|
Shkruan: Prof. Jak MITA
Sot kur po shėnojmė 100-vjetorin e shugurimit tė Dom
Mikel Tarabulluzil si dhe 85-vjetorin e vazhdimit tė shkollės
shqipe nė Stubėll, jam i nderuar edhe si pinjoll i familjes
Tarabulluzi qė nė emėr tė saj t'u shpreh banorėve tė Stubllės,
anėtarėve tė Kėshillit pėr kremtimin e kėsaj dite tė
shenueshme, mirėnjohjet mė tė sinqerta pėr inicialivėn,
organizimin dhe
manifestmin e kėtij pėrvjetori pėr ta kujtuar meshtarin e pėrvuajtur
dhe mėsuesin e tyre tė zellshėm dhe energjik pėr tė vazhduar
me ngulmė traditėn e shkollės shqipe nė Stubėll.
Pėrndjekjet sporadike nė fillim tė shek. XVII nė
trevat e lokalitetet e Shqiperise sė Veriut kundėr popullatės
katolike, e cila i bėnte rezitencė tė hapėt pėrhapjes sė
islamizmit, zurėn nė fillim tė shek. XVIII tė intensifikohen,
madje edhe tė marrin dimensionin e karakterit tė ekspeditave ndėshkuese
pėr t'i ndjekur ata tė "patenzone" nga toka e bukės
dhe nga ato treva e kaza, ku rezistenca ishte mė e madhe. Kjo valė
e pėrndjekjes u bė e njėjtėsishme kundėr gjithė popullatės
kalolike, e njohur nė histori si SHPĖRNGULJA E ARBĖRESHĖVE
(1730-1735). Kjo pėrndjekje ishte pėr nga karakteri i saj shumė
e gjerė dhe mė e thellė sesa qė mendohet pėr nga shtrirja dhe
qėllimi i saj pėrmbajtėsor strategjik e taktik. Nuk ishte fjala
vetėm pėr tė shkretėruar fushėn e tokes e bukės ose pėr
shkatėrrimin e vendbanimeve ose tė lokaliteteve tė kėtyre anėve,
por pėr tė krijuar njė plasė, plasė tė madhe nė penden
konstante tė familjes kompakte tradicionale shqiptare.
A nuk flasin tė dhėnat pėr pėsimin e popullatės sė
"rebeluar" tė SHTESTANIT, PETANIT, BRISKUT, LARJES, e
KELMENDIT qė morėn dheun nė sy - Arbėreshėt nė Providuren e
Zarės, Kelmendėt nėpėr Srem e Sllavoni (NIKINCI, HRTKOVCI,
BABIN, etj.), apo tė BERISHĖVE qė njė kohe u strukėn nė
vegjetacionin e bujshėm tė bjeshkėve tė Shqipėrisė Veriperėndimore
dhe, mė vonė, u shpėrndanė nė bazenin e Kosovės Lindore.
Mos, vallė, fjala ėshtė po pėr kėtė popullatė tė KARADAKUT
tė sotėm, e cila e pagoi shtrenjtė njėqind vjet mė vonė.
Ndoshta. Historia hesht, por ngjarjet dalin nė shesh. Kjo
strategji e taktikė osmane pėr tė dezintegruar popullatėn
shqiptare (nėpėrmjet kėsaj plase tė familjes deri atėherė tė
integruar e kompakte) ėshtė konfirmuar si mjet i qėlluar e shumė
efikas, sepse nė atė hulli tė ndasisė dhe tė vetjakisė humbi
kohezioni i qėndresės popullore nacionale.
Elementėt relevantė tė kėtij kėndvėshtrimi pėr tė
bėrė konstruksionin psikologjik ilustrativ, tė marra vetėm si
primesa, janė mjaft provokative pėr njė shpalim kėrkimor-hulumtues
tė ēėshtjes nė fjalė, sidomos pėr trevėn e KARADAKUT me
fenomenet pro-forma e de-fakto pėr kėtė ose atė fe pas periudhės
sė MARTIRĖVE TĖ KARADAKUT (1846). Nė kėtė vargon ngjarjesh
(1730-1750) duhet tė provojmė dhe t'i gjejmė edhe arsyet e shpėrnguljes
sė familjes TARABULLUZI nga treva e SHKODRĖS pėr nė Prizren.
Nė mungesė tė dokumenteve historike dhe tė dėshmive
relevante qė ijapin, deri-diku, dorė ndriēimit tė ēėshtjes sė
gjenealogjisė, duhet ta pėrimtėsojmė ēdo tė dhėnė, sepse
vetėm nė saje tė njehėsimit sistematik paralel tė datave del
e pėrafėrta aproksimative e ditės apo e vitit me interes tė
ēėshtjes qė e kemi nė shqyrtim. Familja e JAK BALTĖS apo si
ėshtė paluar nė kujtesėn e prizrenasve familja e JAKUT tė
BALTĖS ėshtė shpėrngulur nga Shkodra andej nga viti 1735-1750,
shi nė kohėn e ekspeditės ndėshkuese tė Xhevit apo Xhemin
Pashės nė Shkodėr e rrethinė. Mjerisht kėtė pohim nuk mund
ta vėrtetojmė nga librat e pagėzimit, tė kurorėzimit ose, tė
vdekjes tė dioēezės sė Prizrenit, pėr arsye se arkivit edhe
Shoqėrisė sė "Zemrės sė Krishtit" nė Prizren iu vu
zjarri nga personat e paguar mė 1892.
Dihet se familja e Jak Baltės ėshtė vendosur nė Mėhallėn
e Naltė, nė anėn e kundėrt tė ndėrtesės sė Konsullatės sė
Austrisė, si mėhallė e re, e ndėrtuar qė nga fillimi i shek.
XVII. Qė nga viti 1780 familja nė fjalė e Jakul pėrmendet
dendur nė Prizren - nė jetėn tregtare si dhe nė raportet
tregtare PRIZREN - SHKODĖR, SHKODĖR - PRIZREN. PRIZREN -
SELANIK, SELANIK - PRIZREN, PRIZREN - RAGUZĖ, RAGUZĖ - PRIZREN.
etj. Kjo ėshtė periudhe e ngritjes sė "iktibarit"
(prestigjit) tregtar e familjar tė familjes sė Jak Baltės. Po nė
kėtė kohė pėrmendet por herė tė parė edhe llagapi
TARABULLUZI. Arsyeja pse kjo familje e mori llagapin Tarabulluzi
duket se eshtė e natyrės afariste. sepse bėnte tregti apo bėnte
importimin e mitanave, shamive, shallave, shallvareve e
brenavekeve dhe pėrgjithėsisht pėlhurave tė mendatshit prej
Tarabulluzit tė TUNIZISĖ. Prej asaj kohe familja e Jak
Tarabulluzit ishte prezente dhe e inkuadruar nė tė gjitha
rrjedhat e jetės sė Prizrenit. Kjo prezencė ėshtė shtuar edhe
me shumė, kur Jakut iu bėnė krah djemtė BALTA e ZEFI.
Tė bijtė e Jakut BALTA e ZEFI kane lėnė gjurmė tė
dukshme me pasurinė e tyre nė angazhimin dhe organizimin e nismės
tė zgjimit kombėtar. Ndersa Balta ėshtė regjistruar nė kujtesėn
e kohanikėve tė vet si njeri shumė dinamik, zemerak, i fjalės
dhe i punės, i rrembyeshėm e i pakompromis, pėr aq sa nuk ka
marrė nė dorė a,s autoritetet qeveritare tė pushtetit, ZEFI
kishte qenė i butė, i ėmbėl dhe i kendshėm, me konsideratė
te madhe ndaj gjithkujt.
Nė prag dhe nė kohėn e vlimeve tė LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT,
Balta ishte nė korent tė ngjarjeve dhe pjesėmarrės nė ato
ngjarje.[23] Pėr shkak tė dyshimit te mbėshtetur te Sinan Pashės se Balta po
ndihmonte me para e ushqim e veshmbathje Lidhjen, paguan Ramadan
Lumen (Zaskokun) qė nė orėt e natės t'ia vere kurthėn Baltės.
Njėmend, nėjanar - shkurt 1879 Ramadan Luma me shokė e rrethojnė
shtėpine e Baltės, i cili jetonte vetėm me gruan Manėn, sepse
nuk kishin fėmijė, mirėpo hasin nė rezistencė shumė tė
madhe. Pėr ketė qėndresė dinjitoze kėngėtari popullor e
nderoi moralin e MANĖS e BALTĖS me porosinė:
...Mana mush e Balta qit,
i madhi Zol - mos na korit!
Ramadan, o pika e trimit
nuk e njeh pushkėn e llatinit
qė ta qet plumin nė jakė t' xhurdinit!
Preteksi i organizimit tė vrasjes sė Baltės ishte gjoja
lavdėrimi i Manės para grave se ajo ia kishte dhėnė gruas sė
pashės ingjitė pėr tė shkuar nė njė dasmė.
Derisa familja e Baltės u shua ne kėtė mėnyrė, ZEFI
kishte gjashtė fėmijė, katėr djem: JAKUN, PASHKUN, MIKELIN dhe
AGUSTININ dhe dy vajza: PALINĖN dhe AGĖN.
(STANA, gruaja e ZEFIT, nė kujtesėn e pleqve tė
Prizrenit ishte simbol i tipit tė gruas sė heroinave tė Ndoc
Nikajt, e cila me pushkė nė dorė lindte fėmijėt dhe me pushkė
nė dorė mbronte dinjitetin e vatrėn e konakut. Ka shumė rrėfejza
pėr STANĖN, nėnėn Stane - pėr terlikun qė e flakte pėr t'u
kapur fytas me komitat e Ramadan Lumes...)
Viti 1933, Muaj ishkut.
Ishte pamje impresive ta shohėsh nėnė time - Lulen, nė
ato ēaste posa pushonte kambana e Engjėllit tė Tynzot
dhe fillonin tė pėrha- peshin tingujt tin-tan-tang tė
kambanės tė tė vdekurve - pėr shpirt dhe nderim tė tė
ndjerit Dom Mikel Tarabulluzit. Ajo ulej me devotshmėri nė
gjunj para figurės sė tė gjithė shenjtėrve dhe, si nė
suscepcion, me afsh tė dhembjes pėshpėriste: U LUT PĖR
NE!
Ndėrkohė, ca pika loti ia mbėrthenin sytė, kurse fjalėt
e rruzares i lidheshin pėr gjuhė SUUM KUIKVE. Dhe, paksa
sa merrte veten nga trazimi, zinte tė evokonte, ashtu si i vinin,
kujtimet e viteve tė fundit tė jetės sė axhės Dom Mikel - kur
ai, nė ēaste tė rralla e linte librin, pėr tė medituar ose i
preokupuar nga ndonjė ēėshtje, pėr kujdesin e lėmontin atėror
ndaj saj dhe fėmijėve tė saj. Por, i kujtonte mbi tė gjitha
vitet e njėzeta, kur mbretėria serbe, kroate dhe sllovene kishte
ndaluar dhe sanksionuar me ligj pėrdorimin e gjuhė shqipe,
posedimin dhe pėrdorimin e librit shqip si delikt tė rėndė
penal, sidomos pezmin dhe revoltėn e Dom Mikel Tarabulluzit ndaj
kėtij akti anticivilizues. Ndėrsa pėr shkollėn e Tij ose - si
e qunte ai - DJEPIN E GJUMIT TIM i duheshin libra, tekste
shkollore. Me urti tė strategut tė provuar, organizoi nėpėrmjet
motrės sė tij, Agė, vrigjineshė nė Shkup, dhe me ndihmėn e
Kate Cuklit, me prejardhje nga Shkodra, furnizimin me tekste
nga Shqipėria.
Kėshtu, nė vitin 1923, librat arrinin nėpėr Qafė
Thanė, Strugė, Dibėr, Shkup - Stubėll, kurse mė vonė
edhe nėpėr Selanik, Manastir, Shkup - Stubėll. Ndėrsa
furnizimi me libra dhe tekste shkollore rridhte nėpėr kėto
kanale, duket se andej nga mbarimi i vitit 1924, njė kontigjent
librash i ra nė dorė policisė. Pėr kėtė shkelje tė rėndė
tė ligjit, Dom Mikel Tarabulluzi u arrestua, u burgos dhe u mbajt
18muaj nėburg.Saishteirėndėvetėaktiiburgimitdheiizolimit, aq
ishte mė e rėndė, brutale dhe antinjerėzore sjellja e organeve
tė policisė dhe e shtetit monarkist, i cili duke dashur Dom
Mikel Tarabulluzin ta thejė moralisht, duar e kėmbė tė
lidhur me pranga, e endte nėpėr qytet herė njė herė, herė dy
herė nė ditė, nė pėrcjellje tė katėr xhandareve tė
armatosur, nėpėr rrugėt me frekuencė mė tė madhe tė
qarkullimit.
Prej keqtrajtimit mė brutal dhe restriksionit tė
ushqimit, tė ndalimit tė oficės dhe kushleve tė kontrollit
posaēėrisht rigoroze, Dom Mikel Tarabulluzi nisi kah
mbarimi i vilit 1924 tė pėshtyjė gjak dhe gjendja e tij shėndetėsore
(edhe ashtu e zgrapsuar) filloi dita-ditės tė rrėnohej. Organet
e shtetit serb, kroat dhe slloven me pretekst formal tė
humanitetit pėr gjendjen e tij tė keqėsuar shėndetėsore, e
liruan nga burgu nė fillim tė vitit 1925.
Edhe pse prej dėrmimit fizik e psikik qe iu bė nė burg,
Dom Mikel Tarabulluzit zu t'i vyshket ngadale ėmbėlsia e pėrshquar
e buzėqeshjes sė mirėsisė si dhe flaka e shikimit depėrtues,
megjithalė, u kthye nė Stubllen e tij - bajrakun e vetemsisė -
si e quante me admirim edhe punės baritore dhe asaj nė shkollė
- nė djepin e gjumit tė tij, derisa nuk e lodhi shėndeti nė
vitin 1932.
Nderimi qe po i bėjmė sot tė gjithė sė bashku Dom Mikel
Tarabulluzit, ėshtė njėherėsh
nderim qė u pėrket tė gjitha banorėve tė Stubllės, se tė
gjithė ata ishin me meshlarin dhe mėsuesin e tyre, te gjithė
ishin me tė dhe tė gjithė sė bashku e ndoqėn nė rrugėn e
tij baritore e misionare tė
arsimi
t.
QOFSHIN GJITHMONĖ TĖ NDERUAR E FAQEBARDHĖ! E DOM MIKELI
U LUT PĖR NE!
Stubėll, 22 shtator 1990
|
|