22.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 22 maj 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti koordinatoren e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, zonjėn Kalancopulos

  • Shtajner tha se nuk ka ardhur momenti qė tė fillojė dialogu ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės

  • Kuvendi i Kosovės miratoi njė ligj dhe dy projektligje

  • Filloi punėn seminari me temėn "Integrimi i ēėshtjeve gjinore nė strukturat dhe praktikat komunale"

  • Studentėt i dhanė fund grevės pas dorėheqjes sė drejtorit tė Qendrės sė Studentėve

  • Poll Xhons tha se SHBA-tė pėrkrahin fillimin e dialogut Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje praktike

  • Debat nė Kongresin amerikan pėr statusin e Kosovės

  • B. Hiēner: Pėrcaktimi i statusit tė Kosovės nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi

  • Serbėt bllokojnė rrugėn pėr tė ndaluar kthimin e shqiptarėve nė bė fshatin Biti tė Shtėrpcės

  • Njė delegacion nga Kosova mori pjesė nė Konferencėn e Shtatė regjionale pėr persona tė zhdukur nė Sarajevė

  • Afaristėt e Gjilanit do tė ngarkohen me njė kontribut tė veēantė pėr sanimin e pasojave tė tėrmetit

  • Sot nė Ohėr fillon takimi i ministrave tė rendit dhe tė mbrojtjes sė Ballkanit Perėndimor

  • Nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės nė futboll takohen: Prishtina – Gjilani dhe Vėllaznimi – KEK-u

  • Basketboll: Sot dhe nesėr zhvillohen gjysmėfinalet e Kupės sė Kosovės

  • Fitues i Kupės UEFA ėshtė skuadra portugeze, Porto

  • Banka Botėrore investon 20 milion dollarė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės-Morinė

  • Nė Tiranė arrestohen tre ish-punjoės tė SHIK-ut pėr likuidimin e Remzi Hoxhės dhe dy personave tė tjerė

  • Nė Ohėr zhvillohet konferenca e shėrbimeve pėr kontrollin e brendshėm tė ministrive tė punėve tė brendshme tė rajonit

  • Kėshilli i prindėrve, arsimtarėve dhe nxėnėsve shqiptarė nė Kumanovė e ndėrpreu dje grevėn e urisė

  • Komisioni Evropian propozon qė me vendet e Ballkanit Perėndimor tė vendoset njė shkallė mė e lartė bashkėpunimi

  • Shqipėria e Maqedonia thellojnė bashkėpunimin

  • Forcat amerikane kanė vrarė tė pakten tre luftėtarė kundėrshtarė afganė

  • Tė pakten 6 persona janė plagosur nga njė shpėrthim nė njė kefene nė Stamboll

  • Trupat indoneziane kanė vrarė katėr separatistė

  • Trupat amerikane kanė vrarė dy irakianė nė kundėrpėrgjigje tė zjarrit tė tyre

  • Nė Tajvan rritet numri i tė infektuarve nga virusi SARS

  • Tėrmet i fuqishėm nė Algjeri - vdesin 540 veta


 
Presidenti Rugova priti koordinatoren e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, zonjėn Kalancopulos
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka pritur dje pasdite koordinatoren e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, zonjėn Korsalia Kalancopulos.

Presidenti Rugova gjatė kėtij takimi ka folur pėr arritjet qė janė bėrė nė Kosovėn e pasluftės, dhe ka kėrkuar mbėshtetjen e Bankės Botėrore pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės si dhe nė procesin e privatizimit, i cili sapo ka filluar. Pesidenti theksin e veēantė e ka vėnė nė gjetjen e mundėsive pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik tė Kosovės dhe inkurajimin e investitorėve tė jashtėm.

Ndėrkaq, zonja Kalancopolus ka premtuar angazhimin e saj qė Banka Botėrore ta mbėshtesė zhvillimim ekonomik tė Kosovės brenda mundėsive ekzistuese.

Zyrtarja e Bankės Botėrore ka theksuar se nė bisedė me Presidentin Rugova ėshtė njoftuar pėr pėrpjekjet qė po bėjnė institucionet e Kosovės pėr t'u integruar nė rrjedhat e zhvillimit e stabilizimit.
 
"Ne u pajtuam qė bashkėpunimi ynė tė vazhdojė edhe mė tutje gjatė muajve dhe viteve tė ardhshme nė interes tė zhvillimit tė Kosovės", ka theksuar pas takimit, koordinatorja e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore me seli nė Uashington.
 
 
Shtajner tha se nuk ka ardhur momenti qė tė fillojė dialogu ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės
 
Bruksel, 22 maj 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka marrė pjesė nė njė takim tė veēantė nė Kėshillin e Pėrhershėm tė NATO-s, ku ka paraqitur qėndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike nė Kosovė. Pas kėtij takimi sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson, duke shprehur qėndrimin e tij lidhur me TMK-nė, ka theksuar se TMK-ja deri mė tash ka bėrė punė tė vlefshme dhe se ai kėrkon edhe tash ndihmė pėr TNK-nė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Por Robertson tha se asnjė ilegal apo kriminal i TMK-sė nuk do tė tolerohet dhe do tė hasė nė masa tė ashpra, siē kanė qenė edhe me masat e fundit qė ka ndėrmarrė KFOR-i dhe UNMIK-u kundėr TMK-sė.

Shtajner tha se nuk mendon se ka ardhur momenti qė tė fillojė dialogu ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtjen e statusit pėrfundimtar. Por, sipas tij, palėt duhet tė bisedojnė pėr gjėrat e interesit tė pėrbashkėt, pra pėr ēėshtje tė pėrditshme.

"Gatishmėria e politikanėve kosovarė qė tė respektojnė rregullat nė takime tė tilla, pėrkatėsisht tė bisedojnė me ēdo pjesėmarrės do tė ndikojė nė vullnetin e presidencės sė BE-sė qė tė pajtohet me propozimin tim qė nė Samitin e Selanikut nė kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut tė jenė edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės" ka thėnė kryeadministratori i Kosovės.
 
 
Kuvendi i Kosovės miratoi njė ligj dhe dy projektligje
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Nė seancėn e sotme Kuvendi i Kosovės me shumicė votash miratoi ligjin pėr plehėrat, ndėrkaq nė parim miratoi edhe dy projektligje - pėr qasjen nė dokumentet zyrtare dhe pėr regjistrimin e popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave.

Me 9 vota kundėr dhe 3 abstenime, pas shqyrtimit nen pėr nen, deputetėt miratuan ligjin pėr plehrat i cili, mė parė, kishte marrė pėrkrahjen nga tė gjitha komisonet respektive tė Kuvendit. Nė vazhdim, pas shqyrtimit tė parė, deputetėt me shumicė votash miratuan nė parim edhe projektligjin pėr qasje nė dokumentet zyrtare.
 
Pėrfaqėsuesit e tri grupeve mė tė mėdha parlamentare - LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė, - me disa vėrejtje pėrkrahėn miratimin e kėtij projektligji. Prezetimin e tij e bėri ministri Shėrbimeve Publike Jakup Krasniqi, i cili tha se ligji do ta sigurojė njė qeverisje mė tė mirė si edhe do ta luftojė nė mėnyrė mė efikase korrupsionin dhe dukuritė e tjera negative.
 
Me shumicė votash deputetėt miratuan nė parim edhe projektligjin pėr regjistrimin e popullsisė, ekonomive familjare dhe tė banesave. Por qytetarėt nuk mund tė kenė qasje nė tė gjitha dokumentet, si bie fjala nė ato tė mbrojtjes, tė sigurisė, tė punėve tė jashtme dhe politikės financiare.

Deputetėt nė diskutimete e tyre e vlerėsuan tė rėndėsishėm kėtė ligj, sepse i shkruar mirė e qartė.
Kuvendi miratoi edhe projektligjin pėr regjistrimin e popullsisė dhe nė bazė tė tij Enti i Statistikės autorizohet qė tė fillojė regjistrimin e popullsisė mė 1 prill tė vitit tė ardhshėm.

Deputetėt vlerėsuan se ky projektligj ėshtė njė projekt i rėndėsishėm shoqėror. Ndėrkaq, deputeti i LDK-sė Sabri Hamiti tha se ligji duhet t'u mundėsojė tė regjistrohen si banorė tė Kosovės edhe qytetarėve qė pėrkohėsisht jetojnė jashtė Kosovės. Ata nuk mund tė lihen pa kujdesje, pa atdhe, pa identitet qytetar e shtetėror, tha ai.

Nė seancėn e sotme, Parlamenti miratoi propozimin e grupit parlamentar “Kthimi” pėr emėrimin e disa anėtarėve nė komisionet e Kuvendit si edhe rekomandimet e Kėshillit Gjygjėsor e Prokurorial pėr emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve.
 
 
Filloi punėn seminari me temėn "Integrimi i ēėshtjeve gjinore nė strukturat dhe praktikat komunale"
 
Prishtinė, 22 maj 2003 – Nė mjediset e Kuvendit Komunal tė Prishtinės sot filloi punėn seminari me temėn "Integrimi i ēėshtjeve gjinore nė strukturat dhe praktikat komunale", i organizuar nga OSBE-ja, UNIFEM-i dhe Kuvendi Komunal i Prishtinės.

Duke folur nė hapjen e kėtij seminari dyditor, i cili ka tė bėjė kryesisht me ēėshtjen e barazisė gjinore, kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri, tha se deri tash nė disa shtatė komuna tė Kosovės janė formuar komitetet pėr barazi gjinore, ndėrkohė qė edhe nė nivel tė Parlamentit tė Kosovės ėshtė funksionon Komisioni pėr Barazi Gjinore.
 
Ai bėri tė ditur se kėto ditė ėshtė pėrgatitur edhe plani nacional, i cili do t'i dorėzohet Qeverisė sė Kosovės, dhe qė pritet tė miratohet nga Parlamenti i Kosovės.

Duke folur pėr integrimin e femrės nė shoqėri dhe institucione tė Kosovės, zoti Beqiri tha se pesėdhjetė pėr qind tė popullatės nė Kosovė e pėrbėn gjinia femėrore, prandaj ajo e meriton vendin e saj nė shoqėri, pėrfshirė kėtu edhe praninė e saj nė tė gjitha institucionet e Kosovės.

Tė pranishmit i pėrshėndeti edhe zėvendėsi i pėrfaqėsuesit tė UNMIK-ut nė Komunėn e Prishtinės, Dimitry Pozhydajev, ndėrsa Flora Macula, eksperte pėr ēėshtje gjinore nė UNIFEM, shprehu bindjes se gjatė dy ditėve sa do tė zgjasė ky seminar, do tė kėmbehen pėrvoja tė avancuara pėr pozitėn e gjinisė femėrore nė shoqėrinė kosovare.
 
 
Studentėt i dhanė fund grevės pas dorėheqjes sė drejtorit tė Qendrės sė Studentėve
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Njė grup studentėsh tė Univeristetit tė Prishtinė mbrėmė nė mesnatė i kanė dhėnė fund grevės gjashtėditėshe tė urisė, pasi drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi kishte dhėnė dorėheqje.
Ministri i Arsimit i kishte njoftuar grevistėt me dorėheqjen e drejtorit tė Qendrės sė Studentėve me njė shkresė rreth 1.00 tė mesnatės dhe ata menjeherė e kanė ndėrprerė grevėn.
 
 
Poll Xhons tha se SHBA-tė pėrkrahin fillimin e dialogut Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje praktike
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - SHBA-tė pėrkrahin fillimin e dialogut Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje praktike dhe pėrmbushjen e standardeve para statusit, ka deklaruar dje nė Prishtinė nė pėrfundim tė vizitės sė tij, Poll Xhons, drejtor i Departamentin amerikan tė Shtetit pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore.
 
Ndėrkohė Xhons nė Prishtinė ka transmetuar qėndrimet e Grupit tė Kontaktit lidhur me Kosovėn. Ai shtoi se SHBA-tė pėrkrahin administratėn ndėrkombėtare nė Kosovė nė pėrmbushjen e standardeve tė pėrcaktuara nga administratori Shtajner para se tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Ai ka thėnė se SHBA-tė pėrkrahin filllimin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit dhe do tė luajnė rol tė rėndėsishėm nė to. Z. Xhons i bėri kėto komente pas takimeve me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės dhe disa udhėheqėsve tė partive politike.

"Unė erdha kėtu nga Berlini, ku mora pjesė nė Grupin e Kontaktit ku deklarata e lėshuar shpreh vazhdimėsinė e qėndrimit tė harmonizuar ndėrmjet SHBA-ve dhe vendeve anėtare tė Grupit tė Konataktit", tha z. Xhons.
 
 
Debat nė Kongresin amerikan pėr statusin e Kosovės
 
Uashington, 22 maj 2003 - Statusi pėrfundimtar i Kosovės ka mbetur i pazgjidhur qė nga viti 1999, kur Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara miratoi rezolutėn pėr t'i dhėnė fund ndėrhyrjes sė NATO-s nė ish Jugosllavi dhe administrimit tė saj nga OKB-ja.
 
Rreth 4 vjet mė vonė pas pėrfundimit tė gjakderdhjes mes sėrbėve dhe shqiptarėve, 25 mijė trupa tė udhėhequra nga NATO-ja, duke pėrfshirė edhe 2 mijė amerikanė ruajnė rendin dhe qetėsinė nė Kosovė.
 
Nė fjalėn e saj dje para Komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, ndihmės-nėnsekretarja e Shtetit pėr Evropėn Jug-Qendrore, Xhenet Bog, tha se Kosova ka bėrė pėrparime tė ndjeshme drejt njė shoqėrie demokratike shumetnike.
 
Megjithatė, shtoi ajo, nuk ėshtė bėrė mjaft pėrparim pėr plotėsimine disa kushteve tė rėndėsishme, siē janė funksionimi i institucioneve demokratike, shteti ligjor, liria e lėvizjes, kthimi i refugjatėve dhe integrimi social, qendrueshmėria ekonomike dhe krijimi i njė force tė qendrueshme mbrojtėse nė Kosovė.
 
Pėr kėto arsye, tha zonja Bog, administrata e Presidentit Bush, ėshtė kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės apo ndarjes sė saj.

"Ka nga ata njerėz nė Kosovė qė kėrkojnė pavarėsinė e saj tė menjėherėshme. Ka nga ata njerėz nė Sėrbi, qė kėrkojnė ndarjen e saj tė menjėherėshme. Ne jemi kundėr kėtyre dy qendrimeve. Ne besojnė se marrja sot e njė vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė vinte nė rrezik stabilitetin e saj dhe vendet kufitare me tė, qė sapo kanė dalė nga njė dekadė konfliktesh shkatėrruese.
 
Njė vendim i menjėherėshėm pėr statusin pėrfundimtar do tė nxiste ata qė mbėshtesin zgjidhjen e ēėshtjes me dhunė".

Megjithatė, disa ligjvėnės demokratė dhe republikanė nuk janė dakord me kėtė qendrim.
 
Ata thonė se Shtetet e Bashkura kanė vendosur standarde shumė tė larta pėr Kosovėn. Tom Lantosh, njė nga demokratėt mė me ndikim nė Komisionin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr marrėdhėniet me jashtė tha:

"Tensionet e vazhdueshme nė Ballkan nuk mund tė zgjidhen nė qoftė se ne vazhdojmė ta zvarritim ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qendrueshme nė Evropėn Juglindore, njė rajon i trazuar nė se mund tė ketė qėnė me tė vėrtetė kėshtu, ne duhet t'i japim pavarėsinė Kosovės dhe duhet ta bėjmė atė tani".

Zoti Lantosh dhe kryetari republikan i Komisionit, Henri Hajd, kanė propozuar njė rezolutė simbolike ku i bėhet thirrje adminisitratės sė Presidentit Bush qė tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės.

Administrata amerikane e kundėrshton rezolutėn, sepse siē u shpreh zonja Bog, ajo "mund tė ēojė nė konfuzion rreth qendrimit tė Shteteve tė Bashkuara dhe nė shpėrqendrimin e vemendjes nga puna pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike dhe pajtimin etnik".

Edhe Daniel Server, i Institutit amerikan tė Paqes, ėshtė kundėr ēdo vendimi tė nxituar pėr negociata mbi statusin pėrfundimtr tė Kosovės. Duhen bėrė pėrgatitje paraprake tepėr tė kujdesshme, thotė ai, qė tė ēojnė nė negociata pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės nė vitin 2005.

Zoti Server tha se njė rezolutė e Kongresit pėr mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės, megjithėse simbolike, u dėrgon njė sinjal tė paqartė autoriteteve nė Beograd dhe nė Prishtinė, qė mė nė fund do tė jenė ato qė do tė vendosin mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės, thuhet nė njė raport tė "Zėrit tė Amerikės".
 
 
B. Hiēner: Pėrcaktimi i statusit tė Kosovės nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Brus Hiēner, analist pėr ēėshtje tė Ballkanit dhe ligjerues i ēėshtjeve ndėrkombėtare nė universitetin amerikan Brinston nė njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė" ka deklaruar se pėrcaktimi i statusit tė Kosovės nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi.
 
Ai ka vlerėsuar se nėse negociatat pėr kėtė ēėshtje nuk fillojnė gjatė vitit 2004, Kosova mund tė ballafaqohet me jostabilitet ekonomik dhe social.

"Unė ende e mbaj qėndrimin pėr standardet bashkė me statusin e jo pėr standardet para statusit. Sipas kėsaj do tė duhej tė drejtoheshin tė gjitha aktivitetet.
 
Procesi i standardeve duhet tė zhillohet pas pėrcaktimit tė statusit. Mendoj se Bosnja paraqet shembull tė qartė se si standardet nuk u pėrmbushėn derisa ajo nuk u bė e pavarur", ka thėnė z. Hiēner.
 
 
Serbėt bllokojnė rrugėn pėr tė ndaluar kthimin e shqiptarėve nė bė fshatin Biti tė Shtėrpcės
 
Shtėrpcė, 22 maj 2003 - Disa qindra serbė sot nė mėngjes kanė bllokuar rrugėn qė ēon nė fshatin Popoc, pasi qė mė herėt 60 shqiptarė tentuan tė kthehen nė fshatin Biti e Poshtme tė komunės sė Shtėrpcės, kinse pa njė marrėveshje paraprake me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė dhe autoritetet lokale.

Serbėt kėrkojnė reciprocitet nė kthimin e tė zhvendosurve, pra kthimin e serbėve nė Ferizaj, nė Zhupėn e Sredckės dhe tė Prizrenit.
 
 
Njė delegacion nga Kosova mori pjesė nė Konferencėn e Shtatė regjionale pėr persona tė zhdukur nė Sarajevė
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Njė delegacion nga Kosova, tė cilin e kryesoi Flora Brovina, i pėrbėrė nga Komisioni parlamentar pėr persona tė humbur dhe tė kindapuar, Komisioni Qeveritar dhe asociacionėt e familjeve pėr persona tė kindapuar, pas tri ditė qėndrimi nė Sarajevė, tė mėrkurėn u kthyen nga Konferenca e shtatė regjionale pėr persona tė zhdukur.

Nė kėtė takim kanė prezantuar edhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Komisionit ndėrkombėtar si Michael Portillom, ish- sekretari shtetėror i Mbrojtjes nė Britani tė Madhe, Sahabzad Yaqub-Khan, ish-ministėr i politikės sė Jashtme tė Pakistanit dhe Ėillem Kok-ish presidenti i Holandės.

Kėtė konferencė ndėrkombėtare e ka organizuar Komisioni Ndėrkombėtar pėr persona tė zhdukur, ku morėn pjesė 75 pėrfaqėsues tė shoqatave tė familjarėve, antarė tė Komisionėve parlamentare, komisionėve qeveritare dhe institucionėve tjera qė merren me kėtė problematikė.

Temė diskutimi ishin problemet e pėrbashkėta, lidhur me anashkalimin regjional, nacional tė personave tė zhdukur, pėrgjegjėsia e autoriteteve qeveritare dhe organizatave ndėrkombėtare nė sigurimin e tė drejtave tė antarėve tė familjeve qė kanė persona tė zhdukur. Aty ėshtė diskutuar edhe pėr pėrmirėsimin e kushteve ekonomike tė familjarėve tė viktimave.

Delegacioni nga Kosova nė pjesėn e punės sė tyre, ka pasur rastin qė tė njihet edhe me procesin e identifikimit tė viktimave nė Tuzėll dhe Sarajevė, nė laboratorėt ku bėhen analizat e gjakut dhe eshtrave tė viktimave nga Kosova.

Ata u pritėn edhe nė Komisionin Federativ pėr persona tė zhdukur nė Bosnjė dhe Hercegovinė.
 
 
Afaristėt e Gjilanit do tė ngarkohen me njė kontribut tė veēantė pėr sanimin e pasojave tė tėrmetit
 
Gjilan, 22 maj 2003 - Edhe pas mė shumė se njė viti nga tėrmeti i 24 prillit 2002, komuna e Gjilanit nuk ka arritur t`i sanojė pasojat e kėsaj fatkeqėsie tė natyrės, nga e cila pėsuan mbi 8 mijė objekte tė infrastrukturės familjare e publike, - u tha nė mbledhjen e sotme tė Komitetit pėr Politikė dhe Financa, tė cilėn e kryesoi Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės.

Duke e arsyetuar propozimin pėr tė caktuar njė kontribut tė veēantė pėr afaristėt e kėsaj komune, me qėllim qė tė krijohet njė fond pėr ndihmė tė dėmtuarve, z. Hyseni tha se solidariteti i deritashėm nuk ishte i maftueshėm, ndėrsa Gjilani nuk i ka marrė ende as tė gjitha ndihmat qė iu premtuan.

Pas sqarimeve tė dhėna, Komiteti u dakordua qė lartėsia e kėtij kontributi tė jetė 50 pėr qind nga obligimi i rregulltė vjetor qė kanė afarsitėt.

Rekomandimi do t`i pėrcillet pėr miratim Kuvendit Komunal, ne mbledhjen e tij tė ardhshme, ndėrsa Drejtoria pėr buxhet dhe financa do tė pėrcaktojė afatin kohor brenda tė cilit duhet tė grumbullohet kontributi, nga i cili llogaritet tė pėrfitohen rreth 250 mijė euro.

Ndėrkaq, Xhemajl Hyseni tha se Kuvendi i komunės sė Gjilanit do t`i drejtohet me kėrkesė edhe Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave dhe Kėshillit Ekonomik Fiskal tė Kosovės qė mjetet e grumbulluara nga tatimi i paragjykuar nė komunėn e Gjilanit, pėr periudhėn janar-qershor 2003, tė orientohen nė fondin pėr sanimin e pasojave tė tėrmetit, sikundėr edhe mjetet e grumbulluara nga tatimi nė vlerėn e shtuar, pėr tė njėjtėn periudhė kohore.
 
 
Sot nė Ohėr fillon takimi i ministrave tė rendit dhe tė mbrojtjes sė Ballkanit Perėndimor
 
Ohėr, 22 maj 2003 - Nė takimin e sotėm tė Ohrit do tė marrin pjesė ministrat e rendit dhe tė Mbrojtjes sė Ballkanit Perėndimor, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr ēėshtjet e sigurisė Havier Solana, bashkėrenduesi i Paktit tė Stabilitetit Erhard Busek e a tė tjerė.
 
Ky takim ka pėr qėllim hatimin e njė strategjie tė pėrbashkėt pėr tė luftuar krimin e organizuar ndėrkufitar.
Maqedonia ėshtė mikpritėse e konferencės tė cilėn e mbėshtesin Pakti i Stabilitetit pėr Ballkanin, NATO, BE dhe OSBE-ja.

Nė kėtė konferencė e cila mbahet nėn patronazhin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s, Robertson, marrin pjesė zyrtarėt mė tė lartė tė Maqedonisė, Serbisė e Mali tė Zi, tė Bosnje e Hercegovinės, Bullgarisė, Kroacisė, Rumanisė dhe Shqipėrisė.

Nga Kosova do tė marrė pjesė kryeadministratori Mihael Shtajner.
 
 
Nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės nė futboll takohen: Prishtina – Gjilani dhe Vėllaznimi – KEK-u
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Dje nė selinė e Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK), u bė tėrheqja e shortit pėr ndeshjet gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės nė futboll.

Kėshtuqė, ndeshja e parė gjysmėfinale do tė zhvillohet mė 28 maj nė Gjakovė, ndėrmjet Vėllaznimit dhe KEK-ut (Vėllaznimi nė ndeshjen e kthimit ēerekfinal, qė u zhvillua dje shėnoi fitore kundėr Shqiponjės sė Pejės, me rezultat 2:0), kurse njė ditė mė vonė, mė 29 maj, nė Prishtinė, do tė zhvillohet ndeshja tjetėr gjysmėfinale, ndėrmjet Prishtinės dhe Gjilanit.
 
Ndeshjet e kthimit tė gjysmėfinales do tė zhvillohen mė 4 dhe 5 qershor.
 
 
Basketboll: Sot dhe nesėr zhvillohen gjysmėfinalet e Kupės sė Kosovės
 
Prishtinė, 22 maj 2003 - Sot dhe nesėr zhvillohen ndeshjet gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės nė basketboll. Sonte nė orėn 20.15, MEB Prishtina do tė ndeshet me rivalin lokal Excluzive, ndėrkaq nesėr, mė 23 maj, gjithashtu nė ora20.15, do tė zhvillohet takimi i dytė gjysmėfinal ndėrmjet Dukagjinit dhe QMI Bashkimit.

Edhepse favorit tė dueleve gjysmėfinale llogariten MEB Prishtina dhe Dukagjini, megjithatė skuadrat e Excluzive-it dhe ajo e QMI Bashkimit nuk janė pėr t'u nėnēmuar. Kėshtu qė nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės, pritet qė tė zhvillohet basketboll cilėsor dhe i paqartė deri nė fund tė takimit.
 
 
Fitues i Kupės UEFA ėshtė skuadra portugeze, Porto
 
Sevilja, 22 maj 2003 – Mbrėmė nė qytetin Sevilja tė Spanjės u zhvillua ndeshja finale e Kupės UEFA nė mes tė Seltikut dhe Portos.

Nė pjesėn e rregullt tė lojės nuk u arrit qė tė pėrcaktohet fituesi i Kupės pasiqė pas 90 minutave lojė, rezultati pėrfundimtar ishte 2:2. Kėshtuqė u zhvillua edhe loja shtesė dy here nga 15 minuta.
 
Nė kėtė takim pėr herė tė parė u luajt pėr tė ashtuquajturin “golin e argjendtė”, i cili ndryshe nga “goli i artė” kur loja ndėrprehej menjėherė pas shėnimit tė tij, “goli i argjendtė”, lejon qė loja tė zhvillohet deri nė pėrfundim tė asja pjese shtesė.

Nė 15 minutshin e parė asnjėra skuadėr nuk arriti tė shėnojė, por “goli i argjendtė” u shėnua nė minutėn e 25 tė lojės shtesė (minuta e 115 e lojės) nga ana e futbollistit tė Portos, brazilianit Derlei.

Golat pėr Porton i shėnuan: Derlei nė minutėn e 45 dhe 115 dhe Alenishev nė minutėn 54.
Ndėrkaq pėr Seltikun tė dy golat i shėnoi suedezi Henrik Larson nė minutat 47 dhe 57 tė ndeshjes.
 
 
Banka Botėrore investon 20 milion dollarė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės-Morinė
 
Tiranė, 22 maj 2003 - Banka Botėrore do tė investojė 20 milion dollarė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės-Morinė pėr periudhėn 2003-2005.
 
Nga Qeveria shqipatre tani pritet tė zgjedhė variantin mė tė pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, nga tri variantet e paraqitura deri mė tash.
 
Ekspertėt parashikojnė qė ky segment rrugor qė do tė lidhė Shqipėrinė me Kosovėn tė kushtojė rreth 250 milion dollarėsh.
 
 
Nė Tiranė arrestohen tre ish-punjoės tė SHIK-ut pėr likuidimin e Remzi Hoxhės dhe dy personave tė tjerė
 
Tiranė, 22 maj 2003 – Policia shqiptare ka arrestuar ish-drejtorin i SHIK-ut tė Tiranės Arben Sefgjini dhe dy ish-vartės tė tij, inspektorė tė vėzhgimit tė kėtij institucioni pas njė urdhėri tė lėshuar nga Prokuroria e Pėrgjithshme.

Sipas shtypit tė Tiranės, Arben Sefgjini (38), Budjon Meēaj (52) dhe Avni Koldashi (47) akuzohen pėr krime tė rėnda pėr rrėmbimin nė mėnyrė tė paligjshme, rrahjen dhe torturimin, si dhe zhdukjen nė mėnyrė enigmatike tė dy shqiptaro-maqedonasve nė vitin 1995, ndėrkohė qė akuzohen edhe pėr rrėmbimin dhe torturimin e njė shtetasi shqiptar nga qyteti i Sarandės.

Njėri prej tyre quhej Remzi Hoxha, me kombėsi shqiptare dhe nėnshtetėsi maqedonase. U ndalua nė njė nga rrugėt e Tiranės nė vitin 1995 nga punonjėsit e SHIK-ut. Mendohet tė jetė rrahur dhe torturuar gjatė njė hetimi special. I zhdukur pa lėnė gjurmė qysh nga viti 1995.

Remzi Hoxha njė kohė ka qenė edhe kryetar i njė dege tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės. Nė atė kohė familja e tij qė jetonte nė Prishtinė ishte angazhuar shumė pėr tė zbuluar zhdukjen e tij, por ishin kota tė gjitha pėrpjekjet meqenėse rasti i zhdukjes sė tij heshtej nė Tiranė.
 
 
Nė Ohėr zhvillohet konferenca e shėrbimeve pėr kontrollin e brendshėm tė ministrive tė punėve tė brendshme tė rajonit
 
Ohėr, 22 maj 2003 - Nė nė Ohėr zhvillohet njė konferencė tjetėr e shėrbimeve pėr kontrollin e brendshėm tė ministrive tė punėve tė brendshme tė vendeve tė rajonit. Pjesėmarrėsit nė kėtė takim do tė shkėmbejnė pėrvoja mbi metodat e punės dhe raste konkrete dhe do ta shqyrtojnė mundėsinė e krijimit tė njė shoqate rajonale pėr shėrbime tė kontrollit tė brendshėm.
 
Takimin e organizuan Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme nė bashkėpunim me Ambasadėn amerikane. Aty pritet pjesėmarrja e shėrbimeve tė brendshme nga Shqipėria, Bullgaria dhe republikat ish-jugosllave.
 
 
Kėshilli i prindėrve, arsimtarėve dhe nxėnėsve shqiptarė nė Kumanovė e ndėrpreu dje grevėn e urisė
 
Kumanovė, 22 maj 2003 - Kėshilli i prindėrve, arsimtarėve dhe nxėnėsve shqiptarė nė Kumanove e ndėrpreu dje grevėn e urisė pas njė urdhėri tė ministrit tė arsimi t Aziz Pollozhani qė njė ndėrtesė shtetėrore tė shndėrrohet nė objekt shkollor pėr nxėnėsit shqiptarė. Duke filluar nga dita e premte nxėnėsit shqiptarė tė shkollave tė mesme tė Kumanovės do tė fillojnė mėsimin e rregullt.

Nxėnėsit po kėrkojnė qė tė kenė shkollė tė veēantė e cila do tė plotėsojė kushtet e sigurisė pėr nxėnėsit shqiptarė.
 
 
Komisioni Evropian propozon qė me vendet e Ballkanit Perėndimor tė vendoset njė shkallė mė e lartė bashkėpunimi
 
Bruksel, 22 maj 2003 - Komisioni Evropian i ka propozuar Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė qė me vendet e Ballkanit Perėndimor tė vendosė njė shkallė mė tė lartė bashkėpunimi me partneritet pėr integrim nė BE.
 
Komesioneri evropian pėr Ēėshtje tė Jashtme, Kris Paten i cili e ka arsyetuar kėtė propozim para deputetėve tė Parlamentit Evropian ka deklaruar se harta e BE-sė nuk do tė jetė e plotė pėr derisa vendet e Ballkanit Perėndimor tė mos jenė pėrfshirė nė tė.
 
 
Shqipėria e Maqedonia thellojnė bashkėpunimin
 
Ohėr, 22 maj 2003 - Tė mėrkurėn nė mbrėmje janė takuar kryeministri i vendit mikpritės, Branko Cėrvenkovski, dhe homologu i tij shqiptar, Fatos Nano. Nga tė dy bashkėbiseduesit ėshtė riafirmuar interesi pėr thellimin e bashkėpunimit dypalėsh dhe me kėtė rast u tha se ėshtė rėnė dakord pėr hapjen e njė pike tė re kufitare midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė zonėn e Dibrės.

Ata, po ashtu, janė deklaruar pro bashkėveprimit pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe tė trafiqeve.
Kryeministri maqedonas, Branko Cėrvenkovski, thotė se fjala ėshtė pėr njė problem serioz: "Nuk duhet tė ushqejmė iluzione se kėtė tė keqe do tė mund ta ē'rrėnjosim brenda nate.
 
Do tė duhet shumė punė dhe angazhim, jo vetėm i qeverisė por edhe i mbarė shoqėrisė. Koalicionin rajonal tė krimit mund ta luftojmė vetėm me njė koalicion rajonal tė qeverive kundėr tij", tha kryeministri Cėrvenkovski.

Ndėrkaq, homologu i tij nga Shqipėria, Fatos Nano, rikujtoi se qeveritė e tė dy vendeve nė nivel dypalėsh, nė programe rajonale dhe me njė bashkėpunim tė frytshėm me organizata tė specializuara tė vendeve evropiane dhe NATO-s po zbatojnė tė terren njė strategji tė menaxhimit tė kufijve, tė luftės kundėr trafiqeve dhe tė bllokimit tė veprimtarive tė rrjeteve rajonale dhe atyre ndėrkombėtare kriminale.
 
 
Forcat amerikane kanė vrarė tė pakten tre luftėtarė kundėrshtarė afganė
 
Bagram, Afganistan – Forcat amerikane kanė vrarė mbrėmė tė pakten tre luftėtarė kundėrshtarė afganė, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) ushtria amerikane, njofton Rojter.
 
Nė deklaratėn e Shtabit amerikan nė Bagram, nė veri tė Kabulit, thuhet se rreth 30 luftėtarė kundėrshtarė kanė hapur zjarr afėr Gardezit nė forcat speciale amerikane dhe nė njė ekip ushtarak tė ndėrtimit.
 
Nė kundėrpėrgjigje tė zjarrit, forcat amerikane kanė vrarė tre syresh, por dyshohet se janė vrarė edhe dy tė tjerė, ka thėnė kolonel Rodni Dejvis, i cili ka shtuar se nga ana amerikane s’ka pasur viktima.
 
 
Tė pakten 6 persona janė plagosur nga njė shpėrthim nė njė kefene nė Stamboll
 
Stamboll, 22 maj 2003 – Tė pakten gjashtė persona janė plagosur nga njė shpėrthim i sotėm (e enjte) nė njė kefene tė vogėl nė Stamboll, me gjasė i shkaktuar nga njė bombolė e prishur kuzhine, njofton Rojter. Shpėrthimi ka shkaktuar dėme tė lokalit.
 
Mirėpo, ekziston droja tė jetė ndonjė sulm i dhunshėm, sidomos pasi vetėvrasėsi me bombė i krahut tė majtė humbi jetėn nė njė shpėrthim, qė e shkaktoi vetė nė njė kafene tė Ankarasė.
 
 
Trupat indoneziane kanė vrarė katėr separatistė
 
Xhakartė, 22 maj 2003 – Trupat indoneziane kanė vazhduar sot (e enjte) gjurmimet e kryengritėsve nė xhungėl dhe nė fshatrat pėrrreth provincės Aceh dhe kanė vėnė orėn policore gjatė natės nė pikat e nxehta, njofton Rojter. Ushtria ka thėnė se gjatė natės kanė vrarė katėr separatistė dhe kėshtu numri i tė vrarėve nga e hėna ka arritur nė 12 sish. Po kėshtu, njoftohet se komandanti i distriktit kryengritės ėshtė dorėzuar dje, qė ėshtė rasti i dytė gjatė javės i dorėzimit tė separatistėve tė lartė.
 
 
Trupat amerikane kanė vrarė dy irakianė nė kundėrpėrgjigje tė zjarrit tė tyre
 
Falluja, Irak, 22 maj 2003 – Persona tė armatosur kanė shkrepur gjatė natės raketa kundėrtanke nė automjetet e blinduara amerikane nė qytetin e tensionuar Falluja, ndaj i kanė deturuar trupat amerikane t’u pėrgjigjen me breshėri zjarri dhe kėshtu i kanė vrarė dy irakianė, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) banorėt vendės, njofton Rojter. Ushtria amerikane ende s’ka dhėnė komente pėr kėtė incident.
 
 
Nė Tajvan rritet numri i tė infektuarve nga virusi SARS
 
Taipeh, 22 maj 2003 – Tajvani ka shėnuar sot (e enjte) ngritjen mė tė lartė rekorde tė numrit tė infektuarve nga virusi SARS, qė siē kanė bėrė tė ditur autoritetet vendėse ėshtė 65 sish, ndėrsa Kamboxha e varfėr ka njoftuar se ka zbuluar rastin e parė tė infektimit, njofton Rojter.
 
 
Tėrmet i fuqishėm nė Algjeri - vdesin 540 veta
 
Algjer, 22 maj 2003 - Sipas njoftimeve tė sotme (e enjte), nga termeti i fuqishėm nė Algjeri, qė ka goditur dje kryeqytetin dhe qytetet e afėrme, kanė vdekur mbi 540 njerėz dhe janė plagosur rreth 5,000 tė tjerė.

Njoftohet se njė tėrmet me fuqi prej 6.7 ballėsh sipas shkallės sė Rihterit ka goditur pjesėn veriore tė Algjerisė.
Zonat mė tė dėmtuara ishin rajoni lindor i Bumerdesė dhe qyteti i Rouibas.

Njoftimet thonė se tėrmeti ka dėmtuar edhe furnizimin me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.