26.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 26 maj 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Kosova tha se Soros me kontributin e tij ėshtė bėrė pjesė e pėrparimit tė pėrgjithshėm nė Kosovė

  • Kryeministri Rexhepi: Soros i ka premtuar atij mbėshtetjen e kuadrove kosovare

  • Xh.Soros: Kosova duhet tė lejohet qė tė shkojė kah pavarėsia

  • Busek: Pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk do tė ketė stabilitet nė rajon

  • Arrestohet njė i dyshuar pėr vrasjen e sotme nė Prishtinė

  • Sot nė Prishtinė ėshtė vrarė Besim Qerimi

  • Njė delegacion parlamentar i Kuvendit tė Shqipėrisė mbėrriti sot nė Prishtinė

  • Nė Mitrovicė u bė ndėrrimi komandės sė Brigadės shumėkombėshe tė Veriut

  • Gazeta "Rilindja" nėpėrmjet gjyqit kėrkon tė drejtat e saja

  • Gjendja shėndetėsore e dy pacientėve qė janė operuar nė zemėr nė qendrėn e klinikave nė Prishtinė ėshtė stabile

  • Shėnimi i 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit do tė mbahet me 9,10,11 qershor nė Prishtinė dhe nė Prizren

  • Fitues tė Kupės janė MEB Prishtina nė konkurrencėn e meshkujve dhe Universiteti nė konkurrencėn e femrave

  • "Flaka" aktualisht po pėrballet me vėshtirėsi tė theksuara financiare qė kėrcėnojnė madje edhe mbylljen e saj

  • Georgievski spekulon se pavarėsia e Kosovės do tė shkatėrronte Maqedoninė si shtet

  • Nė termetin e Algjerisė kanė humbur jetėn 2.100 veta

  • Nė Irak vritet njė ushtar amerikan

  • Nė njė aksident ajror kanė humbur jetėn 62 ushtarė spanjollė dhe 12 anėtarė tė ekuipazhit

  • Nė Kashmirin indian janė vrarė nėntė persona nė dy incidente tė veēanta

  • Londra kėrkon hapjen e qendrave tė pritjes sė refugjatėve jashtė kufijve tė Bashkimit Evropian

  • Forcat amerikane kanė arrestuar njė dhėndėrr tė Sadam Hyseinit

  • Persona tė panjohur kanė vrarė pesė persona dhe kanė plagosur tre tė tjerė nė Pakistan

  • Nga njė shpėrthim nė njė anijeje udhėtarėsh kanė humbur jetėn katėr anėtarė tė ekuipazhit

  • Shirak nuk pendohet pėr kundėrshtimin e ashpėr tė luftės kundėr Irakut


 
Presidenti Kosova tha se Soros me kontributin e tij ėshtė bėrė pjesė e pėrparimit tė pėrgjithshėm nė Kosovė
 
Prishtinė, 25 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti dje kryetarin e Fondacionit pėr Shoqėri tė Hapur Xhorxh Soros,, i cili qėndroi nė Kosovė. Presidenti Rugova ka falenderuar zotin Soros pėr angazhimin e tij qė nga viti 1993, kur nėpėrmjet Fondacionit pėr Shoqėri tė Hapur, u mbėshtetėn shumė projekte qė ndihmuan zhvillimin e Kosovės para lufte dhe pas lufte. Presidenti Rugova tha se z. Soros me kontributin e tij ėshtė bėrė pjesė e pėrparimit tė pėrgjithshėm nė Kosovė.

"Zoti Soros ėshtė pjesė e progresit tė Kosovės dhe i shpreh njė mirėnjohje tė madhe publike nė emėr tė popullit tė Kosovės pėr gjithė atė qė ka bėrė pėr Kosovėn", tha z.Rugova dhe theksoi se fondacioni Soros ėshtė ndėr fondacionet e para qė ka ardhur nė kohė tė vėshtira nė vitin 1993, ku ka ndihmuar
arsimi n, pastaj shoqėrinė civile dhe masmediat nė Kosovė. Ky fondacion ka vazhduar edhe pas luftės ka filluar ndihmat nė rindėrtimin e Kosovės.

"Siē e dini unė insistoj vazhdimisht qė pavarėsia e Kosovės tė njihet sa mė parė, sepse kjo do tė ndihmonte progresin nė kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės, integrimet evropiane nė NATO-n dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", tha presidenti Rugova pas takimti me zotin Soros.

Kryeministri Rexhepi: Soros i ka premtuar atij mbėshtetjen e kuadrove kosovare
 
Ndėrkaq, kryeministri Rexhepi ka pohuar se Soros do t'i mbėshtesė disa projekte qė kanė tė bėjnė me aftėsimin e kuadrove vendore pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė kuadėr tė procesit pėr asociim- stabilizim.

"Qėllimi ynė ėshtė tė kemi ekpertė, tė cilėt do tė jenė tė gatshėm nė procesin e asociim-stabilizimit.
 
Kėtu ėshtė njė shansė e Kosovė dhe njė perspektivė e Kosovės kur na duhet tė kemi ekpertė tė cilėt dinė dhe do tė kenė qasje dhe do tė jenė mė afėr Brukselit, pėrkatėsisht mė afėr vendeve tė vendosjes, ngas na tash pėr tash jemi tė izoluar", tha kryeministri Rexhepi. Ai shtoi se z. Soros i ka premtuar atij mbėshtetjen e kuadrove kosovare qė kanė vizione properėndimore.

Kryetari i Fondacionit pėr Shoqėri tė Hapur, Xhorxh Sors gjatė vizitės sė djeshme nė Prishtinė ka thėnė se Kosovėn nuk duhet shikuar si pjesė e Serbisė. Sipas tij zgjidhja mė e mirė do tė ishte pavarėsia e Kosovės me kusht qė ajo tė respektonte tė drejtat e minoriteteve.
 
Soros i ka bėrė kėto komente pas takimeve qė i ka zhvilluar me udhėheqėsit e Kosovės dhe me shefin e administratės ndėrkombėtare.
 
 
Xh.Soros: Kosova duhet tė lejohet qė tė shkojė kah pavarėsia
 
   
Prishtinė, 26 maj 2003 - Mbetja e Kosovės nėn Serbi do tė thotė pengesė reciproke drejt integrimit tė dy vendeve nė Bashkimin Evropian, tha para mdiave biznismeni Xhorxh Soros.

"Unė mendoj se duhet tė pranohet se Kosova nuk mund tė mbetet pjesė e Serbisė. Kosova duhet tė lejohet qė tė shkojė kah pavarėsia, por kjo duhet tė kushtėzohet me mbrojtjen e minoriteteve pėr ēka kosovarėt ende nuk kanė shfaqur angazhim tė mjaftueshėm", ka thėnė Soros.

Xhorxh Soros

 
Ai ka pohuar se vizita e tij nė Prishtinė kishte pėr qėllim edhe inkurajimin e autoriteteve kosovare, qė tė fillojnė bisedimet me fqinjėt e posaēėrisht me Serbinė. Mirėpo, sipas pėrshtypjeve qė z. Soros kishte pas takimeve me udhėheqėsit vendorė, autoritetet kosovare ende hezitojnė qė tė hyjnė nė negociata direkte me Serbinė pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur.

"Mendoj se Samiti i Selanikut ėshtė njė kohė shumė e mirė qė tė fillojė procesi i bisedimeve", ka thėnė Soros pėr tė shtuar se autoritetet kosovare ėshtė shumė e rėndėsishme qė t'i inicojnė bisedimet me fqinjėt sepse bashkėsia ndėrkombėtare nuk dėshiron qė imponojė marrėveshje.

Biznismeni Soros u takua nė njė drekė pune edhe me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner.
 
 
Busek: Pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk do tė ketė stabilitet nė rajon
 
Kėln, 26 maj 2003 - Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek, ka ritheksuar se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk do tė ketė stabilitet nė rajon. Busek nė njė intervistė dhėnė radios "Dojēe vele" tha se, ndonėse zgjidhja e statusit tė Kosovės s'ėshtė kompetencė e Paktit tė Stabilitetit, nė kuadėr tė kėtij projekteve tė kėtij Pakti pėrfshihet edhe Kosova.

"Nuk ėshtė detyra e Paktit tė Stabilitetit qė tė marrė vendim pėr statusin e Kosovės, por detyra jonė ėshtė qė tė kujdesemi qė Kosova tė mos shndėrrohet nė njė vrimė tė zezė, ku nuk zbatohen masa tė tilla tė domosdoshme qė parashikon Pakti i Stabilitetit, si tregtia e lirė, lidhja e vendit me vendet e tjera tė rajonit apo luftimi i krimit tė organizuar" - tha Busek, duke theksuar nė fund: "Ne s'jetojmė prej iluzioneve, por prej fakteve reale".
 
 
Arrestohet njė i dyshuar pėr vrasjen e sotme nė Prishtinė
 
Prishtinė, 26 maj 2003 - Ėshtė arrestuar autori i dyshuar i vrasjes sė sotme nė Prishitnė, bėri tė ditur pėr mediat lokale zėdhėnėsi i SHPK-sė Refki Morina.
 
Sipas tij, njėsiti pėr krime serioze i SHPK-sė ka arrestuar tė dyshuarin dhe ai ėshtė duke u marrė nė pyetje nė policinė rajonale tė Prishtinės. Por nuk e bėri tė ditur identitetin e tė dyshuarit.

Ndryshe ngjarja ka ndodhur rreth orės 6.00 tė mėngjesit tė sotėm nė lagjen "Dardania" tė kryeqytetit, ku siē dihet ėshtė vrarė Bislim Qerimi, ndėrkaq ėshtė plagosur Ylber Zekolli pas njė zėnke ndėrmjet viktimave dhe dorasit.

I plagosuri ka vetėm njė plagė dhe ndodhet nė Qendrėn Klinike tė Prishtinės dhe jeta e tij ėshtė nuk ėshtė nė rrezik.
 
 
Sot nė Prishtinė ėshtė vrarė Besim Qerimi
 
Prishtinė, 26 maj 2003 - Sot rreth orės 6.00 tė mėngjesit nė njė lokal, "Pro 7", nė lagjen "Dardania" ėshtė vrarė Besim Qerimi (1953) nga fshati Shakovicė i Podujevės, ndėrkaq ėshtė plagosur Ylber Zekolli (1982) nga fshati Novosellė i Maxhunit tė komunės sė Vushtrrisė. Policia menjeherė ka dalė ne vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet.

Pėr momentin nuk dihem motivet e kėsaj vrasjeje, as aktorėt e saj.
 
 
Njė delegacion parlamentar i Kuvendit tė Shqipėrisė mbėrriti sot nė Prishtinė
 
Prishtinė, 26 maj 2003 - Njė delegacion parlamentar i Kuvendit tė Shqipėrisė, i kryesuar nga kryeparlamentari Servet Pėllumbi mbėrriti sot nė Prishtinė pėr njė vizitė triditėshe.

Me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės deputetėt shqiptarė deklaruan se kjo vizitė jep njė mesazh tė qartė pėr intensifikimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.

Kryeparlamentari shqiptar Pėllumbi tha se vizita ka pėr qėllim intensifikimin dhe jetėsimin e marrėdhėnieve tė mira qė ekzistojnė ndėrmjet dy parlamenteve.

Nė aerportin e Prishtinės parlamentarėt shqiptarė kishin dalė pėr t'i pritur pėrfaqėsues tė administratės sė UNMIKU-tu dhe tė Kuvendit tė Kosovės.

Delegacioni nga Shqipėria sot pasdite do tė takohet me shefin e UNMIK-ut Mihael Shtajner.
Ndėrkaq, nesėr ky delegacion do tė takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė vendit - Presidentin Ibrahim Rugova, kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.
 
 
Nė Mitrovicė u bė ndėrrimi komandės sė Brigadės shumėkombėshe tė Veriut
 
Mitrovicė, 26 maj 2003 - Sot nė Brigadėn shumėkombėshe tė Veriut u nė ndėrrimi i komandės. Komandanti i gjertanishėm i kėsaj brigade Mishel Klajn ia dorėzoi detyrėn komnanditit italian Mark Bertuēi.
 
Duke folur nė njė ceremoni tė zhvilluar mbi urėn kryesore tė lumit Ibėr, komandanti i KFOR-it Fabio Mini tha se Mitrovica ėshtė njė nga rajonet mė tė ndeishme nė Kosovė, por ushtarėt e KFOR-it, tė udhėhequr nga gjeneral brigade Mishel Kaljn, kanė pėrforcuar lidhjet me popullsinė vendėse, me autoritetet e zgjedhura lokale dhe organizatat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta ndihmuar poppullin e Kosovės qė tė gjejė tolerancė dhe bashkėpunim.
 
Fabio Minis shtoi se ushtarakėt e kėsaj brigade janė stėrvitur dhe aftėsuar pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė reja, kanė treguar aftėsi adaptimi, si dhe kanė treguar gjykim tė shėndoshė nė kapėrcimin e problemeve gjatė misionit nėn komandėn e gjeneralit Klajn, tha ai.

Duke i uruar mirėseardhje nė krye tė kėsaj brigade gjeneralit tė ri, Fabio Mini tha se ka besim tė plotė nė aftėsitė e tij dhe tė ushtarėve, megjithėse do tė pėrballen me sfidatqė i presin nė aktivitetet e pėrditshme.
 
 
Gazeta "Rilindja" nėpėrmjet gjyqit kėrkon tė drejtat e saja
 
Prishtinė, 26 maj 2003 - Kolektivi i gazetės "Rilindja" ka kėrkuar gjyq pėr dėbimin nga Pallati i Rilindjes dhe faktikisht mbylljen e kėsaj gazete tradicionale tė Kosovės, duke kėrkuar njėherit tė drejtėn e pronės, tė punės dhe tė dėmshpėrblimit.

Pas padisė sė bėrė para mė se njė viti, nga Gjykata Komunale e Prishtinės «Rilindja» ka marrė thirrjen pėr njė seancė gjyqėsore mė 28 maj.

Nė njė njoftim thuhet se gazetės «Rilindja», qė ėshtė e themeluar si njė institucion i rėndėsishėm i Kosovės para 58 vjetėve, detyrimisht i ėshtė ndėrprerė botimi mė 21 maj 2002 me zbatimin e vendimit tė UNMIK-ut pėr marrjen e Pallatit tė Rilindjes pėr ndėrtesė qeveritare.

«Rilindjes» i ishte premtuar njė zgjidhje alternative pėr lokale pune, por ajo nuk ėshtė bėrė deri tash.

Gazetarėt e punonjėsit e tjerė tė gazetės «Rilindja» dhe tė radios sė saj, qe njė vit e tre muaj, kolektivisht janė larguar nga puna, janė hedhur nė rrugė dhe kanė mbetur pa rroga, me tė cilat i mbanin familjet.

"Ne mendojmė se rasti i Rilindjes nuk do tė duhej tė ndodhte nė njė vend demokratik e ligjor, se ėshtė njė shkelje e tė drejtave nė pėrmasa tė rėnda, pėrfshirė edhe tė drejtėn pėr ekzistencė dhe tė drejtėn e shtypit tė lirė", thuhet nė kėtė njoftim tė Kėshillit Drejtues tė «Rilindjes».
 
 
Gjendja shėndetėsore e dy pacientėve qė janė operuar nė zemėr nė qendrėn e klinikave nė Prishtinė ėshtė stabile
 
Prishtinė, 26 maj 2003 - Gjendja shėndetėsore e dy pacientėve qė janė operuar nė zemėr tė hapur tė shtunėn e kaluar nė Qendrėn e Klinikave nė Prishtinė ėshtė stabile dhe pa komplikime. Kėshtu ka deklaruar dr. Besnik Kojqiqi kardiokirurg nė Qendrėn e Zemrės nė Berlin.
 
Rikujtojmė se kėto operacione i ka realizuar ekipi i specialistėve tė Qendrės sė Zemrės nė Laher tė Gjermanisė, nė krye me kardiokirurgun Fatmi Dalladakun dhe i ndihmuar edhe nga specialistėt e Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės.

Ideja pėr kėto operacione ėshtė e kardiokirurgut tė njohur tė Kosovės qė punon nė Gjermani, dr. Fatmir Dalladakut, i cili edhe i kreu pėr herė tė parė nė Kosovė dy operacione nė zemėr tė hapur.
 
 
Shėnimi i 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit do tė mbahet me 9,10,11 qershor nė Prishtinė dhe nė Prizren
 
Prizren, 26 maj 2003 - Fatmir Pireci, zėdhėnės i Kuvendit Komunal nė Prizren bėri tė ditur se manifestimet pėr shėnimin e 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, do tė mbahen me 9,10 dhe 11 qershor dhe do tė organizohen nė tri nivele: nė atė akademik qė do tė mbahet nė Prishtinė dhe nė nivelin shkencor e kulturor qė do tė zhvillohet nė Prizren.

Pireci po ashtu ka njoftuar se nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė pėr herė tė parė do tė ekkzekutohet premiera e operės botėrore "Dasma arbėreshe", ndėrkaq nė Prizren do tė mbahet konferenca shkencore me temėn: "Roli dhe rėndėsia e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė historinė shqiptare".
 
 
Fitues tė Kupės janė MEB Prishtina nė konkurrencėn e meshkujve dhe Universiteti nė konkurrencėn e femrave
 
Prishtinė, 26 maj 2003 – Dje u zhvilluan ndeshjet finale tė Kupės sė Kosovės nė basketboll nė tė dy konkurrencat. Fitues tė Kupės pėr edicionin e sivjemė, pėsrsėri dolėn dy ekipet e kryeqendrės sė Kosovės MEB Prishtina nė konkurrencėn e meshkujve dhe Universiteti nė konkurrencėn e femrave.

MEB Prishtina nė finale tė Kupės sė Kosovės mundi QMI Bashkimin me rezultat 90:72, ndėrkaq Universiteti deklasoi Bashkimin duke e mundur me rezultat bindės 85:55.

QMI Bashkimi pas lojės shumė tė mirė qė zhvilloi tė premten, kur nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės mundi skuadrėn e Dukagjinit tė Pejės, mbrėmė ai nuk arriti qė tė pėrsėrisė njė lojė tė tillė edhe kundėr MEB Prishtinės. MEB Prishtina nė tė gjitha aspektet ishte skuadėr mė e mirė se QMI Bashkimi dhe me meritė u stolisė me Kupėn e Kosovės.

Lojtari mė efikas i kėtij takimi ishte padyshim Bledar Gjeēaj i QMI Bashkimi me 30 pikė tė shėnuar, ndėrkaq nė radhėt e MEB Prishtinės mė efikasi ishte Marin Pėrskalo me 26 pikė tė shėnuara. Bledar Gjeēaj gjithashtu ėshtė edhe koshashėnuesi mė efikasi turneut final tė Kupės sė Kosovės me 74 pikė tė shėnuara nė dy takime.
 
 
"Flaka" aktualisht po pėrballet me vėshtirėsi tė theksuara financiare qė kėrcėnojnė madje edhe mbylljen e saj
 
Shkup, 26 maj 2003 - Gazeta e pėrditshme nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni "Flaka" aktualisht po pėrballet me vėshtirėsi tė theksuara financiare qė kėrcėnojnė madje edhe mbylljen e saj. "Kjo ėshtė periudha mė e vėshtirė qė ka pasur gjatė ekzistencės sė saj redaksia e gazetės.
 
Varfėria shihet edhe nė reduktimin e faqeve tė kėsaj gazete", tha gazetari i "Flakės" Ahmet Selmani. Ai ka shtuar se nė zbutjen e gjendjes sė rėndė finaciare tė gazetarėve ėshtė inkuadruar edhe njė shoqatė humanitare. Ndėrkaq dhurues tė ndryshėm nė disa raste e kanė mundėsuar daljen e kėsaj gazete.
 
 
Georgievski spekulon se pavarėsia e Kosovės do tė shkatėrronte Maqedoninė si shtet
 
Shkup, 26 maj 2003 - Pavarėsia e Kosovės do tė shkatėrronte Maqedoninė si shtet, ka theksuar nė punumet e djeshme tė Kongresit tė VMRO-DPMN, Lubēe Georgievski.
 
Ai ka shtuar se Maqedonia statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė presė e pėrgatitur, qė sipas tij, nėnkupton unitetin e dy partive mė tė mėdha maqedonase VMRO-DPMN dhe Lidhjes Socialdemokrate.
 
Para zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, Maqedonia duhet ta zgjidhė ēėshtjen e shqiptarėve nė Maqedoni, ka theksuar Lubēe Gergievski.

"Nėse nuk gjejmė forca qė vetė ta zgjidhim kėtė ēėshtje, pavarėsia e Kosovės do tė rezultojė me agoni tė plotė ekonomike pėr Maqedoninė, ndėrkaq nė perspektivė pavarėsia e Kosovės do ta shkatėrrojė Maqedoninė si shtet", ka vlerėsuar Georgievski.
 
 
Nė termetin e Algjerisė kanė humbur jetėn 2.100 veta
 
Algjer, 26 maj 2003 – Numri i tė vdekurve nė termetin e Algjerisė ka arritur shifrėn 2.100 veta, njofton Rojter. Ekipet shpėtimtare faktikisht kanė ndėrprerė kėrkimet pėr tė mbijetuarit, kurse buldozerėt kanė filluar punėn pėr menjanimin e rrėnojave.
 
 
Nė Irak vritet njė ushtar amerikan
 
Divanija, Irak, 26 maj 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė, ndėrkaq njė tjetėr ėshtė plagosur tė dielėn nė njė shpėrthim nė depone armėve nė qytetin Divania, ka njoftuar Komanda qendrore e ushtrisė amerikane. Sipas njoftitmit, depoja qė ishin duke e ruajtur ushtarėt amerikanė nuk ka qenė nė shenjestėr tė zjarrit tė armikut.

Qė nga fundi i prillit kur u ndėrprenė operacionet ushtarake, nė Irak kanė vdekur 24 ushtarė amerikanė, e 66 tė tjerė janė lėnduar.
 
 
Nė njė aksident ajror kanė humbur jetėn 62 ushtarė spanjollė dhe 12 anėtarė tė ekuipazhit
 
Madrid, 26 maj 2003 – Ministria e Mbrojtjes tė Spanjės ka konfirmuar sot se 62 ushtarė spanjollė, tė cilėt po ktheheshin nga misioni nė Afganistan, kanė humbur jetėn kur aeroplani ukrainas ėshtė rrėzuar sot (e hėnė) nė Turqi, njoftopn Rojter.
 
Por, sipas burimeve vendore, qė i transmeton AFP, aeroplani ukrainas, pėrpos udhėtarėve kishte edhe 12 anėtarė tė ekuipazhit, kur ai ėshtė pėrplasur nė malet afėr Trabzonit, nė bregdetin e Detit tė Zi. Nuk besohet tė ketė shpėtuar kush. Shkak i aksidentit ėshtė mjegulla e madhe.
 
 
Nė Kashmirin indian janė vrarė nėntė persona nė dy incidente tė veēanta
 
Xhamu, 26 maj 2003 – Tė pakten nėntė veta kanė humbur jetėn nė dy sulme tė veēanta nė Kashmirin e administruar nga India, njofton BBCWorld. Nė incidentin e parė janė vrarė pesė anėtarė tė njė familjeje muslimane, pėrfshirė tre fėmijė.
 
Vrasjen e kanė bėrė militantėt e dyshimtė nė rrethin e Raxhourit, 180 kilometra nė veri tė Xhamusė. Nė njė incident tjetėr, janė vrarė tre militantė dhe njė polic gjatė njė shkėmbimi zjarri nė rrethin e afėrm Punē.
 
 
Londra kėrkon hapjen e qendrave tė pritjes sė refugjatėve jashtė kufijve tė Bashkimit Evropian
 
Bruksel, 26 maj 2003 - Bashkimi Evropian po shqyrton me seriozitet propozimin e Britanisė pėr tė ngritur qendra tė pritjes sė refugjatėve jashtė kufijve tė Bashkimit Evropian.
 
Komisioni Evropian pėrveē propozimit brinatik pėr kėtė qėllim do tė shqyrtojė nesėr nė Luksemburg edhe mundėsinė e pėrshtatjet sė konventės sė Gjenevės pėr refugjatėt. Pritet qė edhe Kėshilli i ministrave tė rendit tė diskutojė pėr hapjen e qendrave tė tilla jashtė BE-sė si nė Shqipėri, Rumani, Turqi apo Marok.

Organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut konsiderojnė njė propozim tė tillė si shkelje tė hapur tė konventės sė Gjenevės pėr tė drejtat e refugjatėve.
 
 
Forcat amerikane kanė arrestuar njė dhėndėrr tė Sadam Hyseinit
 
Kirkuk, Irak, 26 maj 2003 – Forcat amerikane kanė arrestuar njė dhėndėrr tė Sadam Hyseinit nė qytetin Tikrit, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) njė komandant ushtarak amerikan, por nuk e ka dhėnė emrin e tė arrestuarit, njofton Rojter.
 
Njoftohet se i arrestuari nuk ėshtė nė listėn e 55 zyrtarėve mė tė kėrkuar irakianė. Dhėndrrit tė Sadamit i janė zėnė gjatė arrestimit 300 mij dollarė, tetė milionė dinarė (6 mij dollarė), tri pushkė automatike AK-47 dhe njė granatė raketore.
 
 
Persona tė panjohur kanė vrarė pesė persona dhe kanė plagosur tre tė tjerė nė Pakistan
 
Lahore, 26 maj 2003 – Persona tė panjohur kanė vrarė sot ( e hėnė) pesė persona dhe kanė plagosur tre tė tjerė nė qytetin Lahore tė Pakistanit, njofton BBC. Viktimat kanė qenė pjesėtarė tė njė grupi, qė sapo kishin dalė nga njė gjykim nė njė gjykatore nė qendėr tė kėtij qyteti.
 
Dyshohet se vrasja ėshtė qerim hesapesh ndėrmjet bandave kriminale rivale. Policia ka thėnė se njė nga tė vrarėt ėshtė djali i njė krimineli tė njohur tė qytetit. Fill pas vrasjes, sulmuesit e armatosur vodhen veturėn e njė avokati dhe ikėn.
 
 
Nga njė shpėrthim nė njė anijeje udhėtarėsh kanė humbur jetėn katėr anėtarė tė ekuipazhit
 
Majami, 26 maj 2003 – Nga njė shpėrthim nė njė anijeje tė madhe udhėtarėsh nė portin Majami kanė humbur jetėn katėr anėtarė tė ekuipazhit, njofton AP. Zėdhėnėsi i rojes bregdetare ka thėnė se shpėrthimi ka ndodhur dje nė kthinėn e kazanit tė avullit tė anijes, rreth dy orė pasi ajo kishte pėrfunduar lundrimin njėjavor nė det.
 
Po kėshtu, bėhet e ditur se nė kėtė aksident janė lėnduar edhe 17 persona, katėr syresh rėndė dhe ndodhen nė spital. Identiteti i tė vdekurve dhe i tė lėnduarve nuk ėshtė dhėnė. Asnjė nga 3,400 udhėtarėt norvegjezė tė kėsaj anijeje nuk janė lėnduar dhe kanė dalė nga anija nė mėngjes. Shpėrthimi ka qenė thjesht njė aksident dhe jo vepėr terroriste.
 
 
Shirak nuk pendohet pėr kundėrshtimin e ashpėr tė luftės kundėr Irakut
 
Londėr, 26 maj 2003 - Presidenti francez Zhak Shirak aspak nuk pendohet pėr shkak tė kundėrshtimit tė ashpėr tė luftės kundėr Irakut.
 
Shirak nė njė intervistė me gazetėn e Londrės "Fajnenshėl tajms" ka vlerėsuar se lufta jo legjitime, me fitoren nuk merr legjitimitetin, duke shtuar se e pikėllojnė mesazhet nga disa qarqe nė Uashington se Francėn duhet ndėshkuar.

Franca ndryshe nga Amerika ėshtė pėr multipolaritet, sipas tė cilės, thotė Shirak, "deshėm ne apo jo bota po shkon pandalshėm".

Presidenti francez parashikon qė lidhjet transatlantike, pėrkundėr trendit amerikan tė ndarjes nga Evropa, tė paktėn nė pesėdhjetė vitet e ardhshme do tė jetė me rėndėsi kyēe.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.