27.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte, 27 maj 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner dhe Pėllumbi kanė thėnė se statusi politik i Kosovės duhet tė zgjidhet nė pajtim me bashkėsinė ndėrkombėtare

  • Pėllumbi tha se ēmon kontributin historik tė Presidentit Rugova pėr arritjen e realitetit nė Kosovė

  • N. Daci nė takimin me homologun e tij Pėllumbi tha se Kosova ka aftėsi pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet me fqinjėt

  • Kryeparlamentari Daci priti pėrgjegjėsin pėr Ballkanin nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė

  • Nė seancėn e sė enjtes tė Kuvendit tė Kosovės do tė shqyrtohen tri projektligje

  • S.Pėllumbi ėshtė pėr bisedime ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė kanė suspenduar vendimin

  • Nė TMK inkuadrohen edhe 16 pjesėtarė tė minoriteteve

  • Nė Prishtinė u prezentua projekti: "Doganat pėr Kosovėn"

  • Nė Mitrovicė ėshtė arrestuar njė shqiptar i dyshuar pėr vrasje dhe akte terroriste

  • Preshevė: PVD akuzon deputetėt lokalė tė DOS-it pėr obstruksion

  • Policia shqiptare ka shpėrndarė me dhunė protestuesit e ish tė pėrndjekurėve politikė nė Tiranė gjatė regjimit komunist

  • Bush planifikon tė takohet me kryeministrin izraelit dhe atė palestinez javėn e ardhshme

  • Katėr ushtarė amerikanė janė vrarė sot dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur nė Irak

  • Njė ushtar amerikan pėr shkak tė dashurisė dezerton nė Slloveni

  • Kryeministri izrealit ėshtė i vendosur tė arrijė njė marrėveshje paqeje me palestinezėt

  • Temperaturat e larta nė Indinė jugore kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 430 njerėzve nė dy javėt e fundit

  • Ramsfeld: SHBA nuk do tė lejojnė fqinjėt irakianė tė krijojnė njė republikė tė stilit islamik iranian nė Irak

  • Uashingtoni akuzon Iranin se po strehon anėtarė tė Al-Kaidės

  • Kthehen nė Irak inspektorėt bėrthamorė

  • Bremer pėrcakton prioritetet

  • Ushtria paralajmėron qeverinė nė Turqi

  • Trafiku ajror francez nė grevė


 
Shtajner dhe Pėllumbi kanė thėnė se statusi politik i Kosovės duhet tė zgjidhet nė pajtim me bashkėsinė ndėrkombėtare
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi dje pasdite ėshtė takuar me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner. Pas kėtij takimi z.Shtajner dhe z.Pėllumbi janė shprehur se statusi politik i Kosovės duhet tė zgjidhet nė pajtim tė plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare.
 
Ata thanė se zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės ėshtė njė proces qė nėnkupton pėrmbushjen e standardeve ndėrkombėtare.

Shefi i UNMIK-ut tha se Kosova dhe misioni i tij kanė miq tė vėrtetė nė Shqipėri, tė cilėt i ndihmojnė shumė procesit politik. Sipas Shtajnerit nė Kosovė duhet tė pėrmbushen standardet nė interesin e tė gjithė qytetarėve, qė nėnkupton zhvillimin ekonomik, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe krijimin e njė jete dinjitoze pėr tė gjithė.

Ēėshtja e statusit do tė vijė nė rend dite, tha z. Shtajner, duke nėnvizuar se statusi do tė zgjidhet nė atė mėnyrė qė nė fund tė jetė i bekuar edhe nga bashkėsia ndėrkobmėtare.

Njė qėndrim tė ngjashėm me atė tė Shtajnerit e shfaqi edhe kryetari i Parlamentit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi i cili nuk mohoi ndėrkaq faktin se Parlamenti I Shqipėrisė ka njohur me njė rezolutė tė veēantė Referendumin e vitit 1991 nė Kosovė pėr shpalljen e pavarėsisė sė saj.

"Ne i njohim rezolutatat e miratuara dhe i shohim nė kompleksin e tyre se lidhur me statusin e Kosovėsn vendimi ynė ėshtė se ai ėshtė njė proces qė sigurisht do tė rrjedhė nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės dhe nė bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar i cili ka lozur dhe po luan njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha proceset demokratike qė po zhvillohen nė Kosovė", ka thėnė z. Pėllumbi.
 
 
Pėllumbi tha se ēmon kontributin historik tė Presidentit Rugova pėr arritjen e realitetit nė Kosovė
 
   
Prishtinė, 27 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti njė delegacion tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė kryesuar nga kryetari Servet Pėllumbi.
 
Presidenti Rugova tha pas takimit se me kryeparlamentarin e Shqipėrisė ka zhvilluar njė bisedė tė rėndėsishme pėr njė bashkėpunim tė frytshėm, jo vetėm ndėrmjet dy parlamenteve, por edhe ndėrmjet dy vendeve, nė tė gjitha fushat e jetės.
 
Presidenti tha se duhet aktivizuar edhe mė tutje kėtė bashkėpunim.
  
Gjithashtu ai tha se e kishte njoftuar zotin Pėllumbi me zhvillimet nė Kosovė nė vitet e pasluftės, me progresin e arritur dhe me objektivat qė kanė institucionet e Kosovės, si zhvillimi ekonomik, iniciativat private, privatizimi dhe integrimet nė shoqėrinė kosovare tė tė gjithė qytetarėve tė saj.

"Por objektiv e aspiratė e popullit tė Kosovės, nė tė cilėn unė insistoj, ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, tė integruar nė Evropė, nė NAT0 dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", nėnvizoi Presidenti Rugova.

Gjithashtu ai kėrkoi njė bashkėpunim shumė mė aktiv nė tė gjitha fushat, duke shtuar se tė dy bashkėbiseduesit janė dakord qė tė punojnė edhe mė shumė pėr ndėrtimin e rrugės Prishtinė -Durrės.

Pasi shprehu kėnaqėsinė pėr takimin me presidentin Rugova, Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, tha se Kosova vėrtet po bėn njė pėrparim tė ndieshėm, duke konstatuar se ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė tashmė ka njė bashkėpunim institucional.
 
Zoti Pėllumbi tha se ēmon kontributin historik tė presidentit Rugova pėr arritjen e realitetit nė Kosovė, si dhe kontributin e institucioneve tė Kosovės drejt realizimit tė aspiratave tė popullit tė Kosovės, tė cilat janė edhe aspirata tė Shqipėrisė e qė janė nė vijėn e pėrgjithshme tė proceseve integruese botėrore.
 
Ky ėshtė njė faktor i favorshėm nė realizimin e kėtyre aspiratave, tha z.Pėllumbi, duke uruar qė ato tė realizohen sa mė shpejt. Ai vlerėsoi se bashkėpunimi ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės ka shėnuar tashmė arritje tė reja institucionale, por shprehu dėshirėn qė ky bashkėpunim tė jetė mė i madh, siē u shpreh, pėr tė pėrballuar ato probleme qė pak a shumė dy vendet i kanė tė njėjta.
 
Ndėrkaq nė lidhje me ndėrtimin i rrugės Prishtinė-Durrės, kryeparlamentari Pėllumbi, pasi konstatoi se kjo ėshtė njė ide e kahershme e Presidentit Rugova, theksoi kjo rrugė ėshtė njė arterie qė do t'i japė impulse zhvillimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nė interesimin e njė gazetari, Presidenti Rugova vlerėsoi pozitivisht insistimin e Tiranės pėr prezencėn e Kosovės nė takimet rajonale e evropiane, por tha se sė bashku me UNMIK-un duhet gjetur njė rrugė qė Kosova tė jetė mė prezente nė Evropė, nė SHBA e nė botė dhe pėr kėto ēėshtje po bisedohet kėto ditė.
 
Do tė bisedohet me tė gjithė fqinjėt e Kosovės, pra edhe me Beogradin, por duhet gjetur momentin e duhur, tha Presidenti Rugova.
 
 
N. Daci nė takimin me homologun e tij Pėllumbi tha se Kosova ka aftėsi pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet me fqinjėt
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi ka biseduar dje pasdite me kryeparlamentarin e Kosovės Nexhat Daci. Bashkėbiseduesit kanė thėnė pas takimit se dy parlamentet janė tė gatshme qė tė marrin mbi vete pėrgjegjėsitė qė u takojnė nė proceset nėpėr tė cilat po kalojnė dy vendet.

Ndėrkaq, z. Daci tha se institucionet e Kosovės kanė aftėsi tė mjaftueshme pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet me fqinjėt pa pėrjashtimin e askujt.
 
Duke e falėnderuar homologun e tij Servet Pėllumbi pėr rolin e Shqipėrisė nė pėrpjekjet pėr pėrfshirjen e Kosovės nė tė gjitha proceset e integrimit nė rajon dhe mė gjerė, zoti Daci ka theksuar se Shqipėria gjithmonė ka mbajtur qėndrim pozitiv ndaj Kosovės.
 
Ai shtoi se po bėhen pėrgatitje shumė serioze pėr t'i diskutuar tė gjitha problemet me bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrkaq e cilėsoi dėshirė tė mirė synimin e Qeverisė sė Shqipėrisė pėr tė ofruar ndihmėn e saj.

"Ne mendojmė se institucionet tona kanė kapacitet vendosės dhe veprues dhe do tė veprojnė konform interesave tė Kosovės, por gjithėsesi pro-bashkėpunimit me tė gjithė fqinjėt", ka thėnė z. Daci.

Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė ėshtė shprehur se Shqipėria angazhohet pėr integrimin e Kosovės nė tė gjitha proceset integruese nė rajon.
 
Ai ka theksuar se kėtė dėshirė e ka shprehur edhe Kuvendi i Shqupėrisė nėpėrmjet rezolutave tė veta dhe kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me dėshirėn e Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar qė Kosova tė pėrfshihet nė tė gjitha proceset integruese tė rajonit.
 
 
Kryeparlamentari Daci priti pėrgjegjėsin pėr Ballkanin nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Kryeparlamentari Nexhat Daci e ka njoftuar gjerėsisht pėr zhvillimet nė Kosovė dhe rajon pėrgjegjėsin pėr Ballkanin nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermasnisė, Haind Jonnsen, i cili ishte edhe njėri ndėr hartuesit e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė pėr Kosovėn.

Profesor Daci ka vlerėsuar sukseset e bashkėsisė ndėrkombėtare nė fillim tė angazhimit nė Kosovė, por u shpreh se me kohė po zbehen sukseset e para. Ndėr faktorėt qė e pengojnė pėrparimin e Kosovės, Daci ka pėrmendur limitimin nė kohė tė statusit tė Kosovės dhe ngecjen ekonomike tė vendit.
 
Ai ka vlerėsuar programin e PSSP tė OKB-sė pėr Kosovė, zotit Shtajner, madje ėshtė shprehur se personalisht do t’ia jepte referencat pėr vazhdimin e mandatit nė Kosovė, por ka vėnė nė dyshim mundėsitė e realizimit tė kėtij programi, pikėrisht nga frenimet e administratės mamuthe tė UNMIK-ut.

"Ne kemi interes pėr angazhimin e ekspertėve tė UNMIK-ut nė Kosovė, por nuk kemi fare nevojė pėr administratorė tė paaftė ndėrkombėtarė, qė nuk kanė treguar ndonjė sukses nė vendet tė tyre", ėshtė shprehur kryetari i Kuvendit tė Kosovės.

Diplomati gjerman, Johannsen ėshtė shprehur pėr domosdoshmėrinė e thellimit tė raporteve tė mira tė ndėrkombėtarėve me udhėheqjen dhe me popullsinė vendėse. Ai e ka mbėshtetur krijimin e rrethanave pėr mundėsi zhvillimi pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė dhe pėr ata qė do tė kthehen kėtu. Nė kėtė dritė ka shprehur edhe mbėshtetjen e vendit tė tij pėr njė Kosovė tė qetė dhe demokratike.
 
 
Nė seancėn e sė enjtes tė Kuvendit tė Kosovės do tė shqyrtohen tri projektligje
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė mbledhjen e saj tė rregullt, tė drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka vendosur qė nė seancėn e 29 majit tė nxjerrė pėr shqyrtin tė parė projektligjin pėr prokurim publik nė Kosovė dhe Projektligjin pėr ndryshimin e dhe plotėsimin e Ligjit pėr themelimin e regjistrit nė pronėsinė e paluajtshme.
 
Nėse komisionet parlamentare arrijnė tė harmonizojnė amendamentet e propozuara nga shqyrtimi i parė, do tė nxirret pėr shqyrtim tė dytė (mirtatim) edhe Projektligji pėr rrugėt.

Kryesia e Kuvendit ka pėrvijuar rendin e punės edhe pėr seancėn vijuese, mė 5 qershor. Atė ditė do tė shqyrtohen pėr herė tė parė Projektligji pėr planifikim hapėsinor dhe Projektligji pėr skemėn e ndihmės sociale.

Lidhur me projektamendamentin nė Ligjin pėr
arsimi n fillor dhe tė mesėm, propozuar nga deputeti Sylejman Ēerkezi, qė ka tė bėjė me mėsimin fetar nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės, Kryesia ka vendosur qė tė ndiqet proceduara e rregullt e amendamentimit.
 
Pra, propozimi i pėrcillet sponsorit ( qeverisė) dhe trajtohet nėpėr komisionet parlamentarte para se tė nxirret ( eventualisht ) pėr miratim nė seancė plenare.
 
 
S.Pėllumbi ėshtė pėr bisedime ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi pas njė takimi qė ka pasur me kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi, u angazhua pėr bisedime ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr problemet mes tyre. Bisedimet nuk janė tė dėmshme dhe dialogu ėshtė mėnyrė e zgjidhjes sė problemeve, theksoi z.Pėllumbi.

Kryeministri Rexhepi tha se Shqipėria mund tė luajė njė rol nė bisedimet e mundshme ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, por ai shtoi se ende ėshtė herėt tė bisedohet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Rexhepi tha se nėse duhet biseduar me Beogradin atėherė duhet biseduar pėr ēėshtje praktike dhe se Shqipėria nė kėtė drejtim mund tė luajė njė rol jo ndėrmjetėsues, por relaksues, siē u shpreh ai.
 
Gjithashtu Kryeministri kėrkoi nga Shqipėria tė ndihmojė Kosovėn nė forma tė ndryshme qė Kosova tė jetė sa mė afėr procesve integruese nė rajon.
 
 
Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė kanė suspenduar vendimin
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė kanė suspenduar vendimin e mėparshėm, sipas tė cilit TMK-sė i ndalohej trajnimi jashtė vendit. Kėtė vendim e bėri tė ditur sot komandanti i TMK-sė Agim Ēeku pas njė takimi tė grupit tė lartė punues mes UNMIK-ut, KFOR-it dhe TMK-sė.

Agim Ēeku tha se e kishte njoftuar grupin punues me tė gjitha masat qė janė ndėrmarrė nė TMK tė cilat janė vlerėsuar shumė lart nga anėtarėt e grupit. Ai tha se masat pėr ndalimin e trajnimit tė TMK-sė prej sot nuk vlejnė dhe ėshtė marrė qėndrimi qė tė vazhdojė bashkėpunimi i frytshėm me TMK-nė dhe ajo qė ka ndodhur tė harrohet. Ai shtoi se TMK ka shumė projekte tė mira.

Sipas gjeneral Ēekut, sot ėshtė marrė vendimi qė TMK-ja tė ketė detyra shtesė dhe se ai ia kishte dorėzuar propozimin pėr detyrat e mundshme grupit punuese. Pas shqyrtimit do tė bėhen tė ditura njė paketė detyrash.
 
 
Nė TMK inkuadrohen edhe 16 pjesėtarė tė minoriteteve
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė TMK-sė dje u zhvillua ceremonia e pranimit tė grupit mė tė madh tė pjesėtarėve tė minoriteteve si serbė, boshnjakė, romė e hashkalinjė nė TMK.

Pjesėtarėt e minoriteteve tė cilėt iu kanė bashkangjitur TMK-sė do tė sistemohen nė zonat e mbrojtjes dhe njėsitet vartėse tė TMK-sė. Me inkuadrimin e 16 pjesėtarėve tė rinj numri i minoritarėve nė TMK arrin nė 122 veta.
 
 
Nė Prishtinė u prezentua projekti: "Doganat pėr Kosovėn"
 
Prishtinė, 27 maj 2003 - Nė Prishtinė ėshtė mbajtur njė takim i veēantė ndėrmjet drejtorėve vendorė dhe ndėrkombėtarė tė doganave tė Kosovės. Nė kėtė takim u prezentua projekti i organizatės joqeveritare "Forum" ne temėn "Doganat pėr Kosovėn" nismė kjo e cila do tė bėjė vėzhgimin e punės sė doganave.

Ky projekt ka tri qėllime kryesore: shpėrndarjen e informacioneve lidhur me punėt me doganat e vendit, anketa me qytetarėt pėr punė e doganave, dokumentacionin dhe pėrvojėn negative tė tyre nė shėrbimin doganor.
 
 
Nė Mitrovicė ėshtė arrestuar njė shqiptar i dyshuar pėr vrasje dhe akte terroriste
 
Mitrovicė, 27 maj 2003 - Policia e UNMIK-ut ka arrestuar nė Mitrovicė njė shqiptar 23-vjeēar i dyshuar pėr vrasje dhe akte terroriste, ka bėrė tė ditur policia ndėrkombėtare.
 
Arrestimi ėshtė bėrė me kėrkesė tė gjyqėsisė sė Kosovės si person i dyshimtė qė ka kryer krime gjatė vitit 2003. Identiteti i tė arrestuarit nuk ėshtė bėrė i ditur pėr shkak tė procesit tė hetimeve.
 
 
Preshevė: PVD akuzon deputetėt lokalė tė DOS-it pėr obstruksion
 
Preshevė, 27 maj 2003 - Kryesia e Partisė pėr Veprim Demokratik me seli nė Preshevė konstaton se edhe nėntė muaj pas konstituimit tė kuvendeve komunale paraqiten probleme serioze qė janė pasojė e obstruksionit gjithnjė e mė tė qartė tė pėrfaqėsuesve lokalė tė partive tė DOS-it.
 
PVD akuzon se njėsoj si socialistėt e radikalėt serbė, edhe partitė e DOS-it u munduan qė me anė tė manipulimeve ta ruajnė dominimin antiligjor tė serbėve nė komunėn e Bujanovcit, duke i vlerėsuar si tė papranueshme dhe shumė tė dėmshme pengesat qė ata i shkaktojnė procesit tė kyējes sė shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal nė kėtė komunė.

Gjithashtu PVD vlerėson tė papresedancė problemet qė po paraqiten nė komunėn e Medvegjės, ku nė vazhdimėsi po prolongohet realizimi i obligimit kushtetues e ligjor qė edhe nė kėtė komunė me Statut parashihet edhe shqipja si gjuhė zyrtare.

Kryesia e PVD-sė vlerėson se paralajmėrimet e Koalicionit serb nė Preshevė pėr tėrheqje nga Kuvendi Komunal.

Nė kėtė kontekst duhet kuptuar edhe fushata kundėr PVD-sė qė po udhėhiqet nė kohė tė fundit nėpėrmjet shtypit lokal serb e qė ėshtė pėrsėritje e fushatės sė vrazhdė si nė kohėn e Millosheviqit.

Kryesia e PVD-sė vendosi t'i drejtohet strukturave mė tė larta shtetėrore si dhe faktorėve relevantė ndėrkombėtarė qė tė angazhohen nė zgjidhjen e problemeve tė rėnda dhe shumė tė ndieshme nė sigurinė e qytetarėve, nė arsim, nė shėndetėsi, pėrdorim zyrtar tė gjuhės shqipe dhe simboleve kombėtare si dhe integrimit tė shqiptarėve nė strukturat publike, shtetėrore dhe ekonomike.
 
 
Policia shqiptare ka shpėrndarė me dhunė protestuesit e ish tė pėrndjekurėve politikė nė Tiranė gjatė regjimit komunist
 
Tiranė, 27 maj 2003 - Policia shqiptare ka shpėrndarė me dhunė protestuesit e ish tė pėrndjekurve politikė nė Tiranė gjatė regjimit komunist.
 
Protestuesit ishim mbledhur para shoqatės sė tyre pėr tė kėrkuar dėmshpėrblim pėr vitet qė i kishin kaluar nė burg gjatė sundimit komunist nė Shqipėri. Parita Demokratike e opozitės ka dėnuar ndėrhyrjen e policisė, duke mbėshtetur protestat dhe kėrkesat e tyre ekonomike.

Kjo ėshtė e treta herė qė policia ndėrhyn me forcė pėr shpėrndarjen e protestave qė organizohen prej disa muajsh nga dy shoqata tė ndryshme tė ish tė pėrndjekurve.
 
 
Bush planifikon tė takohet me kryeministrin izraelit dhe atė palestinez javėn e ardhshme
 
Uashington, 27 maj 2003 – Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, planifikon tė takohet me kryeministrin izraelit dhe atė palestinez javėn e ardhshme nė fund tė turneut tė tij nėpėr Evropė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt amerikanė, njofton Rojter.
 
Po kėshtu, bėhet e ditur se janė tė mundshme takimet e ndara me njė numėr liderėsh tė shteteve arabe.

Njoftimi pėr kėtė udhėtim pritet tė bėhet nė ditėt e ardhshme. Bushi ėshtė nisur nė udhėtim tė premten dhe do tė vizitojė Poloninė, Rusinė dhe Francėn si dhe trupat amerikane nė Lindjen e Mesme.
 
Nė fund tė udhėtimit, Bushi pritet tė angazhohet nė diplomacinė e Lindjes sė Mesme me qėllim qė tė nxisė vendimin e Izraelit pėr tė pranuar planin amerikan pėr krijimin e shtetit palestinez deri mė 2005.
 
 
Katėr ushtarė amerikanė janė vrarė sot dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur nė Irak
 
Bagdad, 27 maj 2003 – Katėr ushtarė amerikanė janė vrarė sot (e martė) dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur si pasojė e njė shpėrthimi gjatė aktivitetit gueril dhe dhunės rrugore, qė vė nė pah rrezikun e vazhdueshėm nė Irak, ndėrkohė qė anėtarėt e Opekut po merrren me kthimin e Bagdadit nė tregun e naftės, njofton AFP.
Viktimat u shkaktuan pasi administratori amerikan, Pol Bremer shėnoi Ditėn pėrkujtimore duke u bėrė homazh mbi 190 ushtarėve tė vrarė tė koalicionit amerikano-britanik.

Trupat amerikane kanė thėnė se njė sulmues i panjohur ka gjuajtur njė thes me mjete shpėrthyuese mu para konvojit tė trupave amerikane nė autostradė nė drejtim tė aeroportit tė Bagdadit dhe kėshtu janė plagosur katėr ushtarė.
 
Sulmuesi ėshtė qėlluar me armė zjarri dhe ėshtė plagosur, por ka arritur tė shpėtojė. Komanda qendrore amerikane ka thėnė mė vonė se njėri nga tė katėr tė plagosurit kishte vdekur.
 
Mė heret njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė njė pusi. Njė ushtar tjetėr amerikan ka humbur jetėn nė njė aksident trafiku, kurse ushtari i katėrt ka humbur jetėn nė rrethana tė pasqaruara.
 
 
Njė ushtar amerikan pėr shkak tė dashurisė dezerton nė Slloveni
 
Lubjanė, 27 maj 2003 - Autoritetet sllovene nuk e kanė tė qartė se ēfarė tė bėjnė me njė ushtar amerikan i cili gjatė pushimit u dashurua nė njė vajzė sllovene dhe tani dėshiron tė mbesė nė Slloveni.

Fjala ėdhtė pėr njė mekanik 23-vjeēar i cili shėrbente nė ushtrinė amerikane nė Gjirin Persik, e pastaj braktisi anijen dhe dezertoi.

Autoritetet amerikane po kėrkojnė nga Sllovenia qė ta dorėzojnė, por sllovenėt tani pėr tani po e refuzojnė kėtė.

Anija amerikane "Teodor Ruzvelt" u ankorua nė njė port slloven muajin e kaluar pėr pesė ditė. Gjatė kėsaj kohe ushtari amerikan braktisi anijen, ndėrkaq mungesa e tij u vėrejt vetėm pasi anija kishte kaluar qindra kilometra.

Ndėrkohė policia sllovene e gjen nė Izola, ku ishte dashuruar nė njė vajzė. Ai kinse ka deklauar se mė sė shumti i pėlqen Sllovenia, por ėshtė dashur tė paguajė gjobėn, sepse i kishte skaduar lejeqėndrimi. Mirėpo menjeherė merr vizėn tremuajshe turistike.

Tani amerikanėt po kėrkojnė ekstradimin e tij. Por nga kjo si duket s'ka asgjė.
 
 
Kryeministri izrealit ėshtė i vendosur tė arrijė njė marrėveshje paqeje me palestinezėt
 
Tel Aviv, 27 maj 2003 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se ėshtė i vendosur tė arrijė njė marrėveshje paqeje me palestinezėt, ndėrkohė qė tė dyja palėt pėrgatiten pėr njė takim tė mundshėm tė nivelit tė lartė me presidentin Bush.

Kryeministri Sharon, duke folur dje, njė ditė pasi kabineti izraelit miratoi planin e paqes, i njohur edhe si Harta Rrugore drejt Paqes, tha se Izraeli nuk mund t'i mbajė 3,5 milion palestinezėt nėn pushtim pėrgjithmonė. Ai tha se njė gjendje e tillė nuk ėshtė mira as pėr Izraelin e as pėr palestinezėt.
 
 
Temperaturat e larta nė Indinė jugore kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 430 njerėzve nė dy javėt e fundit
 
Hajdarabad, Indi, 27 maj 2003 – Temperaturat e larta vdekjeprurėse nė Indinė Jugore kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 430 njerėzve nė dy javėt e fundit, bėn tė ditur nė njė njoftim tė sotėm (e hėnė) AP.
 
Vdekjet nga dehidrimi dhe nga goditjet e diellit, shkaktuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e ujit tė pijes, mund tė vazhdojnė tė shtohen edhe mė tutje. Qindra njerėz po trajtohen nė spitale nė disa pjesė tė shtetit, ku temperaturat kanė arritur lartėsinė deri nė 116.5 shkallė.
 
 
Ramsfeld: SHBA nuk do tė lejojnė fqinjėt irakianė tė krijojnė njė republikė tė stilit islamik iranian nė Irak
 
Londėr, 27 maj 2003 – Shtetet e Bashkuara nuk do tė lejojnė fqinjėt irakianė tė krijojnė njė republikė tė stilit islamik iranian nė Irak pas pėrmbysjes sė Sadam Hyseinit nga ana e Shteteve tė Bashkuara, ka thėnė sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld nė komentet e tij tė botuara sot (e martė) nė njė artikull nė gazetėn britanike “Wall Street Journal Europe”, njofton Rojter. Ndihma e fqinjve tė Irakut, ndėrkaq, do tė jetė e mirėseardhur, ka thėnė Ramsfeld.
 
 
Uashingtoni akuzon Iranin se po strehon anėtarė tė Al-Kaidės
 
Uashington, 27 maj 2003 - Tani qė Amerika ėshtė marrė me Irakun, fqinji i tij, Irani, ėshtė gjithnjė e mė i shqetėsuar se mund tė jetė objektivi i radhės.

Uashingtoni ka ripėrsėritur akuzat e tij se Irani, ashtu si dhe pjesėtari tjetėr i tė ashtuquajturit 'aksi i djallit', sipas presidentit Bush - Koreja e Veriut - po zhvillon armė bėrthamore.
 
Nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr Kontrollin e Armėve, Xhon Bolton, tha se ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar ėshtė nė njė mendje nė pėrgjithėsi se Koreja e Veriut po kėrkon zhvillimin e armėve bėrthamore, SHBA po pėrpiqen ta bindin tani atė pėr rrezikun qė pėrbėn Irani.

"Irani po kėrkon me agresivitet tė zhvillojė armė bėrthamore, ai ka gjithashtu programe tė armėve kimike e biologjike si dhe njė program tė sofistikuar tė raketave balistike," tha zoti Bolton.
 
 
Kthehen nė Irak inspektorėt bėrthamorė
 
Bagdad, 27 maj 2003 - Agjencia Bėrthamore e Kombeve tė Bashkuara thotė se inspektorėt e saj do tė kthehen nė Irak brenda disa ditėsh, pėr herė tė parė qė kur u larguan para fillimit tė invazionit tė udhėhequr nga amerikanėt.

Por Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energji Bėrthamore tha se inspektorėt e saj nuk do tė rifillojnė gjahun e tyre pėr armėt e shkatėrrimit nė masė, nė vend tė kėsaj ata do tė kontrollojnė materialet bėrthamore tė deponuara nė qendrėn hulumutuese Tuwaitha, nė jug tė Bagdadit.
 
 
Bremer pėrcakton prioritetet
 
Bagdad, 27 maj 2003 - Kreu i ri i administratės amerikane nė Irak, Pol Bremer, thotė se regjenerimi i ekonomisė duhet tė jetė prioritet i ekipit tė tij.

Duke folur nė Bagdad, Bremer paralajmėroi krijimin e njė objekti tė ri tė kredive tregtare, qė t'i mundėsojė Irakut tė blejė mallėra mė lehtė nė tregun botėror.

Ai gjithashtu tha se do tė krijohet njė kėshill pėr tė larguar anėtarėt e ish-partisė qeverisėse Ba'ath.
Nė tė njėjtėn kohė, Bremer paralajmėroi se forcat amerikane nė Irak kanė zbuluar dyqind e pesėdhjetė milionė dollarė nė Bankėn Qendrore.
 
 
Ushtria paralajmėron qeverinė nė Turqi
 
Ankara, 27 maj 2003 - Nė njė shenjė qė tregon tensionin nė rritje midis qeverisė sė re nė Turqi dhe ushtrisė, kreu ushtarak turk ka shprehur shqetėsim lidhur me influencėn e mendimit islamik nė administratė.

Nė njė takim privat, gjenerali Hilmi Ozkok i tha njė grupi tė zgjedhur gazetarėsh se ushtarakėt mund tė ndėrhyjnė kundėr kėtij fenomeni, siē bėnė nė vitin 1997, kur ata ndihmuan nė largimin nga pushteti tė njė qeverie qė pranonte tė hapur se ishte islamike.

Ai tha se ishte i shqetėsuar se partia nė pushtet pėr Drejtėsi dhe Zhvillim po u jepte vende pune zyrtarėve tė lartė islamikė.
 
 
Trafiku ajror francez nė grevė
 
Paris, 27 maj 2003 - Njė grevė nga kontrollorėt e trafikut ajror nė Francė pritet tė shkaktojė sot (e martė) anullimin e shumicės sė fluturimeve tė avionėve qė vijnė ose nisen nga vendi.

Sindikata e fuqishme CGT e ka thirrur grevėn nė protestė ndaj planeve tė qeverisė pėr tė reformuar sistemin e pensioneve.

Sindikatat duan tė bėjnė presion para njė takimi tė kabinetit tė mėrkurėn qė pritet tė aprovojė kėto reforma.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.