| |
 |
|
|
|
30.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 30 maj 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner thotė se UNMIK-u ėshtė
duke pėrparuar pėr ta bėrė Mitrovicėn qytet normal
evropian
-
Shefi i UNMIK-ut thotė se duhet
krahasuar situatėn e sotme nė Kosovė me atė nė vitin 1999
-
N.Daci: Nuk ka hezitime tė mėdha
tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj pavarėsisė sė Kosovės
-
GNK: Ēelės pėr pavarėsimin e
Kosovės - respektimi i tė drejtave tė pakicave
-
Komuna e Gjilanit e rikujton
Parlamentin e Kosovės nė premtimin e harruar pėr 5 milionė
euro
-
Trajkoviq lirohet nga akuza pėr
krime lufte dhe dėnohet pėr tentim vrasjeje dhe armėmbajtje
pa leje
-
Shqipe Thaēi u zgjodh kryetare e
FR tė LDK-sė nė Podujevė
-
Mėrgimtarėt tanė Gjermani nėnshkruajnė
njė peticion pėr tė realizuar disa tė drejta tė tyre
-
Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt
manifestimi qendror me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė
Paqeruajtėsve
-
Shtajner nė njė lagje tė
Prishtinės pėruroi Parkun e Paqes
-
Fieski thotė se Kosova ėshtė
ende vendosmėrisht nė agjendėn ndėrkombėtare tė punėve
tė papėrfunduara
-
Dr.Alush Gashi: Kosova tashmė i pėrmbush
kushtet pėr pavarėsi
-
Ndeshja e parė gjysmėfinale e
Kupės sė Kosovės: Prishtina Gjilani 3:1
-
Liga ABK nė basketboll, gjysmėfinalja:
Dukagjini Mabetex 84:78
-
Maqedonia dhe Kosova do tė hapin
vendkalime tė reja kufitare
-
Franko Simatoviq - Frenki sot i ėshtė
dorėzuar Tribunalit tė Hagės
-
Shqipėria ende nuk ka vendosur nėse
do tė ngrisė kampe refugjatėsh
-
T. Tomasheviq: Ne dėshirojmė tė
ndėrtojmė njė Ballkan dhe rajon ndryshe nga ky i sotmi
-
Presidenti Bush ka shfuqizuar urdhėrin
pėr sanksionet ekonomike ndaj Beogradit dhe Podgoricės
-
Ali Ahmeti, Gėzim Ostreni dhe
Fazli Veliu hiqen nga lista e e zezė
-
Berisha: Kodi zgjedhor ėshtė i
standardeve ndėrkombėtare
-
Dy persona kanė humbur jetėn nga
shpėrthimi i njė autobombe nė Spanjė
-
Nė njė shpėrthim nė Ēeēeni
janė vrarė 3 veta dhe janė plagosur 8 tė tjerė
-
Toni Bler u ka bėrė thirrje
polakėve tė votojnė nė favor tė bashkimit me BE-nė
-
Tajvani ka bėrė tė ditur edhe
shtatė raste tė reja me virusin SARS
-
Njė student ėshtė vrarė dhe
rreth 50 tė tjerė janė plagosur nė demonstratat nė Peru
-
Udhėheqėsi izraelit dhe ai
palestinez bisedojnė pėr planin e paqes
-
Presidenti Bush niset pėr takimin
e tetėshes nė Francė
-
Takime nė Shėn Petėrburg
|
|
|
|
|
|
- Shtajner
thotė se UNMIK-u ėshtė duke pėrparuar pėr ta bėrė
Mitrovicėn qytet normal evropian
-
- Mitrovicė,
30 maj 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka thėnė se UNMIK-u ėshtė
duke pėrparuar nė pėrpjekjet pėr ta bėrė Mitrovicėn
qytet normal evropian, por ai ka theksuar se kjo nuk mund tė
arrihet brenda natės, duke pėrsėritur qėndrimin e tij se
kjo do tė bėhet brenda vitit 2003.
-
- Shtajner
i bėri kėto komente gjatė qėndrimit tė djeshėm nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės ku pati takime me udhėheqėsit e
administratės ndėrkombėtare nė atė pjesė tė qytetit.
UNMIK-u sė bashku me strukturat e tjera ndėrkombėtare ka bėrė
punė tė madhe nė aspektin e sigurisė dhe nė krijimin e
raporteve mė tė mira ndėretnike, por ka pasur edhe gabime
gjatė misionit tė tij nė Kosovė, tha Shtajner.
"Kosova duhet t'i bashkohet Evropės. Kemi takimin e
Selanikut nė ditėt e ardhshme dhe sipas mendimit tė tij
tash ėshtė koha qė Kosova t'i bashkohet Evropės",
theksoi shefi i UNMIK-ut.
-
-
- Shefi
i UNMIK-ut thotė se duhet krahasuar situatėn e sotme nė
Kosovė me atė nė vitin 1999
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - "Nuk e di nėse duhet folur pėr trashėgiminė personale. Kėtu
kemi tė bėjmė me trashėgiminė e bashkėsisė ndėrkombėtare
dhe duhet krahasuar situatėn e sotme nė Kosovė me situatėn
kur erdhėm kėtu mė 1999.
-
- Kemi
qeverinė, kemi zhvilluar tri herė zgjedhje, pėrqindja e
krimeve nė mėnyrė specifike e krimeve tė rėnda, kanė shėnuar
rėnie masive. Kemi shkolla pėr 400 mijė nxėnės, kemi
policinė qė ėshtė e suksesshme, ka filluar procesi i
kthimit tė minoriteteve, serbėve.
-
- Duam tė
krijojmė njė shoqėri shumetnike", ka deklaruar pėr
BBC-sė kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner.
-
-
- N.Daci:
Nuk ka hezitime tė mėdha tė bashkėsisė ndėrkombėtare
ndaj pavarėsisė sė Kosovės
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - Statusi pėrfundimtar i Kosovės do tė pėrshpejtohet shumė mė
shpejt sesa ka menduar bashkėsia ndėrkombėtare, sepse
statusi pėrfundimtar nuk ka asnjė alternativ, tha nė njė
prononcim kryeparlamentari i Kosovės Nexhat Daci.
"Nė tė gjitha bisedat dhe aktivitetet qė kam me bashkėbiseduesit
nuk ka hezitime tė mėdha tė bashkėsisė ndėrkombėtare
ndaj pavarėsisė sė Kosovės", theksoi zoti Daci. Sipas
tij ka hezitime vetėm nė faktin qė "ne nuk po ushtrojmė
kapacitet tė mjaftueshėm nė realizimin e tė drejtave rreth
minoriteteve dhe obligimeve ndaj tyre, e posaēėrisht ndaj
serbėve".
Ai akuzoi Beogradin se po manipulon me serbėt e Kosovės dhe
nuk lejon kthimin e tyre nė normal. Por, sipas
kryeparlamentarit Daci, me bartjen e pėrgjegjėsive tek
institucionet vendore nė disa fusha do tė jetė mė i shpejtė
edhe kthimi i serbėve.
"Unė nuk shoh probleme dhe nė realizimin e strategjisė
pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės", nėnvizoi
Nexhat Daci nė kėtė pronocim pėr "Dojēe velen".
-
-
- GNK:
Ēelės pėr pavarėsimin e Kosovės - respektimi i tė
drejtave tė pakicave
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin mė tė ri pėr Kosovėn ka
konstatuar se UNMIK-u ka aplikuar nė Kosovė njė politikė
jorealiste dhe si pasojė ka dėshtuar nė krijimin e njė
shoqėrie shumetnike.
-
- Sipas kėtij
raporti, ēelės pėr pavarėsimin e Kosovės ėshtė
respektimi i tė drejtave tė pakicave. Gjithashtu nė kėtė
raport jipen shumė propozime pėr kapėrcimin e ndarjes sė
aspiratave tė shqiptareve dhe serbėve pėr tė ardhmen e
Kosovės.
Grupi Nderkombetar i Krizave ka bėrė njė propozim konkret pėr
tė kapėrceyr situatėn ekzistuesee, duke propozuar nėnshkrimin
e njė tė ashtuquajtur "kontratė shoqėrore", ndėrmjet
shqiptarėve dhe serbėve dhe Beogradit.
-
- Thelbi
e kėsaj "kontrate" do tė ishte qė qeveria tė
pranoje dhe tė mbrojė tė drejtat e pakicave, ndėrkaq serbėt
ta njohin autoritetin e qeverisė sė Kosovės.
-
- Nga
Beogradi kėrkohet tė heqė dorė nga deklaratat tendencioze
e konfliktuoze pėr ndarjen e Kosoves dhe ta pėrkrahė
misionin e KB-se, pėr krijimin e njė mjedisi stabil politik
nė Kosovė.
-
- Sipas kėsaj
kontrate, shumica shqiptare duhet tė heqė dorė nga
deklarimi verbal pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave
dhe tė njohė dhe tė mbrojė ato tė drejta.
Por raporti vlerėson se deri mė tani ėshtė bėrė shumė
pak nė integrimin e pakicave nė Kosovė dhe nė krijimin e
njė jete tė pėrbashkėt. Madje thuhet se dilemat etnike
jane thelluar akoma mė shumė.
-
- Sipas
raportit dilema etnike nė Kosove ėshtė pėrkeqėsuar nga
deshtimet e shumicės shqiptare pėr tė respektuar tė
drejtat e pakicave, si dhe nga politika jo realiste e
UNMIK-ut, pėr tė krijuar njė shoqėri shumetnike.
Nė raport propozohet krijimi e nje komiteti pėr shėrbimin e
pakicave i cili do tė mbikqyrte edhe shpėrberjen e
strukturave paralele.
-
-
- Komuna
e Gjilanit e rikujton Parlamentin e Kosovės nė premtimin e
harruar pėr 5 milionė euro
-
- Gjilan,
30 maj 2003 - Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar nė seancėn e tė enjtės njė
vendim qė i detyron bizneset e kėtushme nė njė kontribut
shtesė pėr sanimin e pasojave tė tėmetit tė 24 prillit
2002. Lartėsia e kėtij kontributi, tė cilit i obligohen
rreth 3 mijė biznese tė regjistuara nė komunėn e Gjilanit,
do tė jetė 50 pėr qind nga vlera e detyrimit tė rregullt
vejtor.
Kryetari Lutfi Haziri tha se komuna e Gjilanit ėshtė e
detyruar ta ndėrmarrė njė hap tė kėtillė, sepse
solidariteti i deritashėm nuk mjaftoi pėr tė renovuar as
minimumin e infrastrukturės sė dėmtuar.
-
- Kanė
mbetur mė shumė se 7 mijė familjarė qė shpresojnė nė
ndihmė tonė, tha ai. Haziri tha se ishte e domosdoshme qė tė
hulumtohen edhe pak mundėsitė e biznesit tė kėtushėm, ndėrsa
ka riprėsitur kėrkesėn pėr Kuvendin e Kosovės, qė tė
lejojė me urgjencė ndihmėn prej 5 milionė euro, tė
premtuar pėr Gjilanin nga kryetari Nexhat Daci.
As kėto mjete dhe as ato qė mund tė grumbullohen gjatė kėtij
viti nga komuniteti i biznesit, nuk do tė mjaftojnė pėr
t`iu dhėnė fund halleve tė familjarėve tė komunės sė
Gjilanit, me infrastrukturėn e banimit, por nė tė ardhmen,
komuna do ta ketė mė lehtė tė pėrballet me pasojat e
mbetura.
-
-
- Trajkoviq
lirohet nga akuza pėr krime lufte dhe dėnohet pėr tentim
vrasjeje dhe armėmbajtje pa leje
-
- Gjilan,
30 maj 2003 - Gjykata e qarkut nė Gjilan, e pėrbėrė nga ndėrkombėtarėt, nė
mungesė provash e ka liruar Momēilo Trajkoviqin,
ish-komandant tė stacionit policor nė Kamenicė, nga akuza pėr
krime lufte kundėr njerėzimit. Por gjykata e ka shpallur
fajtor Trajkoviqin pėr tentim vrasjeje dhe armėmbajtje pa
leje.
-
- Ky ėshtė
rigjykim kundėr Trajkoviqit, i cili nė procesin e parė
ishte dėnuar me 20 vjet burgim, por Gjykata Supreme e Kosovės
e kishte anuluar vendimin e shkallės sė parė. Trajkoviq i
ka kaluar nė paraburgim 34 muaj.
-
-
- Shqipe
Thaēi u zgjodh kryetare e FR tė LDK-sė nė Podujevė
-
- Podujevė,
30 maj 2003 Mbrėmė i pėrfundoi punimet Kuvendi V zgjedhor i FR tė LDK-sė nė
Podujevė me zgjedhjen e kryesis sė re dhe tė delegatėve pėr
Kuvendin qendror nė Prishtinė. Kuvendi zgjodhi kryesinė
prej 11 anėtarėsh me kryetare znj. Shqipe Thaēi.
Nė kėtė tubim morėn pjesė edhe kryetari i FR Lulzim
Zeneli e nėnkryetari Sejdė Tolaj, ndėrkaq raportin pėr punėn
nė mes dy kuvendeve e lexoi ushtruesi i detyrės sė
kryetarit tė degės sė FR tė LDK tė Podujevės Naser Rama.
Ndėrkaq kryetari i kėsaj organizate Lulzim Zeneli, duke pėrshėndetur
tubimin, ndėr tė tjera tha se zgjedhjet nė Forumin e Rinisė
tregojnė pėr riorganizim, fuqizim dhe forcim tė LDK-sė.
-
-
- Mėrgimtarėt
tanė Gjermani nėnshkruajnė njė peticion pėr tė realizuar
disa tė drejta tė tyre
-
- Shtutgart,
30 maj 2003 - Ditė mė parė nė qytetin gjerman Ditzingen afėr Shtutgartit, nga njė
grup intelektualėsh mėrgimtarė ėshtė themeluar "Kėshilli
Koordinues i Iniciativės Qytetare" tė mėrgimtarėve
nga Kosova. Ky kėshill ka vendosur qė t'i drejtohet
Bundestagut tė Gjermanisė me njė peticion, nė tė cilin do
tė pėrfshihen disa kėrkesa.
Mes tjerash me kėtė peticion do tė kėrkohet qė tė njihen
dokumentet e udhėtimit tė lėshuar nga UNMIK-u, pėr qytetarėt
qė jetojnė nė Gjermani; tė hapet njė pėrfaqėsi zyrtare
e Kosovės nė Gjermani; t'u pranohet dyshtetėsia tė gjithė
mėrgimtarėve nga Kosova; familjarėve tė tyre t'u jepet
viza me njė procedurė mė tė shpejtė nė Prishtinė.
Me kėtė rast ky kėshill fton tė gjithė mėrgimtarėt tanė
(nga mosha 16 vjeē) tė cilėt jetojnė nė Gjermani, qė ta
nėnshkruajnė kėtė peticion, qė do tė zgjasė deri mė 22
qershor 2003.
-
-
- Mbrėmė
nė Prishtinė u mbajt manifestimi qendror me rastin e Ditės
Ndėrkombėtare tė Paqeruajtėsve
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - Manifestimi qendror me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Paqeruajtėsve
tė OKB-sė ėshtė mbajtur mbrėmė nė Pallatin e Rinisė
dhe Sporteve nė Prishtinė, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit
mė tė lartė tė KFOR-it, tė UNMIK-ut dhe tė
institucioneve tė Kosovės: presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci, Kryeministri Bajram
Rexhepi, kryeadministratori Mihael Shtajner, komandanti i
KFOR-it Fabio Mini, komandanti i TMK-sė Agim Ēeku.
-
- Me kėtė
rast studentėt e Akademisė sė Arteve tė Prishtinės shfaqėn
njė koncert muzikor, duke pėrmbyllur manifestimet e djeshme
me rastin e shėnimit tė Ditės sė paqeruajtėsve ndėrkombėtarė.
Poashtu pėr rėndėsinė e kėsaj dite folėn pėrfaqėsuesit
mė tė lartė tė UNMIK-ut, KFOR-it dhe tė institucioneve
vendore.
Mihael Shtajner: - Pjesėtarėt e Misionit tė UNMIK-ut
kanė ardhur nga 122 vende pėr tė ndihmuar popullin e Kosovės.
Kėta ambasadorė prej 122 vendeve kanė sjellė botėn nė
Kosovė. Tash Kosova duhet tė shkojė nė Evropė. Sot ėshtė
dita jonė, dita pėr t'i festuar pėrpjekjet dhe arritjet ndėrkombėtare.
Ėshtė dita pėr tė proklamuar krenarinė tonė qė i takojmė
njė armate tė vogėl, e cila po rritet pėr tė ndėrtuar
paqen rreth e rreth botės.
Fabio Mini: - Misioni paqeruajtės nė Kosovė ėshtė
mė i veēanti nė tėrė botėn. Ėshtė njė shembull i shkėlqyer
i partnershipit mes NATO-s dhe OKB-sė. Ne nė KFOR jemi tė kėnaqur
tė punojmė krah pėr krah me pjesėtarėt e UNMIK-ut dhe tė
organizatave tė tjera. Personalisht jam i kėnaqur me secilin
nga ushtarėt e KFOR-it. Ata kujdesen qė tė ketė njė
siguri tė nevojshme pėr tė rritur zhvillimin e njė Kosove
mė tė mirė.
Ibrahim Rugova: - Duke pėrkujtuar kėtė ditė tė rėndesishme
u shpreh mirėnjohje tė veēantė ushtarėve dhe komandantėve
tė KFOR-it, qė janė paqeruajtės dhe paqekrijues nė Kosovė.
Ne, populli i Kosovės dhe qytetarėt e Kosovės e dimė mirė
rolin e shenjtė tė paqeruajtėsve qė e prezenton KFOR-i kėtu.
Pra paqeruajtėsit e Kosovės janė NATO dhe forcat e rendit e
tė tjera, qė e kryejnė punėn e vet me profesionalizėm dhe
me dashuri.
Bajram Rexhepi: - Deri mė tash ėshtė bėrė njė punė
e madhe, por na mbetet njė punė e madhe e pėrbashkėt me
Misionin e UNMIK-ut, qė Kosovėn ta zhvillojmė mė shpejt
drejt njė vendi demokratik dhe njė perspektivė pėr tė
gjithė qytetarėt e Kosovės. Kisha dėshiruar qė nė botė
tė ketė sa mė pak misione paqėsore dhe qė tė jenė sa mė
tė shkurtėra dhe mė efikase nė misionet e tyre.
Nexhat Daci: - Dėshiroj qė shumė shpejt edhe TMK-ja
bashkarisht me NATO-n dhe KFOR-in si shenjė falenderimi pėr
atė qė pėr katėr vite po bėn KFOR-i dhe UNMIK-u nė Kosovė,
qė tė falenderojmė bashkėsinė ndėrkombėtare pėr kėtė.
Shpresoj qė edhe Kosova nė njė tė ardhme tė afėrt tė
ketė forcat e saja qė do tė kenė rolin paqeruajtės.
-
-
- Shtajner
nė njė lagje tė Prishtinės pėruroi Parkun e Paqes
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Paqeruajtėsve tė OKB-sė,
kryeadministratori, Mihael Shtajner sė bashku me
Kryeministrin Bajram Rexhepin nė lagjen Ulpiana tė Prishtinės
pėruruan Parkun e Paqes. Parku ėshtė ndėrtuar nė
kompleksin e banesave ku sė bashku jetojnė komunitete tė
ndryshme.
"Ėshtė koha qė Kosova tė vijė nė Evropė",
deklaroi me kėtė rast shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner.
-
-
- Fieski
thotė se Kosova ėshtė ende vendosmėrisht nė agjendėn ndėrkombėtare
tė punėve tė papėrfunduara
-
- Vjenė,
30 maj 2003 - Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Paskal Fieski ka
folur dje pėr zhvillimet e fundit politike nė vendin tonė
para Kėshilit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė.
-
- Ai
citohet tė ketė thėnė se situata vazhdon tė ndryshohė
shpejt, por Kosova ėshtė ende vendosmėrisht nė agjendėn
ndėrkombėtare tė punėve tė papėrfunduara, ka deklaruar
Paskal Fieski.
-
- Ai ka
shtuar se institucionet e Kosovės janė themeluar, por
standardet demokratike, tė drejtat e njeriut dhe sundimi i
ligjit duhet edhe mėtej tė institucionalizohen. Fieski ka
theksuar se qėllimet kryesore pėr Kosovėn kanė mbetur tė
njėjta pėr ēdo vit.
-
- Njė
shoqėri demokratike ku njerėzit e etniteteve tė ndryshme
mund tė jetojnė sė bashku nė pranim tė ndėrsjellt, vetėqeverisje
tė pėrgjegjshme dhe integrim nė rajon dhe nė Evropė.
"Ne pėrkujtojmė pėr ēod vit nė Kosovė se historia
ėshtė armiku", tha shefi i OSBE-sė nė Kosovė,
ambasadori Paskal Fieski.
-
-
- Dr.Alush
Gashi: Kosova tashmė i pėrmbush kushtet pėr pavarėsi
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 - Duke komentuar raportin e fundit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave
(ICG), Dr.Alush Gashi, sekretar pėr Marrėdhėnie me Jashtė
i LDK-sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, vlerėson se ai
ėshtė njė raport konstruktiv dhe i argumentuar pėr pavarėsinė
e Kosovės.
"Ky ėshtė njė raport konstruktiv nė vazhdėn e pėrpjekjeve
tė institucioneve tė pavarura ndėrkombėtare nė
argumentimin e domosdoshėm pėr njohjen e pavarėsisė sė
Kosovės", tha Dr.Gashi, duke nėnvizuar se "Kosova
tashmė i pėrmbush kushtet pėr pavarėsi, tė cilėn disa e
quajnė edhe tė kushtėzuar".
-
-
- Ndeshja
e parė gjysmėfinale e Kupės sė Kosovės: Prishtina
Gjilani 3:1
-
- Prishtinė,
30 maj 2003 Futbollistėt e Prishtinės me njė lojė shmė tė mirė dhe tė pėlqyeshme,
mundėn Gjilanin me rezultat 3:1. Me kėtė rezultat
prishtinasit krijuan njė epėrsi, e cila u mundėson qė nė
ndeshjen e kthimit, qė do tė zhvillohet pas njė jave nė
Gjilan, tė udhėtojnė mė tė qetė dhe me gjasė reale pėr
tu kualifikuar nė finale tė Kupoės sė Kosovės.
Ndeshja u zhvillua nė njė ambient me shumė pak shikues. Nė
stadiumin e qytetit ishin mbledhur vetėm 200-300 shikues, por
numri i shikuesve rritej pas fillllit tė takimt. Ndoshta, nė
numrin kaq tė vogėl tė shikuesve, ndikoi edhe rrebeshi i
shiut qė ra pak ēaste para se tė fillonte takimi.
Golat pėr Prishtinėn i shėnuan: Krusha 11, Plepolli
52 dhe Llumnica nė minutėn e 65, ndėrkaq tė vetmin gol
pėr Gjilanin, i cili sado pak iu jep shpresė gjilansve pėr
takimin e kthimit, e shėnon Muji nė minutėn e 89 tė
takimit.
-
-
- Liga
ABK nė basketboll, gjysmėfinalja: Dukagjini Mabetex
84:78
-
- Pejė,
30 maj 2003
Mbrėmė nė palestrėn e sporteve "Karagaēi" nė
Pejė, ishin tubur rreth 2000 adhurues tė basketbollit pėr tė
pėrcjell ndeshjen e parė gjysmėfinale (tė garės pėrfundimtare
play-off) tė Ligės ABK nė basketboll. U takuan
Dukagjini dhe Mabetex-i.
-
- U
zhvillua njė lojė shumė e mirė dhe me rivalitet tė madh
deri nė fund tė takimit. Fituesin e kėsaj ndeshjeje e pėrcaktuan
minutat e fundit tė ndeshjes, ku basketbollistėt e
Dukagjinit ishin mė tė qetė dhe mė tė saktė nė gjuajtje
nga distanca.
-
- Takimi pėrfundoi me rezultat 84:78 nė tė
mirė tė vendėsve. Basketbollistėt mė efikas nė radhėt e
Dukagjinit ishin Haxhibulliq me 22 dhe Prajs me 19 pikė tė
shėnuara, ndėrkaq nė rradhėt e Mabetex-it, mė efikasėt
ishin Bond me 24 dhe Spaqi me 18 pikė tė shėnuara. Ndeshja
e dytė zhvillohet tė dielen, mė 1 qershor, nė Prishtinė.
-
-
- Maqedonia
dhe Kosova do tė hapin vendkalime tė reja kufitare
-
- Shkup,
30 maj 2003 - Ekspertėt ndėrkombėtarė tė UNMIK-ut pėr ēėshtje tė kufirit dhe
ata tė Maqedonisė kanė filluar dje njė vizitė nė zonėn
kufitare nė mes Kosovės dhe Maqedonisė. Nė mesin e tyre
nuk ka ekspertė nga Serbia, ka njoftuar Ministria e Jashtme e
Maqedonisė.
-
- Mediat
e Shkupit kanė njoftuar se marrėveshja pėr hapjen e
vendaklimeve tė reja kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė ėshtė
arritur gjatė takimit tė mbajtur nė Ohėr ndėrmjet
Ministrisė sė Jashtme maqedonase Mitreva dhe
kryeadministratorit tė Kosovės Shtajner.
-
- Pritet
qė tė arrihet njė marrėveshje pėr hapjen e pikave tė
reja tė vendkalimit kufitar nė afėrsi tė Vitisė dhe nė
fshatin Restelicė afėr Tetovės.
-
-
- Franko
Simatoviq - Frenki sot i ėshtė dorėzuar Tribunalit tė Hagės
-
- Hagė,
30 maj 2003 -
Ish-komandanti i forcave speciale famėkeqe serbe
"Beretat e kuqe" Franko Simatoviq - Frenki, sot i ėshtė
dorėzuar nė Hagė Tribunalit dhe ai tashmė ndodhet nė
paraburgim nė Sheviningen.
Simatoviq ėshtė akuzuar pėr krime lufte dhe krime kundėr
njerėzimit.
-
-
- Shqipėria
ende nuk ka vendosur nėse do tė ngrisė kampe refugjatėsh
-
- Tiranė,
30 maj 2003 - Shqipėria nuk ka vendosur ende t'i pėrgjigjet propozimit britanik pėr
tė ngritur kampe refugjatėsh nė territorin e saj. Burime
nga Ministria e Jashtme thonė se Qeveria po e studion kėtė
propozim dhe ėshtė e mendimit qė Bashkimi Evropian duhet ta
zgjidhė problemin e emigracionit, duke ndihmuar zhvillimin e
vendeve jashtė BE-sė nga tė cilat vijnė emigrantėt ilegalė.
-
-
- T.
Tomasheviq: Ne dėshirojmė tė ndėrtojmė njė Ballkan dhe
rajon ndryshe nga ky i sotmi
-
- Gjirokastėr,
30 maj 2003 - "Ne dėshirojmė tė ndėrtojmė njė Ballkan dhe rajon ndryshe
nga ky i sotmi. Pėr kėtė po ndėrtojmė kapacitete tė
duhura pėr njė tė ardhme evropiane pa konflikte, pa gjykime
e nacionalizma".
-
- Kėshtu
ka theksuar Tomisllav Tomasheviq udhėheqės i organizatave
rinore kroate gjatė njė takimi tė organizatave rinore tė
Evropės Qendrore dhe Juglindore tė organizuar nė Shqipėri.
Takimi i organizatave rinore nga Evropa ka filluar mė 25 maj
nė Gjirokastėr dhe do tė pėrfundojė punimet gjatė ditės
sė sotme.
-
-
- Presidenti
Bush ka shfuqizuar urdhėrin pėr sanksionet ekonomike ndaj
Beogradit dhe Podgoricės
-
- Uashington,
30 maj 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush nė njė letėr dėrguar Kongresit
amerikan, thotė se po e shfuqizonte urdhėrin pėr heqjen e
sanksioneve ndaj Beogradit.
-
- Nė kėtė
letėr presidenti Bush thotė se aksioni ėshtė pėrgjigje
ndaj zotimeve tė forta pėr reforma politike dhe ekonomike qė
kanė treguar zyrtarėt e lartė nė Qeverinė e Serbisė dhe
Malit tė Zi. Ai ka thėnė se urdhėri drejtuar Kongresit do
tė inkurajojė liderėt e orientuar pėr reforma nė atė
vend.
-
-
- Ali
Ahmeti, Gėzim Ostreni dhe Fazli Veliu hiqen nga lista e e zezė
-
- Shkup,
30 maj 2003 - Zyrtarėt amerikanė bėjnė tė ditur se janė bėrė ndryshime nė njė
listė personash, tė cilėt konsiderohen kėrcėnim pėr
stabilizimin e rajonit. Nga kjo listė janė hequr emrat e Ali
Ahmetit, Gėzim Ostrenit dhe Fazli Veliut, ish udhėheqėsit mė
tė lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tashmė tė
ēmobilizuar.
-
- Nė
listė janė shtuar njė numėr emrash tė rinj, midis tė cilėve
edhe ish ministri i brendėshėm maqedonas, Lube Boshkovski.
-
-
- Berisha:
Kodi zgjedhor ėshtė i standardeve ndėrkombėtare
-
- Shkodėr,
30 maj 2003 - Mbrėmė nė Shkodėr, kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha,
deklaroi se tashmė kodi zgjedhor ėshtė i standardeve ndėrkombėtare
dhe se ai shmang manipulimin e votės. Zoti Berisha e vlerėsoi
si vendimtar rolin e intelektualėve pėr reformimin e
institucioneve dhe daljen nga kriza.
-
- Ndėrkohė,
nė takimet qė po zhvillojnė nė rrethet veriore, socialistėt
po i kushtojnė vemendje programeve lokale qė pėrmirėsojnė
jetėn e banorėve.
-
-
- Dy
persona kanė humbur jetėn nga shpėrthimi i njė autobombe nė
Spanjė
-
- Madrid,
30 maj 2003 Dy persona kanė humbur jetėn sot (e premte) kur njė autobombė ka
shpėrthyer nė rajonin verior tė Spanjes, Navare, kanė bėrė
tė ditur zyrtarėt qeveritarė lokalė, njofton Rojter.
Sulmin e ka kryer grupi seperatist bask ETA.
-
- Sulmi
ėshtė bėrė pas zgjedhjeve komunale tė sė dieles nė mbarė
vendin, qė ishin tė parat qėkur Madridi kishte ndaluar
partinė seperatiste radikale Batasuna, qė nė tė vėrtetė
ėshtė pjesė e ETA-s, tė cilėn SHBA-tė dhe BE e kanė
radhitur nė grupin terrorist.
-
-
- Nė
njė shpėrthim nė Ēeēeni janė vrarė 3 veta dhe janė
plagosur 8 tė tjerė
-
- Grozni,
30 maj 2003 Nė njė rajon tė Ēeēenisė ka ndodhur sot (e premte) njė shpėrthim
nė njė autobus, i cili barte punėtorė nė bazėn kryesore
ushtarake ruse dhe kėshtu janė vrarė tre veta dhe janė
plagosur edhe 8 tė tjerė, kanė bėrė tė ditur burimet
zyrtare vendore, njofton Rojter.
-
- Sulmi
ka ndodhur nė kohėn kur njė duzinė liderėsh shtetesh
kishin filluar tė arrinin nė San Petersburg pėr
manifestimet e shėnimit tė 300-vjetorit tė kėtij qyteti
rus. Nė autobus ndodheshin rreth 20 punėtorė, qė shkonin nė
bazėn ushtarake ruse Kankala, fare afėr kryeqytetit ēeēen
Grozni.
-
-
- Toni
Bler u ka bėrė thirrje polakėve tė votojnė nė favor tė
bashkimit me BE-nė
-
- Varshavė,
30 maj 2003 Kryeministri britanik, Toni Bler, gjatė vizitės nė Poloni, i ka bėrė
thirrje popullit polak qė tė votojė nė favor tė bashkimit
me Bashkimin Evropian, njofton BBCWorld.
-
- Polonia
ėshtė vendi mė i madh nga dhjetė sosh qė do t'i bashkohen
BE-sė nė vitin e ardhshėm dhe pėr kėtė do tė mbajė
referendum, mė 7 qershor. Nė konferencėn e pėrbashkėt me
liderin polak, Leshek Miler, z. Bler tha se vota po ėshtė
e rėndėsisė jetike pėr Poloninė dhe mbarė Evroopėn.
-
- Z.Bler
do tė mbajė sot edhe njė fjalim nė Varshavė, ku do tė
paraqesė vizionin e vendit tė Britanisė nė BE dhe vendin e
organizatės nė botė dhe kėshtu do tė pėrpiqet tė pėrvetėsojė
dhe tė bėjė pqėr vete sėrish popullin britanik.
-
-
- Tajvani
ka bėrė tė ditur edhe shtatė raste tė reja me virusin
SARS
-
- Tajpeh,
30 maj 2003 Tajvani ka bėrė tė ditur sot (e peremte) edhe shtatė raste tė
reja me virusin SARS dhe ky ėshtė numri mė i lartė nė kėtė
vend nė 11 ditėt e fundit, njofton Rojter.
-
- Kėshtu,
numri i tė infektuarve me SARS nė Taivan, sipas Departmentit
tė Shėndetėsisė ėshtė rritur nė 667 raste, kurse numri
i tė vdekurve mbetet 81 veta. Taivani aktualisht ka mbetur
vetėm prapa Kinės dhe Hong Kongut.
-
-
- Njė
student ėshtė vrarė dhe rreth 50 tė tjerė janė plagosur
nė demonstratat nė Peru
-
- Lima,
30 maj 2003
Njė student ėshtė vrarė dhe rreth 50 tė tjerė janė
plagosur gjatė pėrleshjeve me trupat peruane nė
demonstratat, qė ishin mė tė dhunshmet qė kur presidenti
Alesandro Toledo e ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme kėsaj
jave pėr tė frenuar valėn e grevave dhe tė protestave,
njofton BBCWorld.
-
- Zyrtarėt
kanė bėrė tė ditur se ushtarėt dhe policėt kanė hapur
zjarr nė studentėt nė Univesitetin e qytetit jugor Puno, ndėrsa
nė qytetin Arekipa policia ka hedhur gaz lotsjellės mbi
arsimtarėt, qė po bėjnė grevė tasht 18 ditė, por qė kjo
grevė ėshtė shpallur e paligjshme. Njoftohet gjithashtu se
janė arrestuar rreth 100 protestues.
-
-
- Udhėheqėsi
izraelit dhe ai palestinez bisedojnė pėr planin e paqes
-
- Jerusalem,
30 maj 2003 - Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, dhe homologu i tij palestinez,
Mahmoud Abbaz, kanė zhvilluar bisedime qė janė pėrshkruar
si pozitive, ndėrkohė qė ata pėrgatiten pėr takimin e
nivelit tė lartė tė javės sė ardhėshme me Presidentin
Bush lidhur me "hartėn rrugore" drejt paqes.
-
- Gjatė
takimit tė tyre prej dy orėsh e gjysmė dje, tė dy udhėheqėsit
ranė dakord pėr tė marė disa masa pėr uljen e tensionit.
Sharon tha se do tė lehtėsojė kushtet e udhėtimit pėr
palestinezėt dhe tė lirojė disa tė burgosur palestinezė.
Ai tha gjithashtu se trupat izraelite do tė tėrhiqen nga
disa zona tė Bregut Perėndimor dhe tė Rripit tė Gazės pėr
tė lejuar forcat palestineze tė sigurimit qė tė marrin nė
dorė vendosjen e rendit.
-
-
- Presidenti
Bush niset pėr takimin e tetėshes nė Francė
-
- Uashington,
30 maj 2003 - Presidenti Bush niset sot pėr nė Evropė, ku do tė ndjekė takimin e
nivelit tė lartė ekonomik tė 7 vendeve tė industrializuara
tė botės dhe Rusisė, para se tė shkojė nė Lindjen e
Mesme pėr bisedime me udhėheqėsit izraelitė dhe palestinezė.
Zoti Bush do ta presė shkurt qėndrimin e tij nė takimin e
nivelit tė lartė tė tetėshes nė Evian tė Francės, pėr
tė shkuar nė Lindjen e Mesme. Kjo do tė jetė vizita e parė
e Presidentit amerikan nė rajon, qė kur mori presidencėn
dhe takimi i tij i parė i drejt pėr drejtė me Kryeministrin
palestinez, Mahmoud Abbaz.
-
-
- Takime
nė Shėn Petėrburg
-
- Peterburg,
30 maj 2003 - Mbi 40 udhėheqės tė botės po mblidhen nė qytetin e dytė tė Rusisė,
Shėn Petėrburg pėr tre ditė me samite dhe takime. Kėto
takime, sipas zyrtarėve do tė ofrojnė njė shans pėr
pajtim pas tensioneve qė shkaktoi lufta nė Irak.
Tė premten zhvillohet njė samit jozyrtar i ish-republikave
sovjetike qė tani bėjnė pjesė nė Komunuelthin e Shteteve
tė Pavarura.
Tė shtunėn, kur tė takohen Rusia dhe vendet anėtare tė
Bashkimit Evropean, pritet qė presidenti rus Vladimir Putin,
tė kėrkojė lidhje mė tė ngushta mes vendit tė tij dhe
BE-sė.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|