OPINIONE

   
26.05.2003 - Trepca.net

Prania e shtypit islam nė diasporėn shqiptare


25 maj 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Ėshtė kjo njėra ndėr temat mė sė paku tė rrahura deri mė tash nė publicistikėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ate islame nė veēanti. Pse nuk ėshtė trajtur kjo temė mė gjėrėsisht dhe pse nuk janė bėrė studime adekuate nė kėtė fushė, s’ka dyshim se shkaqet kanė qenė tė shumta dhe tė natyrave tė ndryshme duke filluar nga ato politike, ekonomike e deri te pengesat objektive siē janė; pėrkufizimet kohore dhe financiare, vėshtirėsitė materiale pėr hulumtime empirike tė kėtyre shkaqeve, pėrfshirė padyshim edhe mos interesimin e duhur tė subjekteve fetare nė gjithė hapėsirėn etnike shqiptare qė kėtė aspekt kyē ta trajtojnė mė me seriozitet.
 
Pastaj, mos koordinimi i punės nė kėtė drejtim midis qendrave islame gjithandej nė diasporė me ato nė atdhe, siē janė Bashkėsia Islame e Kosovės, BI nė Maqedoni, BI nė Mal tė Zi, BI nė Shqipėri, etj, mos angazhimi i duhur pėr distribuimin e revistave dhe botimeve islame nė mėrgim, mos shpėrndarja me rregullė e gjithė shtypit dhe revistave islame qė botohen nė hapėsirėn etnike shqiptare, mos koordinimi i veprimtarisė botuese pėrmes mundėsive tė internetit me qendrat islame nė diasporė pėr pėrgatitjen dhe shpėrndarjen me kohė tė revistave siē janė ato qė botohen nė Kosovė si: “Edukata Islame”, “Dituria Islame” dhe takvimet kalendarike, poashtu botimet qė botohen nė Maqedoni si: revista “Mirėsia”, e pėrmuajshme pėr fėmijė, informative, kulturore, artistike, shkencore, shoqėrore dhe argėtuese qė botohet nė Tetovė, revista “Hėna e Re”, gazetė informative kulturore islame e cila botohet nė tri gjuhė; shqip, maqedonisht dhe turqisht (nė gjuhėn shqipe botohet ēdo dy javė dhe ate nė Shkup), pastaj revista informative, kulturore dhe shekncore “Vepra” e cila botohet nė Shkup, botimet nga Shqipėria si: revista “Univers” shkencore-kulturore tė cilėn e boton Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetrimit Islam qė botohet dy herė nė vit nė Tiranė, revista “Familja”, e pėrmuajshme kulturore-edukative e cila del nė Tiranė, buletini “Qytetrimi islam” qė sjellė tė dhėna nga kultura, veprimtaritė e ndryshme nga arti, botimet e librave tė rinjė, marrėdhėniet me botėn islame, dhe kėshtu me rradhė, gjė qė ka bėrė qė prezenca e tyre tė jetė mjaftė e vogėl nė mesin e lexuesėve tanė nė diasporė. Vlenė tė theksohet se “Drita islame” ėshtė revista e vetme dymujore e cila botohet nė Shtutgart nė gjuhėn shqipe nga Qendra Islame Shqiptare.
 
Pra, me njė fjalė, prania e shtypit islam nė diasporėn shqiptare nė dhjetvjetshin e fundit mund tė thuhet se ka qenė mjaftė e mangėt, sepse me sa dijmė nė qendrat dhe xhamitė e besimtarėve islamė shqiptarė nė Gjermani dhe gjetiu mund tė hasėsh nė tituj tė kufizuar tė librave fetare islame dhe ato tė sjella nė biblotekat e tyre nga individė dhe njerėz me rastin e kthyerjes sė tyre nga vendlindja, dhe se ka patur njė punė tė koordinuar dhe tė planifikuar pėr shpėrndarjen e literaturės islame nė diasporė nuk mund tė thuhet.
 
Prandaj, duke patur parasysh rėndėsinė e kėsaj fushėveprimtarie, gjegjėsisht tė kėsaj ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme pėr kultivimin dhe ruajtjen e vlerave fetare tė Islamit nė mesin e mėrgimtarėve shqiptarė tė Besimit islam, duke qenė tė vetėdijshėm se shtypi dhe botimet islame luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė aspektin e edukimit dhe forcimit tė ndjenjave fetare tek besimtarėt, sidomos nė fushėn e edukumit tė tė rinjėve tanė tė cilėt kėtu nė Pėrendim ēdo ditė janė tė kėrcnuar nga dukuritė negative dhe devijimet moralo-edukative, duke patur parasysh rolin pozitiv qė ka mėsimi i Fesė islame tek individi si qėnje metafizike dhe shpirtėrore, pastaj nevojėn e prezentimit sa mė tė drejtė tė kuptimit Islam mbi fenė, jetėn dhe anėn shpirtėrore dhe materiale tė saj, filosofinė dhe anėn legjislative tė sė drejtės islame nė mesin e besimtarėve islam, me qėllim pėr t’i ruajtur, kultivuar dhe zbatuar me pėrkushtim dhe zell mė tė madh detyrat dhe obligimet qė dalin nga porositė e Kur’anit a.sh. dhe Haditheve tė Muhamedit a.s. pėr secilin muslimanė veē e veē si dhe pėr shoqėritė islame pėrgjithėsisht, pa marrė parasysh se ku veprojnė, etj, me keqardhje mund tė thuhet se prania e shtypit islamė nė gjuhėn shqipe nė diasporėn shqipatre ka qenė nė disproporcion tė madh me kėrkesat dhe numrin e besimtarėve islamė shqiptarė kėtu, me pėrjashtime tė vogla siē ėshtė prania e takvimeve dhe e disa revistave periodike tė cilėt kanė patur njė pėrdorim tė shkurtėr kohor.
 
Tjetėr shtyp apo litaraturė islame qė ia vlenė tė pėrmendet, sipas tė dhėnave aktuale, nuk ka qarkulluar mė intensivisht kėndejpari, dhe kjo fletė pėr mungesėn e koordinimit tė punės e ndoshta edhe pėr neglizhencėn e subjekteve fetare islame nė atdhe, tė cilat, pranė kufuzimeve materiale pėr botimin dhe shpėrndarjen e tyre mė tė rregulltė nė mėrgim, nuk kanė qenė tė angazhuara sa duhet nė kėtė drejtim si dhe nuk kanė bėrė sa ėshtė dashur tė bėjnė, qoftė edhe duke kėrkuar ndihma dhe donacione nga shoqatat dhe donatorėt e ndryshėm vendorė si dhe nga ata ndėrkombėtarė.
 
Ngurrimi ose mosaftėsia pėr shfrytėzimin mė racional tė donacioneve dhe ndihmave financiare nga bota islame pėr kėto qėllime, nėsė mund tė merret si alibi pėr mosveprim konkret nė kėtė drejtim, del si arsyetim naiv, sepse komunitetet tjera islame tė cilat veprojnė nė Pėrendim kanė shkuar shumė larg nė kėtė aspket duke shfrytėzuar maksimalisht mundėsitė dhe fondet e shumta qė ofrojnė vendet islame pėr botimin, pėrkthimin dhe shpėrndarjen e revistave islame, bile edhe nė ndėrtimin e xhamive tė reja.
 
Mundėsitė pėr angazhime konkrete nė kėtė drejtim, d.m.th. pėr shfrytėzimin e donacioneve nga kėto fonde kanė qenė dhe mbesin tė padiskutueshme, kur dihet gadishmėria e udhėheqėsve tė kėtyre institucionev pėr t’i ndihmuar shoqatat dhe qendrat islame tė popujve jo arabė, gjegjėsisht besimtarėve islamė nė Europė dhe nė pėrendim pėrgjithėsisht, kur kihen parasysh sidomos kushtet dhe rrethanat nėpėr tė cilat kanė kaluar shqiptarėt dhe boshnjakėt tė cilėt pėr shkakun e luftėrave qė pėrjetuan nė dekandėn e fundit tė shekullit tė shkuar u gjenden nė hendikep tė veprimit edhe nė fushėn e botimeve dhe tė shpėrndarjes sė literaturės sė mirėfilltė islame nė mesin e besimtarėve islamė nė Europė dhe mė gjėrė.
 
Injorimi qė i bėhėt shtypit islamė nga ana e institucioneve shtetrore tė Shqipėrisė, Kosovės dhe mos tė flasim pėr ato joshqiptare nė Maqedoni, M. tė Zi, etj, ėshtė kaptinė e posaēme, ngase siē dihet organet pėrkatėse shtetrore tė cilat janė tė ngarkuara qė tė kujdesėn dhe ta ndihmojnė botimin dhe shpėrndarjen e literaturės fetare nė mesin e qytetarėve tė vetė, gjegjėsisht qė t’i pėrmbushin detyrat shtetrore dhe adminstrative qė kanė ndaj pjesės sė popullit tė cilėt jetojnė jashtė atdheut si dhe kujdesin tė cilin duhet ta tregojnė kėto institucione pėr mirėvajtjen dhe organizimin e jetės sė tyre, jo vetėm nė aspektin kulturor, por edhe nė ate tė edukimit fetarė, kur dihet p.sh. se religjioni ėshtė njėra ndėr lėndėt kryesore tė procesit arsimor nė gjithė botėn e civilizuar dhe demokratike, bile kėtu nė vendet e Europės pėrendimore lėnda e fesė ėshtė obligative qė prej klasės sė parė e deri nė mbarim tė shkollės fillore e cila zgjatė 9 vite.
 
Prandaj, qėndrimi pėrbuzės i institucioneve pėrkatėse qeveritare nė Shqipėri dhe Kosovė ndaj edukimit fetar nė mesin e besimtarėve nė diasporė ka krijuar pamėdyshje njė raport dhe ndjenjė tė keqe midis tyre dhe bashkėatdhetarėve, sidomos nė rrethanat e reja tė proklamuara pėr ndėrtimin e njė shoqėrie pluraliste dhe demokratike ku rolit tė fesė nė shoqėri duhet kushtuar kujdes tė njėjtė posikur lėmive tjera, mbase pėrpos angazhimeve tjera shteti ka edhe obligim kushtetutar zhvillim e gjithanshėm tė kombit pa pėrjashtuar elementin fetar si shtyllė kyēe nė ndėrtimin e plotė dhe tė drejtė tė breznive qė po vijnė, ngase siē dihet kultivimi i kulturės dhe ndjenjave fetare zėnė vend mė rėndėsi nė tė gjitha shoqėritė e pėrparuara dhe demokratike tė botės.
 
Injorimi i rolit tė fesė nė shoqėri si dhe moskujdesi i duhur institucional ndaj saj e ka ndrydhur rėndė ndjenjėn fetare tek shumica e besimtarėve shqiptarė, dhe pėr kėtė mjafton tė kujtohet periudha 50 vjeēare e diktaturės komuniste nė tė dy anėt e kufirit shqiptaro-shqiptar kur bėhėj shkelja sistematike nė mėnyrė institucionale e tė drejtave mė elementare fetare tė shqiptarėve, kur u mohohej e drejta pėr t’i shfaqur dhe manifestuar ndjenjat dhe ritualėt e Besimit tė tyre tė natyrshėm fetar dhe shpirtėror.
 
Prandaj, atėbotė shteti shqiptar rradhitej me tė drejtė nė grupin e shoqėrive tė cilat dhunonin nė mėnyrė tė paskrupulltė kulturėn dhe vlerat fetare, gjė qė shfaqte edhe nivelin e ultė civilizues tė tij, kur dihet fakti se nuk mund tė ketė zhvillim tė mirėfilltė shoqėror pėr ata popuj tė cilėt injorojnė dhe mohojnė vlerat fetare si premisa universale tė njerėzimit, pa marrė parasysh se a ėshtė fjala pėr Krishterizmin apo Islamin, ose pėr religjione tjera tė pranuara nė botė.
 
P.S. Ky shkrim ka hyrė si kumtesė nė agjendėn e Konferencės shkencore tė organizuar nga kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės me temėn: “Shtypi islam dje, sot dhe nesėr” tė mbajtur me 23-24 maj 2003 nė Prishtinė.
 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.