| |
 |
|
|
|
29.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 29 maj 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Daci dhe Harnish thanė se duhet
filluar bisedimet me Serbinė pėr ēėshtjet praktike
-
D.Server thotė se kinezėt
dhe rusėt kanė arsyet e tyre pėr tė kundėrshtuar pavarėsinė
e Kosovės
-
Soros tha nė Beograd se
Serbia duhet ta njohė pavarėsinė e Kosovės
-
Nė Kosovė sot po shėnohet
Dita ndėrkombėtare tė paqeruajtėsve
-
Daci: Misioni i OKB-sė
do tė dėshironte tė mbesė 200 vjet nė Kosovė
-
Transferohen nga UNMIK-u
tek institucionet e Kosovės kompetencat nė 19 fusha
-
BE inkurajon shqiptarėt
e Kosovės qė nė samitin e Selanikut tė thellojnė dialogun
me Beogradin zyrtar
-
Deputetėt miratuan sot
tri ligje
-
KFOR-i rus nė komunėn
e Dardanės do ta dorėzojė komandėn mė 1 qershor
-
Protestuesit shqiptarė
nė veri tė Mitrovicės kėrkojnė nga KFOR-i tė respektojė
Rezolutėn 1244
-
Nė Krushė tė Madhe tė
Rahovcit janė zhvarrosur 85 kufoma tė paidentifikuara
-
Kupa e Kosovės nė
futboll: Sot luajnė PrishtinaGjilani, ndėrkaq dje Vėllaznimi
mundi KEK-u me rezultat 3:1
-
Nė ndeshjen e parė
gjysmėfinale, Prishtina mundi Dritėn me rezultat 118:90
-
Volejboll: KEK-u mbron
titullin e Kampion tė Kosovės
-
Brukseli kėrkon nga
vendet e Ballkanit Perėndimor qė t'u "pėrmbahen
vlerave dhe qėndrimeve tė BE-sė"
-
Amnesty International
vlerėson se nė Kosovė tė drejtat e njeriut shkilen si nga
ndėrkombėtarėt ashtu edhe nga vendorėt
-
Nė BE ende nuk e dinė
se kush do tė jetė pasardhės i Shtajnerit
-
Ali Sadria thotė se pėrgjegjegjėsitė
nga UNMIK-u ėshtė dashur tė barteshin qė nga dita e parė
e punės sė Qeverisė
-
Banorėt e fshatrave
kufitare tė Gjilanit thonė se depėrtimi i forcave serbe
brenda Kosovės ėshtė i pėrditshėm
-
Sharon
dhe Abas takohen pėrsėri
-
Tajvani sot ka konfirmar
pėr 50 raste tė reja tė SARS-it
-
Bler u tha trupave
britanike nė Irak se ata kanė kryer njė "akt shumė tė
rėndėsishėm dhe tė lartė"
-
Janė vrarė 14 vetė e
12 janė plagosur nė njė sulm tė kryengritėsve nė Ugandė
-
Abazi tha se do tė
arrijė njė armėpushim me Hamasin
-
Ėshtė arrestuar njė
burrė qė ka kėrcėnuar ekuipazhin e njė aeroplani
australian
-
Njė ushtar amerikan ėshtė
vrarė sot nė Irak
-
De Melo do influencojė
nė Irak
-
Bler viziton sot Irakun
-
Dy tė vdekur nga SARS nė
Toronto
-
"Ka patur shumė
arsye pėr luftėn nė Irak"
-
Milan fiton
titullin kampion tė kampionėve pėr tė gjashtėn herė
|
|
|
|
|
|
- Daci
dhe Harnish thanė se duhet filluar bisedimet me Serbinė pėr
ēėshtjet praktike
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Pas njė takimi qė pati me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės Naxhat
Daci, shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė Rino Harnish tha
se SHBA-tė mbėshtesin fillimin e bisedimeve pėr ēėshtjet
praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
-
- Zoti
Harnish tha se dialogu ėshtė njė nga standardet e kėrkuara
pėr Kosovėn nga bashkėsia ndėrkombėtare, andaj Kosova
duhet ta pėrmbushė edhe kėtė standard.
Harnish vlerėsoi se nė Kosovė ėshtė bėrė njė pėrporim
i dukshėm, ku funksionon njė qeveri demokratike si dhe ėshtė
shėnuar progres nė pjesėmarrjen e komuniteteve nė
institucionet e Kosovės nga radhėt e tė gjitha pakicave dhe
pėrgjithėsisht ėshėt shėnuar pėrparim nė tė drejtat e
pakicave, tha ai.
-
- Harnish
shtoi se tė gjitha kėto pėrbėjnė standardet e kėrkuara
nga bashkėsia ndėrkombėtare. Prandaj, tha Harnish, ėshtė
e nevojshme qė tė fillojnė bisedimet pėr ēėshtjet
teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci tha se
ėshtė pėr fillimin e bisedimeve me tė gjitha vendet fqinje
dhe se pėrfaqėsuesit e Kosovės nuk duhet tė kenė
komplekse se me kė duhet biseduar. Z.Daci tha se nė bisedime
duhet shkuar tė pėrgatitur me njė strategji tė qartė dhe
tė diskutohet me tė gjitha vendet fqinje, pėrfshirė edhe
Serbinė.
"Ajo qė ėshtė kusht yni, dhe nė veēanti qė unė kėrkoj
nga bashkėsia ndėrkombėtare, nuk mund tė ketė takime
jashtė nomenklaturave, nuk mund tė mendojmė njė referencė
tė njė vendi fqinjė qė tė bisedojė me kryeministrin tonė,
me kryetarin tonė ose me kryeparlamentarin", tha Daci.
-
- Sipas
tij, duhet biseduar me pėrfaqėsuesit e Serbisė pėr ēėshtjet
qė nuk kanė tė bėjnė me statusin e Kosovės, por pėr
ēėshtjet e problemet jetėsore: qarkullimi i qytetarėve nė
Ballkan, nė Evropė, ekonomia, ngecjet nė buxhet nga
ekonomia e kriminalizuar, personat e humbur etj.
-
-
- D.Server
thotė se kinezėt dhe rusėt kanė arsyet e tyre pėr tė
kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Daniel Serwer, drejtor i Nismės Ballkanike pranė Institutit Amerikan
tė Paqes, thotė se nėse shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė
njė tė ardhme tė begatė dhe demokratike, kjo do tė
arrihet, me mbėshtetje tė BE-sė dhe SHBA-ve.
-
- "Vetėm
njė zgjidhje e negociuar ėshtė e mundshme dhe nė negociata
ėshtė po aq e rėndėsishme tė kuptosh interesat e kundėrshtarėve
sa edhe interesat tuaja", tha Server nė njė intervistė
pėr gazetėn "Bota sot". "Pėrkundėr qėndrimit
zyrtar, qė bėn thirrje pėr shtyrjen e kėsaj ēėshtjeje,
mendoj se shumė njerėz nė Qeverinė amerikane po e kuptojnė
se po vjen koha pėr t'u pėrgatitur pėr negociata",
thotė ai.
I pyetur se si e komenton seancėn e dėgjimit pėr pavarėsinė
e Kosovės nė Kongresin amerikan, Daniel Server tha:
"Seanca nė Kongresin amerikan ishte e dobishme, veēanėrisht
pėr ata qė angazhohen pėr pavarėsi tė Kosovės, mirėpo
ishte e pabalancuar. Pikėpamjet serbe nuk u prezantuan aty.
Vetėm njė zgjidhje e negociuar ėshtė e mundshme dhe nė
negociata ėshtė po aq e rėndėsishme tė kuptosh interesat
e kundėrshtarėve sa edhe interesat tuaja.
-
- Kėshtu,
qė ėshtė tejet e rėndėsishme si pėr Kongresin amerikan
ashtu edhe pėr shqiptarėt e Kosovės, qė tė dėgjojnė pikėvėshtrimin
serb. Ėshtė gabim tė paramendohet, ashtu siē duket se po bėjnė
disa, qė qeveria amerikane do tė njohė pavarėsinė e Kosovės
nė mėnyrė unilaterale. Kjo nuk do to ndodhė".
Server thotė se ai ka mbėshtetur idenė qė njė amerikan tė
jetė Pėrfaqėsuesi i ardhshėm Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
nė Kosovė. "Ky do tė ishte njė sinjal i qartė se ne
kemi pėr synim tė pėrgatitemi pėr negociata rreth statusit
final", tha Server.
Daniel Server tha se "kinezėt dhe rusėt ka kohė qė
kanė arsyet e tyre pėr tė kundėrshtuar pavarėsinė e
Kosovės: kinezėt brengosen rreth lėvizjes pėr pavarėsi nė
Tibet dhe rusėt brengosen rreth Ēeēenisė", por pėr tė
ėshtė e paqartė se cili ėshtė pozicioni francez.
-
-
- Soros
tha nė Beograd se Serbia duhet ta njohė pavarėsinė e Kosovės
-
- Beograd,
29 maj 2003 - Xhorxh Soros, biznesmen amerikan me prejardhje hungareze, deklaroi dje
nė Beograd se Serbia duhet ta njohė pavarėsinė e Kosovės
pėr t'iu bėrė e mundshme hyrja e shpejtė nė Bashkimin
Evropian.
Soros para gazetarėve tha se personalisht ka ardhur nė
Beograd pėr ta njohur opinionin serb me propozimin e vet qė
Bashkimi Evropian ta fillojė procesin e zgjidhjes sė
statusit tė Kosovės, i cili nė fund do tė ēojė deri te
pavarėsia e Kosovės. "Kosova nuk mund tė jetė pėrsėri
pjesė e Serbisė", tha Soros.
-
- "Asgjė
nuk ėshtė kundėr Serbisė, por dėshira qė t'i ndihmohet
Serbisė qė rruga e saj pėr nė BE tė jetė mė e shpejtė
se deri mė tani. Duhet tė jeni realistė dhe ta kuptoni se
Serbia nuk do t'i bashkohet BE-sė derisa tė mos zgjidhet
ēėshtja e kufijve", tha Soros.
Soros tha se ėshtė takuar me kryeministrin e Serbisė Zoran
Zhivkoviqin, cili nuk ėshėt pajtuar me qėndrimin pėr pavarėsinė
e Kosovės.
Gjithashtu Soros ka thėnė se pavarėsia e Kosovė nuk do tė
ishte e pakushtėzuar dhe qė mė parė do tė duhej tė
arrihen standardet e caktuara tė cilat kanė tė bėjnė me
sigurinė e pjesėtarėve tė pakicave.
-
-
- Nė
Kosovė sot po shėnohet Dita ndėrkombėtare tė paqeruajtėsve
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - UNMIK-u dhe KFOR-i po shėnojnė sot Ditėn ndėrkombėtare tė
paqeruajtėsve, ndėrkaq kjo ditė sivjet nė Kosovė po i
kushtohet paqeruajtėsve spanjollė dhe ukrainas tė cilėt
humbėn jetėn nė njė aksident ajror nė Turqi.
Nė kishėn e Shėn Ndout nė Prishtinė u mbajt njė meshė pėrkujtimore
kushtuar ushtarėve tė vdekur spanjollė nė Turqi, duke u
kthyer nga misioni paqeruajtės nė Afganistan. Nė kėtė
ceromoni morėn pjesė edhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner
dhe komandanti i KFOR-it Fabio Mini.
Zėdhėnėsi i KFOR-it Benister Grin foli pėr rėndėsinė e
kėsaj dite qė ka pėr paqeruajtėsit kudo nė botė e
sidomos nė vendosjen e paqes nė Kosovė. Grin tha se gjatė
katėr viteve tė kaluara nė Kosovė kanė humbur jetėn 99
ushtarė tė KFOR-it.
Ndėrkaq nė mbrėmje nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė
Prishtinė do tė mbahet njė ceremoni pėrkujtimore kushtuar
kėsaj dite, ku do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit mė
tė lartė vendorė.
-
-
- Daci:
Misioni i OKB-sė do tė dėshironte tė mbesė 200 vjet nė
Kosovė
-
- Londėr,
29 maj 2003 - "Misioni i Kombeve tė Bashkuara do tė dėshironte qė tė mbesė
200 vjet (nė Kosovė) sepse funksionarėt e saj kanė rroga mė
tė mėdha se tė senatorėve amerikanė; rojet e tyre fitojnė
mė shumė se ministrat tanė; dy qeveritė, e UNMIK-ut dhe e
Kosovės, nuk mund tė funksionojnė paralelisht", ka
deklaruar pėr gazetėn
londineze "Gardian", kryetari i Kuvendit tė
Kosovės Nexhat Daci.
-
-
- Transferohen
nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovės kompetencat nė 19
fusha
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Institucionet e Kosovės qė nga dita e sotme do tė kenė mė shumė
pushtet nė fushė tė ekonomisė, shėndetėsisė, bujqėsisė
dhe energjetikės. Kėtė e bėnė tė ditur
kryeadministratori Mihael Shtajner dhe kryeministri Bajram
Rexhepi, pas takimit tė Kėshillit tė Pėrbashkėt pėr
bartjen e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut tek
institucionet e Kosovės.
Shtajner tha se deri nė fund tė muajit tė ardhshėm do tė
barten kompetencat nga 19 fusha, ndėrkaq dorėzimi i 17
fushave tė tjera do tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e
mundur. Por nė kompetencė tė UNMIK-ut megjithatė mbesin
edhe mėtutje pėrgjegjėsi tė rezervuara.
-
- Bajram
Rexhepi tha se qeveria pretendon tė marrė sa mė shumė
kompetenca nga administrata e UNMIK-ut, duke theksuar se
kapitulli i pestė faktikisht ka pėrfunduar dhe tashmė kjo
ėshtė ēėshtje e implementimit. Rexhepi shtoi se qeveria ka
ambicie qė tė ketė rol aktiv edhe nė kompetencat e
rezervuara. Sipas tij ky proces do tė realizohet me sukses nėse
UNMIK-u dhe qeveria bashkėpunojnė.
UNMIK-u nuk ka miratuar kėrkesėn e qeverisė pėr punė tė
jashtme dhe pėr drejtėsi qė do tė bashkėrendoheshin nga
UNMIK-u dhe institucionet vendore.
Takimi i ardhshėm i Kėshillit tė Pėrbashkėt tė UNMIK-ut
dhe institucioneve tė Kosovės do tė mbahet pas njė muaji.
Sipas paralajmėrimeve tė UNMIK-ut deri nė fund tė vitit
tek institucionet vendore duhet tė barten tė gjitha
kompetencat qė lejohen me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė.
-
-
- BE
inkurajon shqiptarėt e Kosovės qė nė samitin e Selanikut tė
thellojnė dialogun me Beogradin zyrtar
-
- Bruksel,
29 maj 2003 - Bashkimi Evropian inkurajon shqiptarėt e Kosovės qė nė samitin e
Selanikut tė thellojnė dialogun me Beogradin zyrtar. Sa mė
parė qė tė fillon dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit, aq
mė mirė ėshtė pėr dy palėt. BE premton se nėse dialogu
vėrtet fillon nė Selanik, atėherė BE-ja do tė bėjė ēmos
qė tė ndihmojė Prishtinėn dhe Beogradin nė vazhdimin e
kontakteve.
Pėrderisa i tėrė rajoni po u ofrohet strukturave tė BE-sė
nuk ėshtė nė rregull qė Prishtina dhe Beogradi tė mos
flasin mes veti, thonė zyrtarėt nė Bruksel. Ata janė tė
mendimit se shqiptarėt dhe serbėt duhet tė bisedojnė pėr
ēėshtje qė janė nė interes tė Prishtinės dhe Beogradit.
-
-
- Deputetėt
miratuan sot tri ligje
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės me shumicė votash u
miratua Ligji pėr rrugėt, pas njė shqyrtimi paraprak nen pėr
nen tė tij. Poashtu u miratua nė parim edhe Projektligji pėr
prokurimin publik, i cili fillimisht u prezentua nga ministri
i dekasterit respektiv.
Deputetėt sot miratuan edhe ndryshimet e propozuara nga Pėrfaqėsuesi
Special i OKB-sė nė Ligjin e miratuar pėr themelimin e
regjistrit tė tė drejtave nė pronėn e paluajtshme.
-
-
- KFOR-i
rus nė komunėn e Dardanės do ta dorėzojė komandėn mė 1
qershor
-
- Dardanė,
25 maj 2003 - KFOR-i rus i stacionuar nė Komunėn e Dardanės do t'i dorėzojė
komandėn atij amerikan mė 1 qershor, kurse ushtarėt me
pajisjet e tyre pėrfundimisht do tė largohen mė 25 qershor
nga kjo komunė.
-
- Ata do
tė zėvendėsohen me njė kompani spanjolle qė vepron nė
kuadėr tė KFOR-it amerikan. Kjo u bė e ditur dje nė njė
takim lamtumirės qė komandanti i KFOR-it rus pati me
kryetarin e Komunės sė Dardanės, Shaip Surdullin, ku mori
pjesė edhe komandanti i kampit amerikan nė Gjilan.
-
-
- Protestuesit
shqiptarė nė veri tė Mitrovicės kėrkojnė nga KFOR-i tė
respektojė Rezolutėn 1244
-
- Mitrovicė,
29 maj 2003 - Vendimi i KFOR-it pėr ndalimin e qarkullimit tė banorėve tė pesė
fshatrave shqiptare tė veriut tė Mitrovicės nėpėr fshatin
Suhadoll i Epėrm, ėshtė cilėsuar i padrejtė nga banorėt
e atjeshėm. Ata nėpėrmjet njė proteste tė mbajtur dje kanė
kėrkuar nga KFOR-i francez qė tė respektojė Rezolutėn
1244 e cila garanton lėvizjen e lirė tė qytetarėve.
-
-
- Nė
Krushė tė Madhe tė Rahovcit janė zhvarrosur 85 kufoma tė
paidentifikuara
-
- Rahovec,
29 maj 2003 - Nė Krushė tė Madhe tė komunės sė Rahovcit dje ėshtė bėrė
zhvarrimi i 85 kufomave tė paidentifikuara. Sipas shtypit tė
sotėm kėto kufoma supozohet se janė tė banorėve tė Krushės
sė Madhe, tė cilėt janė vrarė dhe masakruar nga forcat
serbe mė 1999.
-
- Zhvarrimi
ėshtė bėrė gjatė tri ditėve tė kaluara, ndėrkaq
kufomat janė dėrguar nė morgun e Institutit tė Mjekėsisė
Ligjore nė Rahovec pėr identifikim.
-
-
- Kupa
e Kosovės nė futboll: Sot luajnė PrishtinaGjilani, ndėrkaq
dje Vėllaznimi mundi KEK-u me rezultat 3:1
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 Nė takimin e parė gjysmėfinal tė Kupės sė Kosovs nė futboll, qė
u zhvillua dje nė Gjakovė, futbollistėt Vėllaznimi mundėn
KEK-un me rezultat 3:1. Golashėnues pėr Vėllaznimin ishin:
-
- Zhubi
16, Patoku 28 dhe Radoniqi 49, ndėrkaq tė vetmin
gol pėr KEK-un e shnėoj B.Hashani nė minutėn e 88. Ndeshja
e kthimit do tė zhvillohet pas njė jave nė Kastriot.
Sot nė ora 17 nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė, do tė
zhvillohet ndeshja e dytė gjysmėfinale e Kupės sė Kosoėvs,
kundėrshtarė do tė jenė Prishtina dhe Gjilani.
-
-
- Nė
ndeshjen e parė gjysmėfinale, Prishtina mundi Dritėn me
rezultat 118:90
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Mbrėmė u zhvillua ndeshja e parė gjysmėfinale e garės pėrfundimtare
(play-off) tė Ligės ABK, nė mes tė MEB Prishtins dhe Dritės.
Fitore, siē edhe ėshtė pritur, shėnuan basketbollistėt e
MEB Prishtinės me rezultat tė lartė 118:90.
-
- Basketbollistėt
e Dritės, vetėm nė ēerekun e parė dhe nė fillim tė ēerekut
tė dytė ishin kundėrshtarė tė barabartė me basketbollistėt
vendas, por sa kalonte koha, MEB Prishtina diktonte ritmin e
lojės. Kėshtu ishte vetėm pikėpyetje se sa do tė jetė
diferenca nė pikė nė fund tė takimit, pasi qė fituesi
shihej qartė se do tė jetė skuadra vendase.
Basketbollistėt mė efikas nė radhėt e MEB Pristinės ishin
Dejmon Forney me 34 Florian Myftari me 27 dhe Edmond Azemi me
23 pikė tė shėnuara. Ndėrkaq pėr Dritėn mbi 85% tė pikėve
i shėnuan dy amerikanėt, Ederik Vomak 48, dhe Villson 29 pikė.
Takimi i kthimit do zhvillohet tė shtunėn nė Gjilan.
Sonte nė Pejė duke filluar nga ora 20.15, gjithashtu do tė
zhvillohet edhe takimi i parė i gjysmėfinalės sė dytė ndėrmjet
Dukagjinit dhe Mabetexit.
-
-
- Volejboll:
KEK-u mbron titullin e Kampion tė Kosovės
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 Dje u zhvillua edhe takimi i tretė pėrcaktues i paly-off-it tė Ligės
sė Parė tė Kosovės nė volejboll nė mes tė KEK-ut dhe
Ejona Pejės. Nė kėtė takim fitore shėnuan volejbollistėt
e KEK-ut me rezultat 3:1, dhe fituan titullin e mė tė mirit
edhe pėr edicionin e sivjemė.
Rezultati nėpėr seta ishte: 25:14, 25:12, 18:25 dhe 25:23.
-
-
- Brukseli
kėrkon nga vendet e Ballkanit Perėndimor qė t'u "pėrmbahen
vlerave dhe qėndrimeve tė BE-sė"
-
- Bruksel,
29 maj 2003 - Krerėt e Bashkimit Evropian u kanė drejtuar njė letėr shteteve tė
Ballkanit Perėndimor nė tė cilėn kėrkohet nga ato qė t'u
"pėrmbahen vlerave dhe qėndrimeve tė BE-sė" nė
bisedimet me SHBA-tė pėr mosdorėzimin e qytetarėve
amerikanė nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare nė Hagė.
-
- Nė letėr
theksohet se "nė tė ardhmen tė gjitha kėto vende tė
rajonit - disa mė shpejt, e disa nė ngadalė - do tė bėhen
anėtare tė BE-sė", andaj ėshtė "normale qė tė
kuptojnė dhe tė respektojnė parimet e tij (BE-sė)",
deklaroi zėdhėnėsi i presidencės greke me BE-nė, Rusos
Konduros.
Ai tha se kryesuesi i radhės sė BE-sė, Jorgos Papandreu e
ka shkruar kėtė letėr "i bindur se shtetet e Ballkanit
Perėndimor, tė cilat tani janė mė afėr Evropės, do tė
repektojnė rekomandimet evropaine".
-
-
- Amnesty
International vlerėson se nė Kosovė tė drejtat e njeriut
shkilen si nga ndėrkombėtarėt ashtu edhe nga vendorėt
-
- Londėr,
29 maj 2003 - Nė Kosovė tė drejtat e njeriut shkelen si nga ndėrkombėtarėt dhe
nga vendoret theksohet nė raportin e fundit i Amnesty
International (AI). Nė kėtė raport qė pėrfshin periudhėn
janar-dhjetor 2002, nė kapitullin e posaēėm qė i kushtohet
Kosovės kjo organizatė pėr tė drejtat e njeriut ėshtė pėrqėndruar
nė problemet e krimeve tė luftės, pėr shqiptarėt nė
burgjet e Serbisė, personat e zhdukur dhe tė rrėmbyer,
trafikun e qenieve njerėzore e dėnimeve tė paligjshme nga
KFOR-i dhe abuzimeve nga pėrfaqėsuesit e segmenteve tė
ndryshme tė administratės ndėrkombėtare.
Raporti thekson se serbėt e dėnuar pėr krime lufte nga
gjykatat vendore, ku shumica e gjyqtarėve kanė qenė
shqiptarė, kanė apeluar nė gjykatat e shkallės mė tė
lartė. Kėshtu me gjykimet e shkallės sė dytė dėnimet e
tyre kryesisht janė ulur. Sa u pėrket gjendjes sė pakicave
nė Kosovė, nė raport nėnvizohet se ndonėse kanė vazhduar
sulmet kundėr tyre ato kanė qenė nė njė shkallė mė tė
ulėt se mė parė. Ndėrkaq sa u pėrket tė zhvendosurve vetėm
njė numėr i kufizuar prej tyre ėshtė kthyer.
Ndėrkaq mbi shqiptarėt nė burgjet e Serbisė raporti nėnvizon
se nė periudhėn mars - maj 2002, 160 tė burgosur janė
kthyer nė Kosovė, nga tė cilėt 106 janė liruar. Lirimi i
tyre ka ndodhur pasi gjyqtarėt ndėrkombėtarė kanė vlerėsuar
se akuzat e ngritura ndaj tyre ishin tė motivuara politikisht
dhe etnikisht.
-
- Lidhur
me ēėshtjen e personave tė zhdukur njėsia e posaēme
brenda administratės sė UNMIK-ut ka bėrė pak pėrparim,
theksohet nė raportin vjetor tė Amnesty International.
Raporti e identifikon si njė problem tė ndieshėm nė Kosovė
edhe trafikimin e grave dhe vajzave tė cilat pėrdorėn
kryesisht pėr shfrytėzim seksual. Rreth 60 pėr qind e
viktimave sipas statistikave tė kėsaj organizate janė nga
Moldavia. Po nė kėtė raport theksohet fakti se KFOR-i,
forca ndėrkombėtare e sigurisė nė Kosovė ka kryer
arrestime tė paligjshme.
Lidhur me tė drejtat e njeriut nė Serbi raporti pėrmend
edhe rastet e zbulimit e varrezave masive me viktimat
shqiptare, apo gjyqet kundėr tre anėtarėve tė ish-ushtrisė
jugosllave tė dėnuar pėr vrasje tė shqiptarėve. Sipas kėtij
raporti opinioni publik serb kishte reaguar kundėr dėnimit tė
tyre pėr krimet e kryera ndaj shqiptarėve.
-
-
- Nė
BE ende nuk e dinė se kush do tė jetė pasardhės i
Shtajnerit
-
- Bruksel,
29 maj 2003 - Zyrtarėt e BE-sė nė Bruksel pohojnė se sė shpejti do tė caktohet
pasardhėsi i kryeadministratorit tė Kosovės, Mihael
Shtajner, pasi qė Shtajner do tė largohet nga Kosova gjatė
dy muajve tė ardhshėm. Aktualisht nė Bruksel ka vetėm
spekulime rreth emrave se kush do tė mund tė jetė pasaardhės
i Shtajnerit.
Nė qarqet e BE-sė ėshtė pėrmendur si pasardhės i
Shtajnerit ambasadori i tashėm i Suedisė nė OKB, Pjer
Shori. Mirėpo, thuhet se amerikanėt nuk kanė qenė tė
gatshėm ta mbėshtesin kandidaturėn e ambasadorit Shori nė
atė post pėr shkak tė disa qėndrimeve kritike qė ai i ka
pasur pėr ndėrhyrjen nė Irak.
Nė BE-sė pohojnė se mė sė shumti gjasa pėr t'u bėrė
kryeadministrator i Kosovės ka diplomati francez Alan lė
Rua, me njė pėrvojė nė Ballkan. Ai ishte njė kohė
administrator i Pejės, por edhe i dėrguari i posaēėm i
BE-sė nė Maqedoni.
-
-
- Ali
Sadria thotė se pėrgjegjegjėsitė nga UNMIK-u ėshtė
dashur tė barteshin qė nga dita e parė e punės sė Qeverisė
-
- Prishtinė,
29 maj 2003 - Lidhur me takimin e djeshėm tė Kėshillit tė Pėrbashkėt pėr
bartjen e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut tek
institucionet e Kosovės, ministri i ekonomisė dhe financave
nė Qeverinė e Kosovės, Ali Sadrija thotė se nė Kosovė
vazhdon tė jetė aktuale ēėshtja e transferit tė pėrgjegjėsive
nga ndėrkombėtarėt tek vendorėt.
Ai tha se tė gjitha kompetencat ėshtė dashur tė barteshin
qė nga dita e parė e punės sė Qeverisė, por kjo ėshtė
penguar me njė rregullore qė ėshtė nxjerrė pas Kornizės
Kushtetuese. Kėto kompetenca kanė tė bėjnė me ēėshtjen
e politikave ekononike, fiskale, nė industri, tregti,
telekomunikacion, arsim, shėndetėsi, shėrbime publike dhe
administratė. "Pra kemi tė bėjmė me pjesėt qė
realisht ėshtė dashur tė jenė tė bartura nė momentin e
formimit tė institucioneve vetėqeverisėse tė Kosovės",
tha z. Sadrija.
Sipas tij ėshtė shėnuar njė pėrparim i theksuar sidomos nė
bartjen e kompetencave nga UNMIK-u nė pushtetin lokal. Kėshtu
24 komuna janė certifikuar dhe ato kanė autorizimin pėr
menaxhimin e procesit finaciar apo buxhetor. Sadrija nėnvizoi
se nuk sheh pengesa nė bartjen e kompetencave edhe nė shtatėmbėdhjetė
fusha tė tjera, siē konstatuam nė takimin e djeshėm.
-
-
- Banorėt
e fshatrave kufitare tė Gjilanit thonė se depėrtimi i
forcave serbe brenda Kosovės ėshtė i pėrditshėm
-
- Gjilan,
29 maj 2003 - Banorėt e fshatrave kufitare tė komunės sė Gjilanit si Muēibabė,
Lipovicė, Buricė, Kukaj e Muhaxher tė Stublicės thanė se
kalimi i kufirit dhe depėrtimi i forcave serbe brenda
territorit tė Kosovės ėshtė bėrė i pėrditshėm. Mirėpo,
burimet e KFOR-it nuk kanė dhėnė asnjė prononcim lidhur me
kėto pohime tė banorėve shqiptarė tė fshatrave tė sipėrshėnuara.
-
-
- Sharon
dhe Abas takohen pėrsėri
-
- Tel
Aviv, 29 maj 2003 - Udhėheqėsit izraelitė dhe palestinezė kanė nė plan tė takohen tė
enjten, para takimit tė tyre tė javės sė ardhshme me
Presidentin Bush nė Jordani, pėr diskutime rreth pėrpjekjeve
tė paqes nė Lindjen e Mesme.
-
- Takimi
midis kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, dhe homologut tė
tij palestinez, Mahmud Abas, do tė jetė i dyti qė ata
zhvillojnė gjatė dy javėve tė fundit.
-
- Pritet
qė ata tė diskutojnė rreth njė propozimi pėr armėpushim,
sipas tė cilit zoti Sharon do tė pranojė tė tėrheqė
forcat nga disa zona palestineze. Kurse Izraeli kėrkon qė
Autoriteti Palestinez tė ndalė sulmet e grupeve ekstremiste
kundėr izraelitėve.
-
-
- Tajvani
sot ka konfirmar pėr 50 raste tė reja tė SARS-it
-
- Tajpeh,
29 maj 2003 - Ministria e Shėndetėsisė Tajvanit sot ka konfirmar pėr 50 raste tė
reja tė SARS-it. Deri mė tani nė Tajvan janė evidentuar
550 raste tė kėsaj sėmundjeje, por dyshohet se numri i vėrtetė
ėshtė 1158.
-
- Ndėrkaq
nga SARS-i nė kėtė vend kanė vdekur 81 veta, gjė qė e vė
Tajvanin nė vendin e tretė me numrin e viktimave, menjeherė
pas Kinės dhe Hongkongut.
-
-
- Bler
u tha trupave britanike nė Irak se ata kanė kryer njė
"akt shumė tė rėndėsishėm dhe tė lartė"
-
- Bagdad,
29 maj 2003 Kryeministri britanik, Toni Bler, u ka thėnė trupave britanike nė
Irak se ata po marrin pjesė nė njė "akt shumė tė rėndėsishėm
dhe tė lartė" nė ēlirimin e vendit nga Sadam Hyseini,
njofton BBCWorld. Z. Bler ka thėnė se historia do tė shikojė
konfliktin e Irakut si "njė nga momentet vendimtarė tė
shekullit".
Kryeministri britanik ėshtė lideri i parė perendimor qė e
ka vizituar Irakun qė kur ėshtė pėrmbysur regjimi i
Sadamit. Duke iu drejtuar 400 trupave britanike pranė njėrit
nga ish-pallatet presidenciale tė Sadamit nė Basra, Bler ka
thėnė: "Unė dėshiroj vetėm tė shpreh krenarinė qė
ka ēdonjėri nė Britani pėr punėn e madhėrishme qė keni
bėrė".
-
- Bleri
ka takuar pėrfaqėsuesin e ri britanik nė Irak, Xhon Sauers
dhe udhėheqėsin e Zyrės amerikane pėr rindėrtim dhe ndihmė
humanitare, Pol Bremer.
-
-
- Janė
vrarė 14 vetė e 12 janė plagosur nė njė sulm tė
kryengritėsve nė Ugandė
-
- Kampala,
29 maj 2003 - Janė vrarė 14 udhėtarė ndėrkaq 12 janė plagosur nė njė sulm tė
kryengritėsve ndaj njė autobusi tė mėrkurėn nė veri tė
Ugandės, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Armatės
ugandeze. Ai ka theksuar se kryengritėsit e Armatės sė
zotit tė lėvizjes sė rezistencės, nga pusia kanė sulmuar
autobusin nė afėrsi tė Pakvaēės, rreth 340 km nė veriperėndim
tė kryeqytetit Kampala.
-
-
- Abazi
tha se do tė arrijė njė armėpushim me Hamasin
-
- Jerusalem,
29 maj 2003 Kryeministri palestinez, Mahmud Abazi, ka thėnė nė njė intervistė
tė sotme (e enjte) pėr njė gazetė izraelite se ai do tė
arrijė njė armėpushim me lėvizjen islamike tė vijės sė
fortė, Hamas, brenda javės sė ardhshme, njofton AFP.
-
- Ai i ka
bėrė kėto komente vetėm disa orė para takimit vendimtar
me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, ku do tė diskutohet
zbatimi i planit ndėrkombėtar pėr paqe, me tė cilin do t'i
jipet fund dhunės aktuale. "Pas marrėveshjes me
Hamasin, shpresoj se do tė arrij njė marrėveshje edhe me
Tanzimin dhe Xhihadin islamik, me tė cilat ende s'kemi pasur
rast tė takohemi", ka thėnė kryeministri Abazi.
-
-
- Ėshtė
arrestuar njė burrė qė ka kėrcėnuar ekuipazhin e njė
aeroplani australian
-
- Melburn,
29 maj 2003 Dy shoqėrues tė fluturimit janė trajtuar nė spital pasi janė
sulmuar nga njė burrė me njė mjet tė mprehtė druri gjatė
njė fluturimi vendor me njė aeroplan nė Australi, njofton
Rojter. Ministri australian i Transportit, Xhon Anderson, ka
deklaruar sot (e enjte) se njė burrė i moshės 40-vjeēare
ka hyrė nė kabinė dhe ka kėrcėnuar pėr tė rrėzuar
aeroplanin.
-
- Z.
Anderason ka thėnė se ndonėse incidenti duket tė jetė i
paramenduar, s'ka tė dhėna se ėshtė akt terrorist.
Incidenti ka ndodhur nė bordin e aeropanit 1737, fill pasi ėshtė
nisur nga Melburni. Sulmuesi ka qenė i armatosur me dy shtiza
druri. Ai ėshtė arrestuar pasi aeroplani ėshtė kthyer nė
vendin e nisjes pas incidentit. Dy udhėtarė gjithashtu kanė
pėsuar lėndime tė lehta dhe janė trajtuar nė aeroport.
-
-
- Njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė sot nė Irak
-
- Bagdad,
29 maj 2003 Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot (e enjte) nga forcat armiqėsore
nė Irak, ka bėrė tė ditur Komanda qendrore amerikane,
njofton Rojter. Nė deklaratėn e kėsaj Qendre thuhet se
ushtari u qėllua me armė zjarri kur po udhėtonte me
automjet nė autostradė.
-
- Emri i
viktimės nuk ėshtė bėrė i ditur. Ai ėshtė dėrguar nė
spital, ku ėshtė shpallur se ka vdekur. Deklarata nuk jep
lokacionin e vrasjes, por incidenti ėshtė nėn hetime. Nuk
janė dhėnė detaje tė tjera mė tė hollėsishme.
-
-
- De
Melo do influencojė nė Irak
-
- Nju
Jork, 29 maj 2003 - Pėrfaqėsuesi i veēantė i Kombeve tė Bashkuara pėr Irakun Serxho
Viera de Melo thotė se do ta shfrytėzojė postin e tij tė
ri nė Irak pėr t'i udhėhequr britanikėt dhe amerikanėt nė
drejtimin e duhur.
I ngarkuar me kėtė pėrgjegjėsi nga Sekretari i Pėrgjithshėm
i OKB-sė Kofi Anan, zoti de Mello do ta kryejė kėtė detyrė
pėr katėr muaj.
Pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara do t'i
duhet tė gjejė ekuilibrin pėr tė vepruar si njė zė i
pavaruar qė do tė merret me autoritetet britanike dhe
amerikane qė drejtojnė Irakun.
-
-
- Bler
viziton sot Irakun
-
- Londėr,
29 maj 2003 - Toni Bler sot ėsht nisur pėr njė vizitė nė Irak dhe kėshtu bėhet
udhėheqėsi i parė perėndimor qė shkon nė kėtė vend qė
prej luftės.
Njė vizitė simbolike por historike, e cila do tė vėrė nė
provė aftėsinė e tij politike dhe prirjen pėr tė
rekomanduar.
Vizita ka si qėllim tė falenderojė trupat dhe tė peshojė
detyrėn e rindėrtimit tė Irakut, jo tė triumfit - siē ėshtė
shprehur kryeministri Bler.
-
-
- Dy
tė vdekur nga SARS nė Toronto
-
- Toronto,
29 maj 2003 - Dy persona tė tjerė kanė vdekur nga SARS-i nė Toronto, pėr tė cilėt
zyrtarėt thanė se ishin dy gra tė moshuara qė kishin
vdekur nė spital. Autoritetet kanadeze kėmbėngulin se po e
mbajnė epideminė nė kontroll, nėpėr spitale.
Por lajmi se njė shkollė 8-vjeēari u mbyll pėr shkak tė
SARS-it ka rritur shqetėsimet.
Njė nga nxėnėsit e njė shkolle nė periferi tė Torontos
kishte shfaqur simptoma tė SARS-it tre ditė pėrpara se
zyrtarėt tė urdhėronin mbylljen e shkollės duke ēuar 1700
mėsues dhe nxėnės nė karantinė.
-
-
- "Ka
patur shumė arsye pėr luftėn nė Irak"
-
- Uashington,
29 maj 2003 - Zėvendėssekretari amerikan i mbrojtjes, Pol Uolfovic, ėshtė cituar
tė ketė thėnė se ēėshtja e armėve nuk ishte arsyeja e
vetme e fillimit tė luftės kundėr Irakut.
Por ai tha se kjo ishte ēėshtja pėr tė cilėn ēdokush
pajtohej, dhe ishte aprovuar pėr shkak tė, siē e quajti,
arsyeve burokratike.
Nė njė intervistė pėr njė javore, zoti Uolfovic, tha se
njė nga faktorėt madhor ishte edhe se njė sulm mbi Irakun
do t'i mundėsonte Shteteve tė Bashkuara qė tė tėrheqin
trupat e tyre nga Arabia saudite, duke zgjidhur atė qė ishte
ankesa mė e madhe pėr Al-Kaidėn.
-
-
- Milan
fiton titullin kampion tė kampionėve pėr tė gjashtėn herė
-
- Manēester,
29 maj 2003 Mbrėmė nė stadiumin Old Trafford tė Manēesterit ishin
mbledhur mbi 63.000 shikues pėr tė pėrcjellė ndeshjen
finale tė Ligės sė Kampionėve evropian, nė mes tė tė dy
skuadrave italiane, Juventus dhe Milan.
-
- Takimi
nė kohėn e rregullt pėrfundoi pa gola (0:0) dhe u desht tė
zhvillohet koha shtesė dy herė nga 15 minuta nė pritje tė
"golit tė argjendtė", por as nė kohėn shtesė
nuk u pėrcaktua kampioni i kampionėve tė Evropės.
Pas ekzekutimit tė penalltive Milan mundi Juventusin me
rezultat 3:2, dhe fitoi titullin kampion tė kampionėve tė
Evropės pėr tė gjashtėn herė.
-
- Ekzekutimi
i penalltive ishte shumė interesant, ndoshta ngarkesa e madhe
e bėri tė vetėn ku madje 5 penallti nuk arritėn tė
konkretizohen. Nė njėrėn anė, portieri i Milanit,
braziliani Dida arriti tė mbrojė 3 penallti, ai ndali
gjuajtjet e Trezegesė, Zallejetės dhe Monteros, ndėrkaq
portieri i Juventusit, Bufon mbrojti gjuajtjet e Sedorfit dhe
Kalaxes. Penalltinė e pestė,vendimtare, pėr Milanin e
realizoi reprezentusi ukrainas, Andri Shevēenko.
-
- Pėr
Milanin gjithashtu shėnuan edhe Serzhinjo dhe Nesta, ndėrkaq
pėr Juventusin tė saktė nga penalltita ishin Birindeli dhe
Del Piero.
Kupėn e Ligės sė Kampionėve, Paolo Maldinit, kapitenit tė
Milanit, ia dorėzoi Lenart Johanson, president i UEFA-sė.
Futbollistėt e Milanit nga klubi i tyre Milan, pėr kėtė
triumf fituan secili nga 250.000 euro, kurse trajneri Anēeloti,
pėr tė cilin, ky ėshtė trofeu i parė i Ligės sė
Kampionve fitoi madje 400.000 euro.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|