa e sidomos gjoba, sa per te bere “diferencimet e
domosdoshme”. Esenciale eshte te shtrohet trualli per
sistemin e dyte fiskal. Ky tatim progresiv paralel eshte i
detyrueshem dhe i panegociueshem. Ai ushqehet nga sistemi i
rregullt tatimor me sistemin pagese pa fature. Grupet
armiqsore ekonomike jane transformuar ne te pabindurit ose
debitoret e sistemit te dyte fiskal.
-
- Çdo firme, individ etj. qe nuk kontribuon ne
kete tatim paralel dhe te detyrueshem eliminohet ekonomikisht.
Atij i gjenden menjehere pasaktesira qe nga dokumentacioni
deri tek “te të parit vëngër te nje shtetari”. Nderkohe
lufta e klasave ka te konjuguarin e vet mjaft modern. Ajo
eshte kthyer ne skemen me origjinale te rotacionit te
korrupsionit dhe riciklimit te pasurise. Çdo epror ruan te
drejten te kape “me presh ne dore” vartesin e vet dhe ta
ndeshkoje pasi te jete majmur mjaftueshmerisht ne perputhje me
skemen qe vetbehet sipas hierarkise. Por kjo vetlufte djajsh
ka dhe sakrifikimin.
-
- Duke qene secili pjese e zinxhirit, çdo
zyrtar eshte i urdheruar te mbaje edhe vete ne dore nje presh
qe shefi i tij t’ia destinoje ne kohen dhe vendin e duhur.
Keshtu, koncepti arkaik i “pabarazise” klasore eshte
shnderuar ne formen moderne, “pabarazi pozicioni”. Nje
trafikim interesant behet ne sektorin aq te rendesishem te
dekoratave. Ato jane tjetersuar ne tendera duke sjelle nje
konfuzion terminologjie per studiuesit. Neosocialistet tani
nuk luftojne borgjezine, por e blejne, hkrihen me te, dhe se
fundi e privatizojne. Ata e kane kuptuar se pa krijuar vete
kapitalistet nuk shkohet ne komunizem dhe ketu
jane ne perputhje me teorine e manifestit te vjeter por
korigjuan me se miri baballaret qe lane vendin pa
superkapitaliste.
-
- Per nevoja taktike shkencat matematike jane
zhvilluar gjithashtu. Si ne fizike berthamore flitet tani per
numra magjike si 3/5, 5/4, 84, 60. Ketu jane zbuluar
identitete te reja te panjohura me pare si 99.99% = 60%, ose 1
= 3/5 etj. Nese revolucioni arkaiko-tekoniko-shkencor deshtoi,
neosociaslistet flasin per evolucion ekonomiko-shkencor, me
mbeshtetje juridiksioni pragmatik. Kur dikush nuk ka realizuar
qellimin ne Sistemin Fiskal II dhe “tregu i tenderave” ka
stanjacion momental, atehere zbulohen ndotjet ambjentale,
evazione te ndryshme, kriza energjitike, etj.
-
- Caktohet dikush qe ka merita te sjelle paisje
qe behen te detyrueshme per tu blere. Njekohesisht eshte nje
rast i mire per te shendoshur sistemin fiskal paralel
nepermjet kontrates se gjobave te “reduktuara”, direkte
per mospaisje ne kohe, duke furnizuar prodhimin e nje
kapitalisti tjeter te rrjetit. Nese koha per ligje nuk
mjafton, atehere aplikohet motoda e projekteve bashkiake apo
urdheresave siç ndodh psh ne Tirane
ku spastrohen magazinat nga bojra skarco apo shpiken
gardhimet e trotuareve si reminishence e marshimeve–homazhe
punetore, por sot me hap te çrregullt, modern dhe çdo dite.
Keto marshime mund te perfundojne, jo para tribunave si dikur,
por tek ndonje dyqan “i gjetur” apo supermarkate e re e
sapondertuar, ose më me fantazi per lokalin e planifikuar per
kapita-socialistin tjeter anonim.
-
- Metamorfoza me interesante e trashegimise
neosocialiste eshte konceptimi i ri i mallit startegjik. Ne
vend te kromit apo bakrit sot bllokada çahet me bisnesin e
superkontrolluar te trupave
e tjetersuar te 13-20 vjeçareve. Panairet e librave te kuq
dhe prodhimeve komuniste neoistet e kane ndryshuar ne nje
konceptim teper praktik dhe realistik -tregu i sklleverve te
krahut ne Omonia, Rome, Milano e gjetke. Fusha konsullore
eshte modernizuar, jo ne kontrollin e dokumentave, por thjesht
dhe praktikisht ne zhvatjen e xhepave borxhlinj te
hallexhinjeve nga sekseret dhe amabasadoret vullnetare
qeveritare.
-
- Nese akmumulimi i socialist nuk ngop mire
socialistet e rinj, nje sistem perfekt gjyqesor te qeron mbare
e mbrapsht. Shteti ka
humbur me dashje monopolin mbi dritat. Secili eshte i lire te
konceptoje nje hidrocentral ne pellgun para shtepise, ai mund
te bleje edhe gjeneratore nga tregu i programuar i tyre qe ka
shenuar dhe shperfytyrimin e çelsit elektrik tani te
merimangosur ne zona te paracaktuara.
-
- Nxenesit e shkolles sot mund te mesojne nje
gjuhe te re neosocialistisht, nje fare esperanteje shqip ku
per shembull socialist do thote kapitalist; i djathte
nenkupton varfanjak; investim do te thote hendeqe; asfaltim
quhet fushate elektorale; atdhe do te thote ferr; ndjenje
eshte vakum; shteti çiflig; KESH gjobites pa maska; kandili
eshte televizor; lajm do thote erdhi uji; kryetar shteti
meshtar; qeveritar miliarder, fatlum ai qe iken…. Ata
ndryshe nga brezi parardhes qe njihte nga lajmet valixhet e
zeza te presidenteve te superfuqive sot njohin valixhen e zeze
te drejtorit te elektrikut ku jane kodet sekrete te…
leshimit te dritave! E keshtu pa fund, drejt fundit te kesaj
maskarade vdekatare.
-
- Eshte mirefilli metamorfoza e socializmit
“model shqiptar” tashme ne kapitalizmin “model
shqiptar”-Pikeperpike sipas tezes se pandryshuar te
konceptit marksist per kapitalizmin si “sistem vjedhje”,
qe neosocialistet “u shternguan” ta realizonin per efekt
“trashegimie” Fale zotit, kjo metamorfoze ka nje genotip
te dyzuar, pele me gomar, pra eshte jopjellore si mushka dhe
skeleti e lekura e neositeve nuk eshte programuar te mbaje kaq
dhjame, duke qetesuar njerezit e mire per fundin e afert, fare
te afert te kesaj fare te keqe…
|
|