|
Stublla ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė mėdha, e vendosur nė
rrafshlartat e harkut tė Majave tė Karadakut, nė krye tė cilės
qėndron ballėlart, si kėshtjellė, kreshnike dhe e ndritur nga
rrezet e arta tė diellit - Stubllavaqa, rrėzė sė cilės
shtrihet Stublla krenare, e njohur si vatėr e
arsimi
t,
85-vjetorin e sė cilės po e kremtojmė.
Stublla pėrmendet qysh nevitin 1477. Vėrtet, nė njė hartė
topografike tė Shkupit, pėrmendet Caravajka, qė gjendet ne
veri- lindje tė Stubllės[1]. Duke qenė se Stublla u muar si vend orientimi pėr fshatin e pėrmendur,
e i cili ėshtė edhe sot e kėsaj dite, atėherė mund tė pėrfundojmė
se Stublla ishte vend me rėndėsi dhe mjaft i njohur. Po nė tė
njėjtin vit pėrmendet Stublla, e cila lokalizohet nė rrethin e
Moravės[2].
Disa historianė supozojnė se qysh nė atė kohė, d.m.th. nė shekullin
XV, nė Stubėll do tė ketė ekzistuar njė shkollė, bile e lartė
teologjike, apo sė paku nė formė tė njė kolegji /"scuola
in forma di colleghio"/. Nė raportin e vizitatorit apostolik
Aleksandėr Komulloviqit dhe pėrcjellėsit tė tij T. Raggia-s
/1584/ i rekomandohet Selisė sė shenjtė hapja e njė shkolle tė
tillė nė territorin e famullisė katolike tė Karadakut tė
Shkupit /Montenegro di Scopia/.
Hapja e kėsaj shkolle arsyetohet
nga fakti se "aty nuk banojnė e nuk vijnė turqit"[3]. Nė kėtė vend tė strehuar do tė mund tė mėsonin nxėnėsit e
besimit katolik nga mbarė vendi: "Stublla (afėr Gjilanit),
fshat qė flet gjuhėn shqipe, ka qėnė vend i pėrshtatshėm pėr
hapjen e njė kolegji tė kėtillė katolik" - pohon njė
studiues i ēėshtjes sė arsirnit tek ne.[4]
Edhe pse kjo ēėshtje nuk mund tė vėrtetohet
saktėsisht se ku , gjendej ky lokalitet i kėsaj shkolle, prapė
disa fakte na shtyjnė tė besojmė apo sė paku tė mendojmė se
ky vend ishte si Stublla, e qė ne kėtu po i cekim:
-U pa se Stublla ishte
njė vend i njohur, sepse mirret si pikė orientirni pėr fshatrat
e tjera;
-Nė favor tė kėsaj
flet edhe ekzistimi i njė kishe tė madhe
-siē ėshtė tradita nė
popull, kushtuar Shėn Lukės, lokacioni i sė cilės do tė ishte
ku janė varrezat e sotme, ku para ca kohe kishte edhe themelet tė
njė godine tė tillė.
-Edhe para viteve tė arrestimit dhe tė mėrgimit
(1846-1848) tė mbarė popullatės sė Stubllės, Binēėes, Vėrnakollės
dhe Terziajve pėr nė Anadolli, supozohet se ka ekzistuar njė
shkollė nė kėtė vend. Gjatė qėndrirnit tė kėtyre tė
merguarėve (syrggnve - siē i quan populli) nė Anadolli, nė
vendin e quajtur Filadorė, ku bashkė me kėta tė mjerė ishte
edhe famullitari i tyre, At Anton Marojeviqi, famullitar nė
Letnicė, i cili i bashkangjitet grigjės sė vet nė kėtė rrugė
pėsimi e mundimi, disa murgesha qė iu gjetėn nė ndihmė kėtyre
mjeteve, e lusin At A. Marojeviqin t'i mėsonte fėmijėt e kėtyre
tė merguarėve, por ai u pėrgjigjet: "Me dėshirė u kisha
dhėnė mėsim fėmijėve, por pėr fat tė keq kjo nuk ėshtė e
mundur, sepse jam i sėmurė prej asmės dhe nuk kam fuqi fizike pėr
tė kryer kėtė punė"[5].
Kur flasim pėr mėsimin shqip nė Stubėll, duhet
cekur se disa prej tė mėrguarėve dinin shkrim-lexim shqip.
Thuhet se nė atė kohė tė salvimeve njė Andre Krista ishte
bile mėsues nė Prizren. Tė gjitha kėto na shtyjnė tė mendojmė
se zhvillimi i shkollimit dhe
arsimi
t nė gjuhėn shqipe nė kėtė
vend kishte filluar para viteve '40 tė shek. XIX.
Periudha e mėrgimit gjatė
viteve 1846-1848 [6]
Faqet mė tė
shndritshme tė historisė, nė pėrgjithėsi, e sidomos tė asaj
tė popullit tonė shqipar, i shkruan trimat dhe fatosat e Stubllės,
Binēes, Vėrnakollės dhe Terziajve gjatė 1846-1848, vitė tė mėrgimit
tė pėrdhunshėm tė mbarė popullatės sė kėtyre fshatrave pėr
nė Anadolli, i e kjo pėr shkaqe fetare dhe kombėtare: pėr Fe e
Atdhe. Mė 3 nėntor 1839 sulltan Mexhidi shpall Tanzimatin, do tė
thotė nė tėrė perandorninė osmane, nė mėnyrė tė gjithėmbarshme
garantohen: liria fetare dhe ndera pėr tė gjithė nėnshtetasit,
pa dallim feje. Edhe liria fetare qe e garantuar, por ajo pėr tė
krishterėt mbeti vetėm shkronjė nė letėr.
Tė mėsuar nga At Anton
Marojeviqi, famullitari i tyre nė Letnicė, 24-kryepleq tė kėtyre
fshatrave shkojnė nė Gjilan tek Maliq Beg Gjinolli dhe kėrkojnė
ata t'i njohė si shqiptarė katolikė dhe se ata nuk janė turq
(myslimanė). Kjo e drejtė, edhe pse e shpallur dhe e proklamuar,
nuk iu pranohet dhe ata arrestohen, me preteks se ata janė kunder
Perandorisė osmane. Pas arrestimit tė kryepleqve arrestohet edhe
mbarė popullata dhe tė gjithė dėrgohen pėr Turqi. Ishte ky njė
plan pėr shfarosjen e kėsaj popullate tė krishterė.
Rruga: Gjilan - Prishtinė
- Shkup - Selanik - Turqi ėshtė rrugė e mundimeve dhe e
salvimeve tė papėrshkrueshme. Heroizmi dhe trimėria e kėtyre tė
krishterėve janė tė rralla nė historinė dymijėvjeēare tė
Kishės. I pari martir, Augustin Stublla vdes nė burgjet e
Shkupit. I lidhur nė pranga tė rėndė rreth qafės, nė duar
dhe kėmbė, i trimėron shokėt e vet t'i mbesin besnik Fesė sė
Krishtit dhe tė vdesin pėr tė. Tė gjithė kėta tė mėrguar i
ēojnė, neper Manastir, pėr nė Sėlanik, tė ndarė nga tė afėrmit
e vet. Aty i vendosin nė njė shtallė, ku mė nė fund u
bashkuan me tė vetėt... "U perqafonin, u puthnin, qanin nga
gezimi, gjithėsecilit i ishte lidhur gjuha e ndalur zėri nė
fyt. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr dhe tė rėndė, filluan
kallximet dhe pyetjet pėr vuajtjet dhe pėsimet.
Mė nė fund i thanė njėri-tjerit:
Tė jenė vuajtjet pėr shpėrblim e falje tė mėkateve tona dhe
pėr dashuri ndaj Atdheut, Fesė dhe Jezu Krishtit, e pėr lavdinė
e tyre!"
Njėra palė pyeste
tjetrėn: Ku ėshtė ai apo ai tjetri?
Pėrgjigja ishte: Kaloi
nė jetėn e amshuar!
Ku e kam birin? - pyeti
plaku tetėdhjetėvjeēar. - "Ka
vdekur nė pranga!" "E biri mė i ri i djalit?" -
pyet plaku tjetėr. "E lėshoi forca..."
Kėshtu vazhdonin rrėfimet
e kėtyre fatosave pėr tė afėrmit e tyre qė pėsuan aq keq vetėm
e vetėm pse nuk dėshiruan t'i bin mohit Fesė sė Jezu Krishtit.
Deri nė Selanik nga
torturat, acari, lodhja dhanė jetėn 51 dėshmorė, martirė.
Prej Selanikut vazhdon udhėtimi i rrugės sė kryqit pėr nė
Turqi, nėpėr det. Nė Turqi i vendosin nė Muhaliq e Filadorė.
Gjatė udhėtimit nėpėr det, por edhe gjatė qėndrimit tė tyre
nė kėto vende moqalike, pa ushqim, nga sėmundja dhe mjerimi,
vdesin edhe 50 tė tjerė.
Do tė thotė prej 177 tė mėrguarėve, nė jetė mbetėn vetėm
76. Kėtu tė pėrmendim edhe heroizmin e madh tė meshtarit dhe
bariut, At Anton Marojeviqit, i cili i bashkangjitet kėtij udhėtimi
pėsimesh e vuajtjes tė besimtarėve tė vet.
Pas dy viteve tė qėpdrimit
nė Turqi, pas dy viteve tė vuajtjeve tė rėnda, kthehen nė
Atdhe 76 tė mėrguar, me ta ishte edhe At Anton Marojeviqi. Prej
atyre qė u kthyen, nė sot kemi tri famulli: Stubllėn, Binēen
me Kabash dhe Vėrnakollėn, dikund afėr shtatė mijė besimtarė.
Themelimi
i famullisė sė Stubllės dhe hapja e shkollės sė parė
Periudha tjetėr e rėndėsishme ėshtė viti 1905, kur Imzot PASHK
TROKSHI themeloi famullinė e Stubllės dhe famullitarin e deriatėhershėm
tė famullisė sė Letnicės, Don Mikel TARABULLUZIN e emėroi
famullitar nė Stubėll. Ky prift i mirė dhe i
zellshėm menjėherė i pėrveshėt punės. Kėshtu ai po nė
kėtė vit hap nė Stubėll shkollėn e parė nė kėto anė.[7]
Periudha tjetėr e rėndėsishme ėshtė ajo e pas Luftės sė Dytė Botėrore,
kur nė mbarė vendin bėhen pėrpjekje tė mėdha pėr hapjen e
shkollave, pėr hapjen e kėtyre tempujve tė diturisė. Kėshtu
me 1950 hapet shkolla mė katėr klasėt e para, ndėrsa nė vitin
1969-70 ajo tetėklasėshe. Fryt i gjithė kėsaj ėshtė
shkollimi i gjithė fėmijėve deri nė klasėn e tetė. Njė
numer i tė rinjve ėshtė i pėrfshirė nė shkollimin e mesėm. Njė numėr po ashtu
mjaft i madh ka kryer studimet universitare, etj.
Stublla, si edhe
shumė fshatra tė tjera, ec me hapa tė sigurtė drejt rrugės sė
arsimi
t dhe tė pėrparimit. Tė pėrmendim edhe kėtė: ky fshat dha edhe mė se
dhjetė priftėrinj, afėr 50 murgesha, tė cilėt punojnė kėtu,
nė Kosovė e gjetiu duke dhėnė kėshtu njė dėshmi e kontribut
tė ēmueshėm nė lėmin shpirteror dhe civilizues.
Stublla sot po kremton kėto
dy jubile tė rėndesishėm: 85-vjetorin e themelimit tė famullisė
dhe tė shkollės sė parė si dhe 100 vjetorin e shugurimit pėr
meshtar tė Don MIKEL TARABULLUZIT, tė kėsaj figure tė ndritur
tė
kulturės sonė kombėtare.
Janė kėto dy pėrvjetorė
dhe data qė pėr ne dhe kulturėn tonė kanė rėndėsi tė
madhe.
|