28.05.2003 - Trepca.net

NJĖ UDHĖTIM I PAHARRUAR ME DR DOM LUSH GJERGJIN


Sipas porosisė sė Nėnės Tereze - me dashuri nė tė mirė tė kombit dhe tė njerėzimit - do ta pėrjetojmė bashkimin kombėtar
  

  
27 maj 2003 / Shkruan: Engjėll KOLIQI 
 
Meshtari ynė i mirėnjohur - patrioti e shkrimtari i dėshmuar e dėshmitari i veprave tė mėdha dhe i porosive tė shenjta tė Nėnės Tereze - Dr Dom Lush Gjergji, nė misionin e tij nė Europė, pėrveē takimeve tė shumta me mėrgimtarėt shqiptarė dhe pjesėmarrjes nė konferencat e shumta tematike mbi jetėn dhe veprat e shenjtėrishme tė Shenjtėreshės Sonė, nuk harron nė asnjė ēast edhe ēėshtjen madhore kombėtare - jetėsimin dhe njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės, nė takimet e tija tė shumta me politikanė, gazetarė, shkrimtarė dhe analistė tė zhvillimeve politike e diplomatike ndėrkombėtare. Nuk ka lėnė pasdore as botimin e monografive mbi Nėnėn Tereze, nė gjuhė tė ndryshme botėrore, nė Shtėpinė botuese "Vellar" tė Bergamos, nga ku kanė dalur miliona kopje tė librave tė Dom Lushit.

 Dr Dom Lush Gjergji

 
Pėr 24 dhe 25 maj, Ai kishte nė program njė vizitė bashkėkombasve nė Gjermani - pikėrisht pjesėmarrja e Tij nė manifestimin "Ditėt e Nėnės Tereze", organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar nė München dhe nė kremtimin e Jubileut tė parė - 10 Vjetorit tė themelimit dhe tė veprimtarisė sė Qendrės Kulturore Shqiptare «RILINDJA», poashtu nė kryeqytetin e Bavarisė.
 
Njėri nga pronarėt e Shtėpisė botuese "Vellar",  tė shtunėn e 24 majit, nė ora 6.30 e shoqėroi Dom Lushin deri nė Lecco. E pėrshėndetėm dhe e falėnderuam mikpritėsin e Dom Lushit nga Bergamo dhe u pėrgatitėm pėr udhėtim drejt München-it. Mė dukej vetja i privilegjuar tė udhėtoja me Dom Lushin dhe me patriotitn tjetėr tė dėshmuar - kryetarin e Shoqatės Kulturore Humanitare «NĖNA TEREZE», me seli nė Lecco - Pashk Ballabani-n. U nisėm rrth orės 8. Pas gjysmė ore kaluam kufirin dhe u futėm nė Zvicėr (nė Chiasso), pa na ndaluar kush as pa na kėrkuar dokumente udhėtimi!!! Nuk u durova e i thashė: - Dom Lush, mė beso qė sa herė kaloj kėndej kufinjt nė mes shtetesh europiane, mė vjen tė qaj, duke menduar kufinjtė pėrmes tokave shqiptare, qė pėr ne, me shekuj, ishin tė pakalueshėm!!! "Zoti tė bekoftė!
 
Tashmė edhe ata "kufinjė" tė cilėt shpresoj se do tė fshihen sė shpejti, po kalohen pa vėshtirėsi e pa formalitete tė tepruara! Me menēurinė tonė dhe me ndihmėn e Zotit, sė shpejti Kosova do tė njihet edhe ndėrkombėtarisht e pavarur dhe do tė integrohet nė Bashkimin Europian, sikurse edhe Shqipėria e trojet tjera shqiptare dhe gjithėkah trojeve tona do tė lėvizim, pa hetuar vija as ndalesa kufitare e pa qenė tė detyruar tė nxjerrim nga xhepi dokumente udhėtimi!!!" - mė tha Ai. " Ndihmėn e Zotit e kam tė qartė, por na thuaj ato qė duhet tė dalin nga menēuria jonė, nė kėtė drejtim" - i kėrkoi Zotni Pashku.
 
Dom Lushi, si gjithmonė gjakftohtė dhe qetėsisht u pėrgjigj: "Nėse duam tė kuptojmė dhe tė veprojmė, ato janė gjėra shumė tė thjeshta dhe tė realizueshme. Si pikė e parė - vrasjet e dhuna duhet tė hiqen nga tė menduarit e sidomos nga tė vepruarit e shqiptarėve! Ne duhet tė jemi ata qė duhet tė kėrkojmė kthimin e banorėve tė Kosovės nė atdhe, pra edhe tė serbėve tė cilėt e njohin Kosovėn si atdhe tė tyre. Sipas porosisė sė Nėnės Tereze, duhet tė kemi dashuri tė pėrhershme pėr njėri-tjetrin dhe pėr njerėzimin mbarė!!! Vetėm me dashuri tė mirėfilltė mund tė veprojmė nė tė mirė tė kombit dhe tė njerėzimit mbarė!!! Kėto janė kushtet kryesore qė bashkėsia ndėrkombėtare i kėrkon nga ne, pėr t'u besuar aftėsive tona tė qeverisjes dhe tė zhvillimit tė demokracisė, pėr tė pasuar me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, qė faktikisht e kemi nė mbi 80% tė fushave tė jetės".
 
Mbas 90 minutash udhėtimi, u ndalėm tė pushojmė dhe tė freskohemi me ndoj pije. Sapo i porositėm pijet, befas na "humbi" Dom Lushi dhe derisa ne shikonim kah u shmang, ai u kthye me fletėpagesėn nga arka, ku kishte paguar pijet. E "qortuam", por buzagaz na tha: "Po kush jeni ju qė duhet tė paguani?! A nuk i kam edhe unė 10 franga zvicerane nė xhep?!" Nuk na mbeti tjetėr, pos ta falėnderonim dhe t'i pinim lėngjet e tė vazhdonim rrugėn, me bisedat shumė tė kėndshme dhe interesante.
 
 
Vetėm tė bashkuar mund tė bėni vepra tė mira dhe tė mėdha
 
Biseduam pėr shumė tema, mirėpo temat bosht tė bisedės sonė shumorėshe ishin ato tė ēėshtjes madhore kombėtare dhe tė ruajtjes sė identitetit kombėtar, nė diasporė. Dom Lushi na lavdėroi pėr faktin qė Mėrgata Shqiptare nė Itali ėshtė organizuar dhe vepron pėrmes shoqatave atdhetare, kulturore e humanitare, jashtė kornizave politike e partiake dhe tė bashkuar, pa vijėzime rajonale, ideologjike a fetare. I shpjeguam konkretisht pėr realizimin e shumė projekteve dhe veprimtarive tė pėrbashkėta, anembanė Italisė, pėr ēka na uroi pėrzemėrsisht, me porosinė qė tė mos kėnaqemi me tė realizuarat e deritashme, por tė vazhdojmė, sepse kombi, atdheu dhe mėrgimtarėt - tha - gjithmonė kanė nevojė pėr veprimtari tė pėrbashkėta e tė pandalshme. "Sa mbyllet njė ēėshtje, hapet tjetra - sa kremtohet njė sukses, duhet filluar tjetri...!" - na porosiste herėpasherė meshtari i dėshmuar nė elterin e atdheut e tė kishės.
 
Jashtėzakonisht i pėlqei hapi i fundit, i legalizimit tė Qendrės Koordinuese Integruese Kulturore e Humanitare «ALBEUROPA» dhe rregullimi i zyrės sė selisė sė qendrės, nė Olginate tė Lecco-s, ku na kėshilloi ta bėjmė njė bibliotekė. Duke na uruar suksese dhe mbarėsi, buzagaz na e tėrhoqi vėrejtjen: "Edhepse qendrėn e keni emėrtuar "Albeuropa", mos e harroni bashkėpunimin edhe me shqiptarėt nė kontinentet tjera!". Edhepse na besonte dhe tha se e kishte me shaka, megjithatė pati durim tė na i dėgjojė dėshmitė tona mbi bashkėpunimin me bashkėsitė shqiptare edhe nė kontinentet tjera, duke pėrmendur veprimtarė e krijues, si: Beqir Sina, Petraq Pali, Vladimir Lazėri, Albana Mėlyshi, Merita Bajraktari, vėllezėrit Naim e Sami Flamuri, Kolec Traboini, Joseph DioGuardi, Nikollė Mirakaj, Valbona Sherifi, Isuf Hajrizi, Xhelil Nikolla, Ejvis Maria Xhajanka, Artan Shani, Mark Shkreli, e shumė tė tjerė.
 
Ajo qė na mbushi kėnaqėsi, ishte premtimi i Tij, se kurėdo qė i jepet mundėsia, ėshtė i gatshėm dhe i papėrtueshėm tė na nderojė me pjesėmarrjen e drejtėpėrdrejtė nė manifestimet tona tė pėrbashkėta, kudo qė do tė organizohen. Ne nė Itali na quajti tė privilegjuar qė jemi afėr dhe me mundėsi mė tė mėdha bashkėpunimi me vėllezėrit arbėreshė - mrekullibėrėsit nėpėr shekuj, nė ruajtjen e identitetit dhe tė traditave kombėtare, siē i quajti Dom Lushi. Na porositi tė marrim shembull vėllezėrit arbėreshė dhe nė tė gjitha fushat e jetės tė veprojmė tė bashkuar, sepse vetėm kėshtu - tha - mund tė bėni vepra tė mira dhe tė mėdha.
 
Pėr shumė gjėra biseduam edhe nė detaje. Ndjenim kėnaqėsi nė shpirt, kur Dom Lushi na i pėrkujtonte shumė nga veprimtaritė tona, pėr tė cilat ishte njoftuar nga massmediat dhe nga interneti. Duke i ditur angazhimet dhe veprimtarinė e madhe tė tij, e pyetėm se si gjen kohė qė tė pėrcjellė edhe massmediat e edhe internetin, pėr tė mėsuar se ē'bėjnė gjithandej e gjithėkėndej, na tha: "Pėr tė bėrė vepra tė mira dhe tė frytshme, duhet ditur se ē'po ndodhė gjithandej e gjithėkėndej e ē'po bėjnė edhe tė tjerėt, duhet tė veprosh nė bashkėpunim dhe nė harmoni me tė tjerėt dhe gjithmonė konform nevojave dhe kėrkesave qė na dalin nga pėrditshmėria!"
 
 
Mikpritje tipike shqiptare dhe interesim i madh i njerėzve pėr ta takuar Dom Lushin
 
Nga dėshira pėr tė biseduar sa mė gjatė me Dom Lushin, Pashku e ngiste makinėn mė ngadalė se zakonisht dhe pėr t'i kaluar 500 km rrugė, nga Lecco deri nė München, na u dashtėn mbi gjashtė orė. Nė hyrje tė München-it na priti Augustin Ballabani, i cili na shoqėroi deri nė selinė e Misionit Katolik Shqiptar, ku na priti meshtari Dom Pashk Dani. Mbasi pushuam pak dhe u freskuam, nė ora 15.30 shkuam nė sallėn, ku do tė fillonte manifestimi Ditėt e Nėnės Tereze e ku do tė ligjėronte, respektivisht dėshmonte njohėsi mė i mirė i jetės dhe veprės sė Shenjtėreshės Sonė - Dr Dom Lush Gjergji. Qindėra bashkatdhetarė qė kishin ardhur edhe nga qytetet e largėta, mbi 600 km, me kėnaqėsi tė veēantė ia shtrėngonin dorėn mysafirit tė dashur. Edhe kėtu e jetėsuar tradita jonė kombėtare e bashkėjetesės vėllazėrore - edhepse ishte manifestim i kushtuar njė shenjtėreshe, qė ishte murgeshė katolike, mbi 70% tė tė pranishmėve ishin tė besimnit mysliman. Para dhe pas ligjėrimit pėr Shenjtėreshėn tonė - Gonxhe Bojaxhiu-n - Nėnėn Tereze, Dom Lushi ėshtė pėrshėndetur me tė gjithė tė pranishmit. Ishte kėnaqėsi e vėrtetė, kur Ai i puthte fėmijėt dhe, duke u kėrkuar sa vjersha e sa kėngė i dijnė pėrmendėsh, i porosiste t'i recitojnė e t'i kėndojnė ēdo ditė!!! Pėr t'ua plotėsuar dėshirėn, ai u fotografua dhjetėra herė me grupe tė tė pranishmėve, tė cilėt thonin se do t'i ruajnė fotografitė me Dom Lushin si kujtim shumė i shtrenjtė dhe i paharrueshėm nė jetė!!!
 
Dom Pashku, duke ia dhėnė fjalėn, e falėnderoi pėrzemėrsisht Dom Lushin, duke i shprehur komplimente pėr veprat e tij tė mėdha e tė pavdekshme pėr ēėshtjen kombėtare. Dom Lushi, para se tė fillojė me dėshmitė e tija pėr shenjtėreshėn tonė, i falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen e devotshme dhe ia tėrhoqi vėrejtjen Dom Pashkut, duke i thėnė se mė i kėnaqur do tė ishte t'ia kishte dhėnė fjalėn, pa komplimente.
 
 
I nderuari President - ky ėshtė vėllai im - kryetari i Kosovės sė shtypur, prandaj ma ke nėn pėrkujdesje bashkė me popullin tim
 
Ai sė pari foli pėr Familjen Bojaxhiu dhe rrethanat e kohės e pastaj pėr Shenjtėreshėn - qė nga lindja dhe pagėzimi me emrin e bukur e domethėnės - Gonxhe, pėr fėmijėrinė e Saj, pėr dy thirrjet e shenjta - atė qė i erdhi para Zojės sė Bekuar nė kishėn e Letnicės dhe atė tė vitit 1946, gjatė udhėtimit nė tren, nė Indi, kur vendosi ta lėshoi Kuvendin e Motrave tė Loretos dhe detyrėn prestigjioze - drejtoreshė e shkollės sė mesme e tė merret me tė sėmuarit nga gėrbula e me tė lėnit, duke ua pastruat varrėt qė papra u kullonin gjak. "Ajo ishte personi mė i nderuar i shekullit XX nė botė, personi mė i dashur i njerėzimit, personi me dashurinė mė tė madhe pėr njerėzimin mbarė - nderi i kombit tonė!!! Ne ndjehemi tė privilegjuar qė jetuam nė Shekullin e Saj dhe me krenari themi se jemi motrat dhe vėllezėrit e Nėnės Tereze".
 
Pas dėshmive njėorėshe, iu bėnė shumė pyetje, nė pėrgjigjet e tė cilave dualėn edhe shumė dėshmi tė tjera nga veprat e mėdha e shenjtėrore tė Nėnės Tereze. Duke u pėrgjigjur nė pyetjen e njė bashkatdhetari - se cila ishte ndihma e Nėnės Tereze pėr Kosovėn dhe pėrgjithsisht pėr kombin, Dom Lushi mori dy shembuj konkretė: "Kur nė gusht tė vitit 1989, befasisht mbėrrijti nė Tiranė, Nėna Tereze, pėr tė na e treguar peshėn e madhe tė dashurisė dhe tė faljes, megjithė ndalesėn pėr ta parė nėnėn e motrėn pėr sė gjalli dhe megjithė keqtrajtimin e tyre nga diktatura e kuqe nė Tiranė, ajo sė pari e takoi tė vejėn e Enver Hoxhės - Nexhmijen dhe bashkė me te shkoi e u pėrgjunj dhe vuri lule tė freskėta mbi varrin e diktatorit e pastaj shkoi e u lut mbi varret e Nėnėlokes Drane dhe tė Motėr Ages". Nė rastin e dytė, nė fillin tė vitit 1997, kur kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, i ftuar nga ish presidenti i SHBA-ve Klinton, nė mesin e shumė burrėshtetasve tė botės, po merrte pjesė nė Lutjen e Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze iu afrua, u pėrkul para Tij dhe nė praninė e tė gjithė tė pranishmėve (kryetarė e kryeministrash tė shumicės sė shteteve tė rruzullit tokėsor) i tha Klintonit: - I nderuar President, ky ėshtė vėllai im - kryetari i Kosovės sė shtypur, prandaj ma ke nėn pėrkujdesje bashkė me popullin tim! Nė rastin e parė Ajo na mėsoi ta falim dhe ta duam njėri-tjetrin e nė rastin e dytė na mėsoi se si tė shfrytėzohen tė gjitha rastet pėr ta ndihmuar popullin dhe ēėshtjen kombėtare" - pėrfundoi Ai pėrgjigjen, pėr tė cilėn u shpėrblye me duartrokitje frenetike. Ai ėshtė pėrgjigjur edhe nė shumė pyetje tė tjera dhe shumėherė ėshtė ndėrprerė me duartrokitje tė gjata e frenetike.
 
 
Krahpėrkrah me Rifat Jasharin Dom Lushi nderoi edhe veprimtarinė dhjetėvjeēare tė QKSH  «RILINDJA»
 
Sapo mbaroi takimi kushtuar Nėnės Tereze, tė gjithė tė pranishmit, shkuam nė njėrėn nga sallat mė tė bukura tė München-it, ku nė ora 19 filloi njė kremte tjetėr, poashtu madhėshtore - 10 Vjetori i themelimit dhe i veprimtarisė sė frytshme tė Qendrės Kulturore Shqiptare «RILINDJA». Sė pari vizituam ekspozitėn e qindėra fotografive, me pamje madhėshtore nga veprimtaritė e mėdha - atdhetare, kulturore e humanitare tė QKSH «Rilindja". Pastaj hymė nė sallėn e dekoruar me flamurin tonė kombėtar dhe me flamurin gjerman. Nė mes u ulėn krahpėrkrah - i zoti i shtėpisė sė Familjes Legjendare tė rezistencės sonė kombėtare - Z. Rifat Jashari dhe Dom Lushi, tė rrethuar nga veprimtarėt mė tė merituar tė Mėrgatės sonė nė Bavari.
 
Nė pasditėn dhe nė mbrėmjen e sė shtunės sė 18 majit, deri nė orėt e vona, kryeqyteti i Bavarisė buēiste dhe jehonte shqip!!! Nė fjalėn pėrshėndetėse, kryetari i QKSH "Rilindja" - Z. Azem Xhema, pasi ka falėnderuar tė pranishmit e sidomos Rifat Jasharin e Dom Lush Gjergjin, pėr madhėrimin e kėsaj kremteje, ka pėrshkruar shkurtimisht veprimtarinė e frytshme dhjetėvjeēare tė kėsaj qendre. Dėshmitė e tij, pastaj janė argumentuar me pamje filmike (20 minuta) nga ēastet mė tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė frytshme tė Rilindjes sė München-it. Organizatori i kremtimit tė Jubileut - kryesia e QKSH «RILINDJA» ka nderuar me mirėnjohje pėr kontribut konstruktiv dhe konkret disa organizata joqeveritare gjermane dhe personalitete qė kanė ndihmuar ēėshtjen shqiptare, pėrfshirė edhe deputetė tė "Bundesdtagut". Veprimtarėt gjermanė pėrshėndesnin shqip. Njėri nga ata ka thėnė: "Jemi tė lumtur dhe krenarė, qė na ėshtė dhėnė mundėsia tė kontribuojmė sadopak pėr popullin e mrekullueshėm tė Kosovės". Pėr veprimtaritė e frytshme tė tyre -  kombėtare, kulturore e humanitare, me mirėnjohje janė nderuar parti politike shqiptare, shoqata dhe personalitete, duke filluar nga pėrfaqėsuesi i Familjes Legjendare tė rezistencės sonė kombėtare - Rifat Jashari.
 
Kėtė solemnitet e ka bėrė madhėshtor edhe programi shumė i pasur kulturo-artistik, qė kėsaj radhe e kanė realizuar, pėr mrekulli, shoqatat kulturore «ILIRIA» dhe «SHQIPONJA» - qė tė dyja me seli nė München. Kėngėt patriotike dhe vallet e bukura, nga thesari ynė burimor, na kanė emocionuar qindėra pjesėmarrėsve nė kėtė manifestim.
 
Ne, siē tash e kemi zakon, i pėrshėndetėm tė pranishmit dhe organizatorėt e solemnitetit, edhe nė emėr tė shoqatave tona, mandej edhe tė Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare e Arbėreshe e tė Lidhjes Shqiptare nė Botė - Kuvendit tė Italisė. Me nder dhe respekt tė posaēėm ua pėrcollėm edhe pėrshėndetjet nė emėr tė veprimtares sonė tė pandalshme dhe tė paepur - Vitore Stefa-Leka, e cila edhepse gjithmonė nė ballė tė ēdo organizimi, kurrė nuk pranoi tė jetė e zgjedhur nė ndoj "post" me emėr kryetari, sekretari....
 
 
Pėr tė plotėsuar dėshirėn e bashkėvendėsit Dom Lushi me modestinė e tij "then protokollin"
 
Siē ishte organizuar, Dom Lushi do tė kalonte natėn nė selinė e Misionit Katolik Shqiptar nė München, kurse unė e Pashku do tė flenim te tė afėrmit (Ai te vėllai Frana e unė te kushėriri - Gjergj Zefi). Derisa po pėrshėndeteshim, duke i uruar natė tė mirė njėri-tjetrit, bashkėvendėsi Gazmend Demaj i kėrkoi Dom Lushit qė tė shkonte e ta kalonte natėn nė familjen e tij, nė banesėn qė nuk ishte larg nga salla ku pėrfundoi solemniteti i Jubileut tė Rilindjes. Dom Pashku ngulte kėmbė qė ta merrte nė banesėn e tij, siē ishte paraparė, por Dom Lushi, me modestinė e tij, duke e parė dėshirėn e flaktė tė Gazmendit, qė tė mos "ia prishte", vendosi dhe shkoi me Gazmendin. Edhe nė kė rast, Ai e tregoi modestinė e tij dhe gatishmėrinė pėr tė qenė afėr atyre tė cilėt kanė mė shumė nevojė ta kenė dikėnd afėr, sepse Gazmendi ishte ndėr mėrgimtarėt mė tė rinj aty dhe malli pėr atdheun e vendlindjen e digjte mė shumė se tė tjerėt.
 
 
Njohje e mirė dhe takim i paharruar me kolegun Ramiz Dėrmaku-n - kremtofshim ditėlindjen bashkė me Nėnėloken Kosovė
 
Me kolegun Ramiz Dėrmaku-n ishim njohur vetėm si emra dhe kishim komunikuar vetėm nga larg, por nuk ishim takuar asnjėherė mė parė. Ai kishte ardhur pėr tė pėrcjellur kėto veprimtari kombėtare e kulturore, pėr tė pėrditshmen tonė kombėtare «Bota Sot». Sapo hymė, edhepse nuk ishim takuar ndonjėherė, mė mori nė pėrqafim, me fjalėt: "Mirėseerdhėt kolegu im i dashur!" Duke biseduar dhe duke i "kėrkuar" me shaka njėri.tjetrit se cili jemi plakur mė shumė, me kėqėsi, "zbuluam" njė fakt shumė interesant: qė tė dy ishim tė lindur nė tė njėjtėn ditė. Ē'tė bėnim tjetėr?! - i uruam  njėri-tjetrit, qė pikėrisht 10 Nėntori tė jetė data e njohjes formale tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe qė ta kremtojmė gjithmonė ditėlindjen, bashkė me Nėnėloken Kosovė!!! Nga dy lapsa tė bukur qė kishte nė xhep, Ramizi mė "urdhėroi" qė ta merrja njėrin - dhuratė nga Ai, nė takimin tonė tė parė, por shumė tė kėndshėm dhe tė paharruar, edhe pėr vendimin qė ditėlindjen ta kremtojmė bashkė (edhe me Nėnėloken). Ishin qė tė dy lapsat shumė tė mirė, prandaj nuk e kisha lehtė tė zgjidhja. Mė nė fund zgjodhi Ramizi vetė dhe ma dha mė tė mirin - lapsin kuqezi!!!  I thashė ai, normalisht t'i bėjė raportet nga kėto manifestime tė bukura pėr kombėtaren «Bota Sot», por tė mos mė "akuzojė" pėr ndėrhyrje nė "territorin" e tij veprues, se edhe unė, pak mė vonė do t'i dėrgoj mbresat e mia emocionale, nga udhėtimi i paharruar me Dom Lushin dhe nga kėnaqėsia nė kremtet e mėdha tė bashkatdhetarėve nė München.
 
 
Ėshtė njė dashuri e madhe qė na tėrheq kah atdheu !!!
 
Gjatė takimeve tė mbrėmjes sė tė shtunės, qė tė dy me Pashkun, shfrytėzuam rastin tė bisedojmė edhe me shumė tė rinj, tė cilėt ishin lodhur me pėrditshmėrinė mėrgimtare dhe kėrkonin se ē'mund tė bėnin pėr tejkalimin e monotonisė dhe pėr "shėrimin" e shpirtit, duke bėrė diē tė vlefshme pėr atdheun, pėr popullin - pėr vetėveten. Qė tė mund tė vėnim diē konkrete nė vijėn e bashkėpunimit tė koordinuar dhe tė harmonizuar, ne u kėrkuam mundėsinė e njė takimi brėnda tė dielės sė 19 majit. Pa hamendje u muar vendimi: takohemi nesėr nė ora 10, nė zyret e selisė sė Misionit Katolik Shqiptar.
 
Kur mbėrrijtėm aty, tė shoqėruar nga Augustin Ballabani, i cili qė nė mbėrrijtjen tonė nė München, na e "bllokoi" veturėn tonė nė njė vendpaking dhe na shoqėronte me makinėn e tij, nė ora 9.45 i gjetėm tek na prisnin buzagaz mbi 30 veprimtarė, nga gjeneratat e reja, tė cilėt pėrfaqėsonin shoqata tė ndryshme nga Bavaria. Tė gjithė na uruan pėr themelimin dhe legalizimin e Qendrės Koordinuese «Albeuropa» dhe na thanė se bashkėpunimi i koordinuar veē ėshtė i filluar me kėtė pjesėmarrje tonėn nė manifestimet e tyre tė kėtyre dy ditėve. E vėrteta ishte siē thonin ata! Vėrtetė ishte njė bashkėpunim i filluar, sepse qė nga fillimi, kryesitė e shoqatave shqiptare qė merrnin pjesė nė kėto manifestime, na kėrkonin t'u thonom se kur do tė ketė ndoj organizim tė tillė nė Itali dhe tė vinin edhe ata.
 
Mė shumė se tė gjithė tė tjerėt ka folur Engjėll Ballabani, i cili ka paraqitur shumė ide tė bukura dhe tė realizueshme tė njė bashkėpunimi tė mirėfilltė. Ai kėrkoi qė nė prag tė jubileut tė madh tė tyre, tė 30 Vjetorit tė themelimit e tė punės (1974 - 2004) tė ftohet pėr njė turne nėpėr Europė Shoqėria Kultutore Artistike «Zėri i Karadakut» nga Stublla, tė cilėt nuk kėrkojnė shifra parashė, as komercializim shfaqjesh, por na shmallin me muzikė tė bukur burimore. Mandej ka propozuar organizimin e takimeve tė pėrbashkėta kulturore (nė vende tė ndryshme), me orė letrare, festivale, gara sportive, ekskursionme... Le tė organizohemi edhe me pjesėmarrjen e shoqatave tona kulturore nė solemnitetete dhe festivalet kulturore qė organizohen nė atdhe - nė Shqipėri, nė Kosovė, nė IRJ tė Maqedonisė, nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi, pastaj edhe nė Amerikė, nė Australi...
 
- Po kah po tė vijnė gjithė kėto ide tė bukura o Adash - i thashė pak si me shaka. "Mė besoni, nuk mė duket vetja aq i menēur, por ėshtė dashuria e madhe pėr atdheun dhe pėr kombin tonė tė mrekullueshėm qė m'i grumbullon gjithė kėto ide tė bukura!" - ma kthei plot shend e verė Engjėlli. 
 
Sapo u tregova pėr kremten e madhe qė mė 7 e 8 qershor, kanė organizuar bashkatdhetarėt tanė, tė prirė nga profesori i nderuar dhe i dėshmiuar me veprimtari atdhetare - Astrit Leka, nė Gjenevė nė 125 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė tė gjithė na thanė se janė tė gatshėm tė vijnė dhe tė shmallen dy ditė tė plota, me bashkjėkombasit qė do tė vijnė atje nga tė gjitha pjesėt e botės!!! Ato dy ditė - u thashė - Gjeneva nuk do tė jetė vetėm seli e Kombeve tė Bashkuara, por do tė jetė edhe seli e Shqiptarėve tė Basshkuar, nė dashurinė e madhe pėr Nėnėloken Shqipėri !!!
 
 
Mesha Solemne pėrmbylli me bekime kėto dy ditė gumėzhitjesh shqiptare nė München
 
Nė ora 12.30 nė kishėn kushtuar 12 apostujve, pėrplot tė mbushur me shqiptarė, filloi Mesha Solemne e bashkėēelebruar nga: Dom Lush Gjergji, Atė Anton Nua dhe Dom Pashk Dani. Edhe nė kėtė meshė figura qendrore -. Dom Lushi, me predkun e tij kushtuar mrekullive tė Gonxhes sė Mrekullueshme Shqiptare, tė Nėnės sė Njerėzimit me halle, qė tash po shenjtėrohet edhe zyrtarisht - Nėnės Tereze, ka zbutur zemrat e ndezura nė mall tė qindėra bashkatdhetarėsh, qė mbi 70% ishin tė besimit mysliman. Edhe nga elteri Dom Lushi i ka porositur tė pranishmit: "Motra e Vėllezėr, nėse duam tė jemi bija e bij tė devotshėm e tė ēmueshėm tė Nėnėlokes Shqipėri, duhet qė nė ēdo veprimtari tė pėrditshme, kudo qė jemi, tė hyjmė me dashuri tė zjarrtė pėr te, sikur dashuria e Nėnės Tereze pėr tė sėmuarit e tė lėnit qė u shėrbente dhe pėr njerėzimin mbarė!!! Kėshtu e rimėkėmbim, e kėndellim Nėnėloken Shqipėri, qė e nxehur nga dashuria jonė drejtohet dhe si nuse e re vallėzon bashkė me ne nė vallen e dasmės sė jetės sė re, qė do tė na vijė, bashkė me vlerat e civilizimit tė mrekullueshėm e tė shembujve tradicionalė tė baballarėve e tė gjyshėrve tanė, bashkė me vlerat e Besės sė Madhe, tė dashurisė sė mirėfilltė, qė tani i pėrkujtojmė - edhe nė 300 Vjetorin e Kuvendit tė Arbėrit, edhe nė 125 Vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, edhe nė vitin e Lumturimit tė Nėnės Tereze!!!" Edhe gjatė predkut nė kėtė meshė pėrmbyllėse, me bekime tė veprimtarive shqiptare nė München, Dom Lushi u ndėrpre shpesh, me duartrokitje tė gjata frenetike. Dom Lushi, me shumė entuziazėm ka folur edhe pėr projektin madhor nė Kosovė - pėr ndėrtimin e Tempullit tė Lirisė - «NĖNA TEREZE», qė shpresojmė tė fillojė sivjet, si edhe tė Katedralės nė Prishtinė, kushtuar shenjtėreshės sonė - Gonxhe Bojaxhiu-t - Nėnės Tereze.
Edhe njė herė tjetėr i privilegjuar: me Dom Lushin  me arkitektin Umberto Trenta dhe me deputetin Tomė Hajdaraj, duke ia paraqitur kryetarit Rugova projektin e Tempullit tė Lirisė «NĖNA TEREZE» 
    
Mbas pėrfundimit tė meshės, mė shumė se njė orė gumėzhitje shqip, nė oborr tė kishės - shaka, pėrqafime, fotografime pėr kujtim... Nė qendėr tė vėmendejes ishte - kush tjetėr, nėse jo Dom Lushi?!!! Njėri qė kishte ardhur nga Shtutgarti, vetėm ta takojė Atė i tha: "Dom Lush, kam menduar se nuk ėshtė lehtė tė bisedosh me Ty, por paskam qenė i gabuar, sepčse tash po mė duket vetja sikur tė ishim shokė tė pandashėm mbi 20 vjet!". Dom Lushi, buzagaz ia kthei: "Nuk jemi shokė nga 20 vjet, por jemi vėllezėr qė nga lindja, mbi 50 vjet, o Hajdar i dashur!"  dhe e pėrqafoi fuqishėm Hajdarin. Duartrokitje edhe nė oborr tė kishės.
 
 
Njė pasdite gazmore qė njomi zemrat mėrgimtare me tė qeshura qė s'harrohen kurrė
 
Rreth orėr 14.30 u shpėrndamė nga oborri i kishės sė 12 apostujve. Dom Lushi shkoi me kolegėt e tij, pėr tė drekuar nė Misionin Katolik Shqiptar, kurse ne shkuam nė vizita nėpėr familjet e farefisit, qė nė München janė bukur shumė. Kudo qė ishim, tė rinjtė "detyroheshin" tė rrinin nė kėmbė, sepse ishin shumė qė pėr tė na nderuar, na rrinin gjithnjė afėr. Drekuam te Franė Ballabani. Shakatė, qė na sillnin storie qė nga jeta jonė fėmijėnore, na bėnin tė qeshnim aqė shumė, saqė duhej mbajtur brinjtė me tė dy duart.
 
Nėse nuk do tė shkonim tė gjithė "t'ia pinim njė kafe" Gjergj Zefi do tė prekej rėndė, prandaj rreth orės 16 u gjetėm nė banesėn e tij. Prapė shakatė, tė qeshurat nuk kishin kufinj!!! E njėjta gjė edhe nė banesėn e Zef Ballabanit. Tė rinjtė qė e kishin programuar njė turne sportiv, pėr kėtė pasdite, e shtynė atė pėr njė javė mė vonė, vetėm pse kishin dėshirė tė shmalleshin me ne dhe tė mėsonin shumė gjėra qė nuk i kishin pėrjetuar si ne, nė jetėn tonė fėmijėnore!!!
 
Rreth orės 18 na ftuan tė shkonim se Dom Lushi kishte mbėrritur te Frana, prej nga do tė niseshim pėr Itali. Shkuam atje. Ishin tė rinjtė qė nuk na lejuam tė nisemi menjėherė. Pas shakave dhe tė tė qeshurave tė gjata, mbi 40 minuta, edhe me Dom Lushin, rreth orės 18.40 u nisėm.
 
 
Me njerėzit e mi dhe me biseda tė frytshme nuk lodhem kurrė !!!
 
Sapo u nisėm i thashė: - Dom Lush i dashur, e di qė je i lodhur, por nuk do tė tė lė tė pushosh, sepse deri nė Bergamo do tė bisedojmė papushuar! Pa mė lėnė tė vazhdoja arsyetimin, ma kthei: "Bisedojmė i dashur, pa merak, sepse me njerėzit e mi dhe me biseda tė frytshme nuk lodhem kurrė!"  Udhėtimi i gjatė, deri nė ora 01.30 m'u duk se kaloi pėr pak minuta, sepse bisedė pas bisede, fjalė pas fjale, vetėm kur e pamė vetin nė Bergamo. As nė kufinj  (Gjermani/Austri, Austri/Zvicėr, Zvicėr/Itali) nuk na ndaloi kush.
 
Biseduam pėr shumė ēėshtje madhore, pėr ato qė duhet tė merren e tė mbarohen me pėrparėsi. "Ajo qė duhet ndėrtuar menjėherė, pa pritur as orė e le mė ditė e muaj, ėshtė dashuria pėr Atdheun, pėr Kombin, dashuria pėr njėri-tjetrin dhe pėr njerėzimin mbarė" - e pėrsėriti disa herė Dom Lushi, duke shtuar: "Dashuria nuk ndėrtohet as nuk mund tė jetė rezidente nė zemrat tona, nėse aty mungojnė ndjenjat e faljes. Pa tė falur nuk ka dashuri! Kėshtu na mėsone edhe Nėna Tereze, prandaj duke ndjekur porosinė e saj, i falim fajtorėt dhe e mbjellim dashurinė e mirėfilltė nė zemrat tona! Me farėn e dashurisė sė rritur nė zemrat arbėrore, mbjellim pastaj shumė tė mira nė Atdheun Tonė dhe e gėzojmė Nėnėloken Shqipėri!" thotshte Dom Lushi, i cili vėrtetė nuk u lodh nė asnjė ēast nga biseda e gjatė, me plot pyetje qė i bėnim, sa unė sa Pashku.
 
 
Ju qė jeni tė privilegjuar, shfrytėzojeni rastin e bashkėveprini me vėllezėrit arbėreshė, nė tė mirė tė kombit - nė tė mirė tė mbarė farės arbėrore
 
Ai disa herė na e ripėrsėriti faktin se ne mėrgimtarėt nė Itali jemi tė privilegjuar, duke i pasur afėr vėllezėrit arbėrshė, me tė cilėt mund tė organizojmė dhe tė realizojmė shumė veprimtari, qė do tė shėnonin faqe tė arta nė historinė tonė kombėtare. Ai e pėlqei shumė paraprojektin e Qendrės "Albeuropa" pėr organizimin e ekskursioneve tė bashkėsive shqiptare, nėpėr vendbanimet arbėreshe dhe kurorėzimin e tyre me veprimtari tė pėrbashkėta kulturo-artistike e sportive. Na kėshilloi qė ekskursione tė tilla tė organizohen edhe nė mes bashkėsive shqiptare nė vende tė ndryshme, atėherė kur janė pushime dy-tri ditėshe, me rastin e ndoj feste - psh. grupe nga Italia tė shkojnė nė Gjermani, nė Zvicėr a gjetiu, grupe nga Zvicra, Gjermania, Franca, Austria... tė vijnė nė Itali, apo tė shkojnė nė Suedi, Belgjikė... duke shkuar gjithnjė me njė koordinim tė pėrbashkėt dhe tė harmonishėm. "Me rastin e lumturimit tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor 2003, pėr shkak tė regjimit tė vizave hyrėse, nga Atdheu mund tė vijnė pak shqiptarė nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan, kėshtuqė ju takon ju nė Itali dhe nė vende tė tjera, qė tė organizoheni dhe nė atė Ditė tė Madhe, nė Vatikan tė jeni dhjetėramijėra! Barra kryesore e kėtij organizimi u takon ju nė Itali, bashkė me vėllezėrit arbėreshė!" - ishte kėrkesė kėmbėngulėse e Dom Lushit.  
 
  
Ardhmėria e Kosovės ėshtė ajo qė e ndėrtojmė ne - bashkimin kombėtar e poėrjetojmė qė nga dita e integrimit nė Bashkimin Europian
 
Me modesti na shpjegonte pėr takimet e tij me personalitete kombėtare e ndėrkombėtare - me kryeadministratorėt e Kosovės (Kushner, Hakerup e Shtajner), me kryetarin Rugova, me kryeminstrin Rexhepi, me kryeparlamentarin Daci, me Kofi Ananin, me gjeneralė e diplomatė ndėrkombėtarė, por edhe me njerėz tė thjeshtė e nevojtarė. Ne na interesonte tė mėsonim diē konkrete pėr ardhmėrinė e Kosovės, qė Dom Lushi mund tė na thoshte, nga  pėrvojat e tij nga takimet me personalitete politike e diplomatike. "Ardhmėria e Kosovės ėshtė ajo qė e ndėrtojmė ne. Nėse ne i bindim ndėrkombėtarėt se dijmė tė qeverisim dhe tė rrojmė me normat dhe rregullat e demokracisė, nėse e ērrėnjosim krimin nga tokat dhe nga zemrat tona, nėse nuk e kursejmė mundin as kohėn tonė pėr tė mirėn tonė, atėherė ardhmėria e Kosovės dhe e mbarė Shqipėrisė - ardhmėria jonė, pra e mbarė kombit shqiptar, do tė jetė e ndritur dhe joshėse pėr tė gjithė! Unė kam bindjen se Kosova do tė integrohet, pa u vonuar nė Bashkimin Europian, si njėsi e mvetėsuar, pra - si shtet i pavarur! Me integrimin nė BE tė tė gjitha trevave shqiptare, kufinjtė pėrgjatė tokave tona do tė mbesin vetėm nė faqet e historisė dhe nė kujtesėn tonė, pra do tė zhduken praktikisht - ēka nėnkupton bashkimin praktik tė shqiptarėve!" - na tha mė nė fund - pak para se tė mbėrrinim nė Bergamo, Dom Lushi.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.