|
- 25
maj 2003 / Shkruan: Rexhep
ELEZAJ
-
- Procesi
evolutiv i tė menduarit si vetėdije dhe logjikė individuale
dhe kolektive njerėzore qė ka pėsuar mendja e njeriut gjatė
gjithė shekujve ka treguar se ishte kjo njė rrugė e gjatė
nėpėr tė cilėn ka kalur dhe vazhdon tė pėrsoset edhe sot
kėsaj dite rezonanca dhe tė menduarit njerėzor, duke
filluar qė nga historia e lashtė paraneolitike, eneolitike
(3000-2100 p.e.r.) ajo e bronzit (2100-1100 p.e.r.), epoka e
hekurit (1000 vjeēari i fundit para e.r.), pastaj,
feudalizmi, mesjeta, renesansa dhe deri nė kohėt e sotit, i
cili nė formė evolutive-kumulative ka shėnuar herė nė
formė graduale herė rapide pėrparimet mė komplementare qė
ka mundur tė prodhojė mendja njerėzore. Prandaj, zhvillimit
tė mendjes si vetėdije dhe intelekt njerėzor i ėshtė
dashur kohė e gjatė derisa ka arritur shkallėn e sotme tė
pėrparimit dhe zhvillimit tė gjithanshėm shkencorė duke pėrfshirė
tė gjitha lėmit dhe segmentėt e jetės sė njeriut.
-
- Po
ashtu, zhvillimi i mendjes nė aspektin e evoluimit koherent tė
saj ka kaluar faza dhe rrugė tė gjata tė zhvillimit, qoftė
nga pikėpamja e zbulimeve dhe e shpikjeve nė fusha tė
ndryshme shkencore, qoftė nga pikėpamja e zhvillimeve nė lėmin
e krijimtarisė nė art, kulturė, politikė, etj. Mu pėr kėtė
periudhat kohore tė historisė sė zhvillimeve tė shoqėrive
njerėzore janė ndarė sipas shkallės dhe nivelit tė pėrparimeve
civilizuese tė njohura si epoka e lashtė parahistorike,
epoka e mesjetės, ajo e renesancės, historia e re, etj,
zhvillime tė cilat u kanė mundėsuar historianėve dhe
analistėve qė ti vlerėsojnė si periudha tė suksesshme
tė pėrparimit njerėzor ose si kohė tė ngecjeve dhe
stagnimeve siē ishte ajo e injorancės dhe dekadencės
mesjetare, etj.
-
- Kur
ėshtė fjala pėr procesin e evoluimit psikosociologjik si
dhe tė vetė zhvillimit tė filosofisė njerėzore mbi
kuptimin e jetės sė njeriut dhe pėrparimet e tij mendore nė
fusha dhe disciplina tė ndryshme tė shkencės, pėrfshirė kėtu
edhe zhvillimin e sistemeve juridike mbi shtetin dhe shoqėrinė
pėr tė qeverisur me popullin, gjejmė se deri nė
revolucionin francezė (1789-1794), por edhe pas tij bota ka
qenė e udhėhequr nga rende tė ndryshme shoqėrore tė
dominuara kryesisht nga ideologjitė dhe rrymat e ndryshme
politike, fetare dhe patriarkale, ku secila periudhė pėrpos
karakteristikave tė veta specifike ėshtė dalluar edhe pėrnga
natyra e udhėheqjeve me masat popullore, por qė tė gjitha tė
koncipuara mbi filosofi dhe doktrina tė njėjta politike tė
cilat si emrues tė pėrbashkėt kishin sundimin, pushtetin,
pasurinė, monopolin dhe interesat vetanake kolektive ose
individuale.
-
- U
ndalėm pak mė gjatė tek hyrja e kėtij shkrimi, jo pėr
tu marrė me ecurinė e ndėrrimeve tė sistemeve shoqėrore
ndėr shekuj, por pėr tė vėnė nė pah faktin se truri dhe
tė menduarit njerėzor gjatė mileniumeve kanė bėrė pėrparime
tė hatashme nė tė gjitha lėmit e shkencave natyrore dhe
ekzakte, e poashtu edhe nė aspektin e rezonancės nė lėmin
e politikės e cila si art i sė mundshmės u ka prirė
gjithėherė ngjarjeve tė mėdha historike nė botė duke u
transformuar nga format e uniformizmit, konformizmit,
unitarizmit, hegjemonizmit e deri tek ato tė diktatrės
politike tė udhėheqjes me shtetin tė cilat pėr pasojė kanė
sjellur shumė herė deri tek luftrat e shumta civile si dhe
atyre midis popujve dhe grupeve tė ndryshme etnike.
-
- Revolucionet
borgjeze si dhe ato tė mė vonėshmet kanė qenė kryesisht
rrjedhojė e diktaturave tė instaluara ndaj popujve vetanakė
ose tė pushtuar, ndonėse nė periudha tė caktuara tė
historisė kanė qenė aq tė mėdha shtypjet e bindjeve
politike tė njeriut sa shpeshherė jeta nė kushte tė tilla
ka qenė e padurueshme, meqė ēdo ide ose veprim pak sa mė
progresiv i dalė nga shtresat e vegjelisė shtypej dhe mbahej
nėn diktatin dhe cenzurėn e rrebėt despotėve, monarkėve e
mė vonė edhe nga diktatorėt e egėr tė kohės sė monizmit
marksist-leninist-stalinist.
-
- Megjithate,
koha e komunizmit do tė ngelė nė historinė e njerėzimit
si periudha mė e errėt qė ka pėrjetuar mendja njerėzore
dhe liria e shprehjes sė mendimit dhe fjalės sė lirė, kohė
kurė mendėsia politike, kreativiteti, idetė pėrparimtare,
konceptet, projektet dhe iniciativat pėr ndėrrime tė reja nė
shoqėri, lufta pėr shumėsinė e ideve dhe planeve
zhvillimore, d.m.th. kur ēdo gjė i nėnshtrohej dhunės,
represionit ideologjik dhe terrorit psiqik e fizik nga njė
qendėr e vetme e vendosjeve politike, dhe jo vetėm se ēdo
gjė progresive pengohej qė nė embrion, por i tėrė
potenciali njerėzor dhe ekonomik brenda bllokut komunist
ishte shėndrruar nė objekt i cili shfrytzohej dhe keqpėrdorohej
nė mėnyrat mė brutale pėr interesa tė ngushta tė parisė
shtetrore dhe asaj partiake.
-
- Koha
e monizmit komunist do tė mbahet mend edhe si koha mė e egėr
gjatė tė cilės inteligjencia dhe shkenctarėt e mirėfilltė
kanė pėsuar goditjet mė tė rėnda qė janė bėrė ndonjėherė
kundėr tyre gjatė historisė sė re. Ishte kohė aq e zezė
sa pėr njė fjalė goje mijėra njerėzve u ka shkuar koka
ose janė internuar nė kampe tė pėrqendrimit vetėm se kanė
tentuar qė ta thonė mendimin tjetėr politik, sado qė ishte
i parrezikshėm pėr sistemin dhe diktatorin, periudhė kur
intelektualėt ishin qenja mė e persekutuar nė aspektin njerėzor
dhe krijues, mbase do tė mbahet mend edhe pėr dukurinė mė
bizare; kur tė
gjithė shpiunonin pėr njė dhe njė shpiunonte pėr tė
gjithė tek organet e partisė dhe tė pushtetit?!
Rasti i Shqipėrisė ishte mė eklatanti brenda kėtij blloku
pas vdekjes sė Stalinit nė Rusi, kur vetėm pėr njė fjalė
tė thėnė me dy kuptime, qė ndoshta fare nuk kishte tė bėnte
me partinė dhe diktatorin, konsiderohej si veprim subversiv
kundėr partisė dhe shtetit. Shtrohet pyetja: a do tė
publikohet ndonjėherė numri i saktė i shqiptarėve tė
internuar, tė vrarė dhe tė likuiduar gjatė kohės sė
komunizmit nė Shqipėri?!
-
- Pra,
gjatė kohės se monizmit nuk mund tė thuhet se ka patur
evoluim demokratik tė rezonancės politike ose zhvillim tė
lirė tė tė menduarit dhe vepruarit konform rrjedhave bashkėkohore
tė udhėheqjes tė cilat zbatoheshin nė botėn e pėrparuar
dhe demokratike tė Europės pėrendimore. Kishte, pra, dhunė,
terror shtetror, diktate politike nė kulturė, arsim, shkencė
si dhe shkelje sistematike tė tė drejtave mė elementare tė
njeriut nė aspektin juridik, politik dhe fetar, sepse
pluralizmi i mendimeve, shumėsia e ideve dhe e opsioneve tė
zhvillimit modern tė shoqėrisė kanė qenė tė ndaluara me
urdhėr tė diktatorėve komunistė, andaj ēfarėdo tentative
pėr ndryshime politike qė i ka nxitur masat e gjėra
popullore tė ēohen kundėr pushtetmbajtsėve ėshtė shuar
me gjak.
-
- Dhe,
sot pas trembdhjetė viteve qėkur njėherė e pėrgjithmonė
u shėmb sistemi diktatorial komunist, kur pėr fat procesi i
demokratizimit dhe i sistemit tė ri tė vlerave nė vendet
dhe shoqėritė e dala nga ish diktatura komuniste (pėrjashto
kėtu Serbinė) ka zėnė tė funksionojė dhe tė pėrvetėsohet
si vlerė mė e lartė e rendit tė ri dhe demokratik botėror,
qė padyshim se nė kėto vende do tė nxisė dhe pėrshpejtoi
krijimin e kushteve dhe rrethanave tė tilla politike ku
individi lirisht mund ti shfaq idetė dhe bindjet e tij
politike duke i vėn ato nė shėrbim tė begatimit sa mė tė
madh tė lirive politike, qė nė rastin e Kosovės do ēojnė
nė mėnyrė tė pakthyeshme drejt rrumbullakėsimit tė
projektit mė tė madh kombėtarė siē ėshtė pavarėsia e
saj dhe bashkimi ynė kombėtar.
-
- Andaj,
sot si kurrėnjėherė mė parė shumėsia e ideve,
propozimeve dhe e projekteve politike tė pėrbashkėta
shtrohet si imperativ edhe pėr avansimin e statusit politik
dhe tė faktorizimit tė shoqėrisė shqiptare nė rajon dhe mė
gjėrė, e jo tė tentohet qė pėrmes kundėrthėnjėve dhe
kundėrshtive partiake tju vazhdohet jeta konflikteve
politike, sepse vetėm duke e begatuar spektrin politik
shqiptar me pluralizėm dhe konkurrencė vlerash mund tė
arrihet shkalla mė e lartė e vetėdijes dhe tolerancės
politike nė mėnyrė qė njėherė e mirė tė bėhėt e qartė
se armiqėsit politike, tė cilat nė Kosovėn e pasluftės
kanė pėrfunduar me disa vrasje qė kanė patur motive
politike, nuk ishin tjetėr veēėse akte tė njė ēmendurie
primitive, gjė qė shpresojmė se shumė shpejt do tė
kuptohet se aktet e tilla ishin gabim fatal pėr ata qė nxitėn
vepra tė tilla kriminale, tė cilat padyshim se e kanė dėmtuar
rėndė spektrin politik shqiptar tė Kosovės.
-
- Fundja,
pėr tu arritur sa mė parė shkalla mė e lartė e vetėdijės
politike dhe kombėtare brenda spektrit politik shqiptar,
lypset qė procesi i evoluimit koherent tė mendėsisė
politike dhe i rezonancės demokratike brenda tė menduarit
kolektiv dhe individual shqiptar tė kuptohet mė shpejt se ėshtė
premisė dhe vlerė e pazavėndsueshme pėr demokracinė
shqiptare, e jo tė trajtohet edhe mėtej si antivlerė e saj.
|
|