| |
 |
|
|
|
31.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune, 31 maj 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner emėroi njė bord kėshilldhėnės
nė veriun e Mitrovicės, por atė e kundėrshton pala
shqiptare
-
Disa policė ndėrkombėtarė janė
lėnduar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės nga njė grup
serbėsh
-
Ros Xhonson thotė se ēėshtja e
pavarėsisė sė Kosovės duhet diskutuar para vendosjes sė
demokracisė
-
Kėshilltari i Presidentit flet pėr
Kosovėn nė njė takim nė Londėr
-
Xhaz ambasadorėt amerikanė vijnė
nė Kosovė
-
Mbahen seminare pėr tė drejtat e
njeriut tė komunitetit rom, ashkali e egjiptas
-
UNMIK-u nuk i komenton reagimet e
shqiptarėve pėr emėrimin e Bordit Kėshilldhėnės nė
veriun e Mitrovicės
-
Kroacia ka ndaluar importin e bagėtive
dhe tė produkteve tė mishit nga gjashtė vende evropiane dhe
Kanadaja
-
Presidenti Bush shpall "listėn
e zezė" nė tė cilėn ndodhen emrat e 150 personave nga
Ballkani
-
Dy ushtarė amerikanė kanė
humbur jetėn dhe 7 tė tjerė janė lėnduar nė njė
aksident trafiku nė Irak
-
Dy ushtarakė rus janė vrarė sot
nė Ēeēeni
-
Bush nė Poloni
-
Grup i ri pėr gjetjen e armėve
-
M.Toner: Urdhėri i ri ekzekutiv i
Bushit ngodet tė gjithė individėt dhe organizatat qė
pengojnė proceset nė Ballkan
-
Raste tė reja me SARS nė Kanada
|
|
|
|
|
|
- Shtajner
emėroi njė bord kėshilldhėnės nė veriun e Mitrovicės,
por atė e kundėrshton pala shqiptare
-
- Mitrovicė,
31 maj 2003 -
Administratori i Kosovės Mihael Shtajner emėroi njė organ kėshilldhėnės
nė veriun e Mitrovicės, i cili sipas zyrtarėve tė UNMIK-ut
do tė ndihmojė administratėn e kėtij misioni nė kėtė
pjesė tė qytetit. Nė kėtė organ janė emėruar pėrfaqėsues
tė komuniteteve qė jetojnė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės,
ndėrkaq ai do tė drejtohet nga Mina Javrenpaa,
administratore rajonale e Mitrovicės.
Menjeherė pas shpalljes, udhėheqėsit shqiptarė tė
Mitrovicės e kanė kundėrshtuar ashpėr kėtė vendim tė
kryeadministratorit Shtajner pėr emėrimin e njė bordi nė
veriun e Mitrovicės, duke u shprehur tė pakėnaqur me emrat
tė cilėt janė tė pėrfshirė nė kėtė bord.
"Kėtu janė pėrfshirė emrat e njerėzve tė cilėt janė
udhėheqės tė bandave. Kėta emra janė pėrfolur shumė mė
herėt nė mediat serbe, mirėpo nė atė kohė janė
demantuar nga UNMIK-u", thotė Faruk Spahija, kryetar i
Kuvendit Komunal tė Mitrovicės. Ai e ka akuzuar
kryeadministratorin Shtajner, qė nuk ėshtė duke realizuar
planin pėr bashkimin administrativ tė Mitrovicės nė tė
cilin deri tash ka besuar edhe vetė z. Spahija.
Kryetari i Komunės sė Mitrovicės gjithashtu tha se bordi ėshtė
formuar me sugjerimet e zėvendėskryemninistrit serb Nebojsha
Ēoviq.
-
- Pėr
udhėheqjen komunale njė vendim i tillė ėshtė i papranueshėm,
ngase nė mesin e gjashtė serbėve tė emėruar, ka edhe
persona qė janė drejtues tė formacionit "Rojat e urės",
tė cilėt kanė ushtruar dhe vazhdojnė tė shkaktojnė dhunė
ndaj popullatės civile shqiptare.
-
- Nė kėtė
bord ka hyrė edhe Milan Ivanoviq, i njohur si udhėheqės i
"kėshillit kombėtar serb" pėr veriun e Kosovės.
-
-
- Disa
policė ndėrkombėtarė janė lėnduar nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės nga njė grup serbėsh
-
- Mitrovicė,
31 maj 2003 -
Disa policė ndėrkombėtarė janė lėnduar nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės nga njė grup serbėsh. Incidenti ka
ndodhur kur policia ndėrkombėtare i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės
sė njė qytetari shqiptar pėr t'i asistuar atij nė bartjen
e materialit ndėrtimor nė "Lagjen e Boshnjakėve"
nė veri tė Mitrovicės.
-
- Turma e
serbėve tė zemėruar me tė parė policinė ndėrkombėtare,
duke ndihmuar kėtė banor shqiptar qė po drejtonte
automjetin me targa tė Kosovės, ka fillur tė qėllojė me
gurė dhe gjėsende tė tjera policinė. Ndėrkohė, njė nga
policėt ėshtė grushtuar nga njė sulmues serb.
-
- Policia
nė Mitrovicė ka njoftuar se i dyshuari ėshtė arrestuar, ndėrkaq
policėt e lėndaur nuk janė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.
Po ashtu njoftohet se qytetari shqiptar ka pėsuar lėndime
gjatė konfliktit dhe ėshtė dėrguar pėr trajtim mjekėsor
nė spital.
-
-
- Ros
Xhonson thotė se ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės duhet
diskutuar para vendosjes sė demokracisė
-
- Uashington,
31 maj 2003 - Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės duhet diskutuar para vendosjes sė
demokracisė, apo ekonomisė sė tregut, thotė Ros Xhonson
nga instituti amerikan "Huver", i cili pėr shumė
vite i ka mbuluar zhvillimet nė Ballkan dhe ėshtė botues i
studimeve mbi rajonin.
Duke u pėrgjigjur nė pyetjen, se cila sipas tij, ėshtė e
ardhmja e Kosovės dhe cili ėshtė qėndrimi i bashkėsisė
ndėrkombėtare nė kėtė ēėshtje, z. Xhonson ka thėnė se
bashkėsia ndėrkombėtare duhet t'i drejtohet ēėshtjes sė
tė ardhmes sė Kosovės dhe tė statusit tė saj mė mirė
herėt se sa vonė. Ai shtoi se para se tė vijnė investimet
serioze nga jashtė, duhet tė thuhet qartė ēfarė ėshtė
Kosova dhe cili do tė jetė statusi i saj.
Xhonson ka theksuar se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė
diskutojė kėtė ēėshtje mė herėt sesa kanė qenė
debatet rreth kėsaj teme. Ai ka shtuar se ēėshtja e Kosovės
nuk mund tė lihet me njė anė pafundėsisht, pasi ky do tė
ishte vėrtetė njė gabim.
"Aktualisht administrata amerikane ka shumė shqetėsime
nė pjesė tė tjera tė botės, por ēėshtja e Kosovės ka
nevojė pėr mė shumė vėmendje", i ka deklaruar, veē
tjerash "Evropės sė lirė", Ros Xhonson nga
instituti amerikan "Huver".
-
-
- Kėshilltari
i Presidentit flet pėr Kosovėn nė njė takim nė Londėr
-
- Prishtinė,
31 maj 2003 -
Skender Hyseni, kėshilltar i lartė i Presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova, do tė flasė tė hėnėn, mė 2 qershor nė
Londėr pėr gjendjen aktuale dhe tė ardhmen e Kosovės.
Me ftesė tė drejtorit tė Institutit tė Bosnjės (The
Bosnian Institute), z. Kuintin Oeėr (Quintin Oare) dhe
historianit tė njohur, anėtar i Bordit tė kėtij Instituti,
Dr. Noel Malkolm (Malcolm), z. Hyseni do t'i drejtohet forumit
tė rregullt mujor tė Institutit, qė mbahet nė
Universitetin Uestminstėr, nė bashkėpunim me Qendrėn pėr
Studim tė Demokracisė (Center for the Study of Democracy).
-
-
- Xhaz
ambasadorėt amerikanė vijnė nė Kosovė
-
- Prishtinė,
31 maj 2003 -
Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė njofton ardhjen e zhaz ambasadorėve
- Bob Albanese dhe Cafe Simpatico tė cilėt do tė mbajnė
koncerte nė Prishtinė dhe Prizren. Nė Prishtinė ky bend do
tė mbajė njė koncert nė amfiteatrin e pishinės sė Gėrmisė,
tė mėrkurėn, mė 4 qershor, nė ora 20:00.
-
- Grupi
poashtu do tė ketė njė paraqitje koncertale tė premten, mė
6 qershor, nė ora 19:00, nė Shtėpinė e Kulturės nė
Prizren. Kuarteti do tė ekzekutojė kompozime tė
llojllojshme tė xhazit latin, duke pėrfshirė kėtu edhe
kompozimet e z. Albanese.
Bob Albanese filloi tė ekzekutojė nė piano nė moshėn tetėvjeēare.
Ai ka punuar si muziktar nė Nju Jork, Havaje, Porto Riko dhe
ka pasur turne nėpėr Shtetet e Bashkuara dhe Francė. Pėrvoja
e tij e madhe ka bėrė qė tė interpretojė me grupe tė
ndryshme, sikur me Buddy Rich dhe Big Band-in e tij nė vitin
1994, dhe me Orkestrėn Simfonike tė Havajeve si solo
pianist.
-
- Pėrveē
punės interpretuese dhe incizimit tė albumeve, z. Albanese
ligjėron edhe lėndėn e xhazit latin nė Universitetin e Nju
Jorkut. Gjatė qėndrimit nė Kosovė, ai dhe bendi i tij do tė
takohen edhe me studentėt dhe profesorėt e muzikės nė
Universitetin e Prishtinės.
Anėtarėt e Café Simpatico-s janė Jay Collins, flautist dhe
saksofonist, (ka punuar me Andrew Hill, Gregg Allman nga
Allman Brothers Band dhe me Bobby Sanabria-n); David Meade,
daullist, (ka punuar me Aretha Franklin-in, The Mammas and
Pappas dhe me Bobby McFerrin-in); dhe Eric Stiller, basist, i
cili ėshtė anėtar i Greenwich Village Orchestra tė qytetit
tė Nju Jorkut, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės amerikane nė
Prishtinė.
-
-
- Mbahen
seminare pėr tė drejtat e njeriut tė komunitetit rom,
ashkali e egjiptas
-
- Prishtinė,
31 maj 2003 -
Kryeministri i Kosovės z. Bajram Rexhepi, tė hėnėn do tė
hapė njė nga pesė seminaret qė do tė mbahen nė lidhje me
implementimin e tė tė drejtave tė njeriut tė komunitetit
rom, ashkali e egjiptas.
-
- Seminaret
i organizon Komisariati i Lartė i KB-ve pėr Refugjatė
(UNHCR) dhe Kėshilli i Evropės (Council of Europe) nga data
2 deri mė 6 qershor. Seminari i parė nis nė Mitrovicė, dhe
pastaj do tė vazhdojė nė regjione tė ndryshme tė Kosovės,
ndėrsa mbyllet nė Prishtinė, ku do tė paraqiten
konkluzionet dhe rekomandimet.
Qėllim i seminareve ėshtė tė ofrojė mirėkuptim tė
zgjeruar tė tė drejtave tė njeriut si kornizė bazė pėr
trajtimin e ēėshtjeve tė minoriteteve dhe diskutimin e
temave tė veēanta, e po ashtu gjetjen e zgjidhjeve tė
mundshme tė problemeve tė komunitetit rom, ashkali e
egjiptas nė kontekst tė Kosovės.
-
- Pjesėmarrės
do tė jenė zyrtarė tė lartė qeveritar dhe pėrfaqėsuesit
e organizatave relevante ndėrkombėtare. Ekspertė nga Kėshilli
i Evropės nga Strasburgu, do tė drejtojnė diskutimin pėr
mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut tė romėve, ashkalive e
egjiptasve konform me standardet evropiane.
-
-
- UNMIK-u
nuk i komenton reagimet e shqiptarėve pėr emėrimin e Bordit
Kėshilldhėnės nė veriun e Mitrovicės
-
- Prishtinė,
31 maj 2003 -
Zyrtarėt e UNMIK-ut, nuk i kanė komentuar reagimet e
strukturave komunale shqiptare tė Mitrovicės vendimin e
kreut tė UNMIK-ut Mihael Shtajner tė njė organi kėshilldhėnės
nė veriun e Mitrovicės, ngase, ata mendojnė se kėshilli ėshtė
shumetnik.
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic tha se ky kėshilli
pėrbėn gjashtė pjesėtarė tė komunitetit serb, njė
shqiptar dhe njė boshnjak. Sipas saj, Kėshilli nuk ka kurrėfarė
fuqie vendimarrėse, por vetėm do t'i ofrojė ndihmė
administratės sė UNMIK-ut, kryesisht nė problemet qė kanė
tė bėjnė me jetėn e pėrditshme tė qytetarėve tė
Mitrovicės.
-
-
- Kroacia
ka ndaluar importin e bagėtive dhe tė produkteve tė mishit
nga gjashtė vende evropiane dhe Kanadaja
-
- Zagreb,
31 maj 2003 -
Kroacia ka ndaluar importin e bagėtive tė gjalla dhe tė
produkteve me prejardhje shtazore nga gjashtė vende evropiane
dhe Kanadaja pėr shkak tė "lopėve tė ēmendura"
(futjes sė encofalopatisė spongiforme transmisive).
-
- Ndalimi
i importit ka tė bėjė me Hungarinė, Poloninė, Ēekinė,
Sllovakinė, Rumaninė dhe Bullgarinė pasi qė ato vende nė
njė tubim nė Lubjanė kanė pranuar se nė ushqimin e kafshėve
pėrdorin miellin e ndaluar prej mishit dhe eshtrave. Ndalimi
ka tė bėjė me gjedhet, delet, dhitė, shpezėt shtėpiake
dhe peshqit e gjallė.
-
-
- Presidenti
Bush shpall "listėn e zezė" nė tė cilėn ndodhen
emrat e 150 personave nga Ballkani
-
- Uashington,
31 maj 2003 - Me njė urdhėr tė presidentit amerikan Xhorxh Bush, qė u publikua nėpėrmjet
Zyrės pėr Kontrollin e pasurive tė huaja, pėrmenden
personat dhe organizatat qė shihen si pengesė pėr zbatimin
e Marrėveshjes sė Dejtonit, Rezolutės sė KS tė OKB -sė pėr
Kosovėn, Marrėveshjes sė Ohrit dhe punėn e Gjykatės sė
Hagės.
-
- Nė
urdhėrin ekzekutiv tė presidentit amerikan Xhorxh Bush ėshtė
pėrfshirė edhe ish-ministri i brendshėm maqedonas, Lubo
Boshkovski, aktualisht deputet nė Parlamentin e Maqedonisė.
Nė listėn e re gjenden emra tė ri ndėrkohė qė kanė
mbetur njė numėr personash qė ishin pėrfshirė nė listėn
e mėparshme.
Lista i pėrfshin mbi 150 emra tė personave dhe organizatave,
tė cilat Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavi i
ka akuzuar se materialisht po i mbėshtesin tė tė akuzuarit
dhe ata tė cilėt i pėrurojnė institucionet tė cilat janė
jashtė sistemit ligjor, e tė cilat e pengojnė procesin paqėsor
ose i ofrojnė pėrkrahje materiale dhunės dhe obstruksioneve
nė rajon.
Nga Kosova dhe lugina e Preshevės nė listė janė:
Marko Jakshiq, Haradin Balaj, Skender Habibi, Daut Haradinaj,
Rrustem Mustafa, Milan Ivanoviq, Ismet Kryeziu, Ramiz
Lladrovci, Sabit Gashi, Sait Rushiti, Emrush Suma, Sami
Ukshini, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Azem Syla, Maliq
Ndrecaj, Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet
Musliu, Tahir Dalipi, Daut Rexhepi, Rexhep Selimi, Shaqir
Shaqiri, Emrush Xhemajli dhe Muhamet Xhemajli. Ndėrkaq nga
Shqipėria: Spiro Butka dhe Idejet Beqiri.
Nga Maqedonia nė kėtė listė ndodhen: Xhevat Ademi, Gafurr
Adili, Nuri Bexheti, Daut Rexhepi, Kastriot Haxhirexha, Nevzat
Halili, Xhemail Hyseni, Xhavit Hasani dje ish-ministri
maqedonas i policisė Lube Boshkovski.
Nga organizatat, nė listė janė: Armata Kombėtare e
Shqiptarėve, Armata e Republikės sė Iliridės, Fronti i
Unitetit Kombėtar Shqiptar, Ushtria Ēlirimtare e Preshevės,
Medvegjės dhe Bujanocit, Komiteti Kombėtar pėr Lirimin dhe
Mbrojtjen e Shtetit Shqiptar, Armata Ēlirimtare Kombėtare, Lėvizje
Popullore pėr Lirinė e Kosovės, Kėshilli Politik i Preshevės,
Medvegjės dhe Bujanocit dhe Lėvizja Popullore e Kosovės.
Ky urdhėr ekzekutiv ose siē njihet ndryshe "lista e zezė",
bllokon pasuritė e personave tė caktuar nė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės.
-
-
- Dy
ushtarė amerikanė kanė humbur jetėn dhe 7 tė tjerė janė
lėnduar nė njė aksident trafiku nė Irak
-
- Bagdad,
31 maj 2003
Dy ushtarė amerikanė kanė humbur jetėn sot (e shtunė) dhe
shtatė tė tjerė janė lėnduar nė njė aksident trafiku nė
Irakun verior, kanė bėrė tė ditur burimet ushtarake,
njofton AP.
-
- Nė
deklaratėn e shkurtėr thuhet se ushtarėt ishin pjesėtarė
tė njė njėsiti tė Divizionit 101 tė Armatės amerikane,
kurse aksidenti ka ndodhur gjatė rrugės ndėrmjet qyteteve
Mosul dhe Tikrit. Emrat e tė aksidentuarve, thuhet se do tė
jipen pasi tė njoftohen famijet e tyre. Detaje tė tjera nuk
janė dhėnė.
-
-
- Dy
ushtarakė rus janė vrarė sot nė Ēeēeni
-
- Moskė,
31 maj 2003
Dy ushtarakė rus janė vrarė sot (e shtunė) dhe disa tė
tjerė janė plagosur nė Ēeēeni kur kryengritėsit hapėn
zjarr pushkomitralozi nė makinat e tyre, ka bėrė tė ditur
Ministria e Mbrojtjes, njofton Rojter.
-
- Incidenti
ka synuar tė prish solemnitetin e shėnimit tė 300-vjetorit
tė San Petersburgut, ku janė mbledhur pėr tė kremtuar 40
liderė tė botės dhe Ēeēenia ėshtė nė agjendėn e
takimit tė tyre.
-
-
- Bush
nė Poloni
-
- Varshavė,
31 maj 2003 -
Presidenti Bush do t'i adresohet sot gjatė ditės popullit
polak pėr t'i falenderuar ata pėr pėrkrahjen pėr luftėn nė
Irak. Nė njė fjalim nga kėshtjella Wawel nė Krakov Bush do
tė lexojė njė mesazh qė mė vonė do tė pėrsėritet nė
Rusi dhe nė samitin e G8 nė Francė i cili thotė se ka
ardhur koha pėr tė lėnė prapa ndarjet qė u krijuan nga
lufta nė Irak dhe tė punojnė sė bashku nė ndjekje tė qėllimeve
tė pėrbashkėta.
Presidenti amerikan ka zgjedhur Poloninė pėr tė filluar
turin e tij nė Evropė dhe Lindjen e Mesme pasi ajo
kontribuoi me trupa nė forcat e koalicionit nė Irak duke
thyer lidhjen Francė - Gjermani.
-
-
- Grup
i ri pėr gjetjen e armėve
-
- Uashington,
31 maj 2003 - Ndėrkohė qė ende vazhdojnė kundėrthėniet mbi dėshtimin pėr
gjetjen e armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Irak,
Pentagoni po fillon njė operacion tė ri pėr tė kryer kėrkimet.
Pentagoni bėri tė ditur kohė mė parė se po krijonte tė
ashtuquajturin Grupi Irakian i Survejimit.
Nė njė konferencė pėr shtyp tė Pentagonit, personi qė do
tė jetė nė krye tė grupit, Keith Dejton tha se ekipi i tij
do tė realizojė njė rritje tė dukshme tė kėrkimit tė
armėve. Kjo nuk do tė thotė mė shumė kontrolle nė vend,
por do tė ketė deri nė 1400 personel nga SHBA, Britania dhe
Australia nėn drejtimin e tij nė lokacione tė ndryshme nė
Irak, Kuvajt dhe Katar.
-
-
- M.Toner:
Urdhėri i ri ekzekutiv i Bushit ngodet tė gjithė individėt
dhe organizatat qė pengojnė proceset nė Ballkan
-
- Londėr,
31 maj 2003 -
Urdhėri i ri ekzekutiv pėr Ballkanin i presidentit Bush ėshtė
kombinim i tė gjitha urdhėrave ekzekutive tė mėhershme dhe
godet tė gjithė individėt dhe organizatat qė pengojnė
proceset nė Ballkan, i ka deklaruar BBC-sė, zėdhėnėsi i
Byrosė pėr Evropėn nė Departamentin amerikan tė Shtetit,
Mark Toner.
Ai tha se nė urdhėrin e ri ekzekutiv janė shtuar edhe emrat
e tjerė tė, siē tha, tė ekstremistėve qė duan tė
destabilizojnė Ballkanin.
"Urdhėri i ri rithekson pėrkushtimin e thellė tė
SHBA-ve tė emėrojė dhe sanksionojė kėta individė, pa
marrė parasysh pėrkatėsinė kombėtare ose vendin ku
ndodhen nė Ballkanin Perėndimor", tha Toner.
-
-
- Raste
tė reja me SARS nė Kanada
-
- Toronto,
31 maj 2003 -
Ndėrsa autoritetet shėndetėsore tė Torontos vazhdojnė tė
risigurojnė publikun, raste tė tjera tė SARS-it janė
shfaqur midis njerėzve qė nuk janė punonjės tė shėrbimit
shėndetėsor.
- Problematik
po paraqitet njė djalė, rasti i tė cilit ka ēuar nė
mbylljen e shkollės ku ai studionte. Nėna e tij, njė punonjėse
shėndetėsie ėshtė nė gjendje kritike. Djali gjithashtu ėshtė
shtruar nė spital. Ka njoftime shqetėsuese pėr studentė qė
kanė shkelur karantinėn 10 ditore.
Autoritetet thonė se fundjava do tė jetė provė nėse e
keqja ka ikur apo jo.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|