23.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte, 23 maj 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti shkrimtarin amerikan Robert Olen Butler

  • Presidenti Rugova shtroi nevojėn pėr modernizimin e shkollės

  • Komision i mbrojtjes i Bundestagut gjerman qnėdroi sot nė Kosovė

  • Kosova nuk mund tė mbetet pjesė e Serbisė, deklaroi bizninismeni amerikan Xhorxh Soros

  • Podujevė: Kandidati i LDK-sė pėr kryeshef ekzekutivi nuk mori votėbesimin e kėshilltarėve

  • E.Engėl thotė se Kosova si republikė nė kuadėr tė Unionit Serbi- Mali i Zi ėshtė opcion i papranueshėm

  • Xh.Robertson tha se vendet e rajonit duhet tė pengojnė trafiqet e paligjshme, krimin e organizuar dhe terrorizmin

  • Ministri i jashtėm serbo-malazez shkaktoi njė incident nė takimin e Ohrit vetėm pse tė parit iu dha fjala z. Shtajner

  • N. Halimi thotė se ka dhėnė dorėheqje pėr shkak tė presionit tė grupit puēist tė UPS

  • Nė Prizren filloi gjykimi kundėr vrasėseve tė Ukė Bytyēit, ish-kryetar i KK tė Therandės

  • Qeveria gjermane ka vendosur vazhdimin e qėndrimit tė ushtarėve gjerman nė Kosovė

  • Autoritetet ndėrkombėtare do t'u dorėzojnė familjeve trupat e shtatė serbėve tė vrarė gjatė luftės

  • MEB Prishtina ėshtė finalisti i parė i Kupės sė Kosovės nė basketboll

  • Leka Zogu do tė vizitojė Kosovėn mė 7 dhe 8 qershor

  • Kryeministri maqedonas thotė se ardhmėria e Maqedonisė nuk varet nga statusi pėrfundimtar i Kosovės

  • Policia maqedonase ka ndėrhyrė me dhunė pėr tė penguar depėrtimin nė Greqi tė 600 romėve nga Kosova

  • Kryeministri maqedonas thotė se ardhmėria e Maqedonisė nuk varet nga statusi pėrfundimtar i Kosovės

  • Nė KK tė Preshevės u shqyrtuan kėrkesat e shqiptarėve pėr marrjen me dhunė tė tokave tė tyre nga autoritetet serbe

  • Nano thotė se gjatė takimit me z. Shtajner ėshtė prekur edhe ēėshtja e statusit final tė Kosovės

  • Gjenerali Frenk tėrhiqet javėt e ardhshme nga shefi i Komandės qendrore amerikane

  • Dhoma e Pėrfaqėsuesve e SHBA-ve ka miratuar projektligjin pėr ulje tė re tė taksave nė shumėn prej 330 miliardė dollarėsh

  • Nga njė shpėrthim i njė bombe nė Gaza janė plagosur lehtė katėr kalimtarė

  • Forcohet siguria nė Londėr nga frika pėr sulme tė mundshme terroriste

  • Ushtria indoneziane ka vrarė 38 kryengritės

  • Tajvani ka njoftuar edhe 55 raste tė tjera infektimi me SARS

  • Rreth 1000 tė vdekur nga tėrmeti nė Algjeri

  • Pauell takohet nė Paris me homologėt e tij nga Grupi i Tetėshes

  • Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė vendosi heqjen e sanksioneve ndaj Irakut

  • Anan pėrshėndet rezolutėn pėr Irakun

  • Njė nepalez vuri rekord tė ri nė botė pėr ngjitje mė tė shpejtė nė Monteverest


 

Presidenti Rugova priti shkrimtarin amerikan Robert Olen Butler

    

Prishtinė, 23 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova pati sot njė takim miqėsor me shkrimtarin amerikan Robert Olen Butler [Batllėr], i cili ka qėndruar disa ditė nė Kosovė pėr ligjėrata e takime me studentė e shkrimtarė tė vendit.

Zoti Batllėr, autor i nėntė romaneve dhe dy pėrmbledhjeve tregimesh, ėshtė fitues i ēmimit prestigjioz Pulicer pėr vitin 1993. Ėshtė profesor universiteti pėr shkrim krijues nė Universitetin Shtetėror tė Floridas.

Shkrimtari Batllėr shprehu admirimin qė ka pėr Dr. Ibrahim Rugovėn, qė, siē tha vetė, e kishte krijuar duke pėrcjellė veprimtarinė e Rugovės dhe rrugėn politike qė kishte ndjekur ai.

Ibrahim Rugova, vetė shkrimtar i njohur i kthyer nė politikė, dhe shkrimtari Batllėr kėmbyen mendime pėr fenomene tė letėrsisė.

Zoti Batllėr e quajti qėndrimin e vet nė Kosovė shumė frymėzues pėr veten si shkrimtar. Ai i dhuroi Presidentit Rugova librin "A Good Scent from a Strange Mountain" (Aromė e mirė nga njė mal i ēuditshėm), me tė cilin kishte fituar ēmimin Pulicer pėr prozė.

Rugova ia dhuroi zotit Batllėr librin e vet "La Question du Kosovo" (Ēėshtja e Kosovės), botuar nė Francė nė vitet nėntėdhjetė.

Shkrimtarin Batllėr e shoqėronte nė takim z. Reno Harnish, shef i Misionit Amerikan nė Kosovė.

  
Presidenti Rugova shtroi nevojėn pėr modernizimin e shkollės
 
Prishtinė, 23 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u shprehu mirėnjohje sot donatorėve, qeverisė sė SHBA-ve dhe vendeve tė tjera, si dhe shoqatave tė shumta qeveritare qė kanė ndihmuar arsimi n e Kosovės nė kėto vitet e pasluftės.

Duke folur nė hapje tė njė konference ndėrkombėtare dyditore tė donatorėve, organizuar nga Ministria e Arsimit e Kosovės, Presidenti Rugova theksoi se ėshtė bėrė progres nė fushėn e
arsimi t, nė ndėrtimin e rindėrtimin fizik si dhe nė plan tė konsolidimit tė mėsimit nė tė gjitha nivelet.

Presidenti i Kosovės shtroi nevojėn pėr modernizim tė shkollės, tė shkencės, afrim tė Universitetit me punėn, me praktikėn. "Ta shkarkojmė mėsimin nga lėndėt e tepėrta, tė jemi sa mė praktikė dhe efektivė", tha Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti theksoi se duhet bėrė ēmos qė mėsuesit, arsimtarėt, profesorėt tė kenė "paga korrekte", me tė cilat tė mund tė jetojnė.

Presidenti Rugova propozoi qė tė themelohet njė qendėr nacionale e teknologjisė nė Kosovė, pėr tė siguruar transfer tė teknologjisė sė lartė nė vendin tonė.

Presidenti i Kosovės kėrkoi qė
arsimi dhe shkenca tė vazhdojnė tė kenė pėrkrahjen e donatorėve, ndėrsa konferencėn qė filloi sot e quajtim stimulim pėr arsimi n dhe shkencėn nė vendin tonė.

Fjalė hyrėse nė konferencėn, qė po mbahet nė Prishtinė, mbajtėn edhe ministri i Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Rexhep Osmani, dhe zėvenėsadministratori i Kosovės, Ēarlz Brajshou.  
  

Komision i mbrojtjes i Bundestagut gjerman qnėdroi sot nė Kosovė

Prishtinė, 23 maj 2003 - Komisioni i Mbrojtjes i Bundestagut gjerman, bashkė me njė delegacion pesanėtarėsh tė Bundestagut, i bėnė sot njė vizitė tė shkurtėr Kosovės dhe biseduan me shefin e UNMIK-ut Mihael Shatjner.

Me kėtė rast parlamentarėte gjermanė shprehėn mbėshtetjen pėr zhvillimet nė Kosovė, tė cilat, siē than ata, po ecin nė rrugė tė mbarė. Ndėrkohė shprehėn shqetėsimin e tyre pėr situatėn ekonomike dhe papunėsinė e madhe sidomos nė radhėt e tė rinjve tė Kosovės.

"Ne mendojmė se bashkėpunimi i komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė ėshtė shumė me rėndėsi, por presim qe edhe njerėzit e Kosovės, qeveria dhe parlamenti tė punojnė sė bashku me ne dhe tė ecim pėrpara nė proceset ndėretnike", tha kryesuei si delegacionit Valter Kombol. Ai tha se trupa e KFOR-it do tė qėndrojnė edhe njė kohė gjatė nė Kosovė si trupa paqeruajtėse. 

Kosova nuk mund tė mbetet pjesė e Serbisė, deklaroi bizninismeni amerikan Xhorxh Soros  

Athinė, 23 maj 2003 - Kosova nuk mund tė mbetet pjesė e Serbisė, deklaroi bizninismeni amerikan Xhorxh Soros nė Athinė, duke shtuar se Bashkimi Evropian po e ruan nė Kosovė njė status kuo tė paqėndrueshme.

Soros tha se ka ardhur koha pėr njė politikė konstruktive evropiane nė Ballkan, sepse Serbia nuk mund tė futet nė BE pa pėrcaktimin e kufijve tė saj.

Sa mė parė qė pranohet fakti qė Kosova nuk mund tė mbetet nė Serbi do tė jetė mė mirė pėr tė gjithė, Soros, duke shtuar se shteti mes Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė poaashtu njė krijesė e imponuar.

  
Podujevė: Kandidati i LDK-sė pėr kryeshef ekzekutivi nuk mori votėbesimin e kėshilltarėve
 
 
Podujevė, 23 maj 2003 - Nė seancėn e sotme urgjente tė KK tė Podujevės kandidati i propozuar nga paneli 7 anėtarėsh dhe i nominuar nga Kryesia e Degės e LDK-sė z. Agim Kikaj nuk mori votėbesimin e kėshilltarėve tė kuvendit pėr kryeshef ekzekutivi.

Kryetari i kuvendit Agim Veliu fillimisht i propozoi kuvendit kandidatin Agim Kikaj pėr kėtė post, i cili fitoi mė sė shumti vota nė intervistimin e kandidatėve.

Mirėpo, kryetari i PDK-sė Naim Fetahu pėrkundėr nėnshkrimit tė formularit tė kolegjit intervistues tha se PDK nuk do ta pėrkrahė kandidimin e z.Kikaj pėr Kryeshef.
 
I tė njėjtit mendim ishte edhe kėshilltari i vetėm i Ballit Kombėtar Mehmet Breznica. Ndėrkaq kėshilltari Faik Muēiqi, i cili ėshtė edhe kryetar i AAK-sė ndėr tė tjera u angazhua pėr ndėrtimin e institucioneve shtatė muaj pas zgjedhjeve pėr tė treguar pėrgjegjėsi para qytetarėve.

Nė votimin e kėshilltarėve tė KK tė Podujevės pėr postin e Kryeshefit, pro votuan 15 kėshilltarė tė LDK-sė dhe ai i AAK-sė. Kurse kundėr, pos 12 kėshilltarėve tė PDK-sė, votuan edhe kėta kėshilltarė: Skėnder Gashi, Ilmie Ganiu, Fahri Hoxha, Mustafė Haliti, Adlie Hamiti, Vehbi Rushiti nga LDK-ja, derisa Ibadete Syla nuk votoi dhe Bajram Hoxha u pėrmbajt. Kundėr votuan edhe Mehmet Breznica i BK dhe Kosovare Sejdiu e PD-sė.

Kjo ėshtė hera e tretė qė disa kėshilltarė tė LDK-sė qė bien ndesh me vendimet e Kryesisė sė degės sė LDK-sė dhe me vullnetin e elektoratit qė ua dha votėn.
 
 
E.Engėl thotė se Kosova si republikė nė kuadėr tė Unionit Serbi- Mali i Zi ėshtė opcion i papranueshėm
 
Uashington, 23 maj 2003 - Nė debatin e Kongresit amerikan pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės kongresisti Eliot Engell ėshtė angazhuar pėr pavarėsinė e pakushtėzuar tė Kosvės.
 
Tė gjithė e dinė se ky ėshtė opcion i vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Eliot Engėll, pėr tė shtuar se Kosova si republikė nė bashkėsinė shtetėrore Serbi - Mali i Zi ėshtė opcion i papranueshėm.
 
 
Xh.Robertson tha se vendet e rajonit duhet tė pengojnė trafiqet e paligjshme, krimin e organizuar dhe terrorizmin
 
Ohėr, 23 maj 2003 - Nė Ohėr po i zhvillon punimet Konferenca dyditore pėr sigurinė dhe kontrollin kufitar nė rajonin e Ballkanit, ku po marrin pjesė kryeministrat dhe pėrfaqėsues tė qeverive tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, pėrfaqėsuesit e NATO-s, BE-sė, OSBE-sė dhe tė vendeve tė Evropės Juglindore.
 
Ndėrkaq Kosova pėrfaqėsohet nga kryeadministratori Mihael Shtajner. Synimi kryesor i konferencės ėshtė parandalimi i krimit tė organizuar dhe trafikut me qenie njerėzore.

Duke folur nė kėtė konferencė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertson, tha se tė gjitha vendet nė rajon po bėjnė pėrparim tė qėndrueshėm, por kjo nuk do tė thotė se problemet kanė mbaruar.
 
Ka ende punė pėr t'u bėrė dhe komuniteti ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė jetė i pėrfshirė nė kėtė proces, ka theksuar lordi Robertson.
 
Ai ka shtuar se progresi ėshtė i qartė dhe se qėllimi i kėsaj konference ėshtė krijimi i kufijve tė hapur qė njerėzit dhe mallėrat tė qarkullojnė mė lirshėm, duke shtuar se sigurimi i kufijve kėrkon prani ndėrkombėtare.
 
Robertson ka theksuar faktin se krahas kėtij procesi vendet e rajonit duhet tė bashkėpunojnė qė tė pengojnė trafiqet e paligjshme, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Ndėrkaq, sa i pėrket statusit pėrfundimtar tė Kosovės, lordi Robertson tha se pėr kėtė ēėshtje nuk vendosė NATO, por Kombet e Bashkuara.

Udhėheqėsit ballkanikė nė ditėn e parė tė konferencės kanė miratuar njė platformė tė pėrbashkėt nė lidhje me menaxhimin dhe me sigurinė e kufijve nė Ballkanin Perėndimor dhe se do tė angazhohen nė njė proces reformash.
 
 
Ministri i jashtėm serbo-malazez shkaktoi njė incident nė takimin e Ohrit vetėm pse tė parit iu dha fjala z. Shtajner
 
Ohėr, 23 maj 2003 - Gjatė punimeve tė konferencės sė Ohrit reagime tė ashpra ka pasur nė mes tė ministrit tė jashtėm tė Serbisė e Malit tė Zi Goran Svillanoviq dhe kryedministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner.
 
Ky incident ndodhi pėr shkak se nga organizatorėt e kėsaj konferencė mė parė iu dha fjala z. Shtajner pėr Kosovėn. Ndėrkaq nė shenjė revolte, ministri i jashtėm serbo-malazez Svillanoviq, nuk e prezentoi nė kėtė takim raportin pėr Serbinė dhe Malin e Zi.
 
 
N. Halimi thotė se ka dhėnė dorėheqje pėr shkak tė presionit tė grupit puēist tė UPS
 
Prishtinė, 23 maj 2003 - Drejtori nė dorėheqje i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi duke dhėnė shpjegimin e tij pėr dorėheqje thotė:

"Duke parė momentin e krijuar qė grupi i grevistėve tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, edhe pas vlerėsimeve tė institucioneve kompetente tė Kosovės, nuk tregoi gatishmėri qė t'i dėgjojė institucionet e larta tė Kosovės, atėherė vlerėsova momentin dhe duke ndier pėrgjegjėsinė pėr papėrgjegjėsinė e mundshme tė grupit tė z. Morina atėherė e pashė tė arsyeshme qė si akt personal tė jap dorėheqje".

Ai shtoi se nuk ka pasur kurrėfarė presioni nga Ministria apo qeveria qė tė japė dorėheqje, pėrpos presionit tė grupit puēist tė UP tė Studentėve.
 
 
Nė Prizren filloi gjykimi kundėr vrasėseve tė Ukė Bytyēit, ish-kryetar i KK tė Therandės
 
Prizren, 23 maj 2003 - Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren dje ka filluar procesi gjyqėsor ndaj Jetullah Kryeziut, i akuzuar si autor i vrasjes sė trefishtė tė kryetarit tė Komunės sė Therandės, Ukė Bytyēit dhe tė shoqėruesve tė tij Bajram Bytyēit dhe Bafti Bajramit. Mentor Kryeziu, nipi i Jetullahut ėshtė personi i dytė i akuzuar pėr bashkėpunim nė vrasje.

Nė fillim tė seancės sė djeshme kryetari i trupit gjykues, hodhi poshtė propozimin e palės mbrojtėse pėr tė ekzaminuar nė repartin klinik psikiatrik tė akuzuarit dhe pėr tė vėrtetuar gjendjen mendore tė tij.
 
Nė kėtė seancė i pandehuri tha se kishte humbur kontrollin dhe kishte qėlluar, kinse kur kishte dėgjuar njė krismė. Nėse shpallen fajtorė sipas ligjit nė fuqi Jetullah dhe Mentor Kryeziu mund tė dėnohen der nė 40 vjet burgim.
 
 
Qeveria gjermane ka vendosur vazhdimin e qėndrimit tė ushtarėve gjerman nė Kosovė
 
Berlin, 23 maj 2003 - Qeveria gjermane ka vendosur vazhdimin e qėndrimit tė ushtarėve gjerman nė Kosovė. Tash e ka radhėn Bundestagu qė tė miratojė vendimin pėr zgjatjen e qėndrimit tė ushtarėve gjermanė nė Kosovė edhe pas datės 11 qershor tė kėtij viti.

Aktualisht nė Kosovė janė stacionuar 3.700 ushtarė gjermanė, tė cilėt shėrbejnė nė kuadėr tė forcave tė KFOR-it.
 
 
Autoritetet ndėrkombėtare do t'u dorėzojnė familjeve trupat e shtatė serbėve tė vrarė gjatė luftės
 
Podujevė, 23 maj 2003 - Sot nė Mėrdar autoritetet ndėrkombėtare do t'u dorėzojnė familjeve serbe trupat e shtatė serbėve tė vrarė gjatė kohės sė luftės. Ndėrkohė nė kėtė lokalitet po ashtu po vazhdon identifikimi edhe i 50 shqiptarėve tė vrarė dhe tė futur nė varrezat masive nė Serbi.
 
 
MEB Prishtina ėshtė finalisti i parė i Kupės sė Kosovės nė basketboll
 
Prishtinė, 23 maj 2003 – Mbrėmė, nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, ku ishin tė pranishėm rreth 1.000 shikues, u zhvillua ndeshja e parė gjysmėfinale e Kupės sė Kosovės nė basketboll. Kundėrshtatarė ishin dy skuadrat lokale tė kryeqytetit, MEB Prishtina dhe Exclusive.
 
Pas njė loje shumė tė mirė dhe me rivalitet tė denjė, fitore shėnoi MEB Prishtina me rezultat 97:90 dhe u kualifikua pėr nė finale tė Kupės. Exclusive nė tė shumtėn e kohės, jo vetėm qė ishte kundėrshatar i barabartė, por shumė herė ishte nė epėrsi e cila nė ēerekun e dytė arriti nė 12 pikė diferencė.
 
Mirėpo, kėtė epėrsi nuk arriti ta mbajė deri nė fund tė takimi, kėshtu qė basketbollistėt e MEB Prishtinės me tė filluar ēereku i tretė i takimit, dalėngadalė zvogėlonin epėrsinė e Exclusivit. Nė kėtė pjesė tė lojės u dalluan Shaptahoviq dhe Azemi, tė cilėt ishin tė saktė nė gjuajtje nga distanca.
 
Megjithatė, deri nė minutėn e fundit tė lojės nuk dihej asgjė sa i pėrket fituesit tė ketij dueli. Nė kėtė kohė MEB Prishtina kishte epėrsi tė vogėl prej 3-4 pikėsh, ndėrkaq basketbollistėt e Exclusivit tentonin qė me gjuajtje pėr tri pikė tė barazonin rezultatin, por nuk ishin tė saktė nė gjuajtje, kėtė basketbollistėt e MEB Prishtinės e shfrytėzuan mė sė miri dhe nė fund arritėn tė fitojnė me rezultat 97:90.

Basketbollistėt mė efikas nė radhėt e MEB Pristinės ishin Forney me 22, dhe Prskalo me 20 pikė, ndėrkaq nė radhėt e Exclusivit mė efikas ishin Antiq me 21 dhe Ferati me 18 pikė.

Finalisti i dytė pėrcaktohet sonte nga takimi Dukagjini-QMI Bashkimi.
 
 
Leka Zogu do tė vizitojė Kosovėn mė 7 dhe 8 qershor
 
Tiranė, 23 maj 2003 - Pretendenti i fronit mbretėror nė Shqipėri Leka Zogu do tė vizitojė Kosovėn mė 7 dhe 8 qershor. Ai do tė vizitojė edhe qendrėn memoriale tė familjes Jashari nė Prekaz. Ėshtė kjo vizita e parė zyrtare e Leka Zogut nė Kosovė.
 
 
Kryeministri maqedonas thotė se ardhmėria e Maqedonisė nuk varet nga statusi pėrfundimtar i Kosovės
 
Ohėr, 23 maj 2003 - Nė Ohėr dje janė mbajtur shumė takime bilaterale. Kryeministri i Maqedonisė Branko Cėrvenkovski nė takimin me drejtorin e Departamentit amerikan pėr Evropėn Juglindore Poll Xhons ka prekur edhe ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Gjithnjė sipas Cėrvenkovskit ardhmėria e Maqedonisė nuk lidhet me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Sipas tij pėr Maqedoninė ėshtė e rėndėsishme qė nė Kosovė tė mbizotėrojė ligji dhe rendi.
 
 
Policia maqedonase ka ndėrhyrė me dhunė pėr tė penguar depėrtimin nė Greqi tė 600 romėve nga Kosova
 
Shkup, 23 maj 2003 - Policia maqedonase ka ndėrhyrė me dhunė pėr tė penguar depėrtimin nė Greqi tė 600 romėve nga Kosova, tė cilėt po qėndrojnė pėr tė katėrtėn ditė me radhė nė tokėn e askujt nė zonėn kufitare mes Maqedonisė dhe Greqisė. Me atė rast janė lėnduar rreth 20 romė.

Autoritetet greke thanė se romėt nuk mund tė hynin nė Greqi pasi nuk kishin dokumente tė nevojshme.

Lidhur me kėtė ēėshtje Mihael Shtajner nė takimin me ministren e jashtme maqedonase ka thėnė se romėt e Kosovės, tė cilėt tash disa ditė gjenden nė vendkalimin kufitar nė mes Maqedonisė dhe Greqisė mė mirė ėshtė qė tė dėrgohen nė Britani tė Madhe pasi pėr momentin nė Kosovė nuk mund tė garantohet siguri pėr ta.
 
 
Kryeministri maqedonas thotė se ardhmėria e Maqedonisė nuk varet nga statusi pėrfundimtar i Kosovės
 
Ohėr, 23 maj 2003 - Nė Ohėr dje janė mbajtur shumė takime bilaterale. Kryeministri i Maqedonisė Branko Cėrvenkovski nė takimin me drejtorin e Departamentit amerikan pėr Evropėn Juglindore Poll Xhons ka prekur edhe ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Gjithnjė sipas Cėrvenkovskit ardhmėria e Maqedonisė nuk lidhet me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Sipas tij pėr Maqedoninė ėshtė e rėndėsishme qė nė Kosovė tė mbizotėrojė ligji dhe rendi.
 
 
Nė KK tė Preshevės u shqyrtuan kėrkesat e shqiptarėve pėr marrjen me dhunė tė tokave tė tyre nga autoritetet serbe
 
Preshevė, 23 maj 2003 - Nė Preshevė ėshtė mbajtur njė mbledhje e jashtėzakonshme e Asamblesė komunale ku janė shqyrtuar kėrkesat e shqiptarėve kundėr marrjes me dhunė tė tokave tė tyre.
 
Derisa mbledhja ka vazhduar, shumė protestues shqiptarė qėndronin para Kuvendit Komunal tė Preshevės pėr tė mėsuar se ēfarė po ndodh me kėrkesat e tyre, qė u prezentuan nga kėshilli protestues.
 
Protestuesit kanė theksuar se do tė vazhdojnė me protestat e tyre derisa Qeveria e Serbisė nuk i plotėson kėrkesat e tyre lidhur me kompensimin e pronave.
 
 
Nano thotė se gjatė takimit me z. Shtajner ėshtė prekur edhe ēėshtja e statusit final tė Kosovės
 
Ohėr, 23 maj 2003 - Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano ka deklaruar se gjatė bisedės sė djeshme nė Ohėr me kryeadministratorin e Kosovės, Mihael Shtajner ėshtė prekur edhe ēėshtja e zgjidhjes sė statusit tė final tė Kosovės, si dhe roli i Tiranės zyrtare nė kėtė drejtim.
 
"Tirana zyrtare do tė vazhdojė tė luajė rolin konstruktiv dhe moderues pėr pėrshpejtimin e reformave evropiane nė gjithė Ballkanin, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn, pėr tė konsoliduar politikėn progresiste, pėr tė nxitur dialogun shqiptaro-serb nė Prishtinė dhe nė Beograd", ka thėnė kryeministri Nano.
 
 
Gjenerali Frenk tėrhiqet javėt e ardhshme nga shefi i Komandės qendrore amerikane
 
Uashington, 23 maj 2003 – Gjenerali Tomi Frenk, i cili ka komanduar me luftėn nė Irak dhe nė Afganistan do tė tėrhiqet javėt e ardhshme nga shefi i Komandės qendrore amerikane, kurse gjatė verės do tė tėrhiqet edhe nga ushtria, ka thėnė dje sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, njofton Rojter.
 
Burimet qeveritare kanė bėrė tė ditur se Frenk nuk ėshtė i interesuar tė jetė mėtej shef i Shtabit tė Armatės, ndonėse Ramsfeldi dėshiron qė ai ta zėvendėsojė gjeneralin Erik Shinseki, i cili do tė largohet nga ky post muajin e ardhshėm.
 
 
Dhoma e Pėrfaqėsuesve e SHBA-ve ka miratuar projektligjin pėr ulje tė re tė taksave nė shumėn prej 330 miliardė dollarėsh
 
Uashington, 23 maj 2003 – Dhoma e Pėrfaqėsuesve e SHBA-ve ka votuar dhe ka miratuar sot (e premte) projektligjin pėr ulje tė re tė taksave nė shumėn prej 330 miliardė dollarėsh dhe njė ndihmė prje 20 miliardė dollarėsh pėr vendet e uritura, por kjo ulje ėshtė pėrgjysmė mė pak se propozimi i presidentit Bush, njofton Rojter.
 
Ky projetligj pritet tė kalojė tė premtėn nė Senatin amerikan dhe pastaj do tė nėnshkruhet nga presidenti Bush. Demoktatėt e kanė kundėrshtuar kėtė projektligj me arsyetimin se pėrfitojnė kryesisht tė pasuritė dhe kanė shtuar se rriten borxhet e vendit.
 

Nga njė shpėrthim i njė bombe nė Gaza janė plagosur lehtė katėr kalimtarė

Gaza, 23 maj 2003 – Njė bombė ka shpėrthyer sot (e premte) anės rrugės pranė njė autobusi izraelit afėr njė vėendbanimi ebrej nė Rripin e Gazės dhe ka plagosur lehtė katėr kalimtarė, kanė bėrė tė ditur burimet ushtarake izraelite, njofton Rojter.

Shpėrthimi ka ndodhur kur autobusi po i afrohej vendbanimit Netzerem nėn pėrcjelljen e ushtrisė izraelite. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm e ka marrė krahu ushtarak i grupit militant islamik.

  
Forcohet siguria nė Londėr nga frika pėr sulme tė mundshme terroriste
 
Londėr, 23 maj 2003 - Qytetarėt e Londrės qė nė mėngjesin e sotėm kanė udhėtuar me makinė pėrmes lagjes Westminister, selisė sė kryeministrisė, kanė vėrejtur ndryshime tė dukshme rreth pallatit tė parlamentit.

Gjatė natės kordone ndalimkalimi dhe blloqe betoni kanė pėrforcuar sigurinė rreth pallateve tė Westminister-it.

Njerėzit qė ndihmuan pėr vendosjen e kėtyre blloqeve konfirmuan se ato ishin njė masė pėr tė ndaluar sulmet vetėvrasėse tė tipit me makina tė ngarkuara me eksplozivė.

"Kjo jo se do tė ndodhė," thonė zyrtarė tė Whitehall-it, "por ėshtė njė masė parandaluese nė kuadėr tė paralajmėrimeve pėr rrezikun e sulmeve terroriste pas bombave nė Riad dhe Kazablanka".
 
 
Ushtria indoneziane ka vrarė 38 kryengritės
 
Xhakartė, 23 maj 2003 – Ushtria indoneziane ka thėnė sot (e premte) se qė kur ka filluar ofensivėn e re ka vrarė 38 kryengritės nė provincėn Aceh dhe ka kapur 11 tė tjerė, por ka shtuar se fushata ishte e fuqishme dhe seperatistėt pėrziheshin me popullatėn civile, njofton Rojter.
 
Dėshmitarėt kanė pohuar se gjatė kėtyre operacioneve, trupat kanė ekzekutuar tetė fshatarė, por armata ka mohuar tė ketė vrarė ata qė s'kanė qenė luftėtarė.
 
 
Tajvani ka njoftuar edhe 55 raste tė tjera infektimi me SARS
 
Tajpeh, 23 maj 2003 – Tajvani, i cili ka infektimin m,ė tė l;artė nė boptė me SARS, ka njoftuar sot (e premte) edhe 55 raste tė tjera, kurse Kanada po heton katėr raste tė mundshme, ndonėse njė javė mė parė ka deklaruar se ka pėrfunduar infektimi me SARS atje, njofton Rojter.
 
 
Rreth 1000 tė vdekur nga tėrmeti nė Algjeri
 
Algjer, 23 maj 2003 - Televizioni kombėtar algjerian thotė se kanė humbur jetėn mbi 1000 kurse rreth 7 mijė tė tjerė u plagosėn nga tėrmeti mė i fortė qė ka goditur kėtė vend nė disa dekada.

Kryeministri i Algjerisė, Ahmed Oujahja, paralajmėroi se ka shumė tė ngjarė qė numri i tė vdekurve tė rritet, ndėrkohė qė ekipet e shpėtimit vazhdojnė tė kėrkojnė nėpėr rrėnoja nė rajonin me popullsi tė dendur, pėrgjatė bregdetit tė Mesdheut.

Kryqi i Kuq tha se ekipe tė Gjysmėhėnės sė Kuqe ndodhen nė zonėn e goditur, duke u pėrpjekur tė nxjerrin njerėz nga rrėnojat e ndėrtesave tė shėmbura.

Edhe Franca e Gjermania kanė dėrguar ekipe shpėtimi, me pajisje dhe qen tė stėrvitur.
 
 
Pauell takohet nė Paris me homologėt e tij nga Grupi i Tetėshes
 
Paris, 23 maj 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, mirėpriti votėn e Francės nė favor tė projektrezolutės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Irakun.

Sekretari Pauell u tha gazetarėve nė Paris, se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė bashkohet pėr tė ndihmuar popullin irakian.
 
Ai vuri nė dukje se lidhjet tradicionalisht tė ngushta midis Shteteve tė Bashkuara dhe Francės ishin dobėsuar kohėt e fundit nga mosmarrėveshjet rreth qendrimit tė Francės kundėr luftės sė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak dhe rreth rolit tė Kombeve tė Bashkuara nė procesin e rėndėrtimit tė atij vendi.

Zoti Pauell ndodhet nė Paris pėr bisedime me homologėt e tij nga vendet e tjera mė tė industrializuara tė botės.
 
 
Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė vendosi heqjen e sanksioneve ndaj Irakut
 
Nju Jork, 23 maj 2003 - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara vendosi tė heqė sanksionet e vendosura pothuajse 13 vjet mė parė ndaj Irakut. Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja, u miratua dje me 14 vota nė favor dhe asnjė kundėr.

Pėrfaqėsuesi i Sirisė nuk mori pjesė nė votim. Mes vendeve qė votuan pėr heqjen e sanksioneve ishin edhe Franca, Gjermania e Rusia, tė gjitha kundėrshtare tė vendosura tė luftės sė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak.

Rezoluta u jep Shteteve tė Bashkuara dhe Britanisė kompetenca tė gjera pėr tė drejtuar Irakun, derisa atje tė vijė nė pushtet njė qeveri e njohur nga komuniteti ndėrkombėtar, si dhe pėr tė shitur naftėn irakiane, pėr tė financuar procesin e rindėrtimit. Pritet qė eksportimi i naftės irakiane tė rifillojė shumė shpejt.
 
 
Anan pėrshėndet rezolutėn pėr Irakun
 
Nju Jork, 23 maj 2003 - Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan tha se vota e Kėshillit tė Sigurimit pėr tė ardhmen e Irakut ka siguruar edhe bazėn ligjore pėr rindėrtimin e Irakut tė pas luftės.
Megjithė dallimet e sė kaluarės, tha zoti Anan, tani qėllimi i komunitetit ishte qė tė punojė i bashkuar pėr tė ardhmen e popullit irakian.

Kėshilli i sigurmit votoi me 14 vota pro dhe asnjė kundėr pėr heqjen pas 12 vjetėsh tė sanksioneve ekonomike ndaj Irakut dhe pėr tė legjitimuar okupimin e udhėhequr prej Amerikės.
 
 
Njė nepalez vuri rekord tė ri nė botė pėr ngjitje mė tė shpejtė nė Monteverest
 
Katmandu, Nepal, 23 maj 2003 - Nepalezi 25- vjeēar, Pemba Dorxhi Sherpa, vuri sot (e premte) heret nė mėngjes rekord tė ri nė botė pėr ngjitje mė tė shpejtė nė Monteverest, njofton BBCWorld.
 
Ai ėshtė ngjitur nga kampi bazė nė takim pėr 12 orė dhe 45 minuta, kurse shumicės sė alpinistėve tė tjerė u janė dashur disa ditė tė kalojnė kėtė rrugė.
 
Ai e ka lėshur kampin dje pasdite vonė dhe ėshtė ngjitur gjatė natės sė kthjellėt e me me yje dhe me temperaturė nėn zero, ka arritur nė takim 12 orė dhe 45 minuta mė vonė, qė ėshtė mbi katėr orė mė pak se rekordi i mėparshėm, tė cilin gjithashtu e kishte vėnė Sherpa.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.