26.05.2003 - Trepca.net

BAROMETRI DIPLOMATIK


Pėrderisa tė mos zgjidhet ēėshtja koloniale shqiptare, Ballkani do tė jetojė nėn ethe lufte


Boston (SHBA), 25 maj 2003 / Prof.Dr.Mehdi HYSENI*
  
Me gjithė pėrpjekjet e pareshtura tė “teknologjisė” strategjike tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė vendet ballkanike t’i pėrfshijė nė mekanizmat dhe nė proceset e agjendės afatgjatė tė integrimeve  evropiane dhe rajonale, kjo nė kuptimin real pragmatik, ėshtė vėshtirė tė realizohet, sepse  ēėshtja koloniale shqiptare, e pazgjidhur qe mė se njė shekull, ėshtė barriera kyēe qė pengon jetėsimin e njė koncepti tė kėtillė dhe, qė  Ballkanin e mban vazhdimisht nė ethe lufte. Si rrjedhim, pėr tė dalė nga njė rreth i kėtillė vicioz i kėnetės koloniale serbomadhe, dhe i ushtrimit tė trysnisė sė faktorit ndėrkombėtar, qė   kanė “paktuar”, qė  Kosova dhe  trevat e tjera indigjene tė Shqipėrisė Etnike,  (nė emėr, dhe pėr hir tė agjendave integruese rajonale, qė pėrbėjnė boshtin vertebral tė interesave komplementare tė fuqive tė mėdha botėrore) tė ngelin edhe mė tej “ēifliqe” koloniale tė Serbisė dhe Malit tė Zi, si dhe tė  substratit tė tyre sllav (Greqia dhe Maqedonia), Platforma e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH) me plotė tė drejtė pėrjashton njė koncept tė kėtillė antishqiptar dhe antiballkanik, tė ashtuquajtur tė mbėshtetjes a tė ruajtjes sė “ekuilibrit buzė lufte”  tė forcave politike nė Ballkan.
 
Mohimi dhe zvarritja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, janė ndėr treguesit mė karakteristikė, qė pasqyrojnė “disponimin” e diplomacisė ndėrkombėtare tė fuqive tė mėdha botėrore, se vetėm pėr shqiptarėt nė Ballkan, nuk “mund” tė ndryshohen kufijtė ekzistues ( administrativė-artificialė – mh), me “justifikimin” mė iracional tė politikės sė tyre, se njohja e pavarėsisė sė shqiptarėve dhe e Kosovės, “do tė destabilizonte marrėdhėniet me shtetet fqinje, dhe sė kėndejmi, do tė ēonte nė krijimin e njė Shqipėrie tė madhe”. Konkluzion ky, i barasvlershėm, dhe i pėrthithur nė tėrėsi nga ndėrrimi i tezave tė falsifikuara tė kuazishkencės historiografike dhe, tė politikės propagandistike zyrtare e luftarake tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi.
 
 
Teza “Shqipėria e madhe” nuk ėshtė argument historik, shkencor, as politik, por vetėm gėnjeshtėr propagandistike e mbrojtjes sė tezės “Serbia e madhe”(!)
 
Pse politika, propaganda dhe diplomacia serbomalazeze antishqiptare manipulojnė me “armėn” e tyre “Shqipėria e madhe”, pėr historinė, pėr politikėn as pėr opinionin publik shqiptar, as pėr atė ballkanik dhe evropian, nuk ėshtė ndonjė tezė apo argument i ri apo i vjetėr i kuazishkencės dhe i kuazipolitikės sė Unionit Serbomalazez, por si dikur, ashtu edhe sot, manipulimi dhe spekulimi i serbomėdhenjve me tė, ėshtė vetėm shpifje propagandistike e shovinizmit dhe e hegjomizimit serbomalzez nė disfavor tė ēlirimit antikolonial tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike. Pse disa shtete tė Evropės sė dikurshme tė “Koncertit Evropian” dhe tė Evropės sė sotme tė “Bashkimit Evropian”, janė bėrė robėr tė “Shqipėrisė sė madhe”, tezė kjo e trilluar vetėm nga propaganda politike, religjioze dhe militariste e Serbisė dhe e Malit tė Zi, nuk e befason sfondin e politikės dhe tė opinionit gjithėshqiptar, si dhe tė historiografisė objektive  pėrparimtare ndėrkombėtare ngase ėshtė recidiv i lashtė i Projekteve tė politikės bizantine tė kolonializmit serbomalazez.
 
Kėtė konstatim tonin e provojnė nė mė mėnyrė tė  dokumentuar edhe “Trillimet dhe spekulimet e kėtilla me tė drejtėn legjitime tė popullit shqiptar nė njohjen e shtetėsisė, tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit,  pėrputhen vetėm me pikėpamjet dhe me idetė serbomėdha tė Kishės Ortodokse Serbe, qė pikėmbėshtetjen e kanė nė Programin e “Naēertanisė” sė Ilija Garashaninit (1844) nė veprat nacionalshoviniste tė Dositej Obradoviqit (1783), nė “Memorandumin e krijimit tė  Mbretėrisė sė Pėrbashkėt Serbosllave” tė mitropolitit serbomadh tė Karllovcit, Stefan Stratimiroviq(1804) drejtuar Oborrit Mbretėror tė Rusisė, gjatė periudhės historiko-politike tė sundimit tė Katarinės II, nė veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si njė nga urrjetėsit dhe armiqtė mė tė pėrbetuar tė ilirėve dhe tė Ilirizmit.”(Mr.Mehdi Hyseni, Kisha ortodkse dhe shkenca serbe nė funksion tė gjenocidit serb nė Kosovė, Zėri,  6 gusht 1994,f.4).
 
Trillimi  i tezės “Shqipėria e madhe”, e cila ėshtė  mjet opercionaluzies i makroprojketeve tė Kishės Ortodkse Serbe, dhe i politikės kolonialiste tė Serbisė sė madhe, mund tė jetė  jetė e pranueshme vetėm pėr strategėt me ide dhe me  pikėpamje regresive raciste, siē ishin Hitleri, Gebelsi, Himleri dhe Slobodan Milosheviqi, sepse, thjesht, ėshtė e dokumentuar historikisht si nga shkenca dhe politika shqiptare, ashtu edhe nga ajo ndėrkombėtare demokratike, se teza “Shqipėria e madhe”, ėshtė konstruksion dhe produkt demogagjik i tė gjitha projekteve dhe i programeve tė politikave  kolonialiste tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, e kursesi dhe, nė asnjė mėnyrė “program politik i nacionalizmit shqiptar”, siē pohojnė edhe sot  paturpėsisht (edhe nė fillimshekullin XXI) politika, propaganda, shkenca dhe Kisha Ortoddokse e Serbisė dhe e Malit tė Zi.
 
Lindė pyetja, edhe sa shekuj duhet tė kalojnė (kur, si mbi bazėn antropoligjike, ashtu edhe nė atė historike, ėshtė provuar se territoret e okupuara dhe tė aneksuara tė Shqipėrisė Etnike, janė tė shqiptarėve, e jo tė serbėve, as tė malazezėve imperialistė) , e tė binden njėherė e pėrgjithmonė si kolonialistėt racistė serbė, ashtu edhe ata malazezė, se as Kosova, e as trevat e tjera tė Shqipėrisė Etnike nuk janė “pronėsi” legjitime tė tyre, por  vetėm plaēkė e paligjshme koloniale, tė cilėn deshėn s’ deshėn, tanimė janė krijuar tė gjitha kushtet, qė  nė mėnyrė paqėsore, tė heqin dorė nga ajo nė favor tė titullarit tė saj tė ligjshėm-Shqipėrisė Etnike.
 
Thjesht, manipulimi me termin politik “Shqipėria e madhe” nga ana e kolonialistėve serbomėdhnej, nuk mund tė kuptohet ndryshe veēse si atak i vazhdueshėm terrorist ndaj sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike. Pėrderisa fundamentalistėt e qarqeve kishtare dhe qeveritare serbomėdha, spekulojnė nė sy tė botės me tezėn “Shqipėria e madhe”, kjo tregon sheshit se Serbia as Mali i Zi nuk janė tė gatshėm qė  me rrugė dhe me mjete paqėsore, tė heqin dorė nga kolonizimi i  Kosovės dhe i territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.  Kjo ėshtė pengesa kryesore, qė konteston jo vetėm njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe tė drejtėn e shkolonizimnit dhe tė pavarėsisė sė territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.
 
Duhet tė nėvizojmė se, Serbia dhe Mali i Zi tėrė luftėn e tyre politike dhe propagandistike, (qė karakterizohet nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarėve) e kanė zhvilluar, dhe po e zhvillojnė edhe sot pėrmes  parullės “Shqipėria e madhe”, nė mėnyrė qė ta “bindin” dhe pėrvetėsojnė bashkėsinė ndėrkombėtare, se lufta ēlirimtare dhe politika kombėtare antikolonialiste shqiptare, “ėshtė nė funksion tė gllabėrimit tė territorit serbomalazez, dhe tė terrorizmit shqiptar nė Ballkan”. Asnjėra nga kėto cilėsime akuzuese tė politikės paranoide serbomalazeze, nuk janė tė qėndrueshme as nė kutimin teorik, as nė atė praktik, sepse nuk  ėshtė politika paqėsore shqiptare, as lufta ēlirimtare kombėtare shqiptare, qė shkaktuan tragjedinė e mijėra njerėzve tė pafajshėm nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, por pikėrisht ishte terrorizmi dhe gjenocidi i institucionalizuar i realizimit dhe i konkretizimit nė praktikė i Projektit nacionalsocialist-bizantin i  Serbisė sė Madhe, e jo, assesi i  ndonjė  “Shqipėrie tė madhe”, siē po  gėnjen me paturpėsi diplomacia dhe propaganda serbomalazeze  me qėllim qė t’i “pėrpunojė” disa nga fuqitė e mėdha botėrore.
 
Pavarėsisht nga sondazhet dhe trysnia e amalgamės politiko-propagandistike e SMZ-sė, dhe e mbėshtetėsve tė tyre nga disa qarqe tė caktuara tė bashkėsisė ndėrkombėtare, politika, as lufta ēlirimtare antikoloniale shqiptare, nuk kanė asnjė arsye, qė tė  heshtin problemin e pazgjidhur kolonial  tė Kosovės, as tė trojeve tė Shqipėrisė Etnike. Kur Serbia dhe Mali i Zi janė tė gatshme, qė me ēdo kusht t’i mbrojnė tezat e tyre tė rreme dhe tė sofistikuara nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre etnike, duke “harruar” se prej tyre  qe mė se njė shekull, e kanė krijuar Serbinė e Madhe, atėherė pse politika dhe faktori gjithėshqiptar, tė mos e mbrojnė tė vėrtetėn para botės, duke kėrkuar zgjidhje tė drejtė pėrfundimtare pėr  ēlirimin dhe ribashkimin e territoreve tė  Shqipėrisė Etnike, tė kolonizuara nga Serbia, Mali i Zi  dhe Greqia. Nė vazhdimėsi, politika shqiuptare nevojitet ta mbajė parasysh faktin se, si Kosova, ashtu edhe trevat e tjera etnike shqiptare nė Ballakn, kėrkojnė zgjidhje  dhe trajtim ligjor  antikolonial, e jo zgjidhje kontesti ndėretnik tė sė drejtave dhe lirive tė minoriteteve tė ndryshme, tė ngulitura nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike.
 
Natyrisht, se kjo strategji e politikės kombėtare dhe antikolonialiste shqiptare ua “vret veshin” si kolonialistėve serbomėdhenj, ashtu edhe  partizanėve tė tyre neokolonialistė, mirėpo, ne nuk kemi tjetėr alternativė politike as kombėtare pėrpos ēlirimit antikolonial dhe mbrojtjes sė ligjshme tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
 
 
E drejta e vetėvendosjes versus “ndėrtimit tė egėr” kolonial serbomadh+sllav nė Shqipėrinė Etnike
 
Vetė zvarritja e moszgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, provon qartaz se tendencat e politikės ndėrkombėtare tė fuqive tė mėdha kanė pėr qėllim qė, sė pari  shqiptarėve dhe Shqipėrisė kolonizuar etnike, t’u imponojnė ndėrtimin e modeleve tė ashtuquajtura multietnike, pluraliste e integrative me emėrues dhe titullarė rajonalė dhe subrajonalė tė dikurshėm dhe tė sotshėm tė sferės ndikuese sllave, nė mėnyrė qė me kalimin e viteve (10, 15, 20) tė davaritet nga kujtesa historike dhe kombėtare e shqiptarėve se, ndonjėherė ka pasur  problem kolonial shqiptar nė Ballkan, dhe kėshtu tė pajtohen me vetėkapitullimin e tyre tė vullnetshėm. Kjo ėshtė esenca e teorisė sė dominos sė diplomacisė ndėrkombėtare, qė  synon ta zgjidhė probemin e Kosovės dhe tė shqiptarėve, jo nė kontekstin e sė drejtės sė vetėvendeosjes (sikurse popujt e tjerė tė shkėputur nga Serbia e Madhe, maqedonėt, sllovenėt dhe kroatėt), por nė atė multietnikizimit, tė pluralizimit dhe tė demokratizimit ndėretnik tė pėrbashkėsisė sė minoriteteve tė ndryshme. Po qe se “spontanisht” politika kozmopolite shqiptare, do tė pajtohej me njė kompromis tė kėtillė antikombėtar dhe antishtetėror gjithėshqiptar, atėherė do tė jetė e pashmangshme, dhe e pashtyshme shfaqja e luftės sė pėrgjithshme popullore kundėr sundimit kolonial serbosllav.
 
Pėr tė mėnjanuar politikėn e diktatit tė fuqive tė mėdha botėrore, dhe “ndėrtimin e egėr” kolonial serbomadh nė Kosovė, dhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė Etnike, politika shqiptare nė saje tė bashkimit dhe tė arritjes sė konsensusit tė saj, ėshtė e detyruar, qė ta shfrytėzojė si mjetin parėsor tė saj tė ligjshėm, tė drejtėn e vetėvendosjes, e cila ėshtė sanksionuar si nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, ashtu edhe nė tė gjitha aktet dhe konventat ndėrkombėtare, qė pėrbėjnė parimet themelore juridike tė sė drejtės ndėrkombėtare, nė saje tė sė cilave edhe kombi i kolonizuar shqiptar nė Ballkan, e gėzon tė drejtėn legjitime, dhe e ka pėr detyrė, qė t’i shkundė pėrgjithmonė vargonjtė e tiranisė koloniale serbosllave. Pa realizimin e  sė drejtės sė vetėvendosjes, Kosova dhe shqiptarėt (me gjithė “kėnaqėsinė” e vampirizimit tė doktrinės dhe tė praktikės 50-vjeēare tė pluralizmit dhe tė “demokracisė” kardeliste dhe titiste) e tjerė nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė Etnike, do ta gėzojnė  vetėm minimumin e minimumit tė statusit  tė dikurshėm politik  tė pėrkatėsisė minoritare, sikurse nė RSFJ-nė e Titos, nė ‘RFJ”-nė e Slobodan Milosheviqit dhe nė FYROM-in e Kiro Gligorovit dhe tė Boris Trajkovskit.
 
Sa vjet duhet tė pėrkujtohen institucionet ndėrkombėtare, dhe titullarėt e diplomacisė preventive ndėrkombėtare, se e drejta e vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė Ballkan, nuk mund tė zėvendėsohet me pajtimin e ideve dhe tė koncepteve koloniale tė sllavizmit dhe tė pansllavizmit, tė cilat edhe sot, nė fillimshekullin  XXI, duan t’i imponohen me ēdo kusht dhe me tė gjitha mjetet,  nė emėr tė basdardimit tė lirisė dhe tė qytetėrimit demokratik  botėror. Pikėrisht, strategjia dhe taktika e kėtillė e frikėsimit tė abuzuesve tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, kanė ndikuar, dhe po ndikojnė me tė madhe, qė nė sfondin e politikės shqiptare, t’i gjejnė vasalėt e tyre, tė zhvillojė ndjenjėn dhe shprehinė e inferioritetit dhe tė kapitullimit para sė vėrtetės historike tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė Etnike.
 
Fatkeqėsisht, vetė prolongimi i moszgjidhjes sė statusit tė Kosovės, dėshmon se kanė ardhur nė shprehje individė, dhe grupe vasale tė interesit, tė cilat edhe janė bėrė faktorė relevantė dhe tė dėgjueshėm nė pėrēuarjen e projektideve dhe tė koncepteve poltike tė propagandės sė huaj armiqėsore serbe dhe proserbe pėr t’i  “vėnė kapak” kolerės kolonialiste sllave mbi  Kosovėn dhe mbi tokat e tjera indigjene tė shqiptarėve nė Ballkan. S’ka dyshim se, pėrfitimet e pėrkohshme personale, teknike dhe materiale i kanė verbuar “elitat” e dėgjueshme politike  shqiptare para interesave vitale kombėtare, shtetėrore, kulturore, tradicionale dhe historike tė kombit dhe tė shtetit tė tyre etnik, i cili nė shekuj, (qė nga periudha historike ilire, periudha historike e lavdishme e Skėnderbeut,  e  deri nė ditėt e sotme tė shekujve XX dhe XXI, qė historia, tradita, kultura, arti dhe identiteti kombėtar shqiptar identifikohen me emrin e famshėm tė humanistes botėrore, Nėnė Tereza, dhe me emrin e shquar tė Ismail Kadares ) i ka kontribuar qytetėrimit evropian dhe botėror.
 
Tė gjitha politikat shqiptare, e gjithė inteligjencia shqiptare, si dhe i gjithė kombi shqiptar, duhet zgjohemi nga letargjia  e “vdekjes klinike” politike, tė mos pranojmė asnjė formulė eklektike (qoftė ajo edhe e dekoruar me justifikime strategjike tė partnerizmit multilateral tė fuqive tė mėdha botėrore), qė do tė favorizonte pėrmbajtjen e devizės robėruese kolonialiste serbomadhe, tė ashtuquajtur “Shqipėria e madhe” pas sė cilės fshihet i tėrė bagazhi i politikės gjenocidale pushtuese, dhe i “prirjeve  tė reja”, “demokratike”, “multietnike” dhe “civilizuese” tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Duhet t’i besojmė vetėvetes, se ka ardhur ora vendimtare e kthesės historike  nė favor tė realizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė Ballkan. Pavarėsisht nga  simulimet dhe traktativat e qarqeve tė ndryshme diplomatike ndėrkombėtare, se e “vetmja zgjidhje fatlume politike”  e problemit kolonial shqiptar nė Ballkan ėshtė  “pajtimi multietnik”, ne nuk duhet tė tregohemi naivė, duke u frikėsuar dhe besuar qė, me ēdo kusht tė pranojmė kėtė “formulė” tė kompromisiti politik, sepse nė tė njėjtėn kohė, do ta eliminonim vetėveten nga jetėsimi i sė drejtės sė vetėvendosjes. Kėmbėngulėsia e politikės sonė tė njėsuar largpamėse nė realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes, do tė ndikonte pozitivisht si te partnerėt e politikės ndėrkombėtare, ashtu edhe nė kundėrshtimin e prerė tė ēdo ndikimi tė jashtėm ultimativ, qė ka pėr qėllim tė pėrēajė unitetin politik shqiptar, duke krijuar nebuloza dhe dilema tė  rrezikshme nė artikulimin e kėreksės sė ligjshme tė vetėvendosjes.
 
E drejtė e ligjshme dhe demokratike ėshtė qė, ēdo popull nė botė,  tė insistojė nė realizimin e kėrkesės sė vetėvendosjes, sė kėndejmi edhe e kombit shqiptar nė Kosovė dhe nė Ballkan.
 
Ėshtė gabim, dhe  meriton ēdo gjykim “psikologjia ilegale” politike, e cila kėrkesėn e politikės shqiptare pėr vetėvendosje, e sofistikon nė skajshmėri, duke e cilėsuar atė  si antipode dhe tė kundėrligjshme me projektet strategjike intgeruese  evropiane.
 
Pėrkundrazi, njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, pėrkatėsisht e Shqipėrisė Etnike nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, do tė ishte nė funksion tė drejtpėrdrejtė dhe me interes tė shumėfishtė pėr integrimin, bashkėpunimin, paqen, sigurinė, si dhe pėr format e tjera organizative institucionale nė shkallė evropiane dhe ndėrkombėtare. Fundja, shqiptarėt e meritojnė tė  intgerohen nė  Evropė, sepse edhe aty e kanė vendin, si populli mė i lashtė i kulturės dhe i civilizimit tė saj perėndimor. Kjo e drejtė dhe imperativ i pashmnagshėm janė realitet, dhe  nuk durojnė anatema dhe akuza tė paqėndrueshme tė disa diletantėve politikė, tė cilėt pėr hir tė karrierizmit dhe interesave tė tyre personale, titullarėt e ligjshėm tė kėrkesės sė vetėvendosjes pėr Kosovėn, pėrkatėsisht pėr Shqipėrinė Etnike, i akuzojnė para UNMIK-ut, KFOR-it, NATO-s, BE-sė, OSBE-sė, OKB-sė dhe SHBA-sė, se ata janė me koncepte tė vjetra, dhe me qėndrime politike “ekstremiste” dhe “radikale”, tė cilėt  janė “pengesa kryesore” e “ribashkim-vėllazėrmit” intgerues me minoritetet e tjera nė Kosovė. Kėshtu, tė paktėn flasin raportet zyrtare tė organizatave dhe tė institucioneve tė theksuara ndėrkombėtare, tė cilat si rrejdhim i politikės sė nėndheshme negative antishqiptare, edhe janė duke i riformuluar pikėpamjet dhe qėndrimet e tyre politike lidhur me trajtimin dhe me  zgjidhjen e  problemit tė Kosovės.
 
Kėrkesa politike pėr vetėvendosje, qė nėnkupton shkolonizimin e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera etinike shqiptare, assesi nuk mund tė cilėsohet  si kėrkesė e ilegjitime ose “kriminale-terroriste”, ashtu  siē po trumbeton nė tė gjitha “sofrat” ndėrkombėtare politika e jashtme dhe diplomacia propagandistike zyrtare e Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, por ėshtė legale dhe legjitime, e cila mund tė realiziohet  me rrugė politike paqėsore, dhe duke pėrdorur forcėn, si mjet tė fundit, i pėlqeu kjo politikės sė “Shqipėrisė sė madhe” sermbalazeze apo aleatėve tė saj latentė shqipfolės. Prandaj, duhet tė turpėrohen dhe, tė tregohen  tė vetėpėrmbajtur sahanlėpirėsit dhe kolaboracionistėt e Serbisė dhe tė  Malit tė Zi se, sepse kėrkesa e vetėvendojes sė Kosovės, pėrkatėsisht e Shqipėrisė Etnike, nuk ėshtė nė kundėrshtim me  proceset integruese tė transicionit evropian, as me UNMIK-un, as me KFOR-in e as me NATO-n, e as me OKB-nė, por  ėshtė nė konfrontim tė drejtpėrdrejtė me politikėn e sundimit kolonial serbomalazez+sllav. Pėr mė tepėr, mė e preferueshme do tė ishte qė “argatshtia mėditėse”, e cila po vepron sa fshehur, sa  haptazi kundėr interesave jetike tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike, t’i pezullojė tė gjitha aktivitetet dhe fushatat ilegale  propagandistike kundėr veprimtarėve tė devotshėm tė ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės-Shqipėrisė Etnike, sepse dita-ditės testimet e politikės sė forcės po bėhen rregull, dhe jo pėrjashtim. Kėshtu qė, sė shpejti pritet tė marrė fund edhe  dritėshkurtėsia dhe egėrsia e  ”honxho-bonxhosėve” tė Mihal Gramenos si  “art” i survejimit dhe i  shpifjes sė “terrorizmit”  shqiptar, sipas listės sė zezė rekomanduese tė “miqėsisė” sė deritashme tė politikės pushtuese kolonialiste tė Serbisė dhe tė lait tė Zi.
 
*Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, North Carolina (Karolina Veriore), SHBA.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.