29.05.2003 - Trepca.net

MBI TAKIMET E DOM MIKELIT ( I )

SHKĖNDIJIM DRITE NĖ MALĖSI TĖ KARADAKUT


Shkruan: Sabit JAHA
   
  
Kėtu ditė, pikėrisht mė 22 shtator 1990, nė Stubėll tė Vitisė u shėnua 85-vjetori i shkollės parė shqipe nė Kosovė. Me kėtė rast nė kėtė manifestim kulturor-arsimor e kombėtar morėn pjesė njerėz nga tė gjitha viset e Kosoves. Morėn pjesė dr. Idriz Ajeti, Anton Ēetta, imzol Nikė Prela, dr. Mark Krasniqi, Dile Ramaj (nxėnėsja e mėsuesit Mikel Tarabulluzi), Jak Mita, Mehmet Gjevori, Tahir Berisha, dr. Engjėll Sedaj, dom Lush Gjergji, etj.
 
Nė Stubėll, atė ditė, nė atė manifestim u shėnua edhe 100-vjetori i shugurimit meshtar tė dom Mikel Tarabulluzit, ish-mėsues nė kėtė katund tė Karadakul, ku dhe u zbulua busti i tij.
 
Akademia solemne u organizua nė oborrin e shkollės sė vjetėr, tė famullisė, nė te cilėn tashmė ėshtė vendosur muzeu. Pėr kėtė manifestim u angazhua shumėkush nė kėtė anė, posaēėrisht meritė kanė vendasit, tė cilėt i priten miqtė si ėshtė mė sė miri.
 
Nė ketė manifestim kulturor-arsimor e fetar nė mėnyrė dinjitoze u shėnuan kėto dy pėrvjetorė, me qėllim qė ky takim tash e tutje tė jetė tradicional pėr ēdo vit.
 
Mė madhėshtor ishte ky takim, ku nė gjirin e Malėsisė sė Karadakut ishin edhe anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, si Mark Krasniqi, Ali Podrimja, Bedri Hysa, Ibrahim Kadriu, Zejnullah Halili, Jonuz Fetahaj, Isak Ahmeti, etj. Nė emėr tė BVI-sė sė Kulturės sė Kosovės Bedri Hysa kėsaj shkolle i dhuroi njė bibliotekė, ndėrsa nė emer tė BVI-sė sė Arsimit, Haqif Canaj shkollės i dhuroi njė televizor me ngjyra. Zbuluesi i bustit tė mėsuesit dom Mikel Tarabulluzit, si dhe portreti i kėtij pishtari tė dritės, punim i Zeqirja Rexhepit, entuziazuan tė gjithė tė pranishmit e kėtij manifestimi madhėshtor.
 
Pėr shkollėn e parė shqipe dhe mėsuesin e parė tė saj, dom Mikel Tarabulluzin, foli Engjėll Sedaj, ndėrsa pėr historinė e Famullisė sė Stubllės foli Ndue Gjergji.
 
 
Takimi me mėsuesin nė bronz
 
Pėr tė gjithe tė pranishmit e manifestimit te 85-vjetorit tė Shkollės Parė Shqipe nė Kosovė atė ditė ishte njė sihariq i madh nė Stubėll, kur pinjolli i familjes sė Mikel Tarabulluzit, Jak MITA, i nipi i tij, para kureshtareve zbuloi bustin e dajės sė vet. Ne atė ēast, pranė bustit, mėsuesit tė saj nė bronz, u gjend edhe ish-nxėnėsja e tij, Dile Ramaj. Me atė rast, Jak Mita evokoi disa kujtime pėr shembėlltyrėn e dajės se vet, mėsuesit tė Stubllės, mėsuesit tė sa e sa mėsuesve anekėnd Kosovės.
 
 
Akademia solemne nėn "kujdesm" e helmetkaltėrve?!
 
-Ē'ironi e kohės kjo, ore i uruar?!- flilej e slėrflitej thuajse nga secili njeri qė ia kishte mėsyer drejt Stubllės, atė ditė shtatori fill pas orės tetė tė mengjesit. Menjėherė, nė tė kthyer, nė tė majtė nė midis tė rrugės autoblinda e milicisė dhe milicėt qė nuk lėshonin asnjė veturė pėr t'u ngjitur shpatit drejt Stubllės.
 
Tė gjithė vizitorėt kujdestaret (kupto: milicėt) e "shtetit juridik" tė Serbisė iu ndalonin qė tė ngjiteshin me veturat e tyre deri lart nė katund. Vizitorėt pa kundėrshtuar me as mė tė voglėn fjalė, linin veturat dhe kėmbė 4 a 5 km vazhdonin tė ngjiteshin shpatit tė rrėpinjtė te Stubllės. Vizitorėt e moshave tė ndryshme: burra, gra, fėmijė, njėri pas tjetrit, kush mė herėt e kush mė vonė, ngjiteshin drejt Stubllės legjendare.
 
Ecnin njėri pas tjetrit dhe gjithsecili bluante diē me radaken e vet dhe... Njėri nga tė moshuarit derisa pushonte aty-kėtu, ngase i zihej fryma tha: "Koha, koha e ha kashtėn, ore thotė njė urti e popullit tonė". Prapė, me tė hyrė nė katund, nė oborrin e shkollės sė re, sėrish autoblinda e milicisė dhe kujdestarėt e tė vetėquajturit "shtet juridik" i Serbisė. Vizitorėt ecnin, ndėrsa milicet vetėm shikonin dhe prisnin.... meqė me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat ishin pergatitur.
 
Por gjithēka rridhte sipas planifikimit tė organizatorėve tė kėtij manifestimi. Gjendemi nė oborrin e ish-shkollės sėvjetėr, aty ku bėhej manifestimi qendror. Derisa ipeshkėvi imzot Nikė Prelaj mbante meshėn pėr dom Mikel Tarabulluzin, rreth e qark oborrit sogjonin kujdestarėt (milicėt) e Serbisė. Pėr njeriun e zakonshėm kjo skenė ishte e jashtėzakonshme, por pėr ne kosovarėt (pikėrisht shqiptarėt) kjo skenė nuk ishte e rastėsishme.
 
Megjithatė, asgjė nuk ndodhi, pėr ēfarė ishin angazhuar "kujdestarėt" qė tė "kujdestaronin" gjithė ditėn nė atė vapė tė madhe, ku percėllonte dielli vjeshtak nė ato brigje tė rrėpinjta tė Stubllės sė Karadakut. Gjithēka rrodhi nė dobi tė vetė organizatorėve lė kėtij manifestimi tė madhėrishėm. Megjithatė, prania e forcave tė armatosura tė milicisė ijepnin njė pamje tė jashtezakonshme kėtij manifeslimi tė shkėlqyeshėm. Porja ndodh edhe ajo ēfarė s'do tė duhej tė ndodhte. Por, dihet mirėfilli se gjithēka qė ndodh brenda pėrbrenda kohės e hapėsirės, deshėm apo s'deshėm duhet t'i shėnojmė nė kronikėn e kohės, meqė edhe kjo ėshtė pjesė e jetės.
  
 
Dom Mikel Tarabulluzi - mėsues i parė i shkollės sė parė shqipe nė Kosovė
 
Pėr historikun e famullisė se Stubllės gjerė e gjatė foli dom Ndue Gjergji, i cili,  ndėr tė tjera tha se Stublla si vendbanim pėrmendet qysh nė vitin 1477. Ky katund ėshtė njėri ndėr vendbanimet e rrafshnaltės sė majės sė Karadakut, si kėshtjellė kreshnike. Studiuesit thonė se qysh nė shekullin XV nė Stubėll ka ekzistuar njė shkollė, ndoshta shkollė e larlė teologjike ose sė paku nė formė tė kolegjit.
 
Qysh nė vitin 1584 pėrmendet famullia e Karadakut tė Shkupit (Montenegro di Scopia), e cila pėrmbante 4 katunde me mė sė 500 besimtarė. Mė tutje dom Ndue Gjergji zuri ngoje edhe shembullin e martirėve tė Karadakul (Stubllės, Binēės, Vėrnakollės e Terziajve) gjatėviteve 1846-1848, kur tė mėrguarit e dhunshėm pėr Anadoll u pėrsekutuan nė mėnyrat mė barbare nga pushtuesit turq.
 
Ndėrkaq, pėr shkollėn e parė shqipe dhe pėr mėsuesin e saj dom Mikel Tarabulluzin foli dr. Engjėll Sedaj, i cili ndėr tė tjera tha se nuk ėshtė ēudi qė mėsuesi i parė i kėsaj shkolle tė parė shqipe nė Kosovė tė jetė njė prift shqiptar, bashkėkohanik i Shtjefėn Gjeēovit, Gjergj Fishtės, Shtjefėn Kurtit dhe tė klerikėve tė tjerė shqiptarė. Kėta, kush mė herėt e kush mė vonė, kishin themeluar dhe udhėhiqnin shkollat e tyre pranė famullive dhe luftonin pėr tė drejtat kombėtare. Njė veprimtari tė bujshme bėri dom Mikel Tarabulluzi, mėsuesi i parė i shkollės sė parė shqipe nė Kosovė.
 
Siē tha ai, veprimtarinė e dom Mikel Tarabulluzit, si famullitar dhe mėsues, nuk mund ta kuptojmėjashtė lėvizjes sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe tė lėvizjes sė pėrgjithshme tė popujve ballkanikė pėr t'u ēliruar nga zgjedha turke. Ai, i frymėzuar nga kėrkesat e Lidhjes sė Prizrenit, ishte bashkuar aradhės sė Idriz Seferit, bashkėluftėtarėt e tė cilit morėn pjesė aktive nė Luftėn e Kaēanikut, mė 1910.
 
Mė pastaj u fol gjerė e gjalė pėr veprimtarinė dhejetėn e kėtij mėsuesi shembullor. Siē u tha, edhe pse shkolla e Slubllės ka njė traditė mė tė hershme veprimi, zyrtarisht kjo shkollė e regjistruar me mėsim nė gjuhėn shqipe, mė 1 shkurt 1905, kur imzot Pashk Trokshi, ipeshkev i ipeshkvisė Shkup-Prizren, me dekret themeloi famullinė dhe njėherėsh emėroi famullitar dom Mikel Tarabulluzin, kur edhe filloi nga puna kjo shkollė e parė shqipe, e cila paraqet histori tė bujshme nė arsimi n tonė kombėtar.
 
Mė vonė, u zunė ngoje edhe gjithė ato peripeci jetėsore tė vetė Mikel Tarabulluzit, i cili nuk kurseu as mund, e as djersė pėr mbarėvajtjen e punėve nė kėtė shkollė. Pastaj radhazi u zunė ngoje edhe tė gjithė ata ish-nxėnės e nxėnėse tė Stubllės, e tė Mikel Tarabulluzit.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.