|
Bedri
Tahiri, " Adem Jashari legjendė e legjendave",
Rilindja, Prishtinė, 1999 dhe, Nimon Muēaj " Sali Ēekaj
gurthemeli i pavarėsisė sė Kosovės", botim i autorit,
2003
- 25
maj 2003 / Petrit SHALA (student)
- Sigurisht
kur Bedri Tahiri dhe Nimon Muēaj vendosen tė shkruajnė
libra pėr Adem Jasharin dhe Sali Ēekajn, nuk e kishin lehtė.
Vėshtirėsitė janė sepse tė dy librat u shkruan nė njė
kohė komplekse, tė ngarkuar me konflikte e probleme tė
mprehta, me kundėrthėnie ēfarė gjurmat e tyre ndikuan
drejtpėrsedrejti nė vlerėn e kėtyre dy librave.
- Mirėpo,
kėtu pa pretendime tė bėj ndonjė vlerėsim tė thukėt tė
kėtyre dy librave nga aspekti tė njė universi letrar, u
ndala nė njė ēasje tė thjeshtė tė njė sfere qė
pretondohet tė janė shkruar ato. Mendej se nga kjo prizmė qė
i kam lexuar kėto dy libra ėshtė dashur tė shkruajnė
kritikėt tanė. Kritikat qellimmira nuk e lėndojnė librin,
e as qė duhet tė nisemi me pretendimet se, gjithēka qė
shkruhet pėr Adem Jasharin dhe Sali Ēekaj, pa marrė
parasysh si shkruhen janė tė mira. Nėse kėshtu mendojmė
atėherė do ti lėndojmė rėndė figurat e kėtyre dy heronjėve
tė kohės tonė tė re.
- E
gjithė vlera e kėtyre librave ėshtė pjellė e drejtpėrdrejtė
e momentit historik, qė ka tė bėjė me ngjarje dhe figura
reale tė kohės. Sepse ėshtė fjala pėr dy figurat mė tė
rėndėsishme tė kohės tonė, gjegjėsisht tė luftės tonė
tė fundit. Mė kėtė nuk dua tė them se, Bedri Tahiri
dhe Nimon Muēaj kanė bėr gabim qė janė marrė me kėto dy
figura tė tilla madhore. Jo. Por me dukėt se ata i kanė
lejuar vetės tė shkruajnė pėr Adem Jasharin dhe Sali Ēakaj,
tė ndikuar nga tri ēasje, tė themi tė pavlera;
- E
para; nuk duhej tė kishit lejuar veten qe me njė gjuhė
spekulative, aspak shkencore dhe aspak tė mbeshtetura nė
fakte tė manipuloni me figurat e heronjėve. E vėrteta ėshtė
se libri " Adem Jashari legjendė e legjendave"
ashtu siē paraqitet, ka njė mbingarkesė tė lėndės jetėsore
me folklor tė tepruar dhe shtrirje tė mitit dhe kuptimit
legjendė pa kompaktėsi kompozicionale. Libri ėshtė i
ngarkuar me njė frymėmarrje folklorike qė ja humb vlerėn
jo vetėm librit, por edhe kuptimit tė luftės dhe flijimit tė
Adem jasharit. Ushqimi kryesor i autorit pėr ta paraqitur sa
mė madhėshtor Adem Jasharin ka qenė pikėnisja folklorike.
Bedri Tahiri me gojėdhėnat, me kėngėt popullore dhe
folklorike ėshtė munduar ta pėrcaktoj figurėn e madhe tė
heroit. Prandaj edhe figura e heroit kombėtar karakterizohet
si figurė e theksuar folklorike e jo si njė figurė reale qė
ka jetuar dhe ėshtė flijuar pėr Kosovėn.
- Tė
libri i dytė " Sali Ēekaj gurthemeli i pavarėsisė sė
Kosovės", zotėrojnė bisedat e pėrshkrimet pa ndonjė
kuptim logjik dhe kjo ka ngarthtėsuar karakterin e heroit dhe
ka ngadalėsuar ritmin, dinamikėn e brendshme tė
kompozicionit tė heroit. Nė dallim nga libri i parė,
ky i dyti ėshtė munduar ti ik foklorit, ai ėshtė nisur
kurdoherė nga rrėfimet e drejtpėrdrejta, nga ngjarje tė
treguara nga njerėz prej mjediseve konkrete. Kjo tregon se Muēaj
s“ka pas nevojė tė shpikė e tė fantazojė e aq mė tepėr
tė mistifikojė pėr heroin, siq ishte tek autori i parė.
Kjo do tė thotė se Muēaj u pėrpoq tė ecė nėpėr
rrugėn e realizmit. Mirėpo rruga pėr te cilėn ec Muēaj,
duhet parė nė njė rrafsh mė tė gjerė, ai nuk e pėrfill
asnjė element tė faktorit letrarė. Libri i tij nuk ėshtė
as monografi, as roman, as histori siq ngjet tė libri i parė.
- Kėtu
del elementi i pėrbashkėt i dy librave; nėse shprehemi me
njė gjuhė aspak tė dėshiruar, tė dy librat si shumė
libra tjera kohėve tė fundit na dalin si njė malli tregtar.
- E
dyta; dikush mund tė besoj se pėr dy heronjtė tonė Adem
Jasharin dhe Sali Ēekajn, ka mjaftuar tė rėnditėn disa
fjalė e fjali, vetem e vetem qė tė thuhet; ėshtė shkruaj
njė libėr pėr Adem Jasharin, pėr Sali Ēekaj..., Gabim i rėndė.
Pse gabim?! Sepse, Bedri Tahiri pėr Adem Jasharin nuk ka ēasje
drejtė formės dhe pėrmbajtjes qė kėrkon libri nė
kuptimin monografik apo historik. Fund e krye tė librit, ku pėrshkruhet
trungu i Jasharajve, na del se jasharajt nuk kanė ekszistuar
si realitet por ėshtė pjellė e njė autori me aftėsi tė
kufizuar prej rrėfimtari. Autori duke shkruar librin na del
se ėshtė i frymzuar nga ndonjė prrallė qė ia ka treguar
gjyshja ose gjyshi. Pastaj, nga ajo prrallė ai nxjerr figurėn
e Adem Jasharit duke e futur nė njė legjendė; legjendė e
legjendave. E dihet se Adem Jashari ka ekzistuar me gjithė
dimensionin tė kohės tonė, tė historisė tonė tė re dhe
ēlirimtare.
- Nimon
Muēaj, ngjajshėm si autori i parė pėr nga vlera, por jo pėrnga
rruga, niset njė ēasje tjetėr ta paraqes heroin Sali Ēekaj.
Ai duke u bazuar nė rrėfimet e tė tjerėve, fund e krye tė
librit lėvizė, ose rrėfehet brenda njė rrethi qė s“ka
shteg kalimi. Rrėfimet kėtu janė inerte, tė vdekura, pa
argumente dhe herė-herė jo bindėse.
- E
treta; nė librin e Bedri Tahirit "Adem Jashari legjendė
e legjendave", ėshtė i tejdukshėm spekulimi me figuren
e mėdha historike tė kombit shqiptar. Ai edhe pse librin e pėrshkojnė
shumė figura historike kombėtare, nė libėr ato nuk e gjejnė
vendin e vet krahasuar me veprimtarinė e heroit. Kjo rrjedh
sepse autori i ndikuar nga grupe (ideologjike), jo pa qellim
nuk i lejojnė ta pėrmend askund bashkėpuntorin dhe
bashkthemeluesin e UĒK-sė, heroin Sali Ēekaj. Tahiri jo pa
qellim e ka kufizuar edhe fushėveprimin, apo fushėluftimin e
heroit Adem Jashari brenda regjionit gjeograf tė Drenicės.
Pse atėherė aty hyejnė emra heronjėsh pasi ata nuk
kanė rol historik nė bashkveprim me Ademin siq ishte rasti pėr
Sali Ēekaj? Pse lėvizjet dhe bashkpunimi i Adem Jasharit me
luftėtaret jasht Drenicės janė aq tė kufizuar sipas
Tahirit, kur dihet se ai kishte lidhje tė ngusht me Sali Ēekaj?!
- Nimon
Muēaj, kėtė mangėsi e eviton, sepse ai pėrmes rrėfimeve
tė te intervistuarėve gjithmonė nė qėndėr tė ngjarjeve
sėbashku me Sali Ēekaj e ka vue Adem Jasharin. Edhe tė Muēaj
pėrsėritet elementi i grupacionit (ideologjik), sepse rrėfyesit
i takojnė njė grupi dhe thėnė ndryshe deri diku njė
regjioni tė caktuar. Qė vepra jetėsore e heroit Sali Ēekaj,
tė arrinte njė kapėrcim monografije apo, themi kushtimisht
njė libri kujtimesh, Muēaj ėshtė dashur tė shkoj edhe nė
Drenicė, tė bisedoj mė ata qė e kanė njohur Salihun. Pse
tė mos thuhet asgjė nga Rifat Jashari nga Drenica,
vllau i Adem Jasharit? Pse nuk thuhet asgjė nga Dr. Rexhep
Gjergji nga Llapi, Mehmet Kraja, Xhafer Shatri, Bujar
Bukoshi? Futja e disa fytyrave politike si e presidentit tė
Kosovės Dr. Rugova, ish presidentit tė Shqipėrisė Dr. Sali
Berishės, apo e Ali Aliu e ndonjė tjetėr brenda kornizave tė
librit nga Muēaj mė tepėr janė dekorime pėr tė u gjendur
nė treg sa mė mirė libri, se sa kanė vlerė artistike e
historike.
- Nuk
desha ta them kėtė, por nė dy librat e pėrmendura hetohet
qartė ndarja e shqiptarėve, ndoshta jo vetem nė aspektin
ideologjikisht, por edhe nė atė regjional; dukagjinas dhe
drenicas(?!) Njėri shkruan vetem pėr heroin i Drenicės duke
i pėrmendur luftėtarėt e tijė, tjetri e pėrmend ata tė
Dukagjinit.
- Nė
fund, kėto dy libra munden tė quhen libra, por jo libra pėr
Adem Jasharin dhe Sali Ēekaj si dy heronj qė dhanė jetėn pėr
Kosovėn.
|
|