|
Shkruan: Prof. Dr. Engjėll
SEDAJ
Me rastin e 85-vjetorit tė Shkollės
Parė Shqipe dhe tė 100-vjetorit tė shugurimit tė Dom Mikel
Tarabulluzit
1.
Hyrje
Jemi tubuar nė kėtė vend tė shenjtė pėr tė shėnuar njė datė tė
rėndėsishme nė historinė e shkollimit kombėtar dhe njė pėrvjetor
tė lavdishėm tė klerit katolik shqiptar. Kėto ngjarje janė nė
lidhje tė ngushtė me tė kaluarėn e kumunitetit katolik tė
disa katundeve tė Malėsisė sė Karadakut dhe mė gjėrė, dhe,
natyrisht kėto ngjarje janė nė lidhje tė ngushtė me lėvizjen
e gjithėbarshme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Siē dihet, nė
historiografinė shqiptare ėshtė ndriēuar mė tepėr historia e
popullsisė sė qyteteve tė Kosovės[8] kurse Malėsia e Karadakut, pėrveē aspektit tė martirėve nga
rezultatet shkencore tė dr. Gjergj Gjergjit, nuk janė hulumtuar,
pothuajse, nė asnjė pikėpamje. Kjo Malėsi qe gjatė shekujve
nje vatėr e qėndresės shqiptare, sidomos duke i ruajtur
traditat fetare katolike.
Gjindemi pra nė ato vende, ku para 142 vjetėsh janė kthyer nga rruga e
gjatė e Kalvarit nja 76 "syrgjynė", martirė heroikė
tė Karadakut, qė kanė fryrmėzuar qėndresėn e popullit nė tė
gjitha dimenzionet e jetės. Kthimi i tyre i pėrvuajtur, por
triumfal nė ato kohėra tė errėta tė sundimit tė huaj, ka
ndikuar qė nė gjithė vilajetin tonė njerėzit tė shpresojnė
nė agimin e njė drite tė bardhė, tė shpresojnė se dita e
lirisė kombėtare dhe fetare ėshtė afėr. Pėr njė ditė tė kėtillė
populli ynė kishte ėndėrruar, duke bartur barrėn e rėndė tė
pushtetit, i cili me dhunė dhe me presione tė papara vepronte pėr
t'ia ndryshuar mėnyrėn e jetės, pėr t'ia ndėrruar fenė dhe
kombin. Atėbotė kėto ideale tė jetės, feja dhe kombi, ishin,
bash sikur edhe nė kohėn e Buzukut (1555), siē thotė Prof. E.
Ēabej, "fe dhe atdhe", dy terma me kuptim tė njė
nocioni[9], ēka do tė thotė se tė jesh katolik i mirė, njėherit je edhe
atdhetar dhe shqiptar i mirė, kurse tė pranosh mėnyrėn e jetesės
sė pushtuesit, nuk largohesh vetėm nga feja dhe kombi yt, por
edhe nga gjithė civilizimi evropian.[10]
2.
Njė shkėndijė nė errėsirėn e thellė
Klerikėt shqiptarė, sidomos prelatėt e lartė tė Kishės Katolike,
por edhe ortodoksėt, kishin marrė pjesė nė lėvizjen pėrparimtare
tė Rilindjes Shqiptare, duke pasur prore parasysh shembėlltyrat
e ndritshme tė atyre njerėzve qė kishin sakrifikuar jetėn pėr
idealet e zjarrta tė pėrparimit dhe tė dijes. Tradita e
rezistencės antiturke edhe nė Stubėll ishte e gjatė dhe vihet
nė lidhje me ekzistimin e formave akoma mė tė vjetra
edukativo-arsimore, tė shkollės shqipe, madje tė ekzistimit tė
njė "kolegji fetar" qė nga viti 1584.[11] Natyrisht, kisha do tė ketė ekzistuar edhe
mė parė, jo vetėm nė Letnicė, por edhe nė Stubėll, kurse
famullitarėt, nė veprimtarinė e tyre tė shumanshme, ishin nė
kontakt me kolegėt e tyre dhe, s'do mend, me botėn pėrparimtare
tė perėndimit. Tė pėrmendim kėtu Martin Segonin, kanonikun e
shkolluar (nė Padovė) nga Novobėrda, tė kohės sė para
pushtimit otoman, pastaj Palin e Hasit, Bogdanėt, Pjetėr
Mazrrekun, Gj. N. Kazazin, Zef Berishėn (1782) me shokė tė tjerė
kosovarė. P. Mazrreku, autor i disa relacioneve me tė dhėna tė
rėndėsishme mbi gjendjen e
arsimi
t
nė shek. XVII, ngulmon nė kėrkesėn e tij, derguar Selisė
Shenjtė, pėr hapjen e shkollave, duke thėnė: "Nė qoftė
se nuk do tė merren masa me shkolla e kolegje, mbaroi ky komb.
Shqiptarėt po vuajnė dhe po biėn pėrdite, sepse janė pa
shkolla, pa kolegje".
Nė fakt, shkolla tė rralla e tė pakta, do tė ketė pasur nė Kosovė,
siē ishte ajo nė Janjevė, e hapur nga imzot Andre Bogdani,
(1683) apo ajo ne Gjakove (1872), e hapur nga dom Zef Berisha, e
keshtu me radhė, sepse detyre paresore e ēdo ipeshkvi ishte qe
se paku ne vendin e selise se tij te hapte shkollen per nevoja te
k1erit nė dioēezėn e tij, mirėpo kėto forma tė organizimit
arsimor ishin tė pėrndjekura nga pushtetmbajtėsit aziatikė dhe
obskurantizmi ideologjik tė tij. Nė fakt, siē thotė Sh. Osmani
"pas shkatėrrimit tė shkollės fillore tė Pėshanės nga
autoritetet osmane mė 1648, persekutimi i
arsimi
t
nė gjuhėn shqipe u ngrit nė sistem"[12]. Tė pėrkujtojmė me kėtė rast edhe fytyrėn e ndritshme tė Pjetėr
Bogdanit (1625-1689), shkrimtarit mė tė madh tė letėrsisė sė
vjetėr shqiptare dhe argjipeshkvit tė Shkupit. Nga dokumentet
arkivore kuptojmė se meqė turqit s'kishin mundur ta zinin tė
gjallė, e kishin nxjerrė nga varri dhe trupin e tij tė shenjtė
ua kishin hedhur qenve nė tregun e Prishtinės, me mitėr nė
krye. Ē'ėshtė e vėrteta, martirizimi kishte pėrshkuar,
pothuajse, tė gjitha shtresat e popullsisė shqiptare, qė nuk iu
kishin dorėzuar pushtuesit tė egėr turk.
Njė episodė e lavdishme historike e martirizimit ndodhi
edhe nė Malėsinė e Karadakut, qė s'do mend, ėshtė temė me
vete, por edhe nė lidhje me hapjen e shkollės. Njerėzit e nėnqiellit
tė Malėsisė sė Karadakut, aleatė tė njė lufte tė pėrbashkėt
pėr dritė e pėrparim, iu bashkohen asaj bote prometejane pėr
zhvillimin e lirė tė forcave krijuese tė njerėzimit, si lisa
viganė nė pikėn kulmore midis epokave. Vdekja e mė tepėr se
njėqind martirėve tonė dhe kthimi i 76-ve i tė martirizuarve
shėnon njė epokė tė re e tė lavidshme nė historinė e
popullit shqiptar
dhe nė lėvizjen gjithėballkanike kundėr armikut tė pėrbashkėt,
i cili kishte dėmtuar rėndė kulturėn dhe civilizimin evropian.
Kėtė botėkuptim e kanė pasur prelatėt dhe priftėrinjtė shqiptarė
dhe misionarėt, qė kanė shėrbyer nė kėto treva pėr tė dėshmuar
dhe pėr tė mbrojtur traditat fetare dhe kombėtare, kėshtu qė
edhe frymėzimi i sė vėrtetės ungjillore dhe i qėndresės iu
vinte nga klerikėt e pėrvuajtur. Qysh nė vitin 1866, Naum
Veqilharxhi, me emrin e tė cilit disi edhe fillon Rilindja nė
planin arsimor, i paraqiti njė memorandum Ali Pashės,
kryeministrit tė sultan Azizit, me anėn e tė cilit kėrkohej qė
t'u jepej leje shqiptarėve tė shtypin libra shqipe dhe t'i pėrhapin
nė Shqipėri, mirėpo qeveria turke nuk iu pėrgjigj kėtij
memorandumi,[13] veēse iu pėrgjigj me pėrndjekje tė tij dhe tė rilindasve tė tjerė.
Njėri prej kėtyre misionarėve martirė, burrė kroat dhe trim si zana,
ishte gjithashtu edhe Anton Marojeviqi (27.12.1803- 5.1.1856), i
cili vullnetarisht iu kishte bashkuar martirėve tonė nė Shkup
dhe gjatė gjithė rrugės se mundimshme pėrpiqej pėr t'iu shpėtuar
jetėn besimtarėve tė vet. Ai e dinte fort mirė sesa mizorė
ishin turqit, sepse qysh nė Lezhė tė Shqipėrisė, ku kishte shėrbyer
si franēeskan, siē thotė njė dokument, "turqit ia kishin
vrarė tė gjithė besimtarėt dhe ia kishin rrėnuar manastirin pėr
toke".[14] Ky pararėndės i famullitarit dhe i mėsuesit
tė parė tė Stubllės sė Epėrme, i dom Mikel Tarabulluzit,
kishte shenjtėruar pėr sė gjalli, sepse dėshmoi para botės
idealet mė tė larta tė jetės sė tij, qė ishte dėshmia e jetės
sė krishterė dhe ruajtja e traditave tė popullit shqiptar: ai e
quante veten "figlio della Provincia dell' Albania",
"i biri i krahinės sė Shqipėrisė", sepse bota e
shqiptarėve ishte bėrė fati i jetės dhe i vdekjes sė tij.
Vetėm shembėlltyra e Krishtit tė vuajtur dhe tė
gozhduar pėr mėkatet tona, si filozofi dhe praktikė e jetės,
ka qenė e mundur tė ndikonte qė pikėrisht nė Malėsine e
Karadakut tė bėhet njė kthesė e madhe dhe tė ndezet njė dritė
nė atė errėsirė shekullore, ku pėrsekutimet e popullit
s'kishin tė ndalur: pikėrisht kėtu, nė ato vitet e pesėdhjeta
tė shekullit tė kaluar, ėshtė arritur pėrsosmėria mė e lartė
morale dhe fisnikėria njerėzore drejt humanizmit dhe bardhėsisė
qiellore, qė synon ēdo njeri i rruzullit tokėsor.
Stublla e Epėrme, Binēa, Vėmakolla, Terziajt dhe
katunde tė tjera pėr to qark, nė katarzėn martirizuese, bėhen
modele tė heroizmit popullor. Asnjė pengesė gjatė rrugės sė
mundimshme nuk ka mundur tė ndalonė atė qarkullim jetėsor, qė
ka qenė dhe ėshtė karakteristikė e veprave madhore tė njė
populli, tė konfrontuar me stuhinė e rrebelėve aziatikė dhe tė
aleatėve tė tyre. Kjo do tė jetė pra njė periudhė kthese
historike nė kėto vise dhe mė gjėrė. Duke i evokuar kėto
ngjarje tė martirėve tonė, qė i kanė paraprirė punės pėr
hapjen e shkollės shqipe nė Stubėll, po mė kujtohen ato vargje
tė poetit tė madh gjerman Gėtes, kur thote:
Ē'mė
zjen kėtu nė gjoks, nė tru,
kaq
vjet duke duruar!
Ē'gėzim
nė ėndėrr ndjej kėshtu,
Tė kem, tė jem i zgjua![15]
Zėri i martirėve tė Karadakut do tė
tingėllojė nė artikullimin e tij shekullor pėr ta dėgjuar
Evropa pėrparimtare dhe pėr ta parė si njė qiri qė bėnė
dritė mė tepėr kur ėshtė errėsira mė e madhe. Kjo ishte pra
njė shkėndijė nė errėsirėn e thellė.
Nė kėtė mėnyrė, nuk ka qenė e mundur qė gjaku
i derdhur i martirėve tonė tė mos japė fryt dhe tė mos plotėsohen
kushtet pėr formimin e famullisė nė Stubėll tė Epėrme, qė
do tė jetė hapi i sigurt drejt hapjes sė shkollės sė parė
shqipe nė Kosovė. Kėtė vlerė tė madhe, qė ishte gjaku i
martirėve (Sanguis
martyrum, semen chirstianorum), dom Mikeli do ta kultivojė nė
tė gjitha format e veprimtarisė sė tij pastorale dhe
patriotike, sikur nė predikimet e zakonshme, ashtu edhe nė
shkollė e gjetiu. Kėshtu, pėr shembull, qysh nė vitin e parė
tė shėrbimit tė tij si famullitar i Stubllės, pra nė vitin
1905 nė "Librin e tė vdekurve" (Liber
mortuorum ailno 1905, pag. 19) pėr Liza Gjergjin, "e
vdekur nė moshėn 85 vjeē" konstaton edhe kėtė "shėnim"
(Observatio): "Kjo
grua ėshtė njėra prej atyre tė krishterėve qė nė vitin
1846, nga sundimtarėt turkė gjilanas tė shtyrė nga urrejtja
fetare qenė dėbuar nė Anadoll" (Haec est ex numero
christianorum illorum, qui anno 1846 a Turcico Guberno Gilanensi
in Anatoliam in odium fidei in exilium pulsisunt).[16]
Famullia dhe shkolla, dy simbole tė pėrparimit
kombėtar, dy vatra tė ngrohta tė lirisė dhe tė humanizmit!
Prandaj edhe nuk ėshtė ēudi qė mėsuesi i parė tė jetė njė
prift shqiptar,. bashkėkohanik i at Shtjefėn Gjeēovit, i at
Gjergj Fishtės, i dom Shtjefėn Kurtit dhe i klerikėve tė tjerė
shqiptarė, tė tė gjithė atyre duke ndjekur rrugėn e trasuar
mirė tė pararėndėsve, qė kurrė nuk e kanė tradhtuar
popullin e tyre, kishin themeluar dhe udhėheqnin shkollat e tyre
pranė famullive dhe luftonin pėr tė drejtat kombėtare.[17]
3. Konfiguracioni natyror i Stubllės -larg syrit tė armikut
Nė kėto kohėra tė vėshtira,
tradita shqiptare dhe krishterimi ruheshin mė mirė nė ato vende
pasive dhe kodrinore, siē ishin, nė njėrėn anė, Hasi i thatė,
Zymi me rrethinė, dhe, nė anėn tjetėr tė Kosovės, Malėsia e
Karadakut, pra Stublla e Epėrme, bashkė me nja dhjetė fshatra tė
tjerė, tė ndikuar e tė ndihmuar sidomos nga qendra famullitare
e Letnicės. Kjo qendėr famullitare nė dokumentet e kohės edhe
quhet zakonisht Karadak, ku sporadikisht gravitonin edhe klerikėt
kroatė, sepse aty edhe sot e kėsaj dite kėtė lokalitet e
banojnė kroatėt (raguzanė), mbase tė ardhur, sikur edhe ata tė
Janjevės, disa shekuj mė parė. Kjo do tė jetė njė rrethanė
lehtėsuese nė ruajtjen e vetėdijes fetare edhe tė shqiptarėve,
gjė qė atėbotė ishte nė lidhje tė ngushtė edhe me vetėdijen
kombėtare.
Pikėrisht nė kėto vatra tė kulturės
shqiptare e tė lėvrimit tė gjuhės shqipe, do tė veprojnė
bashkėkohanikėt, patriotėt e mėdhenj tė kohės: nė Zym at
Shtjefėn Gjeēovi, kurse nė Stubėll dom Mikel TarabulIuzi.
Ky krahasim ndėrmjet kėtyre dy pishtarėve tė
arsimi
t kombėtar do tė bėhet kėtu
edhe mė qellim qė ky takim yni nė Stubėll tė bėhet
tradicional e tė quhet "Takimet
e Dom Mikelit", qė nė forma tė organizuara e me
manifestim kulturor tė karakterit gjithėkombėtar tė jepet
kontributi edhe nė ndriēimin e traditave tė lavdishme pėr
ruajtjen e identitetit kombėtar. Tė pėrkujtojmė kėtu
veprimtarinė pedagogjike dhe shkencore tė Shtjefėn Gjeēovit nė
Zym dhe Memorandumin e tre priftėrinjve shqiptarė pėr pozitėn
e shqiptarėve nė Jugosllavi, paraqitur nė ligėn e Kombeve nė
Gjenevė, me 5 maj 1930. Kėsaj lėvizje tė madhe siē dihet, i
takonin Pandeli Sotiri, Prenk Doēi, Mati Logoreci, Konstantin
Kristoforidhi, Luigj Gurakuqi, Parashqevi Qiriazi e tė tjerė.
Pjesėmarrės i kėtyre ngjarjeve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė
apo tė tėrthortė ishte dhe dom Mikel Tarabulluzi, i cili para
100 vjetėsh ishte bėrė prift dhe tė cilin me respekt po e pėrkujtojmė
sot nė Stubėll tė Epėrme.
4. Dom Mikel Tarabulluzi - themelues i Shkollės sė Parė
Shqipe
Veprimtarinė e bariut tė mirė, tė dom Mikelit,
si famullitar dhe mėsues, nuk mund ta kuptojmė jashtė lėvizjes
sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe tė njė lėvizjeje tė pėrgjithshme
tė popujve ballkanikė pėr t'u ēliruar nga zgjedha turke. Ėshtė
konstatuar se pikėrisht dom Mikeli, i frymėzuar nga kėrkesat e
Lidhjes sė Prizrenit, iu kishte, bashkangjitur aradhės sė Idriz
Seferit, kėshtu qė patriotėt dhe luftėtarėt e Stubllės (Gjon
Koliqi, Engj Pali, Gjon Andrea, etj. ), marrin pjesė aktivisht nė
Luftėn e Kaēanikut mė 1910. Fytyra e tij e ndritshme, ndonėse
ende e pastudiuar mirė, ka zgjuar interesim tė studiuesit e
zellshėm stubllanė, Isak Ahmeti, dom Gjergj Gjergji,
Engjėll Koliqi
, Franė Gjergji, Sarė
Gjergji dhe tė tjerė,[18] dhe ėshtė bėrė simboli qėndresės
shqiptare.
Disa njerėz tė moshuar nga Stublla
Epėrme me pietet edhe sot e gjithė ditėn flasin pėr dom
Mikelin e tyre, tė urtė e tė vyeshėm. Kėto ditė takuam lokėn
Dile Ramaj, 92 vjeēare, njėrėn prej nxėnėsve tė shkollės sė
parė nė Stubėll, e tė dashur e tė respektuar nga tė gjithė
stubllanėt, e cila me krenari evokoi shumė kujtime mbi dom
Mikelin e urtė. Natyrisht, nxėnės tė tij dhe tė vėllait tė
tij Jakut janė edhe Mark Lorenci, Zinė Demaj, Pal Ramaj, Gergj
Ramaj etj., qė jetojnė nė Stubėll, por edhe disa stubllanė tė
tjerė, si tė thuash, tė njė gjenerate mė tė re, siē ėshtė
Ndue Ballabani, i biri Jozės, bashkėpunėtorit dhe mikut tė
ngushtė tė dom Mikelit, i mbajnė tė gjalla nė kujtesė punėt
pastorale dhe arsimore tė famullitarit dhe mėsuesit tė tyre.
Prindėrit e Mikelit, Zefi dhe Stana,
njėri nga Prizreni e tjetri nga Shkodra, kishin pesė fėmijė,
katėr djemė dhe njė vajzė: Augustin, Pashkun, Jakun, Mikelin
dhe Filen. Tė gjithė ishin tė vyeshėm dhe inteligjentė.
Augustini, Pashku dhe Jaku kishin krijuar familje, kurse Mikeli
ishte bėrė prift ndėrsa Filja murgeshė. Jaku, i cili
gjithashtu ka punuar si mėsues nė Stubėll, bashkė me tė vėllanė,
kishte pėr grua Tonjen, e cila ia kishte lindur Franėn, Marinė
dhe Lulen. I biri i Jakut, Frana, ende ėshtė gjallė dhe jeton nė
Prishtinė tė nipi i tij prof. Jak Mita (1929), qė ėshtė biri
i Lules. Nga kėta dy
njerėz tė urtė e modestė, nga Frana dhe prof. Jaku, kemi mėsuar
shumė gjėra mbi prejardhjen dhe veprimtarinė e familjes pėrparimtare
tė Tarabulluzėve qė nė traditėn familjare kishin mėsimin e
gjuhėve tė huaja dhe lėvizjen permanente nėpėr botė.
Ata thonė se, duke qenė tregtarė,
Tarabulluzėt, mbiemrin e kanė marrė sipas asaj rrethorės sė
importuar nga Afrika Veriore, mbase nga Libia, kurse njė
dokumentacion mė i plotė pėr kėtė familje, gjindej nė
arkivin e Famullisė sė Prizrenit deri nė vitin 1896, kur ėshtė
ndezur, bashkė me shumė dokumente tė tjera.
Megjithatė, dihet se Mikeli u lind mė 4 prill 1868
nė Prizren, kurse mė 20 dhjetor 1890
u shugu prift. Imzot Adrea Logoreci (1889- 1898), i ungji i
mėsuesit me famė prizrenas Matej Logoreci, i cili kishte emėruar
tė vėllanė e vet Pashkun mėsues nė Gjakovė dhe kishte
edukuar shumė mėsues tė tjerė (Luk Luka, Kolė Kodheli,
Kolė Rrota, Lazėr Lumezi - Shkollari, Ndue Paluca, Serafim
Mitroviqi, etj.), do tė ketė merita edhe pėr formimin e dom
Mikelit tė ri, si nė kuptim tė vokacionit tė tij pėr prift,
ashtu edhe nė punė tė
arsimi
mit tė popullit. Nė Shkodėr dom Mikeli kishte ndjekur dhe mbaruar mėsimet
e larta nga filozofia dhe teologjia pėr t'u aftėsuar pėr njė
vokacion tė dashur e pėrparimtar nė ato rrethana tė
obskurantizmit aziatik, kėshtu qė edhe i takonte atij rrethi tė
ngushtė tė atyre veprimtarėve me orientim properėndimor, tė
njė aleance me Austro-Hungarinė.
Njė kohė dom Mikeli shėrben nė Pejė, kurse nė
fillim tė vitit 1896 emėrohet famullitar i Karadakut, pėrkatėsisht
i Letnicės, ku gravitonin Stublla Epėrme, Binēa dhe disa
katunde tė tjera. Pikėrisht nė kėtė vit, me angazhimin e tij,
por edhe tė bemirėsisė sė familjes sė Sedovytėve (sc.
Sedaj), ėshtė siguruar shtėpia nė pasurinė e kėsaj familje,
qė do tė shėrbejė pėr kishė dhe mė vonė pėr shkollė. Kėshtu,
nė vend qė besimtarėt e Stubllės dhe tė disa katundeve tė
tjera tė shkojnė tė dieleve nė Letnicė, nga Letnica vinte dom
Mikeli te ata, jo vetėm pėr t'ju thėnė meshėn dhe pėr t'ju bėrė
shėrbesat e tjera fetare[19], por edhe pėr tė pėrgatitur
popullin pėr njė mision tė lartė e tė shenjtė, pėr ta hapur
shkollėn e parė shqipe.
5. Shkolla dhe nxėnėsit e saj
Nė atė vit, kur u plotėsuan kushtet pėr
themelimin e famullisė nė Stubėll, e kjo punė do tė
zyrtarizohet pikėrisht mė 1 mars 1905, ku imzot Pashk Trokshi,
ipeshkv i ipeshkvisė Shkup - Prizren me dekret themeloi famullinė
dhe njėherit emėroi famullitar dom Mikelin, do tė fillojė nga
puna edhe shkla e parė, si pjesė pėrbėrėse e historisė sė
arsimi
t kombėtar.
S'do mend se edhe kėtu sintagma "Shkolla e Parė
Shqipe" mund tė jetė e kushtėzuar dhe mbase nė shkencat
pedagogjike duhet pėrcaktuar nė krahasim edhe me disa shkolla tė
tjera, ngase qendra mėsimore dhe shkolla nė gjuhėn shqipe ka
pasur edhe mė parė, sado qė mungonte tradita e njė shkolle
kombėtare nė kuptimin e gjėrė tė kėsaj fjale.[20]
Nevoja e madhe pėr formimin dhe
ngritjen e ndėrgjegjės kombėtare ndėr masat popullore ishte njė
nga detyrat e para qė shtrohej nė kohėn e Rilindjes Kombėtare:
kjo nevojė dhe domosdoshmėri mund tė plotėsohej pikėrisht nga
lėvrimi i gjuhės shqipe, nga pėrhapja e shkrimit dhe e shkollės
shqipe, nga pėrhapjet e njohurive shkencore dhe artistiko -
letrare. Siē dihet, pengesa mė e madhe ishte Perandoria feudale
turke, e cila gjatė gjithė kohės sė sundimit i mbante shqiptarėt
nė errėsirėn e paditurisė dhe pėrpiqej tė shuante ēdo shkėndijė
nė arsim dhe kulturė. Kėtė pengesė do ta kalojė dom Mikeli
guximtar nė bashkėpunim me Andrea dhe Mati Logorecin
(1867-1941), Lazėr Lumezin (1870-1941), e sidomos nė bashkėpunim
tė ngushtė me parėsinė e vendit, me njerėz tė shquar tė kėsaj
treve, siē ishin, Jozė Ballabani, Seba i Andresė - Sedaj, Idriz
Seferi, Toni Simonit, me shokė.
Shkolla nė Stubėll tė Epėrme pėr
pushtuesit e vendit do tė jetė ilegale, kurse mėsuesi i saj, i
pėrndjekur. Nė fakt, nė shekullin e kaluar pėrhapja dhe
themelimi i shkollave private ose gjysmė private shqipe kishte
pranuar njė karakter tė njė lėvizje tė madhe nė integrim me
politikėn properėndimore tė Austrisė, ku atėbotė (nė Vjenė)
ishte shkolluar edhe dom Zef Ramaj (1872-1914), i lindur nė Stubėll
tė Epėrme, famullitar i njohur i Shkupit (edhe mė parė i
Selanikut), i cili kultivonte traditėn e martirėve, si pasardhės
i drejtpėrdrejtė i tyre: sė kėndjemi, dom Mikeli ishte plotėsisht
i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė e mėdha tė funksionimit tė
atyre shkollave private apo gjysmėprivate, kėshtu qė mendja e
tij e ndritur, nė ftymėn e shoqėrisė "Bashkimi" dhe
tė ideve pėrparimtare tė themeluesit tė saj, imzot Prenk Doēi,
kėrkon pėrkrahje dhe ndihmė materiale nga organet qeveritare tė
Austrisė. Megjithatė, shkollėn do ta pėrkrahė
Austro-Hungaria, duke ia dhėnė njė pagė modeste famullitarit tė
pėrshpirtshėm, i cili kėto tė ardhura do t'i investojė nė
thesarin e dijes dhe tė pėrparimit kombėtar.
Karakteristikė e shkollės ishte qė
nxėnėsit e saj tė mėsonin gjuhėn shqipe, por edhe lėndėt
tjera, qė ishin matematika, historia, besimi katolik dhe muzika,
gjithashtu nė gjuhėn shqipe. Kuptohet vetvetiu se lėnda e gjuhės
shqipe pėrsėri ndahej nė kėndim (lexim) dhe bukurshkrim, kurse
muzika ishte njė prej lėndėve kryesore, sepse qė nė fillim tė
punės sė shkollės u organizua kori i muzikės, bashkė me shoqėrinė
kulturore pėr recitim dhe shfaqje teatrale. Ky kor nė njė pėrbėrje
tė ngushtė e nė tė cilin pėr nga zėri i bukur dalloheshin
Toni Jozės, Toni Simonit - Sedaj, (motrat) Mrika dhe Todora
Gjergji dhe disa tė tjerė, ka ekzistuar deri vonė (nė vitet e
shtatėdhjeta).
Edhe pėr kėtė shkollė, sikur edhe
pėr Shkollėn e Parė Shqipe nė Korēė, mund tė thuhet sė e tėrė
pėrmbajtja mėsimore pėrshkohej nga fryma patriotike e lėvizjes
qė kishte ngjallur Rilindja Kombėtare Shqiptare. Kėshtu
programi mėsimor nga shkrim-kėndimi, nga gramatika dhe letėrsia
shqipe ishin nė lidhje edhe me historinė e Shqipėrisė, me
gjeografinė, etj., kurse tekstet ishin libėr kėndimi, (Kėndime
pėr shkolla tė para tė Shqypnisė), historia e pėgjithshme,
numratorja, (Numratore pėr shkolla tė para tė Shqypnisė) etj.
Siē dihet, nė shkollat e tė krishterėve ortodoksė
shqiptarė mėsimet jepeshin greqisht, kurse nė shkollat e
katolikėve, qė administroheshin nga kleri katolik, mė parė
edhe mėsimet jepeshin italisht,[21] kurse i pari qė atėbotė
kishte futur gjuhėn shqipe, si gjuhė mėsimi nė shkollėn e
mesme nė vitin 1902, qe mė i madhi poet i traditės letrare
shqiptare dhe patrioti at Gjergj Fishta (1871-1940). Tri vjet mė
vonė dom Mikeli kėtė gjuhė do ta zgjėrojė nė ligjėrimin e
tė gjithė lėndėve mėsimore, pėr t'ia dhėnė tė gjitha
format shkollės fillore bashkėkohore. Kėtu mbase qėndron edhe
merita e tij mė e madhe pėr
arsimi
n kombėtar. Nė fakt, nė vende ku nuk depėrtonin organet e pushtetmbajtėsve
turq dhe, natyrisht, pėr shkak tė qetėsisė mė tė madhe,
ekzistonte mundėsia pėr tė hapur shkolla me njė fizionomi
bashkėkohore, nė kuptim tė ligjėrimit tė tė gjitha lėndėve
mėsimore nė gjuhėn shqipe. Qytetet kishin traditė tė mėsimit
tė gjuhėve tė huaja dhe tė shkollave nė gjuhė tė huaj
(turqisht, greqisht, italisht), kurse katundet ishin mė tė
izoluara dhe mė tė kursyera nga rrebelat anadollakė. Nė kėtė
pikė Stublla dhe Zymi, dy katunde kodrinore, dalloheshin nga
Prizreni, Gjakova, Peja, Shkupi, Manastiri dhe qytetet tė tjera,
ku ishin hapur shkolla edhe mė parė, por sa i pėrket gjuhės
ishin disi tė pėrziera. Kėtu duhet thėnė se dom Mikeli, duke
qenė i lindur Prizrenas dhe kishte vijuar kėto shkolla pėr t'i
kuptuar mė vonė edhe mangėsitė e tyre. Prandaj edhe mund tė
thuhet se qėndrimi i tij i prerė ishte qė plotėsisht tė
shqiptarizohen ato shkolla, ku nxėnėsit janė shqiptarė. Nė kėto
aspekte kjo shkollė do tė quhet shkolla e parė shqipe nė Kosovė.
Dihet se kėtė shkollė katėr vjeēare
mbaruan tri gjenerata dhe se shkolla punoi me ndėrprerje deri nė
vitin 1921, kur edhe u bė regjistrimi i popullsisė nė
Jugosllavinė e vjetėr. Nė kėtė regjistrim, sipas kallėximit
tė disave, dom Mikeli ishte deklaruar me kombėsi shqiptare, e jo
"katolik i Romės", siē kėrkonte pushteti i atėhershėm
i Jugosllavisė sė vjetėr. Ai e kishte situatėn e qartė dhe
luftonte kundėr atyre intrigave politike qėllimkėqija e
antipopullore, qė do t'i bėhen pengesė e madhe nė vazhdimin e
punės nė shkollė. Formimi i tij humanist dhe patriotik, si njė
obelisk dėshmori, do tė ia sigurojė vendin nė historinė e
lavdishme tė shkollės sonė si mėsues i pėrndjekur dhe i ndėshkuar.
Meqė ishin deklaruar "shqiptar" nė regjistrimin e
popullsisė, qė kishte ushtruar ndikesė tė madhe nė gjithė
popullsinė e vendit, dom Mikeli do tė burgoset.
Nga hulumtimet e mėtutjeshme mbase
do tė konstatohet nė njė mėnyrė mė tė plotė veprimtaria
dhe vuajtjet e dom Mikelit, burgosjet dhe persekutimet e tij.
Megjithatė, duhet thėnė se edhe deri nė vitin 1921 ai ishte i
pėrndjekur dhe pėr kėto dhe shkaqe tė tjera kishte angazhuar tė
vėllanė, Jakun, qė ta zėvėndėsonte nė shkollė, por qė
edhe ta strehonte nė kėtė vend kodrinor, sepse, ai patriot i
zjarrtė qė ishte, Jaku kishte marrė pjesė nė Vlorė nė
shpalljen e pavarėsisė.
Me njė fjalė, dom Mikeli ishte mishėruar
me Stubllėn dhe stubllanėt e saj, sepse edhe e ema Stana kishte
jetuar me tė dhe kishte vdekur nė Stubėll.
Nė kėtė katund do tė varroset
edhe ai me 22 shkurt 1933, pasiqė kishte kaluar njė jetė tė
bujshme, me plot peripeci dhe kastigime, por njė jetė tė denjė
qė tė shėnohet me shkronja tė arta nė historinė e shkollimit
kombėtar shqiptar. Pas njė kohė tė pushimit nė Stubėll,
sipas kėrkesės sė familjes sė tij, eshtrat e tij barten nė
Letnicė, ku edhe sot gjindet varri i tij, gjithherė i vizituar
dhe i zbukuruar me lule. Tani ka mbetur vepra e madhe e dom
Mikelit dhe kujtimi i pėrjetshėm, sidomos me ngritjen e kėtij
busti dom Mikelit do tė jetojė nė zemrat tona.
Nuk mund ta pėrfundojmė kėtė fjalė
tė rastit mbi shkollėn e parė shqipe dhe mbi mėsuesin e saj pa
i pėrmendur bile disa nxėnės tė tij dhe pa i shtruar disa ēėshtje
tė alfabetit tė kėsaj shkolle. Nė lidhje me kėtė ēėshtje
duhet thėnė gjithashtu se ėshtė edhe ajo traditė e shkrimit
(kėndimit) para hapjes sė shkollės sė Dom Mikelit sepse edhe
at Lorenc Koliqi (1873-1919), i lindur nė Stubėll, sikundėr dom
Zef Ramaj (1872-1914), i cili mė vonė, pasi qė kishte kryer
studimet e larta nė filozofi e teologji nė Vjenė, kishte shėrbyer
famullitar nė Selanik dhe Shkup. Nga kjo kohė ėshtė ruajtur
edhe mbishkrimi nė njė kryq (nė varrezat e Demovytėve, sc.
Demaj), i cili kryq ruhet nė Muzeun e Shkollės, e nė tė cilin
shkruan:
Kyo vori Simonit Rames 75. vjec dic N'Letnica
Statorit 28. 1907. Syrghynit fees babes vet bijt: Pera e
Deda.
Nė kėtė mėnyrė mund tė konstatohet se nė Stubėll
tė Epėrme shkruhej gjuha shqipe edhe para hapjes sė
"Shkollės sė Dom Mikelit", e cila, nė fakt, nė vitin
1905 u zyrtarizua, por veprimtarinė e tij tė gjithanshme do ta kėtė
zhvilluar dom Mikeli nė Stubėll (dhe nė gjithė Malėsinė e
Karadakut) prej vitit 1896, kur qė emėruar nga imzot Andre
Logoreci famullitar nė Letnicė. Duke qenė vetė shqiptar, nė
punė tė
arsimi
t mbase veprimtarinė mė tė madhe do ta ketė zhvilluar nė Stubėll,
sepse nė Letnicė, siē dihet, edhe sot jetojnė besimtarėt e
kombėsisė kroate. Sė paku duhet llogaritur qė kori (i kishės)
dhe disa forma tė tjera tė organizimit kulturor do tė kenė
ekzistuar nė Stubėll para hapjes sė shkollės, tė cilėn do ta
kenė vijuar edhe ata nxėnės qė ishin mė tė moshuar.
Pavarėsisht nga fakti qė kėtu nuk
jemi nė gjendje tė konstatojmė i numrin e
saktė tė kėtyre nxėnėsve, duhet thėnė se mė tė
dalluarit nė mėsime dhe, si tė thuash, mė tė rregullt ishin
ata qė e kishin shkollėn mė sė afėrmi, pėrkatėsisht nxėnėsit
(fėmijėt) e familjeve tė Hysenovytėve, tė Sedovytėve, tė
Ballabanėve, etj., qė nė disa libra shkollore tė Muzeut tė kėsaj
shkolle shėnohen dhe me emra (mbiemra) Hysenaj dhe Sedaj. Tė
gjeneratės parė mbase do tė kenė qenė Toni Simonit, Lushi Sebės
- Hysenaj, Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lushi Gjonit
dhe disa tė tjerė qė do tė kenė qenė mė tė moshuar. Toni
Simonit-Sedaj (ka vdekur mė 1960) i cili nė vitin 1928 ėshtė
transferuar nga Stublla nė Kabash dhe praktikisht udhėheqte
korin e kishės Famullinė (filialėn) e Binēės mė kujtohet si
sot, kur ky, Baci Ton yni i dashur, na thoshte se duke qenė mė i
madh se tė tjerėt, shpeshherė e zėvendėsonte dom Mikelin nė
shkollė. Mbase kėshtu tė mėdhenj do tė kenė qenė edhe Toni
Jozės, Noc Pali, Gjon Seba, Dodė Gegė Lorenci, etj., kurse nė
grupin e atyre qė ishin shtatė deri dhjetė vjeē ishin: Zef
Marku, Dile Ramaj, Mrikė Gjergji, Tereze Sedaj - Uka, Kata e Sebės
- Sedaj (i biri i saj Bernardini - Berta sot jeton nė Janjevė),
Maria Martinit, Drana Lencit, Gjoni Tadesė, Dilja Sebės, Kola i
Markut etj...
Gjeneratės dytė i takonin: Jak
Sedaj, Tade Ballabani, Mark Lorenci, Minush Ndou, Pal Koliqi, Gjon
Andrea me shoke, kurse nxėnės tė mėsuesit Jak Tarabulluzi
ishin Toni Kolecit (Ramaj), Gjergj Ramaj, Zefi Tomės Uka, Luzi
Bozhės Uka, Shini Ndout Uka, Agėja e Sebės Gjergjit, Zinė
Demaj, Tovi Tomės Sedaj, etj. Natyrisht mė tė dalluarit prej
tyre, mbase do tė kenė qenė Pater Lorenci dhe dom Dedė Ramaj,
famullitari i dikurshėm i Stubllės, i cili edhe nė vokacionin e
tij do ta ndjekė me hapa tė sigurt dom Mikelin e urtė.
Mirėpo, nxėnės ka pasur edhe nga
katunde tė tjera, si pėr shembull, Gjergj Berisha ishte nga
Terzijat, kurse xha Hasimi (1902) i Llokmės (jeton nė Viti) edhe
sot evokon se si dom Mikeli udhėtonte duke i vizituar katundet e
Malėsisė sė Karadakut pėr tė kryer punėt pastorale dhe pėr
tė kėrkuar qė t'i dėrgojnė nxėnėsit nė shkollė.
Nga tė gjithė kėta nxėnės, nga
familjet e tyre e tjera, janė ruajtur kujtimet pėr dom Mikelin.
Kujt s'i kujtohet zėri i bukur i kėngėtarės sė kėngėve
kishtare tė Mrikės dhe tė motrės sė saj Todorės, tė cilat i
kishte mėsuar dom Mikeli!
Mė kujtohet si sot se si halla ime e
ndjerė, Tereze Sedaj, e martuar Uka, nxėnėse e gjeneratės parė,
bash nė ēdo takim mė bisedonte pėr dom Mikelin. Me thoshte se
duhet tė shkruaj bukur, sepse nė shkollėn, e dom Mikelit
bukurshkrimi kishte rėndėsi tė madhe. "Eh, biri im",
mė thoshte ajo, "sa e sa gra vinin tė unė edhe nga Zhegra
qė t'ju shkruaj apo t'ju lexoj letrat e burrave tė tyre ushtarė:
tė gjithė kėto tė mira i kam prej dom Mikelit".
Mė sa mund tė konstatohet, nxėnės
(tė gjallė), nga tė cilėt kemi dėgjuar evokime pėr shkollėn
dhe pėr dom Mikelin nė Stubėll janė: Dile Ramaj, Mark Lorenci,
Gergj Ramaj (vėllai i dom Dedės) dhe Zine Demaj, kurse tė Jak
Tarabulluzit janė mė tepėr.
6. Alfabeti i Dom Mikelit
Sa i pėrket alfabetit, ky i dom mikelit ėshtė
thjesht latin dhe pavarsisht nga fakti qė kishte pėrzierje tė
alfabetit tė mėparshėm, mbase mė i afėrt ėshtė me atė tė
"Agimit", i propozuar nga poeti dhe gjuhėtari Dom Ndre
Mjedja, u miratua nė Konferėncėn e ipeshkėve shqiptar, tė
mbajtur nė Shkodėr, mė 1-6 maj 1902. Duke u bazuar nė disa
dokumente (shkrimore) tė kohės, e sidomos nė disa libra
shkollorė qė edhe sot ruhen nė Muzeun e Shkollės[22] siē janė Kendimi pėr Skola tė para Sqypnies, pjesa e pare dhe Numratore pėr
Skola tė para te Sqypenies, pjesa e pare, Skola te pare, si
dhe nė njė fletore tė Jak Sedajt, nxėnės tė gjeneratės sė
dyte, mund tė dallohen vetėm bashkėtingėllore c (q,ē) s (sh)
(p.sh. per spi kini me cit
sort, ose Gjergji
Tomshit) tė cilat, siē dihet, i kishte propozuar Ndre Mjedja
nė Kongresin e Manastirit, kurse bashktingėlloret e tjera me
grafema tė dyfishta (dh, gj, ll etj.) janė mė tė zakonshme.
P.sh. edhe, uligjet,
ustallak. Megjithatė, duhet thėnė se nė pėrdorimin e sh-sė
nuk shfaqet njė konsekuencė, sepse ndeshet edhe nė variantin e
grafemės sė dyfishtė (siē e kemi sot), kurse ē
(q), jo vetėm qė nuk
dallohet nga vlera fonetike, por ruhet edhe mė vonė (tė nxėnėsit
e gjeneratave tė mėvonshme) nė variantin e kroatishtes (c).
Nė fund tė kėtij shkrimi mund tė thuhet se dom Mikeli ishte
plotėsisht i vetėdijshėm pėr rrjedhat e zhvillimit tė idesė
pėr njė alfabet tė pėrbashkėt latin.
|
|