| |
 |
|
|
|
24.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
|
|
|
Pjesė
nga monografia e Arif Molliqit « Dėshmorėt
jetojnė pas vdekjes » kushtuar dėshmorit
Rrustem Bruqi* |
|
|
ORGANIZIMI I SPITALEVE
USHTARAKE GJATĖ LUFTĖS NĖ RRAFSHIN E DUKAGJINIT
|
|
|
|
|
|
Rrėfim autentik
i mjekut Dr. Sylė Bruqi, vėllau i dėshmorit Rrustem
Bruqi, i cili i ndejti besnik profesionit tė vet, duke u shėrbyar
luftėtarėve tė lirisė qė luftuan pėr ēlirimin e Kosovės |
|
|
|
|
|
 |
|
- Ishte
e pakuptimtė tė emėrohet shef i spitalit ushtarak
mjeku i praktikės sė pėrgjithshme, ndėrsa mjekut
specialist ti ndalohet puna nė spital
-
- Bisedėn
me Dr. Sylė Bruqin specialist i ORL (
otorinoloringolog), e nisėm shumė kohė pasi ishin
qetėsuar shpirtrat qė rrahnin gjoks pėr heroizmat e
tyre nė njė kohė kur ata as qė ishin prezent. Kisha
frikėn se shumēka Dr. Syla do ti ketė harruar pas
gjithė asaj qė i ndodhen atij. Nė Betejėn e Loxhės
vėllau Rrustem Bruqi ra dėshmor, babai i vdiq
menjeherė pas lufte, kurse ato pėrplasjet e
dhembshme qė ia shkaktuan disa kolegė tė
profesionit, vetėm pėr pozicione dhe lavdėrime,
paksa e kishin shqetėsuar.
|
-
- Por
jo. Dr. Bruqi e ruante krenarinė shpirtėrore qė Atdheut i
kishte shėrbye me tėrė familje. Dhe, ishte i qartė nė
reproduktimin e ngjarjeve tė pėrjetuara gjatė luftės.
-
- « E
di, jeta tė pėrplasė edhe aty ku nuk dėshiron ti, andaj
gjithmonė duhesh tė jesh i pėrgaditur pėr tė papriturat »,
me tha para se t“ia niste rrėfimit pėr luftėn qė u
zhvillua nė Kosovė. Ai kishte se ēfarė tė tregonte pėr
luftėn, sepse tė gjitha i kishte pėrjetuar. Por rrėfimet e
tij pėrkufizoheshin vetėm rreth pėrgaditjetve tė kuadrit
shėndetėsor pėr luftėn nė Deēan qė nga viti 1990, e
gjer me pėrfundimin e saj kur terhiqet nga spitali i Bajram
Currit me 12.06.1999.
-
- Dr.
Sylė Bruqi na rrėfeu edhe pėr pėrplasjet qė kishin
ndodhur gjatė formimit tė spitaleve ushtarake tė UĒK-sė pėr
Dukagjin. Pėr mosangazhimin e mjekėve specialist nė luftė,
si dhe pėr emrimet e kuadrit mjeksor nga komandat qė
nuk dinin se ē“ėshtė mjeksia. Dhe, Dr. Sylė Bruqi e nis
rrėfimin i qetė
-
-
-
- 1. Nė Deēan me 1990 u formua
Shoqata e Pavarur e Mjekėve
-
-
Ngjarjet qė rrodhen nė fund tė viteve tetėdhjeta dhe nė
fillim tė nentėdhjetave, treguan se lufta nė Kosovė dhe
rajon ishte e pashmangshme. Gjithkund, e gjithkah kėrkohej
mobilizim i pėrgjithshėm qė nė momentin e caktuar tė
mbrohemi. Ishte kjo kohė kur lufta ishte tė dera, por pritej
vetėm qė ajo tė hynte brenda.
-
- Ishte
koha kur nė Kosovė na munguonin spitalet dhe ambulancat tė
cilat pushtuesi serb i kishte uzorpuar. Nga kjo mungesė mjekėt
kosovarė e panė tė nevojshme, por njė nevojė tė
domosdorshme qė tė organizohen rreth njė institucioni qė
do ta kryente rolin e instituteve shendetėsore. Kėshtu me
1990 u formua Shoqata e Pavarur e Mjekėve tė Kosovės.
-
- Edhe
nė komunėn e Deēanit bėhet formimi i njė shoqate tė tillė,
ku nė zgjedhjet e para kryetar i kėsaj Shoqate nga kolegėt
u kėrkua tė zgjedhetm unė, thotė Dr. Sylė Bruqi.
-
- Nė
fillim, qellimi i shoqatės ishte grumbullimi i barnave dhe i
materialit sanitar tė cilat si rezerva permanente mund ti
shfrytėzonim nė gjendje
lufte, por edhe nė atė gjendje ēfare u krijuar pas
suspendimit tė shėndetėsisė kosovare. Pas nismės sė
Shoqatės sė Mjekėve tė Pavarur nė Deēan, tė gjithė
mjekėt e fshatrave dhe punkteve qė punonin nė atė kohė,
morėn pėrsipėr organizimin
e mirėfilltė pėr grumbullimin e mjeteve qė do tė
shėrbenin pėr qėllime shėndetsore...
-
- Nė
ambulancėn e fshatit Isniqit ishte angazhimi im gati kryesor
qė nga viti 1990, kur edhe e formuam ilegalisht rrjetin
shendetėsor dhe apotekar pėr nevoja ēfarė kėrkonte koha,
por edhe pėr nevoja tė luftės. Nė pėrbėrje tė shėrbimit
mjeksor tė fshatit ishin: rr. Canė Tishikaj, dr. Zenel dhe
Burbuqe Ahmetaj, dr. Arif Tahirsylaj si dhe unė, pastaj
tekniku i farmacisė Ismet Pajazitaj. Nga aktivistėt e
fshatit Isniq nė vitin 1990/91 u mblodhen mbi 3000 franka
zvicerane. Me kėto mjete u blenė barna dhe material sanitar.
Materiali sanitar u grombullua edhe nė fshatrat Junik,
Strellc, Irzniq, Baballoq dhe Pobėrgjė. Nė Isniq barnat
ishin fshehur nė njė shtėpi, dhe pėr kėto e dinin vetem i
zoti i shtėpisė, unė dhe dy furnizues me barna.
-
- Meqenėse
nė kėtė kohė policia serbe po gjurmonte tė gjitha format
e organizimit shqiptar, nė bisedė me dr. Zenelin vendosem qė
unė dhe ai ti hapin ordinacat private. Menduam se nė
rast se zbulohen barnat e grumbulluara, ordinancėn private ta
kemi si alibi, se barnat janė tonat. Kjo na shtyri, sepse nė
atė kohė zbulohen njė sasi e barnave tė grumbulluara nė
fshatin Baballoq dhe Pobėrgj. Barnat e
zbuluara nga policia u konfiskuan, por fatbardhsisht
nuk u zbuluan organizatorėt apo grumbulluesit e tyre.
-
- Fillimi
i vitit 1998 u karakterizua me njė represion tė padurueshėm
qė kishte filluar pushteti serb kundėr shqiptarėve. Nė ketė
gjendje, lufta shpėrtheu fillimisht nė Drenicė, e mė pak
se njė muaj pas edhe nė Deēan. Kjo ndodhi me 24 mars 1998 nė
fshatin Gllogjan. Ky fillim i luftės se armatosur nė komunėn
e Deēanit, ne mjekėve tė Shoqatės na gjeti nė njė masė
tė pėrgaditur, por jo sa duhet pėr njė luftė nė pėrmasa
tė tilla.
-
- Ballafaqėsimi
i parė mes policisė dhe ushtrisė serbe si pushtues, dhe
ushtarėve tė UĒK-sė si mbrojtjės tė atdheut, dha shenjė
se mjeket shqiptar duhei vepruar me pėrgjegjėsi e moral prej
mjeku.
-
-
-
- 2. Kur disa mendonin se plagėt e marrura nė
fushėbetejė shėrohen vetėm
me urdhėra
-
- Kishte
ardhur momenti kur mjekėt shqiptarė duhej ballafaqėsuar me
luftėn dhe vėllezėrit e motrat tona tė plagosura nė fushėbeteja.
Ushtarėt e parė tė plagosur seriozisht nė luftime po kėrkonin
ndihmė nga mjekėt. Ishin ato kėrkesa qė duhej kryer duke bėr
ndėrhyerje kirurgjike jasht spitali dhe ambulancės.
-
- Nė
fshatin Gllogjan erdhi rasti kur nė kėto kushte duhej
ndihmuar tė plagosurit. Dhe kjo ndodhi me njė fillim tė vėshtirė.
Unė, dr.Hilmi Shehaj dhe dr. Selman Berisha e kryem qepjen e
parė te njė i plagosur pas njė betejė. Kjo qepje u krye nė
njė shtėpi private dhe nė kushte tė vėshtira pėr mjekėt
dhe tė plagosurin. Eh, sa e rėndė ishte kjo nderhyerje
kirurgjike kur disa nga personat jo pėrgjegjės ngatėrroheshin
nė profesionin e mjekut. Ata duke dhėnė urdhėra, duke mos
e njohur fare problematikėn e shėndetėsisė, nė vend se tė
ndihmonin, nga ngatėrronin. Ata mendonin se plagėt e luftės
shėrohen me urdhėra prej « komandantesh ».
-
- Nė
betejėn tjetėr nė fshatin Dashinoc mes atyre armiqve serb qė
vriten, plagosėt edhe Deli Pergjegjaj nga Lumbardhi. Dr. Sylė
Berisha nga Pozhari i dergon disa ushtarė nga ky fshat tė me
njoftojė se njė i plagosur duhei qepur. Ate qepje duhet ta bėj
gjithėsesi Dr. Bruqi, kishte thėnė dr. Berisha. Nė Pozhar
kam shkuar me mjaft sakrifica sepse ishim nė shenjestruar nga
policia serbe. Megjithatė, arrita dhe sebashku me dr. Sylė
Berishėn nė xhaminė e fshatit e kryemė qepjen e cila
zgjati afėr 4 orė. Ndoshta kjo ishte edhe ndėrhyerja e parė
mjaftė e ndėrlikuar pėr kushte dhe rrethana ēfarė ishin nė
xhaminė e Pozharit.
-
- Koha
po kalonte dhe armiku gjithnjė e mė shumė bėnte sulme ndaj
fshatrave tė Dukagjinit. Filluan tė granatohen fshatrat
Baballoq, Gllogjan, Irzniq, dhe nė kėto granatime plagoset
dėshmori Shkelzen Haradinaj nga Gllogjani. Dr. Haki
Shehaj nėpėrmjet njė ushtari me lajmėron qė tė shkojė nė
Gllogjan, pėr ta bėr qepjen e plagės. Nė Gllogjan kam
arritur shumė shpejt. Aty i kam gjetur mjekėt dr.Adem Ēekaj,
dr. Haki Shehun, dr. Selman Berishėn. Plaga qė kishte marrė
Shkelzen Haradinaj ishte nė mjekėrr, dhe nofulla kishte pėsuar
thyerje, ashtu qė intervenimi ynė i kalonte mundėsitė
tona. Pas pak nė shtėpinė ku ishte i plagosuri Shkelzeni
erdhen edhe dr. Rrustem Gashi nga Broliqi i cili ishte
anestelog, dr. Shyt Shala nga Prapaqani, edhe dy mjek tjerė tė
praktikės sė pėrgjithsme. Pėr kushtet nė tė cilat u
krye, intervenimme u konsiderua i suksesshėm.
-
- Ky
takim nė Gllogjan ishte edhe tė njė rendėsie tjetėr,
sepse pėr herė tė parė u bisedua edhe pėr formimin e njė
qėndre tė ashtuquajtur spital. Gjatė diskutimit, kėtu hasėm
nė divergjnca joparimore por edhe jo profesionale tė disa
kolegėve. Disa pėrsona qė nuk e njihnin strategjinė e luftės,
fatkeqėsisht edhe disa mjekė, insistonin qė spitali
ushtarak tė ngritet nė Gllogjan. Shpjegimet se spitali
ushtarak duhet tė formohet nė njė largėsi prej 15-20 km
nga vija e parė e fronit, pėr njė moment u kuptua. Si pėrfundim
u arrit qe ky spital tė hapet nė Irzniq, nė kodren e
Dodajve 3-4 km. nga Gllogjani. Kėshtu mendojmė se ky edhe
ishte spitali i parė ushtarak pėr Dukagjinin.
-
- Mirėpo,
mė formimin e spitalit ushtarak nė Izniqi, shumēka tregoi
se dikujt nuk i interesonte suksesi i spitalit, por emėrimi
si drejtor i parė i tij. Njė konkurencė e tillė amorale pėr
momentin, e disa kuadro tė specializuara mjekėsh krojoi pakėnaqėsi.
Kėtu, mjekėt qė me vite tė tėra kishin bėrė pėrgaditjet
pėr luftė, qė ishin nė profesion mė afėr pėr ta
ndihmuar spitalin, u anashkaluan, u veēuan dhe me urdhėra tė
analfabetėve pėr drejtor u zgjodh Adem Ēekaj nga Irzniqi.
-
- Nuk
do tė kishte asgjė tė keqe kėtu sikur ky drejtori i
spitalit tė parė ushtarak pėr Dukagjin mos tė fillonte me
pėrqarjet e para. Ai nė prezencėn time (dr. Sylė Bruqit),
tė dr. Shyt Shalės dhe tė eprorit ushtarak Skender
Rexhahmetajt, na tha : « Ky spital ėshtė i yni
dhe ju pėrtej Bistrice shkoni e hapeni spitalin tjeter ».
Kėshtu deshtėm, apo nuk deshtėm, ne disa nga mjekėve na u
ndalua puna nė ketė spital
-
- Tani
ishte koha ku nė ēdo fshat u formuan shtabet e para tė
mbrojtjes. U formuan njesitė e para tė UĒK-sė, ēka kėrkohej
nevoja e njė organizimi edhe nė shėndetėsi. Kėshtu nė
Isniq po vazhdonte puna rreth formimit tė njė ambulance e
cila pėr momentin duhej plotėsuar kėrkesat qė nga dita nė
ditė po shtoheshin. Ideja qė ambulanca e fshatit tė mbetet
aty ku ishte, tani ra prej kombinimi, sepse ajo ishte afėr
vijės se fronit dhe lehtė mund tė granatohej nga Podi i
gėshtenjave, ku i kishte bazat ushtria serbe. Nė
konsulltimet mes mjekėve u vendos qė hėpėrhė ambulanca tė
mbetet ajo qė e kishte dr. Zenel Ahmetaj, e sidomos ajo tė
vihet nė shėrbim pėr tė plagosurit.
-
- Nė
granatimin qė ndodhi ato ditė, luftėtari qė kishte ardhur
nga mėrgimi pėr tė luftuar nė Isniq, Avni Pėrgjegja
plagoset rėndė. Nė ambulancėn e dr. Zenelit i japet ndihma
e parė, por pasi gjendja ishte e vėshtirė, dergohet menjėherė
nė spitalin e Irzniqit. Avni Pergjigja, pas njezetė e katėr
orėsh vdes, me gjithė pėrpjekjet e mjekėve.
-
- Mė
datėn 23 05.1998, nga sulmet e policisė dhe ushtarėve serb
nė fshatin Lubeniq dhe Strellc, pati tė vrarė dhe tė
plagosur. Gati tė gjithė tė plagosurit i sollen nė Isniq
ku ua japem ndihmen e parė, por njė e kishin sjellė tė
vdekur.
-
- Nė
ketė kohė, gjithnjė e mė shumė shtohej numri qė kėrkonte
ndihmė mjeksore, e ambulanca e dr. Zenelit, nuk kishte mundėsi
t“u delte nė ndihmė, andaj u kerkua qė tė gjindej njė
shtėpi e cila pėrafėrsisht do ti plotėsonte nevojat e
ambulancės. Ishte kjo shtėpia e Nezir Mehmetaj e cila ishte
e ndėrtuar me material tė fortė dhe i plotėsonte kushtet pėr
njė ambulancė tė zgjeruar.
-
- Kjo
ambulancė e filloi punėn me datėn 30.05.1998, nė pėrbėrje
tė kėtyre mjekėve : dr. Canė Tishukaj,
dr. Zenel Ahmetaj dhe dr. Hasan Ahmetaj. Dr. Arif
Tahirsylaj kishte shprehur dėshiren qė tė vazhdonte me
ushtarėt nė vijė tė frontit luftarak. Nė ambulancė
ndihmuan edhe infermieret : Valbone Januzaj, Sanije
Ahmetxhekaj e Hysnije Pajazitaj. Me pėlqimin e tė gjithėve
pėrgjgjegjės me caktuan mua ( Dr. Sylė Bruqi- v. a).
-
- Nė
ketė kohė vuam nė dispozicion tė gjitha mjetet personale qė
i kishim ne si mjekė, e sidomos mjetet tė cilat ishin
ruajtur dhe grumbulluar qė nga viti 1990, e qė i kishte
ndihmuar Shoqata Humanitare « Agim Kukleci » nga
Isniqi.
-
- Pėr
nevoja urgjente kontaktova edhe me dr. Shyt Shalėn, i cili e
vuri nė dipozicion ambulancėn e vet nė Prapaqan.
-
 |
|
- Me
datėn 13.06.1998, nė Isniq vjen nga diaspora edhe
Rrustem Bruqi me disa luftėtarė. Ai posa erdhi, e qe
kishte pėr detyrė pėrgaditjen e terenit pėr ushtarėt
e UĒK-sė, qė po hynin nė Kosovė nėn komanden e
kolonel Tahir Zemajt dhe Sali Ēekajt, i vizitoi
ambulancat e mjekėve isniqas. Rrustemi i vizitoj
punktet shendetėsor por edhe spitalin ushtarak nė
Irzniq...
-
- Ardhja
e ushtarėve tė UĒK-sė, tė prirė nga komandanti
Tahir Zemaj, qė ishte emruar nga Ministria e
Mbrojtjes e Republikės sė Kosovės, shtoj vullnetin
pėr luftė dhe rezistencė tė dukagjinasve.
Gjithkund, nėpėr fshatra bėheshin organizime mė
profesionale si nė mbrojtje ashtu edhe nė shėndetėsi.
|
-
- Kėshtu
ambulanca e Isniqit iu dorėzua komplet UĒK-sė, ēka edhe
dr. Arif Tahirsylaj u angazhua drejtpėrsėdrejti nė mjekėsi.
Koordinator pėr shėrbime shendetėsore nė ushtri ishte
oficieri Ali Osmani, nė ambulancėn e ushtrisė punonte edhe
Edmond Shala dhe Valbona Shala. Nė ndėrkohė nė Strellc tė
Poshtem u hap ambulanca ku punonin vėllezėrit Rabushaj, dr.
Ramadan Tahiraj dhe nė dispozicion tė luftės u vu edhe
ambulanca e stomatologut dr. Ibėr Hasanaj i cili kishte
merita tė mėdha nė ndihmonte
qė u kishte ofruar fshatarėve edhe mė parė.
-
- Nė
ketė kohė ambulancat i vizituan edhe Kryqi i Kuq ndėrkombėtar,
mjeket e njohur nga Prishtina si Dr. Ymer Aliu, Dr. Osman
Sejfijaj, Dr. Ilir Tolaj. Ata interesoheshin pėr kushtet dhe
merrnin informata pėr tė plagosurit. Nė biseda me ta u
shtrua domosdorshmėria e kirurgėve qė duhej ardhur nė kėto
anė. Kėrkohej ndihmė edhe nga spitalet e Pejės dhe Gjakovės,
sidomos pėr ortopedi. Premtimet nuk mungonin, por kuadri nuk
vinte. Edhe nėse vinte ndonjėri, ai qendronte pak dhe ikte.
Ndihmė tė madhe me mjete sanitare dhe barna gjatė vitit
1998 nė ambulancat ushtarake tė Isniqit, Irzniqit, Strellcit
ka dhėnė Kėshilli i Emergjencės nga Peja. Ata
me rreziqe kanė arritur qė herė pas here tė sjellin barna.
-
- Kėtu
e gjithė kohėn do ti mbeteshim borxh, ashtu siē i mbeten
borxh edhe para meje, nėse nuk e permendim kontributin e
madhe qė i ka dhėnė spitalit ushtarak nė Irzniq profesor
dr. Avdyl Krasniqi. Ardhja e profesorit dr. Krasniqit, qė
ishte njė kirurg i rrallė, jo vetėm qė ndihmoi nė
operimin e rasteve tė rėnda tė tė plagosurėve, por edhe
te personeli mjeksor i spitalit e shtoi shumė vullnetin pėr
punė. Nė spitalin ushtarak u ngrit disiplina, kualiteti dhe
siguria nė ndėrhyerjet kirurgjike. Dr. Krasniqi bėri
qė shumė luftėtarė tė plagosur rėndė tė aftėsohen pėrseri
pėr beteja tė ardhshme deri nė ēlirim.
-
-
-
- 3.
Ofensiva e ushtrisė
serbe nė Dukagjin, dhe evakuimi
i tė plagosurėve nga spitali i Irzniqit
-
- Nė
ofenzivėn e madhe tė ushtrisė serbe tė datės 15.08.1998,
e cila e pėrdori gjithė arsenalin ushtarak duke sulmuar
fshtarat Prilep, Rastavicė, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq,
Pozhar etj., nė pamundėsi tė rezistencės tė duhur tė UĒK-sė,
popullėsia e kėtyre fshatrave u terheq nė drejtim tė Llukės,
Prapaqanit, Dubovikut dhe Isniqit. Pėrpara kėtij sulmu
barbar, Shtabi i Gllogjanit nuk kishte mundur ta mbrojė
spitalin ushtarak nė Irzniq. Spitalin nuk e kishin mbrojtur
as ata qė njė kohė kishin deklaruar se ky spital ėshtė i
tyre. Kėshtu, personeli mjeksor sė bashku me tė plagosurit
u evakun me njeqindė sakrifica. Ishte fatkeqėsi qė
personeli mjekėsor ishite terhjekur duke
lėnė tė gjitha paisjet midicinale tė vlefshme.
-
- Dr.
Avdyl Krasniqin, qė pėr banorėt dhe ushtarėt nė pėrgjithėsi
ishte shumė i ndėruar, nė kėtė kohė u vendos nė Isniq.
Edhe njė pjesė tė stafit mjeksor tė kėtij spitali erdhi kėndej
Bistrice, duke u vendos nė ambulancėn e Isniqit
-
- Nė
ketė kohė gadishmėria ne kazėrmes ushtarake Jusuf Gėrvalla
nė Prapaqan ishte nė shkallė tė lartė. Sidomos, kėrkohej
evakuimi dhe vendosja nė vende tė sigurta tė tė plagosurėve.
Meqenėse numėri ishte i madh, shumė tė plagosur i vendosin
nė shtėpin e Selman Mulajt (20 tė plagosur)
-
- Kur
gjendja po keqėsohej, dr. Rrustem Gashi
anasteziolog qė herė pas here angazhohej nė spitalin
e Irzniqit, gjeti njė shtėpi nė fshatin Kryshec tė Pejės
duke e vendosur spitalin ushtarak. Shtepia ishte e bukur dhe
deri diku i plotėsonte nevojat pėr njė spital tė
improvizuar. Sigurimin
e spitalit e mori pėrsiper komanda ushtarake e Prapaqanit.
Nuk duhet lėnė pa u pėrmendur se falė trimėrisė dhe aftėsive
tė tij prej njė luftėtari tė UĒK-sė, Rexh Osaj (tė
cilin pas lufte e vrasin), dhe oficierit sanitar Ali Osmanit,
i gjithė materiali sanitar e sidomos ai teknik (aparatet) u
terhoqen nėpėr flakėn e luftės nga spitali Irzniqit qė
ishte thuaja nė duar tė armikut
-
- Spitali
ushtarak nė Kryshec filloi tė fuknsionojė dhe aty punova nė
kushte tė rėnda, ishte kjo kohė kur nė Betejen e Loxhės m“u
kishte vrarė vėllau Rrustem Bruqi. Kolegėt kėrkuan qė unė
tė marr detyren e udhheqėsit tė kėtij spitali, por e
refuzova. Komandanti i UĒK-sė, pėr Dukagjin kolonel Tahir
Zemaj duke i hetuar divergjencat dhe fėrkimet qė ishin
krijuar nė spitalin e Irzniqit (mes Adem Ēekajt dhe dr. Himi
Shehut), me pėlqimin e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr drejtor
spitali nė Kryshec caktoi dr. Ryve Loshajn.
-
- Njė
hendikep i madh pėr spitalin ushtarak nė Kryshec
krijoi shkuarja e prof. dr. Avdyl Krasniqit, por edhe
largimi i dr. Hilmi Shehaj dhe i imi.
-
- Me
datėn 08.09.1998, soldateska serbe mori njė ofensivė shkatėrruese
nė Dukagjin, thėnė mė sė pėrafėrmi, nga Drini e deri nė
Deēan. Ushtria dhe mbrojtja territoriale e fshatrave u bėnė
rezistencė aq sa munden, u munduan ti zbrasin por ishte e
pamundur. Spitali ushtarak nė Kryshec po pėrjetonte ēaste tė
vėshtira. Tė plagosur dhe tė vdekur po sillnin nga tė katėr
anėt. Ishte shumė i pakėt numri i personelit mjeksor qė
ti pėrballojė kėsaj gjendjeje tė krijuar nė spital.
Disa tė rinj ndihmonin edhe me dhėnjėn e gjakut, por kjo
nuk mjaftonte qė shumė luftetarė kanė vdekur nė mungese tė
ndihmės profesionale dhe adekuate.
-
- Gjendjen
e keqėson edhe mė shumė kur filloi tė terhiqet popullata
nga fshati Kryshec. Po atė ditė, rreth orės 18:oo, nė
spital vjen komandanti Tahir Zemaj, tė cilin e njoftuam pėr
gjendjen e rėndė tė pacientėve tė plagosur. Ai me
keqardhje na njoftoi se ka marrė urdhėrin qė ushtria duhet
terhequr. Ēdo rezistencė tjetėr do tė jetė vdekjeprrėse
pėr popullaten e pambrojtur. Poashtu, ai na njoftoi se bashkė
me ushtrinė duhet tė terhiqet edhe personeli mjeksor me tė
plagosurit. Problemi qė u shtrua nga komandanti dhe personeli
mjeksor ishin tė plagosurit e rėndė. Sidomos ata qė nė
kushte tė tilla dhe nėpėr terren tė tillė duhet ti
kalonin Bjeshket e Nemura deri nė Shqipėri. U vendos qė njė
numėr i tė plagosurve me tė lehtė tė dergohen mes
popullatės nė Isniq, ku gjendeshin afėr 50 mijė. Ata
dukhet futur mes popullatės derisa tė kalojnė nė Shqipėri.
Pėr pjesen tjetėr qė ishtin mė rėndė tė plagosur, u
lajmėrua Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar qė ti shpetojė. Mirėpo,
Kryeqi Kuq ishte penguar nga forcat serbe dhe kishte arritur
me vonesė nė spitalin e Kryshecit dhe nė Isniq, ku kishin
mbetur disa tė plagosur nė xhami
-
- Mė
vonė kam kuptuar se ata kishin rėnė nė dorė tė ushtrisė
dhe paramilitarėve serb.
-
- Pas
terhjeqjes se personelit mjekėsor nga spitali i Kryshecit, i
vetmi mjek vullnetar qe mbeti me pacientet ishte dr. Rrustem
Gashi nga Broliqi dhe dy motrat: Bute Aliaj dhe Vjollca
Kastrati, qė ndoshta ishte ky njėri ndėr aktet mė
humane qė ėshtė treguar gjatė gjithė luftės sonė. Mė
vonė u njoftuam se dr. Rrustem Gashi kishte shpetuar duke i
falėnderuar Zotit, trimėrisė dhe gjeturisė sė tij.
-
- Nė
ambullancėn e Isniqit, njė ditė para terheqjes, numri i
pacientėve nė librin evidentues e kalonte shifren 15 mijė,
kurse nė mbi tetė
qindė plagė kemi ndėrhyrė, qofshin ato plagė tė vogla
apo tė mėdha.
-
- Tėrheqja
nga spitali ėshtė berė me datėn 9.9.1998, aty rreth orės
03:00 tė mėngjesit.
-
- Nė
Shqipėri kam arritur me 20.9.1998, duke u lajmėruar menjeherė
nė Ministrinė e Mbrojtjes. Nė Ministrin e Mbrojtjes kishte
arritur edhe ekipi Shendetėsor nga Spitali i Dobroshit (Reka
e keqe). Aty menjeherė na lajmėruan tė ministri i
posazgjedhur Halil Bicaj dhe zv.Ministri Agim Mehmetaj (nė
Ministrin e Mbrojtjes Ahmet
Krasniqi kishte disa ditė qė kishin bėrė atentat me
vdekje). Kėtu, ne mjekėt kėrkuam pėr tė vazhduar pėrgaditjet
dhe tė hymė nė Kosovė mė tė pėrgaditur.
-
- Nė
Shqipėri, pas njė konsultimi u vendos qė pėr kordinator pėr
shendetėsi tė zgjedhet dr. Haxhi Kamberi, veprimtar i
dalluar dhe shef i spitalit tė Dobroshit, zevendėse u zgjodh
dr. Ryve Loshaj, ndėrsa dr. Sylė Bruqi shef pėr ambullancen
ushtarake pranė Ministrisė nė Tiranė. Detyra e jonė nė
ketė ambulancė ishte t“iu ndihmojmė tė gjithė tė
plagosurėve qė vinin nga Kosova dhe ushtarėt tanė qe ishin
nė pėrgaditje ushtarake nė kufi. Kėtu punonin mjekėt: dr.
Sylė Bruqi, dr. Haxhi Kameri, dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli
Shala, dr. Skender Ahmetaj, dr. Ryve Loshaj, dr. Time
Kadrijaj, dr. Iliriana Hasaj. Pastaj apsolventet e mjeksisė:
Ismet Avdimetaj, Miftar Zenelaj, Bajram Zeqiri, Edmond Shala,
Resmije Ademaj, si dhe infermierja Sadije Ademaj.
-
- Me
datėn 20.02.1999, ekipi nė pėrbėrje tė dr. Sylė
Bruqit, Haxhi Kameraj, Afrim Sylejmanit, Bajram Zeqirit shkuam
nė fshatin Papaj tė Tropojės ku sterviteshin brigadat tona
134 e 131 nėn komanden e rrustem Berishės, Sali Ēekajt dhe
Agim Ramadanit. Qellimi i shkuarjes sonė atje, ishte qė tė
pėrgadisim kuadrin pėr kohėn qė po vinte. E nesėrmja
tregonte se atje do tė ketė luftė tė ashpėr. Edhe kėtu
pasi e studium gjendjen reale erdhėm nė pėrfundim se pėr
njė spital ushtarak tė mirėfillt mungonte shumēka. Po na
mungonte lokali, por ishte pengese edhe kuadri profesional
mjeksor, sepse kėtu duheshin specialistė tė kirurgjisė e
ortopedisė. Pas disa bisedave qė zhvilluam me spitalin e
Bajram Currit, u dakorduam qė ai spital tė shėrbej pėr
nevoja tė luftės. Thėnė mė shkoqitur, disa nga repartet e
spitalit tė Bajram Currit do tė veheshin nė funksion tė
luftėtarėve tė Kosovės. Tė gjithė mjeket e spitalit
Bajram Curri na afruan ndihmė dhe gadishmėri pėr t“iu
ndihmuar ushtarėve tė plagosur.
-
- Koordinator
tė kėtij spitali u zgjodh dr. Sylė Bruqi, kuptohet pėr
mjekėt nga Kosova, kurse kordinator pėr vijen e frontit u
zgjodh dr. Afrim Sylejmani. Specialistet e spitalit tė
Bajram Currit na priten mjaftė mirė duke na afrua shėrbime
nė ēdo kohė. Kėtu nga Kosova u vendosėn mjeket : dr.
Sylė Bruqi, dr. Rifat Bajrami - kirurg, dr. Armend Agolli,
dr. Hysen Demelezi, Rrahman Shala, Bajram Zeqiri. Pastaj
teknikėt Shpend Kuqi dhe Servete Llulluni.
Njė kohė tė shkurter kėtu ishte edhe dr. Isa
Kaliqani, pastaj Nexhat Rexha, Nexhat Myftari dhe
anesteziologu Zekė Zeka dhe Halim Baxhaku, kirurg nga
Prizreni.
-
- Nė
vijėn e frontit u mobilizuan dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli
Shala, dr. Ryve Loshaj, dr. Mustafė Loxha, dr. Time Kadrijaj,
dr. Iliriana Hasaj, absolventet Ismet Avdimetaj e Miftar
Zeneli.
-
- Nė
fund mund tė thėmi sipas portokolit evidencues, nėpėr
spitalin e Bajram Currit kanė kaluar mbi 4oo tė plagosur,
kurse nga regjistri i tė vdekurėve, i marrė nga terreni i
luftės rezulton numėri 123.
-
-
- Ekipi
shendetėsor nga Kosova ėshtė terhequr nga spitali i
Bajram Currit pas datės 12.06.1999.
-
-
- *Pjesė
nga monografia « Dėshmorėt
jetojnė pas vdekjes » kushtuar dėshmorit
Rrustem Bruqi. Me pajtimin e autorit tė monografisė Arif
Molliqit, zgjodhi pėr Trepca.net
Sefedin Krasniqi.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|